A kanë frikë këta të paudhë?

2 Shtator 2013, 20:27Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Kemi dy tablo:

E para, kryeministri dhe ministrat, të cilët marrin vendime që mbartin hije të forta dyshimi se janë produkt i interesave të tyre personale e klanore.

E dyta, mazhoranca e re që pret të marrë në dorë çelësat e drejtimit të vendit, e cila po ia bën të qartë duke i paralajmëruar se do të hetohen dhe ndëshkohen.

Pas kësaj, diçitura e tablosë mund të titullohet: Bjerini se i bini bukur ju që po vini! Neve, nga një vesh nga hyjnë e nga tjetri na dalin ato paralajmërimet tuaja. Pra, vazhdoni të grini sallatë me shumicë se ne aq na bën!!

Po, vërtet, a kanë ndonjë ndjenjë frike këta të paudhë që s’e paskan për gjë të bëjnë karshillëk edhe duke e ditur se mund të ndëshkohen?! Siç po duket nga vendimmarrjet e fundit, jo. Dhe kjo është sfida më e madhe që i munduri i bën fituesit.

-A thua janë kaq të qetë se i kanë rregulluar letrat?- Faktet e publikuara vazhdimisht në shtypin e përditshëm si dhe ato të denoncuara nga ish opozita, flasin qartë se letrat nuk janë dhe aq të kopsitura. Kanë lënë aq shumë gjurmë saqë vështirësia qëndron se me cilën çështje duhet filluar më parë.

-A e ka garantuar Berisha këtë aradhë ministrash e zyrtarësh të lartë se askush s’ka për t’u prekur me dorë?- Dihet se çdo vendim që është marrë në këto 8 vite, çdo abuzim, çdo shpërdorim, është bërë ose me urdhër të Berishës, ose me dijeni të tij. Por, në finale, të gjithë i kanë shërbyer Berishës, kështu që qarku mbyllet po tek një pikë, Berisha. Si i tillë, të gjithë do shohin se, a do të bjerë ai apo do të rezistojë. Si kryeministër që nuk e luftoi por e lejoi, Berisha është përfaqësuesi më i lartë i korrupsionit në Shqipëri. Njësoj si në betejat e hershme ku ushtarët kishin si pikë mbështetje dhe frymëzimi mbretin, ashtu edhe këta ushtarë të sotëm të korrupsionit e kanë “mbretin” e tyre. Përsa kohë ai është mbi kalë e i paprekshëm, vështirë se edhe këta të dorëzohen.

-A kanë besim se strukturat e drejtësisë, që kanë ndërtuar me kujdes për 8 vjet, do t’i mbrojnë?- Berisha jo më kot ka ditur kë ka zgjedhur, bile, edhe me cen në “biografi”, me synimin që t’i ketë të gatshëm për t’iu gjendur pranë në ditë të vështira për të dhe bashkëpunëtorët e vet.

-A kanë përlyer në kësi punësh dhe nga krahu tjetër që u jep qetësi?- Këtë s’di ta them, por kemi mundësinë ta shohim pas 9 shtatorit se sa i aftë dhe i vendosur do të jetë Rama dhe qeveria e tij për t’ia nxjerrë në publik të gjithë horrllëqet që kanë kryer me pasuritë e këtij vendi Berisha & Co dhe çuarjen e tyre përpara drejtësisë. Ups, drejtësisë? Eh…

Ka edhe shumë argumente të tjera të cilat mund të ofrohen për të analizuar se ku u buron ky guxim kur ndodhen në ditët e fundit të përgjegjësive qeverisëse. Megjithatë, besoj, rreth këtyre katër çështjeve duhet parë mungesa e frikës së tyre nga përballja me shtetin e nesërm ligjor.

6 komente në “A kanë frikë këta të paudhë?”

  1. katarakti says:

    “…por kemi mundësinë ta shohim pas 9 shtatorit se sa i aftë dhe i vendosur do të jetë Rama dhe qeveria e tij për t’ia nxjerrë në publik të gjithë horrllëqet që kanë kryer me pasuritë e këtij vendi Berisha & Co dhe çuarjen e tyre përpara drejtësisë. Ups, drejtësisë? Eh…”
    Ndofta duhet te presim pak. Duhet te ndryshohet kryekeput administrata, sistemi gjyqesor, policia etj etj. Pastaj kemi edhe Meten me bllok ne dore. Si mund te behet drejtesi me hajdutin brenda?! Prandaj duhet durim, shume durim. Me e rendesishmja qe duhet te beje qeveria Rama eshte te tregoje se eshte e ndryshme nga regjimi i Berishes. Se mendon per popullin dhe vendin dhe jo per tendera dhe multimilioneret. Se do te ndertoje shtet social dhe jo rrumpalle si ai i Berishes. Pastaj pak nga pak mblidhet laku. Mos harroni se kriminelet e Luftes se Dyte Boterore po i ndjekin dhe gjykojne ende sot. Edhe puçistet e Amerikes Latine te viteve 1970 – 1990. Prandaj durim.

  2. alby says:

    sa do kènaqesha sikur ti hiqnin ne shesh edhe ata dhembe qe i kane mbetur e i mbetet qe te haje veten cece ose m.t atje ne burg
    Yt, rracè qeni

  3. shqiptar says:

    MOS KI MERAK SE DO TE BEHEN ORTAKE ME SIGURI

  4. Rani says:

    Kam bindjen se qeveria e re me Edi Ramen “ne emer te popullit”(qe Sala e deshte aq shume) do ta çoje Berishen te pandehur para drejtesise per te gjitha bemat ogurzeza te tij.
    Qofsh i bekuar o popull qe rezove kete bastard nga froni i tij.

  5. Askushi says:

    O z Ketri(i tablove)per inerci!
    Me thuaj nje dhe vetem nje arsye pse ‘ata te pa udhe’te kene frike,nderkoh qe une po te them nje dhe te vetmen arsye pse ata s’kene frike;’amnistia’e 1-Prillit,z Ketri.
    Me 1-Prille,u amnistua vjedhja(u instuticionalizua si nje e keqe e domosdoshme!!),vjedhja me e madhe,me spektakolare(me ze e figure),kurre pare ndonjehere me pare(e jo me te besh fjale per vjedhje nepermjet ‘letrash jo dhe aq te kopsitura’)!
    Ata s’kan frike as nga Zoti o Ketri,sepse,edhe baba mondet e janullatosit qe ‘e perfajqesojne’,i kan sajdisur sa me s’ka.

    Le me te shpresosh te Drejtesia(ups),’per inerci'(sic arsyeton ti)!
    Edhe sikur ta detyronim Llallen te derdhej gjykatave,prapseprap,gjukates te tipit(‘Rambo’)si Adrianaaa,Sashaa,Gjin Ndrec Gjoni…,do ta benin Llallen boze,’melhem’ per Nishanin.
    Prandaj o z Ketri,’dicituren e tablose’se sotme,duhej ta titulloje keshtu:Po te kishim llalle,do shtinim(benim)pershesh,por s’kemi as buke!!

  6. al says:

    Mazhoranca e re ka shumice absolute . Berisha nuk e ben kot kete levizje, por i mat pulsin qeverise se re. Ai e ka te qarte qe perendimi kerkon nga rama te heqi kulturen e mosndeshkushmerise. Po te vesh re te gjitha hapat e marre nga berisha per vendimet e marra i ben sfide qeverise se re. Prandaj qe rama te vazhdoje punen per ndryshimin e shqiperise duhet ta nise me berishen. Ai nuk eshte trim per kete e ka faktuar,por duhet ti jepet ligjit. Ai kerkon destabilizim nepermjet te berit viktime. Ligji te veproj mbi ata qe do ngrihen para tij. Kontigjenti dihet, jane po ata qe e mbajten ne pushtet nepermjet dhunes kunder opozites dhe popullit. Ed rama, populli te dha voten mos e humb besimin . Toleranca per salen tregon dobesine tende. mos harro cfar deklaroi ne kuvend; ju a bej me keq se me 21 janar. Dhunes duhet ti pergjegjeni me dhune. mos harroni masakren e 21 janarit. Mbasi te coni para drejtesise shkaktaret e shkaterrimit te shqiperise drejtouni presidentit dhe prokurorit . Ne qofte se ata nuk bejne drejtesi, hiqeni dhe cojini dhe ata para drejtesise me te tjeret. Keshtu shqiperia shkon drejt europes ne rast te kundert Ed rama dhe Meta ,te lejne pushtetin dhe te ikin, se vine te tjere qe e bejne punen me mire. Populli kerkon qe ky kriminel te denohet. Mos kini frike se populli eshte me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje