Place: Everywhere
Time: Everytime
Dress code: Cash
Mëngjes herët. Ai del nga shtëpia i kërrusur nga dita që do të vijë pas, por me një shpresë të re: ndoshta sot do të jetë dita e tij, ndoshta sot dikush do ketë një punë për të.
Nën energjinë që i jep kjo shpresë, përpiqet të drejtojë trupin. Pse jo, është ende mjaft i ri. Nën vrullin e këtij pozitiviteti që e pushton, ngre vështrimin nga toka dhe… aty hutohet.
Një tufë sirenash 3 metra larg po këndojnë një këngë, në fakt po ia këndojnë atij vetë.
Fërkon sytë dhe përqendrohet: “Hej, ti djalosh! Mirësevjen në Kumar Urban Party! Këtu argëtimi është punë e sigurt dhe e superpaguar. Dita dhe nata nuk do të bëjnë dallim. Këtu e ardhmja sigurohet pa u lodhur! Këtu është gjithçka ëndërron. Hej, djalosh!”
Pse i duket e njohur kjo këngë? E njohur dhe e ëmbël, si ninullë… Ecën si somnambul drejt tyre, hyn brenda. Perdja bie pastaj. Për t’u ngritur serish në darke, kur ai, më i kërrusur se në mëngjes, tërheq këmbët zvarrë drejt shtëpisë.
Nëpër mend përtyp mendimin e vetëm që i mbetet në kokë e që përpiqet që ta ngulisë fort: prandaj ju duk e njohur ajo këngë e mëngjesit. Se kishte qene edhe një ditë më parë, edhe më parë, edhe…
Po ç’faj ka ai se nata ja fashit kujtesën? E ai vazhdon të zgjohet çdo mëngjes me një shpresë të re, një shpresë që zgjat aq hapa sa i duhet të hyjë tek dera e kazinosë përballë.
Vërtet nuk janë shumë hapa, nuk mund të jenë, sepse kazinotë ftojnë kudo rreth e rreth çdo shtëpie, nuk ju largohesh dot. Ato duken sikur të ndjekin kudo nga pas. Ndaj atij i duket kënga e sirenave si deja vu’. Ajo këngë ndihet gjithandej plot trishtim dhe zymtësi, por gjithsesi, për veshët pa dyllë, tërheqëse, një kurth i ëmbël mbytës.
“Ejani pra! Festa është për të gjithë! Edhe për ty i papunë i dëshpëruar, nëse ke pak lekë nga borxhi i djeshëm ende në xhep. Parajsa është rezervuar për ty, mjafton të zgjatësh dorën. Eja në Kumar Urban Party! Kjo është mrekullia e Albanialand! Ejani pra! Party is open 24/24! E ku ka festë tjetër që zgjat kaq shumë?!”
Vërtet zgjat shumë… Shpesh herë zgjat sa një jetë, që do të shuhet në mëngjes nën një litar që lëkundet në një pemë të braktisur, diku pas plevicës dhe një letre të zhubrosur me dy fjalët e fundit: më fal nënë, i humba në kumar… më fal e dashur, i humba në kumar… më falni të dashur fëmijë, babi humbi në kumar leket e kredisë… me fal ti ëndrra ime e gënjeshtërt, të humba në kumar…
Po Kumar Urban Party nuk njeh as moshë! Tingujt e sëmurë të këngës së këtyre sirenave mbërrijnë deri në veshët e fëmijëve të shkollave.
Sepse i kanë hapur dyert gjithandej si metastazat e së keqes, edhe tek porta e shkollës, madje edhe tek portat e kopshteve, që të bëhen si një helm i depërtuar në gjak që në fëmijëri.
Dhe djali i vogël heq çantën e rëndë nga kurrizi i njomë dhe ndjek muzikën gënjeshtare, muzikën që i premton pasurinë pa nevojën e asaj çante të rëndë. “Come on boy! Nuk ke nevojë për librat! Shiko sa afër kemi ardhur për ty?”
Mjafton të nxjerrë nga xhepi ato pak lekë që ia mori nënës fshehur në mëngjes. I shkreti djalë, nuk e di se një thes akoma më i rëndë do i varet në qafë për gjithë jetën, nëse nuk i zë veshët me dyllë. Ç’të bëjë? Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë. This is Albanialand.
Po! Kjo është Shqipëria jonë sot, një tokë:
-Ku libraritë janë gjithmonë e më të pakta dhe loto- sportet gjithmonë e me te shumta!
-Ku bibliotekat janë gjithmonë e më bosh e kazinotë gjithmonë e më plot!
-Ku lokalet e kumarit janë më të shumta se furrat e bukës.
-Ku morali po kalbet nga brenda pa humbur shkëlqimin e jashtëm.
-Ku qendrat urbane janë vënë në funksion të dritave vezulluese të kumarit.
-Ku roulette-t “u bëjnë hije” shkollave.
-Ku dëshpërimi luhet 1×2.
-Ku … mar Urban Party!
Shume shume i bukur shkrimi. Iliri ve gishtin mbi plage si ne cdo shkrim te tijen. Na eshte bere qyteti si hale nga llotot e kazinote. Duhen degdisur larg qyteteve sic jane ne gjithe boten. Na moren ne qafe femijet.
EJA LUAJ FITO
ne fakt duhej shkruar
EJA LUAJ LER LESHTE
per fat nuk kam shkeluar asnjehere ne sallonet e kumarit
por kam pare njerez te degradohen nga kumari
dhe ajo c’eshte me e keqja eshte se asnje nuk luan as gishtin e vogel per te nderhyre qe te ndaloje kete semundje te re qe ka kapur shqiptaret
Urime Ilir per shkrimet e shkelqyera dhe urime Temes qe boton nje shkrim per nje teme te tille qe ne fakt mungon edhe pse eshte nje qelb I vertete jo vetem me dem ekonomik per familjet tona po ne rradhe te pare per demin e madh qe I shkakton karakterit dhe mentalitetit te femijeve dhe brezit te ri. Duhet nderhyre urgjentisht qe qendrat e kumarit te largohen nga qytetet is dhe te vendosen rregulla mjaft strikte qe aty mos te hyjne femije.
zMetaj duhet te shkruani me shpesh. Ju lexoj shkrimet dhe ve re qe kapni gjithmone tema te vecanta edhe sociale jo vetem politike. keni stil te vecante dhe argument te forte.
SHUME SAKTE ILIR. SAKTE DHE BUKUR SI GJITHMONE. MENDIME ME VLERE DHE TEME SHUME AKTUALE.
Ja nje shkrim me vlere me ne fund. Sepse keto jane tema te cilat shqiptaret duhet ti kene parasysh e te ndryshojne. Boll u moret me llogje politike qe asgje nuk japin. Isha me pushime ne Shqiperi dhe e gjeta me keq se ce kam lene. Fieri mu duk si geto. Po pak a shume njesoj kudo. Dhe pervec te tjerave lloto e kazinora e rulete ne cdo 30 m rruge. Turp dhe injorance e madhe. Is mund te lejohet kazinoja ngjitur me shkollen ? Kjo eshte menyra per te fituar te ardhmen qe u servir politika femijeve ? Kjo eshte nje e keqe e madhe qe duhet prere. Qe mos te prihet e ardhmia e Shqiperise qe jane pikerisht femijet e te rinjte. Larg kumari nga qytetet.
Dhe ky eshte nje nder plaget e shoqerise sone. Si tere realiteti I 8 viteve te Saliut.
pasojat janë të rënda dhe alarmuese. Familje të shkatërruara, gra dhe fëmijë të dhunuar, rritje të numrit të divorceve, fëmijë që braktisin shkollën, shtimi i kriminalitetit, krijimin e varësive ndaj tyre njerez qe perfundojne ne depresive ;
e mbi të gjitha humbje të shumave të mëdha të parave.
Duhet patjeter ti shmangim ; filllimisht larg qyteteve. Te kete ligje dhe ndeshkime!
Urime autorit per shkrimin. Shum i bukur edhe pse tema esht shum e dhimbshme. Por ama esht realisht e hidhur.
Dicka qe vlen ta lexosh.Teme e vecant. Stil te shkruari interesant. Vetem nje verejtje Ilir, nga pamja dukesh me sportiv se c’duhet te jesh si zyrtar. Gravata nuk eshte shpikur kot.
Koncepti edhe ideja qe percjell shkrimi eshte i pelqyeshem. Por eshte dhe kopetence e organeve perkates te krijoje vende dhe grupime aper te rinjte. Vlora Youth Center ka vite qe nuk i degjohet zeri per ndonjeaktivitet te sakte…ose me sakte per ndonje aktivitet. Dikush paguhet atje, dikush tjeter paguhet qe tr mbikqyri se cfare bejne ata per tr merituar ate pagese. Punonjesit e shtetit dyhen “ngacmuar” sepse kane rene shume ne rehat. Qe pastaj privati te kete stimul per te konkuruar me dicka.
Prej 3 mandatesh Bashkia Vlores e ka degjeneruar ate qytet, saqe dje falas te me ofrojne pushime nuk shkoj se do lodhem nga nervat me ate kaos urban pa asnje lloj vizioni. Shiko Z.Metaj bej ndonje shkrim per to se be fund te muajt rrogen e mer per ta rritur turizmin jo per ceshtjet sociale te shoqerise.
Respect# Ilir Metaj
Mbas Manes ti vjen i dyti. Si patetik kuptohet. Dhe si dikush qe e genjen mendja se eshte pene e madhe.
Me pelqejne shkrimet e Ilirit ne pergjithesi. Te vecanta per nga menyra si trajton dhe stili i te shkruarit. Persa i perket ketij problemi,kumari ne qendrat e banuara ose qytetet tona eshte nje nga plaget e shumta qe ka Shqiperia sot. Meriton patjeter vemendje sepse ka te beje edhe me edukumin e brezit te ri, ose me sakte me te ardhmen tone.
Pse nuk shkruan per rryshfetcinjte e PD ne ALUIZN DHE HIPOTEKA ne Pogradec Tirane etj.Nje pjese e atyre lekeve shkojne neper kazinot qe [ershkruan!
Nuk ma mbush mendjen ky shkrim duke u nisur nga individi. Punonjes ne nje nga bashkite me te medha ne vend per nje kohe te gjate relativisht, cfare e shtyu te shkruaje dhe te ngreje zerin tani per kete kur kjo gje ka kohe te gjate?
shume te drejte ka ky shkrimtari i madh i realizmit socialist.po do deshiroja te lexoja nje shkrim nga ky zoteria per ata qe kan zene plazhet publike dhe i kan kthyer ne plazhe private