“Sulltan” Tërnava

2 Shtator 2013, 19:13Blog TEMA

Nga Lavdim Hamidi*

 

Naim Tërnava po bëhet myfti i përjetshëm. Këtë e arriti pas shumë “peripecive”, “ndërskamcave” dhe duke eliminuar kundërshtarët, me përkrahjen e hapur të grupit radikal, Lëvizjes “Bashkohu”.

Tërnava, i cili heshti skandalet, rrahjet e hoxhallarëve, emërimet dhe shkarkimet me të “ngjofshëm”… u shpërblye me përkrahjen e klanit, i cili haptazi është në anën e ideologjisë së re radikale islame, që s’ka qenë e njohur për myslimanët tolerantë të Kosovës.

Udhëheqësi i BIK-ut, nuk bëri zë as kur u kërkua përgjegjësi për financat e institucionit që drejton, mjetet që grumbullohen nga zemërgjerësia e besimtarëve dhe të hyrat tjera të këtij institucioni fetar. Heshtja e tij u kurorëzua me postin, të cilin pritet ta rimarrë gjatë ditëve në vijim.

Pa e fshehur fare tendencën që të ulet përgjithmonë në kolltukun e myftiut, ai haptazi shkarkoi kundërshtarët dhe detyroi servilët e tij ta ndryshojnë Kushtetutën e BIK-ut.

Atij nuk i mjaftuan dy mandate dhe luksin që ia solli kjo pozitë, prandaj po i shtohen “apetitet” për mandate tjera, të cilën mundësi nuk e patën asnjë nga paraardhësit e tij në krye të bashkësisë më të madhe fetare në vend, pasi që Kushtetuta parashihte jo më shumë se dy mandate për myftiun.

Tërnava ka nisur të marrë rolin e politikanëve, të cilët me çdo kusht e duan postin e udhëheqësit, duke instaluar edhe mentalitet totalitar, ku të tjerët u nënshtrohen duke iu gjunjëzuar, ndërsa kundërshtarët eliminohen pa mëshirë dhe me metoda jodemokratike.

Prijësit fetarë është dashur të jenë më ndryshe nga politikanët, të promovojnë tolerancë, e jo të pasurohen në emër të Allahut. Në fund të mandatit të dytë ai faktikisht më shumë e luajti rolin e liderit partiak, e aspak të klerikut fetar.

Tash sa vite ai u akomodua mirë në pozicionin e politikanit, ku toleroi të fyhen edhe figurat më të larta kombëtare. Nuk reagoi as kur u fye Skënderbeu, e as kur u sha lavire Nënë Tereza. Sepse ata imamë si Shefqet Krasniqi e Irfan Salihu e shumë të tjerë, janë krahu i fortë i Tërnavës. Dorën në zemër, si të distancohet Tërnava nga këta imamë e këto grupe radikale, të cilët e mbanin në krye të Bashkësisë Islame.

Radikalizmi dhe ekstremizmi në fe janë devijime, nuk janë feja, prandaj si të tilla janë të rrezikshme për gjithë shoqërinë kosovare, pasi që nga radikalët e tillë u rrahën disa hoxhallarë, të tjerëve iu dogjën makinat.

Ndërsa, Tërnava në vend se të reagojë, ai zgjodhi të shkarkojë ata që haptazi promovojnë vlerat tolerante të besimit islam, ata që haptazi dolën kundër ideologjive wahaniste.

Të gjitha këto zhvillime haptazi që na treguan se çfarë po ndodh brenda institucionit më të rëndësishëm fetar në Kosovë, nuk është dashur t’i japin mundësinë Tërnavës të shpërblehet me postin e përjetshëm, në mënyrë që ai të sillet si sulltan dhe pa i dhënë llogari askujt.

15 komente në ““Sulltan” Tërnava”

  1. Epirioti says:

    Hhahahahah cna gjeti. Kur RRIHEN Hoxhallaret mes veti ne mes Xhamis, e cmund te thuash per popullin e thjeshte pak Injorant Mysliman qe u shkojne pas ketyre Hoxhallar Qfireve. Prandaj shkon LESH Myslimanizmi, mbeten duke u Vra e Pre mes veti Sdihet me ke luftojne e kundra Kujt, keta jane Qelb jane Pjerdh qe ne Kok, qe ne Krye.

    1. plaku says:

      Epiroti,
      Di qe ne Gjermani qe te jesh prift duhet e kesh mbaruar pa tjeter univesitetin.

  2. ORION84 says:

    KRYEXHIHADISTI I TROJEVE SHQIPETARE! TE KISHTE BURRA KJO TOKE, KETE E KISHIN PUSHKATUAR ME KOHE! KY DO JETE NJERI NGA KRIMINELET QE DO INICIOJE LUFTEN FETARE NE TROJET ILIRO-PELLAZGE NE TE ARDHMEN!

    Nga nje ateist, patriot.

  3. xhemal says:

    cshkruani gjepura krere te fese keta jane shushunja te shoqerise qe jetojne si parazite pa punuar por edhe punen e fese e kane kethyer ne nje regjim brenda shtetit ,duke bere propogande jo pune shpirterore ,bejne politike fusin hundet ne gjithcka deri dhe ne influencat e fushatave eletorare diten predikojne zotin naten djallin .i them keto duke u bazuar ne jeten e perditeshme te njerezeve si ata punojne ,mesojne ,mjekohen ,si funksionon per ta drejtesia ,si shperblehen per ate qe kryejne do thote dikush po chyn feja ketu po mire imamet hoxhet prifterinjete cduan me pronat pasurine ,cjane ato fushata baremirese nje here ne vit ,qenia njerezore ka nevoje cdo dite te haje ,te vishet ,te mjekohet ,te mesoje jo vetem nje dogem por gjithcka te mire per jeten ,cdo lloj levizje ,besim grupim ,pushtet ,shtet nqs nuk i sherben gjithe qytetareve pa perjashtim per mua e ka humbur legjimitetin e te qenit sot njerezit me shume se kurre kerkojne paqe ,e dashuri keto te dyja sjellin prosperitet per te gjithe .cdo tentative per te krijuar e mbjelle ndarje race ,krahine ,besimi ,per te krijuar pabarazi ekonomike ,apo urrejtje mes shtresave shoqerore ,tentativa per te qene dominues mbi nje individ ,familje ,grup shtet ,perpjekja per te ushtruar me force sundimin e ideologjive politikave ,duke shkuar deri te perdorimi i forces e shkaketimi i viktimave e kane burimin tek mosdaqshja e paqes prandaj gjithe forcat tona ti perqendrojme tek paqja e liria e te gjitheve

  4. Vladimir says:

    Nje vend si yni, me tri fe, ndoshta duhet pare mundesia qe me kushtetute Parlamenti te vendosi veto apo edhe te liroje nga detyra lider te caktuar te te tria feve qe shfaqin shenja te goditjes se kohezionit kombetar ose te krijimit te tensioneve te rrezikshme.

    1. Kuqo says:

      Per ke vend e ke llafin !!

  5. alban4eva says:

    po ca te presesh nga islamiket truthare, vec injorance, kafsheri dhe erresire..!!

  6. katarakti says:

    Jane mbetjet e pushtuesve turq, vellezer te Haxhi Qamilit. Per mua keta nuk jane shqiptare dhe nuk kane vend ne trojet shqiptare. Duhet te kthehen ne Anadoll, nga i kane te paret e tyre dhe te na lene rehat ne te tjereve. Qe nuk na behet vone fare per keto mjekrrat, te çdo krahu qofshin.Islami radikal perben nje rrezik te madh per kombin shqiptar. Na ndan nga kontinenti yne dhe na lidh me Arabine, Turqine, Afganistanin e ku e di une. Kemi qene dhe jemi edhe sot sunite, bektashinj, ortodokse, katolike, laike dhe ateiste dhe nuk kemi pasur probleme me njeri tjetrin. Problemet dhe ndarjet na i sollen salafistet dhe vehabistet qe u arsimuan ne vendet arabe si dhe kryepeshkopi grek Janullatos. “…Ishim me mire, kur ishim me keq…”!

    1. albert says:

      katarakti,thenjes tende se “islami radikal perben nje rrezik te madh per kombin shqiptar” , une do t,i shtoja se islami radikal eshte rreziku me i madh per kombin shqiptar.

  7. ATEISTI. says:

    nga ky SULLTANI TERNAVA dalin 300000 OSMANE me SHPATA.ktije duhet plumbin ne LULE te BALLIT.

  8. plaku says:

    Une kisha disa pyetje dhe konkretisht :

    – A eshte Bashkesia Islame e Kosoves nje “institucjon” sic thote artikullshkruesi apo thjesthe nje shoqate, organizate jo politike. Ajo duhet te jete dicka jo politike sepse, shteti kosovar eshte nje shtet sekular ( laik ) dhe feja nuk duhet te perzihet me politike dhe te jete patjeter e ndare nga shteti.
    Une mendoj se, kjo organizate nuk eshte nje “institucjon” sic thote artikullshkruesi.

    – Mendoj se, Bashkia Islame e Kosoves nuk ka “kushtetute” ,sic thote artikulli, por duhet te kete nje “rregullore” ose nje “statut”.

    Ka shume mundesi qe, une ta kem gabim sepse, me thene te drejten nuk marre vesh nga keto pune. M.gj.ate falendroj paraprakisht ata qe, do te me japin nje pergjigje. Njeriu meson nga pyetjet.

    Pershendetje

  9. petrit says:

    I nderuar Z Ternava..Po marr guximin,per te shkruajtur keto pak rreshta
    -ne adres te personit tuaj.Dhe po mundohem tju ve ne dukje,dobsit qe ju keni demostruar me mvartesit tuaj si krye predikues i fes -islame-
    -Dihet, se -Kurani-nuk eshte thjesht vetem nje liber I -shenjte- por
    mbi te gjitha nje thesar I-pacmuar-qe ka akumuluar brenda vetvetes,
    shkenca te ndryshme filozofike…Qe aq te nevojshem dhe te domosdoshem,
    jane dhe sot per njerzimin..Por nje kryemyfti,qe pretendon perseri,per te uzurpuar,me makinacione te shemtuara,per te qendruar si titullar I
    islamizmit duke u atakuar ne menyren me flagrante, me shkrimet e shenjta te ..Kuranit..me duket absurd veprimtarija juaj tedencioze..Simbas komentuesve para ardhes ju po mundoheni,te ndertoni grupe rradikale Islamike,neser diktatur islamike, dhe se fundi terrorizem islamik..Ju zoti Ternava,sic duket nuk njifni sic duhet psikologjin e shqiptareve..prandaj dhe ne shpirtin tuaj,kan lindur-cmira, egoizmi,dhe urrejtja ndaj krijesave te perendise,jam I sigurte se perendija do ju a japi denimin qe meritoni…
    Sa per dijeni..Terrorizmi islamik,ortodoks,apo katolik-nuk kane vend-ne shpirtin,dhe psikologjine e popujve te shqiptarizmit..Se popujt e evropes,i kan rrespektuar,dhe vazhdojn ti rrespektojn- por jo te vet flijohemi-nga thirrjet e klerikeve fetar-qe nuk I njohin filozofit fetare..por qe mundohen,te nxisin urrejtjen ndaj qytetrimit…

  10. NIKOLL SHULI says:

    Aemrika do behet pishman qe clilori kosoven talebane te bin ladenit

  11. vlora says:

    fytyr e dyshimte dhe aspak shqiptare.

  12. Drini says:

    O Petrit, po qenke nje goxha koqe ti qe se paske shokun!
    Kurani eshte libri me i ndyre qe ska te beje asnje miligram me shkencen. E ka shkruar pedofili mohamut me doren e vet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje