Është e palejueshme të tregohesh i pa dinjitet edhe pas 14 vitesh. Shumë mirë veproi Mimoza Kusari me vendimin e saj, sepse një qëndrim kërcënues i qeverisë së Maqedonisë jo vetëm që nuk mund t’i përgjigjet qëllimeve të fqinjësisë së mirë, por madje, po kthehet në drejtim të kundërt.
Por, ta zëmë se edhe ka qenë një moment kur përçmohet Kosova (si gjithmonë kur pihet raki nga fqinjët ballkanikë dhe i zënë në gojë shqiptarët) dhe është marrë veprim i panevojshëm i qeverise maqedonase. Por jo. Nuk është ky vetëm moment dehjeje. Jam i sigurt se është veprim i shtyrë nga arroganca për të krijuar një atmosfere tensioni siç ka bërë Gruevski me nacionalizmat primitiv të tij me të gjithë fqinjët dhe me përmendoret qesharake në mes të Shkupit.
I shtyrë për mungese të një veprimi tjetër të domosdoshëm – qeveria e Kosovës u bë e fundit nga të gjitha vendet fqinje që po i heq vizën qeverisë së Gruevskit. Kryeministri maqedonas si duket është mbyllur në botën e tij dhe ka hapur luftën konspirative ndaj të gjitha shteteve fqinje.
Kam menduar se bota e lirë e CEFTA-s po bën çmos të gjunjëzojë padrejtësitë që i janë bërë Kosovës dhe bizneseve të saja. Është heshtje e qëllimtë kjo që kosovarët dhe qeveria e tyre kanë provuar të sjellin në marrëdhënie me fqinjët dhe shtetet e regjionit, kryesisht për shkak të pafuqisë dhe të pasluftës. Ajo qe na bën të heshtim neve në shtëpitë tona, ishte se dëshironim të jemi të “padinjitetshëm” karshi shtetit të Maqedonisë edhe për faktin se jetojnë gjithë ata shqiptarë atje.
Nga ky mosveprim i pjesës shqiptare në qeverinë e Maqedonisë dhe veprimi i qeverisë të udhëhequr nga maqedonasit, imazhi i Kosovës është me kufij të mbushur me mallra të Maqedonisë. Me policë që poshtërojnë qytetarët tanë të Kosovës dhe me 320 milionë ton që çdo vit shkojnë në Maqedoni.
Jetojmë vetëm dhjetëra kilometra nga ky vendim arrogant nga vuajtja e njerëzve, që kryesisht janë shqiptarë andej dhe këndej kufirit. Dhe natyrisht, është e pamundur të ndërtosh rend dhe fqinjësi, tolerancë dhe barabarësi me shqiptarët pa rrënuar kujtesën e krimit të bërë nga Republika e Maqedonisë në vitet e Jugosllavisë dhe të kohës kur ne ishim në luftë.
Personalisht kam besuar në një idealizëm evropian për jetën dhe rendin e ligjin, për lëvizjen e lirë të kombeve dhe qytetarëve të Ballkanit, por më duket se sa herë që lexoj vendime kërcënuese të shtetit maqedonas, ata nuk më ngjajnë as në evropianë dhe as në një shtet dinjitoz që ka fuqinë të ruajë atë që bën. Dhe jam aq larg nga besimi im në idealizmin ballkanik të mbështetur nga Evropa.
Dhe, duke shpalosur ashpërsinë e dinjitetit të munguar të një shteti, i mbështjellë me arrogancë primitive nacionaliste, prej kohësh sa është paqartësia me shtetin e Kosovës kam folur me shumë njerëz, dhe sa herë kam menduar t’i kritikoj veprimet e Gruevskit dhe Ali Ahmetit si pjesë e qeverisë së tij, zbuloja arsyet për të miratuar heshtjen, sepse jetojnë në përrallën e pafuqisë së fuqishme. Por shtrohet pyetja, sa është kjo përrallë e rrezikshme për pafuqinë e fuqishme të dy liderëve, për jetën e qetë në gjithë regjionin.
Dhe gjithmonë po gjej veten të dyshoj, jo në qeverinë si sistem, por në njerëzit që ndërtojnë sistemin e këtij shteti që po kalbet nga nacionalizmi i përmendoreve dhe dëshirës për të qenë të fuqishëm. Natyrisht, në pafuqinë e tyre.
Sinqerisht më duket që në situatën aktuale, mungesa e vullnetit të kësaj qeverie për të vendosur rendin dhe lëvizjen e lirë, duke përfshirë edhe mallrat, mund të konsiderohet si dëshirë e qëllimtë për të mos vepruar. E vërteta është se ndaj qeverisë maqedonase Perëndimi është treguar, në mënyrë skandaloze, i “paaftë” për të vepruar.
Kjo sjellje le përshtypje të rreme për luftën e evropianëve për rend dhe ligj në Ballkan. Kështu qeveria e Maqedonisë dhe stafi i saj po investojnë në gjuhën e panjohur. Në dëshirën e tyre që nuk e dimë dhe nuk e shohim se ku po i çon dhe ku po na çon.
Në logjiken aktuale kjo qeveri autokratike po dërgon mesazhe të panjohura.
E panjohura është armiku më i madh i racionalitetit. Është dreqi vetë në Ballkan. Dhe ky dreq, i cili interpretohet në mënyra të ndryshme nga atë që dëshirojnë konflikt me gjithë fuqinë që kanë, mund ta rikthejë gjuhën e zakontë që bëhet në Ballkan. Ndarja, ikja, konflikti…
Nëse, siç e kam edhe frikën, e papranueshmja do të pranohet edhe një herë, e patolerueshmja do të tolerohet edhe një herë, nëse kosovarët dhe qeveria e Kosovës do të mundeshin edhe një herë duke ulur kokën kinse do respektojnë fqinjësinë e mirë dhe tolerancën, në emër të stabilitetit dhe dëshirës evropiane, atëherë duhet të reagojmë me dhimbje dhe zemërim për atë që na ofrojnë marrëveshjet e CEFTA-s, që në vend të ndërtojnë një ekuilibër ekonomik ku respektohen të gjithë, tolerojnë gjithçka që e kontrollojnë Kosovën.
Çdo situatë tjetër, që mund të mbetet si draft strategjik pa u përdorur kurrë, ngjan pastaj si një betejë e rreme për të ndërtuar një barabarësi të qëndrueshme në regjion.
Zgjatja e situatës së paqëndrueshme ka të bëjë me njerëzit që udhëheqin Maqedoninë- Gruevskin si udhëheqës të vërtetë dhe Ali Ahmetin si karikaturë e tij.
(Autori është kolumnist i rregull i gazetës Tribuna)
Z.Rama nuk merr nje qeveri si “derr ne thes”, mbushur me vrasje, vjedhje, korrupsion … prandaj ka pergatitur “PROGRAMIN E SHKELQYER” per Shqiperine.
o E verteta ,,po lexoje njeher artikullin..mos ja fute dhe ti si deri ne thes,,ku e shikon qeverin e RAMES ,,me i vertet se e verteta qe ke ,do jete me mbare,
hahahahahah ia dhe 1 dele e Edushkes
Pse merresh me keta, jane analfabeta funksional, qe lexojne e shkruajne gjysma-gjysma, por as nuk kuptojne gje prej gjeri. Ndiej pak meshire per ta, mos ua thuaj tulle.
o vorr me floke ngjyre portokalli, cka thua!
Batoni eshte nje pseudo-njeri
Sa i shpifur ky haxhiu. Ja ke futur kot plako
Respect Baton,je nje nga penat me te mira te gazetarise ne trojet shqiptare.
Ti Baton je shumë e tejdukshëm, shumë i llogaritshëm. Se paku për ata që kanë patur rastin te të njohin, më se voni nga koha studntore. Sdi pse të shkon mendja të nënçmosh intelegjencën e shqipëtarve ( të Kosovës sepse të ata nga viset tjera etnike mbase ste njohin ashtu si ne). Ti shkruan këtu për idealizmin tend ballkanik. Po vënja emrin si e ndjen, aman. Thuaj idealizmi yt jugosllav, ashtu sic e ke patur në zemër që nga koha jote e pionerit të Titos.
Ata që të njohin do mbetën pa frymë nga ky duf i shprehur me patetizëm kundër Maqedonisë. Jo që më dhimbsen ata. Biles unë i përçmoj një shkallë më poshtë se serbët. Mua më çuditë entuziazmi yt i vonur për të kritikuar biles edhe europianet ( e selektuar, natyrisht), këta miqët tuaj te të cilën, theve këmbët për të denoncuar paqeprishësit shqipëtarë që po prishin bashkjetesën ne Maqedoni në vitin 2002. Apo në atë kohë Shërbimi Intelegjent maqedon ishte i rregullt ne pagesë?! Se di pse ky farë Gruevski ndërroj Shefin e atij shërbimi sepse ai dilte ndonjëherë në Brezovicë për ndonjë drekë pune me ty edhe atëherë kur Stanishiqi nuk kishte mundësi të vij.