Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të mblidhet nesër në seancën inauguruese. Ai është parlamenti i tetë në tranzicion. Midis deputetëve që pritet të bëjnë betimin gjenden kontraste të thella: një prej 60 deputetëve të rinj është kryeministri i ardhshëm dhe fituesi i zgjedhjeve, Edi Rama; një prej dy deputetëve të vetëm me tetë mandate është kryeministri në ikje dhe humbësi i zgjedhjeve, Sali Berisha. Ashtu si pasardhësi, edhe kryetari i ri i opozitës ndodhet jashtë parlamentit. Deputeti i dytë më i vjetër do të drejtojë seancën, N.Dokle, i vetmi socialist me 8 mandate dhe i vetmi kryetar parlamenti që ka dhënë dorëheqje nga posti i lartë. Ironikisht, 3 deputetët e tjerë më me shumë mandate janë tre figura historike të së majtës, Ruci, Meta, Islami, i pari edhe më tej kryetar grupi parlamentar, i dyti kryetar i LSI në sistemin tre-polar politik dhe i treti deputet “prurje e re” e demokratëve.
Shpesh statistikat formale lexohen si risi. Nëse kërkojmë të tilla p.sh, kemi numër shumë më të madh femrash në parlament sesa në 4-5 parlamentet e fundit, kemi një deputete 20 vjeçare që do ndajë ditën midis fakultetit dhe parlamentit, kemi 23 politikanë që vijnë nga shtresa e biznesmenëve të tranzicionit, kemi nëntë parti parlamentare që kanë arritur të sigurojnë të paktën një mandat parlamentar, siç kemi konfirmimin e deputetëve më të spikatur të debatit parlamentar të katër viteve të fundit. Rikthehen një çift bashkëshortësh parlamentarë, kurse katër familje kanë përfaqësues të tyre në grupin e mazhorancës dhe të opozitës. Shpjegimi është i thjeshtë: në zgjedhjet 2013 fitoi vota kundër qeverisë, vota e shkëmbyer dhe vota pragmatiste, kurse nga deputetët fituan ata që patën besimin më të madh të shefave të partive, stafet personale, miq, sponsorë, bodigardë dhe gjithçka tjetër që bën pjesë në rrethin e parë personal, politik e familjar të liderëve kryesorë.
Tej statistikave starti i parlamentit të ri shoqërohet edhe me disa tipare të reja politike, që e bëjnë atë të krahasueshëm në shifra me parlamentin e vitit 1992 dhe 1997, dhe në formë me atë të vitit 2005. Mazhoranca ka diferencë të thellë ndaj opozitës, ajo nuk ka nevojë për konsensusin e saj formal për të miratuar ligjet me votë të cilësuar, baza e saj është bipolare, me vetëm dy parti dhe pa pengesa për arritjen e kompromisit midis tyre. Në aspektin politik mazhoranca ka një mandat të qartë popullor ndryshimi dhe reformimi. Prej saj pritet shumë, ashtu si më 1992, 1997 dhe 2005, madje cilësisht shumë më tepër se çdo palë tjetër. Qytetarët janë të zhgënjyer, të lodhur dhe të venitur nga keqqeverisja. Ata kërkojnë punë, siguri, mbështetje, mbrojtje nga burokracia abuzive, barazi përpara ligjit, dinjitet dhe integrim. Pra kërkojnë gjithçka çfarë partitë premtojmë prej 20 vitesh dhe që ende është larg shanseve reale për tu arritur.
Parlamenti i ri nis me një paradoks. Do të ketë kryetar një ish deputet që iu hoq imuniteti për korrupsion, një lider politik që ishte 4 vjet në qeveri dhe vetëm 4 javët e fundit në opozitë dhe që sot vjen aty me flamurin e rilindjes, ndryshimit, reformave, – pra me të kundërtën e trashëgimisë së saj 4 vjeçare. Drejtuesi i ri Ilir Meta, i njohur për revoltën parlamentare të vitit 2006, për ironi, i mbyll karrierën pa shkëlqim gruas së parë kryetare parlamenti, Jozefina Topalli, e cila prej 17 vitesh është në politikë dhe pushtet (1 vit kryetare komisioni, 8 vjet zv/kryetare dhe 8 të tjera kryetare parlamenti) pa arritur të sjellë një risi ose model pozitiv në traditën parlamentare. Ai vjen aty për të përcjellë një imazh të ri të tij si lider moderator, diçka që ai ka nevojë dhe që ndihmon të largojë sadopak imazhin negativ të skandaleve korruptive dhe modelit klientelist të partisë që ai drejton.
Paradoksalisht ajo që deri dje ishte ndëshkuese për opozitën e vjetër (ndryshimet kushtetuese 2008) tani kthehen në asete për pushtetin dhe ndëshkuese për opozitën e re. Këto ndryshime prodhuan një kryeministër dhe ekzekutiv të fortë me një parlament të dobët. Rolet u ndryshuan por modeli mbetet. Diferenca e thellë numerike midis mazhorancës dhe pakicës do ta bëjë parlamentin shumë më formal sesa roli i tij thelbësor kushtetues. Ky rrezik mund të ngushtojë hapësirën demokratike parlamentare, dhe nëse nuk evitohet përmes një modeli të ri politik do të mund të krijojë rrethana për tu kthyer ashtu siç do shumicë tjetër absolute, në shumicë pa kontroll, monotone, arbitrare dhe në fund edhe abuzive. Fakti se PS vendosi të aplikojë emra të rinj në qeveri dhe senatorë në drejtim parlamentar u bë për të kompensuar këtë handikap, për ta gjallëruar jetën parlamentare dhe për të diktuar cilësisht debatin dhe rrjedhën politike të parlamentit. Një sfidë që mund të arrihet në dy vitet e para, por që si përherë, mund të krijojë problem në pjesën e dytë të mandatit, sidomos kur hendeku midis ekzekutivit dhe legjislativit të dalë më në pah.
Parlamenti i ri do të duhej ti jepte fund që në fillim praktikave abusive me komisione parlamentare politike dhe militante, (dy komisione ende janë në funksion formal), do të duhet të krijojë praktika hetimi cilësor dhe rekomandimi pozitiv të problematikeve sidomos në fushën e sigurisë, gjendjes në sistemin e drejtësisë dhe rolin e institucioneve të pavarura. Ai do të duhet të hapet ndaj publikut, jo përmes shfaqjeve teatrale me grupe të porositura nxënësish e nëpunësish militantë, por me praktika transparente dhe konsultime të gjëra publike me procesin ligjvënës, në zgjedhjen e zyrtarëve të lartë, në kontrollin e qeverisjes dhe në përfaqësimin e interesave madhore publike. Ai do të duhet të hetojë dhe provojë pretendimet institucionale të keqqeverisjes, pavarësisht nga emrat dhe siglat partiake, për të mos lejuar që rotacioni të barazohet me amnistinë dhe që aktet antikorrupsion të ndjekin modelet pozitive të vendeve të tjera, si Kroacia apo Sllovenia.
Mbi të gjitha parlamenti I ri ka nevojë ti ikë modelit të konfliktit banal politik, të retorikës boshe dhe provokimeve politike, për të hedhur ndonjë hap pozitiv në shndërrimin ashtu siç nuk është dhe siç do të duhej të ishte, – në tempullin kushtetues të demokracisë! Pritshmëritë e mëdha sjellin zhgënjime të mëdha, ndaj parlamenti me modesti duhet të planifikojë, promovojë dhe realizojë gjëra konkrete, akte konkrete, projekte konkrete, të cilat ta shkurtojnë distancën e thellë midis politikës vendimmarrëse dhe qytetarit/shoqërisë. Sa më shumë transparencë, sa më shumë garë, sa më shumë debat cilësor, sa më shumë konsultime mbi ligjet, sa më shumë ekspertizë të huaj, sa më shumë demokraci direkte dhe sa më pak përdorim të diktatit të kartonëve politikë, – janë këshilla ideale për një parlament që reflekton në vetvete gjithçka të mirë dhe negative të tranzicionit, – vlera që na nderojnë dhe njëherësh edhe antivlera që na turpërojnë, emra që kanë një kredo morale në politikë dhe të tjerë që e kanë humbur atë me ndërgjegje prej kohës, figura që janë në politikë për pasion dhe projekt politik, dhe të tjerë që janë aty për privilegje dhe interesa të dukshme personale.
Jashtë çdo pritshmërie utopike shenjat e para anojnë më shumë nga dyshimet sesa besimi i verbër. Rotacioni, reformat e para dhe klima postzgjedhore do të ketë ndikim për funksion normal sidomos deri në dhjetor kur merret përgjigjia e pritshme pozitive nga BE, por sfidë mbetet roli afatgjatë që parlamenti do jetë në gjendje të përmbushë në raport me kushtetutën, qytetarët dhe integrimin. Edhe tani në startin e jetës parlamentare ka disa dobësi domethënëse. E para mungon mesazhi politik i kreut të shtetit në parlament, një praktikë shqiptare dhe evropiane. E dyta mundon kalimi cilësor e dinjitoz i pushtetit në një rotacion paqësor politik, edhe kjo një praktikë mëse e njohur demokratike. E treta mungon vullneti direkt qytetar në mandatimin parlamentar, ku 140 deputetët më shumë përfaqësojnë partinë, liderin sesa elektoratin direkt. E katërta, të gjithë protagonistët e keqqeverisjes janë aty në sallë, tek secila palë dhe përherë të gatshëm për përdorimin e mjeteve të vjetra të luftës politike, si dhe të paaftë të kuptojnë kur është koha që një politikan ka dhënë gjithçka dhe nuk ka çfarë të japë më, të dorëhiqet dhe të kthehet në familje. E pesta, parlamenti celebrohet në një vend me krizë të thellë ekonomike, me arkat bosh, me një mal borxhesh dhe problemesh që kërkojnë zgjidhje emergjente. Ai do të duhej të japë shembull anti-luks, duke kufizuar imunitetin dhe privilegjet e tij, duke kursyer miliardat e udhëtimeve politiko-turistike dhe duke iu larguar çdo akti ligjor, politik e administrativ të konfliktit të interesit.
Të gjitha këto kontraste, të dhëna dhe tregues rikthejnë vëmendjen tek parlamenti I ri, tek mazhoranca e re, tek opozita e re, tek sjellja e re e qytetarëve ndaj politikës, me shpresa e presion të madh për ndryshim, për rezultate konkrete. Ai ka shans të jetë më I mirë se parlamenti I kaluar, por pa tepri dhe me realizëm duhet pranuar se ai, pavarësisht fjalimeve, thirrjeve, ceremonive pompoze apo rotacionit të pushtetit midis 2-3 apo 10 individëve, ky nuk u projektua të jetë, ndaj nuk është dhe nuk ka shansin të jetë parlamenti që meritojnë e presin shumica qytetare. Nëse do jetë një legjislatura e radhës apo e fundit e tranzicionit kjo mbetet çështje e vullnetit real politik, por për të arritur në modelin e parlamentit të Shqipërisë Evropiane dhe demokracisë së vërtetë funksionale do të duhen shumë më tepër kohë, shumë më tepër energji, shumë më tepër mendje të hapura, më tepër kulturë dhe përgjegjshmëri, më tepër integritet dhe sidomos më shumë politikë të moralshme, më shumë përulje ndaj qytetarëve, më shumë aftësi, vizione dhe sjellje politike prej shtetarësh.
I plote publikuar ne http://www.afrim-krasniqi.info/2013/09/sfidat-e-parlamentit-te-ri.html
Me plqen komenti juaj. Per respekt ndaj shkrimit tuaj dua te shtoj se sa e afte do te jete opzita e re ePd ,si ajo do te reflektoje ne diskutimet e saja ndaj vendimeve qe do te merren,apo do te vazhdoje rrugen e kundershtimeve pa frut dhe te pasqyroje arrogance gje te cilen e ka patur si model te saj kur ajo ishte ne pushtet.Le te presim e te shpresojme se do te kemi nje pozite dhe opzite prane standarteve europiane.
Saktesisht kjo eshte lloshmeria politike shqiptare. Te shpresojme per me mire.
Zoti Krasniqi ke bere nje analize edhe pse jo te thelle e s,ka si te behet me nje shkrim teper shkencor ,te drejte e te domosdoshem per te krijuar nje ide te qarte se kush eshte parlamenti dhe parlamentaret tane te kesaj legjislature te ketij trazicioni te sterzgjatur qe kjo klase politike e paafte po e rendon e pengon zhvilliin e vendit me ritme me te shpejta dhe s,ka se si te ndodhi ndryshe kur kreu i shtetit nuk ka guximin te jape mesazhe, sepse e ndien veten te pazotin per te bere detyren e tij si i tille qe eshte zgjedhur se e kane zene per fyti dhe s,e lejojne qe ta beje detyren dhe merret me mend se si drejton i ziu ,kur nuk eshte i lire kreu i shtetit dhe ne presim qe te jene te lire qytetaret e thjeshte ,sepse akoma Saliu e komandon te shkretin ,prandaj duhet qe ky parlament duhet te ndryshoje kushtetuten sa me pare e te behen zgjedhje brenda vitit per nje president nga populli se po pritem presidentin e radhes as qe ka per te bere prokopi ky vend me nje president eunuk qe mund te pengoje duke ruajtur strukturat e vjetra te Saliut qe do te pengojne reformatt,Jam me mendimin tuaj objektiv se ne kete parlament kemi shume nga ata qe kane depersonalizuar figuren e deputetit se jane perfshire ne vite ne korrupsion te papare dhe te tillet si Ruli,Pollo Imami,Olldashi,Topalli etj, do te jene pengese se tere lufta e tyre me ne krye Saliun do te behet per te krijuar zhurme e mjergull qe te fshehin korrupsionin dhe vjedhjet e papara qe kane bere ne keto vite qe kishin ne dore edhe gurin edhe arren,prandaj i duhet ketij parlamenti te ri dhe qeverise qe te beje transparencen per cdo gje qe eshte dyshuar per te hedhur drite mbi te verteten se votuesit prandaj dhe i dhane kaq vota kesaj mazhorance qe ta kete fuqine per te bere gjykime sa me te drejta dhe secili te pergjigjet per korrupsionin e kryer.Shpresojme se ky parlament do te jete ifundit per tranzicionin e lodhshem dhe te merzitshem qe ka drobitur vendin tej mase Kane shansin qe deputetet luftetare si BRACE ME SHOKE TA TREGOJNE VEten E TE KETE SA ME SHUME QE LUFTOJNE PER DREJTESI E INTERESA TE MEDHA E TE MOS MERREN ME CICMICET PERSONALE SIC KA NDODHUR SHPESH HERE QE KRIJOJNE SITUATA TE RENDA E PERLESHJE GLADIATORESH.eSHTE NE TE MIRE TE TYRE QE DEPUTETE SI iMAMI QE JANE PERFOLUR SHUME APO SI kaci i zi te japin doreheqje se i ka zene vendin nje demokrati te vertete ky komunist dredharak e pa personalitet i ben hije parlamentit,nuk e nderonas veten askend,eshte turpi dhe nje gabim i rende i Saliut qe e perfshiu ne listat se i beri disa sherbime qe vetem e zgjati e dy muaj qeverine qe mund te binte kur iku LSI,POR QE I KUSHTOI SHUME SE KORRI NJE HUMBJE TE PAPARE TASHME SE FUNDI NE KARRIEREN E TIJ TEPER te diskutueshme dhe eshte nje turp per Saliun qe s,ka kurajonta dorezoje karriken ne menyre dinjitoze si ne cdo vend demokratik KY MOSVEPRIM E RENDON EDHE ME TEPER EMRIN DHE FIGUREN E TIJ SI ISH KRYEMINISTER ,KY QE S,LE DITE PA FOLUE E SHKRUAR EDHE BUDALLALLEQE NE FEISBUKS,GJENKERKA KOHE TE JETE PREZENT NE CEREMONINE E NDERRIMIT TE KRYEMINISTRIT,POR LARGOHET JO VTEM SI I MUNDUR,POR DHE I MENDEROSUR ME KRIMET QE KA BERE.
Berisha ka shtate mandate, jo tete. I vetmi me tete mandate eshte Namik Dokle. Berisha ne zgjedhjet e 1996 nuk kandidoi per deputet, pasi ishte president.
Nje artikull qe duhet lexuar dhe nenvizuar nga cdo deputet,pa perjashtim…
Afrim,nuk qenkam vetem une MEMEDHETAR ?
Te falenderoj sinqerisht.
Me pelqeu shume shkrimi.Me te vertete nje shkrim ne te cilin,ne si lexues mund te lexojme dicka me vlere.Jam dakort me pjesen me te madhe te atyre qe ju keni shkruar z.Krasniqi.Por jam i mendimit nga ana tjeter,se Tangoja kercehet dyshe.Pozite dhe Opozite.Opozita e re,mund te jete c’do gje,pervecse Konstruktive dhe Opozite Normale.Tingelleon si absurde dhe hakmarrese,por personalisht jam i mendimit,se nese nuk burgoset Sali Berisha dhe shpurra me e afert e tij nga nje sistem drejtesie i pavarur,Shqiperia nuk do ece kurre perpara.Kjo eshte bindja ime.Qofsha i gabuar.Politika nepermjet forcimit te pavaresise te sistemit te drejtesise duhet tu jape nje mesazh te qarte qytetareve,Nje mesazh te forte,ku tu tregoje atyre,se e keqja ne Shqiperi ndeshkohet.Krimineli burgoset dhe vrasesi mbyllet ne qeli perjete.Nese ky mesazh nuk kalon ne shoqeri,atehere degradimi yne shoqeror do te vazhdoje edhe me tej.Fatkeqesisht.
Te pakten nuk do te na vrase syte e …zagari i demokrac, salihi i Romes
analize e sakte
zoti Krasniqi duhet te gjithe te luftojne qe presidenti te zgjidhet nga populli ,atehere do te luftohet kerrupsioni farferia krimi e tj.
po nqs partia juaj do te kishte fituar ndonje vend ne parlament ,do ta beje kete artikull,me kete permbajtje apo do ta”zbukuroje” ne favorin tuaj,vazhdoni pini kafe me L.Bashen…….
Me pelqen si analize. Mériton vemendje.