Problemi elektoral i të djathtës në zonat rurale

3 Shtator 2013, 19:47Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Rezultati i zgjedhjeve për kryekomunarin e komunës Rrethinat në qarkun e Shkodrës, të cilat u zhvilluan të dielën që shkoi, duhet të shërbejë si një kambanë alarmi e fortë për të djathtën. Jo sepse zgjedhjet u fituan nga kandidati socialist – sepse kjo gjë pritej pas rezultatit të 23 qershorit në atë komunë – por ngaqë pjesëmarrja e votuesve të djathtë të Rrethinave ra ndjeshëm të dielën, krahasuar me 23 qershorin.

Kështu, për kandidatin e djathtë pati vetëm 1402 vota të dielën, nga 3150 vota që koalicioni i djathtë mori në 23 qershor. Ndërkohë, votat për kandidatin e majtë mbetën pothuaj në të njëjtin nivel si në 23 qershor – 4411 vs. 4725.

Në fakt, përgjysmimi i pjesëmarrjes së votuesve të djathtë në komunën më të madhe të qarkut të Shkodrës është simptomë e një problemi shumë më të madh elektoral të së djathtës në zonat rurale.  Le ta analizojmë këtë problem.

Duke filluar nga zgjedhjet lokale të 2007-ës, partitë e djathta krijuan një epërsi elektorale në zonat rurale. Koalicioni i djathtë fitoi shumicën dërrmuese të komunave në ato zgjedhje, ndërsa koalicioni i majtë fitoi shumicën dërrmuese të bashkive. Kjo epërsi rurale e së djathtës në zgjedhjet lokale u përkthye në një epërsi elektorale të saj në zgjedhjet e 2009-ës. Kështu, partitë e djathta morën rreth 51% të votave në territorin e komunave, ndërkohë që partitë e majta (PS, LSI, PSD, etj.) morën rreth 49%. Nga ana tjetër, partitë e majta patën një epërsi të ndjeshme në territorin e bashkive: 53%-47%.

Por në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, partitë e djathta (PD, PR, FRD, etj.) e humbën epërsinë që kishin pasur në zonat rurale. Raporti, si në zonat urbane dhe ato rurale, u bë 59%-41% për të majtën. Dhe thellimi i kësaj epërsie të dielën në komunën Rrethinat të Shkodrës, si rezultat i përgjysmimit të pjesëmarrjes së votuesve të djathtë, tregon se të djathtës do t’i duhet shumë punë të rikuperojë terrenin e humbur në zonat rurale.

Në fakt, kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha, duke e kuptuar rëndësinë e këtij problemi, shkoi vetë për të përmbyllur fushatën e kandidatit të djathtë në Rrethinat e Shkodrës. “Banorët e komunës Rrethina të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 1 shtatorit. Ata të jenë të bindur se kandidati i PD-së është personi i duhur për banorët e kësaj komune, ndërkohë që rivalët politikë duhet të heqin dorë nga presionet ndaj zgjedhësve të kësaj komune,” tha ai.

Por rezultati tregoi se votuesit e djathtë nuk morën pjesë masivisht në zgjedhjet e 1 shtatorit. Kjo, ose sepse kandidati i PD-së nuk u është dukur i përshtatshëm, ose sepse janë frikësuar nga presionet e kundërshtarëve, ose nga një kombinim i të dyja arsyeve. Por cilado qoftë arsyeja, leksioni i këtij rezultati është se seksionet e PD-së në zonat rurale duhet të fuqizohen ndjeshëm deri në 2015-ën, në mënyrë që e djathta të jetë përsëri konkurruese në zgjedhjet lokale e më pas në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

14 komente në “Problemi elektoral i të djathtës në zonat rurale”

  1. Ladi says:

    “Me ka cu nona me la gojen”, eshte ky shkrimi i Zaloshnjes

  2. safeti says:

    Kujt ja mban tani te votoj te djathten aq sa ja mbante ne kohen e Enver Hoxhes. Socjalistet kan lista dhe fillojn raprezaljet.

    1. O Safet, mos na bej komente te tilla mor bir se na dolen brinjet vendit nga te qeshurat. Zoti te dhente mend mor djale dhe rroc e qoc qe na gajase kaq shume.

    2. hasan says:

      Me hajvan se ti Safet nuk do te kete nga ne komentuesit. Enveri me Salen vdiqen,po ty mos te te vije keq per Salen se te shkuara te harruara i thone.Ja si e harruam ne Enverin.Po si ore Safet e qate dhe per se gjalli ate hajvanin tuaj?Njerezit nuk kane me frike nga monstra me emrin Sali.Saliu doli hapur kunder popullit te vet.Na vodhi familja politike e Salit ore Safet.Akoma nuk e kupton ore?Frika nga banda e Tropojes u vra nga qytetaria shqiptare.Jo nga PS.Shkak ka qene arroganca fshatare e bandes.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Zaloshnje,zonat rurale ishin befasia e fitores se te djathtes,kur ato zona ishin totalisht te majta.
    Po marre shembullin me te fresket,komunen Dardhas,ne Pogradec,fituesi i te djathtes qe fitoj ne 2003,nuk ja dha populli por komisioni i votimit kur mbushi listat permbledhese.Ketu e morri “frymezimin” per fitore ne komuna e djathta.
    Socialistet e kishin larguar vemendjen nga fshati,e kishin ne “thes”,e dini se fitonin vazhdimisht.
    Demokratet e shfrytezuan,kete dobesi vigjilence te te majteve,bene baterdine ne komuna,nepermjet koruptimit te komisionerve.
    Kjo firo e te djathtes do vertetohet ne zgjedhjet lokale,te 2015 !

  4. albani says:

    ose kandidat i papershtatshem ose presion ….

    po pse o zaloshnja, vetem dy arsye, mund te ket nje arsye te trete, mund te jet kandidat shume i mire ky fituesi psh …

    1. pdist i dhjetorit 90 says:

      kandidati i ps nuk ka marre me shume vota se mori e majta ne 23 qershor thote zaloshnja. pyetja eshte pse u pergjysmun votat e te djathtes per 2 muaj…

  5. DETARI-vl says:

    Z Zaloshnja
    Jam dakorte deri diku me shkrimin tuaj.Mendoj se duhet te theksojme se ndofta nuk eshte numeruar vota ashtu si c duhet ne keto zona dhe ju jini ne djeni besoj.PD me arogancen e saj dhe me njerzit qe kishte rreth vetes
    bente si te donte me voten ne keto zona deri ne 23 qershor kur populli e vrau friken dhe jam i bindur se s ka asnje statistike zgjedhore ne ballkan te pakten te njoh nje pikiade te tille te kesaj partie.Sa per Bashen se merr njeri seriozisht se eshte kryetar i PD ndofta dhe ai vete s eshte convinto.Do te duhet revolucion ne te djathten shqiptare qe te kemi opozite e demokraci,me Sali B e majta duhet ta lere qeverin mbas nja 25 vjeteve me nja 5 kryeministra te ndryshem e kjo eshte plote reziqe per ne
    Nje ore e me perpara te largojne llumin qe e ka mbyrur PD me shpejte do ngjisin shkallet e pushteti.Une e shoh te larget diten,Ju flm

  6. koci says:

    dhe aq sa ka marre ne komunen e shkodres pd i ka shume.Perse duhej e votonin per kandidatin e pd.Ajo parti po mbaron,nuk mund te drejtohet me si ne kohen e Enverit nga drejtues diktatorial e te korruptuar.Populli e ndeshkoi Saliun ,ndersa Saliu nxjerr ne krye nje te korruptuarqe ben mire te qeshurit dhe jo te drejtoje nje parti si pd ,KUR DHE VETE ESHTE NGA ME TE PERFOLURIT SI PER VJEDHJEN E MADHE TE 230 MILION EUROVE TE RRUGES SE KOMBIT,ME VJEDHJE VOTASH ERDHI SI KRYETAR BASHKIE DHE PO ME ABUZIME ERDHI NE KRYE TE pd Te djthtet e vetete qe s,jane pak s,kane asnje arsye qe te mbeshtesin e degjojne thirrjet e Bashes apo te Berishes .Po u celen syte njerezve dhe s,mund ta hedhin voten qorrazi sic kane bere edhe here tjeter dhe une jam ndakord e qendrimin e shume votuesve te djathte te kounes ne sHKODER QE S,KANE VAJTUR FARE PER T,I TRGUAR bSHES SE TI NUK JE KRYETARI YNE,SE SWJE KRYETARI QE MUND TE BEJE OPOZITE TE NDERSHME SEPSE TI NUK JE I Ndershem e te ka munguar kurajoja qe te perballeshe me gjykatat ,por u fshehe si minjte e hambareve,prandaj dhe i shkoi mundi kot Bashes dhe sikur te organizohen zgjedhje ne tetor te pergjithshme,kam bindjen se PD NUK MERR ME SHUME SE 15 DEPUTET

  7. Zoti Zaloshnja te lutem mos u bej kaq naiv me arsyet qe nxjerr ti per humbjen e se djathtes ne 2 komunat .
    Arsyea eshte e qarte.PD e ka humbur pergjithmone krebilitetin me popull.

    Shkaku dihet .Sali Berisha dhe qenushi I tij I bindir Luli.Dy nga figurat me te urryera edhe nga vet simpatizantet e PD.

  8. eljo says:

    Keta djemt e ylberit bejne opozite edhe kur jane ne qeverri.

    Do te thote qe jane me te afte per opozite se sa per te qeverrisur.

  9. d.gorezi says:

    Nuk kane frike SHqiptaret ore jo,por u merziten me keto kurvat e PD.4 vjete cirreshin qe ska ligj per ti hapur kutite dhe kur ju desh i hapen me 4 antare te KQZ.Po ai mentaliteti SERB i festimit te deshtimeve si fitore e harruat.Mburreshin qe na u hoqen vizat te fundit ne ballkan.11000Km rruge e na e thoshnin neve qe na mbyti balta ne mes te Beratit qe para 200o vjetesh ishte me kalldrem.e cte shkruaj robi per keta paliaco,sa te na iki pak inati deklaratat e tyre do ti veme ne varietet e vitit te Ri per humor.

  10. O Safet, nga emri qe ke dukesh qe je tyte pisqolle. Duhet te jesh bythlepires , se mbas gjithe ketij ndryshimi vazhdon me budallalliqe demokratesh te semure nga mendja. Largohu nga ajo Parti kurvash e hajdutesh. Thirri mendjes o rrote.

  11. ky safeti duhed te jete i painformuar,i dashur,pd ka shkuar ne te semes,eshte duke rene ne grope,largohu mik sa nuk te ka marre me vehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje