Fatura shumë e rëndë e qeverisë në ikje

28 Gusht 2013, 18:28Blog TEMA

Nga Skënder Demaliaj

 

Qeveria në ikje e Berishës do të mbahet mend si qeveri e dëshitmit, e rrënimit ekonomik, si qeveri e varfërimit të shqiptarëve, si qeveri që e shiti detin e Shqipërisë, si qeveri e uzurpimit të pushtetit në të gjitha qelizat e tij, si qeveri e babëzitur, që i vodhi dhe i rropi xhepat e qytetarëve shqiptarë, si qeveri e grabitjes së pasurive të shqiptarëve dhe nxjerrjes së tyre në ankand për interesa pushtetmbajtëse dhe për mbushjen e xhepave të saj, si qeveri e krimit dhe e korrupsionit, si qeveri që shkeli të drejtat e qytetarëve, e vrasjes së qytetarëve të saj.

A nuk i kemi dëgjuar partnerët tanë ndërkombëtarë të thonë se në Shqipëri mungon shteti ligjor dhe korrupsioni gjatë qeverisjes Berisha është rritur në mënyrë galopante?… A nuk jemi të gjithë dëshmitarë se qeveria nuk kontrollon sot gjithë territorin e saj? (rasti i fshatit Lazarat, ku qeveria është e pazonja të ndërhyjë – është shembulli më kuptimplotë). Të gjithë e shohim me sytë tanë paaftësinë e qeverisë për të mbledhur lekët e energjisë elektrike (mbi 50% e saj vidhet dhe nuk paguhet). Mjaftojnë vetëm këto për të arritur në përfundimin se Berisha po ikën duke lënë pas një Shqipëri jonormale.

Berisha është kryeministri më i dështuar në këto 23 vjet pluralizëm politik. Prandaj ka të drejtë Ambasadori Amerikan A.Arvizu kur pohon me plot gojën, me vetëdije të plotë (në emër edhe të shtetit amerikan) se zgjedhjet e 23 qershorit ishin historike dhe ashtu si ato të vitit 1992 ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin.

Në një vend normal armët nuk janë sheshit, me të cilat vriten çdo ditë njerëz dhe maskat nuk vjedhin e grabisin në çdo cep të vendit. Në një vend normal sigurimi i jetës së qytetarëve dhe i pasurive të tyre – janë detyra numër një e qeverisë. Aktualisht jeta e qytetarëve shqiptarë kushton shumë, shumë, shumë pak.

Në një vend normal puna është e shenjtë, njerëzit punojnë dhe zhvillojnë vendin, rritin mirëqënien e tyre (sot kemi mbi 1 milionë të papunë, mbi gjysmën e popullsisë së aftë për punë). Në një vend normal, nga një qeveri normale nuk rriten rrogat dhe pensionet për qëllime elektorale, me lekë të marra borxh, por rritja vjen natyrshëm si rezultat i rritjes së të ardhurave dhe të eksporteve. Në një vend normal borxhi nuk është 63.3 % (veçanërisht për vendet me buxhete të vogla), nuk janë mbi 400 milionë euro të papaguara bizneseve, nuk janë mbi 28% kreditë e këqija, nuk konsumohet 90% e huamarrjes së brendshme vjetore për 6 muaj. Në një vend normal pasuritë e nëntokës: nafta, kromi, bakri, hekuri, qymyrguri shfrytëzohen me efektivitet dhe për rritjen e të ardhurave në dobi të qytetarëve (Si është katandisur sot sektori i naftës, sa muaj kanë naftëtarët pa marrë lekët, sa të ardhura merr shteti prej këtij sektori,

sa minatorë kanë vdekur në thellësitë e galerive të Bulqizës e askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi, sa janë realizuar investimet në këta sektorë dhe si janë respektuar kontratat me kompanitë shfrytëzuëse?!…)

Në një vend normal ruhet mjedisi (bregdeti i rrënuar me ndërtime kaotike dhe fitimprurëse për qeveritarët e sotëm, shkatërrimi i pyjeve, mushkërive të vendit, shfrytëzimi pa kriter i shtrëtërve të lumenjve, shkatërrimi i digave, dalja jashtëpërdorimit i hidrovoreve, për shkak të të cilave kemi përmbytje të fushave, të qyteteve dhe të fshatrave që nga muaji nëntor deri në muajin maj, miratimi i ligjeve për të sjellë mbeturina të rrezikshme toksike nga jashtë vendit – janë pamja më e shëmtuar e kësaj qeverie në kujdesin e saj për mjedisin).

Në një vend normal e nga një qeveri normale bëhen privatizime për të rritur cilësinë e shërbimeve, në të mirë të qytetarëve e jo për fitime të pushtetarëve (Privatizimi i ÇEZ-it, i sektorit të naftës, i shumë sipërfaqeve në bregdet, i objekteve ushtarake, i pyjeve, i kullotave, i lagunave, i qendrave muzeale, i guroreve në Krujë, i ShQUP-it – janë, jo vetëm të dështuara, por raste të pastra korruptive).

Në një vend normal qytetarët kur shtrohen në spitale nuk marrin me vete batanijet, çarçafët, jastëkët, nuk blejnë ilaçet, nuk japin ryshfet për t’u mjekuar (rasti i pavionit të traumave në ish-Spitalin Ushtarak është shembulli më i freskët në këto ditë të nxehta me shumë vrasje, plagosje e aksidente automobilistike, se ku është katandisur sistemi shëndetësor dhe çfarë kujdesi ka treguar kjo qeveri për shëndetin e qytetarëve).

Në një vend normal nuk lihen me muaj të tërë pa u paguar invalidët, me vite të tëra pa u paguar punonjësit e sektorit privat. Në një vend normal e nga një qeveri normale nuk lejohen të hyjnë e të dalin elementë shovinistë që kërkojnë tokat shqiptare dhe largohen pa u hyrë gjemb në këmbë, pa iu thënë dikush nga shteti, qoftë edhe një gjysëm fjale.

Në një vend normal qytetarët nuk ndahen në veriorë dhe jugorë, në të majtë e të djathtë, në demokratë e në komunistë e kriptokomunistë. Në një vend normal demokratik nuk ka qytetarë të dorës së parë e të dorës së dytë, në qytetarë që i mbron ligji edhe kur e shkelin atë, edhe kur vjedhin e vrasin vetëm e vetëm se janë miqtë, shokët, të afërmit dhe klani i kryeministrit e nga ana tjetër qytetarë që sorrollaten e rropaten me vite të tëra për të zgjidhur një të drejtë të ligjshme të tyre… Në një vend normal pavarësisht nga bindjet, ngjyra, raca, pasuria, aftësia trajtohen si të barabartë nga shteti (rasti i dëbimit të romëve është pamja më e shëmtuar e qeverisë së sotme shqiptare). Një vend normal festat zyrtare të miratuara me ligj nderohen dhe respektohen nga të gjithë hierarkia e pushtetit, pavarësisht nga rezervat që mund të ketë ndonjëri (në këto vite të qeverisjes së tij as Berisha as ministrat   e tij, as pushteti lokal i PD-së nuk kanë nderuar festën e 29 Nëntorit, Ditën e Çlirimit.

Në një vend normal kufijtë janë të shenjtë e asnjë qeveri e kryeministër nuk guxon t’i prekë e t’i falë. Në një vend normal respektohen të vdekurit (rasti i varrezave të ushtarëve grekë, ku u morrën edhe eshtrat e nënave dhe baballarëve tanë, heshtja e qeverisë Berisha  dëshmon se edhe me të vdekurit bëhet pazar për të qëndruar përjetësisht në pushtet).

Në një vend normal punësimet në administratë bëhen me konkurse të hapura, nisur nga meritokracia e jo nga miqësia, partia, shoqëria e klani kryeministror. Në një vend normal respektohet dhe dëgjohet zëri i opozitës, nuk anatemohet ajo pambarimisht (kujtojmë thirrjet, britmat e Berishës dhe të Jozefinës në Parlament, sharjet dhe fjalorin e tyre tepër banal, ndëshkimet e deputetëve socialistë me përjashtime nga seancat parlamentare, me ndëshkime nga gjykatat thjesh dhe vetëm thjesht se treguan me fakte hajdutërinë e qeverisë shqiptare.

Në një vend normal kur humb mazhorancën dhe nuk arrin të miratosh ligje të rëndësishme e të bësh reforma jetike kalon në zgjedhje të parakohëshme (nuk ble deputetë kuislingë për të mbajtur me paterica qeverinë). Në një vend normal televizioni publik është për të gjithë, nuk lejohet që me lekët e taksapaguesve të sponsorizohet gazeta e partisë në pushtet, gazetat dhe televizionet që i bëjnë fresk kryeministrit nga mëngjezi në darkë.

Jemi qeverisur këto tetë vjet nga një Kryeministër demagog, me mendësi komuniste, nga një Kryeministër që çdo minutë, orë e ditë i ka mashtruar e gënjyer shqiptarët, duke e paraqitur Shqipërinë një vend të zhvilluar që ua ka kaluar të gjithëve, edhe Gjermanisë edhe Kinës, një vend i begatë e i lulëzuar kur nga dita në ditë, nga viti në vit shkuam poshtë e më poshtë , u varfëruam më shumë, u dobësuam politikisht, u zvogëluam si popull.

12 komente në “Fatura shumë e rëndë e qeverisë në ikje”

  1. qelbesira ne litar says:

    EDHE NJE JAVE
    DHE VER BISHTIN NDER SHALE
    POPULLI TE ZBOI
    QELBESIRA SAL

    1. Pilo Lala says:

      Arvizu eshte Heroi i ketyre zgjedhjeve! E shpetoi Shqiperine nga nje pleher e ndryshkur, i paafte dhe i pashpirt.

    2. fl says:

      Pas 4 vitesh, ne mendjen e Shqiptarve normale ketu dhe anembane botes Sali Berisha dhe PD do kujtohen si fatkeqsi kombetare.

      Ne zgjedhjet e ardhshme PD-ja do perfaqsoje vetem llumin dhe injorancen e shoqerise.

  2. Artan Hoxha says:

    O Zoti Skender une jam nje fshatar nga Lazarati. I qofsha fale saliut se pi cdo dite nga ajo lulja dhe jam si ne ender gjithe kohen.Vetem saliu na e pruri dhe le te ri keshtu sa te jem gjalle se bashku me qindara te tjere miqe te mi qe po jetojme me te tilla endera si vendi me I pasur ne bote ,vendi I pare ne bote ne ekonomi ,vendi I pare ne bote per cdogje,vendi qe duke mesuar kinezcen do te futemi neper labirinthet e kohes se atij vendi te larget qe e kane meditimin pjese te jetes.Ti na lodhe me ato fakte e tua.Degjom mua mos u lodh kote.saliu ka vrare e ka prere ne Shqiperi keto 23 vjet ne emer te demokracise dhe nuk I ka hyre gjemb ne keme o vellau im,na lere rehat dhe ne dhe vehten tende qe e lodh keshtu kaq shume,hajde nje dite nga lazarati yne qe as hordhite e otomanit nuk e shkulin kete keshtjell e jo policia jone, e futu ne gjumin e perjeteshem te kenaqesise qe te jepe ajo bima magjike,o njeri I zotit.Te fala nga thellesiaaaa.

    1. Pilo Lala says:

      E bukur kjo. Ti Lazaratas inteligjent, do gdhihesh nje dite do fillosh te flasesh kinezce, pa hapur asnje dite librat.
      Keto mrekulli ndodhin kur beson tek Sali Lazarat Berisha.

  3. Ladi says:

    Pikerisht per gjithe keto aresye dhe te tjera te pathena ne kete shkrim, mori denimin e merituar: Pushkatim nepermjet votes se popullit

  4. A says:

    Besoj qe kryeministri qe nuk eshte ulur akoma ne karrike EDI RAMA e ka te qarte qe vendi, shteti shqiptar eshte ne krize te thelle ekonomike dhe financiare. Me kete deshiroj te them qe financat nuk jane 0(zero), por fatkeqesisht jane -(minus). Pra Shqiperia, populli shqiptar me keq qeverisjen e SALI BERISHES eshte afro 64 perqind borxh, ne nje kohe nje vend si i joni, mund te perballojme nje borxh deri 40 perqind, pra jemi +(plus) rreth 24 perqind me teper borxh nga qe duhet te ishte.
    E zbresim borxhin e shtetin shqiptar ne berthamen e shtetit qe eshte familja dhe thuhet nga SALI BERISHA menderi se borxhi eshte i shendetshem, e kuptoni kur familja eshte me borxh dhe ushqimet i merr me liste tek dyqani i lagjes, te mos behet “merak” se borxhi eshte i shendetshem dhe te ben mire per shendetin.
    E zeme se merr kredi ne banke, pra merr borxh dhe nuk je ne gjendje ta shlyesh, mos e vrit mendjen sepse mund te dalish nga shtepia qe ke lene peng ne bank, mos qaje koken qe del nga shtepia, rendesi ka qe del i shendetshem. Ketu duhet te qajme apo te qeshim qe kemi ne krye te qeverise nje te papergjegjshem si SALI BERISHA.
    Kane fluturuar me ane “pellumbash poste”, me falni me aeroplan jashte vendit NJE MIJELIARD e TREQIND MILION EVRO ne disa banka te QIPROS ose kudo tjeter dhe populli te rrije dhe te fleje i qete sepse ato jane nen nje “EMER” te sigurte dhe nuk ja “vjedh” njeri.
    Jane mbi 1000 gardiste prej disa dhjetra muajsh nuk kane marre dietat e sherbimit dhe te udhetimit, qe duhet te ishin parapagim, por kjo nuk ka rendesi sepse quhet borxh cilesor.
    Vine borxhe dhe cdemtime marramendese nga GJYKATA e STRAZBURGUT ndaj pronareve ligjitim qe quhen ish pronar, mos e vritni mendjen, sepse jane cdemtime dhe borxhe qe te bejne me te forte sikur hane spinaq.
    Biznesit te ndertimit te rrugeve kjo qeveria e SALI BERISHES i ka pa paguar per punen e kryer mbi 300 mijelion Evro, s’ka problem duke mos paguar dhe duke mos marre ate qe takon i kthen kembet me shpejt nga dielli dhe ne kete menyre shkon me shpejt ne parajse ata qe s’kan marre pagat.
    U harrova nga nxjerrja, perpunimi dhe shitja e karburanteve humbja vjetore shkon 470 mijelion Evro, e kuptoni se cfare gezimi te japin keto lajme dhe informacione te gezuara dhe sa mire te bejne per shendetin e popullit dhe buxhetin e shtetit.
    TE GJITHA KETO FATURA TE SHENDETESHME DHE QE TE LUMTUROJNE I KA NE KURRIZE SA TE ULET NE KARRIKEN KRYEMINISTRORE EDI RAMA.
    Te shohim si do ti trajtoje keto vjedhje dhe grabitje, ne qoftese nuk i dergon disa per lesh, do te shkojne vete per lesh parakohe por “me shendet te plote”.

    1. Pilo Lala says:

      Edi Rama nuk do hapi thesin te paguaje sejmenet e Sali Berishes e Xenit, qe mbushen xhepat e tyre me 10%, dhe kane bere disa rrugica. Asfalti i rruges Fier-Vlore eshte care, po ashtu edhe te gjitha rruget ne fshatra.

      Edi Rama kerkon cilesi. Kur ata te permbushin cilesine e projektuar, do i marrin parate.

  5. Aleksandër Matrënga says:

    Veçoj ,deri ketu ka arritur absurdi”Në një vend normal respektohen të vdekurit (rasti i varrezave të ushtarëve grekë, ku u morrën edhe eshtrat e nënave dhe baballarëve tanë, heshtja e qeverisë Berisha dëshmon se edhe me të vdekurit bëhet pazar për të qëndruar përjetësisht në pushtet)”.

  6. Artan Hoxha says:

    o vellezer komentues degjomeni mua plakun jemi mire keshtu si jemi ,pa taksa,pa paguar taturat e asaj qe quhet energji a uje e ku di une.Jemi mire besomeni mua I kam perrala nga e kaluara mi thoshte gjyshi kur ishja i vogel.Dhe tani i shohe cdo moment neper enderat e mija , jam rehat vras ke dua me cfare te dua ,beje cfare te dua.Or vellezer eshte mire keshtu ju betohem une e do me kujtoni shume shpejte e do me qani me vone per kete kohe, kohen e sali efendiut pa porta e pa gardhe.
    Ika une po vazhdoje vaditjen se kam radhen e turnit ,mirupafshim ne endera te tjera…..

  7. gogo says:

    23 Qershori,dita qe u shporr Sali Gerdalla,duhet te shpallet FESTE KOMBETARE per Shqiperine,se shpetoi nga murtaja me emrin Sali Qen Berisha!Pas 10 Shtatorit,do Zoti, e shohim si te pandehur per krimet qe ka bere dhe me pas ta shohim prapa hekurave,bashke me sahanlepiresit e tij!

  8. elbasani says:

    Saliu mendone se ja hodhi e shiti cdo prone cdo cepe te detit e shkaterroi e varferoi e masakroi shqiperine por te di nje gje qe do vdesi me turpe dhe ta dije qe do japi llogari ai me gjithe stafin e tije preje kriminelash une dhe ju qe jeni komentuesa do jemi deshmitare se si do mari jeta e saliut sepse vodhi djersen e popullit shiti vendin nje kryeminister varfanjake nje qelbesire qe u talle me popullin shqiptare se te ishte per qytetaret kurre nuk e shikonte ate kryeministri por e votuan verioret dhe ai prape I shkaterroi ata I pruri neper qytete dhe jetonin si mose me keqe por sado ai vazhdoi karieren e tije te vjedi me te madhe qe sote e ka lene shqiperine ne kete gjendje te meshirueshme dhe cfare cfare do te beje edi rama ju po e shikoni qe akoma se ka mare postin ai po luftone qe te beje te pamunderen per kete vende por ta dini o popull se saliu e shkaterroi nuk ka asgje I shiti te gjitha I privatizoi gjithcka dhr tani nuk ka ngelur asgje cfare do presin nga edi rama ne per mendimin time sa ta leje pistin saliu direkt te merren masat e ndershkimit sepse ai futi dhe bashen per mbrojtjen e tije dhe te familjese se tije por eshte shume vone qe e late shume vite saliun nuk e kuptoje pse nuk e ndershkuam me kohe pse jemi popull injorant pse ne shajme njeri tjetri dhe pse ne flasim si mbase interesit po pra kjo eshte qe shqiperia eshte katandisur ne kete grade sepse ne bejme sehire nuk ngrehemi dhe ata studenta qe shkonin mbase salit nuk ja fale kurre se ishin nga veriu dhe e katandisen vendin kurre me ti perserisni keto budalliqe dhe ta dini do jemi me keqe nga ekonomija sepse e meritojme deri ku te zeje mende populli shqiptare se akoma nuk I ka hapur syte dhe ne kete moment qe po shkruaj jame shume I pikulluar dhe shume I merzitur kur shikoje kete fytyren e saliut sepse e dogji vendin e vodhi e shkaterroi dhe ja pa pike turpi dele per dite dhe jepe urdhera sepse te ata jane te korroptuar kjo ishte politika e sales dhe ju prape nuk merrni veshe shikoj ca komentuesa dhe flisni budalliqe jo po edi rama jo po sala hiqini keto budalliqe te ngrihemi qe te nxjerri paret e popullit nga I ka cuar dhe te varet kjo eshte e vetmja gje per rilindjen shqiptare qe te vejne mende te tjeret si basha me shoke ok kjo eshte kush nuk eshte dakorte do te thote qe ai nuk e done vendin e tije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje