Saliu veproi me Azem Hajdarin siç veproi Enveri me rivalin Qemal Stafa

10 Shtator 2013, 17:43Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Ndërsa flitet këto ditë për nderimin e Azem Hajdarit prej Sali Berishës, duke e zhvarrosur e rivarrosur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, pasi e la 15 vite të kalbej në varrezat popullore në Sharrë, nuk mund të mos mendosh për hipokrizinë, madje për talljen ekstreme e të neveritshme deri përdhosëse, që Sali Berisha ka bërë për së gjalli e po vazhdon të bëjë edhe për së vdekuri ndaj emrit, figurës dhe familjes së Azem Hajdarit. Ndërsa dëgjoja se Saliu do të bënte këtë “akt nderimi”, duke përdorur Bashkinë e Tiranës dhe Lulin e KOP-it të PD e të familjes së tij, nuk mund të mos mendosh se ky shou është “vepër” e vënë në “skenën politike” shqiptare me porosi të qëllimtë e të inskenuar prej Sali Berishës.

Ky inskenim i ndyrë i Sali Berishës, bërë me eshtrat e Azem Hajdarit, të sjell në kujtesë gjithë denigrimet dhe “nderimet” 22 vjeçare që ka bërë Sali Berisha ndaj Azem Hajdarit.

Krahasova qëndrimet dhe “nderimet” e Sali Berishës ndaj Azem Hajdarit, me qëndrimet dhe nderimet e Enver Hoxhës ndaj Qemal Stafës.

Ato pothuajse janë të njëjta, tamam si dy “pika uji”. Saliu është sjellë ndaj Azemit, siç është sjellë Enveri ndaj Qemalit. Madje dhe akuzat ndaj Enver Hoxhës e Sali Berishës në raport me fatet e Qemal Stafës dhe Azem Hajdarit, janë të njëjta.

Nga dëshmitarë të kohës dhe botime të shumta historike, thuhet se Enver Hoxha e shikonte Qemal Stafën si rival potencial për kreun e PKSH.

Edhe Sali Berisha, thuhet dhe dihej që e shikonte Azem Hajdarin si rival për kreun e PD.

Enver Hoxha është akuzuar se ka inskenuar eliminimin e Qemal Stafës, duke e nxjerr në pritë tek porta e shtëpisë “bazë partie”, duke ua çuar në dorë fashistëve, pasi e urdhëroi “të nisej urgjent me shërbim për punë partie në Vlorë”.

Sali Berisha e urdhëroi Azemin “të kthehej urgjent nga shërbimi në Fier, mbasi kishin mbledhje të rëndësishme partie” dhe pasi e futi 30 minuta në mbledhje, e nxori në pritë, përballë ekzekutorëve tek porta e partisë.

 

Ja qëndrimet dhe “nderimet” e Sali Berishës për Azem Hajdarin

1. Sali Berisha e çoi në pritë Azem Hajdarin, duke e nxjerrë në pritë nga mbledhja natën e 12 shtatorit, duke i thënë se e kërkonin “disa miq”.

2. Sali Berisha bëri sikur nuk e dinte që Azemin e vranë në pritë përballë PD-së, por sikur “e njoftuan shokët e PD për vrasjen”.

3. Sali Berisha, sa mori vesh lajmin për vrasjen e Azem Hajdarit, filloi të derdhte lot pikëllimi për mikun e tij, bashkëluftëtar të idealeve të Dhjetorit 1990 (siç e quante).

4. Sali Berisha, pas vrasjes së Azemit, doli në ballkon dhe deklaroi se do të merrte hakun e Azemit dhe se vrasësit e tij do ta paguanin shtrenjtë.

5. Sali Berisha, pas vrasjes së Azemit, urdhëroi besnikët e tij të PD që t’i merrnin rrobat, ditarin, çantën, celularin, çelësat e zyrës dhe gjithë dokumentet e zyrës së Azemit dhe t’ia çonin atij.

6. Sali Berisha, pas vrasjes së Azemit urdhëroi besnikët e tij të PD, që të bllokonin zyrën e Azemit dhe të mos hynte askush atje, pa shkuar më parë ai.

7. Sali Berisha, natën e vrasjes së Azemit, shkoi urgjent dhe vendosi lule të freskëta tek vendi ku u ekzekutua Azem Hajdari, duke prekur e puthur tokën.

8. Sali Berisha e ktheu varrimin e Azem Hajdarit në ditë dhe lëvizje proteste kundër vrasësit të tij, Fatos Nano (siç e shpalli), duke sulmuar institucionet me dhunë.

9. Sali Berisha e shpalli 12 shtatorin, ditën e vrasjes së Azem Hajdarit, si ditën e “Dëshmorëve të demokracisë shqiptare”.

10. Sali Berisha, pas vrasjes i ngriti këngë Azem Hajdarit, me vargjet: “Azem, Azem/ Ti je gjallë…”

11Sali Berisha, pas vrasjes e shpalli Azem Hajdarin: “Heroi i demokracisë”.

12. Sali Berisha, në këto 15 vite, shkon çdo 12 shtator për vizitë “nderimi e përkujtimi” në familjen e Azem Hajdarit.

13. Sali Berisha, çdo 12 shtator, prej 15 vitesh shkon tek memoriali dhe varri i Azem Hajdarit e vendos lule plastike.

14. Sali Berisha urdhëroi që të bëhet kujdes për familjen e Azemit, që t’i krijoheshin gjithë kushtet dhe privilegjet për jetesë.

15. Sali Berisha dha urdhër, që gjithë familjarët dhe fisi i Azemit të trajtohen si familje heroi.

16. Sali Berisha, sa herë flet për lëvizjen demokratike, tregon për zgjuarsinë, guximin, pjekurinë dhe trimëritë e Azem Hajdarit.

17. Sali Berisha, në përkujtim dhe nderim të Azemit, emërtoi disa sheshe, rrugë e shkolla me emrin “Azem Hajdari”.

18. Sali Berisha, çdo 5 maj përkujton dhe “nderon” Heroin e Demokracisë Azem Hajdari, duke i çuar lule në Ditën e Dëshmorëve.

19. Sali Berisha i ngriti bust Azem Hajdarit në qytetin Studenti” edhe pse premtoi se do t’ia ngrinte në qendër të Tiranës.

20. Sali Berisha e zhvarrosi Azem Hajdarin 15 vjet pas vrasjes dhe 8 vite pas pushtetit, duke e rivarrosur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

 

Ja qëndrimet dhe “nderimet” e Enver Hoxhës për Qemal Stafën

1. Enver Hoxha e çoi në pritë Qemal Stafën, duke e nisur me shërbim partie pas mbledhjes natën e 5 majit, duke i thënë se “duhej të nisej urgjent për një takim në Vlorë”.

2. Enver Hoxha bëri sikur nuk e dinte që Qemal Stafën e vranë në pritë përballë bazës ilegale të partisë, por sikur “e njoftuan shokët e Partisë Komuniste për vrasjen”.

3. Enver Hoxha, sa mori vesh lajmin për vrasjen e Qemal Safës, filloi të derdhte lot pikëllimi për mikun e tij bashkëluftëtar të idealeve komuniste të 8 nëntorit 1941.

4. Enver Hoxha, pas vrasjes së Qemal Stafës, mblodhi komunistët në librarinë “Flora” dhe deklaroi se do të merrte hakun e Qemalit dhe se vrasësit e tij do ta paguanin shtrenjtë.

5. Enver Hoxha, natën e vrasjes së Qemal Stafës, shkoi urgjent dhe vendosi lule të freskëta tek vendi ku u ekzekutua Qemali, duke prekur e puthur tokën.

6. Enver Hoxha e ktheu ditën e varrimit të Qemal Stafës në ditë dhe lëvizje proteste e atentatesh me bomba kundër zyrave të pushtetit fashist.

7. Enver Hoxha, pas vrasjes së Qemalit, urdhëroi besnikët e tij të PKSH që të bllokonin dhomën ku punonte Qemali dhe të mos hynte askush atje, pa shkuar më parë ai.

8. Enver Hoxha e shpalli 5 majin, ditën e vrasjes së Qemal Stafës, si ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

9. Enver Hoxha, pas vrasjes së Qemal Stafës, i ngriti menjëherë këngë Qemal Stafës, me vargjet: Brenda në Tiranë/ Afër një spitali/ U vra Qemal Stafa/ Një trim nga të malit…

10. Enver Hoxha, pas vrasjes së Qemal Safës, deklaroi se i kishte humbur miku dhe bashkëpunëtori më i mirë, më i flaktë, më i zjarrtë i betejës për liri.

11. Enver Hoxha, pas vrasjes së Qemal Stafës, urdhëroi komunistët që t’i merrnin rrobat, ditarin, çantën dhe gjithë dokumentet sekrete të Qemal Stafës dhe t’ia çonin atij.

12. Enver Hoxha, pas vrasjes e shpalli Qemal Stafën “Hero i Popullit” dhe e varrosi në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.

13. Enver Hoxha, në 42 vite sa ishte gjallë, shkonte çdo 5 maj për vizitë “nderimi” e “përkujtimi” në familjen e Qemal Stafës.

14. Enver Hoxha tregoi kujdes për familjen e Qemalit, që t’i krijoheshin gjithë kushtet dhe privilegjet e jetesës.

15. Enver Hoxha dha urdhër që gjithë familjarët dhe fisi i Qemalit të trajtoheshin si familje heroi.

16. Enver Hoxha, sa herë shkruante kujtimet e luftës, tregonte për zgjuarsinë, guximin, pjekurinë dhe trimëritë e Qemal Stafës.

17. Enver Hoxha, në përkujtim dhe nderim të Qemalit, emërtoi disa sheshe, rrugë e shkolla me emrin “Qemal Stafa”.

18. Enver Hoxha, çdo 5 maj, prej 42 vitesh shkonte tek busti dhe varri i Qemal Stafës dhe vendoste lule të freskëta.

19. Enver Hoxha i ngriti bust Qemal Stafës, në vendin ku u vra dhe në një shesh të Tiranës.

20. Enver Hoxha e zhvarrosi Qemal Stafën pas luftës, duke e rivarrosur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

 

Ja çfarë ka thënë Sali Berisha, për veprën e Azem Hajdarit

– Komunistët na vranë liderin e Dhjetorit, udhëheqësin e shquar të lëvizjes antikomuniste studentore.

– Komunistët na vranë mikun, shokun, bashkëluftëtarin tonë trim, një prej figurave më të ndritura të PD, të lëvizjes demokratike, simbolin e lirisë.

– Ndihem i pikëlluar, mbasi nuk kam më në krahë bashkëluftëtarin dhe mikun tim të idealit, Azem Hajdarin, njeriun që më shumë se kushdo, i kushtoi gjithçka atdheut e demokracisë.

– Sot, më shumë se kurrë, duhet të mos ligështohemi, të mos dorëzohemi, por të mbahemi të fortë, të qëndrojmë të patrembur në betejën tonë antikomuniste, për të sjellë lirinë e vërtetë të shqiptarëve.

– Nderim për Azem Hajdarin, të cilin do të kujtojmë sa të jetë jeta ne dhe brezat që do vijnë pas nesh, sepse ai sakrifikoi rininë e tij, që punoi dhe luftoi me devocion e heroizëm kundër diktaturës dhe u vra për lirinë tonë të përbashkët që gëzojmë sot.

 

Ja çfarë ka shkruar Enver Hoxha në kujtimet për veprën e Qemal Stafës

– Sot mësova për vrasjen e mikut dhe bashkëluftëtarit tim të idealit, Qemal Stafa.

– Ndihem i pikëlluar në zemër, që dora fashiste na ndau prej nesh, prej luftës tonë për liri, mikun tonë të shtrenjtë të idealit, një nga udhëheqësit më të shquar të partisë, një nga luftëtarët e paepur të idealit komunist, që sakrifikoi dhe luftoi me devocion e heroizëm kundër fashizmit e tradhtarëve të vendit.

– Ne sot po i japim lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit tonë të shtrenjtë, shokut tonë të idealit komunist, të pavdekshmit Qemal Stafa.

– Vrasja e Qemalit, më shumë se kurrë, na m♪7son e na frymëzon që ne të bëhemi, të jemi e të mbahemi të fortë, të qëndrojmë të patrembur në betejën tonë antifashiste, për të sjellë lirinë e popullit.

– Nderim për Qemal Stafën, të cilin do ta kujtojmë sa të jetë jeta, ne dhe brezat që do vijnë pas nesh, sepse ai sakrifikoi rininë e tij, punoi, luftoi dhe u vra për lirinë tonë të përbashkët që gëzojmë sot.

18 komente në “Saliu veproi me Azem Hajdarin siç veproi Enveri me rivalin Qemal Stafa”

  1. mirel says:

    Jo po tani te veme barazimin Enver=Sali dhe Qemal=Azem.
    Tyc

    1. Pilo Lala says:

      Ku Zhari, ku Lezha. Mali polli nje mi.

      Saliu u mundua, nuk arriti te shembte per 25 vjet te gjitha Uzinat Kimike, Kombinatet, Hidrocentralet, Termocentralet, Minierat, Naften, Kanalet Kulluese e Vaditese, Rivieren, Portet Detare, Akademine e Shkencave…… Bunkerat , qe ndertoi Enveri per 40 vjet.

      1. DREAM says:

        Shoku Pilo , shoku Sali i shiti minierat ,idrocentralet ,naften , portet detar …e te gjithe te tjerat .
        Akademia e shkencave ?? Po cfare akademie , thuaj akademia marksiste enveriste .Te gjithe librat e tjere ishin te ndaluar .
        Shoku Enver qysh ne 1941 beri genocid njerzor dhe ate kulturor .
        Asnje dite nuk u largua nga pushteti , pra asnjeher nuk punoi .
        Te gjitha ato qe permend i ngriten skllevrit si ty dhe te persekutuarit qe po klasa jote i beri .
        Uzinat ti ngriti rusi me kinezin dhe naften ta zbuloi polaku qe la kockat ne Spac .
        Ke te drejte shoku Pilo …u mbars Rilindja dhe polli Ilirin !

  2. DREAM says:

    Agjenti i rrezikshem P.Halili nen thirrjen e poliagjentit F.Lubonja dhe bashkepuntorit A.Tufa po kerkojne te bejne dekomunistizimin e vendit tone qe shkelqen si fanar ndricues nen udheheqjen e komandantit te forcave te leckosura shokut Enver .
    Por nen syrin vigjilent te kllases puntore kta nuk do na percajne dot dhe aq me pak do na demon komunstizojne . Ne jemi demon komunist qysh nga stergjyshi dhe mesimet e shokut Enver i kemi ne zemer ,bustin kurre nga mendja se kemi rrezuar dhe pasardhes zgjodhem pikerisht doktorin e tij te dashur qe me raste te vecanta i ka sherbyer dhe si deshmitar kunder armikut te proletariatit .
    Armiqte na kane ne gryke te pushkes por ne i kemi ne gryke te topit .
    RROFTE PARTIA !

    P.Halili mos valle ke dashur te barazosh baben tone te dashur demonkomunist me nxenesin e tij demonkrat ????
    Vareni ,vareni agjentin ….kryetari i ri i kuvendit ne mungese te shoqes L.Gjoliku te marre masa te menjehershme ,te kontribuoje dhe shoku G.Ruci .
    Vdekje e tradhetareve !

  3. ff says:

    nuk ka idiotizem me te madh te krahesosh enver hoxhen me sali berishen dhe qemal stafen me hajdarin
    qemali u vra nga pushtuesit si luftetar per clirim,hajdari nuk dihet akoma pse u vra nga shqiptare

  4. Ilir Arberi says:

    Shkrim interesant dhe gjetje interesante.

  5. Euro Maloku says:

    Nuk mund te vertetoj paralelet qe heq ti ne kete shkrim,por jam shume i sigurte te te them se asnje paralele nuk ka midis QEMAL STAFES dhe Azemit.
    Qemali ishte nje intelektual trim qe rridhte nga nje familje intelektuale.
    Azemi ishte nje bandit qe perdorej per rremujat qe donte te bente Saliu si me vrasjet e dy prillit ne Shkoder e gjer tek shkaterrimi i plantacioneve te shalqinjeve ne Divjake sepse ishin te kuq!!!.
    Saliu,nje malok finok perdori Azemin si malok te çartun per se gjalli.
    E perdori si kufome dhe ja tani po e perdor edhe si skelet…!

  6. sa says:

    ESHTE E TURPSHME TE BESH KRAHASIME TE KETIJ LLOI.KJO TREGON SE CFAR GAZETARIE KEMI,E GJITHE KJO E KA NJE QELLIM ME KETE KRAHASIM KETA QAFIRE DUAN TE PERMIRESOJNE FIGUREN TANIME TE PERBINDESHME TE SALI BERISHES POR JU THEM QE ESHTE E PAMUNDUR AI DUHET TE SHKOJE PARA DREJTESISE DHE VETEM ATHERE MUND TE QETESOHET SADO PAK KY POPULL

  7. adi says:

    shkrim shume i goditur!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Durimtari says:

    Eh, sa e hidhur qe enverizmi stalinist ka bere njeriun e ri te shpelare trudh, edhe se per ngjarjet e 10 viteve te fundit kuptojne, po amani more shoke, PerparimHalili ka bere nje analize korrekte, ju si derr i eger i futeni poshte e bitisni sikur ju nxorri para dyve mantel-kuq, po matuni kur flisni…ju do lali fort, cila pike nuk qendron, analizoni a ku di une, fanatizmi na merr me qafe, pse beni me deshire te madhe shkaterrimin, o njerez, pranoni qe jo per faj tuaj i dini gabim punet e shokutenver dhe hapni veshet para gojes. Eshte njesoj si ata qe thone per Shpellarin ka bere kete e ate e eshte i ndershem, patriot etj, qe te ngrihen qimet e kokes, e njejta gje kur ju miq mbroni enverhoxhen (qe ju grymte shpirti atje ku eshte) e diktaturen hoxhiste, nacionalizmin e hoxhes, kur qe nje pervers moster qe nga dita e pare te e fundit desh vetem pushtet, ne kushte konolizimi, izolimi e mjerimi shembullore!
    Ne perfundim e coi Shqiperine 100 vjet mbrapa. Cdo gje te mire qe u be, ashtu si behet sot, e ben E Mira, populli, sakrifica, ndershmeria jo makuteria e perverditeti i diktatorit!!
    Mblidhni trute: tere diktatoret bejne deme te pariparueshme, se pari ne vendojen e moralit te ‘shkerdh..kracise, spiunimit, servilizmit, shpifjes, pabesise, percarjes.
    Shkurt: te dy, hoxha e berisha, jane dy mostra kampione.
    Aman o njerez!

    Papi, fali se s’dine! Gjithnje flm.

  9. tufa says:

    NJE ANALIZE KREJT KORREKTE PER KOHEN E SOTME

    Vetem autori duhej te kishte sqaruar nje hollesi mjaft THELBESORE:

    Enver Hoxha e spiunoi dhe tradhetoi Qemal Stafen nga shtepia e kunatit te vet kryefashist i Tiranes, qe e kishte kunatin e vet. Ne kete shtepi kuislinge Enver Hoxha jetoi nga 1941 deri ne vitin 1944 dhe ne kete shtepi ngjitur me vilen e Qazim Mulletit spiunoi dhe tradhetoi te gjithe kundershtaret e vet tek fashistet gjermane. Shikoni sa qesharake tingellon tregimi ne kete shkrim: Enveri menjerehere qau dhe vuri lule tek vendi ku u vra Qemal Stafa. Ku ishin fashistet dhe policet kur ku KAPOBANDE komuniste kishte dale sheshit per te vajtuar shoket e vrare? Kjo me te vertet eshte mjaft qesharake.

  10. tani says:

    o njerez te trashe………….. shkrimi as qe krahason fare Qemal Stafen me Azem Hajdarin por dy diktatoret me te ndyre qe ka pare shqiperia salen dhe enverin. ne cilen fjali te shkrimit gjeni ndonje krahasim te stafes me hajdarin? krahasimi mes sales dhe enverit per MENYREN e eliminimit te kundershtareve te tyre politike tregon se sala eshte nje pjelle e ndyre e komunizmit. nje ujk komunist me pardesy te bardhe ne vend te lekures se qingjit! mendoni njehere pastaj leshoni diarene verbale ne komente.

  11. Niko Maloku says:

    Eshte turp per autorin qe ben nje krahasim te tille. As personazhet dhe as ngjarjet nuk kane asnje perputhje.Dergimi i Qemal Stafes ne prite nga Hoxha eshte nje shpikje e njerezve pa karakter dhe pa moral te cilet kane nje cerek shekulli qe perpiqen te na bindin se deshmoret nuk u vrane du luftuar kunder pushtuesve por vrane njeri-tjetrin.Sipas ketyre fare burrash na del se Hoxha ishte komandant i ushtrise italiane dhe jo i atyre shqiptare.

  12. orti says:

    e para pse abuzohet shume me fjalen komunizem enverist dhe kjo eshte e vertet ne shqiptaret kemi frike nga e verteta le te me dali nje si mua qe jam 55 vjec dhe kam jetuar ne ate regjim 30 vjet por nje gje e them me saktesi jo une por dhe nje femije 2 vjec e di kete gje ose brezi im e dine te gjithe pa le c thoni ju po te ishte ai komunizem qe ju beni krahsime keta HAJDUTET e sotem do ishin ne burg qe vetem vjedhin kete jua them me siguri skan lidhje fare me kumunista apo ku di une c flisni ju futja kot, SOT KE VETEM HAJDUTA DHE MAFJOZ te prones publike dhe private qe vetem kane ber pastrim leku vrasin etj krimi sheshit per nje gervishtje makine te iken koka per lesh dhe dihet mire se ku perfundonin keta po te ishte komunizmi qe thoni ju perfundon edhe sot si kina po te vjedhesh fonde publike SI MUND TE BEHEN KRAHASIME TE TILLA KUR NJE POLIC MBANTE GJITH TIRONEN ne ate kohe S NDIHEJ MIZA DHE NJE VRASJE KISHTE NJE NE 15 VJET DHE JO SI SOT PER DITE une thash nje te vertet dhe tasni shume do me thone ua cfar komunisti oa cfar demokrati una cfar hitleri ua cfar amerikani pse keshtu do vazhdojme ne me keto budallalleqe sot ka ardh koha te shikojme perpara dhe jo prapa e para e dyta kemi nje te keqe si popull qe historine e bejem si duam vet si na intereson dhe jo ashtu si ka qen kjo eshte fatkeqsi e madhe dhe dua qe mendimin tone tjua imponojme dhe te tjerve sa keq

  13. kirurg says:

    shkrim idiot i nje megallomani superidiot. aman o Mero, pse e ben Temen kosh plehrash!

  14. xhaxhai says:

    Me falni por mund te jem gabim une ose disa ketu nder komente.me sa shoh une ZP.Halili nuk po njehson figuren e nderuar te Qemal Stafes me rrugacin ordiner a.hajdari,por po njehson veprimet e gansterit s.berisha me E.Hoxhen se si vepruan te dy ndaj personave qe kishin shume prane dhe qe shpresonin se ishin rivalet me te afert te njeri tjetrit per te mare postin drejtues te partise.Zoteria P.Halili i ka nxjerre fare qarte se si sali berisha ka kopjuar Enver Hoxhen ne vepra dhe fjalime,por paaftesia e sali berishes eshte se i gjithe populli e di fare qarte se ai e nxori ne prite dhe e vrau a.hajdarin jo me larg se 20m nga zyra e tije dhe nga njerezit e tije,ndersa Q.Stafa u vra nga dora e pushtuesve i nxjere ne prite nga Enver Hoxha.

  15. teuta says:

    Z. Perparim,dihet se ceremonit e percjelljeve ne banesen e fundit
    jane shume te peraferta,te ngjashme,por nuk mund te behen paralelizma.
    Ne rastin konkret: Qemal Stafa ishte nje dikush ,i arsimuar,para nje populli te pa arsimua dhe ne gjyq ka deklaruar se cfare ideshe kishte,nje luftetar me ide te qarta.Nderimet i meritonte.Azem hajdari ,i pa kompletuar me arsim per te drejtuar nje popull te arsimuar,per te tjera nuk mund te flas se per te ikurit,nuk permenden mekatet.
    Te krahasosh Enverin me Saliun hyne ne mekate.
    Me gjithe respektin te pershendes.

  16. dritani says:

    O Papi qenke njish per telenovela. Ik n’Turqi mer plak! Ca bo akoma ktu?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje