Shpesh, ne, shqiptarët, e përfytyrojmë luftën e klasave si veprime të ndërmarra nga punëtorët dhe fshatarët për interesat e tyre. Por, nuk vëmë re se, është po aq e rëndësishme (në epokën e demokracisë, më e rëndësishmja) lufta e klasës e organizuar dhe drejtuar nga lart – nga kasta e të zgjedhurve dhe nga administrata shtetërore.
Veshja me koracë hekuri nga qeveria Berisha e politikave neo-liberale, duke filluar nga shkurtimet masive të vendeve të punës dhe deri te transferimet e pasurisë shtetërore vetëm në disa duar, u konceptua enkas për të rritur në kurriz të punës pushtetin dhe pasuritë e një grupi të vogël individësh. Këtyre u shtohet përparësia që iu dha sektorëve të ndryshëm ku shumëfishohet kapitali i oborrit qeveritar. Pasoja e gjithë këtyre është shteti ynë i dobët dhe i njëanshëm. Më konkretisht? Një milion të papunët; 146 milion dollarë të munguar në bilancin e të ardhurave nga tatimet; 131 milion dollarët të tjerë mangët nga doganat etj.
Lufta e klasës nga lart, për tetë vite radhazi, u zhvillua edhe në banka, fondacione, OJF, agjencitë kombëtare, gjykatat. Vendimet strategjike për energji elektrike, naftë, minerale, pyje, komunikim, shëndetësi u morën atje, atje ku vendimmarrësit janë gjithashtu të kapur poshtë barkut nga klasa në pushtet.
Lufta e klasës nga lart, për tetë vite, përqendroi pasurinë në “një dorë”, duke rritur taksat regresive mbi punëtorët; duke reduktuar taksat mbi bizneset e oborrit; duke zbatuar ligjet dhe rregullat në mënyrë selektive, duke zbatuar tarifa mbi biznesin e ndershëm, ndihmat sociale, barnat, pensionet etj. Krahas përqendrimit, lufta e klasës nga lart maksimizoi fuqinë e kapitalit të oborrit, nëpërmjet manipulimit të legjislacionit në fuqi me V.K.M- të, përçarjes dhe blerjes së sindikatave të punës, silurimit të grevave të minatorëve trima të Bulqizës, deri mosnjohjen nga gjyqësori të kontratave të punës. Me pak fjalë lufta, lufta e klasës nga lart synoi, më së pari dhe vazhdimisht, akaparimin e sferës ekonomike.
Ashpërsia e luftës së klasës nga lart farkëtoi arbitraritetin dhe papërgjegjshmërinë institucionale të administratës shtetërore. Tipik është rasti i Ministrisë së Jashtme që ”bisedoi” dhe nënshkroi një akt marrëzie kombëtare – cedimin e shelfit kontinental jugperëndimor shqiptar me 300 km2. Fakti që lufta e klasës nga lart guxoi të gjakosë me katër vrasje protestën e opozitës më 21 janar 2011, vjen kryesisht për shkakun se S. Berisha kontrolloi dhunshëm vendimmarrjen e institucioneve me të cilat impononte politikat e kësaj lufte.
Vitet e fundit, lufta e klasës nga lart u bë më e dukshme, edhe në sytë e botës, sepse ajo u dendësua dhe thellua. Në kontekstin financiar, ajo përfshiu biznesin dhe popullin, për të shpëtuar kapitalin e oborrit, duke varfëruar punën në shkallë kombëtare.
Lufta e klasës nga lart, pas dështimit bujëmadh në 23 qershor 2013, e paepur në misionin e vet të mbrapsht, është e angazhuar në dhunë verbale proletare: “Qytetare dhe qytetarë, Rama beson, njëlloj si etërit e tij, se ai është votuar për të dalë mbi ligjin, gjykatat, Kushtetutën, për të qenë vet Blloku! Ky është revansh, rrezik real për ju, shtëpitë dhe pronat tuaja të ligjshme. Ne duhet të jemi gati” – shprehet Berisha në Fb.
Lufta e klasës nga lart, ndryshe pushteti pa asnjë cak i S. Berishës, ishte forca që përmbysi historinë e 22 marsit 1992.
Deri kur do vazhdojme me keto lotime, ngasherima dhe psheretima …
Nuk eshte lufte klasash te shesesh detin,te vrases protestues me duar ne xhepa ,te djegesh njerez te gjalle si ne 15 mars 2008.
Keto jane veprime terroriste extreme qe as litari apo plumbi nuk i lan.
Numeroni sa shume analiste, intelektuale,gazetare,qytetare te thjeshte,emigrante shkruajne kunder nje mobsteri ?
Jane pikerisht keto veprime te vakta te Nashobakalleve , duke shkruar prapa kompjuterave kur filoserbi berishe e ka shitur dhe shkaterruar ate vend perfundimisht.Kujt i duhen keto shkrime qe po i ndegjojme mijra here?????????????
Berisha permbyset kur te shkoje ne burg,ne varr apo ti sigurojne egzil sherbimet sekrete qe e prune ne 1992 ose te egzekutohet ne menyre shembellore.
Keshtu tha edhe KONICA: ” E per ke te shkruaj?”
Qetesoni shpirtrat e trazuara dhe te revoltuar shqiptare,dergoni Sali Berishen dhe e skorten e tij hajdute atje ku e ka vendin :ne burg per krime kunder pasurise kombetare dhe vjedhje te ekonomise.
I Nderuar VF.Edhe pse kini shkruar pak rreshta,ju i nderuar duket sikur keni mbajtur leksione me ore te tera per te gjitha shtresat e popullsise qe te shkunden,te fshijne syte nga mjergulla e ketyre 22 viteve tranzicion dhe ti shohin gjerat me qetesi duke lene llogoret politike qe kemi kapur sejciliUne ju falenderoj personalisht.
Nasho te pershendes per artikullin . Po te pergjigjem shkurt : Eshte folur shume per luften e klasave dikur.
Kjo eshte nje teme qe eshte rrahur me shume te drejte keto 23 vjet , qe nuk do ta percaktoja kurre si 23 vjet
”demokraci,, po nje perzjere te diktatures gjoja me kahje djathtiste me bajraktarizmin primitiv tribalist e
krahinor, pa rene une personalisht ne lokalizmin percares qe ka sunduar keto 23 vjet te klikes berishiane.
Por realisht nuk e kam ketu fjalen ,por gjetke.:
Dikur lufta e klasave kishte pak a shume kete raport 10-15 perqind qe perbenin ”klasen e permbysur,, ose
sic thuhej ne ate kohe te ”deklasuarit,, . Ndersa keto 23 vjet raporti i luftes se klasave ka qene invers, dmth.
85 perqind e popullsise u denua , u debua, u la pa pune ,me nje mizerabel pensioni, iu grabit ne nje mijr forma
e menyra prona e trasheguar dhe e blere me ”qese ”me flori nga gjysherit e stergjysherit .Kjo prone u rrembye
me kallashnikov.
Ju keni dhe ca shifra Nasho ,ndersa une po shtoj edhe disa te tjera : 600 mije pensioniste marrin nje rroge
mizerabel, mezatarisht 130 mije leke te vjetra qe nuk mjaftojne as per buke thate. Sipas shifrave zyrtare
vetem ne Greqi ka rreth 900 mije shqiptare qe greku i trajton si skllever ne shek 21 . Edhe ne Itali,Gjermani,
France,Angli,etj. shqiptaret trajtohen si race inferiore dhe bejne ato pune qe vendalit e ketyre shteteve i perbu-
zin. Ne Shqiperi vetem nje grusht njerezish te rrethit te diktatorit e kriminelit Berisha jane pasuruar ne menyre
marramendese,pushtetaret ,me ne krye ”padrinon ,, bejne nje jete prrallore qe as qe mund te krahasohen me
ata qe jane quajtur ”bllokmen,,. Krahasimi do te ishte si nata me diten ! Babezitja per pushtet e pasuri i push-
tetareve te sotem nuk ka limit. Lufta e klasave deri me sot nuk eshte pare kurre ne histone e popullit shqiptar !!
Dhente zoti qe me qeverine e zotit Rama te varroset nje here e pergjithemone modeli i luftes se klasave beri-shiane, por kjo nuk do te thote aspak qe kriminelet e 97-tes, Gerdecit, 21 Janarit, deti, vrasjet misterioze te dhjetra personale kundershtare te regjimit te mos japin llogari per krimet qe kane bere .PERKUNRAZI !!!
@ali,
Te pershendes! Logjika juaj ne analizen qe i beni kesaj monstre, qe nuk po i ndahet ketij vendi “lufta e klasave” shoqeruar edhe me shifra eshte me shume se bindese.
Por une desha te theksoj, se kjo lufte ka ne thelb eliminimin e njerezve qe i kuptojne demagogjite e sistemeve dhe difektet me brire te qeverisjeve, pra qe duan nje drejtesi sociale dhe nuk mitizojne TIRANET.
Po ta shohesh me kujdes, familjet e persekutuara, qysh ne periudhen e Ahmet Zogut vijuan te persekutoheshin nga Enver Hoxha, pastaj edhe ne kete periudhe 23 vjeçare, por me metoda te kamufluara…
Madje keto metodat e 23 vjeteve jane te tmerrshme sepse nuk mund ti tregosh hapur, sepse jane te ndertuara te tilla, qe te mos kesh fakte. Sigurisht, qe nuk te vrasin me plumb, por te shkaterrojne jeten, te qepen aq gjate, sa ti te dorezohesh fare….ose nese do te fillosh te flasesh, ata te tregojne me gisht “si te marre” ose si njeri konfliktual, qe kudo qe shkon e me kedo qe punon ti nuk gjen karar. Sepse ata te qepin nga pas se s’ben nje person(madje shume prane dhe ta bejne si te besueshem)dhe kur te del edhe ky tradhetar?! atehere patjeter do etiketohesh si njeri qe ke problem me veten.
Kjo ka qene “ngjyra” e luftes se klasave deri tani qe po shkruaj. Madje ata perpiqen te te provokojne, qe te besh ndonje veprim me preçedent penal, ne menyre qe te te arrestojne apo te te erresojne figuren.
Problemi i madh eshte: Kjo strukture, qe perdoret nga politika, gjen lehtesisht pafundesisht njerez tradhtare, duke filluat nga shoket e tu te feminise, apo persona qe dikur i ke pasur “te besuar” apo shume te dashur per ty!!! Kjo eshte shkaterruese, jo ajo qe te bejne si largimi nga puna, futja ne graca te familjareve me qellim burgosjen e tyre, apo ty personalisht (shantazh). Keto mua as qe me bejne pershtypje, ajo qe “me shkaterron” eshte: SI ESHTE E MUNDUR QE SOT NE SHQIPERI TE TRADHETOHESH NGA KUSHDO???
Ky eshte suksesi i politiks 23 vjeçare???
Dhe per kete struktura e SHISH duhet shbere totalisht dhe te nbahet nje zyre e vogel…sepse eshte shume e fryre dhe me bashkepunetore te paimagjinueshem.
Te larguarit nga puna ne shumice kane bashkepunuar sepse merrnin atje nje pagese..por jo vetem, backgroundi i drejtuesit te struktures ishte i majte dhe lufta dihej ku perqendrohej…shto edhe larosjen e pushtetit te 4 vjeteve te fundit dhe nuk ka nevoje per fjale…
Sot populli yne, nga me injoranti deri tek ata qe kapardisen neper studio e ata qe hiqen si heronj e kane gojen te shthurur e thashethemexhojne ne menyre te frikshme. Qellimi eshte: te kene nje karrige apo perfitime.
Kjo duhet te ndalet, sepse thashethemet prodhohen tek zyra e SHISH me porosine e Politikes dhe arrijne te bindin dike se dikush i ka bere keq, ose e ka penguar…edhe ka funksionuar sepse ata te gjejne bashkeshortin/ten sigurisht pasi i kane binduar me pare..
Si ka mundesi qe kur Edi Rama u emerua Minister i Kultures, me pare filluan shpifjet per te se ai te fillonte nga puna?! Dhe shpifjet vinin nga vete militantet e PS, dhe s’kam pse te mos dyshoj se ka qene me porosi….
Te uroj shendet dhe sukses ne punen tuaj
Kur do vije ajo dite qe te gjithe e duam?
Po kush e ka ne dore kete gje?
Po sa deshira kane ta bejne kete?
Po sa fuqi kane ta bejne kete?
Po a do e lene rehat Shqiperine fuqite e medha dhe fqinjet barbare qe kane future mire thonjte e tyre ne trupin e Shqiperise deri ne institucionet me te larta?
Kush valle mund ti jape pergjigje ketyre pyetjeve?
KUSH?
Respekt per te gjithe shkruesit. Analiza dhe fakte bindese, megjithese te dhimbshme.
Lulo te pershendes! Une i kam te jetuara ne shpinen time qysh kur kam lindur deri tani qe jam rreth te 50 tave.te them te drejten lufta e klasave ne Diktature eshte me lehtesuese per familjen e apo personin-viktime, sepse dihet nga te gjithe, dhe njeriu rri ne ate guacken protetive, madje problemet i kishe me strukturat ligjore, jo me shefin, kolegun, profesorin etj.
por kjo qe ndodh ne keto 23 vjrt ishte diçka si monster..
Ne menduam se tani mbaroi ajo gjeme dhe u afruam me njerezit, por nuk ishte ashtu.
Politika zgjatim i komunizmit kishte qellim kryesor mbajtjen e pushteit dhe dihet se pushteti mbahet duke shkaterruar njerezit atdhedashes, punetor dhe serioz. Psh, une pelqej ti fitoj vete te mirat materiale sepse ashtu me shijon, ndersa dores se korrupsioni te shtrire drej meje nuk i jam pergjigjur. Thjesht e kam ne gjak. Njeriu o e ben o s’e ben nje gje. Po ne kete sistem ti trajtohesh si armik dhe shkaterrohesh sa te jesh i gjalle madje deri tek femija ne fakultet, i ulin noten qellimisht sepse nuk paguan para per ket, por do ta fitoje vete, qe te kete emocione pozitive.
Me nje fjale po ishe nje njeri serioz ky sistem te nxjerr jashte, e s’hyn me , madje te vjen edhe kercenim per jeten. edhe nes e ndan kete shqetesim me nje mik ai te degjon dhe ne fund te thote: Ruaju, Ruaj familjen..dhe nuk te thote mos u tremb nga keta horra se do t’i kene ditet e numeruara, sepse ai vete eshte brenda sistemit.
ja kjo eshte.
Z. Nasho Bakalli!
Ky njeri qe keni ne nxjerre ne foto, as ka qene ndonjehere demokrat dhe as do te jete ndonjehere, sa te jete gjalle. E vetmja gje qe perfaqeson ky njeri, eshte pabesia, dhe pastaj vine me radhe te tjerat: tradhetia ndaj parimeve te demokracise, te shtetit, tradhetia ndaj deshirave dhe atyre enderrave te shqiptareve ne fillimet e ’90; demagogjia, genjeshtrat, mashtrimi, dhuna dhe vrasjet. Erdhi, ne fakt e sollen, e hodhen me “parashute” (si ata diversantet qe jemi mesuar te degjojme dhe te lexojme), me misionin qe te kapte (uzurponte) drejtimin e PD, qe e beri shume mire dhe vazhdon ta beje edhe tani, dhe te kapte kreyn e shtetit shqiptar, qe edhe kete e beri shume mire. Pra, ky nuk u vu qe te punonte per Shqiperine, per shqiptaret dhe per demokracine ne Shqiperi, por t’i minonte, t’i shkaterronte, sepse keshtu ia kerkojne ata qe e vune. Nese has pengesa rruges nga njerezit e tij apo nga te opozites, ky njeri i vret (a doni t’i themi emrat e atyre qe ka vrare qe ne Prill, 1991 e deri me sot?), dhe te vret edhe sot, megjithese ka shpallur publikisht se nuk eshte as kryeminister dhe as kryetar i PD. Te vret me Kulicajt, me Brecanet, me Nokajt, dhe me bandat e tjera qe jane pergatitur gjate ketyre 20 vjeteve. Ky njeri eshte antishqiptari me i rrezikshem qe ka patur ndonjehere Shqiperia gjate ketyre 100 vjeteve! A ka shpetuar Shqiperia dhe shqiptaret nga ky njeri? Jo, ende jo!
Alban, me vjen keq por ky njeri eshte si dy pika Uji me ate njeriun ne Austri. E vrara me plumb nuk eshte gje, keta te shkaterrojne, dhe nuk te lene ne harrese per asnje cast. Ku ma gjen plumbin se te merr e te shpeton nga kjo bote e piset
Pa me thuaj kush ishte ne krye te listes se njerezve qe “varne Ardian Klosin”? thuhet se Fatos Nano.
Alban Edi Rama duhet t’i prese rrugen kesaj perndjekjeje, por te demokratizajo partine edhe vendin. Nuk ka asgje te keqe nese dikush te kritikon, nje kryeminister me mend duhet ti thote: faleminderit per kritiken dhe tia shpjegoje veshtiresite dhe si do ta permiresoje dhe cfare kerkon nga populli apo grup ete tjera qe kjo kritike te mos perseritet.
Demokrat i vertete eshte ai qe me vepra e jo me fjale punon me njerez qe kane goje, pra qe kundershtojne nje mendim me argumente. Pra te ruash eluilibrat ne demokraci duke punuar me njerez qe mendojne ndryshe, kjo eshte qe te ben te lavdishem pas vdekjes, se ne e kerkofsh si Fatosi e Saliu para vdekjes, te duhet te vetvritesh…