Kush e bën kopilin, kujt ia lë në derë!‏

31 Gusht 2013, 09:58Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Çdo ditë e më tepër që i afrohet fundit të mandatit të tij si kryeministër, Sali Berisha po shton dozat e ngjalljes së ndjenjës së mosbesimit ndaj qeverisë së re, Rama. Nuk lë rast e vend pa shfrytëzuar, rrjete sociale apo mbledhje të qeverisë, për të sulmuar dhe akuzuar kundërshtarin politik. Nuk harroi ta bënte këtë as në mbledhjen e parafundit të qeverisë.

Në pjesën e parë, atë të “hapurën” për publikun, u morr mbarë e prapë me konferencën ndërkombëtare që organizoi PS-ja për çështjet e urbanizimit dhe të ekonomisë. Në vend që ta përshëndeste këtë nismë të mazhorancës së re, thurrte me mendjen e tij të çoroditur, komplote kundër Shqipërisë, afera me 20 për qindsha, vjedhje marramendëse, varfëri që do shkojë në skamje, errësira që do na rikthehet, e të tjera marrëzi që vetëm një mendje si ajo e Saliut mund t’i pjellë.

Është shumë interesante të theksohet se në pjesën e dytë të mbledhjes, atë me dyer të mbyllura e jashtë vëmendjes së publikut, merrte vendime qeverie për të privatizuar dhe rrëmbyer edhe ato pak pasuri publike që i kanë mbetur vendit.

Pra, tabloja është e qartë: në publik do merret vetëm me Ramën, që vëmendja e qytetarëve të përqëndrohet në ato çka ai broçkullit ndaj tij; nën rrogoz do merret me interesat e veta personale dhe klanit që përfaqëson.

Po t’i vini re akuzat e Berishës ndaj Ramës dhe qeverisë ende punëpanisur, janë po ato çështje me të cilat është ndeshur dhe akuzuar sistematikisht (me prova) qeveria Berisha dhe gjithë rrjeti i tij familjar e klanor.

Kur Berisha përmend atë punën e 20 për qindshit, e di shumë mirë se si funksionon, se ia ka treguar një pjesëtare e Familjes që kërkonte 3 milionë euro shpërblim që Babai t’i mbaronte punë investitorit të huaj.

Po kështu, kur flet për grabitje të pasurive kombëtare që do të bëjë Rama (lexo: do të bëjë), Berisha ka parasysh mënyrat se si i ka privatizuar apo koncesionuar një sërë sektorësh të ekonomisë, shumë prej tyre, me karakter strategjik.

Berisha është në dijeni të situatës së rëndë ekonomike që po kalon Shqipëria. Rritja tej normave ligjore të borxhit, tregon më së miri se situata e likuiditeteve të qeverisë është e rrënuar. Ajo mbahet vetëm me serum, pasi borxhet janë si serumi për të sëmurin që lëngon në shtrat e nuk ka fuqi të mbijetojë veç trajtimit në mënyrë artificiale.

Në këto kushte, Berisha e di se sapo qeveria e re të vërë këmbë në institucionet e rrënuara financiarisht që po gjen, do të bëjë transparencën dhe do nxjerrë në pah të vërtetën e gjithë mashtrimeve të qeverisë në ikje. Dhe, për t’i parandaluar kësaj situate, Berisha i paraprin me një fushatë propagandistike se qeveria e re do e çojë vendin në kolaps ekonomik. Pra, atë kolaps që e ka gatuar për 8 vite me radhë me dorën e tij, kërkon që t’ia lërë si “kopilin në derë”, qeverisë Rama. Është tipari dallues i abuzuesve me pushtetin që gjithë ç’kanë bërë vetë, ta paraqesin në publik si diçka që ka për ta bërë kundërshtari politik. Për atë publik që e njeh Berishën dhe psikologjinë e tij, deklaratave që ai bën, sidomos kohëve të fundit, s’është vështirë t’ua gjesh kuptimin pasi ato janë thjesht vetakuzim.

Tashmë, është e qartë kjo strategji e vjetër e një bajlozi, po të vjetër, të politikës shqiptare. Atë e tmerron e vërteta që do dëgjojnë shqiptarët, ajo e vërtetë që u ndrydh nga raportet fiktive të INSTAT-it dhe institucioneve të tjera në varësi. Për këtë, është i gatshëm të shpikë çdo lloj skenari të errët për Shqipërinë dhe t’ia dëshirojë qeverisë Rama një dështim sa më të parë.

Është, në fakt, smira e një njeriu shpirtlig, që kurrë s’mendoi për prosperitetin e qytetarëve dhe të vendit që i dha kaq shumë mundësi për ta drejtuar; është smira e një politikani shpirtvogël, që s’ia dëshiron të mirën dhe suksesin kundërshtarit edhe kur ky e mund me votë plebishitare; është smira e një matrapazi politik që e njeh shumë mirë vetveten, bëmat dhe gjëmat që ka bërë, dhe kërkon që edhe rivali politik të jetë po ashtu; është, në fund të fundit, smira e një kufome politike që ka mbijetuar për inerci këto 23 vjet duke shfrytëzuar në maksimum gjithë përvojën bolshevike të mbledhur gjatë kohës që i shërbente me devotshmëri regjimit komunist.

 

10 komente në “Kush e bën kopilin, kujt ia lë në derë!‏”

  1. Labi Vlore says:

    Degjova gjithe fjalimin e tij per ekonomine,kur akuzonte Ramen se do zhyse vendin ne Recesion.Jam i bindur 100% se ai fjalim ishte shume i qarte.Qeveria qe do ulet me 9 shtator,do gjeje shtetin totalisht te falimentuar.Dhe Banditi i PD-se,i faktuar si i tille nga FBI-ja Amerikane,do akuzoje qeverine e re per gjoja paaftesi menaxhuese dhe hajdute te buxhetit.Kaq e thjeshte eshte e gjitha.Ne vitin 1997-te ky bandit me Kostum dhe Kollaro krijoi Piramidat Financiare te cilat grabiten qytetaret.Ne vitin 2013-te Shqiptaret do zbulojne se shteti Shqiptar ne vetvete eshte nje Sude e re,shume me e frikshme se Sudja e 1997-es.Mediat duhet te insistojne ne kete fakt.Brenda pak ditesh qeveria e re,nuk do kete mundesi te paguaje pensionet dhe rrogat e buxhetoreve.Nuk do kete para per Policine,mjekesine,mesuesit e shkollave shteterore dhe pensionet e pensionisteve.Jam mese i bindur se Shqiperia eshte ne nje gremine te rende financiare.Jam i bindur madje,se borxhi nuk eshte 63.3% ashtu sikunder deklarohet,por me teper se 120% i prodhimit te brendshem bruto.Nje tmerr i vertete.

  2. koci says:

    Z.aLTIN,KE PORTretizuaR kryeministrin Ne largim me pak epitete,por te goditura duke sjelle e fakte te zhytejes se tij dhe familjes ne korrupsio n sa per nje firme qe duhej te hidhte bERISHA,DUHEJ ME PARE QE INVESTITORET TE PAGUANIN TEKE BIJA 3 MILION EURO.pO TE NDODHTE KJO NE NJE VEND PERENDIMOR ,JO VETEM QE KRYEMINISTRI DUHEJ TE JEPTE DOREHEQJE,POR DYERT E GJYKATES ,S,DO TE MBYLLESHIN PA I GJETUR FILLIN KETIJ KORRUPSIONI FAMILJAR.pA PERMENDUR gERDECIN QE U VRANE 26 VETA DHE U SAKATOSEN QINDRA TE TJERE E NE VECANTI VRASJA E 4 QYTETAREVEME TE PAFAJSHEM.bEMAT E KETIJ KRYEMINISTRI SKUTH E TE ZHYTUR NE KORRUPSION DERI NE GRYKE,i mberthyer nga smiraa\shpirtvogelsia qe e ka karakterizuar tere jeten e tij si pedagog e sekretar i partise se Punes e ne vecanti si kryeminister.Dhe tani qe populli e ndeshkoi,ne vend qe te mbylligojen s,le rast pa akuzuar se c,mund te vjedhi a keqqeverisi Rama qe s,e ka filluar ende detyren ,ne vend qe te jape llogari per krimet qe i ka bere ketij populli dhe ekonomise qe po e dorezon pushtetin pa si e ka bere pasurine kombetare kallame e arken bosh

  3. Ustai says:

    Po ndodh ajo qe prisnim te ndodhte. Deri me 23 Qershor, qeveria antishqiptare beri ato qe beri, dhe per te cilat u ndeshkua me vote plebishitare. Por e keqja eshte se nuk e di populli se si ka mundesi, qe nje qeveri , edhe pas mandatit qe ka marre per tu rrezuar ne menyre plebishitare, vazhdon edhe tre muaj te tjere,te marre vendime,dhe aq me teper vendime qe kane te bejne me privatizime, “rritje pagash”, ulje taksash.dhenje koncesionesh etj me thelb ekonomik dhe finnaciar.I lutem qeverise se Shtatorit, qe te jete me transparente, dhe ta sqaroje popullin se pse ndodh kjo ne baze te Kushtetutes.Po keshtu i lutem te mos heqe dore nga zbardhja nepermjet auditimit nderkombetar,te situates financiare te vendit, qe te gjithe e dine se si mund ta leje nje hajdut.Them nderkombetare pasi sado me te zote te jene auditet shqiptare, dhe qe jane te tille, nuk mund te jene te besueshem per opoziten e Shtatorit e tutje(megjithse perseri do te thone se jane nga grupet komuniste te Enverit alias Saliut).Jemi te ndergjegjshem se situata financiare e vendit eshte ne shifra greke…Por qetesimi i ketij populli do te jete vetem nepermjet vendosjes se drejtesise per shkaktaret(dhe kjo e veshtire,pasi sistemi drejtesise eshte 100% berishian).Vetem keshtu mund te besojme se Edi Rama e ka me te “vertete”
    sipermarrjen e Rilindjes(perpos projekteve, strategjive dhe politikave teknike, tek te cilat une besoj. Une besoj dhe kam nje enderr!Por trembem nga cfare po shof nga militantet e PS qe po bejne lista pa fund…Aq me teper trembem se nuk po shof deri tani nje platforme apo program ne forme mekanizmi, i cili te perjashtoje mundesine e nje deputeti socialist dhe aq me teper LSI-ist(me prova te pabesueshem)te emerojne ne administrate injorante zevendesues te injoranteve.Le te shpresojme, ndryshe do te jem nga te paret kunder qeverise se re, megjithse idealisht jam socialist(pa ambicie punesimi ne administrate publike)pavaresisht performances sime.Kjo si pasoje e mosbesimit ne mekanizmin e rekrutim-seleksionimit.

  4. Askushi says:

    …”Pra,tablloja eshte e qarte:ne publik do merret vetem me Ramen,qe vemendja e qytetareve te perqendrohet ne ato cka ai brockollit ndaj tije;nen rrogoz do merret me interesat e veta personale dhe klanit te tije”…!!
    -Uaauu…,c’zjuarsi,c’intelekt!!Si ja bete,si ja dolet(qe na dhate kete tabllo ‘kaq te qarte’) z Ketro?!
    [Druaj te jete Azis Mustafa(nder shqiptaret)me koeficentin me te larte te intelektit…,ja arsueja pse ai nuk e publikoka koeficentin e tije!!]

    …Dhe sikur te mos mjaftonte’Tablloja’,me poshte shkruani:”…smira e nje njeriu shpirtlig…,smira e nje politikani shpirtvogel…,smira e nje matrapazi politik…,smira e nje kufome politike…”!!(ha ha ha ha ha…,na kujtuat ate,’smirushin’Sal-sano,te Portokallise)
    -Nje’tabllo’jo e plote kjo z Ketro,keni harruar nje vogelsi fare fare te ‘vockel’;Ai ‘gjyshi'(qe eshte akoma i zoti te beje e leje kopila)ka vrare e marre(‘pa dashje’ndoshta!)njerz e jete;’shkelqimi’ i shtetit dhe ekonomise se ketij vendi(te udhehequr prej tije),ka bere qe shqiptaret te vriten e sakatohen me njeritjetrin(edhe brenda familjes e fisit),te vetevriten e vetehelmohen(ngaqe ‘shkelqimi’ka qene marramendes);ka vrare,perdhunuar e shkatrruar enderra e shpresa intelektualesh,idealistesh e njerezish te ndershem,te rinjsh(…edhe femijesh,po te doni );ka shkaterruar,permbysur e tjetersuar sistemin e vlerave e normave ne kete vend,qe nje zot e di se kur do ti rikuperojme e veme ne baze te cdo gjeje.
    Dhe a e kuptoni pse ai ka arritur ti beje te gjtha keto?!
    Pse ai(dhe kufoma te tjera te ngjashme me te)kan arritur te mbijetojne (“PER INERCI”?!)?!
    -Para se gjithash, fale kastes se ‘Gazetarve publicisteve dhe Opinjonisteve Rognerjane'(te tipit Fevziu,Frangaj, Hoxha,Lesi,Cani,,Cimi,Cupi’Zogu’…),qe Pushtetin e Medjas,nuk e kane pare kurre si pushte per te bere, e qene gjithnje ne opozite, me te gjitha pushtetet e tjera,por e kan perdorur per perfitime e qellimet e tyre,poshtersisht gjer ne ate mase,sa te provokon te vjelluren.
    -Fale jush,gazetareve dhe publicisteve (te tipit’Ketri’,Cobani,Demiri,Ramahito…),qe,ne vend qe te prevaloi misioni fisnik i intelektualit(iluminist)te pa varur,beheni pale me ngjyren e pushtetit te radhes,duke u perpjekur te iluminoni Popullin,pikerisht sipas ngjyres se ‘prozhektorit’ te radhes.
    Ndaj dhe,Berisha,dhe gjithe kufomat e tjera politike te ketij vendi,do vazhdojne te vegjetojne,jo per inerci,porse sistemi dhe modeli qe ato ken ndertuar, jane ne smbioze te plote me ju.
    -Te pakten,gjer kur ju, te provoni te kunderten!

  5. e verteta says:

    Askush te shkon dhe besoj se meriton plotesisht pseudonimin qe ke zgjedhur.Kesaj i thone oi oi oj dudi ku ta ve une e ku pjerth ti.

    1. Askushi says:

      Po,”e verteta’,jam koshient se jam Askushi perballe fatit tim,sidomos kur percaktohet nga te tjeret(edhe nga Ju),por…,nje dite do te vdes,dhe varrin tim do e mbuloi bari…, e ndoshta dhe do humbase!
      Lidhur me venien;besoj se juve , ua kan vene qe pa lindur ende,prandaj dhe s’arrini te kuptoni kurre,se s’jeni vecse nje askush,i ekstremit tjeter ama(qe pirdhet nga te gjitha vrimat),dhe kur te’bini'(vdisni),ndoshta rrethi juaj i kamur,do ju ngreje bust a mazeleum,por problemin de e keni me kohen dhe me…qente rrugace(apo sjan shtuar aq shume keto kohe).Ata,kur shohin ndonje objekt(qe’ndrit’ a ben hije kot),si me turp, por me kenaqesi i bejne shurren ngjitur.

    2. Askushi says:

      e verteta,99%ju jeni personi qe une mendoj.
      Jua permenda emrin ketu,jo per t’ju rikthyer debateve(e aq me pak qe ‘t’ma vinit’serish ne dukje se kush jam),por ne kembim(falenderim)te’buqetes’me lulen kokvarur.
      S’jam shume praktik ne pritje e dhenje komplimentash.Me shume se gjithcka te te tjeret,shoh veprimet e veprat.Pastaj mirenjohja ka flatrat e saje, e shkon atje ku duhet te shkoje!

      Ps:Koncepti i lules kokvarur,gjithsesi eshte nje kocept i vjeter ku prevalon shpresa tek njeshi,Idhulli.Dhe te varesh shpresat vetem te ai(qofte ky dhe me i miri,me i zoti e me i shenjeti ne kete rruzull),s’eshte vecse nje fatalitet,eshte… njesoj si te rikryqezojsh Krishtin.
      Ka plot lule kokvarura,edhe ne kete vend,por eshte veshtire ti gjejsh,veshtir ti dallosh e ti shohesh.
      Jane si ato lulet qe lindin mes ferrash e shkurresh,delikate e te brishta,qe te ngjallin trishtim.Dhe vetem ideja se dikush mund ti preke a perkedhele(pa permendur reagimin vetmbrojtes ndaj instiktit per ti keputur,qe’dikushet’kane),ata meken e struken me ne thellesi.
      Ndonjera qe ngre e zjat koken(pertej ferrave e shkurreve),per pak me shume drite e diell,rrezikon te hahet nga gomeret dhe kafshet e tjere(qe vegjetojne vetem per te ngrene e duke ngren,e dine vetem te bejne bajga).

      …Thone se vetem ne parajse ka lendina pa fund,plot lule lloj-llojshe e plot ngjyra…!
      Gjer atehere,le tu gezohemi luleve te pakta qe kemi ketu,ne toke!

  6. Billy says:

    E turpshme!
    Berisha ben cdo dite fallxhoren dhe lutet qe populli shqiptar, te vdese i gjithi, nen qeverisjen e socialisteve.
    Ne vend qe te uroj qe populli te ece drejt mireqenies se tij, ai cdo dite parashikon situata katastrofike per popullin, vetem e vetem qe ai te vije prape ne karrigen qe ja rrembeu populli.
    Si duhet te veproje nje i pergjegjshem. Ai duhet te thote: Uroj qe Shqiperia nen drejtimin e te majtes te arrij zhvillime qe do ta afrojne ne nivelin europian, pa kurre mos ardhte PD ne pushtet.

  7. luis says:

    Saliu jo vetem qe eshte i dalur mode si njeri pa le si kryeminister te cilin e mbajti nje popull si i yni se ai nuk meriton te pastroje as banjot megjithese aty e ka vendin ti pastroje me llape se nje njeri i tille te kalle krupen ne te gjitha drejtimet.
    Edi Rama dhe gjithe shoqeria shqiptare duhet ta injoroje totalisht kete idiot maskara dhe e vetmja rruge qe duhet ndjekur me te eshte qe drejtesia te beje drejtesi ashtu eic e meriton kjo kafshe prehistorike qe nuk solli asgje pozitive per kete vend pervec prapesive dhe rrugacerise.
    Partise demokratike duke i cuar para drejtesise te gjithe abuzuesit e saj qe kane bere gjate ushtrimit te pushtetit i behet nje nder edhe vete kesaj si parti edhe shoqerise.
    Nuk duhen bere lojera fjalesh se per fjale Berishes nuk i mbyllet goja kurre por vetem me zbatimin e ligjit pa pasur frike per asgje.
    Zbatimin e e drejte te ligjit e ndihmon vete Zoti dhe njerezit do te shohin vec punen e tyre dhe kesisoj ta marrin vesh te gjithe maskarenjte se ka mbaruar koha e tyre.

  8. Ketro, nder disa qe qendrojne ke nje te madhe qe ben muuu, ate per ‘inercine’.
    Nuk ka inerci mik, as nje minute inerci, vete mostrave u duhet te punojne 24 ore ne 24, per te mbrapshten po, por punojne.
    S’eshte per inerci, eshte se NE bojme SEHIR, ka ne ate mes Frike, buka kalamajve, xhahilizem, ka 0- Kurajo, ka 0-Qartesi per te ardhmen e femijve… Ka: ‘Le ta bejne te tjeret sakrificen, une ta ha qyl, une jam inteligjent, budallai hidhet ne zjarr!’
    Jo per inerci Greqia, Italia, Spanja, Franca jane aty ku jane sot, mik. Inercia sa s’te len te shohesh mire ku shkojme, keshtu mik!
    ‘Sehiiiiiiiiri’ (tu krujt zgjeben e barkut), t’ka lali shpirt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje