Batoni si khomeinist

30 Gusht 2013, 21:15Blog TEMA

Nga Arbër Fetiu

 

I kam lexuar duke mbajtur frymën dy shkrimet e fundit te Baton Haxhiut (“Shamia” dhe “Tre momentet e Aides” tek Gazeta Tema) siç bëjë shpesh kur shkruhet për fenë apo për Islamin në atë hapësirë që ndanë me hapësirat tjera post-komuniste “panikun moral” sahere qe flitet per sferen publike dhe religjionin. Kështu bëj zakonisht kur lexoj nga deklaratat e Marine Le Pen-it, apo kur dikur lexoja ndonjë intervistë të Jörg Heider-it te Austrisë. Ka aq shumë piktakime ku diskursi i Batonit dhe disa opinionisteve e qytetarëve të tjerë puqet me diskursin e të djathtës ekstreme në Evropë dhe të paternalizmit selektiv të tyre. Por ka një dallim subtil këtu, ngase e djathta ekstreme diskursin e saj fashist e drejton ndaj “imigracionit” apo “te huajve”në përgjithësi, e ndaj imigracionit arabo-musliman në veçanti, ndërkaq diskursi i Batonit, i shprehur “si fabul” në muhabetin rreth “shamisë”, siç thotë ai, më ngjason më shumë me diskursin dhe pasqyrimin anti-semitik të nazizmit. Shamia e këtë diskurs, është “hunda e hebrenjve” në diskursin nazist racial, ku fshihej armiku i Gjermanisë së Hitlerit. Në portretin e hundës hebrejë ndërtohej narrativa naziste e rrezikut dhe gjindej elementi identifikues i konspiracionit e i komplotit i cili trasonte rrugën e shkatërrimit te Gjermanisë, mendonin nazistet. Tek hunda hebreje që merrte frymë në Evropë për 2 mijë vjet, papritmas do të zbulohej simboli i armikut të Gjermanisë, aty diku, në “gjeometrinë e hundës” fshihej armiku kombetar i arianeve. Nuk është ndryshe me shaminë, edhe pse kjo nuk ndanë komponentin racial që i vente shkencizmi racial i Hans Guntherit në Raihun e Tretë hundes së hebrejve, ajo megjithatë nëpër portale të ndryshme tashmë edhe është “racializuar” ngase perflitet se bartet nga “vajzat talebane” e nga “këto far arabet” , nga njerez nga “Tora Bora” që nuk e kanë kuptuar ende se, siç thotë Batoni, ne “jemi t ë bardhë”, pra jemi disi ariane. Pa harruar këtu të folurën prej burrave me kravata kroate që çohen kundër “veshjeve iraniane” (me ngjyra të  zeza e të mbylltë thoshte në dokumentin e tij drejtori i gjimnazit në Gjilan, nuk guxojnë të kthehen në shkollë vajzat, por vetem me ngjyra te kuqe e portokalli thoshte ai, pra me ngjyra “ariane” disi) duke i vënë kështu ketij racizmi pa race atë komponentin “patriotik” për ta shndërruar fashizmin në akt të mbrojtjes së kombit, e të kulturës primordiale shqiptare.

Fryma disi ndalet kur lexon Batonin e disa te tjerë tek thirrin në ngufatjen e çdo debati rreth fesë në hapësirën publike, duke u përmendur laicitetin ne formen e tij me fetishe si “ndarje e shtetit prej fesë” e duke i veshur atij të paqenën, për të legjitimuar absurdin e fashizmit që përmbajnë dy shkrimet e tij. I shprehur në Kushtetutën e Kosovës tek neni 8, laiciteti pasqyron rendin politik e institucional të Kosovës. Por krahas kesaj, Kushtetuta garanton edhe lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes. Në parim, laiciteti si nocion i regjimit politik ka pikërisht për qëllim të garantoj këto të dyja, që janë vet objektivi i këtij nocioni politik, që mund të përmbushet përmes dy nën-principeve të rëndësishme: neutralitetit të shtetit dhe ndarjes së institucionit fetar (e jo të individit fetar) nga institucioni politik. Laiciteti nuk është laicizimi i shoqërisë dhe individit, ai është thjeshtë një emër tjetër për rregullimin e pluralizmit në hapësirën publike e institucionale duke i maksimizuar të drejtat fondamentale të individëve, të cilat mund të kufizohen vetëm e vetëm për motive të ruajtjes së “rendit publik, sigurisë dhe shëndetit” siç përcakton e njëjta Kushtetutë e Kosovës tek neni 55. Ajo që Batoni shpreh kuturu, e bashkë me të edhe shumë të tjerë po aq të panjohur me nocionin, është forma e tij ideologjike, kallëpi pozitivist i Charles Renouvier-it apo sot i Henri Pena-Ruiz-it, që tek ne funksionon disi si “kalë Troje” për të shprehur ngërçin që Batonët kanë me një fe të caktuar në Kosovë. Funksioni ideologjik i laicitetit është përtej funksionit politik të tij, është në fakt antitezë e tij, prandaj edhe tek Pena-Ruiz sot apo Charles Renouvier dje,kjo forme e ideologjizuar e tij  funksionon, siç thote Henry Cox tek “The Secular City” , “si përpjekje hegjemonike nga larte-poshte për të zhveshur individin nga çdo referencë metafizike e orientuar atë nga empirikja, per ta çliruar ate nga transcedentalja per ta shendruar ne pozitivist”. Por Batoni nuk është tamam kështu, ngase Renouvier dhe Pena-Ruiz janë disi me inkluziv në ideologjinë e tyre anti-fetare, ata aty fusin çdo reference transcendentale e çdo fe : por Batonët janë më shumë sikur Le Pen dhe Jörg Heider që koncentronin ekskluzivisht fashizmin e tyre ndaj myslimanëve kur kërkonin që shamitë të ndalohen edhe në rrugët e Francës dhe Austrisë, gje qe mund te zë vend ne shkrimin e ardhshëm te Batonit. Këtu Batoni, kur kërkon që mos të ketë fare debat për shaminë, ai është po aq ekskluziv, ngase nuk e kanë penguar ndonjëherë muzika liturgjike në Filharmonine Publike të Kosovës ku unë kam kënaqësinë te dëgjoj Ave Maria-an, Agnus Dei-n apo Magnificat-in….apo nuk e kanë penguar ndonjëherë shamitë e motrave të nderit në spitalin e Gjakovës ku ato me shërbenin me profesionalizëm, e as që duket ta k enë penguar ndonjëherë (ajo qe mbase vërtetë do duhej) fletushkat evangjelike me sheqerka e me fletore qe u ndahen vazhdimisht fëmijëve të shkollave fillore nëpër Kosovë (apo forma e tyre e modifikuar, kur fëmijët në shkolla ftohen të marrin dhurata përtej oborrit të shkollës, ku përveç sheqerkave dhe ndonjë fletoreje, u jepen materiale proselituese) që sillen si “hedije” nga ndonjë shkollë private evangjelike diku në ndonjë fshat të humbur të Teksasit. Rrjedhimisht, Batonët që përdorin “laicitetin” si “kalë Troje” për të mashtruar popullin që nuk ka ende një libër mbi laicitetin në gjuhën shqipe, janë laiket me të përçudnuar, laikët me deficit, laikët antiteze e laicitetit pra. Batonët që përflasin “laicitetin” në formën e tij ideologjike vetëm për shamitë, disi në disa cepa bien në atë që filozofi frëng Edgar Morin quante “catho-laicité” , apo “kato-laicitet”. Në anën tjetër të taborit batonist është kategori a anti-laicitet, e cila ndanë me batonistët pikërisht injorancën ndaj nocionit. Në fakt të kuptuarit e laicitetit prej këtyre dy kategorive është krejt i njëjtë. Shumë nga myslimanët që hidhen kuturu me retorikë kundër “laicitetit” e gjejnë legjitimitetin e tyre pikërisht tek diskursi kategorisë absolutiste të batonistëve: ata janë kundër “laicitetit” ashtu siç shpërfaqet në këtë diskurs ideologjik të Batonit, ata janë kundër po ashtu sepse mbase diktaturat e lindjes ishin laike dhe se thirreshin batonisht në laicitet, janë kundër ngase në mendje ju vie Ataturku e jo Kanadaja, ngase në mendje u vie Le Pen, Vildeers,  Heider, Pim Fortyn e jo Charles Taylor, Jean Bauberot, Micheline Milot, Habermas etj. Loja e ndotur luhet mes ketyre dy kategorive ku njëra gjurmon material tek tjetra.

Ka diçka të çuditshme dhe të neveritshme në debatet publike në Kosovë. Natyrisht nëse pajtohemi se ka “debat”. Kjo hapësirë është e dominuar nga kategori absolutiste, që bëjnë ping-pong mes veti dhe që në fakt kanë një mardhënje ndër-ushqyese njëra me tjetrën, një mardhënje ndër-inspiruese. Kategoria absolutiste ku bënë pjesë Baton Haxhiu, bashkë me disa opinionistë të tjerë aty jashtë, ndanë një seri “pikash kontakti” me diskursin e disa të rinjve ultrakonservator myslimanë që krijojnë një kategori absolutiste në vete. Njëri nga segmentet e territorit të tyre i përbashkët është konspiracionizmi: ashtu siç mund të gjesh nëpër disa portale myslimanësh shkrime të përçudnuara ku çdo akt ligjor lokal i Amerikës, çdo vepër orinentalistẻsh apo çdo prononcim mbi të vërtetën e tyre nga njerëz që nuk i takojnë asaj, pasqyrohet disi si “luftë kundër Islamit” (mbase jo pse nuk ka një gjë të tillë, por se në atë  kallëp futen edhe kritikat legjitime e edhe prononcime thjeshtë “ndryshe” rreth Islamit) si njëfarë përpjekje për ta “shkatërruar Islamin”; njëlloj edhe diskursi i batonistëve ndërthur elementet konspiracioniste që sheh shaminë si hap drejt “luftës civile”, apo si veshje “me rrogë” (Flaka Surroi), apo si hap më kompleks te cilin në mënyrën më patetike e shprehte Teuta Sahatçiu në një debat televiziv (thuajse të kishte përkthyer fjalë për fjalë nga një interviste e Jörg Heiderit) ku deputetja thoshte se “këta (!?) njëherë kërkojnë ta fusin shaminë në shkolla, masanej ta fusin fenë në shkolla, masanej ta marrin parlamentin, masanej ta bojnë shtetin, e t’na kpusin durt e t’na vnojnë shamia grave, e t’na vrasin me gurë”….Disi mungon vetëm zbulimi i “Protokolleve të të Urtëve të shpellës Hira” apo “Protokollet e Urtakeve të Stambollit” për të kompletuar pikturën e ketij teatri absurd. Ka edhe shumëçka tjetër që mund të ndajnë këto dy diskurse (që janë vetëm dy nga kategoritë absolutiste e oqeanin e absolutizmave partiak e ideologjik të shoqërisë sonë), e kjo shfaqet kur për shembull disa myslimanë ndërtojnë “argumentin” e tyre në formën “vajzat me minifund po lejohen në shkollë e ato me shami nuk po lejohen” e kështu në mënyrë implicite disi thurin argument të ngjashëm me batonistët, por këtu duke shprehur ndaj minifundeve atë që batonistët shprehin ndaj shamisë. Territori i përbashkët i këtyre kategorive absolutiste përmban edhe elementë të  tjera që ska hapsire ketu për ti elaboruar, por ajo që është disi e qartë është se këto të dyja disi ushqejnë njera tjetrën dhe flasin me njëra tjetrën. Por flasin me njëra tjetrën disi nëpër agora jo të barabarta: përderisa batonistët bëjnë këtë nëpër gazeta ditore e programe televizive, të tjerët kanë facebook-un a ndonjë portal të çuditshëm. Përderisa batonistët shihen si “intelektualë” , të tjerët janë “taleban”. Por ajo që është edhe më skandaloze është se Shteti i cili me nenin e 8-të të Kushtetutës obligohet të jetë neutral në kritikën apo favorizim e këtyre kategorive absolute është “palë” , është kategori absolutiste në vete. Në fakt ajo që është me problematikja në këtë hapësirë diskursesh absolutistë është të jesh diku në mes, të kritikosh këtë lloj absolutizmi, ngase atëherë këto kategori e kanë disi problem të të pozicionojnë se më ke je me “ne” apo me “ata (jo çuditërisht shkrimet e Batonit literalisht e bëjnë ndarjen mes “neve” dhe “atyre”) , e kanë disi vështirë të të bien “n’fije”. Nga kjo vështërsi dhe ky siklet, kur një ateist, agnostik apo një qytetar i sekularizuar shkruan apo flet parimisht mbi të drejtën për të bartur shamitë apo për të drejten e besimtarëve dhe ateistëve qe të jetojnë lirshëm në paradigmat e tyre, ai apo ajo shndërrohet në dhunshem në “fundamentalist islamik” apo “kolaborator” nga kategoria batoniane, ai bëhet “ata”, ngjashë sikurse kur një mysliman i cili kritikon ndonjë irracionalitet të ndonjë hoxhe ai bëhet me “ata” bëhet disi “tradhetar”, sepse në mendësinë absolutiste operohet vetëm në terma kategorish e jo principesh, në terma ideologjik e jo parimor, me bajraqe e jo me drejtësi. Kësisoj Aida Derguti  bëhet “ata” e disi diku larg, sikur ne bilardo disi me “shpontë” edhe Alan Badiou e Bruno Latour shndërrohen idiotsisht në “fundamentalist islamik” , pra edhe në tradhtar të njëfarë  nacionalizmi të përçudnuar të Le Pen-it apo te Batonit/isteve. Aida e të tjerë bëhen komplice të “Endrrës Islamike” të Imer Mushkolajt e të “Luftës Civile” të Baton Haxhiut, ajo “tradhtarizohet me dhunë” në imagjinaren apokaliptike të së djathtës ekstreme shqiptare, sepse fundja si është e mundur që dikush tjetër përveç fanatikëve, radikalëve e fundamentalistëve (siç bëhen shpesh sallatë këto terma nëpër gazetat tona) të mbështes të drejtën e vajzave për të mbajtur shami në kokë !? Aida e të tjerë si Aida, disi fillojnë të përfytyrohen si “kripto-fanatik” apo “kripto-radikal islamik” në imagjinaren e kategorisë absolutiste batoniane. Çdo person i sekularizuar që merr guximin për të folur parimisht për çështjen e fesë në sferën publike, rrezikon të “islamizohet me dhunë” nga kjo kategori absolutiste ashtu si cdo musliman i cili ngreh ndonje debat të brenshem në komunitet rrezikon të trajtohet për “heretik” nga absolutiste të anës tjetër.

Ka diçka jashtëzakonisht khomeiniane në diskursin e Baton Haxhiut apo në konkludimet ideologjikisht anti-imigracion të Komisionit Stasi (emër që ironikisht nuk ngjallë kujtime të mira për Evropën) në Francë. Ajo që ndodhë në Francën e kompleksit kolonial e që bluhet në kokën e Baton Haxhiut ngjason shumë me modusin e khomeinizmit pas Revolucionit Iranian. Përderisa khomeinizmi ligjërisht obligoi femrat që të mbulohen në krejt sferën publike (apo ndryshe ndaloi femrat që të zbulojnë kokën) duke e homogjenizuar veshjen përmes normave hegjemonike, në shkollat e komisionit Stasi të Francës apo në bluarjet e Baton Haxhiut, modus operandi është identik, dhe vetëm përmbajtja ndryshon: khomeinizmi e saudizmi “neutralizon”shkollën duke ndaluar zbulimin e flokëve, khomeinistet tanë me të njëjtën skemë ndalojnë mbulimin e flokëve ne shkolla . Të dyja këto ndjekin të njëjtin model dhe puqen bashkë tek hegjemonia dhe koercioni nga lartë-poshtë.

Shamia si objekt e diskursit të së djathtës ekstreme shqiptare, në fakt është edhe “çështje burrash” për aq sa ajo është një mikrokozmos ku derdhet fashizmi e ksenofobia. Ajo është çështje qytetarësh, jo si shami, por si pikë debati ku shprehen qëndrime të përçudnuara rreth religjionit dhe sferës publike në përgjithësi. Shamia e sotme, është turbani e kippa e burrave nesër. E përderisa shamia është emri ku shpërthen karakteri ideologjik i retorikes mbi “laicitetin” , ajo mbetet njëra nga fushat ku shprehen fashizmit, për aq sa debati përcillet me absurditete si ato te Baton Haxhiut.

I tërë ky diskurs mbeshtetet ne kugeza letre, në thirrje të rrejshme, në fatamorgane. Ai mbështetet tek një Evropë e përfytyruar rrejshëm. Tek një Evropë fetish. Mbështetet aty pikërisht ngase vetëm në këtë retorikë disi mund të gjinden partizanë në hapësirën tonë ku semantika për Evropën është ajo që bllokon masat, e ku retorika për të e rreth saj është më shumë se obsesion. Evropa e fetishizuar per shqipëtarët, është opiumi i popullit. Aty ku ka diskurs të tillë në emër të Evropës, ku për të flitet shumë, mbase ka më se paku “Evropë”.

40 komente në “Batoni si khomeinist”

  1. alqi says:

    Shkrim perfekt ,bravo , plot argumenta , te lumte pena vlla shqiptar..

    respekte

    1. ina says:

      shkrim thellesisht intelektual e perparimtar. lum kush nuk eshte i verber per ta kuptuar.

  2. artan says:

    Arber firauni. Kosoven po e kalb dhe e gerryen Islami aziatioko-mesjetar e ti kerkon te besh filozofira, e te flasesh per parime.

    1. Artan says:

      Kosova nuk qelbet nga ata qe mbrojne identitetin dhe burimin e civilizimit kaq progresist per Kosoven. Laicitetin dhe Europianizimin si nje menyre jetese moderne demokratike qe nderton shoqeri te hapura dhe progresiste. Shamia dhe islami nuk jane simbol i asnjeres prej ketyre por jane simbol i mesjetes, barbarise dhe prapametjes. Te kerkosh te drejta dhe te lejosh te lulezoje ne ate vend nje mendesi thellesisht anti demokratike, autoritare dhe anti civilizuese sic eshte islami, eshte nje akt vete vrases. Demokracia nuk eshte nje pakt vetvrasje. Ne Islam nuk ka mendim ndryshe, fjala e allahut arabo aziatik as nuk hidhet ne vote dhe as diskutohet ne debat. Ajo vjen absolutiste sic eshte qe prej mesjetes. E nder kohe ne kerkojme te ndertojme nje shoqeri me mendje te hapur dhe gjithe perfshirese. Nderkohe qe bota eshte investuar thellesisht ne shkence, teknologji, art sport e kulture, ne diskutojme a duhet ta jetojme jeten si arabet e shek te 6t? Sigurisht qe ne do jemi te fundit perhere.

  3. profesori says:

    U mundova ta lezoja me vemendje ket shkrimin e mesiperm dhe arita te kuptoja se ishte nje perpjekje per artikuluar nje dicke ne shqip e cila po vetem perpjekje ka ngelur.
    Ajo qe na bashkon eshte gjuha ,jo shamia ,feja e shqiptarit eshte shqiptarija.
    Tung,mire ishte te vendosja nje R pas shkronjes T

  4. Nikolla says:

    Shkrim i shkelqyer.Artan, mbase duhet te rilexosh shkrimin e te kuptosh se Kosoven po e qelbin edhe persona si Batoni me te cilet ushqehen ca te tjere. Nderkaq ti injoron te paret dhe indiferenca e jote te jep cope torteje ne fashizmin e tyre.

  5. Iliri says:

    Arber keni shkruar nje shkrim me nje prapavij te poshter dhe mjaft qellimkeq. Po shkruan bukur mirepo pa ia qëlluar fare e Batoni nuk shkruan aq bukur por kesaj rradhe ia ka qelluar plotesisht. Baton Haxhiu e di se qarqe te shumeta antishqiptare duan ta islamizojne-arabizojne Kosoven shqiptare prandaj ai shkruan duke qene i vetedijshem dhe ndergjegjshem se ne kete menyre e mbrone shqiptaresine e vendit te vet…

  6. Ismaili says:

    pershendetje,
    nuk mund te jesh indiferent perball nje shkrimi i cili ne teresine e tij hedh poshte pikpamjet jo te drejta dhe argumentet shterrpe qe shfrytezon analisti Baton Haxhiu per te luftuar Islamin apo segmente te Islamit.
    Arber Fetiu sot perben nje nder penat me te shquara te kritikes shqiptare i cili edhe pse rralle ofron shkrime te bollshme per nga argumentet dhe mbi te gjitha shkrime apo debate qe ne teresine e tyre hudhin poshte shpeshhere teori absurde qe vetem ne Kosove i degjon si : “islami minimal dhe maksimal” , “islami politik dhe jo politik” “kuptimi i deformuar i laicitetit” etj…..

  7. goni itali says:

    Arbër islamiku, kuptohet që zagarët e turkut të kanë shtyrë të shkruash ose të qënurit musliman i devotshëm, por emri që ke nuk do të thotë se je i besueshëm, Je ti rreziku dhe të gjithë ata që po krijojnë në Kosovë një shtet Islamik. Batoni është patriot që po jep alarmin dhe ju pisa do ju çojmë andej nga keni ardhur, pra nga turqia

  8. Landi- Sverige says:

    Qe te krahasosh pikpamjet e Baton Haxhiut, ne dy shkrimet e fundit te tij ne gazeten TemA, me pikpamjet partive ekstremiste te djathta europiane si te Marine Le Pen apo te ngresh nga varri Jörg Haider e deri Hitlerin per te treguar qe Baton eshte me ekstremist se ta, atehere dikush qe se njeh apo ska lexuar asnje rresht nga shkrimet e tij, te vetmen gje qe do i vi ne mendje eshte ta krahasojne me Djallin qe mban kosen ne dore dhe pret kokat e myslimaneve me shami e me pas thith gjakun e kuq e te nxehte nga gurmazi i tyre!!!
    Por dikush qe e njeh fare pak apo ka lexuar vetem dy shkrimet e fundit te Baton Haxhiut ne gazeten TemA jo vetem qe do zgurdullonte syte me sinonimet e tua ndaj atij personi, por do te dilte ne perfundimin se ose jeni nje skizofren qe jetoni i mbyllur ne guacken kushtetuese jashte cdo realiteti ose nje fondamentalist qe perpiqet tu mbylli gojen me histerizmin e tij cdo cdo mendimi te lire ne ate shtet te pa pagezuar akoma nga bota!
    Te them te verteten me tmerron arsyetimi i shkrimit juaj, por nga ana tjeter shpresoj qe ne Kosove te ket sa me pak te tjere si ju dhe sa me shume Baton qe Kosova te vrapoj drejt Europes dhe jo te zvarritet diku ne erresiren e nentokes!

    1. REZART says:

      Landi Sverige Me Batonin mund te arijne deri ne Rusi apo Greqi,ndoshta edhe Etiopi se ne EU kursesi.Batoni eshte vetem nje kopjac i padenje i asaj qe sheh,por jo edhe ditur e qe kupton.Thone cka din dhia se c’eshte tagjia.Argumentet i ka te pacipta,terhjek paralele te paragjykuara,me analiza te gervishtura mbi ,,te vertetat,,Landi absolutisht pranoj mendimin tend ndryshe,qebesoj se edhe ti e ben te njejten me tjertet.Prsh.

    2. Albana says:

      Arber, perkunder asaj qe thone disa protofashiste ketu larte, shkrimi yte terheqe paralele shume relevante. Landi me siguri nuk njeh fare diskursin e Le Peneve , Haiderit e te tjere ekstremisteve te se djathtes me te cilen njeri nga shkrimet e Betonit (i vetmi qe lexova) eshte pothuaj i kopjuar si trajte ligjerimi. Madje ka aty jasht punime akademike qe terheqin paralele edhe me te qarta mes antisemitizmit dhe diskursit islamofob , rresht per rresht, e qe Landi duket te mos i ket hasur ndonjehere, sic edhe duket se njeh pak te djathten ekstreme. Shkerdhatat qe qirren per “Evropen” me racizmat e tyre do mbesin gjithnje qyqar dhe prishes shoqerie, edhe pse kete e bejne duke rrahur gjoks per evropianizim me turbo-patriotizem.

  9. SHKUPI says:

    BRAVO . Poshte fashistet e te dy aneve.Shkrim perfekt,me permbajtje te thelle,te argumentuar,dhe qe turperon ,,gazetarin,,mendjemadh.Skajshmerisht i djadhte,i majte…Ku qendron ky Batak Hanxhiu.Ka cipa te bllokuar diku ne vitet e 60-70-ta.Heshtja eshte ar per keso budallenjesh.Urime.,,Para fakteve edhe zoterit heshtin,,Batoni sa me duket qe si pranon gjerat ndoshte pervjele ,,penkallen,,e te pergjigjet edhe pse nuk i ke lane rruge.Por ai koken e then e s’mbushet men.Ketej hapatas permban Menduh Tacin -vojvoden dhe te tregon se kush eshte.Ku eshte leku e ke Batkon.

    1. scupi pagan says:

      shkupi, beju cuni mire, qe perpara se t’i hysh punes e te besh ‘analiza’ koti, meso mire e mire gjuhen shqipe dhe drejteshkrimin e saj. njeriu, pa e njohur mire gjuhen e tij, s’e do as perendia qe permend ti. Mesoje gjuhen, pra, edhe ti edhe shume te tjere si ti qe keni qejf te notoni ne orbiten e perplasjeve fetare arkaike. Njerezit qe njohin adhurimin e skajshem, sot, qe dikur ishte imponim e dhune qe po te ngreni nga varret stergjysherit tuaj nga mesjeta do ju ‘pallonin’ mire, atehere do te kuptonit ju se perse duhet thene jo islamit ne jeten poilitike. kete thote batoni dhe te tjeret si ai dhe ju jeni ata qe shkelni mbi stergjysherit tuaj te cilet atehere i luftuan keta cmenduri edhe te kohes se sotme, ndekohe ju ‘pasardhesit’ turko-arabe’ te tyre fshini gjenin tuaj. turp ose qufer me gjuhen fetare t’u themi me mire. madje, jeni mendje synetbera dhe me fiqir te vogel per te gjykuar pune me te medha se c’i duron IQ-ja juaj. fiqir aziatikesh nga pakistani e deri ne maroko qe asnjeher s’kishit pasur 2 gram logjike, prandaj dhe jeni e keqja e vetes suaj vazhdimisht, qe kete te keqe doni t’ja faturoni te tjereve. dhe bota ben mrekulli ketu, thote jo dhe jo bixhozit tuaj dhe me perendite. e keni bere ate zotin tuaj, allahun, te laje syte vetem me gjak.

      1. REZART says:

        SCUPI PAGAN @ Ti mo e ke ndofta IQ-ne si ata te Siberise,e te mongoleve? Separi ti hedh poshte te gjitha konfesionet si,,besime te kota,, apo si duket vetem islamin? Pastaj ishte imponim vetem islami,apo edhe krishterimi romako-bizantin me kryqezatat? Andaj cfar pasardhesi je ti,bizantin? Sa per ,,Jo,, te islamit ne jeten politike jam edhe une,por per dallim nga ti jam kunder dhe ,,Jo,, edhe per kristianizmin ne politike.Egzistojne ne hapesirat tona parti kristiano demokrate,por jo edhe islamo demokrate.Pse ashtu mundeshka e keshtu jo.O jemi kunder konfesinet te jene politike,ose nuk jemi.Mos ndoshta do thuash ky konfesion qenka perparimtar e tjetri jo? Eshte perparimtar kur e mbajne vetem ne ameriken latine,Greqi e Filipini,por nuk ia fusin aspak ne SHBA,Gjermani,Britani? Pra nese je kunder te gjitha perzierjeve ne politike,jam me ty,por jo ne menyre selektive. Vriteshkan ne vendet me konfesion islam,e harove organizaten ,,Shin Fejn,, me Geri Adamsin? Ke njohuri per luterat kryqezuese? Ke degjuar per djegien e Xhordano Brunos,per shkoqjen e Kopernikut? nese je per paganizem,ateher,aferim zoteri,te pranoj si te tille,por….

    2. scupi pagan says:

      shkupi, beju cuni mire, qe perpara se t’i hysh punes e te besh ‘analiza e krahasime’ te kota, meso mire e mire gjuhen shqipe dhe drejteshkrimin e saj. njeriun, pa e njohur mire gjuhen e tij, s’e do as perendia qe permend ti. Meso gjuhen e para e punes, pra, edhe ti edhe shume te tjere si ti qe keni qejf te notoni ne orbiten e perplasjeve fetare arkaike te cilat duket se shqiptaret asnjeher s’i kane kuptuar sic duhet. Njerezit qe njohin adhurimin e skajshem, sot, qe dikur ishte imponim e dhune qe po te ngreni nga varret stergjysherit tuaj nga mesjeta do ju ‘pallonin’ mire, atehere, ju do te kuptonit se perse duhet thene jo islamit ne jeten poilitike. kete thote batoni dhe te tjeret si ai dhe ju jeni ata qe shkelni mbi stergjysherit tuaj te cilet atehere i luftuan keta cmenduri edhe te kohes se sotme, ndekohe ju ‘pasardhesit turko-arabe’ te tyre, fshini gjenin tuaj. turp ose qufer me gjuhen fetare t’u themi me mire. madje, jeni mendje synetbera dhe me fiqir te vogel per te gjykuar pune me te medha se c’i duron IQ-ja juaj. fiqir aziatikesh nga pakistani e deri ne maroko qe asnjeher s’kishit pasur 2 gram logjike, prandaj dhe jeni e keqja e vetes suaj vazhdimisht nga v. 610 e deri ne v. 2013, qe kete te keqe doni t’ja faturoni te tjereve. dhe bota ben mrekulli ketu, thote jo dhe jo bixhozit tuaj dhe me perendite. e keni bere ate zotin tuaj, allahun, te laje syte vetem me gjak. ja beni nje te mire vetes suaj, menjanoni te keqen nga koka juaj, atehere do kete dashuri ne jeten tuaj, gje e cila ka munguar perhere. ndersa, ky djali i ‘analizes plagjiature’ me emrin ARBER, keq do t’i kishte punet po te riktheheshin arberit nga mesjeta e tej saj. por, ja qe ka dhe ‘arber’ qe bejne qufer dhe hane hurma. ai duhet ta dije qe feja islame s’ja lejon kete emer nga kultura perendimore. nese ai s’e di kete, ti shkupi sikur do qe te behesh me i mencur se sa je ne te vertete, tregoi pra qe duhet ta ndryshoje emrin ne ali apo ahmet sipas teje gjithnje kjo zgjedhje antivojvode, pra qe hani veten njejet si muslimanet dhe ju te politikes pa koqe ne maqedoni e kudo.

      1. SHKUPI says:

        SCUPI PAGAN @ Nese ky Arberi nuk te bindi se cfar thot dhe me tutje permban Batonin ateher mund edhe te kuptoj se cfar IQ-je paske ti.Perndryshe edhe argumenetet qe jep me babane e tije jane ,,fakte,, se jo mahi.Sa per shqipen e drejteshkrimin te tregoj se kam te kryer vetem tetevjecaren ne shqip kurse te mesmen dhe fakultetin ne gjuhet sllave,andaj me habite se te paska ngelur marak drejteshkrimi im.Po i yti te duket shum me i mire? Ne rregull,por qe te besosh argumentet e Batonit eshte nje logjike e fuqishme te njerezve kopjace te rendomte te vlerave siperfaqesore,nga kultura,bon-toni,edukata.Cka po perzien vitin 610 -2013? Argument i ke keta dallkauket qe kane tradite te sillen ashtu si sillen,ashtu te vishen,te mbane mjekra deri ne gjoks,te vishen me ato veshje qe i kane tradicionale kombetare e jo islame,per cka jame kategorikisht kunder.Tani se ka ca qe i imitojne ne cdo gje nga tradidat e tyre talebane qe jam kunder,sikur jam kunder te vehen emra nga ndonje film,roman qe nuk ka fare lidhje me kurgje,ose te vehen emra nje apo dyrrokeshe vetem te tingellojne per vesh e qe as mund ta dish se cfar domethenie ka.Veshja talebane dhe cullakosja(kinse perendimore )jane dy skaje e te njejtit shkop.Ka emra te ngjashem ne krishterim edhe ne islam,si psh.Hava-Eva(Ava),Sulejman-Sollomon,Daim-Damian,Skender-Aleksander,Nuhi-Noe,Adem-Adam

  10. albert says:

    Ate cka e ka thene deputetja znj. Teuta Sahatciu se “keta, pra islamistet njehere kerkojne ta fusin shamine ne shkolla,masanej ta fusin fene ne shkolla,masanej ta marrin parlamentin,masanej ta bojne shtetin,e t,na kepusin durt e t,na vnojne shamija grave e t,na vrasin me gure”… eshte e vertete. Ai eshte qellimi i ketyre antishqiptareve. Dhe te gjithe ata qe i kundershtojne keto ide, perfshire edhe Batonin, per mendimin tim jane njerez qe sot i duhen Kosoves.

  11. Preval says:

    Nuk e kuptoj se si autori i shkrimit quhet Arbër? Mbase do t’i shkonte më mirë Arab!

  12. Begu says:

    Arberi eshte ftyra e vertet e rinise intelektuale e Kosoves . Koha e batonit ka mbaru bashk me komunizmin

  13. Naim says:

    Goni Itali, gjyshi i batonit ishte hoxhe e batoni ka devijuar dhe ishte bere piun i serbise, ky e ka dosjen hapur ne hage

  14. Eshte e pamundur te ‘japesh mend’ me nje mesazh si ne a me artikuj ai Batoni, Arber etj., sidoqofte dicka mund te thuash, se pari dua te them qe jam myslimane qe kur shoh vajza me ferexhe ( iu afrova njeres me ferexhe te zeze para disa ditesh, ne ate zheg dreke, e pyes: a bon me e vesh te bardhe? Ti je vajze e re, pse e nxin veten xhan?!
    Po, flm, tha, dhe shtoi nje urim ‘islam, shoqja e saj me nje meri: sa e mire qeke!
    Kur fillun shamia e ferexhe, menduam se nuk do qe ‘epidemi’, nuk mund te qe pas nje ateizmi 40vjecar, por jo, varferia doli me e forte, varferia bie edhe varferine e mendjes dhe dhunen e babes, burrit. Cdo fanatizem gezon varferine te bleje shpirtra, shamia e ferexhea e mjekrat ‘vehabiste’ apo kryqet ne qafe jane qokat qe numurojne suksesin e Fanatizmave, tregojne sa jane shpla trush! Keshte Arber, eshte shamia e kryqi; ti lene Batonin e pyet veten, jo ata filozofe e studjues qe bie, pyt veten: po me gra e vajza pa ferexhe e burra pa mjekra, a ‘lendohet’ zoti?
    Une them jo . Sepse ferexhene s’e vuni zoti! Arber, ne jena arber, Shotat i kena pa ferexhe, po kane bere per Shqiperine ate qe dime. Kurse cdo ferexhe u jep armiqve tane shekullore alibine te thone: ja talebanet po shtohen ne mes te Europes! Arber, varferia dhe fanatizmi jane armiqte e shqiptareve, kjo eshte !
    Nese Batoni mbron njerin fanatizem e ti Arben tjetrin, te dy nuk mbroni Shqiperine po obskurantizmin, vellezer shqipetare. Nuk eshte e keqja tek : ‘ Fetah’, ‘Haxhi’ etj., e rendesishme eshte: ‘ Arber, Baton…
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria, miq, mos t’i biem patkojve, feja duhet pa ferexhera e kryqe qe jane thika drejtuar njeri – tjetrit, per hesap te Antishqiptarizmes, keshtu, intelektualet se paku ne Kosove mos bien pre e pro-ferexhe, pra pre e Fanatizmes, duke iu sulur Batonit- antiferexhe por pro ‘kryq’ qe thu ti. Te dy ne kete menyre beni dy kalores te Antishqiptarizmes, asgje me shume, e sejcili hiqet kalores i Shqiptarizmes!
    Arber, Baton, na duhet Shqipni – jo Haxhi e AveMari, miq!
    Une them

  15. Aliu says:

    Shkim i kompletu,argumenta dhe krahasime te bollshme.Por nje shkrim krejtsisht i anshem( mban krahun e muslimaneve) .Zotria artikullshkrues meqense I pelqen islami dhe ben ne shkrim avokatine e tyre e para te ndryshoje emrin ne Ahmet, Memet apo si te doje sepse Arberi perfaqson nje krahine qe eshte zemra e shqiptarise ,eshte edhe sot ne shumice katolike eshte Europiane dhe nuk e lidh asgje me orientin.Une mbeshtes Batonin dhe i lutem qe te vazhdoj me shkrime te tilla ne menyre qe te krijohen para kushte qe populli ne menyre graduale te kthehet ne identitet,atje ku eshte familja Europiane te ciles ne I takojme.

    1. maqo says:

      Sipas llogjikes tende edhe ti nuk duhet ta vesh pseudonimin “Ali”, por ndryshe, gjeje vete. Ne argumentimin tend, llogjike me te mbrapshte dhe njekohesisht me te sinqerte nuk mund te gjendet kur thua;”Shkim i kompletu,argumenta dhe krahasime te bollshme”, pastaj ne fund, “Une mbeshtes Batonin dhe i lutem qe te vazhdoj me shkrime te tilla”.
      Sipas llogjikes se artikullit, qe dhe te pelqen, zotrote je kategotia me e rrezikshme e fashisteve shqiptar.

  16. Dardan says:

    Arbër Fetiu,djali i “albanologut” te Institutit Albanologjik te Rexhep Qosjes,fundamentalistit islamik Sadri Fetiut! “Albanologut” qe i “fale pese vaktet” dhe që ka lënë gjurmë “në ujë” ne fushën e studimve albanologjike. Shume fundamentalist islamik po pjelle kjo Kosova e vogel qe po e integrojne Kosoven ne Serbi e Turqi-Arabi…
    Ana shkrimore tek Batoni ka te meta por faktet dhe deshimte qe i trajton meritojne respekt. Te lumte Baton se je duke e pare rrezikun nga milazimet,ramiqet,terrnavcet dhe fetushet e sadri fetive e rexhepqosoviqe.
    Bravo,bravo,bravo te kjofte o Baton Haxhiu.
    Dardani,Vjene

  17. A says:

    PROBLEMI qendron ketu qe ne jemi fise pellazge, ilire, arberore dhe perfundimisht jemi quajtur shqiptar. Besimet fetare fillestare kane qene pagane dhe pastaj e gjithe iliria kaloj ne krishterim, si nder popullsite e para.
    Pas vitit 1478 me pushtimin e plote te viseve shqiptare nga Perandoria Osmane filloj ne menyre graduale te konvertohemi ne besimin fetar musliman here me kulac dhe here me kerbac. Kjo eshte e verteta.
    Por, shtrohet pyetja pse popuj dhe shtete qe ishin kufitar me Turqine muslimane nuk u kthyen musliman por ngelen perseri te krishtere, bile edhe te thekur. Sic jane Bullgaria dhe Turqia.
    Kurse populli dhe kombi shqiptar qe nuk kishin asnje lidhje tokesore dhe gjeografike me Turqine u kethyen ne shumicen e tij ne besimin islamik musliman. Pse, megjithese u kethyem me shumice muslimane na ndane ne 4(kater) vilajete dhe per asnje cast nuk na lejuan te perhapnin arsimin, kulturen dhe zakonet shqiptare. Gjuha shqipe u ruajt ne formen vetem me te folur dhe nuk u shkruante.
    Edhe dokumenti i pare i shkruar ne gjuhen shqipe me germa latine eshte Formula e Pagezimit e besimit fetar te krishtere nga BIBLA.
    Pse nuk kemi dicka te shkruar ne gjuhen shqipe, qofte edhe me shkrim arab, ndonje syre nga KURANI.
    Pse pra nga BIBLA e krishtere kemi shkrime dhe nga KURANI musliman nuk kemi. Ku qendron problemi dhe pengesa.
    Kjo dihet dhe eshte e qarte sepse deri shpernguljet e fundit e shqiptareve te KOSOVES ne perberjen e JUGOSLLAVISE per ne ANADOLL te TURQISE, e gjithe kjo popullsi shqiptare u asimilu sepse nuk u lejuan te flisnin shqip dhe nuk u lejuan qe te hapeshin shkolla ne gjuhen shqipe edhe sot e gjithe diten.
    Kurse shqiptaret e shperngulur nga Shqiperia pas vdekjes se Gjergj Kastriot-Skenderbeut viti 1468 ne ITALI, akoma edhe sot i ruajne mire gjuhen, kulturen, zakonet shqiptare dhe kane pasur, kane dhe do te kene edhe sot shkrimtare dhe intelektual te shquar qe levrojne ne gjuhen shqipe. Pra ITALIJA nuk i beri presion qe te harrojne nga kane ardhur, bile ruajti si Mbreteri e Napolit te gjitha marreveshtjet qe kishte bere me kryetrimin e krishtere shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. I cili sa qe gjalle u be tmerri Perandorise Osmane, ku humben luftrat masive me te medha 2(dy) sulltanet e kesaj perandorie. Ku njeri sulltan ka thyer 2(dy) here “hunden” perpara gjigandit strateg te krishtere Gjergj Kastriotit dhe iku me bisht nder shale sepse po vinte edhe stina e dimrit. Me te arritur ne kryeqendren e vet ne kryeqytetin e Perandorise Osmane STAMBOLL nga marazi dhe stresi nga kjo humbje vdiq.
    Pra ky eshte shqiptari si individ dhe populli shqiptar ne pergjithesi kur thote vehtes se jam me gjak dhe me gen shqiptar.
    Ka dalur sakte dhe qarte nga organizmat zyrtare te Perandorise Osmane qe ne qoftese jane shqiptare dhe hungarez me gjak dhe gen te paster te rracave KURRE nuk behen MUSLIMAN te devotshem.
    Prandaj, te gjithe ata qe deshirojne te veshin shpirtin dhe mendjen me sllogane islmaike muslimane fanatike xhihadiste dhe te marrin mesime nga mesues musliman te thekur qe quhen taleban dhe keto ti ushtrojne edhe ne pamjen e jashtme ku mashkulli leshon mjeker si lesh bythe, me pantallona mbi kercin e kembes, kapuc ne koke te bardhe arab musliman dhe femra te vishen me shami ne koke, me ferexhe, me xhybe, me fustane ne gjata ku nuk shihet asnje pjese e trupit, keto te gjitha nuk jane ne kulturen dhe zakonet shqiptare ne vecanti, por as ne kulturen evropiane ne pergjithesi ku deshirojme te aderojme.
    Prandaj mos valle ka ardhur koha qe shqiptaret te rifreskojne reformat ndaj ushtrimit te besimeve fetare te percaktuara sakte dhe qarte nga 2(DY) persona MUSLIMAN si AHMET ZOGU i I-re dhe ENVER HOXHA.
    Rilindasit tane te medhenj qofshin MUSLIMAN dhe te KRISHTERE propagandonin qe: “FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA dhe MOS SHIKONI KISHA dhe XHAMIA”. Ne kete fryme duhet te ece mbare shoqeria shqiptare. Nuk ka kohe njeri sot te kohet moderne te falet 5(pese) here ne dite dhe te axheroje deri ne nje muaj.
    Keto qe kane mendesi talebane xhihadiste islamike muslimane te shkojne dhe te ikin ne vendet arabe dhe islamike se aty do te jene rehat dhe t’na lejne ne te tjereve rehat qe duam kontinentin Evropian, qe duam qe te zhvillohemi si vendet me te zhvilluara te globit tokesor si Austria, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Hollanda, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe ne fund po permend Gjermanine qe eshte lokomotiva e zhvillimeve ekonomike dhe finaciare qe e ka ne majat me te larta begatine, mireqenien e popullit gjerman dhe kush ka fatin e madh qe jeton ne ate shtet.
    Pemes me fruta i gjuhet me gure, se pemes pa fruta as i hidhen syte. Prandaj nga vendet arabe, afrikane, muslimane kerkojne te shkojne ne vendet e zhvilluara evropiane. Sa evropian nga shtetet qe perbehet ky kontinet kerkojne te shkojne deri klandestin, refugjat me gomone dhe varka ne shtetet Marok, Algjeri, Tunizi, Libi, Egjipt, Palestine, Liban, Siri dhe deri ne TURQI, A S N J E. Kaq, ne qoftese nuk e merrni vesht s’kemi se cfare t’ju bejme dhe na lini rehat dhe jam plotesisht me mendimet e BATON HAXHIUT dhe VLORA CITAKUT se s’kemi kohe te humbim se kemi humbur shume trena qe kane ikur ne EVROPE. Tung.

    1. v says:

      “PROBLEMI qendron ketu qe ne jemi fise…”
      Me kaq i ke thene te gjitha, kot je lodh me mullarin e germave me pas.

    2. REZART says:

      A @ Ke be disa pyetje ne shkrimin tend dhe disi qarte shihet se do te thuash se duhet te konvertohen shqiptaret ne konfesionin e pare,pastaj permend pellazget,e Skenderbeun e car jo,Turqi e Bullgari,Kuarn e Bibel.Tani do mundohem te jap disa pergjigje.Separi konfesioni krishter nuk eshte i pari,se ka fe edhe me te vjetra si budizmi,hinduizmi etj.E dyta cdo fe shqipetareve pagan iu imponua krishterizmi edhe me force e kerbac.Argument lufterat e kryqezatave.Duke puth sumen romakeve morem katolicizmin,duke puth sumen bizantineve morem ortodoksizmin dhe ne fund duke puth sumen otomaneve morem islamin.Nga keto te tre imperi me fuqishme,me e madhe dhe me e gjate ishte ajo otomane.E treta otomanet edhe vete e muaren islamin nga arabet,dhe me pas u bene impreia me e fuqishme ndonje here ka pasur.Otomanet nuk e imponuanislamin me kerbac por me politika tjera,prandaj edhe ne Bullgari u konvertuan diku 30% e jo si thua ti aspak.Po te kishin qellim konvertimin s’do ngelte asnji i krishter ku kane patur ndikimin. E katerta : Si mundet ne Bibel te kete te shkruar dic per islamin kur eshte diku 600 vite me i vjeter se Kurani? Ne Kuran per kundrazi nga ajo qe thua ka kapituj te tere per Isain(Krishtin).Argumenti tjeter pse pasi qenka konfesion aq i prapambetur islami,ne perendim e kudo ne bote konvertohen nga 10000 mije te krishtere ne islam? Do shembuj me eklatant? Ja shkrimtari i madh gjerman Goethe,Majkell Xhekson,Kasius Klej, Cat Stevens, Frank Riberi,keshilltari i patriarkut rus…..

      1. albert says:

        REZART!
        E kush te tha ty qe feja e krishtere u imponua me force dhe kerbac? Nese sado pak e din historine atehere do te kuptosh qe te krishteret ishin te persekutuar nga romaket. Sigurisht qe ke degjuar per Neronin apo sidomos per Dioklecianin i cili aq shume i persekutoi te krishteret sa qe njehere u mendua qe ata u zhduken teresisht. Dhe ajo dhune vazhdoi deri me 313 kur Konstantini i Madh me “Ediktin e Milanos” e lejoi fene e krishtere. Deri me 313 pjesa urbane e Ilirise u kristianizua. Pra kristianizmin Iliret e pranonin me deshire edhe perkunder rrezikut per jeten, kurse islamin duhej pranuar per te mbijetuar apo per te shpetuar jeten. Ky eshte dallimi qe ti nuk don ta dish!
        E sa i perket konvertimit qe ti e permend po te perkujtoj qe Europa eshte demokratike dhe keto gjera i sheh normale. Konvertimi nuk eshte dicka normale per fene islame, e cila cdo person i cili e tradheton islamin denohet me prerje koke.

        1. REZART says:

          ALBERT @ Me vete faktin qe nuk pergjigjesh per gjerat qe i thash nenkuptoj se pajtohesh se eshte ashtu si thash.Prerje kokash kishte por ato i benin te krishteret sidomos ortodoks.Deshiron fakte? Ja kryecetniku Vojisllav Sheshel ishte me prejardhej fetare katolike qe u konvertuan te tijet me dhune nga serbrt ortodoks pas largimit te otomaneve nga Ballkani,familja Kastrati njelloj tani u bene serb ortodoks nga shqipetare katolik,z.k.ministri i Serbise i quajtur Lajiq( shqipetare nga Lajcit), ka plot Shkrijel( nga Shkreli), Daciq (nga Daci),Nikceviq(Nikqi) dhe shume e shum te tjere.Jo vetem qe ua kane nderuar fene por edhe me shume kombin,psh.Mateja Matevski(kruetar i ASHAM ne Shkup,Branko Sinadinovski(ish ambasador ne Egjipt),Topallovski(Topalli)…Ismail Qemali,Naimi,Samiu,Abdyli…linden,jetuan dhe vepruan bile ne poste shume te larta ne imperi por prap ngelen dhe vdiqen si shqipetar.Veziri i madh i sulltan Sulejmanit me emer Ibrahim pasha tere kohen thirej me Pargali(nga Parga came).Ne vendet arabe edhe sot jetojne te krishtere dhe marin poste te larta.Do shembuj? Ja Tarik Azis -minister i puneve te jashtme te Irakut, Munir -minister i forcave ushtarake egjiptiane,Shakira -kengetare me renome boterore eshte arabe,Fredi (Faruk) Merkjuri ishte iranian edhe eshte i vetmi pop rok kengetar qe lejohet te degjohet ne Iran sepse ai tregoi patriotizem duke treguar dashuri per vendin e vet.Islamin edhe turqit e moren nga arabet mo kerbac po me vetedeshire.Islamit i japin fotografi te keqe ato brekemedhejt,me ato mjekra cjapi,e me veshje thjesht tradicionale nga kombesia e tyre e jo nga islami.Sunizmi islam preferon veshje sipas kohes,mjeker jo me shume se 2 gishta(2 cm),Larje rregullt e dhembeve me misvak(lloj druri si furce e sotme),banjo ne cdo dhome e te martuarve etj…Tani paragjykimet bejne punen e vet bashke me halet talibane e callmate tyre tradicionale e jo islame.Ka kendej disa kopjace bukval si ne Shqiperi,Maqedoni(qe i permbajne sllavet per qellimet e tyre) edhe ne Kosove por jane ne numer minor dhe askush sju shkon pas pos disa debileve nga kudo qofshin.Bien ne sy qe e kane edhe qellimin e tyre,pse,kush i stimulon eshet pyetje,dhe s’kane per te ia arritur kure te bejne shumicen.Nuk mund permes ketyre derrave te cilesohente gjithe muslimanet ketej e atej kufirit.Thone ska mal pa derra dhe shtepi pa hale. Ok?

  18. ylli rks says:

    Eshte e lehte me fut koken ner shami…,por me nje popull mbi 90% musliman eshte rrezik te shendrromi ne Afganistan. E ju qe dilni si me pahir pro shamis ne vende publike, a kini kurajo qe nje dite ti dilnit zot atyre pa shami, apoi emigroni ne Europ?!

  19. Shkrimi i Batonit eshte shkrim qe i sherben cdo njeriu qe do te jete njeri e jo njeringrenes.

  20. Jeti says:

    O vellezer kosovare po ja futni vetes me kete islamizem qe po perqafoni fort,do te jete vone kur tu vine mend, kombin e perben gjuha ajo me te cilen ne kuptojme se cfare jemi dhe jo islami, nese vazhdohet keshtu me ju edhe ne shqiptaret e shqiperise s’do tu marrim ne kosiderate. U bene 14 vjet qe ju s’po kuptoni dhe mesoni, s’keni ndryshuar hic. Shpresoj te edukoheni dhe modernizoheni sa me shpejt.

  21. alberti says:

    Shkrim perfekt .Nje nder te rrallet qe me pelqeu, thellesisht i argumentuar.Nder te paret qe ve ne pah nje rryme ekstreme , nje shkrim qe demaskon fashistet , nje shkrim qe ve ne pah racizmin e shemtuar te ish spiunve.Mjer per kete shtet qe kemi se tipat si Batoni duhej te kalbeshin ne burg per racizem , ksenofobi , antisemitizem.Te pakten nje fat i mire qe kemi intelektual te tille qe i kundershtojn idete e shemtuara qe shkaktuan luften me te madhe ne Evrope dhe bote.Poshte nazifashistet.Islami eshte pjese e Evropes po aq sa eshte krishterimi dhe hebraizmi.Islami eshte elementi kyq i identitetit shqipetar.Shamia eshte e drejte elementare e njeirut.Poshte racistet e shemtuar, kjo fare e keqe narcizoide.

  22. artan says:

    Albert, ne po mbrojme kulturen tone, nga shovinizmi arabofashist qe kerkon te na ndryshoje traditat dhe zakonet dhe te na i zevendesoje me ate te arabeve te shkretetires. Po jemi raciste edhe fashiste kunder nje kulture fashiste e raciste sic eshte ajo barbaro-islame.

    Per cudi sot, muslimani praktikues shqiptar nuk ruan thuajse asnji zakon e tradite shqiptare, qe prej faljes qe e ben ne arabisht, te ushqyerit qe e ban si arab, dasmat, vdekjet, trajtimin e familjes, femres, botekuptimin, aleancat strategjike etj etj i ben te gjitha si arab, ne emer te islamit jo shqiptarise.

    Fara islamike duhet zhdukur prej atij vendi, ose ai shqiptaria do perfundoje si Iranianet, perset e vjeter qe jan kthy ne arabe e magjup shkretetire e kan harru identitetin e kulturen e tyre te lashte e te pasur.

  23. katarakti says:

    Vetem kur lexon disa nga komentet ketu, sesi e mbrojne islamin me zjarr, ndjen se sa te drejte paska pasur Baton Haxhiu. Dikush ketu, nje budalla ose maskara, thote qe islami eshte perhapur butesisht ne Shqiperi. Po a e di ti mos sumperpjete se çdo familje e krishtere, kaurresh, siç i quani ju, ishte e detyruar te jepte nje djale per jeniçer per ushtrine turke?! Te cilin nuk e shihte me kurre. A e di ti qe te gjitha familjet “raja” siç i quante turku te krishteret, paguanin dyfishin e taksave te atyre qe kishin marre fene myslimane?! A i keni lexuar kronikanet turq te viteve 1400 – 1500 qe deshmojne ne dokumentat e tyre sesi ushtaret e Sulltanit zinin robinja vashat e krishtera, sesi ata ua prisnin koken lufetareve te krishtere qe i kishin kapur rob. Islami u imponua me dhune te papare ne Shqiperi. Une nuk i vej faj atyre qe u detyruan nga shtypja e pafund 500 vjeçare te nderronin fene. Siç bene vitet e fundit, per shume me pak se kaq, shume shqiptare qe nga Kasem e kthyen emrin e tyre ne Kristo per te punuar ne Greqi!!! Por qe te dalesh sot ne mbrojtje te Islamit, te dokeve dhe zakoneve te tij te prapambetura dhe te peshtira, qe te mos kesh per model Iluminizmin dhe Modernizmin perendimor, por erresiren dhe perçen islamike, – kjo do te thote qe diçka te ty nuk eshte ne rregull. Shqiptaret bejne pjese ne kontinentin europian dhe nuk duhet ta humbasin karakterin e tyre europian per hir te nje feje te imponuar me shpate dhe zjarr. Personalisht nuk e rruaj fare per fete. Asnje fe nuk me duket me e mire se tjetra. Prandaj as nuk bej thirrje per nderrim feje. Secili le te ruaje ate qe ka. Por per te miren e kombit shqiptar kembengul se duhet te veme shqiptarine mbi fene. Te njohim Skenderbeun si hero kombetar, te mburremi me Nene Terezen. Ti kemi syte nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe jo nga Meka dhe Stambolli. Ndryshe jemi te humbur si komb. Kam vene re se edhe ne Europen e krishtere Islami po ben te njejten pune si ne Shqiperi. Nuk integrohen, nuk martohen me vendasit, por kerkojne çdo dite e me shume te imponojne ligjet dhe zakonet e tyre te Sheriatit. E keqja eshte se nje dite te bukur kane per t’i perzene te gjithe nga Europa me nje shkelm te mire bytheve. Por çfare do te behet me Shqiperine atehere?! Do te konsiderohet ajo si nje plasdarm i Islamizmit ne Europe apo si nje shtet laik, ku fete nuk lozin ndonje rol te madh?! Rreziku eshte se me forcimin e identitetit fetar zogelohet ai kombetar dhe europian. Kur ti feston festen e Sulltan Muratit, tmerrit te Europes, mos prit qe europianet te te konsiderojne si te tyrin. Me nje fjale islami nuk u sherben shqiptareve. Shqiptaret duhet te jene laike. Te martohen me njeri tjetrin pavaresisht se burri eshte i krishtere dhe femra myslimane apo e anasjellta. le te plasin turkoshaket. Te festojne Vitin e Ri dhe Krishtlindjet njelloj si Amerika, Europa, Australia etj etj. Le te shkojen per vizite te njeri tjetri edhe per Bajrram. Si perfundim dua te them se nuk duhen lene ekstremistet fetare te ngrejne koke. Duhen perzene te gjithe kleriket e huaj si dhe shoqatat e tyre “mireberese” duke filluar me Janullatosin e kompani. Vaso Pasha ka thene:
    Çonju Shqiptar, prej gjumit, çonju
    I gjith si vëllazëri n’nji bes shtërngonju!
    E mos shikoni kisha e xhamia
    Fe e Shqyptarit asht Shqyptaria.

    1. Shqyptar says:

      Mos ke dert se edhe ti qe mbrone budallallekun e atij taborrit tjeter, nuk dukesh ndryshe nga ata perballe. Sic thot autori, ti bashk me disa te tjere ketu futeni ne kategorine absolutiste te Batoneve.

  24. lukas says:

    Ajo fjala disi te paska mbetur ne goje dhe e perdor vend e pa vend deri ne neveri. Po me dukesh aq i zgjuar sa te kuptosh qe ky diskutim ska te beje thjeshte me besimin i cili ne vetvete mbetet personal, por me kulurat e ndyshme dhe menyren e jeteses qe islami imoponon. Sa per fashistet qe permend ke te drejte por je i njeanshem. Me fashiste se qeverite islame veshtire se gjen. Hidh nje sy nga Arabia apo Irani meqe ra fjala. Uroj vetem qe kjo fare e keqe te mos mbij ne Shqiperi.

  25. klodi says:

    T lumte .Gjithe keto shkarravina prej fanatikeve krishter nuk e zhbejne as 1% te verteten e thene .

  26. prishtina says:

    tu kisha lute Dardan mer me shume info ne lidhje me Sadri Fetiun …i cili nuk ka djale me emrin Arber , plus qe nuk ka te beje fare me fundamentalizmin islamik!!Mbiemri i njejte sdo te thot qe gjithsesi i kan mendimet e njejta apo jane te nje familje!! Qesharak komenti juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje