Interesat kombëtare dhe tekstet e historisë

29 Gusht 2013, 14:40Blog TEMA

Nga Nexhmedin Spahiu

“T’u lëmë historinë historianëve, të mos merremi me histori”. Kjo tingëllon bukur, por në fakt është një idiotizëm i llojit të vet. Historianët janë për t’i nxjerrë në dritë faktet, por edhe për t’i komentuar ato në dritën e fakteve të tjera.

Historia dhe tekstet e historisë janë dy gjëra të  ndryshme. 

Historia është shkencë, kurse shkrimi i teksteve të historisë është politikë.  Kjo, sepse nxënësve në shkollë fillore është e pamundur t’u serviresh gjithë faktet historike. Ata nuk do të mësojnë historinë e gjithë kombeve të botës e as gjithë historinë e kombit tonë. Ata do të mësojnë gjëra të përzgjedhura nga tekstshkruesit e historisë. Pikërisht kjo përzgjedhje është politikë.

Fakte ka si për periudhën e Skënderbeut (1443-1468), si për Lidhjen e Prizrenit (1878-1881), por cilave fakte duhet t’u japësh më shumë hapësirë para nxënësve, kjo është politikë.

Fakt është edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit (16-20.09.1943) edhe Konferenca e Bujanit (30.12.1943-02.01.1944), por përse nxënësit duhet të mësojnë vetëm për Konferencën e Bujanit e jo për të dyja, apo edhe vetëm për Lidhjen e Dytë të Prizrenit?

Cila ishte politika e tekstshkruesve të historisë deri më tani dhe cila duhet të jetë në të ardhmen, ky lipset të jetë një debat politik i përhershëm, ashtu siç duhet të jenë të përhershme debatet për politikat zhvillimore.

Tekstet aktuale të historisë distonojnë me sistemin politik dhe orientimet kombëtare

Shkrimi i teksteve të historisë në kohën e Enver Hoxhës ishte plotësisht në funksion të sistemit të tij politik. Shkrimi i teksteve të historisë në këtë kohë është krejtësisht në disharmoni me vlerat demokratike dhe interesat kombëtarë.

Jo  se tekstet e historisë nuk kanë ndryshuar fare, por ky ndryshim vetëm sa i bën me qesharake tekstet e historisë.

Nuk ka ndryshim thelbësor se ç’është ndryshimi mes sistemit komunist dhe atij demokratik apo çfarë është ndryshimi në kursin kombëtar shqiptar: nga kursi izolacionist në një kurs të tejhapur ndaj botës.

Faktet që na i servirin tekstshkruesit e historisë në kohën e Enverit sa i përket historisë botërore, lidheshin me orientimet e politikës së tij të jashtme.

Nxënësit në shkollë fillore dhe të mesme kishin mundësi të mësonin në shkollë për historinë e lashtë kineze dhe hinduse e egjiptiane, për historinë franceze, greke, ruse e serbe, por shumë pak apo aspak për historinë amerikane, angleze, gjermane, italiane, skandinave etj.

 

Injorimi i historisë së kombeve mike

Kjo, sepse Enver Hoxha miqtë tradicionalë të shqiptarëve- gjermanët, anglezet e amerikanët – i konsideroi armiq dhe anasjelltas, për miq konsideroi armiqtë tradicionalë. Nga këto tekste del se kombi gjerman e italian nuk kanë prodhuar gjë tjetër, pos nazizmit e fashizmit.

Në tekstet e historisë përmendet pakëz biografia e profetit Muhamed, por jo edhe periudha e ndritur që pasoi paraqitjen e tij në histori.

Periudha e kalifateve e prezantuar si errësirë 

Në filmin e historisë që i krijohet një nxënësi të mirë në shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë pas vdekjes së profetit Muhamed, pason periudha e errët mesjetare.

E vërteta  historike është krejt e kundërt: hopi më i madh i zhvillimit njerëzor në të gjitha rrafshet është bërë pikërisht në këtë periudhë. Zhvillimi shkencor, teknologjik, mjekësor, artistik, juridik, ekonomik, moral, kulturor etj. ka bërë hapin e vet më të madh pikërisht në këtë periudhë. Injorimi i kësaj periudhe nga tekstshkruesit kosovarë e shqiptarë të historisë i lë mangët nxënësit në shumë fusha.

Derisa nxënësit nga gjithë Europa kanë dëgjuar për mbretin e lavdishëm Sallahudin Jusuf ibn Ejub (1138-1193), si një shembull i një mbreti luftëtar fisnik me kod moral të luftës, nxënësit në Kosovë e Shqipëri as që kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë emër.

Injorimi i historisë së protektorëve tanë

Është jashtëzakonisht jo-falënderuese që nxënësit shqiptarë mësojnë shumë-shumë pak për historinë e Austro-Hungarisë, shtetit që ka krijuar shqiptarët si komb e Shqipërinë si shtet. Të mos flas për atë që derisa politikanët kosovarë kanë plot gojën Amerikë, nxënësit kosovarë nuk dinë pothuajse asgjë për historinë e Amerikës. E për me tepër, nga edukata që marrin nga këto tekste shkollore, thonë se amerikanët nuk janë komb!

25 komente në “Interesat kombëtare dhe tekstet e historisë”

  1. Dritani says:

    O Tema jo cdo gje duhet botuar.
    Sipas ketij ne s’kemi lexuar per Romen, Rilindjen, Garibaldin, vikinget, Prusine, Revolucionin Industrial ne Angli. Po s’kemi lene rruge Magelani e Vasco de Game pa msu permendsh edhe me vizatime madje.
    Po Gëten dhe Shilerin qe i mesonim permendsh. Boni c’boni Enverin perdorni si etalon.
    Thuaj qe te keqen e nxjerr tek paragrafi i fundit: s’kemi mesuar shume per popullin e shkretetirave dhe Muhametin. Ok. Po per Perset nuk ke c’te thuash. Avicenen atehere e mesuam. Ah ky do te thote qe quhet Ibn Sina.
    Po ne or ti mik jemi n’Europe dhe e qujm Avicena. Ti me popullin tend te shkretetires quaje Ibn Sina.
    Na fal se e dime qe vjen per te vjelle po mender teje Europiane jemi.
    Do ta heqim kete te keqe. S’kemi c’bejme.

    1. SHKUPI says:

      DRITAN @ Mos ja fut kot o dritano.Ne qenkemi ne Europe e duheshka ta quajme Avicena.Sipas teje ne qenkemi Europe dhe duheshka te themi se jemi Albanez e jo shqipetar.?Europa na emeron si te tille apo jo.Po ti mendon se ai qenka me prejardhje nga popull shkretetire e ti prej nga qenke ? Nga Siberia? Eeeeej cfar komentues tula injorante,ofendues pa vend qe ka.

      1. Elmazi says:

        SHKUPIT emerperdoruesit duhet ta dije mire se eshte e vertet qe ne jemi ALBANE dhe termi Shqipetar eshte perdorur pas vdekjes se GJ KASTRIOTIT pra per keto shekujt e fundit e JO per ne mijevjecar.SPAHIU e bene qellimisht leximin arabisht-beduinshe pra e folura qe u peshperitet ne vesh te deveve.Por po ti thonim ne SHQIPERISE me emrin nderkombetar cilin do te thoje zotrote efeni? ALBANI apo ARNA-UTIstan?Me siguri per ty e per SPAHIUN do i thonit arnaut hesapi.I tile prej kohe eshte keshtu ky Spahiu i spahijve,ky pinjoll kirkizesh e tartaresh selxhuk.Ky mamluk hesapi sikur te jete paguar prej kohesh qe flet keshtu per historin me te zez te kombit tone.Asgje nuk ka ngelur nga keto 3 apo 4 shekuj nga barbaria e bashibozukve,eshte me kollaj te gjesh ndertime arti ne trevat tona te ndertuara qe nga koha Helenike(si Butrinti Apollonia) opo nga koha Romake(amfiteatri Durrahut) se nga koha e turqise dhe ato pak kala qe braktisen ishin per ibret.(turqisht kupto se ashtu je)

      2. dritani says:

        Po po! Kot ia fus une. Sic e sheh nga pjesa tjeter e komentit kot ia fut Mullah Nexhmedini qe ka merak se pse nuk eshtestudiuar Muhameti a thua se eshte studiuar Abrahami apo Krishti.
        Nga Siberia jane ata qe ju pyeten: Cfare jeni turq apo shqiptare? Dhe ju zgjodhet Turq se kishit ca favore me shume. Ashtu sic u konvertuat para 4 shekujsh per ca taksa me pak u bete turq per ca favore me shume.
        Ne ketej nga Shqiperia ne keto raste kemi nje shprehje: Ka marre rrugen e mutit.
        Hajt se keni per t’ia pare hajrin sic ja keni pare deri tani.
        Nje pyetje kam: Pse rruget dhe fshatrat tuaja jane gjithe plehra dhe te Siberianeve jo?

  2. uragan says:

    …Nexhmedin, sot nuk je shumë i qartë se ç’farë deshe të na thuash…

    1. Ilir Gruda says:

      Une nese nuk e kam gabim e mora vesh: nuk foli per anen Kombetare por si zakonisht e nxjerr koken si ‘taleban’-

  3. Arberor says:

    Pse mos permendet gje biografia e Krishtit ne tekstet e historise, qe ky na permend vetem “biografine e Muhamedit”? Pse na hapni barkun me kete idiot. Ne fakt Gjermania karshi nesh nuk ka vetem kohen e nazizmit, por edhe kohen kur Bismarku na quajti “shprehje gjeografike”.

  4. mirel says:

    NUk e di ne se Nexhmedin Muhameti e ka te qarte qe Historine e Shqiperise pak kush e njeh.
    Dhe neve i paskemi ngelur borxh botes qe nuk i dime te gjitha.
    Qesharak dhe i shemtuar.
    Jo qesharak, se duhet te jesh simpatik dhe budalla, por ti te sjell zorret ne gryke me pisllekun e ideve qe ke

  5. Nexhmedin Kadriu says:

    Nuk po mundi met ra ne fije fare zoteri Spahiu

  6. Landi- Sverige says:

    Sipas ty more Nexhmedin, historine e shkruajne historianet, por tekstet e historise neper shkolla duhet ti pergatisin politikanet!!!!!!
    Po si mund te jete ndryshe nje ngjarje historike ne histori me te njejten ngjarje historike ne nje tekst historie shkollash qe ka marr faktet e saj pikerisht nga te dhenat historike??!!
    Cfare interesa kombetare do te demtohen ne qoftese nxenesit do te mesojne historine e vertete dhe jo ate qe u intereson politikaneve??!! Mos valle eshte e kunderta, qe do te thote se se do te rrisim nje brez te ri me genjeshtra dhe idiotizma, me mosnjohje te realitetit, me simpatira dhe antipatira te fanatizuara nga interesat politike te castit??!!
    Po atehere perse kritikon tekstet e sistemit Hoxhist si te politizuara??!!
    Ti a nuk na servir te njejten gje, pra qe tekstet historike te jene te politizuara dhe jo vetem kaq, por edhe te kunderta me ngjarjet historike si dhe te fondamentalizuara duke humbur shkolla plotesisht rolin e saj laik??!!
    Po ti na dole taliban more Nexhmedini yne!!!!

  7. Drini says:

    Te dhemb per perandorine osmane dhe turqit o salafit!
    Nuk i bejme dot miq se do zotrote dhe ca salafite te tjere!
    Pengu i osmaneve jemi qe kemi ngelur ne bisht te Evropes. Osmanet kan qene vetem okupator dhe vrastar, barbar per shqiptaret sa edhe ti e trashegove emrin e qelbur nedzmedin qe te vjen turp kur e permend neper Evrope. Mos thuaj , sme vjen turp se genjen. Shumica e koqevrareve si ty, paraqiten si kroate neper Evrope se ju vjen turp nga emrat e felliqur turq qe mbajne mbi shpine. Ti nedzo si paraqitesh kur jep intrevista e bilbilos serbisht? Je ne youtube nedzo , sta kam une fajin

    1. SHKUPI says:

      DRINI @ Nuk paske mare ende medikamentet?Turp eshte te jesh hajvan si ti o debil e jo te quhesh ashtuose keshtu.Turp qenka te quhesh Nexhmedin por jo edhe Karl,Lesh,Coli( qe disa krahina i thone penisit).Nga tipa injorant e siperfaqesor si ti te vjen per te vjelle.Feja islame ben pjese edhe atje ku thua ti se eshte turp,bile edhe konvertohen me shumice cdo dite.Lexo dhe shih ne YT se pse u konvertua keshilltari i patriarkut rus.Nje njeri i madh tha:,,injoranca dhe gjithesia nuk kane fund,,

      1. xxxanticeeeeeennnn says:

        “:,,injoranca dhe gjithesia nuk kane fund,,”
        këtu ke të drejtë!!
        por mos harro she atë shprehje që e ndjek:
        “varet se kush e thotë”!!
        në fshatin e të marrëve
        i mënçuri ishte i marri!!

  8. fatmiri says:

    Po pse me gjithe mend e ke ti Nexhmedin se amerikanet jane komb? Lume e det historia jote. Asnje here nuk futesh dot ne realitetin e historise dhe zhvillimit. Lexon broçkulla e na thua broçkulla. Mor, nga i merr parate, se nga puna qe ben ti s’i merr dot? Dashke te na mesosh dhe per periudhen e “ndriteshme ” te muhametit qe i ka bere njerezit me imorale e dhunues te botes ! mos ja fut kot, se te besojne vetem te verberit, te shurdherit dhe injorantet .

  9. Pufi says:

    O muahamed nexhmedini. Po ke quan komb ti – ameriken?? Hej o zoti historian Po ne Amerike vine Cdo dite arabe dhe ti mendon qe ti quajme komb keta shumekombeshat!!! O historian po kush te paguan Ty qe ti besh reklame saharase ketu tek tema?? Ndoshta ndonje mjekker gjate. Po kush ja pa te mirat muhamedit dhe t’ja shohim ne ?? O zoteri po a Ishte Ai qe predikonte lufte kunder Cdo kujt qe nuk Ishte mysliman. Zoteri nuk e di se ku lexon ti se kush te paguan me siguri janullatos plehra a ndonje I ngjashem. Ne e kemi mesuar historine ashtu si duhet . Ti Ik mesoje per vetem tende …

  10. or zotni ; ty te paska ngelur qefi qe nuk qenka kujtuar shume Muhameti !re Muhameti,nuk ka lidhje fare me historiner e shqiperise dhe me shqipetaret.kjo eshte njohje e feve ,dhe si e tille meqenese nuk preket fare Krishti ~~~si histori ~~~atehere ,cfare duhet te themi ,,,pse nuk ka historia Krishtin !??? artikull ,pa te ofenduar ,,,por eshte bajat dhe me tendence qe ne vend te historise te behet filizofi per personazhet fetare !

  11. edison says:

    kete do e kene ngelur ne histori, prandaj e ka marre inat

  12. Robert says:

    Z. Spahiu, e ke vene piken mbi I.

  13. Aliu says:

    Spahi me duket se tkane marre trut ere.Sillesh e ngasillesh dhe del te muhameti.Po te pyes se cfar te mirash te ka sjelle muhameti ty,shqiptarve apo me gjer.Te sugjeroi se kure te maresh lapsin per te shkruar synimi yt te jete qe te jeshe sa me i lexuar dhe perqendrou me shume tek te gjallet .

  14. xxxanticeeeeeennnn says:

    “të kesh guximin e budallait”!!
    ndryshe nga dilema e hamletit,që i duhej të zgjidhe ndërmjet jetës a vdekjes,nexhua i shkretë nuk ka asnjë dyshim për të zgjedhur ndërmjet dy mundësive:”përunjësinë e të mënçurit”dhe”guximit të budallait”!
    bile ai se di fare që ka dy mundësi,ai e di që vetëm e tija është ajo që vlen,egziston!!
    në të gjitha shkrimet e nexhos shihet një fakt!!
    infantiliteti i tij!!
    i shkreti nexho është si një fëmijë e vogël në zhvollin në hapat e para të njohjes së botës që e rrethon!!
    sapo lexon një libërth kujton se ajo është dija botërore,kujton se ai është më i dituri!nuk thellohet fare dhe nai paraqet si gurin thmeltar të dijes,si gjithçka që mund të dijë njeriu!!
    nexhua i shkretë vërtitet nga vërtitet dhe këthehet në mbrojtje të rrënjëve të tij!!në mbrojtje të rrënjëve të të parëve të tij arabë,nëse nuk është kjo atëherë ai mbron atë minimum diturie që ka!!
    nexho i shkret bën gafën që të paraqesë si politikë historinë,që ta paraqesë në dy mënyra,si politike dhe si shkencë më vete e të pastër!!harron dhe kërkon që dhe në demokraci historia të këthehet në politikë!
    njohuritë e tij të cekta nuk njohin se civilizimi ka bredhur në të gjithë globin!harron se askush nuk ka shpikur gjë të re,por çdo gjë është ndërtuar gurë mbi gurë!se për të aritur në civilizimin,në shoqërinë e sotme,kanë dhënë ndihmën tërë qytetrimet botërore!ato qytetrime kanë lulëzuar dhe janë shuar në kohë të ndryshme.në civilizimin e sotëm ka ndihmuar “LIZA”njeriu i parë i gjetur në afrikë,egjypti i lashtë,kina,india,qytetrimi grek,ai rromak(që nga jetëgjatësia dhe zhvillimi është më i sukseshmi),qytareimi arab e kështume rradhë deri më sot!!nexho mënçuria thotë se nuk i paskemi bërë në shkollë?!nuk e di se nga niset ai,por unë në shkollë i kam mësuar!kuptohet nuk kam mbaruar për histori,por në shkollë i kam pasur lëndë!sa ka mbetur në kokë dhe sa kam punuar më pas vetë sipas interesave të mija!?kjo është çështje tjetër!!
    nexhua ka pikë të dobët se arabët si “njerëz të të njëjtit gjak”(besim)nuk vlersohen aq sa duhen!kuptohet për të shkuarën!po të shkojmë me mëndjen e ndritur të nexhos ne duhet të mendojmë se si kemi qënë dhe jo se si jemi!sipas tij ne duhet të jetojmë me të ngrënën e djeshme dhe nuk duhet të hamë sot!!sipas tij duhet të jetojmë me lavdinë egjyptiane dhe jo me varfërinë e sotme të tij!sipas tij duhet ti quajmë gjermanët akoma barbarë si 2000 vjetë më parë dhe jo të marrim shëmbull nga zhvillimi i tyre sot,nuk duhet ti kërkojmë kredi dhe ndihmë sot sepse ata më parë ishtin fare të pacivilizuar,ishin primitivë!!
    nexho,lëre enverin,ai bëri epokën e tij,me të mirat dhe të këqijat e saj!!lëre rehat se sado që të bësh ti nuk do të jeshë as sa një fëndë e qelbur e asaj kohe!!nexho nëse ty të thërret “gjaku i të parëve”,shko e jep ndihmën tënde në arabi e ku të duash!!shqiptarët janë europian!besimi nuk ka të bëjë me rracën!suksesi nuk arrihet duke u lavdëruar për të djeshmen!suksesi arrihet duke punuar sot!!

  15. kosovari X says:

    Kur nuk ka çfar tè bejè ,ky debili shkruan gjèra tè kota! Ky injorant nuk na e mbush mendjen,ai mundohet t’i mbush mendjen vetes sikur èshtè dikushi…! Unè çuditem se si ja botoni kèto mbroçkulla.!!!

    1. xxxanticeeeeeennnn says:

      e ke gabim!
      ky nuk do të na mbushë mëndjen ne!ky ja ka mbushur vetes dhe kujton se të gjitha janë ashtu si e mendon ai,kurse ne injorantët nuk mund ta kuptojmë!!
      po ashtu e ke gabim dhe për botimin!!
      nuk duhet mësuar vetëm nga mënçuria!dhe budallallëku të jep mësim!prej tij mëson atë që nuk duhet të bësh!!

  16. Beni says:

    Ti “shqiptari” me emrin Nexhmedin dhe mbiemer Spahiu,kuptohet se je nje spiun i rendomte mysylman dhe ben detyren tende ne vendin e Kastriotave.
    Hiqesh si teper inteligjent dhe mendon se shkrimet e tuja bejne efekt ne publikun shqiptar.
    Une mendoj se ti Nexhmedin dhe Spahi nuk ke gjet vendin e duhur ku te shesesh “inteligjencen” tende.

  17. mergimtari fv says:

    Nexhmedin efendem ti duhet te ishe ne krahe te Papu Qerimit ne proteste ne Permet se u eshte mohuar shenjteria e nje cope toke e qishes se pazarit , nuk ke faj ti qe dhjet nga goja nga mendja por shtypi qe mbush hapesirat e vogla me llageminten tend .

  18. Niko Maloku says:

    Si gjithmone perralla dhe genjeshtra. N. Spahiu ka lindur dhe eshte rritur ne Kosove dhe don te na tregoje neve ketu ne Shqiperi se cfare kemi mesuar ne ne shkolle rreth historise. Genjeshtrat e tij jane skandaloze. Eshte aq i paturp kur perpiqet te na thote se Anglia e Gjermania jane miqte tane tradicionale, apo qofte edhe Amerika. Kjo nuk eshte fare e vertete. E verteta eshte se ne nuk kemi pasur kurre asnje mik tradicional, por tek-tuk ndonje shtet, i cili, per interesat e veta, e ka ngritur zerin edhe per ne. Sa iperket historise se Amerikes, tekstet shkollore bejne mire qe nuk e trajtojne gjeresisht, pasi ajo ka nje histori 500 vjecare te pushtimit, skllaverise, kolonialkizmit, segregacionit. pushtimeve dhe grabitjeve te te tjereve. Por ka nje te mire te madhe sepse eshte shteti me i fuqishem dhe me i pasur i botes. Kjo duhet theksuar shume ne tekstet shkollore. Ana tjeter e shkrimit te Spahiut deshmon se ai beson se Muhameti solli zhvillimin e shkences e te kultures ne bote. Na ben te qeshim me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje