Nuk është thjesht një datë, nga ato data që ligjërojnë një qeveri sipas parametrave kushtetues dhe përfundimisht i japin fund qeverisë së mëparshme. 15 shtatori i 2013-ës do të mbahet mend si datë çlirimi, si datë frymëmarrjeje, si data e një fillimi të ri.
Nuk është pak, ka ikur një qeveri autokratike, abuzuese deri në ekstrem, vrastare, hajdute me çizme, harbute e arrogante bashkë, shpërfillëse, tallëse, e dhunshme, që shqisat e shikimit, dëgjimit e të të folurit i punonin veç për prapësira, ku shikonte ngado armiq, të brendshëm e të jashtëm, që ia kishin me hile, asaj e Shqipërisë.
Nuk është mirë që një qeveri që ikën të ketë këtë CV kaq negative, kur ikja e saj të shihet si ikja e një të keqeje që kish pushtuar vendin, dhe jo si një ikje normale në kushte demokratike.
Kaq shumë ishte futur për keq kjo qeveri e ai kryeministër në jetët tona, kudo e pa dallim, saqë ndjenja e urrejtjes ndaj tyre kalonte çdo kufi të mundshëm tolerance dhe tejshkonte në pafundësi me dëshirën e papërmbajtur që të shporreshin një orë e më parë.
Sigurisht, ata që ikën nuk e kishit kuptuar këtë, pasi jetonin mbi dafina, me lajkatarë dhe servilë, të cilët ia zbukuronin tokën e djegur që kishin krijuar poshtë këmbëve duke u thënë: “sa kopsht me lule të bukura që kemi ndërtuar”.
Përse duhet që t’ua sjellësh shpirtin në majë të hundës shtetasve të tu? Përse i trajton ata si bagëti përballë çobanit? Përse ia lejon vetes që të bëhesh i urryer te shtetasit e tu?
Shumë qeveri do vijnë e shumë të tjera kanë për të ikur. Por, nuk besoj se do kemi më rast të diskutojmë me kaq lumturi ikjen e tyre. Ikjet janë procese normale të demokracisë, janë cikle që mbyllen për t’ua lënë stafetën brezave të rinj.
Por, duhet të dish se si të ikën, që dhe me ikjen tënde të kesh lënë gjurmë. Sepse gjurmë nuk mund të quhen përcaktimet berishiste se u bë një rrugë me përmasa të mëdha si ajo e Kombit (dhe ajo me vjedhje dhe cilësi të dobët punimi), se u futëm në NATO (edhe kjo për arsye gjeo-politike të të tjerëve), apo gjëra të këtij lloji.
Jo, është tjetër gjë gjurma që lënë udhëheqësit politikë. Është gjurma e shkallës së lartë të demokracisë që ata mbjellin; gjurma e shtetit ligjor që ngrenë; gjurma e lirisë së shprehjes e të mendimit; gjurma e zhdukjes së barrikadave në iniciativën e lirë të shtetasve; gjurma e shkatërrimit të monopoleve; gjurma e sistemit të vlerave sipas meritave të fituara me dije e punë të ndershme; gjurma e ndryshimit të konceptit për shtetin në tërësi si një e mirë që na shërben të gjithëve dhe jo si një armik që mezi pret për t’na ndëshkuar; gjurma e rritjet të cilësisë së jetës; gjurma e forcimit të rendit dhe sigurisë publike dhe goditjes së pakompromis të grupeve kriminale; gjurma e konsolidimit të sistemit të drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit si një plagë shumë e madhe që dëmton shtetin dhe shoqërinë; gjurma e ofrimit të një sistemi shëndetësor që i shërben qytetarit; gjurma e ndërtimit të një sistemi arsimor të nivelit të lartë të përgatitjes dhe mësimdhënies; gjurma e zhvillimit të sektorëve më nevralgjik që i shërbejnë ekonomisë kombëtare dhe asaj të individit; gjurma e përafrimit me Evropën e bashkuar në gjithë kompleksitetin e saj, e kështu më radhë.
Qeveria që iku s’na ofroi asnjërën nga këto, sepse mendoi për veten e saj dhe jo për ata që e kishin mandatuar me votë. Prandaj 15 shtatori është një ditë e madhe kthese, por dhe një mësim i mirë për ata që vijnë, se si s’duhet ta pësosh nga gabimet dhe fajet e së shkuarës…
Shkrim shume SUGJESTIONUES DHE I SAKTE!!!
Sali Berisha eshte e do mbetet NJERIU ME I URRYER NDER SHEKUJ PER SHQIPTARET!!!
ME I URRYER SE TE GJITHE PUSHTUESIT BASHKE!!!
U SHOFTE FARA E TIJ E KEQE!!!
fenikso, bashke me Tosin mjekerkuqin. Te dy u shofshin