Ish- kryeministri Sali Berisha dhe të tijtë po përpiqen që humbjen në zgjedhje ta kërkojnë gjetkë, dhe jo tek dështimi i projektit të tyre qeverisës. Si kamerdare shpëtimi kanë gjetur argumente periferikë duke e lidhur humbjen me premtimet që kundërshtari politik bëri gjatë fushatës elektorale.
Nuk mund të mos pranohet që premtimet elektorale kanë njëfarë rëndësie, pasi janë pjesë integrale e çdo procesi zgjedhor nga çdo forcë politike. Premtimet janë ajo çka këto formacione iu ofrojnë elektoratit përpara se ai të hedhë votën në kutinë e votimit.
Ndër to, që edhe po i përmenden, janë: shëndetësi falas, legalizim pa tarifa, hapje vendesh pune për 300 mijë njerëz, ulje taksash për 95% të shqiptarëve, të cilat Berisha apo dhe Bregu, i përcaktojnë si “antiglobaliste”.
Dallimi midis një partie në pushtet dhe asaj në opozitë qëndron në faktin se e para flet me vepra, kurse e dyta veç me fjalë. Kjo do të thotë se partia në pushtet ka mundësinë që gjatë mandatit të saj t’i konkretizojë ato që ka premtuar dikur në fushatë, kurse opozita jep alternativat e saj dhe ka mundësinë t’i jetësojë kur populli ta votëbesojë.
Unë nuk e di se sa do jetë në gjendje kryeministri Rama t’u përmbahet premtimeve dhe zotimeve të tij. Këtë do të kemi mundësi ta shohim hap pas hapi dhe në fund të mandatit do t’i bëjmë bilancin e arritjeve dhe dështimeve. Pastaj do të jenë shqiptarët që përpara kutive të votimit do përcaktojnë se a i ka gënjyer apo ka qenë i vërtetë Rama në premtimet e veta.
Ajo që dua të theksoj është se jo domosdoshmërisht vota, pro opozitës dhe kundra Berishës, ka ardhur për shkak premtimesh. Se, po të niseshim nga kjo hipotezë, nuk kishte kuptim që zona e Bashkisë Kamzë, e njohur si simboli i zonave informale me emërtimin gjithëpërfshirës “bathorizim”, Bashki në të cilën Rama, personalisht dhe me dorën e vet nënshkroi zotimin përpara popullsisë së atjeshme se “do ta kryejë falas procesin e legalizimit të shtëpive”, pra kjo njësi zgjedhore, t’i jepte Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit, 7 mijë vota më pak se PD-së!!
Çdo të thotë kjo, që banorët e Kamzës nuk janë dakord me legalizim falas??!! Po të nisemi nga logjika se si u votua, kështu i bie. Por kjo nxjerr në pah dhe na tregon se premtimi i Ramës në zonën simbol të informalitetit nuk ka përbërë shkak që vota të shkojë tek ai, por ka qëndruar stoike tek PD-ja, që për 8 vjet i mashtroi dhe i sorollati lart e poshtë nëpër dyer ALUIZNI e hipoteke, pa u dhënë zgjedhje përfundimtare shumicës dërrmuese të tyre.
Është një pikë shumë e rëndësishme referuese ky moment për ta nxjerrë jashtë loje pretendimin justifikues të Berishës. Nëse Kamza do kish votuar plebishitarisht për PS-në dhe Ramën, atëherë do kisha njëfarë ngurrimi për të hedhur këto radhë, pasi do besoja vërtetë tezën e Berishës se premtimet e Ramës qenë ato që e larguan nga pushteti.
Po kështu, nëse do vijojmë logjikën berishiste, i bie që pas gjithë këtyre premtimeve “antiglobaliste” të PS-së, ajo s’do kish 65 mandate deputetësh, por të paktën 71. Kjo, pasi efekti elektoral duhet të ishte më i madh për shkak të këtyre premtimeve, sesa realiteti që ofroi 23 qershori.
Justifikimet e “ëmbla” s’duhet të shërbejë si çlirim për t’u shmangur nga të vërtetat e hidhura. Cilido lider politik që nuk përballet me të vërtetën, nuk arrin dot të jetë i lirë në ndërgjegjen e vet dhe ndikon po ashtu që edhe mjedisi përreth tij të infektohet nga kjo gjendje e gënjeshtërt. Si pasojë, mbijetesa në politikë e ngritur mbi surrealizëm të çon në po atë disfatë të turpshme e poshtëruese të cilën, zotërinjtë demokratë, s’po duan ta pranojnë.
Përsa kohë nuk rezulton se premtimet e Ramës qenë ato që sollën humbjen e Berishës, atëherë le ta lëmë Berishën, Bashën, Bregun dhe çdo “B” tjetër t’i bien legenit të justifikimeve, pasi populli që i shporri me votë nga pushteti është shumë i qartë se si dhe pse i votoi kundër.
z.aLTIN NE JEMI MESUAR ME JUSTIFIKIME TE KESAJKATANDISJE TE PD QE VETEM PARTI NUK ESHTE SE PER SHUME VITE NUK KA FUNKSIONUARSI PARTITEE GJITHE VENDEVE QE KA STRUKTURAQE FUNKSIONOJNE NE AZE TE NJE STATUTI.nE KETE PARTI ISHTE VETEM NJE NJERIQE PROJEKTONTE VENDOSTE ,ZBATONTESI ENDERONTE VETE OSE SI MUND TA KESHILLONIN FEMIJETDHE ASKUSH TJETER S,BEHEJ I GJALLEDHE SICE KA SHPREHUR EDHE DIZINJATORJA sAliu ishte partia, ishte PD ndersa keta te shkrete vec ushtare te bindur te LENINIT SHQIPTAR SE lENINI ishte partia sipas MAJAKOVSKIT DHE sALA SIPAS tOPALLIT eshte ZEUSI I pd ..mOS PRIT QE TE GJEJNE SHKAQE TE HUMBJES TEK KEQQEVERISJA 8 VJECARE QE NE NJE FARE MENYRE E PRANOIE lULI.sI KOMUNISTE QE JANE PEDEISTET ASHTU SI DHE ENVERISTET E DJESHEM SHKAQET I GJEJNE JASHTE VETES,TEK ARMIQTEE JASHTEM NDERSA POPULLI ME VOTE I NDESHKOI QE TE SHKUNDEN MIRE E TA PRANOJNE SE JANE ATA BERISHISTET shkaktaret e vertete qe vodhen ,genjyen ,mashtruan sa e si deshen njerezit e thjeshte,votuesit e tyre dhebile e militantet ,s i kthyen zyrat e PD NE RRETHE SI KOMITETET E PARTISE SE PUNES SE DIKURSHME DHE JO ME KOT SHUME PEDEIST TE ZHGENJYER PREJ TYRENE BISEDA SHOKESH TE TE GJIYHA NGJYRAVE DO TE SHPREHESHIN PER TA SE KESHTU KA VENDOSUR SEKRETARI I PARE I pd.Jane me qindra rastet qe kryetre te PD NE rrethe u kthyen ne shefa kuadri.Do te vendosnin ata jo per drejtore,por edhe per inferieret,mesuesit deri tek pastruesete shkollave ete rrugeve te qyteteve.Pa miratimin e tyre s,vendosnin dot drejtoret e zyrave te cilet thjesht firmosin urdheremerimete kryetarit te tyre qe patjeterqe u merrnin te emeruareve ne pune shuma te medha lekesh dhe shume here ua kerkonin dhe ne euro.Aq shume e shperdoruan funksionin partiaksa dhe ne gjykata do te ndrehynin per shume ceshtje penale tek prokuroret e gjykatesit duke ndare parate qe u rrembenin haLLEXHINJVE,PRANDAJ pD ka shume per te analizuar.L e te ulen ne bazee kane per te marre informacion methase per te bemat e kryetareve te tyrene rrethe qe s,menduan kurre per PROGRAMIN E PARTISE TYRE ,POR PER XHEPAT DHE SHIKOJINI SI JANE BERE E PRONA E VILA QE S,MUND T,I REALIZONIN PER TERE JETEN,PRANDAJDHE VOTUESIT EDHE TE PD NUK MUND TE VOTONIN persri per keta bejlere te rinj qe mbeshteteshin edhe nga deputetet e zonave si Pollo,Ruli TOPALLI olldashietj ne rrethe
ik re ajdut te qifsha gruan çupen
PD thote se zgjedhesit nuk votuan PS , po LSI, pasi PS nuk pati rritje nga 2009-à. Pra ata nuk u mashtruan nga premtimet e PS.
Po keshtu, PD thote se zgjedhesit u mashtruan nga premtimet e PS dhe votuan per te.
Pyetja:- Ore votuan apo nuk votuan shqiptaret per PS.