Majkëll Xheksonat e Shqipërisë

12 Shtator 2013, 19:11Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

Askush në histori nuk ka qenë racist ndaj vetvetes më shumë se Majkëll Xhekson, që ka luftuar për ta zbardhur lëkurën e tij të zezë, derisa e ka shndërruar veten në karikaturë për të vdekur nga pikëllimi.

Nuk di term për ta quajtur tipin e Xheksonit, prandaj po e quaj auto-racist (njeri që nuk i ka urryer të tjerët, por e ka urryer veten pse nuk ishte i bardhë).

Në Shqipëri konsiderohen qytetarë shqiptarë edhe romët. Shqiptarët e Shqipërisë i duan serbët e Serbisë (dashurohen, martohen, bëjnë prostitucion me ta), i duan grekët (bëhen shërbëtorë të tyre, punojnë për ta, i imitojnë, ua falin detin, ua ruajnë varret e paqena) vijnë grekët e i rrahin shqiptarët midis Shqipërie e shqiptarët nuk ftohen prej tyre, ndaj tyre nuk janë racistë.

Shqiptarët i duan sidomos italianët (të gjitha këngët ua dinë përmendësh; për ta është modë nëse këndon italisht, je demode nëse këndon shqip), janë inferiorë ndaj tyre, çmenden për t’u bërë italianë, edhe para se Nano të propozonte Shqipërinë për protektorat italian.

Për shkak të tre- katër opinioneve ku vogëlsia ime ka provuar të përmendë Shqipërinë në shkrimet e mia, kam marrë qindra sharje dhe dhjetëra letra e komente nga njerëz publikë, kryesisht gazetarë, që më këshillojnë që urgjent t’i këqyri punët e Kosovës dhe të mos përzihem në çështjet shqiptare se me ato punë ata gazetarë merren vetë.

Grekët, italianët, serbët etj. shkruajnë për Shqipërinë zi e më zi, sikur zbulojnë ‘sekretin e mullirit të braktisur’.

Unë jam rritur nga njerëz që e kanë kaluar rininë në burg të Goli Otokut për flamurin e shqiponjës, për shkak të punës dhe dashurisë së tyre për Shqipërinë.

‘Dashuria për Shqipërinë’ për mua ka qenë si lëndë mësimore, që mësohet, ushtrohet dhe jepet provimi për të.

Për mua Shqipëria nuk është e shqiptarëve të Shqipërisë, por e të gjithë shqiptarëve.

Katundare jam unë, do të vdes duke kujtuar që Shqipëria është atdheu im.

Por, asnjëherë nuk kam ndjerë nevojë të botoj shkrim në Shqipëri, prandaj as nuk i dërgoj asnjë redaksie shkrimet e mia.

Disidenti ma mësoi atdhedashurinë kur isha vajzë e re dhe e dija përmendësh moton kozmopolite të Teofeastit ‘atdheu im është e gjithë bota’.

Atdheu yt është Shqipëria.

Tash është vonë për mua të çmësohem nga kjo dashuri.

Tash nuk mund të çmërzis gazetarët dogmatë të Shqipërisë e t’u them se s’do ta përmend kurrë më Edi Ramën në shkrimet e mia.

Unë Edi Ramën e konsideroj si kryeministër timin, njëjtë si z.Thaçi, s’kam çka bëj, kështu jam mësuar me kohë! Por, deri në vdekje mund të jetoj pa shkelë këmba ime kurrë në Shqipëri. Se dashuria për mua edhe kur është ‘e verbër’, jeton edhe pas vdekjes.

 

P.S. Studiuesit më të mëdhenj të gjuhës shqipe ishin rusë, gjermanë, polakë e të tjerë. Rusët e gjermanët e kanë ditur se s’është e domosdoshme për të qenë shqiptar për t’ua mësuar shqiptarëve gjuhën shqipe…

Ata gazetar/e (emrat e tyre nuk po i përmend tash) që kërkojnë nga unë të zbatoj ‘kufij të gazetarisë’, sipas ndarjes së tyre: ‘shqiptarja e Kosovës shkruan për probleme të Kosovës,’ atyre u ndihmoftë Zoti të cilin nuk e kanë ‘njohur’ e besuar në rini.

Janë problemet që kalojnë kufijtë artificialë ‘kufirin me atdhe’, që shtrihen në shtete tjera, e bashkë me to e kalon kufirin edhe lapsi im…

Kurrë nuk do ta kisha besuar që gazetarë shqiptar kërkojnë me histeri nga unë që të mos e përmend Shqipërinë në shkrimet e mia.

Qe, ky është kufiri mendor i medias shqiptare, që më shumë se në të gjitha aspektet, është e ndarë në këtë aspekt, kufiri më i fortë ndërmjet shqiptarëve është ‘kufiri i gazetarisë’, që e kanë krijuar dhe e ruajnë doganierët- botues të gazetave shqiptare të Shqipërisë, se sa i përket shqiptarëve të Kosovës ata çmenden nga dashuria për Shqipërinë!

62 komente në “Majkëll Xheksonat e Shqipërisë”

  1. ermir says:

    nga si flet dhe shkruan po me ngjan me Jozin,ti i ke marre ofendimet per shkrimet tuaja sepse ti e para i ke ofenduar shqiptaret ne te gjitha shkrimet qe ke bere,deri dje shaje Edi Ramen sot e njihke per kryeminister lereni hipokrizine menjane dhe merru me hallet e shtepise tende troja.

    1. Tironci says:

      per ata qe nuk i kuptojne thelbin e shkrimeve te Kimetes, me mire mos komentojne, se po bejne gafa qorri si i thone. Kimetja ne shkrimet e saj, te pakten aq sa e kam ndjekur une eshte mjaft pozitive, dhe ne raste kriticizmi eshte po aq pozitive dhe konstruktive. Tjeter gje se nuk u pelqen disave, mua me pelqejne, me pelqen ironia e embel qe ajo percon, sespe thelle thelle shoh dashuri per Shqiperine dhe deshiren per ta pare te prosperuar. E kush nuk do e donte nje Shqiperi te tille…. Kimetja eshte nje nga ato.

      1. voica says:

        Tironco
        Shume e sakte ajo qe mendon. Do shtoja vetem nje verrejtje per Kimeten, qe duhet ta mbajme me kimet, ne te Shqiperise te pakten, sepse ben shume mire qe merret si me Edi Ramen dhe me koleget e saj ketu, qe po e kritikokan, keta mendjet e ndritura, qe e kane bere gazetarine servilizem dhe publicitet per qeverite ne fuqi.
        Vetem se nuk me duket e drejte venia ne nje plan e greko-serbeve me Italine. Dihet historikisht kompleksi dhe inferioriteti i shqiptareve ndaj te huajve. Cdo “imitim” ose adhurim; italian, anglez, francez, gjerman vjen si pasoje e ketij inferioriteti i perzier pazgjidhshmerisht me aspiratat pro perendimore te njerezve te thjeshte. Sa per pushtetaret(qe dhe keta para se te beheshin te tille kane qene ne grupin e atyre te thjeshteve, ndryshon puna. Dhe ndryshon vetem me ballkanasit komshinj, njeri prej tyre i perjetshem, te cilet kane gjetur dhe kane bere. Po, po. Ata kane synime (gjeografia, c’ti besh!) dhe synimet gjithmone i kane arritur me “deshiren”,lejen, bashkepunimin, PAZARET tona, ne kembim te rehatise personale kolltukore dhe ketu ne shkrim Kimetja ka cituar nje varg prej ketyre synimeve te realizuara nga keta fqinje, me baze pazarin; pazarin e Bajraktareve te ketij shteti te asaj qe thuhet se nuk nxirret ne pazar, Atdheun.
        Ndaj, mendoj, megjithese nuk eshte ky problemi i ketij shkrimi, qe sikur te mos t’a fusje Italine (Francen, SHBA-ne) ne nje kallep me serbo-greket, do ishte me mire.
        Sa per te shkruar per shqiptaret, kusur mos u ler. Te lexojne njerezit, ata “koleget” ketej, le te bejne “politiken e madhe”…

        1. ay qy says:

          Kimete moj,katunare qofsh,me nder e pac! Asgje te keqe s’ka.Vetem qaramane mos u bej!Ti Shqiperine duaje per vehte,askush s’mund te te ndaloje edhe sikur te perpiqet.Per Shqiperine shkruaj sa te duash,askush s’te ndalon dot,edhe sikur te perpiqet.Vetem mos u anko te lutem!Problemi yt nuk eshte pse do apo merresh me Shqiperine.Qejf te kesh,t’u shtofte oreksi.Ceshtja eshte se per realitetin ne Shqiperi ti je “krejt n’ajer”.Idene nuk ja ke nga lidhet gomari,njohurite fillestare i ke sa nje kokerr orizi.Keshtuqe mos u cudit kur merr “lavderime” dhe “perqafime” vellazerore.MOS I LENDO SHQIPTARET E TJERE (qe duket qe nuk i njeh) QE TE MOS LENDOHESH!Se opingat e Serbise,ne Permet i prodhojshin,por duket se fluturimin me pras firma Berisha e paska ne eksklusivitet!
          E t’lutem mos kjaj!

    2. Profesori says:

      @ermire kurrkushja, ty tu dukka vetja me dikushi se Jozi! Phu mjerane e peshurrte.

    3. askushi says:

      @ ‘ermir’!

      O ermir(a) i(e)leshit te Jozit,edhe vete Edi Rames(nese do lexonte komentin tuaj),do i peshtirosej permendja e emrit te tije nga ju(ne nje kontekstin te tille).
      Me sa duket e kuptohet,menyra se si vegjetoni,shtepia dhe botkuptimi juaj,lidhen e shpjegohen me te vetmin koncept filozofik,ate te Trojes!
      Une replikova me ju(ua hodha qyrret),por jam krejt i sigurte se Kimetja,as kete ‘kenaqesi’ s’do t’ju a jepte.

    4. Albert Rama Per "ermirin" says:

      A Fole ti pak a? Bravo. ? nime masi ma kujtove shpine edhe masi nuk i paske dy lidhje me tru qu shko boni rangte e shpise ?

    5. Tti says:

      Shume mire kimete por ke harruar se ne shqiptaret duam shume edhe turqit e korumit qe privatizuar gjysmen e shqiperise tende madje para ca muajsh i kishin rruhur ca shqiptare ne metalurgjikun e Elbasanit. Pyetje ime eshte Kimete, a i harrove apo te pelqejne turqit me shume se italianet???

  2. hemi says:

    O Kimete,nuk ke ndonje pune tjeter ti per te bere?Ik se le nam.I je qepur SHqiperise dhe Edi Rames si muti pas kepuces.Hajt,boll bere si byth e zgjuar e na ler rehat ne hallet tona,he cupe e mbare.Mbaruan problemet andej nga Kosova,i zgjidhe te gjitha?Edhe ju te te temes,nje e dy edhe kete cupken nxirni,sikur eshte e pikuar nga qielli.Na cau trapin.

    1. Spinoza says:

      @hemi, trapi ty te mbett shkret

    2. miri says:

      @hemi je lope e gjalle, gjynaf per ty

  3. Zadar says:

    proteste e bukur.
    do te doja ti tregonit emrat e atyre gazetareve per ti bojkotuar. Rrofte Tema qe e thyen kete kufi te turpshem!

  4. Rasputin says:

    shumica e gazetareve shqiptare jane mbetje komuniste dhe nuk urrejne cdo gje qe vjen nga kosova. ti je e mencur kimete dhe ke te drejt per te ‘shityr mend’ sic thoni, edhe atehere kur nuk e qellon.

  5. martin camaj says:

    per faktin qe merresh me problemet e Republikes se Shqiperise te pergezoj, te lavderoj dhe te admiroj.Kufijte artificiale kurrsesi nuk mund te behen pengese per Shpirtin e Kombit. Ai shtrihet tek cdo bir nene qe i thote bukes buke dhe ujit uje (jo ata shtetas qe perdorin fjale greke a te tjera per keto).Shpirti i Kombit ashtu si Shpirti i Njeriut nuk njeh kohe, hapesire dhe kufij. Ai shtrihet tek cdo shqiptar ne cdo cep te globit.
    Ne lidhje me romet desha te te them qe me ta po heq e gjithe bota sepse ne ndryshim nga racat e tjera (zezaket p.sh.)te cileve per shume kohe u jane mohuar te drejtat dhe i kane fituar me perpjekje e mund, romeve u ofrohen te drejta dhe i refuzojne. Jane raca me kokeforte dhe me nomade qe ekziston ne planet. Ne asnje vend nuk jane stabilizuar. Jane raste shume te rralla kur e gjejne veten te integruar, dhe keto (me vjen keq ta them)ne shumicen e rasteve kur jane martuar ose perzjere me racat mbizoteruese vendase. As dhuna e dikaturave me te ashpra nuk i ndryshoi dot romet. sigurisht situata e tyre ka nevoje per permiresim por ndonjehere rendesia dhe urgjenca qe u atribuohet eshte e ekzagjeruar. Prinderit rome (meshkuj) i shfrytezojne femijet e tyre qe ne moshe te njome qe te punojne ne menyre qe vete te rrine “rehat” dhe te pine e te kendojne gjithe diten. Ne Shqiperi regjimi komunist i pajisi me shtepi, dhe sapo erdhi demokracia i shiten shtepite dhe hyne ne baraka vetem qe te prishnin leket me makina te shtrenjta dhe neper bordello.

  6. luis says:

    Ka nje proteste brenda shpirtit te saj kjo gazetare dhe shperthen ne shkrimet e saja por nuk duhet paragjykuar sepse ne pergjithesi kjo godet veset dhe virtytet e dobeta qe permbajme si komb.
    Pse shkruan per Shqiperine kjo nuk ben gabim sepse eshte e te njejtit gjak me ne por e keshilloj kete zonje se duhet te matet disa here per te kritikuar nje figure qe nuk eshte vene ne prove akoma.
    Koha eshte ajo qe na jep nje gjykim te drejte.
    Ne sot shajme Berishen sepse koha ka treguar ligesite dhe mbrapshtite e tija.
    Edi Rama eshte premtuesi dhe ne shpresojme ne te prandaj eshte heret te gjykohet kur akoma fjalet nuk jane te mundura per tu bere vepra.

    1. Alb says:

      Kjo zonje duket hapur kerkon te tejkaloj kufijte e Kosoves per tu bere e njohur, pra e madhe. Shume ambicioze dhe pastaj ben gabime

      1. Volf says:

        @Alb, kjo zonje po thote qe as nuk dergon shkrim neper redaksite shqiptare. Lexo me vemendje e mos e genje vetveten.

        1. Alb says:

          @volf, ke te drejte, per sot, por grate jane pak shejtanka ne ambiciet e tyre

  7. ema says:

    Kimete, vazhdo punen o zonje e nderuar. Te drejten per tu shprehur lirisht ta ka dhene zoti. Qente le te lehin, ti vazhdo perpara!

    Me pelqen stili dhe guximi yt! Ke karakter dhe pike, mos u tremb nga zhapiket kameleone te Shqiperise qe ngrysen blu e gdhihen pink.

    Pergezime te perzemerta

  8. aleko says:

    Nje gazetare e guximshmew dhe dinjitoze..

  9. selaudin says:

    Urime per mendesine brilate moj bije e Shqiperise (e kosoves po e po). Mos jua ven veshin papagalleve (gazetareve te paskrupullt) te shqiperise se pa sheruar prej komunizmit. Vazhdo te jesh kritike se kemi boll gazetare bojaxhi kendej nga shqiperia. Te uroj per guximin dhe mendesine moj bije.

  10. toni says:

    Bravo Kimete,po nuk i ke rene mire kokes,une do shkoja pak me larg,Greket jo vetem qe i rrahin po i kane shkerdhyer dhe grate ne kufi me burra te lidhur mbas peme,dhe nje shumice jo e vogel ne Shqiperi i do ata,me serbet jo vetem bejne prostuticion po harrojne qe mos te kish qene Amerika dhe brenda ne shtepi ju kishin dhier Shqiptareve ne Shqiperi,e sa per Italianet nuk kam nevoje te zgjatem dihet dhe nga femija se sa i duan dhe respektojne Shqiptaret,perfundimisht kur nje popull nuk do dhe respekton veten e tij si do ta duan dhe respektojne te tjeret.Sa per ata gazetare qe flet nuk ka nevoje te japesh emra se dihen,jane ata bythlepires qe nderrojne xhaketa sa here nderron qeveria dhe partia,kjo eshte nje nga arsyet madhore pse ne Shqiptaret nuk e kemi shijuar akoma demokracine.Ata gazetare qe mundohen te vene kufi jane bijte e atyre kurvave qe per te bere bijte e tyre me shkolle te larte ngrinin kembet perpjete ne ish zyrat e komitetit qendror,jane bijte e atyre baballareve qe mbanin fotografine e E Hoxhes ne ball te murit te shtepise dhe harronin baben qe i kish bere koken,prandaj z Kimete mos i merr seriozishtti je me shume Shqiptare se ata qe nga menyra se si vishen dhe jetojne ngjajne si Kinez ose me mire te them si Aziatik.

  11. ylli rks says:

    Vetem kronika e zeze dhe Lazarati zgjon kurreshtje dhe interesim tek ata, te cilat edhe i ka “produkte nacionale”. Komentuesit andej, vertet jane pa senc humori, perplot me vulgarizma! Kimetja ashte Diva e gazetaris shqiptare.

    1. Andrea says:

      @ylli rks, te lumte per komentin e zgjuar. Me pelqen simbolika e ‘produktit te lazaratit’ qe keni permendur. Eshte koha qe shqiptaret e Kosoves ta rrezojne superioritetin fallco qe e imponon ndaj kosovareve Shqiperia. Gazetaret e Kosoves, jane shume me te ngritur se gazetaret e Shqiperise. Kete fakt e ka permendur ne nje interviste te tijen edhe z.Baze per tv rrokum. Respekt per kontributin e gazetareve kosovar.

  12. pelivan says:

    Gazetaret duhet te mbajne paksa frymen kur shkruan Kimetja e Shqiperise. Ndersa komentuesit e shumte… ketu duhet te ndukin gjuhen, mundesishte forte,se vetem keshtu degjohen edhe me mire! Kimetja eshte pjese e atij deti te thelle,qe prap, disa te prap,po duan t’ia falkan grekut! Mirpo,ajo eshte thellesie e “syrit te kalter” te sarandes . E kini pare ate ndonjehere?! Kimetja eshte e motra!….

  13. MC says:

    Nese deri me`89 gjermanet ndaheshin ne lindore dhe perendimore, tani si duhet te quhen? Mendoj se me kaq mjafton qe Kimetja te kete te drejte per ate qe thote.

  14. ''evgjitngrenesi'' says:

    te lomte kimete. vazhdo te jesh shqiptare,e mos u prek nga disa legena te janullatosit qe te thone ”shiko punen tende”.shqiptaret e vetdijshem mendojne si ty,evgjiteve pastaj vari bidonat se kompleksin e m.xheksonit.

  15. DREAM says:

    Kimete po mire moj Zonje ,ti nuk vure mend me ate burgun e te pareve te tu
    ?? Cfare do ktu qe merresh ende me agjitacion propagande ?? Jo se vete po thua qe dhe biografine e ke te keqe . Ndiq keshillen e atyre miqve qe te duan te miren ,hesht ,hesht moj ar mike .Jo se ngaqe heshtin dhe servilosen te gjithe ne ngelem duke shkruar vetem histori diktatoresh !
    100 vjet …pushtet ! 100 vjet Spac dhe Goli Otokun .
    Deklasoeni jo vetem kte por dhe Temen . Ne burg te gjithe .
    Lejoni vetem te heshturit .Atdheu i mumjeve dhe …majmuneve qe fazen e evolucionit kurre nuk do e kalojne .

    RESPEKT KIMETE ! {leri te lehin zhgaravinashkruajtesit ,edukojini te rinjte ,me mire nje vend me disident se me mumje }

  16. SHKUPI says:

    Kimete je yll fare,vazhdo se jo se vetem te lexojme por edhe mund gazetaret te marin ore praktike per gazetarine.Mos ua ven veshin disa debileve ketu kinse komentues.Shqiptaria dhe dashuria per shqiptarine nuk ka kufij.Ty nuk te tangon konflikti i interesit dhe je me reale,me e ngritur,me elokvente se gjith ata qe te sulmojne sebashku.Te lumte,moti skam lexuar me shkrime me kuptim dhe thenie troc te gjerave.Me mahnite me njohurite qe posedon edhe pse dukesh e re.Bravo, urime dhe cdo te mire ne jete.

  17. beso says:

    Shkrimet e Kimetes kane gjithmone ironi therese,nese merret me Ramen-Ramushin-Ramadanin-Saliun-Nazmiun-Kadiun,etj,eshte pune rutine e gazetarise.Ndofta Kimetja ka njohje te percipte te Shqiperise social-politike dhe ne disa shkrime evidentohen pasaktesite,por ne pergjithesi ne shqiptaret jemi rritur dje ne diktature dhe sot ne demokraci me nje ndjenje atdhedashurie per bashkekombasit tane kosovare.Ky kompelks alla”Majkell Xheksoni”eshte superuar,do superohet me mire kur te hiqen keta kufijte formale qe jane sot.

  18. plaku47 says:

    Me falni ju lutem por, une kam mendimin se, zonja Kimeta ka problemin se, nuk e njef fjalen “investigim” qe, me sa di une, eshte edhe baza e nje publicistike serjoze. Thuhet se, ne publicistike nuk duhet te botosh dicka ne se nuk e ke marre informacjonin te pakten nga dy burime serjoze. E kam fjalen per thenjen me siper te zonjes Kimete se : “…edhe para se Nano të propozonte Shqipërinë për protektorat italian.”

    Me falni injorancen time, por une nuk kam degjuar dhe nuk besoj qe, Nano ta kete thene nje budallallek te tille. Ne se dikush ne forum di dicka me shume dhe mund te konfirmoje me fakte ( duke dhene burimin) se, Nano e ka thene nje gje gje te tille do ti isha shume mirenjohes.

    Kam frike se, kjo zonje ka problemin se shperndahet si vaji ne lakra dhe se, dijenite e saja (duket qe lexon shume dhe kjo eshte nje gje shume e mire ) jane si nje magazine pa inventar.

  19. PoorAlbanianBoy says:

    Kimetja eshte zonje vajze.

    Ka shume humanizem dhe nerv ne bisedat e saj; e dashur, e dhimbsur, e drejte, rebele e me sens te thelle pergjegjesie qytetare. Personalisht me pelqejne kombinimet, ironite, njohurite e Guximi i saj, por jo vetem.

    Shkrimet e saj jane reale dhe pickuese, te drejta dhe intriguese, pasqyrojne ate qe eshte keq sot dhe do jete me mire neser; nje ze i rralle, i qarte, intelligent, kurioz, qe ploteson nje risi te femres [moderne] intelektuale Shqiptare.

    Te falenderoj Kimete dhe me nje spekullim dedutiv; besoj se 20% + e lexuesve ne Tema Online, vijne me padurim te lexojne shkrimet e tua. Une jam nje nga ata.

    Ti shkruan per Ne (lexuesit) dhe te Verteten, jo per smirezinjte apo mediokrit (!) Vazhdo…

    Se fundmi, me falenderime per Tema-n qe sjell ketu shkrimet e tua. ”Indeed, a breath of fresh air!”

    Me respekt,

    Shqipe (si ti) ne Londer.

  20. Shkelzeni says:

    Askush nuk mund te jete I lire ne shpirt kur fillon te mendoje te censuroje dike tjeter. Te tere keta qe te rekomandojne te mos merresh me kete ose ate ne Shqiperi Jane thelle te okupuar e te prangosur ne mendjen, kulturen dhe filozofine e tyre. Shkruaje e dashur moter, nene dhe bije e jona se keshtu do te ndihmosh edhe me shume ne clirimin dhe sherimin e tyre. Me beso e dashur moter qe nuk kam shume kohe te shpenzoje me shtypin shqiptar kete ne USA per shkak te angazhimeve te Mia profesionale dhe te biznesit por cdo mengjes kur udhetoje me tren per ne Pune pas NY Times dua te di se care ke shkruar Ti ne Temen e te prefruarit tjeter timin Mero Baze. Te dy ju mund te them me bindje se perfaqsoni shqiponjen dykrenare te shtypit shqiptar. Aq sa ndjek me vemendjecPaul Krugman ose Thomas Fieldman tek Ny Times po aq simpati kam edhe per Ty dhe Meron. Padyshim qe ju konsideroj me te vertete pasuri shpirterore per vendin dhe kombin . Ndjehem krenar qe jemi bashkekombes e nderuar dhe e respektuar Kimete. Good bless you and our nation.

  21. Kruja says:

    Kimete, asnje gje te teperuar dhe te pasakte nuk ke ne shkrim. Ashtu eshte, sikurse e pershkruan edhe vete mentalitetin e nje pjese te jo te pakonsiderueshme te shqiptareve.

    Eshte per te ardhur keq por ky eshte nje realitet ku injoranca kerkon te beje mode sepse eshte me lehte te ndjekesh moden sesa te tejkalosh injorancen. Shume njerez ndjekin moden, edhe budallenjte e ndjekin.

    I ke rene pikes, ashtu eshte, ka shume injorante te cilet hiqen modern. Ju vjen e gjitha nga inferioriteti. Paaftesia per te ecur ne nje hap me kohen u imponon atyre ndjekjen e ‘modes’. Kjo eshte ‘mode’ e vjeter ne Shqiperi.

    Shikoni si eshte katandisur Shqiperia! Vecse shqiptareve askush nuk e ka pergjegjesine per kete krize te gjithaneshme sidomos asaj MORALE.

    MEGJITHATE une besoj se shumica e shqiptareve nuk ndjekin ‘moden’ dhe nga ana tjeter I jap te drejte Kimetes kur konstaton faktin qe ka nje numur te konsiderueshm injorantesh.

  22. Samuai says:

    bravo Kimi, je fantastike. Me pelqen shume krahasimi qe keni bere me auto-racizmin e M.Jackson. Dakord me ty per kufirin e gazetarise shqiptare qe eshte intolerante ndaj shqiptareve te Ks, ndersa eshte inferiore ndaj gazetareve italian, grek e serb. Ju lumte!

  23. Shaulin says:

    kete kufi mendor ndermjet shqiptareve e thyeni ju me kete shkrim e nderuar. Superioriteti dhe njeshmeria e shkrimit ta rikujton dashurine e refuzuar te kosovareve nga ana e shqiptareve. Gazetaret, qe bedoj me shume jane gazetare femra te parealizuara ne profesionin e tyre, tani pas ketij shkrimi do ta mbyllin gojen dhe i keshilloj ti kthehen puneve te shtepise, se sa i perket gazetarise asnjera nga to per asnje shkrim nuk do mbahet mend. Suksese Kimete!

  24. ec para ediiiiiiiiiiiiiiii says:

    moj kimete moj berisha , prape ti ketu , po shko moj vajze dhe beje ndonje pune andej nga kosova se ne dime c te bejme, ade marsallah moj kosovare.ke haruar dicka ti por po ta kujtoj unr , serbet qe i falte zoti ju perdhunuan dhe jo pa te keq dhe shikoni ti beni ndonje dne femijeve te lindur mbas luftes dhe do shikoni se gjysma kane baballare orthodoks .

  25. Ida says:

    komplimente
    edhe nje shkrim i mrekullueshem nga Kimetja
    Askush te mos provoj te vazhdon kete filozofi antikosovare, raciste brenda llojit. Metafore brilante, gazetare e shkelqyer.

  26. Xhoni says:

    T’lumte Kimete!

  27. Rumi says:

    ky eshte nga ato shkrime qe i lexoj dy here.

    me la pershtypje te forta kufiri me i madh qe ndan shqiptaret-kufiri i gazetarise..shkurt kimetja eshte eksellente

  28. E.Tetova says:

    oj Kimete, gazetat jane ne dore te mafise, te krimit e te droges, kurse gazetaret shqiptare jane polic te pushtetit, shumica absolute e tyre, nuk ju konvenon nje mendjendritur si ti.
    po befason Tema qe aty ketu ndonji shkrim po ta boton.
    e ke perkrahjen e lexuesve te vazhdosh ta rrezosh kete mur te gazetarise, deri ne themel.
    Pershendetje

  29. Suzi ks says:

    bravo kimete per kete shkrim historik
    boll ma na kane lodh me qendrimin e tyre ekstrem dhe superior ndaj neshe.
    kosovaret sdine,
    maloke,
    pse perzihen ne punet tona. etj.
    Shqiptaret e Kosoves jane kinga bre, normal, pervec Halilit e Batonit qe jane katundare te parruar.

  30. Hyra says:

    kosovaret edhe femijet e tyre i kane pagezuar me emra qytetedh e lumenjsh te Shqiperise: Saranda, Vlora, Valbona etj., ndersa eshte e pamundur qe kosovari te ndjehet i mireseardhur ne Shqiperi.

  31. Piktori pa Pikturë says:

    mos u merzit Kimete,
    edhe kete problem e rregullon tani Zoti Edi Rama.

    1. Rembrant says:

      Ha ha ha
      nese nuk i ndreq keto probleme, Edi, se paku i vizaton problemet ne leter.

    2. Galant says:

      cinizmi i kimetes ka infektuar edhe lexuesit. tani shohim me shume se kurre komente cinike ne forum. kimetja duket te jete eksperte per manipulim. e shpeton veten nga kjo ndjekje qe ia bejne duke i paralajmeruar gazetaret qe kane nxituar dhe e kane kritikuar qe perzihet ne punet e shqiperise, dhe gazetaret naiv, duke harruar qe kane te bejne me nje berishe, jane rrembyer per ti treguar vendin kimetes, e kimetja ua ka treguar atyre vendin, me gabimet e tyre. de keshtu, kimetja e mencur dhe e bukur e merr me elegance dhe me stil vizen per te shkruar per shqiperine sa here qe do. pra, kete e arrin ne shpine te gazetareve injorante shqiptare qe i jane drejtuar kimetes me arrogance dhe me vetebesim, thuajse kimi eshte nje vajze e vogel..kimi eshte e madhe.

  32. mimoza says:

    Bravo Kimete, unë çdo dite e hapi gazeten tema duke shiquar mos ka ndonje shkrim nga ti, se me te vertet e ke nje menyre te shkruarit qe rrallë
    here haset te ndonje gazetar tjeter.

  33. qytetari says:

    Nje gazetare mbi te tjeret per stilin ,ironine,pastertine e shpirtit dhe forcen e fjales qe godet ku dhe si duhet,shkurt nje femer me burrni cilesi kjo qe u mungon plot te tjereve burracake te komanduar.

  34. Liridon says:

    Faktografia na thote qe “Kosova eshte djepi i shqiptarise”.Ne momentin qe kosovaret e kuptuan rolin e Tiranes zyrtare te 7 dekadave te fundit,i zgjidhen vete problemet e pamvaresimit te tyre,pra shkeputjen nga Serbia.
    Shqiptaret londineze,te edukuar me frymen e “Vellezerit kineze e miqte kosovare”,ne nje kohe qe kosovaret perfundonin burgjeve per shtetin ame,shqetesohen shume per dashurine qe kane kosovaret per Shqypnine.Shyqyr qe ndjenjen apo frymen kombetare nuk mund ta ndalojne dot me ligje.Shqiperia ka shume nevoje per bijt e saj kudo qe ndodhen.Se perndryshe nuk do te kemi mundesi qe te ndalojme:femijet qe i kane sherbyer klikes te Rankovicit te marrin poste jo te pa rendesishme,e femijet e prinderve te burgosur ti mbyllim gojen kur permendin fakte te ndodhura ne drite te diellit,qe diskretitojne internacionalistet e djeshem dhe “globalistet” e sotem.

  35. Jana says:

    Kimetja na nderon me shkrimet e saj
    Sic kam thene disa here me perpara, me vjen keq qe shkrimet e saj nuk i dedikohen nje kombi te madh sic jane gjermanet, ne mediat e te cileve, e themme pergjegjesi te plote nuk gjen as perafersisht kalibrin e Kimetes, e cila per fat te keq eshte dhurate e Zotit per lexuesit injorante te Kosoves e Shqiperise.

  36. Bardh Gashi says:

    ku eshte Bardhi Rks, mos ka vdekur me shishe plastike ne b* si ai plaku i shqiperise. Se Bardhin nga sharjet per kimeten e ndan vec vdekja..

  37. mergimtari says:

    nje bravo gjigante nga une
    kimetja mbetet e madhe
    iluministe

  38. Klimax says:

    Por kur behemi me amerikan se amerikanet apo me turq se turqit si puna e kosovareve cfare eshte??!!
    Qe te dashurosh Shqiperine nuk do te thote te urresh gjitonet! Ti, fatkeqesisht, je e semure ne shpirt moj Kimete!

    1. zade says:

      @klimax, ke nevoje per hormone.

      1. Klimax says:

        Po perse duhet ti them “Bravo”??!! Qe shprehet se ne Shqiperi quhen qytetare edhe romet!!! Po cfare duhet ti quajme romet sipas Kimetes??!!
        Si mund te pergjithesosh nje popull dhe te thuash dashurohen, martohen dhe bejne prostuticion me serbet??!! Edhe dikush qe ben dicka te tille ku eshte e keqja??!! Mos duhet qe per jeten dhe ndjenjat e tyre te vendosin ne baze te antipative apo simpative te Kimetes ndaj nje kombi tjeter??!!
        Si mund tu thuash shqiptareve sherbetore te grekeve sepse ata punojne ne ate vend per familjet dhe veten e tyre sic do punonin kudo qe te ishin, ne Shqiperi dhe gjithandej ne bote??!! Mos valle u lepine kepucet grekeve me gjuhe per lemoshe??!! Jo! Mos valle kerkojne asistenca nga shteti grek si mijra e mijra kosovare neper bote??!! Jo! Mos duhet te nxjerrim nga varret eshtrat e te vrareve nga fashizmi si kanibale qe te kenaqet Kimetja??!! Mos duhet qe shqiptaret te jene pergjegjes per nje vendim te Berishes, patriotit dhe bashkembiemrit te saj??!!
        Por perse te mos na pelqej nje kenge e bukur, nje film, nje ekip sportiv, nje mode apo menyre jetese e huaj??!! Cfare inferioriteti tregon kjo gje??!! Apo mos valle do te humbasim traditen e shamise ne koke??!!
        Perse duhet te shkruash idiotizma dhe genjeshtra per Kristaq Ramen, nje njeri qe ka nderuar kete vend me punen dhe veprat e tij dhe qe sot, fatkqesisht nuk jeton me, si vrases e gjakpires vetem e vetem se nuk ke simpati per djalin e tij dhe kryeministrin e Shqiperise??!!
        Ne fund te fundit perse ne shqiptaret duhet te ndryshojme mentalitetin dhe menyren e jeteses sone te lire apo te jemi te varur nga ide dhe pikpamje feudo-shoviniste te Kimetes dhe gjithe kimeteve te gazetarise dhe te politikes shqiptare kudo qofshin??!!
        Ne qoftese Kimetja nuk di apo nuk ka mesuar te respektoj, mos te kerkoj respekt ndaj te tjereve!

  39. liri drejtesi says:

    Kimete O e Bukura Kimete. Jo vetem kaq, por je edhe e zgjuara Kimete, trime je – jo burrneshe, sepse kete te fundit( burrnesherine) meshkujt/gazetare e te tjere qe ty zemren ta lendojne e kane tashme pasuri vetiake, 23 vjecare.
    Me pelqeu shkrimi sepse bukur mire dufin e ke nxjerre, nuk ka aresye perse ti stresin e paditurise se … ta mbash shpervjelun ne shpinen tende te hajthme.
    Por edhe nuk me pelqeu. Cfare? Sepse mes rreshtash te shoh, te degjoj, te ndjej te tronditur, pak te lodhur nga komentet dhe keshillat e do … .
    Kimete e mencura Kimete. Shperfille paditurine e te tjereve ashtu sic femrat dine te shperfillin ata … qe nuk dine te dashurojne, qe nuk kane as edhe nje cast love story ne jeten e tyre, qe mburren me vobektesine e mendjes dhe shpirtit te tyre, dhe te shokeve e miqeve qe i rrethojne.
    Kimete, o vajza ime. Profecitë ranë, sepse rane profetet. Dashuria vyshket. Thone se janë besimi e shpresa. Gjithesesi, nga të treja dashuria mbetet më e forta. Ruaje te shenjte dashurine per Shqiperine e Pandare, ose me thjeshte: per Shqiperine sic e ka bere nena.
    Do flas pak per “Une” qe te jem me i prekshem e me bindes – per pasoje. Kam qene ne Beograd ne vitin 1969 ku kam pare ne grup, tok te bashkuar, rreth 200 studente kosovare qe studionin atje; kam degjuar shume gjera te pabesueshme per permasat madhore te dashurise se tyre buzethare per Shqiperine, dhe kam folur gjate me disa. Disa prej tyre i takova edhe ne Kosove ne vitin 1971 – ku qendrova 10 dite. Edhe ne Turqi kishte kosovare – me shume se ne Kosove. Sepse kam degjuar me vesht e mi kur Sulejman Demireli ne vitin 1989 i tha nje grupi gazetash shqiptare se:”… ne Turqi ka me shume se 3 milion shqiptare”, shifer qe e perkthyer- dale nga goja e nje lideri te madh (per nje pjese te rendesishme te popullit turk)- kuptoje se ne Turqi, numuri i shqiptareve dhe turqeve me kombesi shqiptare duhej te ishte rrth 6 milion. Nga 1911 e deri ne 1999 shqiptaret e kosoves kane rrjedhur drejt Turqise: here qete, here dhunshem, here me vrull. Por gjithmone ata ndjehen shqiptare. Ky pohim nuk eshte emocional por i provuar gjate ne vite dhe “on spot”. Lidhja qe bera me Turqine nuk ka lidhje me turqizmat qe qarkullojne ne trojet tona – aspak.
    E moj cupe. Me hape pune dhe kujtime.
    Kimete je dhe me Kimet te pacim gjithmone.

    1. drenica e kuqe says:

      @Iliri drejtesi, ju lumte.
      me shume se shkrimi i kimetes me mallengjeu komenti juaj.

  40. tomori i beratit says:

    E nderuar Kimete.Faji yt i madh eshte se:Per kosovaret sali vrasesi eshte shenjt.Pse esht shenjt duhet ta thoni ju zonja kimete dhe kosovaret e thjesht.Ate qe saliu ja ka bere Kosoves nuk ja ka bere as serbi.Por ju aq e mendoni dhe ne radh te pare ju e nderuara Kimete.Popylli yn ju nderon Kimete por sali vrasesi ka aritur deri ne ate far feje sa ariti qe te fuse ne zemrat dhe shpirtin e Shqiptarit te ndershem-urejtjen kunder Kosoves dhe vellezerve tane kosovar–Kjo eshte merita e sali serbit.Dhe ju zonja Kimete kur shani Ramen dhe nuk shkruani asnji gjysem artikulli kunder ANTIKOMBETARIT sali ram berisha doni ta dini.Merni nje URREJTJE nga populli i ndershem shqiptar:Eshte e pa pranueshme per çdo shqiptar qe kosovaret ti marin te gjithe si berishjan.Ky eshte nje akt i ndyre.Por kjo vjen nga injoranca e juaj kimete dhe padituria e shumices se kosoves qe levdjn berishen qe _ja u futi sa krahu–dhe shani Ramen qe nuk i ka sjell asnji te keqe Kosoves.Perkundrazi.Pra kimete me kujdes kur shkruan per Shqiperin.SHKRUAJ SI ESHTE E VERTETA.VETEM e VERTETA.Dhe e verteta nuk eshte si e shkruan dhe e mendoni Ju zonj BERISHA.Thellohuni me vleresimet e tua te pa baza.

    1. burri me dy gra says:

      tomori i beratit,
      komenti juaj ua zbulon paditurine
      kimetja ka shkruar kunder sali berishes disa here, ne mediat kosovare dhe ketu ne tema

  41. nomad says:

    hahahaa kimetja na kenaqi
    edhe imitatore te M.Jackson me se shumti gjen ne Elbasan

  42. sandokan says:

    kimete, cka t’kercet per funderrinat komuniste cfare thone!!!. vazhdo be drite. suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje