Edi Rama paska bërë një turp të madh të dielën kur në rrjetin social Twitter (që më pas është reflektuar edhe në Facebook) paska shkruar dy iniciale “H,v.”. Siç del edhe nga një foto e publikuar në media, e marrë nga postimi i tij, këto shkronja janë shkruar në pozicionin vertikal dhe jo horizontal, siç edhe do ishte normale.
Gjithsesi, këto dy iniciale, “H,v.”, janë konsideuar nga kryetari statutor i PD, Lulzim Basha, si shenjë nervozizmi e Ramës. Nuk vonoi dhe ai menjëherë iu kundërpërgjigj këtyre dy inicialeve me një postim në Facebook, ku ndërmjet të tjerave shkruate: “Gjuha e rëndë, gjuha e mllefit dhe e urrejtjes që ai përdor rëndom edhe këto javë ndaj opozitës është tashmë një fakt botërisht i njohur dhe komentuar. Fyerjet personale ndaj meje nuk i ka për herë të parë. Nëse ja kuptoja hallin më parë ja kuptoj dhe me shumë nervozizmin tani.”
Pra, Basha, inicialet “H,v.” I ka konsideruar si “…gjuhë të rëndë, mllef dhe urrejtje…” si dhe, “ …shenjë nervozizmi…”.
Nga sa u mor vesh, Basha i ka kuptuar këto dy iniciale sikur Rama ka dashur t’i thotë atij “hajvan”, meqënëse Basha kish reaguar ndaj një iniciative të Ramës për të mbledhur në Tiranë një grup të madh arkitektësh dhe planifikuesish urbanë për një konferencë mbi territorin, të cilën Basha e kish konsideruar si “grabitja e pronave të bregut dhe stimulimi i bizneseve të fshehta që financuan në fushatë”.
Unë s’e kuptoj se përse kryetari i opozitës, Lulzim Basha, inicialet “H,v.” i konsideron fyese, për më tepër, beson se ato duan të thonë “hajvan”. Unë s’po ia heq të drejtën që ai s’e meriton një epitet të tillë, por pse të mos mendojmë se këto iniciale mund të mos kenë kuptim tjetër?
Për shembull: “Hokatar, virtuoz”, “Humor, vendas”, “Hesapi, vjetër”, “Harakiri, vendçe”, “Hajde, vajmedet” “Helm, virus”, “Horizontale, vertikale”, etj. etj.
Megjithatë mund të kenë patur edhe kuptimin e disa të vërtetave që s’kanë të bëjnë me gjuhë urrejtje, si për shembull: “Hollandezi, vjedhës”, “Hollandezi, vendshitës”, “Hollandezi, vrasës”.
Gjithë sa thashë vërtetohet me faktin se dy inicialet e postuara nuk ishin si shkurtesë e ndonjë epiteti, por të ndara më vetë nga presja, çka nuk mund të konsiderohen si një fjalë e vetme “(H)aj(v)an”, por iniciale që formojnë togfjalësh, sipas shembujve të mësipërm.
Unë nuk di të them se çfarë ka patur në mendje të thotë Rama me inicialet “H,v.”, qofshin të shtypura edhe gabimisht. Ato nuk mund t’i vërtetojë kush as se i drejtoheshin pikërisht Lulzim Bashës, por meqënëse ai reagoi dhe i mori ato personale, për më tepër, “mllef dhe urrejtje” karshi tij, them mos e Zot dhe ruaje Ramën se mos bën gabim tjetër herë e shkruan, p.sh., “R,k.”, se pastaj ec e dëgjo Bashën, Berishën & Co, se ku ka për t’i çuar fantazia për interpretimin e tyre…
P.S. Po qe se Lulzim Basha do e kalojë ditën e punës në bashki dhe parti duke zbërthyer se çfarë thonë inicialet që poston kundërshtari i tij politik, ka për t’u bërë më hajvan seç është.
Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, hajvan do të thonë: 3. fig.“Njeri i trashë nga mendja, budalla, gomar. Ç’hajvan qenka!”
Lulezim Basha Hajvan?.. E pamundur.
Hajvani ka kater kembe…..
“Gjithë sa thashë vërtetohet me faktin se dy inicialet e postuara nuk ishin si shkurtesë e ndonjë epiteti, por të ndara më vetë nga presja, çka nuk mund të konsiderohen si një fjalë e vetme “(H)aj(v)an”, por iniciale që formojnë togfjalësh, sipas shembujve të mësipërm”.
po ku mer vesh basha hollandezi nga gjuha shqipe se cdo te thote presja ne mes.
basha thjesht e kupton qe eshte i fyer nga te gjithe shqiptaret se aq vlen,,,,,,,,,dhe me urdher te berishes ka “reaguar”
Po ti shtosh dy kembet e Berishit kater kembe ka ai.
Athere qeka gjymës Hajvoni.
H.V. duhet të jenë (dhe plot të drejtë)HAJDUT – VRASËS. Këto epitete Basha i meriton plotësisht. Ai duhet të dalë para gjyqit për krimet që i ka bërë këtij vendi. Nuk mund dhe duhet të shpëtojë kaq lehtë ky kriminel ordiner.
Qwerty…..sdfgh….kooqqe dhe ….ç,d,v(ja thashe te gjitha, po te doje le ta kuptoje)
H. V.
sipas meje inicialet H. V. do te thone Helli i Vetvetes.
Sipas meje ka dash me thene;Hu i vertete(Hu vicidolli)!
luli esht objekti ku rama do talle carin sa her te doje….
Eshte si puna e te burgosurve qe tregonin barsaleta duke permendur numra. 120-ta dhe shkriheshin se qeshuri. Dhe Basha i di inicialet e tij. Nuk eshte i pari Rama qe i thote H,v. S’mund te jete tjeter njeri. H,v. Vetem Basha eshte. Se rr.k e dine te gjithe qe eshte. Meqenese ka qene edhe ne holande eshte edhe s.q.
Cdo koment per Bashen mund te filloje me: VV per Vrases (vrau 4 qytetare) dhe Vjedhes (vodhi detin). Keshtu, sa here te beje dy gishtat lart,do te lexohet vete kush eshte.
basha e di vete se c eshte, prandaj i shkoi mendja drejt te hajvani. qe nga sot ne gjuhen shqipe H.V ka kuptim ” fjalor te eger ” ose presion.
meqe ra llafi o Rammyyyy H.v
H, … Hochachtungs,
v. … voll
Te shkretet veshgjate edhe kur i pershendet u duket sikur i shan dhe fillojne te pellasin te ekzaltuar.
Ky shkrim furce me shume rendon ate qe autori mundohet ta mbroje.u mesuam me keto gjera bajate dhe mos ta ulin kaq poshte ramen qe me demek nuk eshte izoti per keto gjana.zoti autor rama i ka zet gazetaret dhe mos te genjej mendja ti dalesh perpara sepse te dergon ne ate vende ky ai ka me qejfe te shprehet.
hahhahhahaha fantastike batuta e fundit! “mos e Zot dhe ruaje Ramën se mos bën gabim tjetër herë e shkruan, p.sh., “R,k.”, se pastaj ec e dëgjo Bashën, Berishën & Co, se ku ka për t’i çuar fantazia për interpretimin e tyre…” booh reagimi i tij s’meriton asnje koment, duket si reagim psikopatesh (megjithe respektin qe kam per ata qe jane vertet te vonuar mendor). Nejse shyqyr Zotit (sovranit ne kete rast) s’kemi te bejme me me keta lloj shpellaresh ne krye ? le te bejne gam gam sa te duan, nuk kane me fuqi vendimmarrje!
H-ajde v-iz ka dash me thon se e pyta un
ka gabuar edi pse nuk i ka then drejt GOMAR sepse hajvan quhen te gjitha kafshet
Hale Virtuale
H-a – H-allve, H-ajdut – V-rases,
H-e – V-icidol, H-i – V-erra.
Por Lulzimi e ka gjetur, Hajvan, se e di vehten se ceshte.
une e kam kuptuar h,v si halabak vitrinash.
Q.R
Imagjino sikur te kishte shkruar:o b s i p q.n c t t e s …. Do kishte qene fundi i botes,lufta e II boterore me Lulushin si iniciator,revulucion ne shqiperi i permasave te revolucionit frances.
Koment im nuk qendron mbi dy ferma H,v ,por ne dicituren mbi te cilen eshte vendosur faqja zyrtare . Ofendimi vjen nga diçitura qe perfaqeson nje dërr te stermadh , te pangopur me nje shirrit dëri te stermadh ne formen e rrugeve te “realizuara ” nga Min qe kishte . Ky dërr tutti madh qendron i neneshtruar poshte fotos se Edit .Me tutje sqaroni si te doni .
Eshte veper arti. Normale sipas liderit tuaj plak nga Vicidoli, arti-piktura jane per tu perbuzur
Pjerinit: Or mik i ben gabim llogarite sepse dy duart e Bashes jane baraz me dy kembet e para te gomarit, pra i behen kater kembe . viktor hoti
Doja te thoja: Haklajt, vendetta