Stjuardesa vrasëse ...dhe Florion Mima

1 Shtator 2013, 17:44Blog TEMA
Stjuardesa vrasëse ...dhe Florion Mima

 Nga Ilir Yzeiri

Stjuardesa

Para disa kohësh media u përmbush me lajme për dhunë ndaj femrave dhe për vrasjen e tyre nga bashkëshortë të dehur, agresivë që shndërrohen në vrasës makabër. Ata i qëllojnë gratëe tyre, nënat e fëmijëve të tyre, herë me kallashnikov, herë me thikë ose edhe i mbysin me duar. Në të shumtën e rasteve, krime të tilla ndodhin në sy të fëmijëve dhe në këtë rast pjella e çiftit shndërrohet në një dëshmitar fatkeq e tragjik dhe sheh t’i përmbyset bota magjike e ngjizjes së jetës e t’i kthehet nga një strehë e ëmbël dhe e ngrohtë në një ferr makabër. Ky lloj krimi nuk është shqiptar, por është njerëzor dhe i përfshin tëgjitha qytetërimet. Ditë më parë në Italinë fqinje një avokat karriere dhe i suksesshëm e masakroi të dashurën e tij vetëm pse ajo nuk dontë të vazhdonte më marrëdhënien me të. Ai e ftoi nëdarkën e fundit dhe e mbyti me duar e pastaj e masakroi me thikë. Me kufomën në bagazhin e makinës udhëtoi mbi njëqind kilometra derisa u kap nga policia. Një krim i tillë ështëfrekuent edhe në Francë e më këtë rast, e përditshmja franceze« Le Monde », në një shënim redaksional thoshte se përdorimi i alkoolit në vendet perëndimore është një ndër shkaqet e dhunës ndaj femrave, ndërkohë që në vendet ku alkooli është i ndaluar me ligj, kjo lloj dhune nuk njihet. Mirëpo, në të dyja rastet,si atëhere kur alkoooli ndalohet me ligj, si atëhere kur lejohet, femra është objekt dhune. Në rastin e dytë, në vendet ku alkooli ndalohet me ligj, femra, siç e dimë të gjithë, shtypet e shkatërrohet prej abuzimeve të tjera, që janë sidomos ato ma karakter civilizues. Asaj i mohohen një sërë të drejtash që i lejohen meshkujve dhe, në të shumtën, e rasteve trajtohetsi një kafshë shtëpiake, siç thoshte dikur propoganda ateisteshqiptare. Mirëpo, në Shqipëri, historikisht është shfaqur edhe një krim tjetër që ka përsëri në qendër një femër, vetëm se nëkëtë rast femra është në rolin e vrasësit, të cubit dhe tëkriminelit. Është një tipologji e tërë në kuturën shqiptare që e paraqit femrën në rolin e nxitësit të konfliktit dhe të marrjes së hakut apo të larjes së borxhit. Një tipologji e tillë ështëmishëruar sidomos në figurën e gruas luftëtare me kallashnikov në dorë e me bomba në brez që lufton për vatan e për nder. Ideologjia komuniste e nxiste krijimin e figurës së nënës që për nder e për vatan e hedh djalin në flakë e në zjarr. Kjo mendësi romantiko-folklorike e paraqet femrën apo nënën, apo më tej edhe gruan, si gjeneratorin që ushqen me rrymë të vazhduar tensionin e luftës. Dritëro Agolli e ka dhënë në mënyrë brilante këtë tip gruaje apo nëne në figurën e hallës te “Njeriu me top”. Ajo i kujton orë e çast Mato Grudës që duhet të vrasë Fizët, ajo edhe vetë është sinonim i vdekjes që ecën nëpër shtëpi për t’u hakmarrë me të gjallët. Në memorien kolektive dhe në imazhin e përgjithshëm ne nuk kemi të ruajtur ndonjë figurë femre që na paraqitet me sensualitet. “Motra Tone” është një e tillë, por ajo rri gjithë droje para femrave me kominoshe e me armë në dorëqë mbushën artin dhe pikturën socialiste. Për fat të keq njëtiplogji e tillë është e gjallë edhe sot dhe një kod i tërëabstrakt që i vishet konstitucionit psikik të shqiptarit përdoret nga këto femra si mburojë dhe si armë për t’u hakmarrëndaj meshkujve sidomos. Ngjarja e fundit, ajo që ndodhi nëafërsi të fushës së sportit “Ali Demi” është po aq makabre saajo e masakrës mbi gruan në sy të fëmijëve. Një stjuardesë delbashkë me të ëmën nga shtëpia dhe nis një sherr banal me njëpunëtor të gjorë, sepse ai, pa dashje, i kishte zënë rrugën. Kjo femër, ashtu si ajo vajza vlonjate që thërret vëllain pse njëdjalë i kërkon nurmin e telefonit, ngjajnë me hallën e MatoGrudës dhe kanë një urrejtje të pashpjegueshme për tjetrin qëështë i ndryshëm nga ato dhe që u lëndon nderin. Këto femra i përdorin të dashurit e tyre si antitank. Vajza nga Vlora, thellënë nënvetëdije mendon jo se ka një vëlla të fortë që e ruan atënga djemtë dhe që e bën atë superiore, jo, ajo mendon se ka njëantitank në shtëpi dhe mund ta përdorë kur të dojë, por sidomos atëhere kur i lëndohet sedra dhe i preket nderi. Stjuardesa qëfuti në varr një saldator të pafajshëm, deri atë ditë ecte kryelartë dhe vriste e priste se kishte diku të fshehur jo njëtë dashur, por një armë që ajo mund ta përdorte kundër cilitdo që do ta shihte pak shtrembër. Këto femra nuk e kanë ndjenjën e jetës. Këto femra që i përdorin të dashurit e tyre qoftë ky vëllai apo i dashuri, si antitank, janë po aq fajtore sa edhe burrat që masakrojnë gratë e tyre në gjendje të dehur. Me njëndryshim, këto lloj femrash nuk kanë nevojë të përdorin alkool, sepse ato janë të dehura gjatë gjithë kohës me ndjenjën e hakmarrjes dhe të revanshit ndaj femrave apo meshkujve që i lëndojnë në sedrën abstrakte të nderit apo të personalitetit. Ato nuk ecin me psitoletë në brez si ta fortët e Bllokut, por dalin me antitank në krah dhe janë gati “t’i q… robt” më tëbukurit, siç shprehen vetë këto lloj femrash me buzë të fryra dhe me vështrim të egër.

…dhe Florion Mima

Florion Mima është ministër i ekonomisë i qeverisë në ikje.Mirëpo ai është edhe djali i aktorit më të madh shqiptar, sipas mendimit tim, i Prokop Mimës. Skena shqiptare vështirë se mund të gjejë më një aktor brilant si ai, me një zë të mrekullueshëm, me një plastikë të paarritshme dhe me një finesë që mund ta gjesh vetëm te Al Paçino apo te Robert de Niro. Të kesh mbi supe një peshë të tillë, pra të kesh një emër të tillë për ta ruajturështë një përgjegjësi jo e vogël. Mirëpo, për fat të keq, nëkëta njëzetë e ca vjet shqiptarët po i bjerrin vlerat dhe po e shkatërrojnë kodin e tyre. Në qoftë se në rastet e krimeve të mësipërme, shqiptarët, qoftë femra apo meshkuj, bëjnë kujdes që të shfaqin një moral hipokrit e abstrakt që është më shumë një mburojë përballë tjetrit, përballë komshiut apo syrit që na sheh në rrugë, në rastin e Mimës, pasardhësit e njerëzve të mëdhenj shndërrohen padashur në ikona dhe modele që mund të imitohen.Mirëpo djali i Prokop Mimës po e mbyll karrierën e tij politike me një firmë të shëntuar, kriminale madje. Ai firmosi që Konvikti i Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja t’i kalojë një universiteti privat. Ajo godinë ka një histori dhe ashtu si SHQUP-i kanë një simbolikë, janë si ato teqetë e bektashinjve që nuk mund të shndërrohen në zyra kooperative aq lehtë. Nga ana tjetër, ti, i dashur Florion, duhet ta dish se Tirana ka nevojë për një shkollë te mesme, se gjimnazi “Ismail Qemali” që ndodhet pranë ATSH-së dhe që regjistron fëmijët e familjeve që kanë populluar gjithë ata që janë vendosur mbi Qytetin “Studenti” e Saukun po ashtu, ky gjimnaz, pra, e bën mësimin me tri turne dhe i ka klasat me 50 vetë. Mirëpo ti, pa t’u dridhur dora firmose që kjo godinë t’i kalojë një universiteti privat. Në këtë rast, ti e lëndove kujtimin e babait tënd, sepse ti do të mbahesh mendsi njeriu që i çon deri në absurd qokat e Sali Berishës, si njeriu që varrose një institucion për një biznes privat. Ata fëmijët që do të shkojnë edhe sivjet në gjimnazin “Ismail Qemali” me turne dhe do të rrinë në këmbë në klasat e tejmbushura do të kujtohen një ditë se këtë gjëmë ua bëri djali i aktorit më të madh shqiptar, djali i Prokop Mimës, sepse ajo godinë duhej të bëhej shkollë e mesme publike. Nuk e di se ç’do të thonë për mbimerin tënd, por unë personalisht po të them se duhet të ishe menduar Florion, se ti ke një mbiemër që duhet të disha ta ruash, që të mos thonë nesër se këtë të keqe na e bëridjali i Prokop Mimës, jo këtë nuk duhet ta thonë…mua të paktën nuk më vjen mirë.

28 komente në “Stjuardesa vrasëse …dhe Florion Mima”

  1. hasan says:

    Une nuk e dija i biri i kujt ishte ky Floriri,por kam shkruajtur edhe ne komentet e kaluara qe Florian Mima,Ridvan Bode dhe Sherefedin Shehu jane ndihmesit e Sali Berishes per shkaterrimin dhe anarkine e ekonomise shqiptare.Keta jane kriminele.

  2. theodor drajzer says:

    te lumte or djal, thjesht dhe qarte.

  3. SHQIPTARI says:

    TE HETOHET DHE TE DENOHET KY PIJANEC DHE DUHANXHI !!NUK KA NEVOJE SHQIPERIA PER KETA HAJDUTE DHE SERVILA,FYTYRA TE POSHTRA!!!

  4. A.A. says:

    Megjithe ate hyrje qe paske bere, Florion Mima duket si Engjell ne fund.

    Ajo qe duhet te thuash eshte te ndryshoje ligji per ata qe vrasin:
    Kush vret te vritet! Kurse ne artikull po na thua se kjo qenka e zakonshme edhe ne boten e zhvilluar… Hajde, hajde … Ke pare statistikat e botes se zhvilluar? Natyrisht qe jo, se po t’i dije nuk do flisje Kodra pas Bregut… Me kete lloj krahasimi qe i beri krimit makaber ne Shqiperi me boten e qyteteruar, ti tregon po vete se je nje njeri patriarkal dhe pa kulture qe nuk respekton grate dhe as ua di vlerat.

    E pra qe ta dish ti femrat jane me te zgjuara se burrat dhe kjo eshte e konfirmuar me studime shkencore, qe do te thote se dine shume mire te reagojne edhe ne momentet me te veshtira, por ndjeshmeria njerezore dhe jo kriminele qe i karakterizon i ben te jene te terhequra per te vepruar.

    E pra te gjitha ato gra qe jane vrare nga kriminelet burra shqiptare duhej te ishin bere burrnesha dhe te linin pas ndjeshmerite sipas te cilave femijet e tyre duhen te kene edhe baben gjate rritjes se tyre. Kur keta meshkuj kriminele shqiptare duan t’i vrasin, atehere Grate t’u bien me cfare te kene mundesi e t’i vrasin ato te parat kriminelet. Keshtu do shpetojne jeten e tyre nga keta mosmirenjohes per gjithe ato pune qe grate bejne per ta ne familje dhe do shpetojne nga keta kriminele qe nuk e kane per gje te vrasin nenen e femijeve te tyre.

    Ndrysho stil se keto artikuj nuk te vlejne …

    1. roy says:

      QENKE 1 PALLE TI MORE AA

  5. al says:

    PO LERE ILIR, SE ESHTE TURP, QE KY EDEPSEZ ,TE JETE I BIRI I ARTISTIT ME TE MADH TE HISTORISE SE SHQIPERISE PROKOP MIMA. KY ESHTE DALLKAUK DHE SERVIL, DHE NUK MUND TA NDYJE VEPREN E MADHE TE TE ATIT. AI I PERKET, PLEJADES SE NJEREZVE QE I DHANE VENDIT ,KURSE KY KRRICI I TIJ DHA FIRMEN PER VJELLJEN E PRONEVE TE POPULLIT. IK KURVE E KEQE.

  6. feniks says:

    PRO(KOP MIMA EDHE NE VARR PO TURPEROHET NGA DJALLI I TIJ KELYSH I Berishes!!!
    Respekte per te MADHIN PROKOP MIMA dhe HARRAM IMAZHIN E BABAIT TEND,o DJALL ME BRIRE!!!

  7. Dea Dermeni says:

    Nje shkrim dhe nje Radiografi e perkryer e zanafilles se dhunes e krimit nga pena e Ilir Yzeirit. Ne ate vend krimi gjitharllojshem merr krahe e fluturon i lire duke goditur shoqerine nga te gjitha anet e duke e kalbezuar ate nga deget tek rrenjet.Ne kete shkrimi ju keni kapur Humbjen e vetedijshme e te qenit femer.-qe me egoizmin e tyre hakmarres kthehen ne Molle sherri dhe indirekt vrasese!

  8. Parruciani says:

    Artikull tregon se sa i politizuar eshte artikull shkruesi , qe disa ngjarje kriminale qe kane ndodhur ditet e fundit , sidomos i asaj k….. ne Tirane qe se bashku me nanae therrasin dashnorin ,pse i eshte gerdhishtur makina , dhe kafsha godet nje njeri te mire dhe lene femijet jetim , si i forte per ate k….. , qe te dy dy duhet te denuar njelloj,dhe artikull shkruesi me nji politizim ala komunisshe kerkon qe min Mima nje nder ekonomiste me te zote ne Shqiperi themeluesit e ligjit te taksave te pergoje per nje dokument rutine dhenien e nje konvikti per nje shkolle dhe i mbete mendja se nxenesat ne Tirane kekan nga 50 vete ne klase , a e ka pyetur ish kryetarin e bashkise qe e ka dhe kryetare partie se sa shkolla ka ndertuar ne Tirane per 11 vite .

  9. Preza says:

    I nderuar Ilir. Nuk e di, por kur lexoj kete shkrim te dobet tendin, me duket sikur verdallosem ne nje mjedis provincial mendimesh dhe konstatimesh. Kjo sidomos per pjesen e dyte Flor Mima. Sigurisht qe jam njeqintperqind dakort me ju persa i perket Konviktit te Gjuheve te Huaja. Eshte nje nga firmat kriminale qe pjestaret e qeverise ne ikje kane firmosur. Apo thjesht kane dhuruar. Apo abuzuar. Apo vjedhur.
    Ajo qe nuk me pelqen eshte se jeni perpjekur ta trajtoni firmen e Florit si nje dalje nga ky gariplliku pozitiv tirons qe fillon me aktorin “me te madh shqiptar” Prokop Mimen. Une do te thoja se aktore te medhenj e te pa arritshem socializmi prodhoi shume dhe Prokopi eshte nje nga ata. Çdo te thonim per Sander Prosin, Kadri Roshin, Sulejman Pitarken, Mihal Popin, Robert Ndreniken etj. Keta thjesht nga burrat, pa permendur grate. A jane ata para Prokopit, kohe kufizuar ? Jam i bindur qe ju ose nuk e menduat gjate ose u perpoqet te tregoheni si nje zbulues i nje ideje te re, por qe ne fakt e ka konsumur madheshtia e emrave qe permenda me siper.
    Flori pavaresisht se i biri i kujt eshte, ne rradhe te pare eshte nje nga te besuarit e Sali Berishes. Te jesh i besuar i Saliut, duhet te bartesh te gjitha vetite me te ulta e te keqia morale, te karakterit, te shoqerise, politike, ekonomike, familjare, e plot te tjera qe nje individ mund te mbarti. Ky Flori i mbart sepse eshte ne rrethin e Saliut. Ky eshte kamikaz i Saliut. Si kamikaz ai shkel ligjin dhe firmos. Kete duhet te theksojme ne shoqeria dhe ju qe shkruani zoti Ilir.
    Ligji.
    Nuk hyn Prokopi i nderuar ketu.
    Gjej klauzolat ligjore por dhe morale dhe godite vendimin e turpshem.
    U mundove te perdoresh Prokopin si gjetje, por me fute ne mendimet e provincialit.
    E vetmja ane pozitive qe ka Flori, dhe qe ju Ilir ju afekton sepse mesa duket ju nuk e keni eshte te qenit Tirons. Edhe Sala afektohet ne kete pike.

    1. I paharrurari Prokop Mima. says:

      Me vjen keq per gazetarine tone qe me sharlatane ndoshta me te keqinj i gjen ne Azerbaxhan, Kine apo Kore e Veriut, atje ku u rri edhe xhani shume servileve gazetare shqipshkruajtes, qe harrojne se dikush i ka emeruar???? Ilir, mos u merr me sherbetorin se edhe ti po te ishe ne vend te Florit nuk do ishe burre me i mire. Apo je komod tani qe po nderrohen PUSHTAT?

  10. roni says:

    Ilir ,gjithshka qe ti shkruan eshte e goditur por kujt po I drejtoheshe,i drejtoheshe asaj femres qe behet vrasese thjeshte sepse ka nje dike qe me shume se sa jetes I jepe vlere asaj vegles qe kjo stjuardesa ka ne mese te shaleve dhe qe pikerishte per te bere figure te mire para padrones se vegles, vete dhe vret nje dike qe ka dale qe ne pike te mengjesit per te punuar dhe siguruar buken e femijve dhe te familjes,dhe qe nuk mendon me tutje se sa deri tek vegla e kesaj pises,dhe qe nuk di as te beje llogari qe kjo padronija e vegles do te shtyje jo me gjate se sa muajin dhe do te gjej dike tjeter qe te mendoj njelloje,per ta pasur perseri perseri nje perdorues te vegles.Nderkohe qe ky trimi perdorues I vegles vuan denimin dhe humbet jeten Brenda mureve te burgut,ajo stjuardesa vazhdon jeten duke shijuar te mirat e saja.Apo po I drejtoheshe djalit te Prokop Mimes qe ka te njejtin kendeveshtrimi si edhe perdoruesi I vegles se stjuardeses,i cili ne kete raste nuk mendon per ate mbiemer qe I duhet te mbroje dhe qe eshte emir I nderuar I babait te tije te nderuar,por ky mendon jo me large se deri tek vegla e Saliut me te cilen ky I fundit I ka vene nen udut dhe I ka bere qe te mohojne edhe prinderit dhe familjet e tyre dhe qe te binden deri ne delirium per te plotesuar urdherat dhe deshirat e Saliut dhe vegles se tije,qe mesa duket per keta te PD eshte magjike…..Ilir ky vende ka nevoj per nje revolucion kulturor dhe te ndergjegjes,ne menyr qe ketu te ndryshoj dhe evoluoi mendimi dhe kendeveshtrimi.Persa kohe qe ne shqiperi te ekzistoj kjo llogjik dhe arsyetim ne masen e njerezve,ku jeta te mos kete as edhe nje vlere dhe ku e drejta te jete e drejte sipas mendimeve dhe deshirave te disave dhe jo e vendosur mbi bazen e LIGJIT,ne shqiperi do te behet akoma edhe me keqe.
    Stjuardesa duhej te ishte marr e pandehur per te njejten veper penale njesoj si edhe ai kafsha qe kjo dergoi per te bere vrasijen e nje prindi dhe familjari puntore dhe te ndershem.
    I biri I Prokop Mimes gjithashtu duhet te vije momenti qe te cohet para trupit gjykues per te dhene llogari per ate faje qe ka bere.
    Dhe Ilir I nderuar ne shqiperin tone ka ardhur koha qe te ndryshohet dhe te behemi pake patriot dhe atdhedashes dhe per te gjith ata te cilet e shperfillin ose ju mungon kjo ndjenje duhete bere gjykimi…..eshte e cilesuar shume qarte ne Kushtetuten e Rep.se Shqiperise e gjitha kjo qe une po shkruaj,dhe eshte theksuar shume paster se cfare jane ata te cilet nuk I kane keto ndjenja.Duhet qe te fillohet qe ketu nese deshirojme qe te kemi nje jete te qete…….

  11. sa says:

    SINQERISHT PJESEN E DYTE E KUPTUVA DHE TE THEM BRAVO ISHTE E GODITUR POR TE PAREN HIC.

  12. Andi says:

    Je brilant, je nje intelektual I formuar qe tejkalove kohen kur u formove

  13. shqiptar says:

    Ti o Yzeir duhet ta shpelash mire gojen kur flet per FLORION MIMEN APO PRET EDHE TI NDONJE SHPERBLIM PER kontributet ….

  14. Shefqet Ceola says:

    UNE E PERMBLEDH ARTIKULLIN VETEM ME KATER FJALE NGA KULTURA POPULLORE:
    Nga trendafili del ferra.
    Ne fakt ky Florian mavrija eshte me i keq se ferra. Ajo ben manaferre, jo vetem gjemba.

  15. Bledi says:

    Shkrim i arire dhe realist.

  16. MEMEDHETARI says:

    Sot i dashur Ilir,per shume karaktere fjala “turp” dhe fjala “nder” jane fjale te huaja…
    Ne kete kategori perfshihet ky Floriani qe ti kerkon ta prekesh ne seder…
    Sot Florianet apo Tunxhet e Teneqete kane per “Baba te Kombit” Hasan Zyko Kamberin dhe per “Hymn” – poezine e tij “Paraja”…
    Shtetit dhe popullit … C`i nxjerr syte!!!
    Pastaj … Si ke harruar pa permendur ne kete shkrim interesant Kryekaren e Parlamentit,Zhelefinen dhe sidomos Mesila di Palma???…

  17. SHQIPTARI says:

    PO ASHTU TI JEPET DENIMI ME I MADH ATIJ QE VRAU DHE ASAJ QE E SHTYU PER TE VRARE!!!KESHTU PASTROHET PAK SHOQERIA SHQIPTARE NGA EGERSIRAT DHE KRIMINELET!

  18. sokol says:

    Florion mimes saliu para 15 vjeteshi lesboi kelyshat e tij dhe kusheriri im me pozite atehere nderhyri dhe e shpetoi.ja kam then kete ne sy ne nje lokal kur isha prane tij ne nje lokal.u cudita kur ky njeri filloi te lehte per saliun….

  19. rezi says:

    Sa gjera ka bere Florioni para kesaj more Ilir, e ka nxirre ate emer sa nuk ka nevoje te merakosesh, vetem per nje veprim te fundit. Florian Mima eshte nje nga bythelepiresit me te dashur per Salehun tone( ky person kur e therriste Salehu ne zyre, rrinte mbrapa deres pa trokitur deri sa t’i thoshte udheheqesi “hyre”), nejse une ne fakt e lexova shkrimin kur pashe titullin, pasi mendova se do flisje per gruan “cube” te Florionit, e cila e rreh tre here ne dite kete “burre”. Sa per emrin po e shkruaj here Florion dhe here Florian, sepse jam i bindur se edhe ai vete nuk e di se si e ka saktesisht emrin.

  20. BESA says:

    ALLAHU JU SHPERBLEFT PER SHKRIMIN E MREKULLUESHEM…

  21. Albana says:

    Shkrim briliant sepse eshte i vertete.

  22. Shkembi says:

    Ilir, jo te gjithe mund te thone: Beme baba te ngjaje.

  23. aranit bregu says:

    Autori, eshte pa lidhje fare krahasimi i femres se kohes se Mato Grudes me femren e sotshme. Eshte gabim fatal ne krim te fajesosh ”mollen e sherrit” dhe te quash stjuardesen vrasese? eshte ofendim i pafalshem!
    Sterlidhja kjo solli kete ajo kete etj etj nuk mbarojme se dalim te gjithe fajtore pastaj, te largon nga problemi real dhe i vetem: ai qe shkeli kembezen apo ngriti leven eshte problemi, sedra e tij e semure per tu dukur para te dashures si i pushtetshem e jo i dobet.
    Nga krahu tjeter a jeni koshient se sa e veshtire eshte per nje femer te re, indipendente, beqare, dhe me sadopak influence apo karriere, te jetoje mes ekuilibrave delikate mbytes dhe ”pa mbrojtje” ne Shqiperi ?
    Shihni rastin e vajzes fatkeqe qe u dogj me acid para disa ditesh qe po lufton per mos humbur shikimin.
    E cila mund te ishte vajza apo motra e kujtdo prej nesh.

    1. Albana says:

      Krahasimi eshte shume efikas. Ne po jetojme ne kohe te tjera, por per hir te vertetes femra shqipetare eshte shume e eger ne pergjithesi sepse dhe keto “burra” qe ngrene kembezen jane rritur nga keto nena, nje grua e mencur dhe e matur ul tensionet dhe nuk i ndez ato. Eshte e vertete qe moraliteti ne Shqiperi ka qene nje moralitet fallco dhe jo ne thelb. E megjithate dhuna eshte e patolerueshme ndaj kudo ndaj femrave dhe ndaj cdo qenie njerezore sic mund te jete dhe rasti i vajzes qe u sulmua me acid, kjo eshte e tmerrshme dhe meriton ndeshkim maksimal. Mendoj qe femrat shqipetare perpara se te shkojne ne floketore dhe te bejne ato tualetet e renda te merren me edukimin e femijeve te tyre.

  24. Frojd says:

    KE TE DREJTE-Ky vend u shperbe nga ‘femijet’ e mamase te ngjirisur me shurren e mengjezit-

  25. punetori says:

    ne pjesen e pare te shkrimit nuk ka analize te psikologjise se popullit tone por nje pershkrim jo real te mentalitetit tone te prapambetur.
    Ne pjesen e dyte ke bere nje gabim te kohes se sotme te biografive.
    Prokop Mima me talentin e tij e shkroi historin e tij me lavdi,figurat qe ariti te na jape kane vlera qe do kujtohen,kurse i biri nuk e erreson dot
    ate ikone se nuk ka staturen pasi eshte nje vegel ne duart e shpellarit
    qe ka baltosur gjithe interesaxhinjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje