Bo?! Deri tani kemi folur e ç’nuk kemi thënë. I kemi marrë e rimarrë argumentet një e nga një, kemi kritikuar e sharë gjithë politikanët nga i pari tek i fundit, ndërkohë ndjejmë mungesë fuqie për të vazhduar punët e ditës, ka fëmijë që u varet koka në orën e mësimit e moshat e treta që u lexohet trishtimi që nga larg, por jo thjesht se janë më të vjetër, ata ndihen kështu.
“Ne jemi ajo që hamë”, është një shprehje e vjetër në të gjitha kuptimet, qoftë kur jemi obezë, nënpeshë apo të pafuqishëm gjatë gjithë ditës.
Të gjitha qeveritë tona janë përpjekur të prezantojnë sukseset e tyre dhe sa më të mëdha të jenë veprat e kryera, aq të mëdha i kanë konsideruar arritjet.
Është arritje e madhe një rrugë e bukur e me gjithë funksionet që përmbush ajo në të mirë të njerëzisë? Po, do të përgjigjeshin disa, jo do të përgjigjeshin disa të tjerë. Shumë retorikë politike për rrugët, disa kanë të drejtë, disa jo, disa flasin kot.
Beton i hedhur mbi natyrën e bukur (e vetmja gjë tek e cila shpirtrat e lodhur mund te gjejnë pak prehje), prapë shumë diskutime, por më tepër retorikë, për të dizavantazhuar dikë e për të avantazhuar një grup-interesi apo parti politike.
Megjithatë ndërtimet vazhdojnë kaotike, përbetimet se do t’i shembim nuk mungojnë, kundërpërgjigjet se diku gjetkë do të bllokohen përbetuesit e pastrimit të natyrës prej betonit abuziv. Në fund retorikë, shumë retorikë…
Të gjithë jemi përfshirë në diskutime pro e kundër, veç për shëndetin kujtohemi kur sëmundja na shfaqet në formë agresive…
Ata që kanë mundësi shërohen në vendet përtej detit, të tjerët i dorëzohen fatit… ‘sa ta ket shkrujt Ai’.
Gjithsesi ata që arrijnë të shërohen shpenzojnë gjithë të ardhurat që kanë fituar në këtë jetë- luftë për sa më shumë, ndërsa fëmijët me mungesë hekuri në gjak i zbulojnë shpesh mësueset ngaqë ata shfaqin shenja lodhjeje.
A ka ky shtet një bilanc ushqimor ashtu si çdo politikan bën çdo ditë bilancin e fitimeve personale? Mbase mendon se një ditë do t’ia mbathë nga ky vend me arkën plot?
A di kush në Ministrinë e Bujqësisë e Ushqimit se: sa janë nevojat për disa artikuj kryesorë ushqimorë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut? Sa konsumohet në fakt? Sa plotësohet nga produktet e vendit? Sa kompensohet me produktet e importit?
Po kush mund të na tregojë sot mbi disa produkte bazike ushqimore, çfarë standardesh të cilësisë plotësojnë?
Kush nga shqiptarët sot është i informuar për cilësinë e ushqimit që konsumon?
Një etiketë shqip e vendosur mbi një produkt importi apo i prodhuar në vend nuk tregon asgjë, thjeshtë asgjë.
A di kush të thotë në këtë vend se, çfarë në të vërtetë ai vesh në trup, merr si ushqim apo përdor për të fjetur? A është dikush përgjegjës në këtë vend për sasinë mbi normën e pranuar ndërkombëtare të mbetjeve kanceroze që përmbajnë këto gjëra?
Të gjithë ne që ecim në rrugë, flasim për politikë, bëjmë intriga e kundër intriga, tradhtojmë gjithë ditën njëri- tjetrin, për ‘pak më tepër’ nuk na shkon për asnjë çast ndërmend se jemi ca gjysmë të vdekur e të pavarrosur.
Jemi, përderisa nuk duam të dimë për cilësinë e gjërave jetike, ndërsa gjithë poshtërsitë e kësaj bote mund t’i bëjmë për të konsumuar prej syresh pak më tepër se tjetri.
Kush nga ne di sot me saktësi se në trup ka kancerin dhe për cilën arsye?
Këto ditë të ndryshimit të klimës, por edhe gjatë gjithë verës, brejtës e insekte të ndryshme bredhin ‘gëzueshëm’ nëpër magazina e tregje ‘me shumicë’ sepse mungojnë kushtet e tregtimit, natyrisht, sepse ato nuk njihen fare nga qytetarët ‘në një masë të konsiderueshme’, por edhe qeveritë që shkojnë e vijnë as që u shkon ndërmend ta fillojnë nga edukimi i konsumatorit.
Duket tema është shumë e gjerë, por sot opozita këmbëngul për të diskutuar programin e qeverisë së re, e sigurisht, që diskutimet do të jenë rreth termave makro e fjalëve të mëdha, por para së gjithash çfarë dreqin në të vërtetë hamë, veshim e përdorim për dyshekë e mbulesa për gjumë, ku flenë edhe bebet e sapolindura? Sa karbon i hedhim trupit prej këtyre veshjeve e sa kancer i fusim trupit nga këto ushqime pa standarde?
Si do të zhvillojmë këtë popull, kur dihet rëndom se ‘mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë’?
Le të flasim sot për ushqimin dhe le të fillojë nga media si një pushtet i katërt që pretendon të jetë dhe nga organizatat jo-fitimprurëse të konsumatorëve, të cilat kanë bërë ndonjë emision rreth problemit, por që nuk mjafton aspak për ALARMIN për situatën në të cilën gjendemi.
Bravo Magdalena,
Shume mire e ke trajtuar kete çeshtje. Ne vend te meremi me arroret e sheget le te themi se me çfare ushqehemi. Qe jemi te varfer meret vesh se ne garen pas dhe para demokracise jemi te fundit, por te pakten eshte e turpshme qe te kete mungesa ushqimore per popullin, per kushtet e Shqiperise. Bukur shume bukur.
Askush dhe askund nuk jane ushtruar kontrolle mbi cilesine e ushqimit, rreziqet kancerogjene qe mbartin, AKU-ja hesht dhe nuk reagon, thjesht kenaqet edhe me kacidhet e fundit te ketyre taksapaguesve te mjere qe plotesojne rrogat e te paafteve.
Bravo per shkrimin e sinqerisht faleminderit per guximin, pasi njeriu duhet te kete guxim sot te dali e te hedhi per debat ‘nje teme si kjo’! Kemi nevoje si ajrin qe thithim keto tema e kete lloj fryme te shkruari. Flm dhe Tema
Zonje! Shume gjat i ke rene…. Mjafton te mos kemi neper kembe hienat e Saliut dhe jemi te ngopur,vetiu,uria mer arratine….
MENDJA E SHENDETSHME NE TRUP TE SHENDETSHEM
SHUME E SAKTE DHE NJE TEME QE NDIHMON PER PERMIRESIMIN E
CILESISE SE JETESES ,BAZIKE USHQIMI VESHJA ,
TRAJTIMI DHE I KESAJ CESHTJEJE NGA Z,MAGDA
MENDOJ SE DUHET TRAJTUAR ME SERIOZITET DHE NGA
QEVERIA PER NJE RILINDJE SA ME TE SHENDETSHME
FALEMINDERIT PER OPINIONET E TUA FALEMINDERIT