Dje, para se te rikonfirmohej nga kryeministri Berisha, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Fullani : ” Kriza nderkombetare nuk e preku Shqiperine. Ekonomia jone eshte solide !”
Sot, para se te rikonfirmohet nga kryeministri Rama, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Fullani: “Modeli i qeverisjes Berisha deshtoi !”
Eh, sa mire sikur Fullani, te ishte i afte si bankier, sa gjysma e aftesise qe ka per te lepire…karrigen e pushtetit !
Terhiq e mos e keput!
Daljet publike te Fullanit eshte veshtire t’i dallosh nga njera tjetra ( nese nuk eshte per shamine qe nderron ne xhepin e xhaketes )- thote monotonisht te njejtat gjera:
-importe qe bien, eksporte qe rriten
-rritje ekonomie nen potenciale per shkak te kerkeses se plogesht
-investime te uleta dhe konsum i ulet per shkak te pasigurise
Por, keto te verteta te thena me gjysem zeri dhe ne menyren me monotone te mundeshme per te zbehur forcen pergenjeshtruese, qe ne fakt duhet te kishin ndaj versionit”shkelqim ekonomik i vendit te 4-t ne bote” te Berishes, mbuloheshin me nje vel te bardhe: rritje pozitive e ekonomise, ndonese nen kapacitet per shkak te “krizes se eurozones”. Pra, per shkak te “armikut te jashtem” vetem. Ah ky “armiku i jashtem” qe s’na u nda gjithe jeten !
Pas cdo vendimi per ulje te normes baze, Fullani thote “e bejme per te rritur investimet”. Por, gjashte muaj me vone, po njesoj reciton pikat me siper. Pra? S’ka rritje investimesh, s’’ka progres…Ah po, ka monotoni sa te duash !
Guvernator, apo thjesht vezhgues?
Cfare mbahet mend: nje ulje e njepasnjeshme e normes baze te interesit, duke arritur nivelet me te uleta . Arsyeja e publikuar ( recituar)? Nxitja dhe stimulimi i kredive dhe si rrjedhoje stimulimi i rritjes ekonomike. Po kjo eshte nje kambane qe bie dhe nuk e degjon njeri. Sepse pas cdo ulje te tille, kurre nuk u provua efekti mbi nivelin e kredise apo stimulimin e kerkeses. Pekundrazi, vazhdoi historia natyrale negative e te dy ketyre hallkave. Nese ky mekanizem u provua disa here qe nuk funksionon, sepse ndjeshmeria e te dy ketyre hallkave eshte pothuaj zero ndaj kesaj norme, lind pyetja: pse lodhet Fullani duke e perdorur kete instrument te “gjoja politikes monetare”. Pergjigja sipas meje eshte e thjeshte: t’ja beje me te lire borxhin qeverise. Vecse, po jep shenja te qarta dashurie te njejte edhe per qeverine qe po vjen. Kesaj i thone: paanesi, ose dashuri simetrike, ose dashuri e barazafruar, ose…. Pikerisht ajo !
“Nje norme inflacioni nen kontroll” ! E kur ka qene ndryshe? Nuk mbahet mend ndryshe. A thua vertet politike e suksesshme e Fullanit, apo thjesht varesi e cmimeve nga importet dhe ndaj monedhave te huaja?
Populli pyet: Na u thuaj shkoqur o guvernator: po ecen ekonomia apo ka ngecur? Po e mban mire timonin qeveria apo nuk ka timon fare? Po guvernatori nuk te ndihmon, ai thote gjeje pergjigjen vet. Thua punon si vezhgues zgjedhjesh i OSBE-se…
Full-hoby i Full(h)anit
Cfare mbahet mend tjeter? Dashuria e tij e madhe per…volejbollin. Epo njeri eshte, do kete edhe hoby… Fullani (Banka e Shqiperise) sponsorizon ekipin kombetar te volejbollit ? Ah, epo ja nje gje e mire ! Jo ?!
200 000 $ per ekipin amator te punonjeseve te bankes ?!
Nje skuader volejbolli e supersponsorizuar, qe luan kushedi ku dhe kushedi kur .Edhe kombetarja e volejbollit femra do t’i kishte zili ! Madje jo vetem e Shqiperise ! Epo aristrokati Fullani e meriton te kete nje han privat, ku brenda haet, pihet, luhet e defrehet…ndersa jashte te mbyt varferia !
Tek e fundit, eshte nje guvernator qe na e ka zili gjithe bota ! Nje guvernator kaq te pazevendesueshem (jo vetem per femrat e volejbollit te bankes ) kaq brilant ne rrethet shkencore (s’mund te jete ndryshe), kaq bindes ne argumente (opsss) sa qe e lutem per dy mandate si askend tjeter me pare.
Mos o Zot mos te kishte pranuar te ri-rikonfirmohej !
Nese ka nje Zyrtar Shteti qe kjo mazhorance duhet te shkarkoje (nese i qendron edhe 1 milion te papunve) ky eshte Governatori i Bankes se Shqiperise. Po e dime se si jane kopsitur punet, keshtu qe as nuk shpresojme.
Shkrim shume i mire perseri nga ty Ilir. kete rradhe pervec sarkazmes te cilen me pelqen qe e perdor me stil ke edhe argument te forte. Guvernatori Fullani eshte vertete nje shushunje qe jeton me gjakun e shqiptareve. e ka shnderruar Banken e Shqiperise ne saraje beu ku nuk mungojne as orgjite. Paga fantastike njesoj sikur punojne jo ne Banken e Shqiperise po ne Banken e Amerikes. Edi Rama nuk duhet te punoje me kete shushunje pasanike qe deri dje i lepihej Saliut.
O ilir metaj ke 100% te drejt asgje gabim por……
Fullani esht thjesht nje shembull I korrupsionit ne shqiperi
E keqja eshte shteti jo fullani
Po vazhdoi kjo qeveri po me te njejtin fullan kjo eshte akoma me keq se qeveria e saliut
Presim supriza ne diten ne vazhdim..
Ke qelluar perseri ne shenje Ilir ?
Kjo qeveri eshte si e Ramis Alise (i kane shume qejf krahsimet me te kaluaren komuniste keta te PD aktuale) ne 1990 – te gjithe dallkauket e te paaftet mbledhur bashke – nuk gjen dot nje institucion shtetror ku ka ndonje profesionist – duke filluar nga i ashtuthirruri president i cili nuk ploteson kriteret per te qene KAPTERR dhe pastaj tek Fullani – injorant financiar e kuptohet edhe bankar – keta per me teper qe nuk jane eksperte por jane edhe pa shtylle kurrizore – perdorin elasticitet trupor e trunor te skajshem deri ne keputje per ti bere qejfin salepit dje dhe ed rames neser!
Fullani eshte nje nga mbeturinat e sistemit Nano-Berisha ! Rama duhet ses’ben te lirohet nga nje vemje e tille. Ndryshe nuk mund te kete Rilindje nese Fullani do vazhdoje te drejtoje politikat bankare te Shqiperise. Fullani eshte thjesht nje ordiner qe ka mbijetuar aty edhe ne saje te kompromisit qe beri e shoqja e tij gjykatese qe nxorri te pafajshem Ilir Meten e 7 %. Ti Iliri tjeter qe ke nje J ne fund te mbiemrit je shume i nderuar dhe respektuar. Jo vetem per J ?
Ja dhe barku i Fullanit fryre si gjysmagjeli’
http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/08/fu1.jpg
Barku eshte I vetmi rezultat per 8 vitet e tij ne pushtet,
se per te nxjerre shifrat per 2012 iu deshen 8 muaj
kaq I afte eshte ai dhe stafi I tij I super paguar.
Leqe Kane qene te zene me kampionatet e volejbollit
Me vjen keq, por Fullani nuk pyet nga keto tullumbase, Ilir. Gazetari duhet te gjeje fakte sekrete dhe t’i publikoje, nuk ka nevoje per komente.
Shkrim shume i mire me llogjik profesionisti e me stil te bukur ironik. Tek e fundit zMetaj eshte ndihmuar edhe nga subjekti qe ka zgjedhur, sepse Fullani eshte nje qelbs servil qe te inspiron ta peshtysh.
Artikull i bukur ,Fullani si cdo pjese e institucioneve te pavarura le me pastaj administrates nje njeri pa integritet.Shikon neper botime se si guvernatori Bankes Qendrore te Izraelit shihet si arkitekti i rritjes ekonomike te vendit apo se si Bundesbank arrin te ndikoje deri ne politiken e jashtme te vendit.Po vendosen ata mund edhe te shkurtohen nja 100 000 grek nga puna do apo sdo Merkeli.Nga ana tjeter kemi Fullanin i cili do mbahet mend mbase si Guvernatori me jetgjate i ardhur jo nga Jale,Oksford apo Kembrixh apo mbase jeta akademike mbase Universiteti Tiranes, ai vjen direkt nga kooperativa e Baldushkut(nuk eshte provokim).Qeveritaret tane per te siguruar besnikerine dhe pushtetin e tyre prej 20 vitesh bejne emerime politike dhe si pasoje nisur nga fakti qe politika eshte kurve njerzit filluan te veprojne si te tille por me te shkathit dhe ata qe e kuptuan me shpejt ishin ata qe e kishin ne gjak te qenit kurv.Historia e ketyre viteve tregon se nuk ka vend per njerzit e pavarur e me integritet qe mun te thone jo per nje interes jo personal.Administrata eshte e mbushur me Fullane pa dallim feje,krahine dhe ideje sepse eshte me e lehte te qeverisesh me ta por normal me keq per shtetin,vendin dhe te tjeret budallenjt e ndershem do vazhdojne te irritohen dhe habiten me paturpsin e kurvave mbase duke u bere edhe vete kurva por pa rezultat sepse tashme vendet i kane zene kurvat e hershme
Mos u merzitni,sepse *fshesa*e korrupsionit do te fshije dhe punetoret e komunave ,qe nuk punonin ,por merrnin rroga vjetore vetem keta njerez te votonin familjarisht nder 4 vjete ! E jo me keta peshkaqenet qe kane shqyer ekonomine e brishte te ketij populli ,fakir !
Nje shkrim shume i goditur, por mbi Fullanin rendojne njemije e nje akuza, sa vetem nje hetim i gjithanshem i llogarive te tij personale dhe i pasurive qe ai disponon dhe berja publike , do ta detyronte zoterine te ikte vete nga syte kembet, nese i ka ngelur pak cipe ne fytyre.
Goditje ne shenje. Bravo Ilir, shkrim impresionues.
Jo te iki moj “ekonomiste”, por te rraset ne burg, se nuk jane vetem “Vajzat” e tij te volejbollit, por jane edhe djetat e ketij palle 60 euro/dita me shume se Presidenti (nuk ka rendesi emri i presidentit por funksioni, hierarkia).
Edhe kompanine qe auditon shpenzimet e B. se Shqiperise na e “zgjidhka” vete Z. Fufilli, jane shume e shume gjera te tjera, besoj se duhet te jete i pari qe duhet hetuar e te shkoje tek “vendi” qe i takon.
Fullani eshte si barsaleta me doganjerin,
doganieri filloi pune dhe e mesuan si te vidhte, dhe gjithe muajin e kaloi mire duke mbushur trasta me leke, por ne fund te muajit i thone shko te maresh rrogen, se kane dale.
dhe ai pergjigjet -Se te japin edhe rroge ketu?
ndodh qe shteti edhe te paguan rroge te majme vetem sepse lodhesh duke vjedhur.
Per Fullanin eshte bere Shqiperia. Shohim…