Nga Robert Kodra
Siria është një nga qytetërimet më të vjetra të planetit tonë, me ndikim të madh historinë botërore. Mbas dimrit të gjatë arabik edhe në Siri, në pranverën e vitit 2011 u shfaq Pranvera Arabe.
Ka shumë analiza dhe diskutime mbi Pranverën Arabe dhe pasojat që ajo mund të ketë. Dimensioni pothuajse i përbashkët i analistëve të Pranverës Arabe është cilësimi si manifestim spontan i zemërimit publik në botën arabe.
Analiza dhe qëndrime të ndryshme ka edhe për rolin dhe impaktin që organizata ndërkombëtare dhe shtete të ndryshme kanë në zhvillimet e Pranverës Arabe.
Analistë të ndryshëm krahasojnë Pranverën Arabe me kthesën e Europës Lindore, 20 vjet më parë dhe mendimi i përbashkët është se problematika e proceseve demokratike në botën arabe është shumë më e madhe se ajo e Europës Lindore.
Kohët e fundit Siria është në qendër të vëmendjes të opinionit ndërkombëtar, veçanërisht për ashpërsimin e konflikteve midis forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse dhe sidomos për shkelje masive dhe flagrante të të drejtave të njeriut.
Analistë dhe autoritete të ndryshme gjithashtu krahasojnë rastin e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë me një rast të mundshëm në Siri.
Nga ky krahasim vihet re se ka shumë të përbashkëta, ku ndër më kryesoret janë masakrat masive dhe humbjet e jetëve njerëzore që qeveria e një vendi bën ndaj qytetarëve të vet, si dhe integriteti shtetëror sipas të drejtës ndërkombëtare.
Ka debate të shumta rreth të drejtës për të ndërhyrë ushtarakisht në një shtet tjetër, pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit, me qëllim parandalimin e shkeljeve të të drejtave themelore njerëzore. Këto debate dallohen nga një tension midis vlerave të sigurimit të të drejtave bazë njerëzore dhe normave të sovranitetit shtetëror, të cilat konsiderohen si faktorë kryesorë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Të drejtat njerëzore tashmë nuk mund të konsiderohen thjesht si çështje e brendshme e shtetit dhe koncepti i sovranitetit nuk mund të përdoret nga qeveritë për të mbrojtur veten nga përgjegjësia për shkelje të mëdha të të drejtave humane.
Ndërhyrja ushtarake, që kryhet pa pëlqimin e qeverisë përkatëse, mund të motivohet me genocidin, masakrat masive, ose humbjet e jetës. Ndërhyrja ushtarake pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara shkel ligjin ndërkombëtar, i cili është i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shteteve. Në këtë aspekt ndërhyrjet ushtarake humanitare duhet të kryhen në situata eksterme, që përfshijnë vrasje masive.
Studiues të ndryshëm mendojnë se ndërhyrja ushtarake nga një shtet ose grup shtetesh, pa autorizimin e KS, është e paligjshme. Këta studiues gjithashtu nuk mohojnë nevojën e ndryshimit të legjislacionit ndërkombëtar në këtë fushë. Zakonisht ndryshime të tilla bëhen evidente në momente të veçanta historike, ku ngjarje të caktuara kërkojnë domosdoshmërinë e diskutimeve dhe ndryshimeve të legjislacionit ndërkombëtar.
Një rast thelbësor i tillë është ndërhyrja e NATO-s në Kosovë. Në raste të tilla është e nevojshme arritja e konsensusit nga komuniteti ndërkombëtar, jo vetëm për shkeljet e të drejtave të njeriut, por edhe për forcat, kohën, vendin dhe mënyrën e ndërhyrjes ushtarake, me qëllim ndalimin e këtyre shkeljeve. Në rastin e Kosovës, si çështja më e debatueshme e këtij diskutimi, u ngrit një Komision i Pavarur Ndërkombëtar, i cili konkludoi se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte legjitime, por jo ligjore.
Komisioni theksoi se ndërhyrja e NATO-s ishte jo ligjore sepse NATO nuk mori më parë autorizimin e Këshillit të Sigurimit, por ishte legjitime me argumentin e shterimit të të gjitha mjeteve diplomatike, si dhe se rezultoi në çlirimin e pjesës më të madhe të popullsisë së Kosovës nga shtypja serbe.
Një çështje tjetër, shumë e debatueshme, në kuadrin e ndërhyrjeve të armatosura, është përcaktimi i organizmit që ka të drejtën e vendimit për fillimin e saj.
Disa autorë argumentojnë se vendime të tilla duhet të ndërmerren nga një grup shtetesh dhe jo nga një fuqi e vetme.
Disa të tjerë argumentojnë se vendime të tilla duhet të merren nga organizata rajonale, të interesuara për zgjidhjen e krizës. Kjo e fundit, jo vetëm bie ndesh me kartën e KS, sipas së cilës veprimet e dhunshme duhet të shoqërohen me autorizimin e KS, por edhe ka vështirësi praktike, pasi shumica e rajoneve nuk kanë aftësitë për zhvillimin me sukses të operacioneve paqeruajtëse.
Autorë të tjerë argumentojnë se ndërhyrja humanitare duhet drejtuar nga shtete, të cilat nuk kanë interesa politike dhe ekonomike. Sidoqoftë, pranimi i idesë së ndërhyrjes ushtarake thjesht për qëllime humanitare është ideale. Shtetet për të ndërhyrë, normalisht kanë motive të tjera, përveç humanizmit, qoftë ky motiv edhe për pengimin e kalimit të refugjatëve në kufirin e shtetit ku bëhet ndërhyrja.
Bler, në lidhje me vendimin për të ndërhyrë në Kosovë, shtroi pesë çështje: Bindja e shteteve që do të ndërhyjnë; Konsumimi i të gjitha mjeteve diplomatike; Kujdesi në zhvillimin e operacioneve të tilla ushtarake; Përgatitja për t’u përballur me një krizë afatgjatë; Implikimet në interesat kombëtarë.
Në lidhje me doktrinën e Bler janë ngritur disa pyetje, si p.sh.: Kush është komuniteti ndërkombëtar? (OKB – ja, shtetet e KS, apo disa shtete perëndimore?). Cilat vlera mbrohen? Kush vendos se cila palë është “e mirë” dhe cila “e keqe” në konflikt?
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, në vitin 1999, kur u pozicionua pro ndërhyrjes, ngriti pyetjen: ”Në qoftë se ndërhyrja është vërtetë sulm i papranueshëm ndaj sovranitetit, si duhet t’i përgjigjemi Ruandës, Serbrenicës dhe dhunimeve të mëdha e sistematike të të drejtave njerëzore, të cilat ofendojnë çdo udhëzim të sjelljes sonë të përbashkët njerëzore? Nga njëra anë, a është i ligjshëm përdorimi i forcës, pa mandat të Kombeve të Bashkuara? Nga ana tjetër, a është i lejueshëm pranimi i shkeljeve të mëdha të të drejtave njerëzore, me pasoja të rënda dhe në mënyrë të pakontrolluar?”
Sipas të drejtës ndërkombëtare, shteti ka të drejtën e ushtrimit të juridiksionit total brenda kufijve të tij territorialë. Shtetet e tjera kanë detyrimin për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit sovran. Por, a ka vullnetin komuniteti ndërkombëtar të autorizojë një ose disa shtete të përdorin forcë kundër një shteti që nuk respekton të drejtat e shtetasve të tij? Ende nuk ekziston një marrëveshje në komunitetin ndërkombëtar për zhvillimin dhe formalizimin e kritereve për ndërhyrje ushtarake humanitare, megjithëse pranohet mundësia e caktimit të kritereve të tilla. Përdorimi i forcës për të ndaluar shkeljet masive të të drejtave të njeriut është një çështje e kontestuar në shumë nivele. Është e vështirë arritja e një konsensusi ndërkombëtar, madje edhe mes shteteve të NATO-s, për të mbështetur këtë ide.
Në rastin e Kosovës, Rusia dhe Kina kritikuan hapur faktin që NATO veproi pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit. Në mungesë të autorizimit nga ana e Këshillit të Sigurimit, NATO nuk kishte të drejtë të përdorte forcën, sepse anëtarët e kësaj organizate individualisht ose kolektivisht kanë të drejtë për vetëmbrojtje kur përballen me sulme të armatosura nga shtete të tjera, (Artikulli 5).
Në rastin e Sirisë, duket se dilemat e pazgjidhura për të drejtën ndërkombëtare janë më të thjeshta se në rastin e Kosovës. Ekzistojnë fakte të pakundërshtueshme të vrasjeve masive dhe përdorimit të armëve kimike, të konfirmuara nga mediat, organizata humanitare etj. Rregjimit të Assad i duhet kohë të fshehë faktet, ose të krijojë alibinë se armët kimike janë përdorur nga forcat rrebele. Në këto kushte ndërhyrja ushtarake është plotësisht legjitime dhe e motivuar.
Qëllimi i ndërhyrjes ushtarake është mbështetja e qëllimeve politike të komunitetit ndërkombëtar, ndalimi i dhunës, katastrofave humanitare dhe arritja e paqes.
Koha se kur mund të fillojë ndërhyrja – ASAP, sa më shpejt të jetë e mundur. Rasti i ndërhyrjes në Kosovë dhe sidomos rasti i ndërhyrjes në Bosnjë tregoi se sa më vonë të ndërhyhet, aq më të mëdha do të jenë humjet e jetëve njerëzore. Çdo minutë vonesë mund të shkaktojë humbje të pallogaritshme jetësh.
Kush do të ndërhyjë ushtarakisht? Normalisht NATO. Ashtu si edhe në rastin e Kosovës, në krye të kësaj vendimmarrjeje të rëndësishme është SHBA, Britaniar edhe Turqia, jo vetëm politikisht, por edhe ushtarakisht. Natyrisht nuk është një vendimmarje e lehtë, pasi kërkon të peshohet mire, në aspektin ndërkombëtar dhe në atë shtetëror. Kjo vendimmarrje kërkon jo vetëm kolegjialitetin e nevojshëm ndërkombëtar, por edhe miratim nga opinion publik i vendeve pjesëmarrëse në operacion ushtarak. Udhëheqësit e këtyre vendeve, si Obama dhe Cameron do të përballen para shtetasve të vet për pasojat e shumta të kësaj ndërhyrjeje, e cila mund të jetë afatgjatë.
Si do të ndërhyhet? Është një pyetje që përmban shumë kuriozitet dhe lajm, por gjithsesi u takon strategëve dhe ata e kanë treguar veten se dinë të ndërhyjnë, nga ajri, deti apo toka në mënyrën më të suksesshme dhe më me pak humbje të mundshme.
Duke iu referuar shëmbullit të Kosovës, dëshiroj të përmend vetëm një aspekt të trajnimit në NATO, atë të mësimeve të nxjerra, ose i si thonë ata Lessons Learned. Në një trajnim të tillë në Norfolk, disa vite më parë, me përfaqësues të NATO-s dhe të organizuar nga pala amerikane, analizoheshin gjithë situatat e ndodhura në konfliktin kosovar. Trajnimi konsistonte në atë që, si u zhvilluan realisht operacionet ushtarake në Kosovë, çfarë duhej të bëhej më mirë dhe si duhet bërë më mirë në të ardhmen. Për t’u përmendur është se kryesisht ushtarakët amerikanë dhe ata britanikë i luanin në majë të gishtave këto situata.
E rëndësishme është ndjekja e këtyre ngjarjeve nga njerëzit tanë të fushës së sigurisë. Mbase këtyre njerëzve nuk do t’u bjerë kurrë rasti të planëzojnë dhe zhvillojnë operacione të tilla në vendin tonë, por mund t’u jepet rasti të gjenden në shumë vende të tjera të botës, duke bashkëpunuar në misione të tilla të vështira.
Pashe nje Video ku nje mjekerosh i zhveshur i cili ishte vetem ne brek i shterut ne shterat gjaja se ishte i helmuhar.Po une mendoja se ai sishte i helmuar nga gas helmus kimike,po ai ishte helmuar nga “VIAGERAT” Ja arsyja pse une mendoja te kunderten?Ai i shteruate ne shterate,”penisi ju kishte cua”.Kta mjekeroshate jane ne gjendje ter familjen ta kurbanizojne per pushtet e pastaj na vjene terori te stilit “ALLKAID”.
edhe une pashe nje a.leshi qe nuk dinte te shkruante dhe linte komente
O Lesho, po shko meso njehere shqip o te rente leshi. Po e keni bastarduar gjuhen tone e keni bere si bytha e ariut mor’ burre, s’ka komentues ketu qe nuk e bastardon gjuhen. Po e kemi gjuhen e bukur more njerez, ckeni qe e bastardoni. Nuk dini te shkruani shqip? Po bejini nje nder gjuhes shqipe, mos shkruani deri sa ta mesoni.
Evropa dhe SHBa üo bejn ekrime te medha ne Siri duke perdorur bandat e fondamentalisteve me preteks sejaneper demkraci, mjekroshat e alqaedas. E gjitha behet per te marre fushat e naftes dhe tubat e naftes dhe te gazit we kalojne neper siri. Ta krahasosh me kosoven me duket e pa baze sepse UCK nuk ishte ushtei terroriste dhe sepseserbet ishin kunder etnise shqiptare. Mbas Siriae dosumohet Jemeni
Nuk e lexova artikullin se ishte i gjate,por e mar me mend thelbin ,ja skenari :Nato do sulmoje me avione, mundesisht kopshte e shkolla ,te vrasi me mijra femije,dhe pastaj propoganda do filloje punen e saj dhe do thote, qe keta i ka vrare Asadi,do e kapin Asadin ,do e vrasin ,do vendosin gjasme demokracine ,dhe myslimanet e sektave te ndryshme do hedhin ne ere njeri tjetrin per dhjetra vite, do percahen qe te shtypen lehte dhe do shfrytezojne ato pasuri qe ka toka e tyre dhe une nga kanapeja ,do shoh ne TV, vrasjet qe do ndodhin cdo dite ne vendet arabe dhe do them ,uuuuu sa gjynah si ja hoqi koken ,si ja shkuli zemren pssssssssss me vjen keq se shumica e atyre qe banojne ne shqiperine e sotme kane lidhje shpirterore dhe gjenetike me keto vende.
Kete po mendoja dhe une o shoku Lavorum Karricum.
gjithshka eshte ne funksion te shtrirjes se hegjemonise se sh.b.a se keta te tjeret jane langoj. per aresyen e garantimit te se ardhmes energjitike dhe ekonomike te sh.b.a nepermjet luftes jane fabrikuar dhe do fabrikohen prova, si dje ne bosnje ashtu edhe sot ne siri. ky perbindesh me shume koke dhe me nje goje tashme nuk perfill askend dhe ne emer te alibise demokraci vret naten e te qan diten. djallit me mire se ti rrish perballe i rri ne krah prandaj ne jemi ne nato.
Autori ose eshte inocent ose nuk merr vesh fare sec behet.
Kjo lufte nuk ka te beje aspak me demokracine, por cdo gje ka te beje me para dhe pushtet (money and power).
Ku di gjo ti or pall per lidje te shqiptarve.
Une jam qe te kete nderhyrje ushtarake ne Siri. Jo nje nderhyrje me ushtri, vetem bombardime e mundesisht duke vrare Bashar Al Asad. Njerzit nuk duhet te mendojne se gjerat zgjidhen menjehere, pasi diktaturat lene nje mori pa fund problemesh. Po kur lexoj kometet them se muslimet duhen lene te hahen mish me njeri tjetrin.
SHBA pushtoj gjithe Europen dhe Japonine ne luften e dyte Boterore. SHBA shpetoj Korene e Jugut nga komunistet por nuk arriti te shpetonte Vietnamin e Jugut. Nuk eshte nevoja t’ja kujtoj komentuesve se çfare ndodhi me Europen, Japonine e Korene e Jugut.
SHBA çliroj edhe Irakun nga Sadam Husein, çliroj edhe Kosoven e Bosnjen, çliroj edhe Afganistanin nga Talebanet. Ne te gjitha keto vende rezultatet e pritura nuk shikohen. Si eshte e mundur qe nderhyrja e SHBA ne luften e dyte boterore e me pas kishte rezultuar shume pozitive? Perse nuk ka sukses ne keto vende? A thua sepse jane vende muslimane e demokracia eshte e paaplikueshme ne keto vende?
A Leshi
Po dashke me u cu ke doktor Saliu lale me te mesu me shkrujt, po ti je nderi i tropojes mor Lesha na I dhive rracen fare.
Ata qe nuk dine te shkruajne shqip, moderatori te mos e lejoje komentin
Sa te “mencur” qe jeni, ja “kaloni” Amerikes, Anglise, OKB-se, njesoj si Enveri ne kohen e tij, bashke me ata qe mbaronin shkollen e partise. Na “hapet” syte, “rrofshi”, na kenaqet. Po ta keni ju ne dore per 24 ore behet Shqiperia.