All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Disa pyetje paszgjedhore

26 Gusht 2013, 21:03Blog TEMA
All - Paragraf - 1

Mihallaq Qilleri


Zhvillimet e vrullshme të korrik-gushtit, pas zgjedhjeve të këtij viti i kanë bërë njerëzit të harrojnë paroditë e përditshme të fushatës elektorale. Të gjithë mbajmë mend kur nuk kishte ditë që ish-kryeminsitri Berisha të mos inaguronte një rrugë. Dhe gjatesitë e rrugëve nuk besoj se ishin të njejta. Pra, ato të kishin nisur së hapuri, përshembull, së paku me 1 janar 2013 e të përfundonin njera pas tjetrës të gjitha në ditët e qershorit. Nuk besoj gjithashtu se gjerësia e tyre, reilevi ku kalonin, formacionet gjeologjike që përshkonin ishin të njejta. Sepse vetëm në këtë mënyrë ato mund të inaguroheshin të gjitha afërsisht në të njejtën kohë..
Pyetja është e thjeshtë..Këto dy muaj të pas 23 qershorit, nuk ka përfunduar asnjë rrugë? Nuk ka nisur asnjë e re? Nuk ka pasur tendera këto muaj? Po tenderat e më parshëm nuk vijojnë?
Ngjan sikur Shqipëria ka pushuar së punuari pas 23 qershorit. Sikur vendi nuk po merr frymë. Nuk prodhon asgjë. Vetëm domate e ndonje fik gushti. Dhe qytetarët blejnë qofte e domate nëpër plazhe.. Qeveria në ikje nuk na thotë asgjë për punët. Mos vallë gërshëret e inagurimeve janë thyer, apo hedhur gjëkundi ? Qeverisë së re të Edi Ramës nuk i lejohet të zhvilloj tendera deri në konstituimin e saj. Edhe ndonje mbledhje në Vlorë quhet antikushtetuese. Qeveria e vjeter mblidhet vetëm sa për të folur Berisha. Të gjithë pushojnë në Shqipëri? Të gjithë janë në plazhe? Nuk hidhet asnjë lopatë dhe gjëkundi, nuk gatuhet asnjë metërkub beton? Ku i marrin rrogat qindra punëtorë të punëve botore, – siç quheshin ata të rrugëve në kohën e Zogut?
Një miku im që kishte vendosur të pushonte në Pogradec, më tregonte për pisllëkun prej pluhuri dhe gropat e rrugës Lin- Pogradec, e lënë në mëshirë të fatit nga kryefinacieri Bode.
Por interesante është të dihet se ku gjëndet tribuna, ose foltorja që Sali Berisha e merrte me vete kur inaguronte copa rrugësh të pambaruara? Sepse pa foltore nuk mund të inagurohej asgjë. As pa dekorin “ NE JEMI NDRYSHIMI. PËRPARA! Në ç’depo të errët është hedhur ky dekor? Nuk mund t’u fliste njerëzve ky udhëheqës i partisë dhe i shtetit, xhanëm,  duke qëndruar në këmbë dhjetë minuta në mes të rrugës? Pastaj dëgjuesit e tij tundnin vetëm flamuj të PD, e ndonjë amerikan.. Pse vetëm me paratë e PD ishin ndërtuar ato rrugë? Nuk kishin paguar taksa socialistet, ballistet, komunistet, çamët, minoritarët, arixhinjtë a ekologjistët?
Po ishte qeveria e PD, do të thotë dikush..Po, por populli quhet popull shqiptar..
Problemi është te rrugët..Problemi është se asnjë centimetër rrugë nuk po inagurohet. Asnjë hidrocentral..Asnjë shkollë, ndonëse jemi në praj të vitit të ri shkollor.
Mos vallë u shembën edhe rrugët e nisura, siç u shemb qeveria e PD?

All - ArticleEnd - 1

8 komente në “Disa pyetje paszgjedhore”

  1. fl says:

    Ne jemi pallariu! 24 ore uje, drita, rruge. Perpara! Perpara!

  2. Rexhin says:

    Ah more zoteri ja ketu gjen folene injoranca tek njerez te tille tek militante te irrituar qe thone dhe sot e kesaj dite qe Berisha beri rruget,e nderkoh nuk gjen nje rruge te perfundur ne gjith shqperine

  3. sali kukuthi says:

    po cfare te inaguroni ju ne kemi ndertuare edhe per 100 vjet

    1. Lirim says:

      Ah, ah more shokeni, ah more shoku Qilleri, sa mobilizim na duhet tani… Te ngreme popullin ne kembe, rinine, organizaten e veteraneve, grate, punetoret e fshataret, e te shuajme faren e keqe rrreaksionare, bejleret e agallaret.

  4. Maja e Hekurave says:

    Sa pune ka humori per te treguar kete kohe debilesh demokrate me nje kryeshpellar ne krye qe si mjeket e komedive te Molierit të madh;vuri njolla turpi dhe beri krime gjaku neper gjithe vendin!Vetem me foltoren qe merrte me vete dhe antiplumbat veshur ky surrat shtrember e pisanjos në gene do bëjë të qesh dhe te dridhet cdo shqiptar i ardhshem i kesaj toke!Shpetoi Shqiperia nga kjo ndyresire dhe tani duhet pastruar edhe gjirizi qe ka lene ende hapur!….

  5. Banija01 says:

    Mihallaq….

    Me mire te kishe shkruar nje fragment te vogel nga “margaritaret blu” se more mundimin dhe shkruajte ca gjepora.

    Nje etyd nga Narta do kishte dale me i mire.

  6. timo says:

    Mor po vërtet, si nuk po inaguron më rrugë Saliu? Apo tashti ka periudhën e vjeljeve të parave. Nuk ka kohë të inagurojë rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14