Në të shkuarën zonat urbane u rritën zakonisht pranë rrugëve tregtare, lumenjëve, ose porteve. Sot qytetet, duam ne apo jo, lindin me shpejtësi të habitshme dhe shpesh të pakontrollueshme. Here të tjera, qytetet lindin përmes një planifikimi të kujdesëshëm.
Për shekuj me radhë, vendbanimet urbane kanë evoluar ngadalë, zakonisht të vendosura pranë rrugëve tregtare, lumenjëve dhe porteve. Komponentet e tyre infrastrukturës së forte, të tilla si ndërtesat, rrugët, urat, uji, dhe energjia elektrike, si dhe të infrastrukturës së butë të tilla si qeverisja, policimi, shkollat, dhe kujdesi shëndetësor, janë zhvilluar paralelisht dhe në përputhje me ritmet e zhvillimit të shoqërive të tyre agrare apo industriale.
Dhe kjo epokë po vijon. Tani, ndërsa miliona njerëz braktisin bujqësinë ekzistenciale për qytetet dhe epokën e informacionit, shkalla e paparë e ritmit të zhvillimit urban, e bën thelbësore për sektorin privat përpjekjen për të drejtuar dhe koordinuar krijimin dhe zgjerimin e qyteteve të reja.
Për ta kuptuar si duhet qasjen optimale të zhvillimit urban, le të përballim historinë e lindjes dhe zhvillimit të dy qyteteve, atë të qytetit Gurgaon pranë Delhit në Indi, një shembull se si rrëmuja e zhvillimit të paplanifikuar urban sjell pengesa në zhvillim , me qytetin tjetër, atë Phu My Hung në Vjetnam.
Qyteti Phu My Hung pranë qytetit Ho Chi Minh në Vietnam, pasqyron rezultatin e zhvillimit të qëllimshëm dhe të koordinuar. Këto qytete janë të krahasueshme në madhësi (rreth 20.000 hektarë) dhe në popullsi. Të dyja janë rritur nga zeroja. Ato u ndërtuan në hapsira tërësisht boshe, të pazëna nga pikpamja urbane.
Në një hapësirë kohore prej dy dekadash qytetet u rritën dhe secili tani strehon afërsisht një milion banorë.
Kjo është rruga që qindra qytete të tjera do të marrin në 30 vitet që vijnë, ndërsa popullsia urbane zgjerohet fuqishëm.
Gurgaon eshtë promovuar në masë të madhe spekulativisht nga zhvilluesit e pasurive të patundshme, me shumë pak vemëndje per nje planifikim tërësor dhe pak investime në rrugë, ujë, dhe energji elektrike.
Si rezultat, sot peisazhi i tij është një mish- mash i ndërtesave spektakolare, zonave të mëdha boshe të populluara nga lopët dhedhitë, ndërtesave të ulëta të rrënuara ku strehohen endacakë të shumtë dhe lagjeve të varfëra. Pjesa më e madhe e perdoruesve, e nxjerin ujin nga toka përmes puseve individuale. Trafiku dhe smogu dehës, janë legjendarë. Energjia elektrike ështe shume e dobët dhe e pasigurtë, aq sa praktikisht çdo ndërtesë komerciale, rregullisht mbështetet në gjeneratorë me naftë të kushtueshme dhe ndotëse.
Investuesit është e vërtetë se e marrin shpejt kapitalin e investuar, por perspektivat afatgjata janë të zymta. Pushteti i trafikut, problemet me ujin dhe problemet e ndotjes, duken të pazbërthyeshme. Është shumë e vështirë për të ndërtuar dhe pajisur si duhet rrugët dhe infrastrukturën e ujit pas kësaj situate. I gjithe biznesi në shkallë qyteti zhvillohet pa një plan të veçantë financiar, inxhinierik dhe pa perdorim të teknologjisë për të zgjeruar burimet.
Phu My Hung (i njohur edhe si Saigon i Jugut) ishte promovuar nga industrialistët, të cilët në terma afatgjatë, patën qasjen “të ndertojmë dhe të mendojmë”. Ata kishin një master plan afatgjatë që perfshinte financimin dhe ndërtimin e një centrali elektrik të fuqishem që furnizonte qytetin Ho Shi Min dhe tërë veprimtarinë brënda qytetit Phu My Hung . Përveç kësaj, qyteti e zona për rreth, varet nga furnizimi qendror me ujë , ka sistemin e pastrimit dhe trajtimit të ujërave të zeza dhe një autostrada qendrore që është projektuar për të lejuar rritjen, në perputhje me zhvillimin e qytetit dhe tërë zones.
Zhvilluesit, në projektimin dhe ndërtimin e qytetit, kishin një axhendë kombetare ndërtimi dhe një orjentim afat-gjatë në perputhje me krijimin e vlerave.
Forca financiare e inxhinierike përfshinte investitoret dhe stimujt e taksave. Një numër i projekteve të pavarura në qytet, janë financuar nga borxhi i jashtëm dhe investitorët e kapitalit me profile të ndryshme të riskut. Përmes teknologjisë, u realizua dhe u kordinua furnizimi me energji elektrike, ujë, transport, rrjet interneti dhe sisteme te komunikimit në funksion të shtimit e pasurimit të burimeve.
Sot qyteti është i pastër, i gjelbër dhe i rregullt; vlerat e pasurive të patundshmetë qytetit janë ndër më të lartat në Azinë në zhvillim. Parqet e tij dhe ujrat, janë destinacionet e fundjavës për qytetet përreth.
Është e vështirë të imagjinohet e ardhshmja urbane e një million banorëve në 500 ose më shumë qytete të reja të ndërtuara sipas modelit Gurgaon.
Modeli i Phu My Hung, i zhvilluar duke menduar thellë, me një orientim afatgjatë dhe ku aktorët private ndihmojnë botën në krijimin e zgjidhjeve efiçente për ujin, energjinë etj, mundet dhe duhet të përsëritet.
Për çdo kërkesë, kapitali dhe teknologjitë ekzistojnë. Çfarë është e nevojshme tani, është largpamësia e investitorëve dhe bizneseve. Ekzistojnë përherë e më shumë mundësi të mëdha për sektorin privat që t’i bëjë në më fikasë dhe konkurrues.
*Revista “Havard Business Review “ July-August 2013
Përkthyer e përshtatur nga Alqi Kadenasi