Kur Berisha rren dhe të tijtë

24 Gusht 2013, 14:36Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Kryeministri, për vetë pozicionin politik dhe shtetëror që ka, është më i informuari për gjithçka brenda territorit administrativ të shtetit. Ndër shumë dijenitë e tij, janë edhe se cila ndërtesë është ose jo pronë publike. Zyrtarët që ka në varësi e kanë për detyrë ta informojnë shefin e qeverisë përpara se ai të hedhë për miratim në Këshillin e Ministrave një akt të caktuar që ndryshon destinacionet e institucioneve me rëndësi publike.

Një ndër këto vendime, i cili bëri heqjen nga inventari i Forcave të Atmatosura të një godine social- kulturore dhe kalimin e saj një dikasteri civil, me qëllim final, marrjen në përdorim nga forca politike që militon kryeministri në detyrë, është edhe ai për godinën e SHQUP-it.

Ne qeverisemi (për fat, edhe për pak ditë) nga një kryeministër i papërgjegjshëm. Një kryeministër që gënjeshtrën e ka institucion të shenjtë dhe s’mundet dot të bëjë pa të, edhe kur viktimë e saj bien vetë demokratët e thjeshtë.

Nën dritën e zhvillimeve të reja, ku, trashëgimtarë të pronës mbi territorin ku shtrihet SHQUP-i, janë disa shtetas amerikanë me origjinë shqiptare nga familja Toptani, kuptohet ashiqare se ajo çka Berisha u argumentonte fansave të vet në Facebook se, “SHQUP-i është thjesht një godinë publike që dikur i ka shërbyer komunizmit e tash shërben veç për dasma, zijafete e ceremoni mortore e prandaj është e pavlerë”, paska qenë veç një gënjeshtër.

Nuk e di se si do ndjehen ato fansa që e kanë mbështetur këtë vendim- marrje të qeverisë për t’i dhënë PD-së një godinë të re, tashmë që ajo i përket (ish) pronarëve, një shtesë që kjo parti, dikur, e ka konsideruar se është ADN-ja e saj. Ata kanë besuar fuqishëm te fjalët e Berishës, në ‘ndershmërinë’ e tij se çdo gjë po bëhej konform ligjeve.

Mungesa e sinqeritetit të Berishës me popullin e thjesht demokrat, vijon më tej me shplarjen e trurit që ai vijon t’u bëjë (tashmë në Facebook), me talljen kolektive që arrin t’u përcjellë dhe besimin e rrejshëm që ndërton tek ata se ai është njeriu i ligjit në këtë vend.

Për fat të keq, dhe këtë e them me dhimbje, në këtë rast Berisha nuk ka asnjë faj. Di kë gjen, pa bën! Përndryshe, s’do kish mbijetur, ashtu siç ka mbijetuar, deri më dje në politikë. Në atë politikë të gënjeshtërt që e bëri lajtmotiv të punës së tij, por që për fat të mirë shqiptarët ia ndërprerë me votë, për t’u larguar përfundimisht nga një qeverisje e gënjeshtërt që urojmë të mos kthehet kurrë…

 

11 komente në “Kur Berisha rren dhe të tijtë”

  1. bullaromari says:

    Sa tinzar që je ore Ketro.Pse ore maskara kush e tha që ”Vetë qënia e SHQUP-it si territor ushtarak, i jepte imunitet kushtetues karshi çdo ligji që i njeh të drejtën pronarëve të ligjshëm që të fitojnë pronësinë mbi të.”Nga e mësove ti?E di ti se paçavure si kjo që mendon,vjell dhe publikon janë e keqja e vërtetë e Shqipërisë këto 23 vjet?A e di, o horr ,se në Fier komisariatit të policisë i doli pronari i ligjshëm i truallit?
    Kështu u ngrit komisariati me gjithë lecka dhe u shty jashtë qytetit të Fierit.

    1. dymi says:

      Shume e drejte.Saliu eshte kampioni absolut i genjeshtres.Propozim:-te hiqet nga fjalori fjala genjej. Ne vend te saj gjithe shqiptaret te perdorin fjalen sali.Shembull: ne vend qe t’i thuash dikujt:mos me genje, tani e tutje duhet t’i thuash: mos me sali.Si ju duket? Ju pelqen?

    2. mentali says:

      ore koqe kandari, SHQUP eshte fituar nga pronaret legjitim, por nuk e kane marre pasi ishte akoma nen varesine e Ministrise se Mbrojtjes. Tani qe ajo u hoq, u takon tu kaloje atyre, dhe jo PD, ashtu si edhe pronat e tjera.

  2. ti miko qenke BULLAROKARI…te djegin shkrimet e verteta te autorit per kte moster shpellar eee..apo ke frik se per pak dit do te zbethin nga zyra ku je e te cojn prap ne identitet nga je dhe ti ore shpellar i sali serbit yyyyyyyyyyyyyyyyyt far muti mos na komento ktu shko te fari balliu.

    1. bullaromari says:

      Shumë mirë që tregove se kush je,si nga formimi edhe gjuha e ndyrë.

      Puna është që edhe këtë pak pushtet që kanë këta gazetarë e shpërdorojnë.
      Kush është ky që i vika imunitet pronave nga pronari i ligjshëm?A e di or mik se ka disa shkallë gjyqësori?Edhe sikur të jenë (me shumë gjasa)të padrejta vendimet e tyre ka dhe gjykatë Strasburgu.Kjo e fundit ka dhënë vendime shumë të forta në favor të pronarëve të ligjshëm duke e penalizuar, edhe tani që flasim,shtetin shqiptar me qindra milionë euro.Janë edhe mjaft dosje në pritje ,me shumë mundësi ,në favor të pronarëve,pa asnjë diskutim pasojë e politikës kriminale të klanit tropojan që ka zaptuar gjithçka,por argumenti i imunitetit nuk qëndron.
      Tani ose informohuni ose rrini palo gazetarët që aktualisht jeni.

  3. fl says:

    Shikojani surratin monstres. Kokrra e shpellarit mashtrues

  4. ali says:

    Kur Berisha vjedh votat edhe ne ”shtepine” e vet , cfare mund te beje ne ”shtepine,, e botes. Pra, zoti Altin
    ketu nuk behet fjale per rrena e mashtrime te te tijve, por me VJEDHJE, te shtepise vet !!! Sepse rrenat, mash-
    trimet me duket se ia zvogloni ”meritat,, , desha te them veset e diktatorit !
    Ju e vute re c’beri ky me ”shown,, e zgjedhjes se Kryekarit te PD. ?! Diabolik !!!

  5. Horri i Bulevardit says:

    Analfabetizmi ka qene dhe eshte arma me e forte e dallkaukeve dhe talebaneve dhe po ti hysh nje investigimi te hollesishem, te shkollimit ne Shqiperi dhe vecanerisht te atyre qe jane militante te Sali Berishes, do te dali nje flluske e madhe e arsimimit te tyre, ku shume nga keta skane mbaruar tetevjecaren, ku shume prej ketyre kane marre nga nje diplome te shkolles se mesme pa shkuar fare ne shkolle dhe qe jane pajisur me diploma universitetesh.
    Kesaj i thone ore shqiptare, analfabetizem, qe jeta i ka mesuar te numerojne parate dhe qe sdine te shkruajne, qe e lexojne me veshtiresi nje tekst, por qe se kuptojne ate qe kane lexuar.
    Ky lloj analfabetizmi eshte arma qe Sali Berisha, pergatiti per shek e njezet e nje, qe do ta mbante Saliun ne pushtet.
    Prandaj nuk duhet te habitemi, pse jemi ne kete gjendje.

  6. ILIRET says:

    Bulloromar qe hiqesh si kompetent, por edhe si harbut.
    E di ti se SHQUP-it i ka dale pronari para 20 vjetesh, dhe gjykata qe ti permend ja ka njohur pronen qe me 1996 familjes Toptani. Dhe gjykata e ka sanksionuar, se nese prona del nga inventari i ushtrise ajo i kalon menjehere familjes Toptani.
    Ndersa Berisha, ja grabiti pronareve per ta bere seli te PD. Dhe iken nga selia e vjeter, sepse i ka dale pronari. Ketej rremben, andej fal.
    Sa per pronarin e Drejtorise te Policise Fier, ku po ndertohet nje Uiversitet Privat, shko pyet ne Fier cfare thone dhe ke shajne. Te bijen e Berishes. Pronarja e fshehte por e vertete. Kudo shfaqet Berisha.
    Me revolucionin demokratiko borgjez te 23 qershorit u permbys rendi feudal ne te cilin Berisha e kishte kthyer Shqiprine ne nje ciflik te tij. Prandaj 23 qershori, sic tha dhe perfaqesuesi i SHBA ne Shqiperi, eshte nje dite e madhe per popullin shqiptar.

  7. Zgjedhjet e 1992 përmbysën një epokë,PER SHQIPRINE DHE SHQIPTARET dhe kështu edhe Zgjedhjet e 2013 i dhanë fund epokës së DIKTATOR z. SALI BERISHA Por, zgjedhjet e 23 Qershorit, mund të them se, kanë mbyllur përfundimisht epokën e diktaturës”, ka theksuar Klosi. Po pse rrëzimi i Sali Berishës është më i rëndësishëm se rrëzimi i Ramiz Alisë? Sali Berisha ishte pjellë e regjimit komunist dhe hyri në politikë nga zyrat e Ramiz Alisë, si njeri i besuar për të shmangur hakmarrjen ndaj kupolës komuniste pas përmbysjes së regjimit. Berisha ishte lojë e regjimit, por shumë shpejt u kthye në të keqen më të madhe të shqiptarëve. Sali Berisha instaloi një shtet kleptokrat, një shtet policor, terrori, korrupsioni dhe spiunazhi. Thyerja e embargos së OKB dhe furnizimi me naftë i makinës gjakatare të Millosheviçit, ishte tradhtia më e rëndë kombëtare e Sali Berishës, e cila do t’i mbetet damkë turpi përjetësisht. Zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, për të zhdukur dëshmitarët e takimeve të tij me Millosheviçin ishte një tjetër krim i rëndë, që sfidon çdo veprim kriminal të Ramiz Alisë. Ndërkaq, ngritja e SHIK-ut famëkeq, si një strukturë terrori për kundërshtarët politikë, është një tjetër vepër e Sali Berishës. Po ashtu, ka rezultuar se Sali Berisha ka qenë agjent i UDB jugosllave për vite me radhë dhe ka raportuat rregullisht. Kjo është vërtetuar me dokumente. Një tjetër arsye se pse rrëzimi i Berishës është më i rëndësishëm se ai i Ramiz Alisë, është edhe tentativa e Berishës për të bombarduar Vlorën me avionë luftarakë në ’97. Ndërkaq, në mandatin e dytë qeverisës, ky njeri theu çdo rekord për vraje, korrupsion, përgjime, shantazhime, grabitje pronash, kapitullim institucionesh dhe shitje të territoreve ujore për përfitim politik. Berisha akuzohet për të paktën 30 vrasje në Gërdec dhe 21 Janar. Ai gjithashtu akuzohet për qindra afera financiare. Për shitjen e 300 km 2 det Greqisë në mënyrë të fshehtë. Për zhdukjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit të Gërdecit. Për vërtetimin e pronave, e parqeve, bregdetit, zonave të mbrojtura. Sali Berisha do të mbahet mend për shkatërrimin e pyjeve, lumenjve dhe bregdetit. Ai do të mbahet mend për degradimin e trashëgimisë kulturore, për degradimin e institucioneve, rrënimin e arsimit dhe shëndetësisë, për shkatërrimin e ushtrisë dhe shkencës. Sali Berisha do të mbahet mend për kapitullin e institucioneve, rrënimin e bujqësisë dhe për spastrimet e famshme në administratë. Ai do të mbahet mend për linjën anti-perëndim, për sulmet ndaj SHBA dhe për ngritjen e marrëdhënieve me BE. Nga ana tjetër, Ramiz Alia, në vitin 1992, ishte thjeshtë një fantazmë e regjimit, ndaj dhe rrëzimi i tij nuk simbolizonte rrëzimin e regjimit. Ndërsa, Sali Berisha, edhe në orët e fundit të pushtetit, Ben propagand INTRIG QE NUK ESHT ASPAK E PERSHTATESHME PER NJI SHTET DEMOKRATIKEE ….opinionisti Adrian Hajdinaj

  8. O Sali je aq hipokrit i pa fytyre sa ben si ai veshgjati te cilin po e shqyenin ujqit e ai luste – ishalla jam ne ender !
    Po si more shoku salih nuk je kujtuar per vaskat e florinjta, po si more nuk po ti shohim e degjojme per ato duart e menderosura ,
    O sali po si more mul po pellet per tolerancen zero kundes Droges ? ! Kur shqiperine e ke kethyer ne Avganistan ku droga lulezon ne qindra Hektare ku dhe ti je nje nga baronet kryesor te kultivimit e trafikimit saj , nderkohe jane me qindra te rinje shqiptare te burgosur per tymosje e nje cigare me hashash, bij nenash te cilet ngs strukturar famekeqe te policise te inkriminuar, i vete provokojne me agjente te tyre dhe me pas i peshkojne , kryesisht jane kontigjenta te skeduar si anti Berishista dhe me pas ata terorizohen , dem shperblene , banden piramidale te ngritur e dirigjuara nga struktura policore , ne bashkepunim e duke e keqperdorur e deformuar Laboratorin e Mjeko – ligjor ,afrimin e djallezuar te Avokatise te cilat rekomandojne detyrimisht ” Pranimin e Fajesise ” duke e ligjeruar me tej denimin nga Gjyqtare te inkriminuar qe nuk zbatojne ligjin por jane pjese e nje grupimi te inkriminuar qe ushtojne dhune , tero , burgosje per te nenshkuar kundershtaret e regjimit dhe propoganduar e bere Agjitjon e Propogante per tolerance Zero te rregjimit hipokrir e monstruoz, kjo mjafton te perligje punen e poshtersite e ketyre strukturave sekrete e te inkriminuara , ti mor mjeshtes i djallezive , BASHKEPUNTOR I UTYER I SIGURIMIT QE KA SHERBYER VETEM PER MBAJTJEN E RREGJIMIT TUAJ NE PUSHTET NE TE GJITHA RASTET E ME TE GJITHA MJETET O SALI O fAQE ZI . Ti tradhetar i poshtet i pa bese ,çfare fjale mundet te shkruhen te varri o i pa udhe qe mos lensh as varr trashegim mbi kete dhe o njeri kerme qe aq sa e ke demtuar i ke shkaktuar ti ketij vendi nuk i eshte bere ne jete te jeteve ne shume drejtime . do ish normale qe te hiqej dhe nga regjisteti rremeltar per nje kohe emeri Sahli = Taleban , .Terorist,Vrastar , Satrap . Zoti Rexhep Qose eshte me te vertete nje patriot e shqiptar i madh i cili ja u ka deshmuar te verteten o Tiran!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje