Vendimmarrja e ngritjes së një qyteti tjetër brenda qytetit të Tiranës, zbatimi i së cilës filloi dje me Bulevardin e ri është gabim historik që e çon vendin në një rrugë pa krye e duhet anuluar nesër.
Asnjë nga ideatorët apo klientët e ngjeshjes së Tiranës me ndërtime në kufij të skajshëm nuk mund ta trajtojnë territorin e Tiranës totalisht të shkëputur nga zhvillimi i pjesës tjetër të vendit. Këtu fillon gabimi më i madh zhvillimor , por dhe ligjor. Sipas ligjit për planifikimin e territorit një plan rregullues i kryeqytetit të vendit duhet të ketë një vlerësim strategjik mjedisor e social (VSM), ku argumentimi i impaktit të planit rregullues në pjesë të tjera të territorit të vendit është detyrim. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë rresht të VSM-së për planin rregullues të Tiranës, miratuar tinëzisht në prag- krishtlindje të vitit të kaluar. Edhe në fjalimet apo komentet e Bashës apo Berishës me rastin e fillimit të zbatimit të planit të Bulevardit të ri, flitet vetëm për Tiranën “evropiane”. Nuk dihet me ç’kryeqytet të Evropës e krahasojnë këta Tiranën, ku në 0.15% të territorit të vendit jeton 25 % e popullsisë e që plani Berisha-Basha e çon në 30%, duke përqendruar kështu në përmasa edhe më të mëdha në këtë hapësirë resurset financiare e humane të gjithë vendit, që në planin afatgjatë prodhon inefiçence ekonomike shoqëruar me probleme të mëdha sociale, si dhe duke shtuar ndotjen e ajrit (sot është në kufirin e ajrit të rrezikshëm për jetën) në nivelet e qytetit të pabanueshëm . Në qytetet evropiane standardi i dendësisë për km2 është 3-4 mijë banorë për km2. Tirana ka sot 15,000 banorë për km2 dhe me Planin Rregullues të Tiranës, që parashikon të ndërtojë pallate për të strehuar dhe 400,000 banorë të tjerë arrin në nivelin 25,000 banorë për km2, që mund ta klasifikoj të parin kryeqytet në botë për nga treguesi i dendësisë së popullsisë. Kjo politikë urbane për Tiranën jo vetëm që asfikson Tiranën, por atrofizon dhe Shqipërinë. Jehona e mijëra të punësuarve të rinj në Tiranë si rrjedhojë e 20 katshve që klientët e ndërtimit presin të fillojnë të ndërtojnë edhe pse mijëra apartamente janë të pashituara do të krijojë një valë të re të të ç’vendosurve nga rajone të tjera të vendit, duke krijuar bathore të reja përqark Tiranës së madhe. Banorë nga rajone të tjera të vendit, duke parë oportunitete punësimi në Tiranë nga Plani Rregullues, filluar me ndërtimin në Bulevardin e ri të Tiranës dhe mungesë oportunitetesh në vendbanimet aktuale, shoqëruar me politika të tjera favorizuese për banorët e Tiranës, si ajo e kredive me interesa të ulëta për të rinjtë në kryeqytet, apo çiftet e reja që vendosen në kryeqytet etj., nuk do hezitojnë të braktisin territoret e tyre. Joshja me punësime masive në Tiranë në këtë periudhë krize mund të prodhoj edhe efekte më të forta negative. Praktikat botërore, por dhe në Shqipëri në këto 20 vite tregojnë se për të ardhurit në qendrat e mëdha urbane nuk ka më kthim prapa e si rrjedhojë do të lindin bathore të reja. Mund të ndodhë që për një pjesë oportunitetet e krijuara të bëhen realitet, por ajo që është e sigurt në planin afatgjatë është që papunësia do shtohet, balancat e zhvillimit do çakordohen dhe zhvillimi kaotik do të mbetet. Rezultantja e pritshme është një Shqipëri e tkurrur në fukarallëkun permanent në një Tiranë të ndotur. Tash është mundësia për tu ulur seriozisht në tavolinë dhe për të hartuar Planin e Përgjithshëm Kombëtar, për të siguruar dhe një konsensus të gjerë e që më në fund anija Shqiptare të ketë një busull. Pasi ky plan të përfundoj, po me konsensus të gjerë duhet futur punës për planin rregullues të Tiranës. Deri sa të arrihet në këtë fazë asnjëri nuk do kundërshtonte sikur në vend të bulevardit të ri të ndërtohej një park i ri.
Nuk eshte pare e degjuar asgjekundi qe ne nje kryeqytet evropian te mos kete stacion treni. Shkaterrimi po vazhdon. Deri tani “rilindasit” e rinj s’kane bere asgje per te parandaluar kete shkaterrim te ri nen petkun e Shqiperise evropiane. Nqs ky plan shkaterrimtar vihet ne zbatim atehere pasojat ne te ardhmen do te jene teper te medha se do te duhet te shkaterrojne brezat e ardhshem kete palo bulevard per te ndertuar nje stacion treni siç i ka gjithe bota. Nuk e kuptoj se si e konceptojne transportin publik keto plehra, mos valle me furgone si ne Pakistan dhe ne Afganistan? Nuk duket drita e rilindjes se vertete akoma ne Albanistan jo. Rilindja fillon me prangosjen e Sali Berishes me shoke dhe mbaron ne anullimin total te te gjithe projekteve shkaterrimtare te filluara nga partia me shkaterrimtare qe ka pare historia moderne e Shqiperise. Injoranca institucionale, mungesa e projekteve ambicioze, serioze e largpamese vazhdon. Zoti e mbrofte Albanistanin……..
Zoteria ka 1000% arsye. Une nuk kuptoj nga kjo fushe por çfare shpjegon Zoteria i nderuar, kjo eshte arsye qe Une nuk kam blere shtepi ne Tirane. Qyteti ku jetoj (Italia e Veriut) ka rreth 300.000 banore. Si siperfaqe eshte sa kater here Tirana, rruge infrastrukture etj etj sa gjithe qytetet shqiptare te marre bashke. Se nje rruge eshte e bllokuar ke dhjete menyra per ti shpetuar. Transporti publik eshte ne ato nivele qe nuk ka nevoje per tere ato shpenzime. Edhe se qyteti do te behej nkmilion banore çdo gje funksionon ne menyre perfekte. Tirana e shume qytete shqiptare jane te pajetueshme. Duhen shembur e ndertuar nga zero e jo me te ndertosh akoma. Asnje emigrant qe jeton ne Europe (jo Greqine) nuk besoj se blejne shtepi ne Tirane pasi kane pare bote me sy. Te blesh shtepi ne Tirane eshte te hedhesh para ne kosh te plehrave. Cfare thote Zoteria do ta shikoni me shpejt se sa e parashikon ky profesionist.
S’ka gje se i blejne maloket qe shkulen nga humbetirat dhe mbushin bastionet e PD dhe te SB.
SALI BERISHA dhe LULEZIM BASHA jane shkaterrimi i Shqiperise ne pergjithesi por edhe i Tiranes ne vecanti.
Duhet nje studim i mirefillte se cfare do te behet me Tiranen.
Qeveria e re qe vjen tani ne detyre e EDI RAMES duhet te kete parasysh jo vetem mbrojtjen e mjedisit por edhe permiresimin ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.
SALI BERISHA nuk din nga lidhet gomari, jo te dije per mjedisin dhe urbanistiken, pamvaresisht se per mjedisin “duhet te dije dicka” mbasi eshte mjek. Ku edhe mjekesine e ka kthyer ne gjendje kome dhe rrumpalle.
Prandaj shume vendime klienteliste te SALI BERISHES duhet anulluar urgjentisht se eshte i papergjegjeshem, egoist dhe maskara. Prandaj duhen marre masa te jashtezakonshme qe te dalim nga kjo gjendje e mjerueshme qe eshte natyra shqiptare, ku mendja na eshte bere vetem beton, tulla dhe tjegulla.
KE TE DREJTE ME VLLA ERDHEN NE TIRONE ME KUAJ EDERRA E DUN ME BO TIRONEN ASHTU SI VETJA ETYRE ,I HEQIN TIRONSIT NGA SHTEPITE E TYRE JA VLERESOJNE ASHTU ME CMIM QESHARAK DHE U ZGJIDH PROBLEMI .MORIN LEKET NGA BISNESMENET QE NDERTOJNE OBJEKTE TE NDRYSHME E PROBLEMI U ZGJIDH ASHTU PO BEJNE NE RRUGEN SKENDER KOSTURI.JAN TAMAM NJEREZ MESHPIRT TE KEQ.MENDONI NE FILLIM QE JENI NJEREZ E JO ANIMALEEEEEEE……
poshte Basha dhe Bashibuzuket qe duan t akthejne Tiranen ne nje Hale te madhe dhe me njerez injorante
Dhente zoti qe Rama te kete reflektuar per demin e pariparueshem qe shkaktuan ndertimet e pafundme shumekateshe gjate kohes kur ishte ne bashki.Ai nuk duhet absolutisht te lejoje nje shkaterrim te ngjashem monstruoz te asaj pjese qe ka mbetur akoma pa u shkaterruar.Tirana ka nevoje per shume e shume parqe te gjelbra me kende lojrash dhe ambjente sportive.Tiranes gjithnje e me pak i duhen shumekateshe te ngjeshura me njera tjetren qe ju marrin njerezve frymen dhe hapesiren e gjelber.
Philadelphia eshte 1.5 million banor,veri jug eshte me shum se Fier Lushnje,pra mbi 30 km,kurse Tirana me me shum se gjysma e popullsise se ketij qyteti besoj se nuk e kalon 15%.Ku shkoni o Taleban,bejeni rrugen po beni me shume parqe qe te kompesoni dendesin e pjeses tjeter te qytetit.
Ky kastraveci, pasi nuk tha asnje fjale keto 20 vite per perdhunimin e perditshem urban ne Tirane, del dhe ben ekspertin e dendesise dhe te ekologjise, pa harruar dhe impaktin e tyre ne ekonomine e vendit. Shtetas, ti je nga sera e vrasesve me pagese ne opinionin publik. Keto vite ke lehur vetem per projekte ku nuk eshte perfshire ish kryabashkjaku, vetem ai keto vite ka ditur te ndertoje me ” vizjon” ne kete vend. Je vetem nje mjeran toksik me pagese.
Shkrim prej injoranti dhe keqedashesi,12 vjet Edi Rama Kry.Bashkie betonizim i Tiranes,8 vite Saliu betonizim i Bregdetit,Shkaterrim i Malit,Kodres,Fushes,Lumit,Detit Liqeneve,Rezervuareve rrenim i Flores e Faunes. Ti ku ishe o Lavdosh Komunisti se ju e dhjete kete vend qe perendia i ka dhene 220 dite me diell.Se harrova 2 dite me pare tek spitali fituesi i LSI (tenderi i parkimit)preu PEMET dhjetra vjecare as ti as Artan Lame e Shkreli nuk protestuat e ta bllokonit, hec aty me kush te rruje sa me shume se ky popoll car eshte.
SHkrimi i ketij Harunit dhe komentet e nje pjese prej jush, mbajne ere racizem. Ju jeni kunder vetem nga ideja se do te jene kryesisht te ardhurit nga Veriu qe do te perfitojne nga zhvillimi i asaj zone. Ky ne fakt eshte edhe qellimi i mere kur boton te tilla shkrime. Nxitja e urrejtjes Veri Jug. Bravo mere, ne nje fare mase ja ke arritur!
ne amerike pushtetin e kane industria e luftes dhe per kete arsye kerkohet lufte neper bote se nuk do bejne lufte ne shtepine e tyre, kurse ne shqiperi pushtetin e ka industria e betonit dhe per kete arsye vetem beton e pallate ka lulezuar e do te lulezoje . askujt nuk i behet vone per asgje vetem pallate. jemi kryeqyteti i vetem ne bote pa sheshe , pa lulishte pa asgje , vetem pallate. edhe liqenin artificial qe kishim ja zune frymen rreth e rreth dhe po e ngushtojne avash avash sa pas 5 vjetesh aty nuk do te kete me liqen. tani hodhen hipotezen qe te bejme liqenin e paskuqanit, nje vrime ne uje. nje park lodrash i vetmi ne tirane tek rruga elbasanit, e pergjysmuan dhe ndertuan 1 pallat, tani duan edhe gjysmen tjeter qe do ta marin se askush nuk i ndalon. tani i rane edhe stacionit te trenit ku NE EMER TE POPULLIT te gjithe te dorezojne shtepiat edhe pronat se do ndrtojne pallatet e tjera . stop hapesirave publike VETEM PALLATE. TIRANA prej kohesh eshte bere e pabanueshme por qe te ankohesh tani eshte e kote. mire ja bejne ketij populli qe akoma nuk ka mesuar si tu jape mesimin qe meritojne keta pushtetare qe hedhin firma kudo dhe per vete shkojne e blejne shtepia ne austri greqi amerike e kudo pervecse ne tirane jo. o popull sa me urte te rrish aq me shume do ta shtrengojne rripin keta maskarenj qe vetem ngjyrat nderrojne se njesoj jane….
Ferruni merret me OMGJ apo me urbanistike. Keta jane ekspert per te gjitha. le te flasin specialistet e fushes dhe kryesisht ata qe nuk kane kontribuar ne betonizimin e Tiranes. Jo ata te tipit Shkreli qe u doli zeri prape. Helbete
Ndertimi i unazes se Tiranes,sidomos pjesa Ura e Brarit-Dogana,do ti ja rriste shume Tiranes hapsirat e gjelberta,si dhe hapsirat per ndertime 2-3 kateshe.Tirana duhet te zhvillohet sipas skemes te forcave centrifugale,e jo forcave centripete.Forcat centrifugale transmetojne kulture qytetare,ndersa forcat centripete sjellin kulture fshatare.
Problemi eshte ketu :Do ta bejme qytetin si fshat,apo fshatin si qytet.Partite politike si dhe kryebashkiaket,te lidhura ngushte me interesat financiare qe ju jep pushteti,bejne plane urbanistike,duke patur me teper parasysh votat e votuesve qe do te banojne ne keto hapsira,procestin e larjes te parave nepermjet firmave nenkontraktore,se sa rregullat e qarta te zhvillimit normal te qyteteve.Personalisht do te me vinte shume keq nqs kryebashkiaku i qytetit tim,ti dorezohej presionit te “pragmatisteve” e te behej vegla e tyre.
O zoti Ferruni, si lum ne qe kemi intelektuale si puna jote.
Zotrote erdhe nga fshati me gjithe fisin e ne fillim moret dhe lopen me vete por nuk jua lane.Tani pse mos te lidhen te tjeret apo ato i ka pjelle mushka, apo mbase nuk jane ne lartesine tende???
Thuaje o burre(!) (1,2metra) cope: ato qe ben e majta i pelqej, ato qe ben e djathta nuk i dua, eshte me e ndershme.
Pastaj shiko njehere katunarizimin qe i ke bere ti me ato te prerjes tende zones ku banon o i dashur, apo ato nuk duhen share se i bejne te majtet.
O intelektual i mirefillte, s’te kerkoj gje tjeter vetem te jeni njecike me objektive se atehere te gjithe do te jemi me mire, por ti kete nuk e ekupton se qe nga forma e kokes dukesh se nga vjen (duhen breza qe te rregulloheni o mjerane).