Refleksione pas një seance të Kuvendit

12 Shtator 2013, 11:23Blog TEMA

Nga Alfred Peza

 

Sapo dola nga seanca në parlament, ku kryeministri i ri, Edi Rama, paraqiti programin e qeverisë. Ndoshta për shkak se isha shumë afër me Sali Berishën dhe Jozefina Topallin, më la një shije më të hidhur braktisja që ata, e më pas shumica e deputeteve të opozitës së re, i bënë sallës së Kuvendit. Më e hidhur akoma m’u bë kjo shije, kur mësova se Berisha paska bërë thirrje në Facebook të gjithë demokratëve për t’u ngritur në këmbë për sakrifica. Nga të gjitha këto veprime, u kuptua me vepra se:

-E para, as Lulzim Basha e as Edi Paloka nuk janë “de facto” kryetarë të PD-së dhe grupit të saj parlamentar. Sa të jetë Sali Berisha në atë sallë e në atë parti, me sa duket, askush nuk do të ketë të drejtë as të marrë vendime e as të mendojë. Kjo ma rriti shumë më tepër se deri tani, respektin për ish- kryetarin e PS dhe ish- kryeministrin Fatos Nano.

-E dyta, qetësia me të cilën Edi Rama e përcolli këtë moment, duke vijuar fjalën e tij pa ndërprerje, më bëri të kuptoj se ai tashmë e ka bërë të vetën mësimin e vyer se, “nëse fiton betejën për zemrat e mendjet e njerëzve, nuk ke më nevojë të bësh përpara, duke treguar forcën e “grushteve”.

-E treta, meqë mullinjtë e politikës nuk bluajnë me shpejtësinë që dëshiron Sali Berisha, edhe ne opozitë me sa duket ai ka ndërmend të bëjë atë që bëri 8 vjet në qeverisje: Të inskenojë jo vetëm veten, por edhe realitetin virtual që dëshiron.

-E katërta, duken aktuale për ne fjalët e Eleonor Ruzvelt, gruaja e Presidentit të SHBA, Frenklin Ruzvelt kur thoshte se “ne duhet të përballemi me faktin se, ose do të vdesim të gjithë bashkë, ose do të mësojmë të jetojmë së bashku. Dhe nëse do të vendosim të jetojmë së bashku, na duhet të komunikojmë”. Ashtu siç bëmë pak përpara seancës kur të gjitha palët negociuan dhe ranë dakord që ta shtynin me 48 orë seancën e pyetjeve, diskutimeve dhe debatit rreth programit të qeverisë së re.

-Dhe së fundi, si një frankofon, Berisha duhet t’i dijë, por edhe t’i zbatojë fjalët e arta të Volterit, kur thoshte: “Mik i dashur, unë nuk jam dakord me mendimet tuaja. Por, jam gati qe të jap edhe jetën, që ju të mund t’i shprehni lirisht ato”.

14 komente në “Refleksione pas një seance të Kuvendit”

  1. o sot o kurre! says:

    Jam dakort po se ha ate pyke ajo rospi.

  2. Ekonomisti says:

    Edhe ne kete seance te Parlamentit shqiptar, ujku i vjeter dhe dhelpra dinake, u bashkuan, duke urdheruar, deputetet e tjere te largoheshin nga salla e radhes. Sigurisht qe eshte per te ardhur keq, por kur kemi perpara dy nga njerzit me negativ e te paskrupullt te shoqerise, qe per vite te tera kane bere si u ka dashur qefi, patjeter qe nje gje e tille eshte pritur dhe, lehjet e hungurimat e tyre nuk kane mbaruar ketu.
    Eshte per tu lavderuar qendrimi i deritanishem i Kryeministrit te Ri, Z. Edi Rama, qe nuk i perfill keto qendrime qe jane shme demprurese per situaten dhe vendin.
    I uroj me shpirt keti Ekipi, qe tye kete vetem suksese dhe ne asnje cast te mos heqe vemendjen nga Populli qe pret shume ptrej tyre. Edhe njehere me shpirt dhe shume fort: SUKSESE, SUKSESE!

  3. DREAM says:

    Peza ,po ik ore andej thkruaj programin Pakoqes ,the ne fakt ai di te lexoje .

  4. Liridon says:

    Antishqiptarve ju interesojne rremujat ne Shqiperi.Ato historikisht kane investuar qe Shqiperia te vetizolohet.Kete gje e kane realizuar nepermjet politikaneve frankofone shqiptare duke filluar nga Hoxha me politiken e tij te vetizolimit gjate 4 dekadave e duke vazhduar gati edhe tre dekada te tjera,me frankofonet e tjere te cilet nxisin pa arsye serioze rrumpallat ne Shqiperi.Te shohim se cfare do te beje frankofoni aktual i cli ka te drejten te qeverise Shqiperine.Autogoli qe beri nga teritori me sllavofil i Europes qendrore,ne emerimin e Mal-iqit si keshilltar te tij,eshte shenje qe politika shqiptare akoma s’po gjen force per tu shkeputur nga armiqte tane natyral.

  5. Gezimi says:

    Jam dakord me artikullin, pervec pjeses se respektit per Fatos Nanon. Nuk e di se pse duhet respektuar ky personazh pervers i politikes shqiptare, qe me gojen e tij, ka deklaruar se do ta shkaterroj PS. Ke do te shkaterronte, ate Parti qe pretendon se vete e ka krijuar! Jo vetem keto, por, duke qene nje personazh indiferent, menefregist dhe i dhene pas pijes e bixhozit, Nano ka hyre tashme ne historine e politikes shqiptare si kolona e peste e saj. Per fat te keq, era e kesaj kufome perseri kuterbon. Te shpresojme me Edi Ramen, kete njeri punetor, elokuent dhe vizionar. Une per vete kam besim!

  6. elinor says:

    “…duke treguar forcën e “grushteve”. Ketu e ndalova te lexuarin. Nuk ishin grushte, o Fredo. Ishin puthje plot pasion tek nje e pasme e majmur dhe e djeresitur.

  7. Miranda says:

    Te lumte, o Fredi. Ne, miqte e tu, jemi krenar per ty

  8. Malo says:

    dep[utetet e PD vazhdojne te degjojne derdellistet idjote te Penicilines dhe dizenjatores ajo parti do te shkoje per lesh.

  9. Malo says:

    Perderi sa deputetet e PD vazhdojne te degjojne derdellistet idjote te Penicilines dhe dizenjatores ajo parti do te shkoje per lesh.

  10. Ilir says:

    Partia Socialiste ka qene dhe duhet te mbetet ne mentalitet dhe sjellje parti qytetare.PD ka qene,eshte dhe do te jete nje tribu malokesh me ne krye nje malok tipik primitiv dhe rrotull tij ca sejmene dhe kurva histerike pa asnje vlere si Luli,Jozefina,Majlinda e kompani.

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Peza,nuk na duhen gjurmet,kemi ujkun perpara !
    Berisha,per denigrimin e figures se Rames,nuk pyeti per miljonat,kur prishi rreth kalimin ne “zogun e zi”.
    Groposi miljona euro,ne qendren e Tiranes,duke e kthyer ne lendine per te kullosur lopet.
    Prishi ne Tirane, objekte private te deputeteve socialist.
    Jemi ne vazhden e aksionit te tij te deshtuar,per denigrimin e Kryeministrit Rama.Berisha nuk ka lene njeri pa baltosur.Larg qofte ,po te konkuronte perballe tij,Sheqerja,do ta quante pa frik prostitute.
    Kemi perballe nje komunist perbindesh,qe vetem i trembet burgosjes se tij,duke luajtur me grupin parlamentar te PD-se,si i do bytha.

  12. endri says:

    Asnje pershtypje nuk duhet te te bejne veprimet e opozites shqiptare, sado afer fizikisht te jesh me ta. Ju asgje nuk fitoni nga perfshirja ne konfliktet qe fabrikon ish kryeministri. Ne nga ju presim (dhe ta dini qe jemi gati te paduruar) nje Shqiperi-vend te zhvilluar. Ketu duhet te perqendroheni secili nga ju, lereni plakun Mere me tespite e tij. Fabrikimet e tij i lexon shume qarte shumica e popullit shqiptar, jane banale dhe te vjetra, vete Berisha do mbetet shume shpejt viktime e sajesave te tij aspak intilegjente.

  13. teuta says:

    Sa me shpejte para drejtesise Saliu,shpeton Shqiperia,shqiptaret e Kosova

  14. Toni says:

    Kultura e Rames dominoi mbi injorancen e barbareve, apo jo? Berisha eshte mesuar te genjeje gjithmone, prandaj nuk e beson njeri edhe kur ndnjehere do te thote ndonje te vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje