Nga Robert Kodra
Nga mësuesit e historisë shpesh kemi dëgjuar se me rënien e një rregjimi apo sistemi, plebejtë që mund të kenë bërë të mundur përmbysjen, nuk fitojnë gjë. Aktualisht situata është krejt ndryshe, për shumë arsye. Ani, fituesit e vërtetë, më tepër se gjithçka, së paku gjatë kohës së paguar të punës, lipset të mendojnë edhe për ata që presin dhe shpresojnë, qoftë edhe duke nxituar, nga dëshira për t’i vënë punët përpara.
Qytetarëve të thjeshtë nuk i intereson nëse një takim pune bëhet në Vlorë apo në Kukës, në mjedise të shtetit apo të privatit, ashtu si nuk i interesojnë edhe abstraksionet e logos në sfondin e sallës. Qytetarëve të thjeshtë më tepër se këto i intereson shpresa dhe siguria për të ardhmen.
Edhe në kohën kur është mundësia e këshillimeve, edhe nga udhëheqës të famshëm botërorë, çdo qytetar i thjeshtë mund t’i japë vetës të drejtën të mendojë për pak çaste si kryeministër. E nëse do të mendoja për një hop si kryeministër, në takimin e parë, do t’u thoja anëtarëve të kabinetit pak a shumë disa fjali të tilla: “Unë nuk do të përfitoj. Këtë kërkoj edhe nga ju. Kush ka ndërmend të përfitojë nuk do të jetë pjesë e këtij kabineti. Nëse nuk përfiton eprori, nuk ka se si të përfitojë vartësi dhe nuk ka se si të mos zhduket zakoni i mbrapshtë i pandëshkueshmërisë.”
Për shumëkënd, sidomos për kodoshët që dinë vendet e punës ku rrjedh paraja, ose ku shpresojnë se mund të pikojë, këto fjali tingëllojnë shumë më tej se naivja dhe tokësorja, por diçka e tillë është bërë dhe bëhet në vendet që janë shumë më mirë se ne.
Duket e rëndomtë dhe abuzive shprehja se uji rrjedh i pastër nga lart, por ndotet poshtë. Përkundrazi, edhe nëse uji i pastër mund të ndotet diku, ai pastrohet mbasi kalon dyzet guriçka. Dhe me guriçka kam parasysh median, kontributin dhe denoncimet e qytetarëve.
Nëse gjithkush mund të mendojë sikur të ishte një ditë i pari i vendit, a mendojnë të parët e këtij vendi me këmbë në tokë, sikur të ishin një ditë njerëz të thjeshtë e të varfër?
Do ishte mirë sikur kryeministri, të mendonte një cope here si ata qindra familjarë romë pa strehë, si ata qytetarë që nuk kanë t’u blejnë librat e shkollës fëmijëve, si ata qytetarë që kanë vite pa dalë në punë, apo që kanë muaj pa marrë pagën e punës së tyre. Faktet janë më kokëforta se shifrat dhe faktet na mbysin ngado. Është tronditëse të shohësh nga dritarja sa shumë vizitorë ka brenda një ore një kazan plehrash. Mjeranë pa fund, që sigurojnë jetën nga të ardhurat që u jep kazani i plehrave. Çdo ditë njoftohen vetëvrasje dhe vrasje brenda familjes. S’mund të pritet tjetër nga një i papunë dhe i pashpresë, veçse të bëjë sherr dhe të nxjerrë mllefin te gruaja dhe fëmijët.
Nëse vihet vetja në vend të këtyre njerëzve të palumtur, ahere këmbët do të jenë më mirë në tokë dhe do të jetë vullneti për t’u dhënë njerëzve të thjeshtë më tepër shpresë.
Flitet për programe dhe realizime programesh treqind ditore. Normalisht programe të tilla nuk mund të bëhen vetëm nga ministrat, qoftë edhe në letër. Është detyra e specialistëve të hartojnë dhe zbatojnë këto programe, veçse atyre u duhet drejtësi dhe vullnet i mbarë politik.
Flitet për bashkëpunim dhe vërtet bashkëpunimi mundëson suksesin. Sa herë ka patur frymë të mirë bashkëpunimi, punët kanë shkuar mbarë.
Një nga fushat e bashkëpunimit është bashkëpunimi civilo-ushtarak.
Besoj se sfida më e mëdhe e ministrisë së mbrojtjes, ose institucionit të sigurisë, është vendosja e bëshkëpunimit normal civilo-ushtarak, i cili prej është në krizë marrëdhëniesh, qysh kur s’mbahet mend.
Gjatë viteve të tranzicionit institucionet e sigurisë kanë patur arritjet e tyre, shpesh të realizuar me procese të përsëritura, vonesa apo edhe dhimbje.
Përpjekjet për përqëndrimin e ushtrisë të përhapur në pika hapje dhe garnizone të shumta në mbarë vendin, kanë qenë ndërmarrje e nevojshme, në vitet e para postkomuniste.
Vullneti pozitiv për depolitizimin e forcave të armatosura, duke filluar veçanërisht në vitet ’98-2000, i dha më tepër liri aktivitetit të profesionalizmit ushtarak.
Ndërtimi i një legjislacioni bashkëkohor, të domosdoshëm për aktivitetin normal dhe të përafrueshëm me atë të vendeve të NATO-s, ishte një sukses tjetër, sidomos gjatë viteve 2002-2005.
Kontributi i gjithanshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, veçanërisht gjatë viteve 2005-2008, mundësoi arritjen më të madhe të forcave tona të armatosura në këto vite.
Nëse analizohen arritjet e mësipërme, mund të konkludohet se të gjitha kanë të përbashkët frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, jo vetëm mes forcave politike, por edhe midis komponentit civil dhe atij ushtarak.
Nga ana tjetër, nëse analizohen dështimet e forcave tona të armatosura, mund të konkludohet se në të gjitha ka munguar fryma e bashkëpunimit.
Është folur shpesh, dhe për fat të keq është folur me vonesë, për mungesë bashkëpunimi, për krizë marrëdhëniesh, për anashkalime, marrje kompetencash midis civilëve dhe ushtarakëve. Me civilë, në këtë rast nënkuptohen ata që me kushtetutë kanë kompetenca mbi forcat e armatosura, si presidenti (dhe këshilli i sigurisë kombëtare), kryeministri, ministri i mbrojtjes, komisioni i sigurisë në kuvend.
Është një problem i dyanshëm, i cili nga njëra anë kërkon vullnet politik, duke u dhënë ushtarakëve kompetencat që u takojnë, dhe nga ana tjetër kërkon kompetenca profesionale. Ushtria ka specifikat e saj. Ajo mund të rreshtohet për pak orë dhe të kthehet majtas apo djathtas lehtas me një komandë, por do vite për t’u ndërtuar dhe më shumë vite për t’u korrigjuar. Ajo është sa e zhdërvjellët në veprim, aq edhe stoike në ide.
Dëmi që mund të bëhet në ushtri, veçanërisht me trajtimin e personelit, është shumë më vështirë i riparueshëm se dëmi që mund të bëhet në arsim, duke shitur letra pa vlerë në vend të diplomave. Pasojat e një të diplomuari fallco janë të pakrahasueshme me pasojat e një komandanti të pamerituar, të cilit i besohen të hedhë në luftë qindra bij nënash.
Në këtë aspekt, një fillim i mbarë në institucionin e sigurisë do të ishte mbështetja politike për trajtimin me standarde dhe kritere të personelit në Forcat e Armatosura, si dhe normalizimi objektiv dhe subjektiv i marrëdhënieve midis komponentit civil dhe ushtarak.
Nëse arrihen me letra dhe në praktikë raporte normale civilo-ushtarake në këtë institucion, në treqind ditët e para të atij programi, besoj se do të jetë bërë një progres cilësor.
Fuja xhaxhi Saliut keto o xhaxhi, Nuk e di se kush na e paska lene kaq vjet mbi kry ate njeri.
Gogoli qe na tremb eshte prap mai. A nuk thote o burra behi gati, merrni tre dite buke e domate me vete dhe te sheshi????
Xhaxhi nje pyetje kisha?
Kur do vdese ky xhaxh gogoli?
I dashur Robert, shkrimi yt kap dy probleme,qe mgjs ti perpiqesh ti nderlidhesh,dallohen qarte nga njeri tjetri.Dhe une do mundohen te shkoj ne fillin e holle qe
i bashkon. S’ka dyshim qe Edi Rama i ka te qarta objektivat e qeverise se re. Dhe besoj qe ka vullnetin dhe ekipin e duhur per ti realizuar.Ajo c’ka do sugjeroja dhe qe eshte shkruar “e pashkruar” ne shkrimin tend, eshte nevoja e nje KOMISIONI TE ETIKES qeverisese, nje grup pune i fuqishem per hetimin deri ne dergimin ne gjyq te KUJTDO NE EKZEKUTIV DHE LEGJISLATIV qe shkel etiken ne vendimmarjedhe dhe sidomos ne punen e perditeshme te qeveritareve.
Pjesa e pare shume e mire dhe e drejte, ndersa pjesa e dyte me duket si kerkese okulte per vend pune ne ministrine e mbrojtjes
pjesa e dyte kam pershtypjen se eshte nje thirrje e Rames per te forcuar rolin e ushtrise shqiptare, per te bere nje ushtri te forte, dhe per te dhene nje mesazh fqinjeve qe koha kur tallje bycen me ushtrine shqiptare nga 91 e tej ka maru nona. Kjo eshte ajo cka shoh une
Pune koraku
Beni nje ushtri te shkathet e te pajisur, se nuk te mbron NATO nga sulmet e nje antari te NATOs.
Mos e lini ne meshire te fatit vendin.
Do na djegin dhe sdo kemi me cfare ti pergjigjemi.
Pjesa e par e shkrimit mjaft e goditur.pjesa e dyte ne qoftese je ushtarak ta fal ndryshe eshte pa vend.Jo se nuk ka rendsi ushtria por per ne jetike eshte vendosja e rendit me cdo cmim. vrasje dhe vetem vrasje cdo dite. Ku jemi ketu. Rendi si dikur ne kohen e komunizmit eshte I domosdoshem por jo selektiv. Mendja ma do se edhe pse jemi shtet shume I vogel drejtora te pergjithshem policie ne lirin sa kemi ne ma do mendja nuk ka edhe Amerika . Pra dua te them kuadro ka plot duhet vetem vullnet per te punuar.Sido qofte respekte per mendimet e artikullshkruesit.