Ëndërrimtar është ai që s’e gjen dot rrugën veçse nën dritën e hënës; ndërsa dënimi i tij është se e sheh agimin shume më herët se të tjerët.
Ne po jetojmë në një epokë që ka shumë punë dhe pak edukim, në epokën kur njerëzia është kaq e zënë me punë sa është budallallepsur fare.
Puna, veprimi është i kufizuar e relativ, ndërsa i pakufizuar e absolut është vizioni i atij që vëzhgon, i rehatuar, i atij që shëtit i vetmuar dhe ëndërron.
Vizionari është ai që e sheh agimin më herët se të tjerët dhe për këtë është i dënuar, sepse është kaq e vështirë të bësh mjaftueshëm njerëz pjesëmarrës në sensin e të projektuarit tek ta mënyrën si ai e sheh agimin sipas përfytyrimit të tij në kohë e hapësirë.
Shpesh kjo është një fatkeqësi për personin që arrin të shohë agimin më herët nga gjithë njerëzia.
Përveç kësaj rëndon si një fatkeqësi mbi secilën veçori fizike e intelektuale. Në të gjitha kohërat ka ekzistuar kjo dilemë, ndoshta do të ishte më mirë të mos dalloheshe në asnjë cilësi nga bashkëkohësit e tu. Dhe kjo jo për sarkazëm, por vetëm të liqtë e budallenjtë kanë fatin të jenë më të lumturit në këtë botë. Ndërsa duke pasur mendimin, artin, madje edhe bukurinë, njerëzit janë ata që duhet të paguajnë në mënyrën më të tmerrshme këto cilësi të dhëna nga natyra.
E keni vënë re sa të vështirë e ka një person i lindur me shumë cilësi të mira të përfshihet me turmën e të pëlqehet menjëherë prej saj? Jo, ai do të kalojë vështirësi pas vështirësisë dhe vetëm në qoftë se ka një shpirt të fortë e një qëllim të lartë në mëndje me shumë mund e sakrifica do t’ia dalë.
Pavarësisht se ai do me gjithë zemër ta drejtojë turmën drejt ‘Agimit’ të tjerët, ata inferiorët se ç’kanë një forcë magjikë që i mban turmat të mbërthyera në vend e ju tregon një drejtim tjetër atë më të thjeshtin e më të pakuptimin, e kjo sjell shumë humbje kohe, shumë dhimbje të panevojshme, shumë kufizim energjish të destinuara për nga zhvillimi.
Kjo po ndodh sot e 23 vjet ne Shqipëri; në shkolla ka pak ose asfare edukim, kështu turmat orientohen lehtë në errësirë dhe shikimi i tyre është fort i ambientuar, e aty merren me punë sipas tyre, por me punë që budallallepsin njerëzinë e jo të kthehen në mirëqenie për ta.
Kalimi nga errësira në dritë ka vështirësitë e veta, sepse kur më e shumta e popullsisë orientohen mirë në errësirë, ajo pjesa e paktë që mund ta shohë më herët agimin, i duhet një punë e stërmadhe për të bindur shumicën një e nga një se, kah agimi është vizioni, i cili e tejkalon vijën e horizontit.
Në këtë pikë jemi sot, megjithëse shumica ka votuar vizionin, ka zëra që tentojnë të prishin gëzimin e njerëzve që po e presin, të zvetënojnë vullnetin për të bërë realitet këtë vizion me qëllimin e mbrapsht, për ta penguar ndoshta edhe padashje, ngaqë kanë frikë nga e reja që po vjen, hamendësimi se ndoshta nuk do ta gjejnë veten aq rehat sa më parë, por nuk përjashtohen përpjekjet qëllimkëqija, të cilat i kanë ngulur thonjtë në trupin e këtij vendi duke e konsideruar një plaçkë të vetën e jo të të gjithëve. Duhet akoma edukim, megjithëse deri tani janë tallur me procesin e edukimit të aplikuar nga qeveria që po vjen, por si çdo inovacion që aplikohet tek gardhi i fqinjit thith shumë xhelozi dhe dëshirë të keqe, që ai të mos përfundojë me sukses.
Prandaj midis 1001 halleve dhe punëve të rëndomta që shqiptarët sot janë të ngarkuar, është mirë që në mbrëmje tek dera të gjejnë ndonjë fletëpalosje, që tregon vizionin e ri, apo hapësirat investuese të reja sepse jo çdo mungesë në fakt është e keqe, përkundrazi ajo kthehet në një avantazh, duke u bërë hapësirë investuese.
shko ziej groshe
Te lexoj perhere e perhere e me shume me pelqen mendimi juaj e idete tuaja o njeri i lire
Eshte nje gazetare e mire, por te arrish te thuash “njeri i lire” eshte e egzagjeruar. Njerezit e lire per shembull nuk jane ato qe kritikojne vetem te keqijat e kundershtarit, por sidomos te tyret dhe jo vetem Madalena por e gjithe shoqerija jone jemi vite drite nga ky koncept.
Keshtu foli Zarathushtra.
Po pse duhet ta bejme qe te shihet njesoj prej te gjithve? Qe te ndertojme njeriun e ri te partise!
Bravo Magda je nje mendimtare me vlera.
Ne parim shkrimi eshte shume i mire. Por kur kerkon qe keto parime ti aplikosh per ramen dhe te na mbushesh mendjen se ai eshte vizionari shkrimi tend behet pa vlere. mesazhi tende deformohet. morali tend demtohet rende. i vetmi pa vizion eshte rama, rama eshte mesuesi i vizatimit ka thene ngjela dhe vetem kaq. i vetmi pa moral eshte rama dhe nese nuk ke moral nuk mund te kesh vizion. dhe kur per me teper ben thirrje qe per te pranuar ramen per vizionar gjithcka vithoset.
APSOLUTISHT OPINION FANTASTIK
MESAZH ME VLERA NE PERCJELLJEN E VIZIONIT SI
PASQYRIM I ENDRES QE BEHET REALITET ME PLANE QE
REALIZOHEN ME PUNE
Na keni lodhe me kete debile. Ju lutem mos i botoni me shkrimet e kesaj amviseje
Kjo Magda ka fatin e “mire” te budallait, qe nuk i duket vetja as e lige dhe as injorante
Per kete arsye shkrimi i saj mu duk si nje figure e shtremberuar gjeometrike
Nuk mora vesh ku i fillon projeksioni fizik dhe ku agon ai intelektual
E Magda?
Ku te hyn rruga, andej nga del Hena, apo andej nga Agon
Se per vizionin e kam te qarte nga te “buron”..
Ke nevoje te ti jap koordinatat..
well, ule pak koken poshte,,dhe mbrapa
mirel — 6 Shtator, 2013 në 10:28 pm
Kjo Magda ka fatin e “mire” te budallait, qe nuk i duket vetja as e lige dhe as injorante
Per kete arsye shkrimi i saj mu duk si nje figure e shtremberuar gjeometrike
Nuk mora vesh ku i fillon projeksioni fizik dhe ku agon ai intelektual
E Magda?
Ku te hyn rruga, andej nga del Hena, apo andej nga Agon
Se per vizionin e kam te qarte nga te “buron”..
Ke nevoje te ti jap koordinatat..??
well, ule pak koken poshte,,dhe mbrapa
moj plake kancerogjene ti duhej te ndalosheshe te shkruaje ketu.
Mire u gdhive? Shyqyr! Hajt noten, se na cave koken me budallalliqe. S’ke faj ti…
EDHE SA KOHE DO NA DUHET TE LEXOJME PA PARAGJYKIME
MAGDA VAZHDO SE JE NJE OPINIONISTE ME VLERA DHE QE I DUHESH
VENDIT
KRISTALI MBETET KRISTAL NUK E NJOLLOSIN DOT
VIZIONI QE TI SHPREH ESHTE AI QE TE GJITHE SHPRESOJME