PD si kope delesh që i prin bariu Sali

11 Shtator 2013, 20:15Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i kërkoi mazhorancës së majtë që t’i jepte më shumë kohë opozitës për t’u njohur me Programin e Qeverisë, e quajta një kërkesë mëse të drejtë. Jo vetëm se opozitës i duhet dhënë kohë për t’u përgatitur, por se duhet dhënë një model i ri i trajtimit të saj, kryekëput i kundërt nga ai që ofroi modeli “Topalli” për 8 vjet me radhë.

Me gjasë, opozita ishte përgatitur për variantin fillestar, atë që të mërkurën do prezantohej programi dhe do fillonin pyetjet.

Por, nisur nga kërkesa e opozitës, apo ndoshta edhe se ashtu e kishte në plan, mazhoranca ofroi më shumë kohë për atë duke i dhënë gati 48 orë që të përgatiteshin.

Duket se ky ndryshim agjende e gjeti të papërgatitur opozitën, megjithatë ajo bëri si bëri dhe shkoi në Kuvend. U duk se ajo përplasje që do çonte deri në bojkot ishte kapërcyer dhe palët kishin gjetur gjuhën e konsensusit.

Por, duket se skenari i bojkotit ishte në plan zbatimi, pavarësisht kohës që iu dha opozitës.

Kur kryeministri Rama ishte në fillimet e shpalosjes së programit të tij qeverisës, për më tepër, në pjesën ku po shprehte në drejtim të opozitës garancinë se ajo do të ndjehet e respektuar dhe e trajtuar me dinjitet në Kuvend dhe jashtë tij, ndryshe nga mënyra që ishte sjellë ajo dikur si mazhorancë, pikërisht në këtë moment, opozita e re braktis Kuvendin.

Kryetari Basha duhet të ketë mbetur si hu gardhi kur ka parë nga ekrani e TV këtë braktisje, pasi më herët ishte angazhuar publikisht për opozitë konstruktive.

Por Basha gjithashtu kuptoi se sa i pafuqishëm është të marrë përsipër rolin e drejtimit të opozitës, kur në Kuvend ka paraardhësin e tij që e emëroi në atë detyrë. Trupa e deputetëve demokratë nuk arriti as të kuptojnë se ç’mendim kishte Lulzim Basha, por iu binden një deputeti të thjeshtë të Kuvendit, pavarësisht posteve që ka patur në të kaluarën, dhe ikën si dele të prira nga bariu i tufës.

Duket se opozita e re do mbetet peng i paranojës së një të ndëshkuari spektaktolarikisht me votë që i çoi në opozitë, i cili s’pranon të dëgjojë deri në fund fjalën e kryeministrit të ri, pasi nuk mund ta përtypë faktin që s’është vetë në atë foltore ku ka folur dy herë si kryeministër që prezanton programin.

Veprimi i shëmtuar i Berishës & Co më shumë i prishi punë kryetarit kukull Basha, pasi u tregoi gjithë shqiptarëve se grupi i deputetëve të PD-së u binden vetëm urdhrave dhe gjesteve të Berishës dhe as që e marrin në konsideratë Bashën. Qoftë edhe për këtë arsye, Berisha duhet t’ia kishte kursyer kësaj radhe Lulzim Bashës këtë injorim publik.

Por, për një njeri që askush nuk e merr seriozisht si kryetar në selinë blu, i vetmi rol që i ka mbetur dhe që pranon ta bëjë me zell është të qenurit zëdhënës i vendimeve të vartësit të vet. Thjesht, tipar i njerëzve cipëplasur!

6 komente në “PD si kope delesh që i prin bariu Sali”

  1. eksperti says:

    lulkuqja duhet te ndaje shapin nga shiqeri: o kryetar ose robot i telekomanduar!!!

    1. Devolliu says:

      Nu ka PD.
      PD është Saliu.
      Këtë gjë e dijnë dhe e pranojnë të gjithë shqiptarët, madje shumë nga ata që e quajnë veten “udhëheqës” në PD, e deklarojnë me mburrje se Partia Demokratike është Saliu”. Kështu i kemi dëgjuar të thonë xhelefina, lulka, mulka, paloqja, halimka, madje dhe olldelja i inatosur e patozi i mërzitur.

    2. shkodrani UK says:

      “Kryetari Basha duhet të ketë mbetur si hu gardhi”

      Hahahahaha…… po mir emo lajme jane keto apo batuta me delet e PD’s

      O tema jemi ne pune mo, mos na beni te qeshim duke lexuar lajme me hunj gardhi. hahhhahhaha

  2. Tironci says:

    Kukull kineze, vetem buzeqesh. Po c’kryetar moooooo. Ate e kemi kollovar, kryetari dihet de facto kush eshte. Po me kukulla kineze do e beje opoziten e forte lulzimja mooo???? Keta po e cojne opoziten ne nje qorrsokak, ne nje udhe pa krye qe do i duhet nje gjysem shekulli te dale prej qorrsokakut ku po hyn. Koha qe FRD te jete faktor i djathte dhe te marre frenat e te djathtes duke bere opozite qofte dhe jashte parlamentit. FRD duhet te jete ze i forte i te djathtes, PeDe ja eshte kalbur tashme, po shihet teksa po konsumon vetveten. Duhet seriozisht nje opozite djathte e fuqishme qe te kontrolloje poziten, per te mos bere gabime, dhe mos marre kot.

  3. Kopani says:

    shume i turpshme largimi i djallit e bojkoti qesharak i kesaj palo oposite pa dinjitet e integritet nga nje veprim i tille i turpeshem dhe me prapavije te kobeshme keshtu e kuptoj une perpjekjen e ” te mbyturit qe jo me kot thuhet se ai te mbyt ” kjo eshte ajo qe kerkon ky i mare , tamam ky i “çmendur ” i djallezuar hedh nje gur ne det e te gjithe debilet e Haxhi Qamilit zbathin breket e shkojne ta gjejne, kuptohet se kjo eshte nje perpjekje per ta turbulluar e krijuar konflikte perde jo edhe gjak derdhje , me cinizmin e tij se mbase do munde te pengoje rrjedhen e vullnetin e ketij populli per zhvillim e nenshkim duke bere drejtesi te cila nuk desheron ky njeri i zhytur deri ne gryke ne afera monstruoze dhe kerkon te ndale kohen e llogari dhenjen ky perbindesh i cili eshte bere bishe. Mirnjohje z Dashamir Shehit e z Dashamir Tahirit per aktin e qendrimin dinjitoz deshmi se jane dikushe dhe kane personalitet e tyre , jo qelbanike e plehra si me nder ai Paloka ky miop politik, ky talaban e kamikaz debilok

  4. Agimi says:

    Me beri me shume pershtypje deklarata kerrcenuse e Saliut pas daljes nga parrlamenti. ”Te ken shume kujdes nga demokratet….”, c’far, provokon luft Sliu….?. Nuk kuptoj, PD drejtohet perseri nga Saliu?????!!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje