Ka filluar “demokratizimi” i ushtrive shqiptare, andej e këndej “kufirit me atdhe”.
1./ Në Shqipëri, Edi Rama bëri boom lokal kur ia besoi një gruaje Ministrinë e Mbrojtjes. Edi e bëri për modë, por duke emëruar Mimi Kodhelin për Ministre të Mbrojtjes, kryeministri i ardhshëm pa vetëdije i dha mesazh botës se Shqipëria nuk ka armiq, ndjehet e lirë, shumë e sigurt, aspak e frikësuar nga askush, dhe aq komode sa për t’ia lënë në dorë ushtrinë një gruaje bionde, e lindur më 11 shtator.
Se vetëm shtetet që frikësohen dhe kanë arsye për t’u frikësuar caktojnë burra me mjekra në vend-punime ku varet siguria e një shteti.
Mimi tha se puna e pare si ministre do të fillojë të auditojë financat e ushtrisë. Nuk tha që do të auditojë depot e armatimit të ushtrisë shqiptare, për të numëruar plumbat kokërr për kokërr, nëse mungon ndonjë plumb.
2./ Në Kosovë, nga Forca e Mbrojtjes e Kosovës po ndahet njeriu që grumbulloi në këtë “forcë” të gjithë ish- ushtarët dhe policët shqiptarë e serbë që luftuan kundër njëri- tjetrit në Kosovë.
FSK nuk ka armë, se Kosova ndjehet edhe më e sigurt se Shqipëria. Për dallim nga Shqipëria që s’ka armiq, Kosova është e rrethuar me armiq, nga të cilët e mbrojnë ushtritë e botës në NATO.
-Pasi e demilitarizoi UÇK-në dhe kurrë nuk tregoi se ku kanë përfunduar armët e UÇK-së (sa kanë kushtuar, kush i bleu ato armë dhe kush i mori paret e atyre armëve);
“Në vitin 2001, në Kosovë, në mënyrë të organizuar, pasi çarmatosën UÇK-në, të gjitha armët (bomba, minahedhës, granata dore), edhe ato që gjeten nëpër ish-kazermat jugosllave, sidomos pushkët AK-47, anipse e kishin për detyrë t’i shkatërrojnë, ata me kamionë privatë i çuan në “vend të panjohur” në vendlindjen e tyre, shkaku se ato janë të përshtatshme për t’i shitur në tregun e zi të Gjermanisë” (lexo der Spiegel).
– Pasi e zhduku TMK-në;
– Pasi vegjetoi dy vite e gjysmë në FSK;
– Pasi dha dorëheqje nga vetvetja, u çanëtarësua nga ish-partia e tij PSDK (befasia ishte e vogël sepse partia e tij ishte e vogël);
– Pasi la çdo gjë që pati dhe iu dorëzua partisë së Hashim Thaçit;
Agim Çeku pranoi që të bëhet kryetar i Prishtinës.
Duke e emëruar një emër “të madh” për kandidat të të parit të Prishtinës, Thaçi e zbuloi bindjen e tij të thellë se drenicasi kurrë nuk mund ta marrë Llapin (Prishtinën) në dorë. Drenicasi mund ta marrë në dorë Kosovën, por nuk mund ta marrë në dorë Prishtinën. Askush ende nuk e ka zbuluar pse! Pse drenicasi nuk mund ta marrë në dorë Prishtinën!
Me rëndësi është që Agim Çeku ka pranuar të bëhet i pari i Prishtinës, se për të tjerat (për rrugën që të çon deri te ajo pozitë) ka kush merret, janë ekspertët e PDK-së, që dinë të realizojnë qëllimet e tyre.
Thaçi si njeri i suksesit i ka shtyrë ditët duke u thënë vende- vende dhe duke u thënë disa “të huajve” se ai vetë nuk është drenicas, por vjen nga rajoni i Vokshit të Pejës, pra rrënjët e tij (kush i lyp) i gjen në Pejë e jo në Drenicë siç kujtojnë prishtinasit.
Kjo është edhe arsyeja që Thaçi ka injoruar “katundarët” e vet, dhe partinë e ka armatosur me fshatarët pejanë: Adem Grabovcin, Xhavit Halitin, Hajredin Kuçin, Agim Çekun e shumë të tjerë.
Ku është Drenica në PDK? Fati i drenicasve në PDK është i tillë që pa dalë ende nga partia, përfundojnë në burg: si Sami Lushtaku, Sylejman Selimi e shumë e shumë të tjerë, përveç Azem Sylës (fati i tij që është dajë i kryeministrit).
Duke shkruar, po ia zbuloj edhe vetes se pushtetin në Kosovë (politik dhe ekonomik), e ka “banda fshatare e Pejës”.
P.S. Në Sanxhak besojnë se Agim Çeku është nip (boshnjak) i tyre. Ky detaj i vogël nuk u publikua kurrë në biografinë e Agim Çekut. Që është boshnjak i Sanxhakut as unë nuk kam dëgjuar deri para disa muajve. Sanxhaku thotë se nëna e Agimit, një boshnjake nga Peja, mbiemri i vajzërisë së saj është Beshkoviç dhe e ka prejardhjen nga Sanxhaku. Kurse, tezakja e tij, që boshnjakët i thonë “daidža”, Husnija Boshkoviç, ka qenë në Parlamentin e Kosovës zëvendësministër e komuniteteve dhe është kryesorja në VAKAT.
Mua më pëlqejnë boshnjakët. Kultura e tyre kundërthënëse, ndjeshmëria e madhe, qëndrojnë në një këmbë duke pritur dashurinë e premtuar. Vetëm edhe në Bosnje djemtë ende e mbysin vetën të pikëlluar për dashuritë e humbura. Boshnjakët si japonezët, dëshpërohen lehtë, janë lirikë. Kanë poezi të bukura dhe shumë balada që ta këpusin shpirtin.
Të gjitha i japin për dashurinë. Është Sarajeva aty ku ka qenë. Një kulturë e madhe dualiste, perëndimore- lindore, që këta njerëz i bënë mistikë.
Siç është edhe Agim Çeku, mistik, që i befason njerëzit, si atëherë kur papritur e braktisi shtëpinë e tij socialdemokrate, pa paralajmërim, të gjithë i lë pa mend, përfshirë veten!
bravo kim
uo te ka lali shpiiiiiiirt, te ka lali xhaaaaaaaaaan
te ka lali zemer moj kiiiiim po c’e vret mendjen moj aman.
Kimete nga deliri i madheshtise ke kalu ne fazen e megallomanise keto javet e fundit. Ti ne vend te kafeve pi tre here ne dite boze me limon qe pastaj ta vjellesh (se nuk e mban dot stomaku) ne faqet e gazetes Tema.
Moj vajze je bere me keq se Fatos Lubonja. Atij te pakten i falet se dalldisi ne pleqeri. Jeni te dy specialistat me te medhenj te kombit shqiptar ne cdo fushe te jetes, dhe perlat me te medhaja i nxirni nga goja kur Lubonja flet per Kosoven dhe ti per Shqiperine.
Ne solidaritet me Kimeten propozoj qe Minister i Arsimit te zgjidhet vetem nga ata qe kane lindur ne 7 Mars.
që në pik të sabahut i bën këto shkrime moj kimete, pi njëherë kafenë pastaj shkruaj ndonjë gjë
je unike kimete , interesante shume, pergezime,vec dicka,, boshnjaket spara na pelqejne ne shqipet dakort?
une prita qe kane me emeruar kandidat per Prishtinen BARDHIRKS
eshte e sigurte qe pdk do ti humbe zgjedhjet
agim ceku nuk arriti ta udheheqe nje ushtri te paarmatosur e lere me Prishtinen
edhe kesaj radhe nje shkrim godites nga kimetja! te lumte
Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin e saj për garën në komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Ai është ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, dhe ministri aktual i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Por, portali Almakos zbulon se kjo kandidaturë është në ndesh me ligjet në fuqi.
Derisa në biografinë personale të Agim Çekut si vend i lindjes figuron qyteti i Pejës, sipas të dhënave që gjinden në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çeku, i lindur me 29.10. 1960 – të dhëna të njëjta me ato zyrtare, është banor i komunës së Fushë Kosovës dhe votues në qendrën e votimit 0901E.
Përndryshe, sipas ligjit për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, kandidati i një partie duhet të jetë banor i asaj komune në të cilën garon të paktën për tre vite. Respektivisht, ai nuk mund të jetë votues në një komunë tjetër, shkruan Almakos.
Konkretisht, sipas nenit 9, Zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave 9.2 Kandidati për Kryetar të Komunës duhet të kualifikohet sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe për së paku tre (3) vite duhet të ketë qenë banor i komunës në të cilën ai apo ajo është duke garuar për t’u zgjedhur si Kryetar i Komunës.
Me kandidimin e Agim Cekut si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, del se partia e Hashim Thaçit e ka thyer ligjin për zgjedhjet e kryetarëve të komunave, përkatësisht nenin 9.2./Telegrafi/
a eshte e mundur qe hashim Thaci nuk e ka nje keshilltar te vetem me mend ne koke per ti treguar atij se nuk mund te kandidohet ne Prishtine nje qytetar i regjistruar ne Fushe-Kosove.
Keto banda fshatare sic i quan kimetja duhet te shpartallohen urgjent. Keta bandite jane vrasesit e Kosoves.
Sara, mos u ngut edhe ti.
Kandidati i PDK-së brenda afateve ligjore e ka bërë ndërrimin e vendvotimit dhe voton në Komunën e Prishtinës në Qendrën e Votimit 1901s, si dhe është banor i Prishtinës. Të dhënat rreth vendbanimit janë të deklaruara në formularin për çertifikim.
hashim thaqi po luan me ndjenjat e agimit
Ju lutemi juve te TEMES, sikur kete Berishen t’ia linit Kosoves, do te benit mire. Nuk besoj se ajo e ka vendin ne gazeten tuaj te nderuar. Pastaj le te merret me Kosoven (atje ka shume probleme, qe ajo duhet t’i njohe me mire), se per Shqiperine e shqiptaret, aq me teper per ata qe i perfaqesojne e drejtojne nuk mund te flase,te shkruaje a te jape mendime. Eshte shume per te, jo vetem per shkak te moshes,porse jane gjera te thella keto pune. I duhet kohe t’i mesoje, t’i kuptoje e te dale me perfundime.
Gjithashtu, shkrimet e saj nuk jane vlere per ju, sepse, sic edhe po ndodh,do te flase me gojen e dikujt tjeter. Ne se deshironi qe ajo te shkruaje, kalojani 55-s atje edhe mund t’i shkonte.
mmmmm Magda
Lida Al,
Jam shume dakord me ty. Mendimet e mija per kete “shpetimtare nga Kosova” i kam dhene edhe me poshte, po pate kohe dhe deshire lexoi.
Keto mendime desha ti shkruaja edhe shume me pare por, thashe se nuk do ishte e drejte se, helbete eshte e re dhe nuk ka akoma eksperience. Por kjo vazhdon avazin. Ne cdo jave shkruan te pakten tre here.
E di qe eshte e pa edukate te shkruaj keshtu per nje vajze te re por, ja qe edhe durimi ka kufi.
Pershendetje
…”porse jane gjera te thella keto pune”…,ha ha ha ha!
O Lida Al,c’me kujtuat Ramiz’Rahmetliun’,edhe ai na thoshte(ne studenteve);’shikoni,se nuk i dini te gjitha ju,jan te thella kto pune’,ha ha ha ha!
Kujdes kahjen e vizionit,se po na orientoni mbrapsht…,pertej eres se Qoftelargut…
Beni gjera me konkrete…,ja pershembull,merrni shembull nga komentuesi plaku,ai sapo krijoi nje fjale te re,qe do mbetet si’Parla’ e thesarit tone gjuhesor e kulturore,fjalen-“grufobe”(gruafobia),hahahaha!
….Mire ‘paska pas thene’ gjyshja e tije(rahmet paste!)
Prishtines i nevojitet nje imam per ta udhehequr, e jo nje ateist si Agim Ceku, qe nuk e ka Allahun hak. Me udheheqe vendin nje njeri qe eshte ne rruge te Allahut aty ska korrupsion dhe krize te moralit.
Allahu na udhezoft!
Pajtohem plotesisht me ju i nderuar Imam. Shembullin me te mire e dha Partia e Drejtesise ne Gjilan me nominimin e nje femre te mbuluar per kryetare
@ o Rraham talebani, as mos enderroni qe islamistet do ta marrin ndonjehere pushtetin. Shkoni ne shkrtetire o te shkrete.
Ky eshte Nipi i boshnjakve te Bllagajes se Pejes dhe sternipi i Bashiqve te Nabergjanit qe kallen Dukagjinin me hordhite serbe dhe masakruan popullaten shqiptare.
Vet ne lufte si Gjeneral ne Kroaci,, nje nga ata qe u shkuli dhembe e dhemballe serbeve, pastaj ne lufte ne Kosove si fitimtar. Vellane te angazhuar ne lufte ne ditet me te keqija ne llogore, baben e vrare nga barbaret dhe ju i kujtoni lidhjet qe ka me muslimanet shqiptare te Sanxhakut, qe ashtu si shqiptaret e Pazarit te Ri dhe turqit e Prizrenit me shume degjojne hoxhen e fshatit se zerin e gjakut.Nga sa e kam lexuar Zonjushen Berisha kuptoj se ka alergji nga katundaret e Drenices, e kuptueshme per nje qytetare nga metropoli i Llapit, por fakti qe e do Hashimin me patjeter te importuar nga Peja dhe sheh afinitetin lokalist si primarin ne kohezionin e grupit udheheqes te PD. Ka nje paralele midis Shqiperise dhe Kosoves. Klani tropojano-kosovaro kunder Zones se Pare Operative dhe Klani i Pishtines-Llap-Rugove kunder Zones se Drenices. Pasi me ndihmmen e sherbimeve te interesuara per nje klime paqendrueshmerie shkaterruan grupin e Drenices, permes procesesh qesharake te tipit salustro radhen e kane katundaret e Pejes. Pra Zonjusha Berisha pret ngritjen e LDK jo si nje vullnet te shprehur me vote te zgjedhesit por si nje shkaterrim , pse jo si zhdukje fizike te kundersharit politik, aq me teper katundare drenicake qe jane te denje vetem per lope.
Ajo qe duhet te jete nje gare lokale politike po trajtohet si larje hesapesh midis qytetareve dhe katundareve, nje primitivizem qe nuk zbutet edhe po te kerkosh ndihmen e Shpirtit te Shenjte, lere pastaj evokimin e La Passionara. Te kete arritur puna der ketu sa marrjen e Prishtines nga katundari pejan Ceku, Zonjusha ta krahasoj me marrjen e Madridid nga Franco?Non Pasaran, dhe deri ne artikullin tjeter Hasta la Vista.
sanxhaksit jane ilir.
jam bere lexuese e rregullt e temas ekskluzivisht per shkak te shkrimeve tua qe jane te vecanta
Informata qe gazetarja ka dhene per armatimin e UCK-se qe ka perfunduar ne drejtim te “panjohur” eshte shume e rendesishme dhe duhen hetime ne kete drejtim.
Ceku si mbikeqyres i demilitarizimit duhet te hetohet per keto krime ekonomike.
Autorja eshte e jashtezakonshme. Shihet qe e ka pasion leximin. Eshte shume larg nga niveli i ketij forumi, dhe ndjej keqardhje per te qe nuk ka nje auditorium te nivelit te saj.
Kimetja eshte vet shkolla, institucioni, universiteti.
Pershendetje!
Zadar — 4 Shtator, 2013 në 9:24 pm
A i besoni ju keti informacioni per zhdukjen pa gjurme te armatimit te UCK?Armatimin e UCK nje pjese e ka marre KFOR pjesen tjeter komandantet e UCK/TMK jau dhan USHTRIVE CLIRIMTARE TE PRESHEVES,MEDVEXHES DHE BUJANOVCIT dhe UCK ne Maqedoni,per kete aresye shumica e komandantve te TMK u shkarkuan nga detyra dhe presidenti Bush i vendosi ne listen e zeze.
Linda [email protected] Kjo Kimetja ka shkru ne disa gazeta kosovare tani nuk shkruan per asnje se nuk ka te interesuar me botu tregime te mbushura me perralla!!!
zotni, sipas teje mero qenka me budallai qe boton kimeten. une i shoh shkrimet e saja ne te gjitha gazetat online ne kosove shqiperi e maqedoni, plus ne gazeta te diaspores. Nuk e kuptoj nevojen tate per te dezinformu. Nese je duke luftu kundra Kimetes, se paku armatosu me dije qe te mos dukesh budalla sic te zbulojne komentet primitive.
e dyta, mero eshte gazetari njesh dhe sakte kush cfare eshte. Eshte per keqardhje qe Tema u vonua me shkrime te Kimetes.
Nese ka gazete qe kesaj autore nuk i boton shkrimet kte e ben per shkak te censures.
kimetja eshte nje iluministe e madhe.
Mimi Kodheli e lindur me 11 shtator (ditelindje qe asocon ne bombardime e lute, per shkak te sulmeve terroriste te 11 shtatorit ne shba).
Mimja do te nis nga financat e ushtrise…shume e zgjuar, e trajton ushtrine si filiale bankare.
Titulli i Kimetes me la pershtypje. Nje komuniste si Dolores Ibarruri ne krye te ushtrise shqiptare.
Lexuesi i ketij forumi nuk eshte aq i ngritur sa te kuptoj mesazhet e kimetes, qe eshte nje intelektuale e jashtezakonshme.
Na keni lodhe me shkrimet e kesaj grindaveces qe i konsideron lexuesit budallenje!Kosova nuk ka ushtri sepse keshtu eshte vendos me rezoluten 1244 te KS te OKB,FSK nuk mund te kryej detyra te mbrojtjes pa pelqimit e keshillit veriatlantik,e keshilli eshte i bllokuar nga vendet anetare te NATOS qe nuk e kan njoft pavaresin e KOSOVES.Sot e vetmja force ushtarake ne KOSOVE eshte KFOR/NATO.A po pritni qe Ceku ta detyroi keshillin e sigurimit qe ta ndryshoi rezoluten 1244?
@sadije “faleminderit per konsideraten dhe kulturen e lart te grave grindavece…!!!Jo kandidaturen po as me ma garantu fitoren nuk do te pranoja qe te jem kryetar i nje qyteti turko maxhup,ju sheherlit e “metropolit” rreni se nuk jeni shqiptar ju jeni perzierje e coroditur e arnautve,turqve,qerkezve e shkieve dhe hungarezve te islamizuar,e me ju sherby juve eshte si me ju sherby qeve endacak!
Ani pra, a kishe pranu ne Drenas??
Kosova duhet te kete kujdes nga grindjet dhe te ece perpara mos kopjoni shqiperine.
Kimete,e ke bere çamur.Sidomos permendja se kur ka lindur Mimi Kodheli eshte nje banalitet i pafalshem,sipas teje duhet ndaluar me ligj lindja e kalamajve ne ate date.Sa per ushtrine,momenti qe e merr Mimi eshte i tille qe duhet te kontrollohen inventaret,sepse reduktimi i ushtrise tone ne pak gje eshte frut i 20 vjeteve reforma,ok,reforma te shpifura,por keto ishin kushtet dhe trashaluqet e pushtetit perfituan duke bere para dhe prona e duke rrafshuar ndonje fshat si Gerdeci.Kurse andej nga Kosova nuk di gje,andej gjejua gjyshet nga i kane.
beso,
Perpara dy javesh me kerkove ndonje histori me ndonje turiste. Une te shkrova, por fatkeqesisht shkrimi nuk kaloi sepse, gazeta Tema kishte probleme me sulmet e spamsave.
Po ta jep kete shkrim tani dhe ne se e shef me thuaj se e pe. Per shkrimin siper si gjithmone shume i mprehte. Edhe une me poshte kam shkruar per kete vajze. Ndoshta kam qene shume i ashper dhe ne fakt tani jam penduar.
plaku — 27 Gusht, 2013 në 4:19 pm
beso,
Une kam shoqeruar grupa turistash italjane, gjermane, zvicerjane, austriake, hollandeze etj. Mendoj se turisten me te bukur e kam patur me nje grup zvicerjan. Ishte nje vajze e re, bjonda, shume e bukur qe vishej gjithmone me panallona te bardha. Nje trup perfekt. Qysh ne fillim u habita se ajo me kerkoi fjalorin shqip-gjermanisht per turistat dhe ma ktheu pas disa minutash duke me pershperitur fjalet “vetem per nje kafe”
Ishte nje vajze shume e bukur, por pas dy-tre ditsh pata pershtypjen se kjo bukuroshe kishte dicka. Ajo kishte ardhur me te emen dhe te motren. Nje nate ne Tavernen e Hotel Adriatikut me afrohet e ema, une i thashe se ka dy vajza shume te bukura. Ajo me falenderoi dhe papritmas me tregoi se ata kishin ardhur ne Shqiperi vetem per kete vajze. Me tregoi se ajo ishte e fejuar dhe e dashuruar shume pas nje djali te ri kosovar qe jetonte ne Zvicer. Me tregoi se fati i keq beri qe kosovari te vdiste ne nje aksident automobilistik me makinen e tija. Nena me tregoi se kosovri kishte nje ender te madhe qe kur te martoheshn dhe beheshin me femije te vinin si familja me vajzen ne Shqiperi. Ai e adhuronte Shqiperine. Ja qe fati nuk desh the nena me lote ne sy.
Bukuroshja cdo dite me merrte fjalorin ku kishte Futur 20 frangeshin. Nje here i thashe se jane shume leke dhe ajo me gjysem te qare me thote se keto leke nuk jane te sajat keto jane leke te burrit te saj. Nuk e di me thoshte ajo, kam idene se ai me shef nga qielli dhe eshte dakord qe une te jep ty keto leke. Ju jeni kaq te varfer.
Diten e fundit kur pa ndaheshim me grupin ne Rinas, vajza duke qare me puthi ne faqe. Gomeret e sigurimit qe silleshin verdalle ne Rinas kishin raportuar dhe mua mu desh te jepja me shkrim historine e kesaj vajze per te justifikuar keshtu puthne e saj ne faqe.
Ishte zvicerjanja me e bukur qe kam pare. I kam para sysh syte e saj te mbushura me lote. Ishte shume e bukur ne fatkeqesine e saj.
Pershedetje
E lexova komentin tuaj te mbushur plot ndjenja dhe emocione njerzore.
Faleminderit,i nderuar “Plaku”. qe ndan me ne histori te tilla.
Trupi dhe shpirtin tim ma pershkroi dritherima e dhimbjes per ate dashuri te nderprere.
Fred.Dibrani.Hamburg,
Jeta na fsheh shume gjera te bukura por edhe te hidhura. Dikush ka shkruar se, eshte nje here fatkeq ai qe nuk ka dashuruar dhe dy here fatkeq ai qe ka dashuruar por pa u dashuruar.
Kjo vajze zvicerjane yll e donte kosovarin simpatik ( me tregoi fotografine ) por ja qe jeta e keputi ne mes kete dashuri te madhe. Ishin kohe te keqia dhe ne nuk lejoheshim te jepnim adresa ose numura telefonash me turistat. Shpesh pyes vehten se, cfare eshte bere me ate zvicerjane peri. Vleresoj shume faktin qe, kur une i thashe se po me jepte shume leke (nuk lejohej ) ajo me tha se keto leke nuk jane te sajat keto jane leke te burrit te saj. Nuk e di me thoshte ajo, kam idene se ai me shef nga qielli dhe i behet qejfi qe, une te jep ty keto leke. Ju jeni kaq te varfer.
Shekspiri ka thene se, jeta eshte si nje lule dhe dashuria eshte nektari i saj.
Me pelqeu shume thenja jote me siper : “per ate dashuri te nderprere”.
“Fred.Dibrani.Hamburg” gjermanet thone : Glück und Glass, ah wie schnell bricht das.” Fati dhe xhami ,ah sa shpejte thyhen ato.
Po e mbyll se po behem pesimist. Me siguri e kam nga mosha.
Naten e mire, mik.
Plaku,e kam lexuar dhe bere”save”qe atehere,madje e kishe ne dy komente.Kam qene ne rruge ca dite dhe kam munguar,pershendetje dhe falemnderit.
beso,
Faleminderit per pergjigjen. Naten e mire.
Gjeneral Ceku pas ketyre zgjedhjeve do te dal ne pension me bisht ne dore.
Me thene te verteten une nuk i njof problemet e Kosoves dhe njof pak problemet e Shqiperise. Prandaj mendoj se kjo zonja Kimete vuan nga gruafobia kur thote :
1./ Në Shqipëri, Edi Rama bëri boom lokal kur ia besoi një gruaje Ministrinë e Mbrojtjes. Edi e bëri për modë, por duke emëruar Mimi Kodhelin për Ministre të Mbrojtjes, kryeministri i ardhshëm pa vetëdije i dha mesazh botës se Shqipëria nuk ka armiq, ndjehet e lirë, shumë e sigurt, aspak e frikësuar nga askush, dhe aq komode sa për t’ia lënë në dorë ushtrinë një gruaje bionde, e lindur më 11 shtator.
Desha ti kujtoj kesaj grufobe se kancelarja e Gjermanise, kryeminstret e Anglise dhe Izraelit ishin gra.
Arroganca dhe mendjemadhesia e kesaj publicisteje, qe i di te gjitha, shkon edhe me tej kur thote :
Mimi tha se puna e pare si ministre do të fillojë të auditojë financat e ushtrisë. Nuk tha që do të auditojë depot e armatimit të ushtrisë shqiptare, për të numëruar plumbat kokërr për kokërr, nëse mungon ndonjë plumb.
Moj zonje publiciste gjermanet thone : Njeriu mund ti haje te gjitha, mund ti pije te gjitha POR NUK MUND TI DIJE TE GJITHA.
Populli thote se kalliri i grurit qe eshte plot e mban koken e ulur dhe ai qe eshte bosh (si puna e Kimetes )e mban koken lart.
Ministrja e re me siguri ka biseduar me kryeministrin dhe kane vendosur qe, puna e pare qe do beje eshte te beje auditimin e financave te ushtrise. Mos valle duhej te vije ti nga Kosova dhe te na tregoje per paaftesine e ministres, “bomin lokal te Edit”, qe “e beri per mode emerimin e ministres”.
Nga e njef ti ministren dhe aftesite e saja moj “shpetimtare” nga Kosova. Une jam shume dakord me shkrimin siper te “Bardhi RSK” ne lidhje me kete “zonjen-shpetimtare-qe i di te gjitha nga Kosova.Eshte gje e madhe kur te hyn vetja ne qejf thote populli. Kjo zonje shpetimtare nga Kosova qe i di te gjitha ka mare superxhiro dhe thote budallalliqe.
Me vjen keq por kjo zonja publiciste nga Kosova, eshte nje magazine pa inventar. Shkruan pa e investiguar me pare se sa e vertete eshte ajo qe shkruan. Gjyshja ime, rahmet paste, thoshte : Ruajna zot nga mente e kokes.
Pershendetje
shpreh admirimin tim per stilin e shkrimeve te znj. Berisha.
suksese!
Qe te kuptosh kete shkrim duhet te jesh nga kosova.
Kimeti po tregon gjerat e vé pikepyetjet mbi i:si mund ti besojme nje njeri qe ndryshon aq shume parti…?
ne gazetarine shqiptare, Kimetja eshte si lule ne shkretetire. me vjen keq qe kimetja shkruan vetem per lexuesin shqiptar. ketu ne gjermani psh, nuk gjen gazetar qe mund te krahasohet sado pak me Kimeten, e cila nuk eshte vetem gazetare, eshte edhe nje shkrimtare ekskluzive.
Jana,
Me fal te lutem per injorancen time. Do te te dije per faleminderit ne se me spjegon se cfare do te thote ne gjuhen shqipe : “shkrimtare ekskluzive” ?
Faleminderit paraprakisht per pergjigjen.
Pershendetje
Mbylle more plak njehere se na vdiqe! Nuk te duroj dot. Shume “plak” antipatik je.
armet e uck u shiten ne tregun gjerman. perfitues nga kjo tregti ilegale e realizuar nga kfori gjerman eshte agim ceku, i cili asnjehere nuk i dha pergjigje kesaj pyetje.
KIMETE MI XHAN SA IDJOTSIRA SHKRUAN TI SHYQYR QE KE GJETUR GAZETEN TEMA QE TI BOTON,PASTAJ MOS JA QAJ HALLET SHQIPERISE MERRU ME DERTET E SHTETIT TEND TE DHEMB NE SHPIRT QE HUMBI SALIU PO JA QE SKEMI CFAR TI BEJME.(TROJA)
mimi kodheli-dolores ibaruri
nje cope sapuni
komuniste e bulevardeve
me sy prej maceje
Mire e ke o Bardhi RKS, por sidoqe te jete kjo Berisha le te vazhdoje historira, te verteta apo perralla per Kosoven (se duket qe e njeh me mire se Shqiperine, eshte normale).Sa per ketej nga ne, le te na lere rehat, i dime vete punet tona.
Persa i perket Dolores Ibarrurit, ajo te mesoje mire historine. Dolores Ibarruri eshte Heroine e popullit spanjoll, drejtoi luften e jashtezakonshme, qe u kthye ne internacionale, kunder fashizmit per ideale te medha.
Pastaj le te mesoje edhe historine e komunisteve te kohes Ibarrurit, se kush ishin dhe pse i nxori historia. Komunistet nuk kane qene Berishe, si mund t’i njohe ajo. Uhh sa shume i duhet te lexoje e studioje asaj çupe.
@Lida Al
cetnike e serbit, fundrrine e greku.
kosova dhe shqiperia jane nje.
ti kerkon nga nje shqiptare te mos e permend shqiperine
phu fare e ndyre
Lida Al,
Me vjen keq qe, kjo vajze me emrin Kimete perdor pa pergjegjesi emrin e Dolores Ibarurit, pasionares e cila ka thene : Me mire te vdes ne kembe se sa te jetoj e gjunjezuar.
Kjo grua e madhe luftoi ashtu si edhe Anglia, USA, Bashkimi Sovjetik dhe gjithe bota demokratike kunder fashizmit qofte ky spanjoll, gjerman dhe italjan. Nje nga dy djemte e saja u vra ne Stalingrad.
Kjo vajza duhet te dije se, komunizmi kishte shume te keqia por kishte edhe shume te mira. Gjithe bota e di se ne Stalingrad filloi shkaterimi i nazizmit gjerman. Komunizmi ishte ai qe ktheu Rusine nga nje shtet feudal ne nje shtet industrial, i cili e provoi forcen dhe madheshtine e tij ne luften e dyte boterore kunder Hitlerit.
“Lida Al” jam dakord me mendimin tend se, kjo vajze duhet te lexoje me shume. Une i keshilloj Google.
Pershendetje
plako,
mendoj qe jeni komentuesi me i deshperuar i ketij forumi.
“Plaku” eshte nje komunist, progrek dhe prosllav i ndyre.
shkrim i persosur
Mimit i interesojne leket, nuk i interesojne asaj plumbat e depote e ushtrise shqiptare. Pse kjo cope-zonje nuk e permendi Gerdecin. Fjala e pare e saj do te duhej te ishte Gerdeci, fabrika e vdekjes e ndertuar me miratimin e ushtrise dhe zyrtareve te larte te ministrise se mbrojtjes.
Zonja e nisi me lek dhe me lek do e perfundoj
Ceku e ka gruan serbe, Dragica. Pervec Dragices e ka edhe nje grua tjeter qe mund te jete me moshe vajza e tij.
Te gjithe komandantet e UCK-se kane si sheiket nga disa gra.
Turpi i botes.
pene e arte
mendje e ndritur
Ketu ne kete forum jane grumbulluar te gjitha fundrrinat analfabete komuniste.
Dogmatet, te semurit mendor, te papunet, idiotet e kombit shqiptar. Eshte per t’u neveritur se si eshte e mundur qe ka artitur deri ne kete shkalle jotoleranca e ketij grupi ndaj cdo mendimi qe nuk flet keq per Sali Berishen.
Nekrofilia e ketij forumi eshte e paimagjinueshme.
te opsesionuar pas Sali Berishen, madje edhe ne rubriken Lifestyle permendet Sali Berisha.
Kimetes s’i kerset…
as nuk ju lexon fare
Kimetja eshte vite e vite larg burgut ku e keni mbyllur veten duke ushtruar zanatin e urrejtjes ndaj Sali Berishes.
Kimetja as nuk i dergon keto shkrime, merua ia merr nga blogu i saj ne facebook.
Por, gazeten e keni peshurr…pikerisht ju.
eshte kimetja e vetmja qe duket ndryshe ne treguan mediatik shqiptar.
Te gjithe jeni nje ushtri e semure hudume kunder plakut Sali Berisha. As nuk keni kulture, as nuk keni sens, as nuk keni dije, as nuk keni stil, as s’keni asgje krye shpirtit-pervec urrejtjes ndaj Sali Berishes.
Ju plaka komuniste e ju pleq te parealizuar.
Lirisht dilni nga dhomat e erreta ku jeni mbyllur nga frika e drites, e bindeni veten qe Sali Berisha nuk eshte me….
Forumi i kesaj gazete eshte i perbere nga talebane-komuniste (edhe te pafe edhe talebane).
Nga mizogjine e grekofile, nga serbofile, e nga lavire…
Mero i ka mesuar keq.
Tani mero eshte kah ju cmeson.
@ bija e Zotit,
shume dakord me ty. Jane bere te neveritshem keta sali-ngrenes
@ Huan, i duartrokas gjetjes tende brilante
SALI-NGRENESIT E FORUMIT TE TEMA-S.
bija e Zotit,
Si e spjegon ti faktin qe, me se nje milin zgjedhes shqiptare i dhane dermen Salitu tend plak ? Nje popull i tere nuk gabon kurre moj zonje, argumenti i vetem tendi eshte ofendimi.
Faleminderit paraprakisht per pergjigjen.
Pershendetje
ha ha ha
pa na dal neve shqiptareve pune me nje Berishe e pamundur
e percollem nje cinik
e presim nje cinike
ha ha ha
me pelqen ne vecanti pershkrimi i karaktereve te boshnjakeve, nje kulture kunderthenese, thote autorja, kultura perendimore–lindore qe i karakterizon boshnjaket.
Kimetja eshte ekskluzive. Nese e lexon kete koment, le t’me beson qe i them se e xhelozojne pa mase, ndaj i bejne komente histerike.
Jane keta gazetare te parealizuar, poet e shkrimtare te deshtuar,
Kimetja eshte yll me te cilin duhet te krenohemi.
Suksese.
zonje nuk eshte lufte me shpata ku minister i mbrojtjes duhet te jete skenderbeu,pastaj duket qe edhe ju si femer nuk i besoni femrave.nje artikull pa vlere
Kjo Kimetja I nakatos te gjitha nga pak per tu treguar poliedrike,por asnjehere nuk harron(pavaresisht nga tema)te pickoj PS-en dhe Edi Ramen.
red bulli nuk duhet te perdore me taurine……..duhet te vi te zbuloje formulen kimike te djerses se kimetes…………..
me mimin e ke kap kot se Anglia pushtimet me te medha i ka bere me femra (maria,elisabeta,viktoria,thatcher) madje mbreterit meshkuj i ka pasur gjysem debile, shurdhe apo impotente……burra prodhon Uncle Sam-i…..edhe trima, edhe aventuriere, dashnore shume prolifice,duelist (andrew jackson ka vra nja dhjete a 20 burra ne duel edhe kur ishte president)……edhe katerina e madhe e rusise ishte trimeshe……mbro seksin tend moj “burrneshe” se atje ne kosove ka me shume nevoje per mbrojtje……..
Vërtetë Agimi i ka dajët që tash quhen boshnjak nga Plava e jo nga Sanxhaku, e cila deri në luftën e dytë botërore ishte vetëm e vetëm shqiptare, përplot vetëm plisa të bardhë. Gjyshi i tij ishte një patriot i shquar i asaj ane, shqiptar i deklaruar, madje edhe progjerman gjatë LDB. Kur flet për familje Kimet, interesohu saktë, kush çka është, sepse bëhet fyerje joserioze. Dajët e Çekut nuk janë temë e të bëmave aktuale, sepse fundja dajët as që i përzgjodhi. Mbase, Agimi nuk ka shumë çka të përbashkët me këtë kollan kusurin që ke numruar nga Peja si Gr, Ku, Ha…etj.etj.