Kosova dhe Shqipëria të shfrytëzojnë më mirë potencialin e diasporës

5 Shtator 2013, 10:52Blog TEMA

Sipas shifrave të BE-së llogaritet se në shtetet e BE-së dhe në Zvicër jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Kosovë. Numri më i madh i shqiptarëve nga Shqipëria është në Itali dhe Greqi, ndërsa i atyre nga Kosova në Gjermani dhe Zvicër. Madje edhe pa Zvicrën mund të thuhet se në shtetet e Bashkimit Evropian jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Republikën e Kosovës.

Nga Augustin Palokaj*

 

Është fundi i sezonit të pushimeve verore, fillimi i vitit të ri shkollor, kthimi i miliona njerëzve në shtëpitë e tyre, të pushuar nga rutina e përditshme dhe të fokusuar tash se si do ta menaxhojnë buxhetin e shterur familjar deri tek festa e kërshëndellave. Shtetet në të cilat ekonomia varet shumë nga turizmi, si Spanja, Greqia, Kroacia dhe Turqia bëjnë bilancin e sezonit turistik: sa turistë të huaj e kanë vizituar vendin, sa kanë shpenzuar dhe sa kanë përfituar ekonomitë e tyre kësaj radhe.

Kroacia, për shembull, pret që këtë vit të ketë pasur 12 milionë turistë të huaj (këtu nuk llogariten hyrje-daljet në kufi, por fjetjet në hotele dhe akomodime private) dhe nga ta të ketë përfituar 7 miliardë euro. Greqia, e goditur nga kriza e madhe ekonomike ka shënuar këtë vit një rritje të madhe të numrit të turistëve.

Shqipëria dhe Kosova po ashtu po bëhen gradualisht mjaft të varura nga turizmi. Por ky turizëm, me disa përjashtime në rastin e Shqipërisë, nuk është i njëjtë me vendet tjera që përmendëm. Turizmin në Shqipëri dhe në Kosovë e karakterizon ardhja sezonale e atyre që në Kosovë i quajnë „gastarbajterë“, ndërsa në Shqipëri, edhe sot e kësaj dite, shqiptarët të cilët jetojnë tash në Itali e Greqi i quajnë „refugjatë“.

Ekonomia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës tash e sa vjet varen shumë nga diaspora. Për këtë janë bërë analiza të shumta dhe pa diasporën këto dy shtete të varfra do të ishin sot në gjendje të një varfërie edhe më të madhe. Llogaritet, sipas shifrave të BE-së, se në shtetet e BE-së dhe në Zvicër, jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Kosovë. Numri më i madh i shqiptarëve nga Shqipëria është në Itali dhe Greqi, ndërsa i atyre nga Kosova në Gjermani dhe Zvicër.

Madje edhe pa Zvicrën mund të thuhet se në shtetet e Bashkimit Evropian jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Republikën e Kosovës. Po të llogariten edhe shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Australi ky numër rritet dukshëm. Me gjithë paragjykimet  mëdha që ekzistojnë ende për shqiptarët ata janë pak a shumë mirë të integruar, kryesisht punojnë dhe fitojnë për të mbajtur familjet e tyre dhe kursejnë që së paku një herë në vit të bëjnë një shtegtim në vendlindje apo tashmë në vendlindjen e prindërve të tyre.

Një koleg turk para disa vjetësh më thoshte se po të llogaritej bruto prodhimi për kokë banori i turqve, të cilët jetojnë në Evropën Perëndimore ai do të ishte më i madh se i tërë Turqisë. Është vështirë të bëhen llogaritje të tilla, por edhe në rastin e Kosovës dhe të Shqipërisë mund të thuhet se të ardhurat e diasporës nga këto shtete mund të jenë ndoshta më të mëdha sesa totali i banorëve të cilët jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri.

Një rrogë mesatare në Zvicër është së paku dhjetë herë më e madhe sesa në Kosovë, edhe pse nuk duhet harruar shpenzimet më të mëdha të jetës në këtë shtet të pasur.

Kështu ardhja e diasporës në vendlindje është padyshim një aset i madh për ekonomitë e Kosovës dhe Shqipërisë. Nëse i pyesni ata se sa shpenzojnë shumë prej tyre do të thonë se shpenzojnë më shumë sesa të kishin shkuar në ndonjë pushim të gjatë në ndonjë destinacion tjetër, në Spanjë apo Turqi.

Kjo prapë është e vërtetë sepse ata qëndrimin në Kosovë e kanë edhe pushim, por edhe vizitë familjes dhe farefisit. Dhe është pikërisht ardhja e tyre kriter për të caktuar edhe ngjarjet e rëndësishme familjare si martesat, fejesat, synetitë, vënien e kulmit shtëpisë dhe shumë tjera. Pos kësaj sa herë që vijnë gjithmonë në farefis do të gjejnë të ketë lindur dikush.

Në të gjitha këto raste duhet ndarë ndonjë dhjetë eurosh, së paku, për dhuratë. Në raste festash duhet rregulluar flokët, larë veturën, blerë këpucë, fustane me basma të vizllueshme dhe ngjyra çfarë nuk mund të gjejnë në Evropë, së paku jo me atë çmim. Shumë prej tyre tash edhe dhëmbët i rregullojnë në Kosovë dhe Shqipëri, sepse u bie shumë më lirë e në Perëndim sigurimet jo gjithmonë i mbulojnë edhe rregullimet kozmetike të dhëmbëve.

Prandaj edhe shpenzojnë më shumë sesa të kishin shkuar diku tjetër. Por edhe për ta ardhja në Kosovë është një lloj kënaqësie, sa për të takuar të afërmit aq nganjëherë edhe për t’u treguar se ata në Perëndim janë gjetur mirë dhe kanë arritur një standard të mirë.

Kështu gjatë verës gjallërohen pak ekonomitë familjare të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Restorantet kanë punë më shumë se në cilën do periudhë tjetër të vitit, dentistët,  automekanikët, shitësit e bizhuterisë me simbole kombëtare, pompat e benzinës, rrobaqepëset, taksistët, këngëtarët dhe të tjerët. Sallat për martesa janë përplot.

Më thonë se në rrafshin e Dukagjinit ndodh shpesh që krushqit të presin në radhë para ndonjë hoteli për të pritur të mbarojë dasma e të tjerëve e cila ka nisur më herët. Tash edhe dasmat bëhen në tri ndërrime aq e madhe është kërkesa.

Sezoni i verës, së paku në Kosovë, shënon edhe një lloj „afati kalimtar“ nëse do të shpreheshim me një gjuhë të futbollit. Shumë të rinj nga Kosova fejohen dhe martohen me të rinj që tashmë kanë shtetësi të Zvicrës, Gjermanisë apo ndonjë shteti tjetër të Evropës Perëndimore. Shumë të rralla janë dasmat ku që të dy të martuarit janë nga Kosova dhe do të vazhdojnë jetën bashkëshortore në Kosovë.

Para fejesave, sikur në afatin kalimtar të futbollit, „skautët“ duhet ta kenë kryer punën e tyre, të kenë gjetur kandidatët potencialë. Këtë rol e luajnë më pak „msitët“ tradicionalë e më shumë hallat, tezet, morat, dajat dhe të afërmit familjarë. Nuk kanë nevojë më as të shkojnë në Kishë për “Ditën e Zojës së Madhe” siç përshkruan Veton Surroi në romanin e tij “Miliarderi”, por tash takohen edhe nëpër restorante, plazhe dhe pishina ku analizat e potencialit mund të jenë shumë më të lehta.

Kur vijnë korriku dhe gushti është koha e nënshkrimit të kontratave dhe realizimi i transfereve, në këtë rast shkuarja në Zvicër dhe Gjermani ku i pret një jetë e re dhe një potencial për karrierë. Kështu kosovarët thyejnë atë izolimin e lirisë së lëvizjes që e kanë të imponuar nga Evropa dhe gjejnë mënyra për të shkuar në këto vende. Këtë vit pashë një rast që ndoshta mund të jetë sui generis, që një e re nga Kosova ishte fejuar me një francez, i cili tash pritet të lërë Francën dhe të vendoset të jetojë në Kosovë.

Një vajzë e re me banim në Gjermani, për të cilën ishte interesuar ta fejonte një djalosh nga Kosova, kur tha se do të fejohej me kushtin që të jetojnë në Kosovë, e humbi përgjithmonë shansin dhe me atë insistim iu zvogëlua dukshëm potenciali për të gjetur një „djalë të mirë“!

Kosova dhe Shqipëria duhet ta jenë të vetëdijshme për potencialin që ka diaspora, sidomos ajo e Kosovës e cila është e përqendruar në vendet më të pasura të botës, më të përparuarat dhe me sistemin më të mirë të shkollimit siç janë Zvicra, Gjermania, Austria, Belgjika dhe Suedia. Edhe pse ata në Kosovë vijnë në vendin e tyre që tash duhet të përpilohet një strategji për të vazhduar t’i tërheqin që të vijnë.

Ata duhet parë edhe si bashkatdhetarë të cilët vijnë në vendin e tyre, por edhe si secilin turist nga i cili përfiton ekonomia e vendit. Për shumë vjet Kosova, e deri diku edhe Shqipëria, nuk mund të llogarisin në një zhvillim të tillë të turizmit i cili do të sillte miliona turistë të huaj në vendet tona. Edhe në Shqipëri, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm, turistët e vërtetë të huaj janë të rrallë. Shumë vetura shihen në bregdetin shqiptar me targa të Italisë dhe Gjermanisë, dëgjohen turistët duke folur këto gjuhë të huaja, por ata nuk janë as gjermanë e as italianë.

Janë kryesisht shqiptarë të Kosovës nga Gjermania apo të Shqipërisë nga Italia, dhe shumë prej tyre me fëmijët e tyre tashmë nuk flasin shqip. Në Kroaci 95 për qind e turistëve në det janë të huaj, ndërsa në Shqipëri numri i të huajve fryhet, sepse të tillë llogariten kosovarët, shqiptarët e Maqedonisë dhe pjesëtarët e diasporës të cilët tashmë kanë shtetësi të huaj.

Varësia e Kosovës dhe e Shqipërisë nga diaspora do të vazhdojë edhe shumë kohë. Kosovarët, të përqendruar në vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, e kanë pak a shumë të sigurt vendin e tyre të punës dhe mirëqenien sociale për një kohë, sepse ekonomitë e këtyre vendeve po zhvillohet përkundër krizave të pjesëve tjera të Evropës.

Në një pozicion më të vështirë janë bashkëkombësit tanë nga Shqipëria, të cilët punojnë në Greqinë e kapluar nga kriza dhe në Itali, e cila po ashtu është në një rrezik permanent nga kriza. Por me paratë e tyre, qoftë ato që ua dërgojnë të afërmve si ndihmë sociale e cila u mungon nga shteti, qoftë duke i harxhuar gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje, gjenerohet një aktivitet i rëndësishëm ekonomik.

Kosova dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojnë më mirë potencialin e diasporës, edhe atë financiar, por në të ardhmen edhe atë njerëzor. Nuk mjafton që ministritë përkatëse të paguajnë vendosjen e pllakateve ku u dëshirohet mirëseardhje bashkatdhetarëve dhe që programet për ta të kufizohen në folklor.

Ka kaluar koha kur degët dhe nëndegët e partive politike, fondet e ndryshme, kanë mbledhur nëpër diasporë mjete financiare për nevoja të veta. Tash është koha që diaspora të shfrytëzohet për lidhje më të mira me ato vende ku jetojnë, të stimulohen si turistë që do të vazhdojnë të vijnë dhe të shpenzojnë para dhe, nëse e shohin interesin, edhe të investojnë.

14 komente në “Kosova dhe Shqipëria të shfrytëzojnë më mirë potencialin e diasporës”

  1. albana says:

    Zoti Palokaj, ju lexoj sa here qe me jepet rasti dhe marre kenaqesi. Marre kenaqesi nga stili, nga pergjegjshmeria per te shtjelluar mbeshtetur mbi fakte, por edhe nga dashuria per shqiptaret.
    Ju uroj sukse

    1. mira says:

      Ke bërë një çorbë o August…., flet për shqiptarët e Kosovës kur ata janë kosovarë…! Jep të dhëna për kosovarët e Evropës që janë më shumë sesa kosovarët që jetojnë në Kosovë, por harron të japësh të dhëna për shqiptarët krahasuar me ata që jetojnë në Shqipëri….!

      Kosovarët nuk janë shqiptarë dhe shqiptarët nuk janë kosovarë…!

      1. Dervi Malluta says:

        Mira böthqira dhe komenti i saje:
        “Kosovarët nuk janë shqiptarë dhe shqiptarët nuk janë kosovarë…!”
        ___________________________________________________________________
        Te lutem mos i ofendo shqiptart, se perndryshe ta futa mallute turinjve, a more vesh ti sorra shkine?

      2. Askushi says:

        …mira,po ju cfar jeni(si vegjetoni)…,apo si:’Turiste e rastesishme pran krimit e…detit”,kaleruar mbi’lirine banale te te menduarit!!

    2. @labama says:

      Pash zotin oj labama sa shpejt ja paski lexue artikllin ktij paloka..it. Po kto tonat e ki me i lexue… jo tash por kur t’ipet noj rast

  2. Dru Vari says:

    Per c’ka “shfrytezimi” e ki fjalen o kaush. Me i rrjep lekuren ma keq se ja keni rrjep? Ja prit dhe pak sa t’kaloi dhe ky brez qe kane akoma familjare atje, dhe keni per ta pa mire bithen e vicit.

  3. Sherifi says:

    Në këtë Shqipëri që kemi tani, po të iki dhe ky brezi i prindërve që ka mbetur, s’ka për të shkelur më asnjë shqiptar që jeton dhe është integruar në shoqëritë perendimore, bile as nga Greqia, me gjithë hallet e saj…

  4. lili says:

    e bojkotova familjarisht albanistanin e Berishes tash 5 vjete-perveç 2 dite per nje morte-edhe sipas femijve shume mire kemi ba

  5. plaku says:

    Une kam keto shifra nga Banka e Shqiperise per dergesat e shqiptareve :

    Ne vitin 2004- 774miljone €, 2005 = 802miljon €, 2006 = 937miljon €,
    2007 = 952miljon €, 2008 = 833miljon €, 2009 = 781miljon € dhe 2010 = 690miljon €

    Prodhimi socjal bruto i Shqiperise per vitin 2012 ishe 19miljard €

    Pershendetje

    1. Titi says:

      Nuk jane statistika ato. Pershembull une kam 20 vjet jasht dhe nepermjet transfertave bankare mund te kem derguar 10 mije€, ato jane me pak se kursimet e nje viti pra do te thote se te tjerat kane shku ne çante te pa deklaruara. Po ato qe bejne pune te tjera ose kane bizneset e tyre sa mund te kene futur ne shqipri me canta?! Ne shqiperi hyn leke shume me i madh se sa deklarohet,

  6. arti says:

    mira MARKOVIC,MILOSEVIC,s je ti ajo qe percakton se kush eshte shqiptar e kush jo.

  7. Konica says:

    Nje nga shkrimet me informativ qe kam lexuar ndonjehere te Panorama. Autori me fakte deshmon nje te vertete te madhe si ne Shqiperi dhe ne Kosove. Po te mos ishin/jene parate e emigranteve, e gjithe hapesira shqiptare do te ishte ne nje nivel me te ulet mjerimi se ceshte sot. Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi apo Kosove nuk kane mundur ta vleresone kete fakt. Nga ana tjeter duhet pranuar edhe fakti tjeter se parate e emigranteve jane sa per te mbajtur shpirtin gjalle. Zhvillimi vjen nga brenda. Vetem se ata qe jetojne “nga brenda” jo vetem shijojne djersen e emigranteve, por ceshte me a rendesishmja punojne shume pak. Ne njeren ane kemi brezin e vjeter, i cili vazhdon me mentalitetin “te kam bere koken” ndaj dhe me detyrohesh deri ne frymen e fundit. Ne anen tjeter eshte brezi i ri….i ri i thenshin…sepse nga mentaliteti jane edhe me poshte se brezi i vjeter. Te papune, te pa nxene ne shkolle, te shthurur moralisht, dhe pa pike integriteti. Edhe njehere bravo autorit.

  8. Liridon says:

    Diaspora shqiptare duhet te organizoje financat e saja,ne nje Banke e cila te jape kredi per zhvillimin e territoreve ku banojne shqiptaret.Nuk ka pse shtetet tona te marrin kredi tek bankat e huaja.Ne Shqiperi te pakten te gjithe bankat jane pergjithesisht te huaja.Ka qene nje projekt i tille ne fillim vitet ’90 qe te krijohej banka”Diaspora”,por u sabotua pikerisht qe shqiptaret te mos zhvillohen me parate e tyre,si dhe mos ti shtojne ato.Ky sabotim ka lidhje me nje nga tradhetit qe klasa politike e ketyreve dy dekadave i ka bere kombit shqiptar.

  9. kel ukaj says:

    Meqenese Zoteria nuk ka te dhena ja jap Une nga Italia. Ne Itali Punojne 300000 shqiptare te siguruar, pa llogaritur ata qe punojne ne te zeze. Prodhojne 1.2% te PIL Italian ose 19-20 miliard euro. Zoteria nuk llogarit Italine si vend te zhvilluar? Ben nje gabim shume te madh. Italia eshte e zhvilluar por 17% e ekonomise eshte informale. Pasuria per çdo qytetar eshte nje nga me te lartat ne bote. Jetegjatesia eshte e dyta pas Japonise. Se ne Gjermani kane 50% e qytetareve shtepi ne Itali kane shtepi mbi 80%. Italia eshte vendi i trete ne bote per kursime pas Japonise e Amerikes ose 9.500 miliard euro.
    Shteti shqiptar i nenvleteson shqiptaret e Italise biles edhe i persekuton e Ne? E kemi dhjere fare shqiprine dhe shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje