Ish- kryeministri Sali Berisha, gjyshi i lodhur, i cili tashmë është ngujuar në “kullën” e tij dhe prej andej që pas 23 qershorit kur hëngri dajak votash nga populli, po bën opozitë cinike e histerike, po vazhdon të propagandojë “arritjet e tij rekord botëror” në 8 vite qeverisje. Një nga këto gjoja “arritje madhështore” që Saliu u ofroi shqiptarëve gjatë pushtetit të tij mynxyrë është dhe shërbimi shëndetësor. Po si është realiteti? Nëse duhet të përmendim nivelin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, duhet të mbajmë parasysh plotësimin e nevojave me këtë shërbim, sa më pranë qytetarit. Po a është pranë qytetarëve si funksion, cilësi, kulturë dhe ndershmëri shërbimi shëndetësor që instaloi dhe la Saliu? Pa bërë komente, po ndalemi në një fakt. Qeveria “Berisha” nuk ua ka ofruar, por ua ka larguar shërbimin shëndetësor shqiptarëve, duke ua hequr nga qendrat e banuara dhe duke ua çuar në qendrat e prefekturave, qendra këto që janë nga 30-40 kilometër larg zonave të banuara. Sipas vendimit, aktualisht janë 30 qytete pa shërbim spitalor, pa mjekë të specialiteteve, por vetëm më ish-spitalet e tyre të kthyera me vendim qeveria në ambulanca injeksionesh.
26 spitale pa kirurgë, operacionet në 12 spitalet rajonale
Afro 1 muaj më parë, një fëmijë 13 vjeç nga Shijaku u aksidentua rëndë prej një automjeti, ndërsa lëvizte me biçikletë. Në spitalin e Durrësit nuk kishin as vend për ta shtruar fëmijën, por as autoambulancë me pajisje emergjente oksigjeni për ta transportuar atë drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Fëmija mbeti në spitalin e Durrësit në gjendje kritike për jetën.
Çdo ditë ndodhin aksidente e krime njerëzore në çdo zonë të Shqipërisë. Të gjithë dërgohen me urgjencë në spitalet rajonale, ose në Tiranë, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, apo në ish-Spitalin Ushtarak. Mjafton ky fakt, për të trajtuar një problem tepër të madh që lidhet me efiçensën dhe organizimin e mjekësisë shqiptare. E kemi fjalën për mungesën e specialistëve në spitalet e qyteteve shqiptare. Çfarë ndodh? Dje u interesuam në Ministrinë e Shëndetësisë, në lidhje me faktin se përse spitali rajonal i Durrësit nuk ka mjek neurokirurg. Pyetëm nëse kanë ose jo të tillë dhe 11 spitalet e tjera rajonale e ato të rretheve. Pyetëm gjithashtu dhe nëse mungojnë të tjerë mjekë kirurgë sipas profesioneve në këto spitale apo jo? Pyetëm edhe për faktin që e kemi ndeshur shpesh, që spitalet e qyteteve dhe rretheve nuk kanë as mjek specialist për vizita e as salla operacioni. Edhe pse me “frikë” e me rezerva, drejtuesit që takuam, na konfirmuan se spitalet rajonale janë kthyer në spitale sa për vizita mjekësore rutinë. Në këto spitale mungojnë mjekët kirurgë sipas profileve, sidomos neurokirurgët dhe kardiokirurgët etj. Po pse? Sepse sipas tyre, ata janë “dyndur” në Tiranë, duke u emëruar me miqësi, shoqëri e militantizëm politikë. Është sa skandal edhe turp, që rajoni i Durrësit, Fierit, Elbasanit, Korçës, Shkodrës, Vlorës, Dibrës, Kukësit, Gjirokastrës etj, me afro nga 300 mijë deri në 450 mijë banorë, të mos kenë mjekë kirurgë?
Mirë Durrësi që është vetëm 25 minuta larg Tiranës po Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Erseka, Korça, Kukësi e Dibra që janë nga 130-260 kilometër larg, a mund të çojnë dot urgjencat në Tiranë në kohën e duhur për të shpëtuar jetët në rrezik?
Kur kërkon shpjegime, thonë se kështu është bërë organizimi i shërbimit shëndetësor shqiptar nga qeveria “Berisha”. Ministria e Shëndetësisë e ka organizuar shërbimin e kirurgjisë në Shqipëri, në mënyrë të tillë, që i ka lënë 26 spitale pa të tillë specialistë. Qytetarët që gjenden në hall për operacione, janë të detyruar të udhëtojnë me të afërmit e sëmurë “në krahë” drejt qendrave të prefekturave, sidomos ata që banojnë në zonat fshatare, ku 60% e tyre janë ende pa rrugë automobilistike në qendrat e tyre të banuara. Po kështu, këtë stres e mangësi vuajnë dhe banorët në shumë qytetet të vendit.
P.sh, banorët e Pogradecit, Ersekës e Leskovikut, në mungesë të kirurgëve detyrohen të udhëtojnë qoftë edhe për operacion të thjeshtë drejt spitalit rajonal të Korçës. Banorët e Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt e Tepelenës, detyrohen të udhëtojnë drejt Gjirokastrës. Banorët e Cërrikut, Gramshit, Librazhdit e Përrenjasit, detyrohen të udhëtojnë drejt Elbasanit.
Kjo ndodh me banorët në zonat e Dibrës, Shkodrës, Fierit, Vlorës, Kukësit, Tropojës, Hasit, Beratit, Skraparit etj.
Por edhe në këto spitale, mungojnë disa pavijone kirurgjie për operacionet në kokë, në zemër, në veshka, mëlçi, në sy etj. këta mjekë kirurg specialistë nuk gjenden në spitalet rajonale, mbasi janë “tufëzuar” me vendim të ministrisë dhe me klientelizëm shoqëror, familjar e politik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Dhe ndodh, si në rastin e fëmijës së aksidentuar nga Shijaku, të cilit iu dërgua mjeku nga Tirana.
Po kështu ka ndodhur që mjekët nga Tirana në raste të rënda janë dërguar me gjithë “sallën e operacionit” në Korçë, Kukës, Gjirokastër, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Lezhë etj.
Sipas burimeve nga Ministria e Shëndetësisë, në Shqipëri janë 26 spitale pa asnjë “lloj” kirurgu.
Edhe operacionet e lehta që kanë nevojë banorët e këtyre qyteteve, dërgohen privatisht prej familjarëve dhe me rekomandim të mjekëve, ose në disa raste kur gjendet ambulanca në gatishmëri, nisen prej spitaleve të qyteteve,drejt 12 spitaleve rajonale. Ndërkohë që 80% e rasteve të operacioneve totale, nisën drejt Tiranës.
Nga 42 ish-spitale qendrore, ekzistojnë vetëm 12 të tillë
Nga 42 spitale që kanë pasur rrethet, vetëm 12 vazhdojnë të kryejnë këtë funksion shërbimesh komplekse shëndetësore, pra vetëm spitalet në 12 qendrat e prefekturave.
Ndërsa spitalet e tjerë, në 30 qendra të banuara qytete e qendra zonale rurale, spitalet janë mbyllur e janë kthyer në poliklinika, madje në disa prej tyre janë “zhdukur” edhe si objekte, duke u zaptuar nga pronaret e tokave dhe nga biznese te ndryshme. Mbyllja e 30 spitaleve ishte projekt i qeverisë “Berisha” në kuadrin e reformim modernizmit të shërbimit shëndetësor. Nuk e dimë nëse mbyllja e spitaleve të qyteteve quhet reformë modernë, por dihet fakti që afro 1 milion e 300 mijë banorë në 30 qytete e zona janë pa shërbim spitalor dhe detyrohen të bëjnë dhjetëra kilometër rrugë për vizita tek specialistët dhe për një shtrim në spital, për një operacion, apo konsulencë mjekësore.
Kjo politikë qeverisëse e pushtetit “Berisha” për të lënë banorët pa shërbim spitalor, ka krijuar tashmë shumë probleme. Ky urdhër, tashmë i bërë realitet është kundërshtuar ashpër nga banorët e qendrave që u mbyllen spitalet dhe nga drejtuesit e pushtetit lokal, por qeveria nuk e ka përfillur protestën e tyre.
Tashmë, 30 qytete e qendra zonash rurale që kanë pasur spitale, nuk kanë më të tillë, mbasi janë mbyllur përfundimisht, duke larguar pajisjes dhe mjekët e duke lënë 2-3 infermierë, nga 2 mjekë, nga 1 mami e nga një krevat lindjeje. Këtë vendim qeveria e ka justifikuar me faktin, që këto qytete e qendra zonale ku mbyllen spitalet, i kanë afër si distancë qendrat e prefekturave.
Por fakti flet ndryshe. Qendra e Buzit, Krahësit e Memaliajt të rrethit të Tepelenës, e kanë qendrën e prefekturës Gjirokastër 50, 60 e 100 kilometër larg. Kaq larg e kanë qendrën e prefekturës së Gjirokastrës dhe fshatrat Bubs, Ballban, Mokricë e Frashër të rrethit Përmet. E po kështu kaq larg e kan
ë qendrën e prefekturës edhe fshatrat Rehovë, Sevran, Dobrushë e Zhapokikë të rrethit Berat.
Banorët duhet të udhëtojnë disa orë për të çuar një të sëmurë për shtrim në qendrat e prefekturave në Gjirokastër, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Peshkopi, Berat, Elbasan, mbasi në qendër të prefekturave i ka çuar shërbimet spitalore qeveria. Për të bërë psh një skaner, për të bërë një vizitë tek okulisti, neurologu, ortopedi, kardiologu e etj, apo edhe për të bërë një ndërhyre të thjeshtë kirurgjikale, të sëmurët duhet të udhëtojnë dhjetëra kilometër, për të marrë shërbimin në spitalet rajonale
Fshati, vetëm në 6% të territorit ka shërbim shëndetësor
Demagogjia e ish-kryeministrit Berisha për gjoja shëndetësi të kompletuar dhe më shërbim në gjithë terrorin e vendit, del blof kur i referohesh realitetit të këtij shërbimi. Nuk e kemi fjalën për cilësinë dhe kompletimin spitaleve e të shërbimit shëndetësor, por për ekzistencën e këtij shërbimi në gjithë zonat.
Shqipëria është i vetmi vend në rajon e në Evropë, që mbulohet vetëm në masën 45% me shërbim shëndetësor. Siç e thamë përveç 30 qyteteve e qendrave zonale të banuara që janë pa spitale, janë edhe krejt zonat rurale në fshatra e komuna të cilat nuk kanë jo vetëm shërbim spitalor e ambulator, por as një lloj shërbimi mjekësor. Ky shërbim publik është i shkallëzuar në tre nivele. Në spitalet dhe ambulancat qendrore në qarqe, në spitalet në rrethe, në shërbimet ambulatore në qytete. Sipas kësaj skeme, ata që banojnë në qendrat e prefekturave i kanë të gjithë llojet e shërbimit.
Ata që jetojnë në qendrat e rretheve, kanë vetëm gjysmat e shërbimeve mjekësore. Ata që jetojnë në qytete, kanë vetëm shërbim ambulator ditor. Ndërsa ata që banojnë në fshatra kanë nga 1 mjek e nga 1 infermier në komuna, sa për vizita formale e për injeksione dhe asgjë tjetër, kjo mesatarisht 1 mjek dhe 1 infermier për 10 mijë banorë. Më saktësisht, shërbimi shëndetësor publik i ofruar nga qeveria “Berisha” në fshatin shqiptar është vetëm 6%, pra në vetëm 6% të zonave, ose në 10% të popullsisë ekziston ky shërbim në zonat rurale. Realisht, shëndetësia sot, mbulon me shërbim shëndetësor fizik vetëm 42% të territorit të vendit dhe 55% të popullsisë. Pjesa tjetër, pra 58% e territorit dhe 45% e popullsisë nuk kanë shërbim shëndetësor atje ku jetojnë, por shkojnë atje ku ua ka caktuar qeveria, dhjetëra e pse jo qindra kilometra larg qendrave të banuara.
Konkretisht, në 26 qytete të vendit, prej 8 vitesh qeveria ka mbyllur spitalet, duke lënë banorët pa shërbim spitalor, aq i domosdoshëm në një qendër banimi. Këtë shërbim, banorët detyrohen ta kryejnë në qendrat e rretheve, ose të prefekturave. Në zbatim të platformës së shëndetësisë “Berisha”, ky shërbim është asfiksuar e zhdukur në afro gjysmën e territorit të vendit. Qeveria “Berisha” firmosi dhe vulosi vendimin absurd, që në 22 rrethe hoqi mjekët e specialiteteve, duke i përqendruar në poliklinikat e 12 prefekturave. Në shkallë vendi, janë afro 500 fshatra pa mjekë, pa mami, pa infermierë e pa ndihmësmjekë, aq sa nga largësia dhe urgjencat punën e mjekëve e bëjnë veterinerët.
Ja 12 spitalet që nuk janë mbyllur
•Tirana
•Durrësi
•Fieri
•Vlora
•Gjirokastra
•Lushnja
•Elbasani
•Korça
•Lezha
•Dibra
•Shkodra
•Kukësi
Ja 30 spitalet që janë mbyllur
1.Shëngjin
2.Memaliaj
3.Rubik
4.Vau-Dejë
5.Këlcyrë
6.Krahësi
7.Klos
8.Bulqizë
9.Delvina
10.Himarë
11.Patos
12.Kuçovë
13.Ballsh
14.Laç
15.Fratar
16.Maliq
17.Përrenjas
18.Cërriku
19.Fushë-Arrëz
20.Leskovik
21.Koplik
22.Divjakë
23.Rrogozhina
24.Urë-Vajgurore
25.Has
26.Mamurras
27.Poliçan
28.Fushë-Krujë
29.Buz
30.Selenicë
Ja 10 tregues rrënimi nga shërbimi shëndetësor
– Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë, që shpenzon 5 herë pak financime për frymë në sektorin e shëndetësisë se ish-vendet e lindjes komuniste në këto 20 vite.
– Edhe pse që nga viti 2005 e deri sot duket se janë rritur shpenzimet për frymë, nuk ka mundur të arrijë as nivelet e Maqedonisë, Moldavisë e Bosnjës.
– Më shumë se 70% e shtetasve paguajnë ryshfete në shërbimin shëndetësor ndaj mjekëve, ndërsa pothuajse 50% u paguajnë ryshfet infermierëve.
– Afro 95% e qytetarëve që trajtohen në shërbimin spitalor, i përballojnë privatisht shpenzimet dhe shërbimet spitalore.
– Vetëm 25% deri në 30% mbulohet me sigurim për kujdesin shëndetësor, ndërkohë që të tjerët detyrohen të paguajnë sepse janë të papunë e të pasiguruar.
– Me 2.1% të fondit të caktuar për kujdesin shëndetësor, Shqipëria ka buxhetin më të ulët të kujdesit shëndetësor në rajon.
– Kontributi i sigurimit shëndetësor është vetëm 3.4% e pagës mesatare, ndërkohë që nuk rimbursohen ilaçet në masën e plotë, por vetëm 10% e tyre.
– Shqipëria është e fundit ne Evropë, me 549 dollarë për frymë dhe ka një diferencë jo të vogël me vendin e dytë, Maqedoninë, rreth 30% më pak.
– Mali i Zi e ka financimin për frymë për shërbimin shëndetësor 4 herë më shumë, ndërsa Greqia mbi 6 herë më shumë së Shqipëria.
– Në spitalet shqiptare, futesh me një sëmundje dhe del prej andej me 2 e tre sëmundje të tjera, për shkak të kushteve higjieno sanitare skandaloze dhe për shkak të mungesës së sigurisë në shërbim.
ne vend te shkonim perpara me kete dreq shkuam shekuj mbrapa,
Cfare eshte ky hajvan! 12 spitale ose mesatarisht 1 spital per 250,000 banore dalin e teprojne. Sikur Saliu t’i kishte mbyllur ato 30 vrima miu qe quhen spitale rrethesh, do te kishte bere mire, por nuk pati bythe ta bente. Eshte detyra e Rames dhe Beqes t’i mbyllin njehere e mire keto te ashtuquajtur spitale, madje edhe ndonje spital nga ata 12 te quajturit rajonale…
kjo eshte katastrofa qe bastardi berishe i ka afrour ketij vendi
sala duhet te pergjigjet nje me nje per te gjitha fatkeqesite qe i ka shkaktuar kombit SHQIPTARE
shume mire se jane spitale qe pervec injeksioneve nuk bejne asgje tjeter
ky eshte Albanistani i S-halè shpelles, cfare prisnit ju..!!?? ky eshte “miracle of freedom” i ish-shurrtarit te Enverit..!! ky kafshe serbe i ka vene kazmen ketij vendi..!!
Kur mendon qe duhet te kishte Neurokirurg apo Kardiokirurg psh ne Prrenjas…nuk e di cfare formimi manaxherial apo mjekesor ke, por….ja ke fut kot plako.
Mos doni te na ktheni prap SOCIALIZMIN NE ARSIM,SHENDETESI,KULTURE,ENERGJITIKE,BUJQESI,BLEGTORI,BONIFIKIME,HEKURUDHA,FLOTE TREGTARE,PEMTARI,ULLISHTE,SERA,MINIERA,UZINA E FABRIKA,SIGURI JETE,PA TATIME E TAKSA etj,etj!!!
Ehuuuuu,sa gjera beheshin …….NDRYSHE atehere,ndersa tani…..mjafton,qe jemi te lire te bertasim,se pavaresisht se NUK TE DEGJON NJERI nga shteti,PERVEC KRIMINELEVE,TRAFIKANTEVE DHE HAJDUTEVE,per te tjerat DY DUAR PER NJE KOKE ka thene i PARI FSHATIT!!
Donit LIRI??
Ja ku e keni me BOLLEK!!!
E po ju dashkeni shume!!!!
Pse femijet e kryeministrit,deputeteve,gjyqtareve,avokateve,mjekeve etj NUK QAHEN???
Ja pra,qe ka rruge per te mos u QARE SHUME!!!
o koqe ke harruR QE MIN E SHENDETESISE E KISHTE 3 VITE E 9 MUAJ LSI JA JUAJ PRA KJO QE DO QEVERISNI. ME KEQ SE KAQ DO PERFUNDONI ME ATA. TUNG PESHK!
Edhe keto qe kane mbetur hapur jane ne gjendje te mjerueshme. Mos e dhente Zoti me u bo per spital.
Ne kohen e regjimit te Enver Hoxhes spitalet nuk mungonin as neper fshatra me te vegjel. Per moshat e reja mund te jete e pa besueshme,por kan prinderit deshmitare. Regjimi pat gabimet e tije, por ka lene shume nostalgji, ne shume sektore te jetes. Ka vite qe eshte shembur regjimi dhe populli po gezohet me veprat e tije si hidroçentralet,ujsjellsat, spitalet, fabrikat e uzinat. Ne keto vepra nuk eshte vene dore per tu mirmbajtur, por vetem qe jane shkaterruar duke u keqperdorur, ose me qellime te caktuara. Qeveria e fundit shkaterroi çdo gje te mire, qe pat vendi. Qytetaret nuk duhet te gezohen me gradaçelat por me parqet dhe lulishtet qe te mbushin me oksigjen. Ku jane parqet dhe lulishtet sot?
Me keto ndertime pa kritere qe jane bere vetem se do shkurtojne jeten e qytetareve, vetem nga injoranca dhe bisnesi fitim prures i qeveritareve mafjoze.
Treviso,
N’ate kohe ke pasur punetoret pa pare se spitalet hydrocentralet,fabrikat e uzinat ,sikur kenetat e minierat i Kane ndertuar ish te perndjekurit me Duarte e tyre,ose ma mire me thane me gjakun e tyre…
O Trevizo leshi!
Na trego nje HIDROCENTRAL,FABRIKE APO UZINE ku kane punuar te burgosurit!!!
Te burgosurit kane punuar ne fillim per ndertimin e ca pallateve ne Tirane,stadiumin “Dinamo”,ndersa me vone vetem ne MINIERA!!!
HIDROCENTRALET,FABRIKAT,UZINAT,HEKURUDHAT,TARACAT ME PEME <RRUSH,ULLISHTE ETJ,i ndertoi populli edhe me AKSIONE VULLNETARE!!!
Po na dilni ju FARA E QELBUR E TE PERNDJEKURVE SIKUR PASKENI NDERTUAR SHQIPERINE!!!
HYYYYYY,PLEHRA!!!
PO TANI per 23 vjet rresht,CFARE KENI NDERTUAR,qe jeni ne SISTEMIN TUAJ FASHIST???
NJE MUT TE MADH!!!
Femijet monstruoze te komunizmit shkaterruan kete vend,o trevizo,jo tjeterkush,po femijet qe ky regjim monstruoz edukoj si monstra…résultat po shihet ne cdo fushe te jetés…krahaso cka la mbreti e cka la Enverin…
Zoteri me gjithe respektin ky sistem shendetesor per te cilin flisni nuk ekziston ne asnje vend te botes. Nese nuk e dini mjekesia eshte shume e kushtueshme,kerkon kushte te caktuara si aparatura por dhe persone te kualifikuar dhe disa nderhyrje kirurgjikale nuk mund te kryhen ne Perrenjas apo Gramsh,asnjehere ne Shqiperi nuk jane bere operacione madhore(mgjth cdo operacion ka rrezikshmeri) ne Skrapar apo ne Puke.Ne keto zona spitalet jane thjesht nje vrime nga ku rrjedhin parate tona.Por pa dyshim qe duhet te forcohen spitalet rajonale, pra nje rast me apendisit nga Vlora nuk ka pse te operohet ne Tirane, por nga koka dhe nga zemra pa dyshim qe vetem ne Tirane mund te operohen.Mjekesia ka shume probleme, mund te kemi bere mbrapa ne kushte higjeno-sanitare,( qe eshte nje urgjence qe duhet zgjidhur sa me shpejte),ne rregull dhe etike(sjellja mjek-pacient), por nga ana profesionale njerezit e thjeshte as nuk mund ta mendojne sa perparime ke bere mjekesia shqiptare.Per mjekesine flasin te gjithe njerezit,por ne fakt specialistet qe e njohin vertete problematiken jane shume te pakte.
Artikulli me duket shume me vend .Mbase , me te vertete , nuk pritet qe te behen nderhyrje te veshtira ne cdo spital qyteti , por te pakten disa gjera elementare PO.Di , disa raste te njerzve qe kane vdekur nga nje pickim merimange , pasi spitali nuk ka pasur antidotin .Nje grua piu helm , spitali i qytetit nuk e mori persiper , se nuk i lejohej , ambulance nuk kishin dhe e avash avash , e nisen me makinen e policise per Tirane , rruges vdiq (nrm se kishte pire helm , dhe nuk priste puna te bente xhiro lart e poshte ),ne mes te rruges pastaj jane kthyer ne nje spital me afer per te bere autopsine dhe ne mengjes jane kthyer me kufomen ne qytet .Me te vertet , ajo grua piu helm te vdiste , por po te funksiononte shteti si duhej , nga ndihma ne spital , ambulanca ,pse jo dhe helikopteri etj femijet e saj ,do te kishin akoma nenen e tyre gjalle dhe sh e sh femije , nene , baba etj do i kishin te afermit e tyre gjalle .
CFAR RREGULLOI ,DHE LA SPITALET. ORE POPULL, ISHTE MISIONI I TIJ ME E SHKATERRU SHQIPERINE BASHKE ME BANDEN E VET. CFAR KERKONI TJETER. PRIVATIZMI I SHQIPERISE ,ESHTE PJESE E PLATFORMES PER TIA KALUAR FAMILIES. PRANDAJ KJO BANDE DUHET TE PERGJIGJET PARA DREJTESISE DHE TI KONFISKOHEN PASURITE., DHUNA DON DHUNE. QENDRAVE TE BANUARA TIU KTHEHET SHERBIMI SHENDETSOR. MODELI BERISHES DESHTOI. SOT BUXHETI DUHET TI SHKOJE PRODHIMIT , ARESIMIT DHE SHENDETSISE. RRUGET ME KOSTO TE LARTE ISHIN KATASTROFA JONE FINANCIARE. CDO VIT SHTETI DUHET TE LAJE VETEM INTERES 500 MILION $. KY ESHTE SALIU QE IKU PER LESH .