U kry Azem, po çfarë u kry se?!

13 Shtator 2013, 18:19Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Gazeta zyrtare e opozitës, RD-ja, hapej të nesërmen e vendosjes së trupit të Azem Hajdarit në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” me titullin: “… U KRY AZEM!” Seç më ngacmoi ky titull dhe më ktheu prapa në kohë.

Për herë të parë jam ndeshur me këtë slogan menjëherë pas pavarësisë së Kosovës ku shqiptarët e atjeshëm, për nder të veprës heroike të Adem Jasharit, i hapën gazetat me titujt: “Bac, u kry!” E gjitha kishte lidhje me ëndrrën dhe dëshirën e Komandantit legjendar të UÇK-së për ta parë Kosovën të çliruar dhe të pavarur nga Serbia. Ishte amaneti i Bac Ademit për të cilën ai dha jetën e vet e të familjes së tij.

Nga ky këndvështrim, ky slogan kish kuptim, sepse përmbush një amanet të cilin, siç thotë dhe populli, nuk e tret as dheu.

Po ky titull- slogan për Azem Hajdarin, ç’të ishte vallë nga RD-ja? Ç’donte të thoshte kjo gazetë dhe me çfarë kuptimi e ka thënë? Në fund të fundit, çfarë u kry?!

-Mos vallë u kry ëndrra e Azemit për liri, demokraci dhe prosperitet të Shqipërisë? Vota kundër e 1 milion shqiptarëve për PD-në dhe Sali Berishën tregoi se kjo s’qe arritur. Për më tepër, partia që themeloi dhe drejtoi i pari Azem Hajdari, korri një humbje poshtëruese, të njëjtë si ajo partia që Azemi e shkelmoi në Dhjetor të ’90-ës.

-Mos vallë u kry gjetja e vrasësve të Azemit? Edhe sot e kësaj ditë ende ka dyshime për motivet e vërteta të vrasjes së tij, autorëve që shkrepën armët dhe bashkëpunëtorëve që e nxorrën në pritë. Edhe premtimi i Berishës i bërë në 2005-ën, se do e hetonte vrasjen e Azemit sapo të vinte në pushtet, u tret si kripa në ujë.

-Duke u nisur nga fotoja që shoqëronte titullin, lind pyetja tjetër: mos vallë u kry “amaneti” i Azemit për t’u prehur në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”?! Po mirë, këtë “amanet”, Azemi e shprehu përpara se t’ua nxirrnin vrasësve në pritë prej selisë blu, apo përpara se të jepte shpirt prej plumbave vrastarë?! Këtë duhet ta dinë mirë vetëm Saliu bashkë me RD-në e tij!

 

P.S. Detyrimi PD-së për ta nderuar Azem Hajdarin duke e vendosur në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” duhej bërë qysh në vitin 2008, me rastin e 10-vjetorit të vrasjes, që përkonte edhe me 3-vjetorin e riardhjes në pushtet të Partisë Demokratike. Por, në atë kohë, kjo parti dhe lideri i saj ishin të zënë me punët e Gërdecit, kështu që s’u ra ndërmend nderimi për Tribunin e Demokracisë.

5 komente në “U kry Azem, po çfarë u kry se?!”

  1. myzeqari says:

    U kry Azem do te jete kur te dale ne drite kush e vrau Azem Hajdarin, perse e vrau? Atehere do te ishte kry pse nuk eshte kry kaq vjete?

  2. dymi says:

    Azemi ne mbledhjen e Parlamentit kur diskutohej heqja e imunitetit me propozim te PD dhe sigurisht te Sa-lehit tha: “Une jam njeshi,une di shume prandaj me duan te vdekur.” Mos ishte ky kuptimi i ketij sllogani, domethene: “Azem u kry, ti je i vdekur dhe ne po te fusim ne dhe sic futem me 23 qershor edhe partine qe ti krijove.”

  3. rb says:

    Le t’ ua shpegoje injoranti Strazimiri dhe Bogdani se : “Çfare u kry!”. Asgje nuk eshte kryer o injorante te RD-s. Asgje. As vrasja, as rritja e partise, as demokracia e partise, as vrasesit e vertete e ideatoret qe e thirren Azemin me urgjence nga Fieri, asgje nuk u krye. Po besoj se Strazimiri e di. Le t’ ua thote ai qe broçkullit kot me kot si nje i çmendur pse kryeministri yne pelqeka nje kengetar qe kendon bukur. Mjerani Strazimir.

  4. altin says:

    PRAP EMRI I salibanit NE NJE FASADE X TE MBULUAR NJE TJETER KRIM.EJJJJJJJJJJ MBLIDHNI MENDJEN VINI DREJTESI E THONI GJERAT SI JAN.NA TRAJTOJNE SI BAGETI.ZGJOHUNI

  5. E verteta says:

    SHOQE THE SHOKE SHQIPTARE. SI GJITHMONE TROJET SHQIPTARE KANE LINDUR POLITIKANE THE ANALISTA TE GJITHA FUSHAVE DHE MALEVE. PER AZEMIN KA KOHE QE ESHTE KRY. PO PER FATMIREN NUK U KA KRY AKOMA. TE DHEMB SHPIRTI KUR E SHIKON TE PERLOTUR. FATMIRES DUHET TI SHKOJME PER NGUSHELLIME DHE TJA QALJE HALLIN. TE KA LALI SHPIRT TE KA LALI ZEMER .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje