Është një pyetje, e cila ka më tepër rëndësi për bashkëpunimin ndërinstitucional se sa për sigurinë në përgjithësi.
Në trajtesën, që modestisht përpiqem ta shkruaj në lidhje me Këshillin e Sigurimit Kombëtar, së pari është pyetja se sa i rëndësishëm është një organ i tillë këshillimor.
Nga praktika e deritanishme mund të thuhet se Këshilli i Sigurimit Kombëtar, i cili në Kushtetutë cilësohet si organ këshillimor i Presidentit, ka funksionuar vakët dhe pothuajse në mënyrë inekzistente. Funksionimi jo normal i këtij këshilli ka ndodhur jo vetëm për arsye subjektive, (më tepër brenda llojit), por edhe për probleme të trajtimit ligjor të kompetencave në çështje të sigurisë dhe të ekuilibrit të balancave të pushteteve. Është e nevojshme të analizohet, nëse ja vlen apo jo të funksionojë një këshill i tillë në shërbim të sigurisë në përgjithësi.
Pyetja tjetër është se cili mund të jetë misioni dhe detyrat që do të përmbushë Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Në ligjin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, të vitit 2004, thuhet se: “Këshilli i Sigurimit Kombëtar këshillon Presidentin e Republikës për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit…”. Natyrshëm lind pyetja se cilat janë çështje të sigurisë dhe cili është spektri i sigurisë, duke filluar nga siguria kolektive, siguria shtetërore, e deri të siguria njerëzore me shtatë përbërësit kryesorë të saj. A duhet të trajtojë ky këshill p.sh, çështjen kombëtare shqiptare në mënyrë që për këtë çështje shteti të flasë si shtet? A duhet të trajtojë ky këshill çështje kushtetuese të të drejtave kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të Shqipërisë? A duhet të trajtojë gjakmarrjen, trafikun e paligjshëm, sigurinë ekonomike, sigurinë individuale?
Gjithnjë e më tepër siguria njerëzore po merr përparësi në raport me sigurinë kombëtare. Në këtë aspekt, në ç’masë të veprimtarisë dhe agjendës së këtij organi këshillimor do të jetë siguria njerëzore, aq shumë problematike për vendin tonë? A duhet të ketë kompetencën dhe përgjegjësinë ky këshill të zgjidhë pyetje si: Siguri për kë? Sa siguri? Siguri për cilat vlera? Me çfarë kostoje? Me çfarë kohëzgjatje? etj.
Një pyetje tjetër, që lind nga misioni i këtij këshilli, është se si do të vijojë të jetë përbërja e tij? Misioni, emërtimi dhe përbërja e një organi të tillë, në Shqipëri kanë ndryshuar shpesh. Duke marrë në konsideratë sigurinë njerëzore dhe problematikat e sigurisë njerëzore në vendin tonë, mendoj se ja vlen të analizohet përbërja e Këshillit të Sigurimit, me përparësi audiencën soft power, duke shtuar drejtues institucionesh të cilët lidhen me sigurinë njerëzore.
E rëndësishme gjithashtu është analizimi se kush do të jetë kreu i këtij këshilli, Presidenti apo Kryeministri. Mund të ketë anë pozitive dhe negative secila nga këto zgjidhje. Në një republikë presidenciale, si ajo e SHBA, kreu i një strukture të tillë është Presidenti. Tek ne Presidenti është kryetari i shtetit dhe simboli i unitetit kombëtar. Si i tillë, mund të konsiderohet normale që Këshilli i Sigurimit Kombëtar ta këshillojë dhe t’i bëjë sugjerime Presidentit për çështje të ndryshme të sigurisë. Nëse një fjali hipotetike mund të fillojë me fjalët: “Këshilli i Sigurimit Kombëtar, me qëllim parandalimin e rreziqeve të krimit të organizuar, i sugjeron Presidentit të Republikës, ….”, kjo fjali vështirë se mund të përfundohet. Është vështirë të thuhet se si do të veprohet më tej, pas këshillës.
Presidenti, në tryezën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka një përbërje të kompletuar personalitetesh. (Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Rendit Publik, Ministri i Pushtetit Vendor, Ministri i Financave, Ministri i Transporteve, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, përbërje e cila mund të ndryshojë në emërtim dhe sasi), por për mungesë iniciative ligjore, ende nuk ka mekanizma të qartë vendimmarrës.
Kryeministri ka iniciativë ligjore, por nuk është në krye të një audience kaq të rëndësishme personalitetesh, të lidhur me çështje të sigurisë.
Një pyetje tjetër është se sa efikase do të jetë kjo strukturë në raport me struktura të tjera pranë Parlamentit, Kryeministrisë etj, në mënyrë që të mos krijohen paralelizma dhe mbivendosje. Normalisht agjenda, kalendari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar është mirë të përmbajë ato çështje të cilat kërkojnë një audiencë më të madhe personelitetesh se sa tryeza e Këshillit të Ministrave, apo ajo e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. E rëndësishme këtu është koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional. (Dikur, një personalitet i rëndësishëm nga një vend mik, kur vizitoi vendin tonë, pati takime me gjashtë personalitete shqiptare, të cilët i dhuruan nga një dhuratë. Kur u largua nga vendi ynë, miku i huaj kishte në valixhe gjashtë skulptura të njëjta të Nënë Terezës.)
Në analizën e pyetjeve të tilla, në lidhje me funksionimin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, mendoj se është thelbësore konceptimi i tij si një organ kolegjial, jo vetëm në shërbim të sigurisë së shqiptarëve, por edhe në shërbim të unitetit të tyre.
paskeni lene jashte keshillit serbin damir fazllic keshtu qe ju lutem futeni ne liste se ofendohet sala me xenin.
puuuuuuuu sa i shemtuar tamam majmun , veten se ka mustashe, ptu rrace e keqe