Trimëreshat suljote

24 Gusht 2013, 18:50Blog TEMA
Trimëreshat suljote

Nga Saimir Lolja

Guximi i jashtëzakonshëm i grave shqiptare ka qenë shfaqur vazhdimisht në historinë e vendit, por një nga shembujt më të shquar ishte ai u bë i njohur për një degë të popullit Shqiptar të përfaqsuar prej Suliotëve, kur ato u rrethuan prej Ali Pashës më 1792. Suliotët formonin një bashkim gjysëm të pavarur që përmblidhte 66 fshatra, të cilët i përkisnin rrethinave të Margaritit, Paramithisë dhe Janinës. Deri në kohën e Ali Pashës, ata ishin krenarë për rregullsinë e pagesave të detyrimeve që i bënin Portës. Por kurthet e mashtruesit plak Ali, i cili dëshironte t’i kishte të gjithë kalorësit e Sulit dhe të ardhurat e tyre në duart e tij të pangopura, shpejt shkaktuan kryengritjen e popullit. Dhe kështu suliotët nisën luftën e tyre të gjatë dhe të lavdishme kundër fuqive shumë herë më të mëdha të Pashait të famshëm.

Me anë të lojrave të dyfishta, i të cilave ai ishte një mjeshtër i përsosur, Pashai lidhi fillimisht në fuqinë e tij Xhavellën, një nga kryetarët e Suliotëve, dhe pastaj rrethoi Sulin. Kështu, ai u përpoq që me ryshfete ta bindte Xhavellën të tradhëtonte Sulin. Këtu mashtrimi u çiftëzua: Sulioti i zgjuar u duk se pranonte t’i bindej Pashait dhe bile la djalin e tij, Foto, në duart e Ali Pashës si peng. Ai u nis për në Sul në dukje se po e tradhëtonte atë, por pa arritur akoma atje ai i dërgoi një letër kundërshtimi Pashait.

Atëhere, Aliu sulmoi Sulin dhe ishte pikërisht këtu që heroizmi i grave Shqiptare u bë kaq i dukshëm. Mosko, gruaja e Xhavellës dhe e ëma e Fotos, tregoi mrekullitë e vlerave të saja gjatë rrethimit. Ajo shqeu me sëpatë të vogël disa kuti fishekës, ia ngarkoi ato edhe grave të tjera, dhe u sulën drejt llogoreve për t’i shpërndarë ato tek Suliotët. Aliu kërcënoi se do ta piqte të gjallë djalin e saj Foto, por ajo iu përgjigj se ajo ishte e re dhe mund të lindte fëmijë të tjerë, dhe se ajo më mirë të hante mish të pjekur të djalit të saj se sa të tradhëtonte vendin e saj. (Blackwood’s Magazine)

The New York Times, 8 Shkurt 1880

Dhe lindja e djepit shqiptar

Revista Blackwood’s Magazine ishte një revistë britanike me qendër në Skoci, e cila periudhën e saj të botimit e pati në vitet 1817-1980 dhe fillimisht quhej Revista e Përmuajshme e Edinburgut (Edinburgh Monthly Magazine). Në kohën e botimit të këtij shkrimi në gazetën The New York Times, qarku i Sulit, në përbërje të Çamërisë, ishte pjesë e Vilajetit osman të Janinës. Ashtu si pohon edhe revista amerikane TIME e datës 26 Gusht 1940, Çamëria i merret Shqipërisë me pushtimin e Janinës prej ushtrise greke më 6 Mars 1913. Një përshkrim faktik i viteve të para të shtetit të sapolindur shqiptar jepet më poshtë mbështetur në librin “Edith Pierpont Stickney, Southern Albania 1912-1923, Stanford University Press, 1926”.

Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane dhe më pas shpallja e Pavarësisë Shqiptare i prishën planet e shteteve grabitqare dhe balancat e fuqive të mëdha në Europën Juglindore. Si rrjedhim u ndezën dy luftra ballkanike dhe më pas Lufta e Parë Botërore.

Lufta e Parë Ballkanike (8 Tetor 1912 – 30 Maj 1913) filloi me sulmet e Serbisë, Greqisë e Bullgarisë kundër Perandorisë Osmane dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Konferencës së Paqes të Londrës. Kjo konferencë filloi punimet me 16 Dhjetor 1912 duke patur si shkak shpalljen e Pavarësisë Shqiptare më 28 Nëntor 1912 dhe në fund njohu pushtimet e bëra nga Serbia, Greqia e Bullgaria dhe Pavarësinë e Shqipërisë.

Lufta e Dytë Ballkanike (16 Qershor 1913 – 10 Gusht 1913) filloi kur Bullgaria, e pangopur me pushtimet e saja, sulmoi Serbinë e Greqinë dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Bukureshtit. Bullgaria e sulmuar edhe nga Rumania e Perandoria Osmane dorëzohet dhe humb atë që pat fituar gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Kufinjtë e sotëm të Shqipërisë zyrtare u përcaktuan nën kujdesin e Britanisë, Francës, Austrisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Italisë me Protokollin e Firences më 17 Dhjetor 1913. Para e pas kësaj date, Greqia edhe u përpoq të gjente përkrahje nga shtetet Europiane për rishikim kufiri edhe organizoi fshehurazi shqiptarë të greqizuar të ngrinin krye kundër shtetit Shqiptar, që qeverisej prej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, me qendër në Durrës dhe kryetar princin Gjerman William of Wied. Përkrahja Greqisë për këtë gjë nuk i erdhi dhe një arësye për këtë mund të gjehet tek fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik më 8 Maj 1913 nga Walter Guiness, i cili tha: “Greqia po kërkon territor në Shqipërinë e Jugut ku raca Shqiptare është shumicë absolute”.

Në Shkurt 1914, këto gjashtë fuqi të mëdha Europiane i bënë të ditur Greqisë se shumica e ishujve të Detit Egje do t’i jepeshin asaj më kusht që ajo të tërhiqte ushtrinë pushtuese nga Shqipëria e Jugut brenda muajit Mars 1914 dhe ta respektonte shtetin Shqiptar. Por nën nxitjen e drejtpërdrejtë të Greqisë (në dukje zyrtarisht asnjanëse), grekërit në Jug të Shqipërisë me në krye priftërinjë e tyre deklaruan më 28 Shkurt 1914 se formonin një të vetëquajtur “Republikë Autonome të Epirit të Veriut, e cila përmblidhte Himarën, Gjinokastrën, Sarandën dhe Delvinën”. Kryetar i saj u emërua Gjergj Kristaq Zografo nga Lunxhëria, i cili më 2 Mars 1914 në Gjinokastër u shpreh se “është e pamundur të vihemi nën zgjedhën e një populli barbar…”.

Në fund të Marsit 1914, qeveria shqiptare kërkoi nga Fuqitë e Mëdha ta detyronin Greqinë të t’i jepte fund masakrave në Shqipërinë e Jugut. Theksi u vu në faktin se ndërsa në dukje ushtria greke po largohej prej Shqipërisë së Jugut, në fakt ajo edhe po lente mbrapa banditë të organizuar e të armatosur prej saj edhe po iua ndërronte veshjet ushtarëve të saj për t’i rreshtuar me “ushtrinë e Epirit të Veriut”. Me qëllim që t’i jepte sa më parë fund shkretimit dhe të sillte paqen në Jug të Shqipërisë dhe në kushtet e një shteti shqiptar akoma me kërthizë të lidhur, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit luajti lojën e bisedimeve, të mbajtura në Korfuz, me “grekërit e Epirit të Veriut”. Frika, se nëse përfundimet e këtyre bisedimeve të zhvilluara në Korfuz nuk do ishin të kënaqshme do të shkaktonin pushtimin e Shqipërisë së Jugut prej trupave Italiane dhe Austro-Hungareze, bëri që një marrëveshje [që mund të njihet edhe me emrin si Protokolli i Korfuzit] të firmosej më 17 Maj 1914. Me këtë iu jepej garanci “grekërve të Epirit të Veriut se kryetarët e bashkive të qyteteve kryesore të ishin të krishterë ortodoksë, që grekërit të mos thërriteshin në ushtri dhe të kishte liri fetare e arsimore për ta”, por gjithmonë duke ruajtur kontrollin e sipërm të qeverisë shqiptare.

Lufta e Parë Botërore (28 Qershor 1914 – 11 Nëndor 1918) filloi me vrasjen në Sarajevo të nën-mbretit Franc Ferdinand të Austrisë nga një serb dhe mbaroi me nënshkrimin e armpushimit prej ushtrisë gjermane. Në kohën e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria zyrtare praktikisht nuk kishte qeveri qëndrore dhe Princi William of Wied u detyrua të largohej nga Shqipëria në Shtator 1914. Ushtria greke e pushtoi përsëri Shqipërinë e Jugut më 27 Tetor 1914 dhe “qeveria e përkohshme e të ashtëquajturës republikë autonome e Epirit të Veriut” bëri të ditur se nuk do egzistonte më sepse kështu qëllimet e vërteta të saja ishin arritur. Shqipëria e Jugut mbeti e pushtuar prej ushtrisë greke deri në vitin 1915 kur ajo u shty prej ushtrisë italiane.

Perandoria Austro-Hungareze zyrtarisht mori brenda saj më 1909 Bosnje-Hercegovinën, të cilën e pat pushtuar që më 1878 dhe ndërkohë u bë edhe garantore e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. E dehur nga pushtimet e dy luftrave ballkanike dhe me ëndrën për një Serbi të Madhe ku të përfshihej edhe Bosnja-Hercegovina, nën nxitjen e mbështetjen e Rusisë, duke parë të bllokuar daljen në Adriatik prej një Shqipërie të pavarur, Serbia sulmoi Shqipërinë dhe kreu vrasjen e nën-mbretit Franc Ferdinand. Austro-Hungaria kërkoi që Serbia të largohej nga Shqipëria dhë njëkohësisht të mbahej përgjegjëse për atentatin e kryer. Kjo përplasje, në dukje diplomatike, midis Austro-Hungarisë të mbështetur nga Gjermania dhe Serbisë të mbështetur nga Rusia ndezi fitilin e Luftës së Parë Botërore dhe Shqipëria zyrtare nga shesh u bë përshesh prej ushtrive të huaja.

Konferenca e Paqes në Paris (18 Janar 1919 – 21 Janar 1920) u mbyll në fund me themelimin e Lidhjes së Kombeve. Në këtë konfernecë u bënë përsëri përpjekje për ta qethur Shqipërinë e mbetur, por ndërhyrja e presidentit amerikan Woodrow Wilson (1856-1924), i sqaruar nga shqiptarë dhe miqtë e tyre, e shpëtoi Shqipërinë e sotme dhe i ashtëquajturi “Protokolli i Korfuzit” i zhvlersuar më parë prej vetë “grekërve të Epirit të Veriut” u mohua përfundimisht (rebus sic stantibus).

Suliotët me kostume tradicionale. Pikturë e Eugene Delacroix (1824-1825).

Gratë Suliote. Pikturë e vitit 1827 nga Ary Scheffer (1795-1858), që përshkruan vetvrasjen heroike të grave Suliote, e njohur si Vallja e Zalongos, gjatë luftrave Suliote. Muzeu i Luvrit në Paris, Francë.

44 komente në “Trimëreshat suljote”

  1. Asdreni says:

    Cudi, sesi keto trimeresha “shqiptare” u hodhen nga shkembi qe mos te bien ne duart e Shqiptareve te Ali Pashes????

    1. Arberor says:

      Asdren, ishte ceshtje territoresh midis dy klaneve shqiptare, sic eshte bere gjithmone. Suliotet nuk dinin greqisht, e kete e thote me se miri vete Lord Byron, por edhe hisotrianet perendimor. Hedhja e femrave nga shkembenjte ishte nje rit shqiptar nga veriu ne jug. Shko gjej ndonje greke qe te eshe hedhur nga shkembi.

      1. PATRIOTI says:

        Jo ore idjot, ne ate periudhe nuk kishin ndjenjen e identitetit Kombetar por vetem te atij Fetar (ajo ndjenje e solli Pavarsinene Ballkan, duke filluar nga Greqia e para me 1821). Armiqte me te betuar te Arvanitasve atehere por edhe tani jane Shqipetaret Islamik (TurkAlvani, sic i quajne). Ata jane Shqipetaret e vertete, Arvanitasit dhe Arbereshet sic ishin dikure ne kohen e Skenderbeut dhe Bizantit ne te Pa-Cipet kemi ndryshuar dhe vazhdojme te japim akoma “leksione” Patriotizmi dhe Atdhedashurie, me lejen e Sulltanatit qee kemi akoma mbi koke.

      2. Suliotet ne fillim ishin katolike dhe malesore ,ne kufirin midis Kosoves dhe Malit te Zi ,sipas mbiemrave qe ende vazhdojne te mbeten te cunguar .Ishin anarkiste dhe sundonin 60 fshatra me frike .Pra vajten shqerra dhe u bene derra .Ishin kristiane dhe kishin vuajtur shume nga kjo .Shkeputja e tyre nga Kosova per ne Dragan dhe Sul zgjati rreth 50 vjet lufte te mundimshme me myslimanet e zones prejardhese ne radhe te pare .Pra ka nje llogjike per ta urrejtja fetare .Por ishin 0 te kulturuar dhe greku i terhoqi per hunde .
        Bile njeri prej yre pasi vrau italianin Telini ,ndermjstes per rregullimin kufitar Greqi Shqiperi ,greket e pushkatuan per te zhdukur gjurmet .Duke zbritur me luftë të përditshme nga Fushë Kosova fara legjendare e Boçarajve ,la Draganin ,në fillim të shekullit të 18 për të themeluar këtë mrekulli .E ndoqën Xhavëllenjtë,Drakët,Bejkët,Dangëllinjtë,Fotomarët,Panomarët…Nga katër fashataraqë ,Kakosuli,Shamoniva,Abariko,Qafa ,që vareshin dhe zbardhnin si fole shqiponjash midis qellit dhe grykëmaleve …
        https://www.facebook.com/photo.php?fbid=431378803579779&set=a.431378356913157.104759.100001229889506&type=3&theater

        1. Ky eshte burim Akademik ,pasi Spio Mela ishte aneter i A.Shkencave te Greqise

          1. Epirioti says:

            Adriano Xhafa…leri Studiusit e Leshit, mos u merr me ta. Suliotet jane Toske sepse flasin Shqipen Toskerishten e Paster dhe veshin Fustanemme qe ne Gegeri nuk Vishet. Mbiemrat Shqiptaret Tosk shum i kane te perbashket edhe me Vllehet. Ke Plot Fise Shqiptaresh Toske Ortodoks qe kane te Njejtin Mbiemer me Vllehet por Gjuh te Ndryshme.

            1. Suliotet ishin nga Kosova dhe kjo nuk mohohet nga asnje prej qarqeve shkencore. Lexo Libra do te thoja une. Dhe himariotet malesore nga veriu I ke…

    2. albert says:

      Po nese ishte shqiptar Ali Pasha, perse e sulmoi Sulin. Perse nuk e sulmoi Sulltanin? apo ndoshta iu duken pak 400 tone ar te grabitur nga populli, por deshi te grabiste dhe te dhunonte edhe suliotet shqiptar?

      1. PATRIOTI says:

        Ali Pasha (kopili Turk) turp i Kombit, qe beri gjestin me te Turpshem sulmoje dhe pushtoje per interese te Osmaneve “vise” (me djallezi) ku kemba e Turkut nuk ishte futur asnjehere, i ndroje Fene e Krishter me dhune, duke vrare dhe perdhunur Shqipetare.

        Ta nderoni dhe respektoni pjellen Tuaj (bastarde), se si ai jemi.

        Po dalin shume te verteta ne shtypin Shqipetare dhe po hapin syte “Qorrat”

        1. raimondi says:

          Ali Pasha ishte bjond me sy bojeqielli —

          Historianet amerikane e quajne Aliun figura me ejashtezakonshme e Mesjetes Ballkanike

          Politika perendimore e asaj kohe e quanin Aliun ..Bonaparti I Ballkanit

          Ai ishte I pari dhe I vetmi qe I rezistoi Sulltanit ne ato vite kur gjithe Ballkani flinte e bente gjume nen hijen e Sulltanit

          Aliu ishte tolerant ndaj fese,dhe biles e mdihmoi zhvillimin e gjuhes greke ne greqine e veriut , e cila kishte ngordhur fare ne ato vite…..pasi gjithe Greqia e veriut fliste shqip

          Ky ne artikull nuk thote te verteten tamam, se Aliu me vone u pajtua me suljotet dhe kapedanet suljote u vune te gjithe ne sherbim te Aliut….

          Dhe ishte pikerisht kreyngritja e Aliut ajo qe I parapriu lirise se popujve te Ballkanit……

          Ky autori flet per ca mareveshje qe bente qeveria greke e viteve 1910 me shqiptaret spiune te grekut ….kur ato mareveshje nuk I merte parasysh aspak asnje nga fuqite perendimore–Ishin mareveshje Bakallesh

          Nuk e kuptoj cili ishte qellimi I ketij artikulli qesharak dhe te pa arsye ?

    3. Gjini says:

      Ali Pasha vetem kishte linde ne Shqipni,ai ishte me gjak turk-aziatik dhe nuk kishte dhe nuk ka sagja me shqiptaret.Ai kriminel me gjithese u premtoi bese 700 burrave kardhiqiot(suljot), i vrau me tradheti.Ne kohen e sundimit te ketij krimineli e gjithe krahina e Himares qe ne ate kohe perfshinte te gjithe Laberine e sotme dhe te gjithe Bregun u dogj dhe shkretua duke i kethyer te gjithe ose ne turq ose ne greke.Per faqen e zeze te shqiptareve ketij krimineli i ngrihet edhe bust ne Tepelene.

      1. Arberor says:

        Po po, Ali Pasha ishte aziatik bjond me sy bojqielli. C’ja fusni pordhes qe te dy.

        1. kali kuq e ka nji huq says:

          ai quan “gjak turk” Ali pashain,qe ish i bardhe debore,ndersa greket e zinj qe kane lindur(80%) neper harremet turke,i quan greke te lashte hahahahaha

          1. hahaha says:

            hahahahaha….

    4. adriatik says:

      Ta dini grte e sulit qe disa islamiste po i ndryshojne historine do hidheshin dhe nje here nga shkembi.

  2. SalHajdarDemokratia says:

    Ashtu esht
    Trimresha ishin se per te mbrojt nderin hidheshin nga shkembi ne gremine
    Kurse sot hidhen nga skafi ne ujrat e adriatikut,por cedo nuk vdesin,se peshkohen ngaqe skafistat me destinacjon semaforin e kuq
    Dhe aty i tregojn trimerit e tyre….

  3. ali says:

    E kisha pare kete pikture ne vitet e rinise sime me dhjetra here , por me ishte paraqitur si gra greke dhe jo
    suljote . Ne vitet e mevoneshme mora vesht te verteten . Keto trimeresha ishin gjaku jone,gjaku i shqiptareve!

  4. d,gorezi says:

    Keto jane pallavra te iluministeve e romantikeve te shekullit te kaluar te cilet ne vjershat e tyre perdornin iperbola e figura letrare pa ndonje vlere te vertete historike.Historiane te bythes imarin keto e i servirin si zbulime.Ku e gjeti Moshko ali pashen.

  5. ARUSHA says:

    LAVDI TE PERJETESHME GRAVE TE SULIT BIJAVE DHE NUSEVE E NENAVE ARVANITE (PRA TE TRUNGUT SHQIPETAR ) PER VEPREN E TYRE SHUME TE LARTE MORALE !

  6. Doni ALBO says:

    Keto “trimeresha” pjellen disa kriminel kunder shqiptarve po ashtu, si prsh. kryekriminelin zerven qe vra dhe masakroj gjithe Shqiptaret musliman ne Cameri.

    1. albert says:

      Kemi edhe trimeresha qe pjellen Ballaban Pashen ore Doni ALBO. Dhe sipas kesaj llogjike tende te gjithe matjanet duhet te jene kriminele.

      1. DUMBABEN says:

        Problemi albert eshte se kur do ti hyje ne koke njerezve si Doni Albo ,apo historianeve dhe shkrimtareve anadollake shqiptare qe shkruajne pergamena te tera per suliotet ,qe suliotet u perzune me pushke nga pashallaret shqiptare vetem e vetem se nuk pranuan te beheshin sherbetore te portes se larte .Ne ate kohe te kishim njerez si suliotet do te benim nje shtet ,por perendia na beri dhurate te kunderten ,dhe ja si jemi katandisur sot

    2. Epiri says:

      DoniAlbo…Her e Pare qe te jap te Dreje, her e par qe flet tamam. Po eshte e Vertete sot keto TRIMERESHA Lindin Njerez qe ja kalojne dhe Grekut me Barbar, Agimin e Arte e kane Krijuar keto Vise si Sulietjetj Lideret e tyre si K.Papa eshte Suliot, por mbase edhe 1nga Arsyet pse ndodh kehtu, ja jane keto VUAJTJE qe u kane Shkaktuar BashkeKombasit e tyre ShqipoMysliman.

      1. Jani says:

        nuk ke perse flet me urrejtje,agimi i arte ne greqi eshte si al-kaeda ne pakistan apo arabi

  7. aleks says:

    suliotet kane pas origjine vllahe. Nuk eshte e vertet qe kane qene shqiptare , ndoshta vllahe te shqiptarizuar.Eshte fare e lehte ti dallosh nga emrat dhe mbiemrat por dhe nga veshjet qe kane perdorur grate suliote . Ato kostume te grave suliote ndodhen akoma sot ne vllehe.Ata dallohen nga camet e zones verdalle tyre . Camet kane tjeter veshje kombetare dhe jo fustanelle . po ashtu dhe grate came kane tjeter vesheje.
    shikoni emrat dhe fiset e sulioteve nga kush perdoren sot, sigurisht nga vllehet.
    pilo gushi, marko goga, kuconika,xhavella,jane fise te pastra vllehe dhe sot.
    emri pilo ( spiro) perdoret vetem nga vllehet, po ashtu fisi goga eshte veten ne vllehe ne gjithe ballkanin.por shume here vllehet jane ngateruar me shqiptare.

    1. beni vl says:

      si the camet nuk kan veshje kombetare fustanell…po ti ca ke veshje kometare prezervativ ne kok….ik ore byth…ir zagrebi e greqie bashk…do na tregosh ti ne se ca veshje kombetare kemi….

    2. gjon says:

      @ aleks
      Sulotet o miks’kane lidhje me vllehet (edhe pse keta jane e te njejtit trung si shqiptaret sic thote Nopca dhe Suflay vecse te romanizuar ne sherbim te Perandorise Romake prej me shume se 10 shekujsh humben lidhjen me truallin origjinal dhe ruajten dialekte te barbarizuara te latinishtes si gjuhe). Suliotet bashke me Himariotet(Kurveleshin) e Mirditoret vijne nga e njejta fare. lexo me shume histori e leri perrallat zyrate te shpikura nga asgjekundi…

    3. ARUSHA says:

      VLLEHET JANE VLLAMI JANE VLLAHU PRA JA DHE RUMANIA KA KRAHINEN VLLAHIA E RUMANISHTJA KA 30 % TE GJUHES NGA SHQIPJA DHE BUKURESHTI ESHTE FJALE SHQIPE

  8. aranit bregu says:

    Ca dmth shqiptar i greqizuar o autor? eshte term sh i lodhur dhe anadollak.
    Ato treva kane qene gjithmone brenda hapesires greke te influences, si kulturore, fetare, tregtare dhe mbijetese.
    Sot suljotet jane me krenare se edhe vete greket. Dhe ballin e kane lart se kane luftuar per lirine e tyre e s’kane tradhtuar njeri ne bote.
    Ne pse hame mut per t’i bere shqiptare me zor pas pilafit?

  9. Landi- Sverige says:

    Nje shkrim komplet kontradiktor ku autori ne vend te vinte vetulla ka nxjerre syte! Piktura “Grate suliote” e vitit 1827 tregon se ato duke ju lutur Zotit pranojne me mire te sakrifikojne jo vetem jeten e tyre per te mos rene ne duart e barbareve turko-shqiptare, por edhe te femijve te tyre qe te mos behen pengje te Portes se Madhe, e cila do i perdorte me vone si jenicere barbare per te prere kokat e gjithe atyre qe do te temtonin te ngriheshin kundra kesaj perandorie.
    Mbi 120 vjet me vone keta barbare (xhonturqit), qe ndoqen edhe Princ Vidin nga shteti i pare i shqiptareve, enderronin akoma te mbanin gjalle nje perandori qe po jepte shpirt dhe te krijonin nje shtet te ri neo-otoman ne brigjet e Adriatikut!
    Si thua ti Saimir, do te pranonin popullsite e jugut keta barbare te rinj mbi kokat e tyre apo do te deshironin nje shtet te ri europian te shkeputur perfundimisht nga kalbesirat otomane?!

  10. Ndue says:

    Ali Pashe Tepelena ishte nje sundimtar shqiptar gjakatar i cili i dhunoi tere shqiptaret e vilajetit te tij. Atij i interesonte vetem sundimi, pasuria dhe haremi i tij. Ajo qe quhet tani Greqi ka qene dhe eshte thjesht Shqiperia e Jugut. Grek = besimtar fetar i kishes lindore. Ai qe quhet “grek” edhe sot eshte nje shqiptar funtamentalist fetar kishtar ortodoks. Emertimi “gre” nuk eshte emertim kombetar, por fetar fundamentalist.Ajo qe ndodhte ne kohen e Ali Pashe Tepelenes apo gjate kryengritjes “greke” me 1821-1829 qe vetem nje lufte fetare ndermjet shqiptareve te krishtere dhe atyre moslemane.

    1. PATRIOTI says:

      Ali Pasha (kopili Turk) turp i Kombit, qe beri gjestin me te Turpshem sulmoje dhe pushtoje per interese te Osmaneve “vise” (me djallezi) ku kemba e Turkut nuk ishte futur asnjehere, i ndroje Fene e Krishter me dhune, duke vrare dhe perdhunur Shqipetare dhe i ktheu ata ne “Leber”.

      Ta nderoni dhe respektoni pjellen Tuaj (bastarde), se si ai jemi.

      Po dalin shume te verteta ne shtypin Shqipetare dhe po hapin syte “Qorrat”

  11. Banija01 says:

    aleks…

    Ne se je vllah mos kerko te maresh atributet e te tjereve.

    Vllehet Ne Greqi jane nje race me vllehet ne Shqiperi.
    Nuk ka veshje te vlleheve me fustanelle.
    Vlehet ne Shqiperi jane perqendruar ne jug ,ne Korçe,Permet dhe Gjirokaster dhe nuk kame pare asnje fotografi me vllah me fustanelle.
    Me vone jane shperndare deri ne Shqiperine e mesme.
    Keshtu qe fustanellen e kane mbajtur leberit,gjirokastritet dhe çamet.

    Greket ne krahinen e Epirit kane mbajtur fustanella shume te shkurter qe dalloheshin nga fustanellat e shqiptareve.

    1. Vllaho says:

      Nuk e Di nese Suliotet kane qene Vlleh, por di te them Mbiemrat qe permendi ALEKSI jane Vlleh por ka edhe Shqiptar Ortodoks sidomos ne Fier, Edhe VLLEHET e kane FUSTANELLEN Veshje Tradicionale, por Ne Realisht kemi Banuar kemi kemi EPIQENDREN ne PINDET e Greqise, Praktikisht qe nga Mecova e Janines Grevena Kastoria Konice Follorine e deri ne Selanik, kurse ne Shqiperi jetojme me Shume ne Jug Epiqendra ka qene VOSKOPOJA KORCA Ersek Kolonje e me pas Berati Gjirokastra Saranda ederi Fier Vlor Lushnje Divjag dhe piken me te parte arrijme Durrsin e deri ke Kodra e Priftit ne Tirane. Te Gjith VLLEHET e Njohin menjehere njeri tjetrin per Shkak te Mbiemrave te cilet pak a shume jane te njete edhe per Greqine Maqedonine Bullgarin e deri ne Rumani.

      1. Thika says:

        Une jam Shqiptar/Arberor dhe gjithmone kam mbeshtetur kauzen Vllehe. Sinqerisht dua qe dhe ata te kene shtetin e tyre te menaxhuar prej vet tyre. Por ajo qe me ka bere mua pershtypje eshte fkati se Vllehet gjithmone e kane konsideruar veten Grek, edhe ne momente decizive ata kane preferuar me shume te ndihen grek, sesa te vetqeverisen. Por kur i pyet perseri packa se mund te jene qytetar te Greqise ata e vecojne veten si Vlleh. Perse kjo lloj kontradite?

  12. suliotet ishin dhe jane 100 % SHQIPTARE TE PASTER !lERENI TRAPLLIQET ME HIPOTEZA TE NDRYSHME !

  13. dardhari says:

    Komente shume te varfera dhe pa pergjegjesi.Kur nuk keni nivel per te debatuar me mire heshtni.Eshte turp dhe enjorance e atyre qe thone qe trimereshat e sulit pollen kriminele ose tjetri:grate tona u hodhen nga skai qe te rine ke fanari.Po ka plot raste qe trimat shqiptare cuan femrat tona ke fanari por me dredhite dhe presjonet me monstruoze vetem debatuesi ka cuar motren ose gruan e tij me dashje ke fanari.

  14. Haxhi Qamili says:

    Eh të shkretët ne, mbetëm duke u bërë historinë të tjerëve sipas midesë sonë… Ata që na pëlqejnë sot, i marrin për vete, ata që s’na pëlqejnë ja u flakim të tjerëve, grekut, serbit e ku ta di unë. Nesër për të njejtët persona, ndrysojmë mendim e bëjmë të kundërtën. Ali Pasha ishte turk, Sali Berisha serb… etj.etj. Kur do të ulemi me këmbë në tokë, të shikojmë më parë veten dhe pastaj të tjerët??

  15. Ladi says:

    yasso arvanita!!! the BALLS of the “greek” war of independence!
    yasso alvanos!!! for giving greece fustanella, tsamiko, the best klarineta players!!!

    hahahah sa inat na kane ajo rrace e zeze mongole arabike qe e quajne veten greqke

  16. Ladi says:

    yasso arvanita!!! the BALLS of the “greek” war of independence!
    yasso alvanos!!! for giving greece fustanella, tsamiko, the best klarineta players and for “Tsamikos” is a popular traditional folk dance of Greece, hahahah

    Me vallen çame mburret sot i gjithe kombi grek, sa ka arritur ta quaje si valle simbol te Greqise dhe te njejten kohe ka sherbyer si model per himnin kombetar grek.

    hahahah sa inat na kane ajo rrace e zeze mongole arabike qe e quajne veten greqke hahahaha idjoter dhe pastaj thone qe per ne nuk ekziston termi came, kurse per ata klarineten came dhe vallen came qe nen emrin dhe termin “CAM” kane vendosur simbolet e tyre, te mos flasim per fustanellen e shume e shume gjerat te tjera hahahahahahahah

  17. tt says:

    Suljotet kshu e suljotet ashtu rrofte Franca e Anglia qe e shpartallun Turqine se te ishte püer “trimerit” suljote Greqia do te ishte akoma krahine turke ku e rrunte turku per trimerit e suljoteve i kapte prej b… i ngulte ne hu tra la la shqiptare akome me budallalliqe ku ishin suljotet 500 vjet apo po e shkunshin ke b… monit mjaft o shqiptare me te tilla idiotlliqe si ne edhe jevgjit e Egjeut jemi shker… 500 vjet nga Turqia dhe sot flasim per trimeri suljotesh tipik hajvone Ballkani

  18. c’thone camet ortodoks,e ndjejne veten shqiptare apo greke ,se trimerine ja dime po identitet a kane ,kjo na intereson se timeria pa tru nuk vlen dhe shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje