Firaun-i dhe Filistin-ia

12 Shtator 2013, 19:14Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Nga sa kuptohet prej zhvillimeve të fundit politike, duket se dy politikanët më problematikë të Kuvendit të Shqipërisë do të jenë ish kryeministri Berisha dhe ish kryeparlamentarja Topalli. Në pamje të parë, duke parë funksionet e larta që ata kanë patur deri dje, duhet të ishin shembulli i korrektesës, etikës dhe sjelljes plot personalitet në tempullin e demokracisë.

Jo vetëm vitet e gjata në politike, jo vetëm përvoja në drejtimin e dy nga tri institucioneve më të larta të shtetit, por edhe reflektimi pas disfatës së 23 qershorit dhe mësimit që morën prej tij, duhet t’i bënte më të përmbajtur, aq sa jo vetëm fjala e tyre, por dhe vetë prania në sallën e Kuvendit, duhet të ngjallnin respekt.

Asgjë të mirë nuk përfiton një opozitë e dërrmuar keqas nga 1 milion vota kundër, kur edhe pas kaq shumë shpullave nuk arrin të ngjallë besim e shpresë se do mund të rilindë, me një tjetër dimension, me një tjetër vizion.

Seanca ku kryeministri i ri mbajti fjalën e tij për shpalosjen e programit qeveritar, na tregoi se sa të pagdhendur kanë qenë, janë, por dhe do të mbeten, ata që na kanë drejtuar për 8 vjet me radhë.

Ishte zhgënjyese që i ish kryeministri të përdorë kundrejt pasardhësit të vet fjalën fyese “gënjeshtar ordiner”. Gënjeshtar është ai që jep një premtim dhe pas disa kohësh sheh se ka dalë jashtë fjalës që ka dhënë. Kur Berisha e tha këtë, zoti Rama s’kish se si të gënjente, përsa kohë programi i tij s’ka filluar ende nga zbatimi.

Po ashtu, e turpshme ishte edhe fjala fyese e ish- kryeparlamentares, e cila, në plotësim të fjalës së shefit të saj të vërtetë, iu drejtua zotit Rama duke i thënë “bastard”. Gjeta se në gjuhën shqipe “bastard” ka tri kuptime:

1. Pasardhës me cilësi të këqija, që del nga kryqëzimi i dy llojeve ose i dy racave të ndryshme.

2. Njeri i zvetënuar, ai që ka humbur gjithë vetitë e mira dhe është përdhosur e është çoroditur.

3. Fëmijë i lindur jashtë martese, fëmijë i jashtëligjshëm.

Mbase, Topalli, kur e ka thënë këtë fjalë, do ketë pasur parasysh deri diku pikën 2, pasi nuk do besoja që t’ia ketë thënë sipas kuptimeve të rënda të pikave 1 dhe 3. Por, edhe nëse Topallit iu duk kryeministri Rama si i çoroditur, do ishte më mirë që ajo të shikonte paksa nga vetvetja dhe nga ai që ka përkrah në Kuvend, sepse do kuptonte fare mirë se që të dy (dhe jo vetëm) janë jashtë orbite dhe po flasin qesim.

Ajo çka u vu re në fjalën e kryeministri Rama qenë dy aspekte të respektit që ai tregoi ndaj palëve.

Së pari, ndaj popullit, pasi në programin e tij qeverisës i kishte të jetësuara të gjitha premtimet elektorale që kish bërë në fushatë, si dhe, angazhimin solemn se asgjë e kryer në kundërshtim me ligjin, nuk do mbetet pa u hetuar e ndëshkuar. Një respekt ky edhe për ne të tjerët që kemi folur në shtyp dhe shumë të tjerë që kanë komentuar online dhe që e kanë kërkuar me këmbëngulje këtë, përndryshe, ç’kuptim do kish termi Rilindje.

Së dyti, ndaj opozitës, duke ia njohur gjithë të drejtat kushtetuese për t’u shprehur, dëgjuar e vlerësuar fjala e qëndrimi i saj. Sigurisht, Berisha është inferior në këtë drejtim pasi ka qenë dhunuesi më i madh i opozitës, ndonëse me dhjetëra herë ia kemi bërë me dije se do vinte një herë dita kur do e provonte sërish të qenurit në opozitë.

Sot opozita e re është në një gjendje që nuk di se çfarë të kërkojë. Kur asaj i ofron atë liri që s’e ka patur opozita e shkuar, e merr këtë si arrogancë; kur u thua se ligji është ligj dhe do zbatohet pa dallim, kushdoqoftë shkelësi i tij, e merr si dhunë ndaj saj.

Zëdhënësi i Berishës, Lulzim Basha, foli për përballje nëpër sheshe dhe rrugë me mazhorancën. Kjo është në fakt një parapritë, ku Berisha i çon sinjalin e parë Ramës se s’duhet t’ia heqë plagës me qelb, koren që s’e lë të shpërthejë. Dhe, për vijuar të njëjtën linjë qëndrimi, Berisha i dërgon sinjalin e dytë Ramës ku nëpërmjet RD-së i thotë: “Kujdes Edvin Rama. Fundi i etërve të tu ishte tërheqja zvarrë.”

I vetmi që u tërhoq zvarrë, dhe ai në gjendje bronzi, ishte Enver Hoxha. Por, as këtë s’e bëri Berisha, por populli i thjeshtë e punëtor i Tiranës. Ashtu sikurse demokracinë në Dhjetor ’90 nuk e shpiku ai, por studentët. Berisha ka “meritën” që gjithë pjesën tjetër të nomenklaturës së lartë komuniste i ”dënoi” për “dëmin” që u kishin sjellë buxhetit nga kafet e shumta me të cilat qerasnin miqtë e vizitorët që u shkonin në shtëpi.

Skenarët berishistë për të sjellë destabilitet dhe tensione artificiale kanë si shkak neutralizimin e një procesi të gjithanshëm që pritet të ndërmarrë qeveria “Rama” për të bërë transparencën e gjithçkaje negative që është bërë në këto 8 vjet. Por, agjenda e qeverisë së re dhe e popullit shqiptar në tërësi, pas 15 shtatorit, është tjetër për tjetër dhe si e tillë është e kotë të merresh me një Firaun e me një Filistine që s’dinë ku kanë kokën e tyre. Janë thjesht, në ciklin normal të depresionit të rëndë psikik të humbjes së privilegjeve!

 

P.S. Sipas përcaktimeve të Fjalorit Gjuhësor të Shqipes:

Firaun: “Njeri i keq, shpirtkazmë; njeri i djallëzuar e i pabesë.”

Filistin: “Njeri që ka horizont të ngushtë kulturor e botë shpirtërore të vogël, por që kujton se di shumë dhe sillet në mënyrë hipokrite, njeri shpirtvogël e me dy faqe.”

13 komente në “Firaun-i dhe Filistin-ia”

  1. luis says:

    Perfekt analiza dhe perfekt cilesimi i dy pesonazheve qe per fat te keq drejtuan Shqiperine.
    Bravo autorit.

    1. abc says:

      @ Luis, kujdes!!!

      Nuk mjafton analiza…armiku me i rrezikshem eshte ‘ai qe ti nuk e ke me ne axhende’….e ke brenda e ke fare prane e ke nen lekuren e injorances, e ‘fytyrave’ transparente ne syte e tu por te shtremeta e te perçudnuara me njerezit naiv qe te mbeshtesin ty…. Gjynaf ‘ke mare me qafe shume njerez’ dhe kurre nuk mesove te njohesh rracen njerezore, sidomos shqiptare. VERTET GJYNAf!!!

      UDHE TE MBARE

  2. Billy says:

    Tamam firaun dhe filistine.
    Ndersa Basha nuk ka faj. E urdherojne, mblidh grupin parlamentar dhe pastaj dil dhe thuaj cfare te urdherojme ne. Gjynah i shkreti. C’ju desh kryetarlleku i PD…

  3. eksperti says:

    gjeja e pare qe duhet bere – izoloni salepin e mallkuar – ndofta ne shpellen e dragobise a tek kopshti zoologjik ka nje vend atje bosh – arusha maja ka vdekur para nje jave per shkak te kequshqyerjes.

  4. ona says:

    jo gjja e pare qe duhet bere futja ne burge e sales dhe do shifni qe te tjeret do rine si pula ,se ata e dine se sa deme i kane shkaktur ketij vendi dhe ketij populli.

  5. argita basha says:

    Jozefima eshte bstarde. Le te beje ADN me nje nga femijet e Fecor Shehut dhe te na binde se nuk eshte femija kopile e ish kryetri te deges se sgurimit ne shkoder,
    e jema e jozit, spiune e siguritmi me pseudonimin shtiza vec te tjereve k qene edhe e dshura e fecor shehut

  6. plaku47 says:

    Me falni injorancen time, por une nuk e kuptova se, cfare do te thote autori i shkrimit ne pasazhin e fundit :

    “Skenarët berishistë për të sjellë destabilitet dhe tensione artificiale kanë si shkak neutralizimin e një procesi të gjithanshëm që pritet të ndërmarrë qeveria “Rama” për të bërë transparencën e gjithçkaje negative që është bërë në këto 8 vjet. Por, agjenda e qeverisë së re dhe e popullit shqiptar në tërësi, pas 15 shtatorit, është tjetër për tjetër dhe si e tillë është e kotë të merresh me një Firaun e me një Filistine që s’dinë ku kanë kokën e tyre. Janë thjesht, në ciklin normal të depresionit të rëndë psikik të humbjes së privilegjeve!”

    Mos valle autori i shkrimit me shprehjen : “Por, agjenda e qeverisë së re dhe e popullit shqiptar në tërësi, pas 15 shtatorit, është tjetër për tjetër dhe si e tillë është e kotë të merresh me një Firaun e me një Filistine që s’dinë ku kanë kokën e tyre.”

    Pra, sic e kuptove une, autori i shkrimit eshte qe qeveria te mos merret ( eshte e kote te merret ) me Salen dhe Jozin. Ne se eshte keshtu atehere une mendoj se, Edi nuk e ka lexuar si duhet mesaxhin e 23 qershorit, dhe eshte ne kontradikte te plote me ate qe ai tha dje ne parlament : “Ne nuk kemi mandat për të harruar krimet e pa gjykuara që janë bërë.”

    Ka shume mundesi qe, une ta kem kuptuar gabim, por ne se une e kam kuptuar drejt atehere eshte per te vene duart ne koke.

    1. shpatar says:

      Nuk do hiqem si injorat sic e quan ti vehten.Cdo veprim i bere nga Qeveria Berisha eshte i hapur dhe i qarte .Kane ndodhur ne sy te popullit dhe jane deklaruar si veprime te normale.Ato qe tha Rama nuk perdejne cudi.Cudia eshte:A do funksjonoje nga Drejtesia ndeshkushmeria ? Kete do ta zgjidhin organet kopetente e jo Rama.Ne 97 populli ja kerkoje Nanos.Per mua ishte gabim .Populli duhej ti bente presjon Drejtesise per dramen qe shkaktuan firmat Piramide te Qeverise Berisha.Tani i nderuar Plaku 47,nese ke lexuar periodikishte shtypin ,eshte populli qe insiston per ndeshkimin e tragjedive te ndodhura.Rama nuk mund te dali jashte vullnetit te popullit qe i dha votbesimin.Ki durim dhe mos u hiq si injorante.Kush flet parakohe nxitohet te dale ne konkluzjone te drejta .
      Ajo qe thua :Edi nuk e ka lexuar ………..”Ne nuk kemi mandat per te harruar krimet e pa gjykuara qe jane bere “eshte shkruar gabim nga pikpamja gjuhesore.Mos valle kjo te cudite?(kuptoje keshtu:Ne nuk kemi mandat qe te harrojme krimet qe jane bere; pa u gjykuar.)

      1. plaku47 says:

        shapatar,
        Edhe ti nuk ke kuptuar asgje, si edhe, une nga pasaxhi i fundit i shkrimit te mesiperm.Ketu behet fjale ne se Rama do beje ate qe tha ne programin e qeverise : “Ne nuk kemi mandat për të harruar krimet e pa gjykuara që janë bërë, apo jo ? Ky eshte problemi dhe kjo ishte pyetja ime. Ti me tregon perralla kodra mbas bregut.

  7. Alban Dega says:

    ALBAN DEGA AZEM TI JE GJALLE …. !!!! – Nga Alban Dega, Nju Jork Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari! Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj . Azem ti je gjalle ! Por une te desha te vdekur. Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua! Vdekja jote do te ishte ringjallja ime Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit ! Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin! Me nje gure vrisnim dy zogj: 1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se 2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une ! Azem ti je gjalle per se vdekuri! Une jam i vdekur per se gjalli! Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote! Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri ! Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres… Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane… Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty…. Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri! Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor! A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit! E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise! Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore! A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit ! Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe ! Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice! I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete. Azem ti je gjalle per se vdekuri! Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor! Azem ti je gjalle per se vdekuri … Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oooiiiiii! te karrikes sime… Jo nje por tre here.

  8. e_dlir says:

    Ju lutemi hiqeni nga referencat Topallin.Veprimet e saj kane treguar se nuk ka as shtylle kurrizore, as tru e as turp. Ajo tashme jeton vetem per keto foto idiote e referime te shtypit e publikut, vetem te mbetet ende ne vemendje. T’a gezoje PD e t’a mbaje me shendet – AJO ESHTE FYTYRA ME PUCRRA E PD…

  9. viktor says:

    SHoqeria shqiptare do vuaj ashtu siq ka vuajtur deri tani.JOZEFINA NUK KA QENE KURR POLITIKANE,por kur ja imponon vetes dhe ben sikur ke pasion diqka,behesh me probleme psiqike si SALIU.I turpshem gjesti i tyre ne parlamentin shqiptare,shume primitive,nuk kane nevoje SHQIPTARET per personazhe te kesaj natyre dhe nuk di se si do bejne elektorat keshtu keta te mjere.

  10. viktor says:

    .JOZEFINA NUK KA QENE KURR POLITIKANE,por kur ja imponon vetes dhe ben sikur ka pasion diqka,behesh me probleme psiqike si SALIU.I turpshem gjesti i tyre ne parlamentin shqiptare,shume primitive,nuk kane nevoje SHQIPTARET per personazhe te kesaj natyre dhe nuk di se si do bejne elektorat keshtu keta te mjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje