T’u hiqet shtetësia kosovarëve që luftojnë në Siri

14 Shtator 2013, 11:22Blog TEMA

Nga Halil Matoshi*

 

Çfarë mund të bëjë Kosova për t’i ndalur “bijtë e bijat e veta” vullnetarë apo mercenarë që të mos shkojnë në luftë “për Allah” në Siri a gjetkë? Asgjë!

Secili njeri është i lirë të ketë bindjet dhe arsyetimet e veta.

Përderisa nuk janë “në anën tjetër të ligjit” brenda territorit kosovar.

Është pra në vullnetin individual të tyre, në karakterin dhe konstitucionin  e tyre shpirtëror, fetar etj., pra është zgjedhje e tyre e lirë.

Por shteti i Kosovës për ta mbrojtur veten, mund t’i ndalojë ata për t’u kthyer në atdhe. Dhe këtë, shtetit ia mundëson konstitucioni i tij juridik – si organizatë që e ka monopolin për ushtrimin e dhunës legjitime.

Shteti duhet t’ua marrë shtetësinë kosovarëve që luftojnë në Siri, për një varg arsyesh, ngase shteti e ka vetëm këtë të drejtë, karshi “të drejtës për të luftuar” të shtetasve “rebelë”, që në këtë rast cenojnë jo vetëm imazhin ndërkombëtar të shtetit që i përkasin, por mbi të gjitha cenojnë sigurinë kombëtare!?

Pjesëmarrja në një komplot, kundër rendit kushtetues të një shteti apo pjesëmarrja në luftë duke e shpallur atë “të shenjtë” (cila është ajo instancë tokësore që shpall diçka për të shenjtë?) ose “luftë për Allah” nuk është më problem i kufizimeve kushtetuese dhe i të drejtave të njeriut, por është problem kombëtar (që ndërlidhet me tradhtinë kombëtare) që në shtetin modern sanksionohet me ligj.

Kjo s’ka të bëjë tutje me debatin për futjen e mësim-besimit si lëndë fakultative në shkollat kosovare as me debatin rreth shamisë së vajzave dhe grave shqiptare të fesë islame, as me nenin 8 të Kushtetutës (laiciteti i shtetit kosovar) që pasqyron rendin politik e institucional të Kosovës, sepse po kjo Kushtetutë garanton edhe lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes.

Laiciteti i shtetit nuk përshkruan laicizimin e shoqërisë dhe të individit.

“E drejta për të luftuar” – xhihadi është kundër konstituimit të shtetit modern dhe demokratik, prandaj kjo “e drejtë” i bën karshillëk vetë shtetit dhe shoqërisë, si dhe intencës për modernizim dhe integrime në BE dhe NATO.

Për xhihadin në Kosovë ekzistojnë interpretime të ndryshme, prej interpretimit që konstaton se xhihadi është e drejta për luftë brenda vetvetes (tek një besimtar) për t’i përmbushur detyrat fetare dhe për t’i mposhtur veset e këqija (Xhihadi i madh) si një detyrë fetare e myslimanëve, deri tek interpretimi për ‘xhihad të vogël” që del të jetë emërtim arab për “luftë të armatosur” kundër persekutimit dhe shtypjes.

Brenda kontekstit të islamit doktrinar, (tek bindjet Shia), xhihadi i referohet luftës kundër atyre që nuk besojnë në islam (në All-llah).

Porse fjala ka edhe implikime tjera më të gjera.

Xhihadi është përdorur zakonisht për termin “Lufta e Shenjtë”.

Sipas disa burimeve (Shih: Merriam-Webster’s Encyclopedia of World Religions), xhihadi shfaqet 41 herë në Kur’an dhe shpesh me shprehje idiomatike si “përpjekje në rrugën e Zotit.”

Një pakicë në mesin e dijetarëve Suni nganjëherë i referohen xhihadit si shtyllë e gjashtë e Islamit, gjë që nuk e ka një status të tillë zyrtar, ndërkaq që tek drejtimi Shia në islam, megjithatë, xhihadi është një nga 10 praktikat fetare.

Mirëpo sipas BBC, një e treta e njohësve të islamit esencial mendojnë se kuptimi i xhihadit është lufta për të ndërtuar një shoqëri të mirë.

Është interesant fakti se shumë ndjekës të islamit doktrinar në Kosovë (me përkatësi Suni) mendojnë se Al-Asadi përket në drejtimin Shia, prandaj e ka devijuar udhën e Zotit, ndërkaq që pikërisht drejtimi Shia i jep termit ‘xhihad’ kuptimin e luftës kundër të pafeve!

Porse paradoksi i mirëfilltë në këtë tregim është fakti se po dalin të vërtetë zërat që thoshin se shqiptarët, veçmas kosovarët që po luftojnë në Siri nuk kanë ndonjë kauzë politike (luftë për drejtësi e liri) dhe nuk janë përkrah forcave kryengritëse, por as përkrah ushtrisë së rregullt siriane, por janë darë në duart e grupeve politike fondamentaliste islamike, që luftojnë në shumë fronte, kundër trupave të Dinastisë Asad, kundër kryengritësve dhe kundër jomyslimanëve në Siri, apo të huajve dhe këtë me idenë e Damaskut si qendër të Kalifatit (si para 1000 vjetësh).

Alja Noha, një studente siriane në Shqipëri, ka folur për mediat e Tiranës, duke u lidhur përmes telefonit me Ahmad Trad, ish–pilot i ushtrisë siriane, por tashmë pjesë e luftëtarëve anti-Assad të Ushtrisë për Sirinë e Lirë, që lufton në periferi të qytetit të Idlebit.

Trad tha se ka grupe radikale që luftojnë në Siri, por që nuk kanë peshën kryesore në konflikt. Ai pranoi se në Siri ka shqiptarë që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad, porse këta shqiptarë nuk janë pjesë e rebelëve, por e grupeve radikale fondamentaliste që luftojnë për rrëzimin e presidentit Assad dhe për ngritjen e një shteti islamik!?

Mendohet se janë mbi 500 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria dhe në mesin e tyre ka pasur edhe viktima, por tashmë vjen konfirmimi se ata janë përfshirë në grupe fondamentaliste islamike të cilat kanë një qëllim përfundimtar të ndryshëm nga ushtria për Sirinë e Lirë.

Prandaj të gjithë personat që kanë shtetësi kosovare dhe aktualisht luftojnë në anën e grupeve ekstremiste islamike në Siri, duhet konsideruar si pjesëtarë të organizatave terroriste dhe duhet vënë në kërkim nga organet e ndjekjes në Kosovë, kurse me dekret duhet t’u hiqet shtetësia në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit mbi shtetësinë, neni 24, (vepra saktësohet në Kodin Penal të Kosovës), sepse ata kanë organizuar, trajnuar, financuar dhe inspiruar grupe terroriste brenda Kosovës ose në një shtet tjetër dhe kjo është arsye e bollshme juridike që atyre personave t’u hiqet shtetësia e Republikës së Kosovës menjëherë.

Neni 3 i ligjit mbi shtetësinë përcakton se vendimi për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës mund të lëshohet edhe pa pjesëmarrjen e personit në fjalë në procedurë.

Neni 14 i Kushtetutës (Shtetësia) thotë: Fitimi dhe humbja e së drejtës së shtetësisë së Republikës së Kosovës rregullohet me ligj.

Me ligjin për shtetësinë përcaktohen mënyrat e fitimit, humbjes dhe rifitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe rregullohen çështje të tjera të ndërlidhura me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Neni 2 thotë se përkufizimi i shtetësisë sipas ligjit është një lidhje të ngushtë juridike midis shtetit të Republikës së Kosovës dhe një personi nga e cila rezultojnë të drejta dhe detyrime të ndërsjella; Ndërkaq në nenin 19 (Mënyrat e humbjes së shtetësisë) thuhet: 1. Shtetësia e Republikës së Kosovës humbet: 1.1. me lirim nga shtetësia;

1.2. me privim të shtetësisë; 1.3. në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Neni 24 (Humbja e shtetësisë me privim) thotë: 1. Pavarësisht të drejtës së personave për shtetësi të Republikës së Kosovës sipas kreut V të këtij ligji, organi kompetent mund të privojë shtetasin e Republikës së Kosovës nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nëse shtetasi posedon shtetësi tjetër dhe nëse merret me veprimtari, të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës; 2. Veprimtaritë, me të cilat cenohet rëndë siguria kombëtare e Republikës së Kosovës konsiderohen në veçanti veprimtaritë vijuese:

2.1. kur shtetasi qëllimisht i është bashkuar një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës, ose 2.2. shtetasi ndërmerr veprime të cilat kanë për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; ose 2.3. shtetasi është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër dhe për këtë nuk ka marrë pëlqimin nga organi kompetent ose nuk është i lejuar me marrëveshje ndërkombëtare; 4. Vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm kur vendimi i dorëzohet personit në fjalë. Në rastet kur vendimi nuk mund të dorëzohet për arsye se organi kompetent nuk mund të identifikojë vendndodhjen e personit, vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës; 5. Kundër vendimit për privim mund të iniciohet konflikt administrativ në gjykatën kompetente sipas Ligjit për Konflikt Administrativ.

Termi terrorizëm përkufizohet me Kodin penal të Kosovës, (Neni 135).

Përkufizimet për dispozitat e terrorizmit në nenet 121-145; Për qëllime të neneve 121-145 të këtij Kodi: 1. Terrorizëm, veprim terrorist apo vepër e terrorizmit – kryerja e një ose më shumë veprave penale të mëposhtme me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, të detyrimit të padrejtë të një organi publik, qeverisë apo organizatës ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim, apo që seriozisht të destabilizojë ose të shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, të një shteti tjetër apo të një organizate ndërkombëtare:

Mirëpo në këtë rast organet kosovare të ndjekjes nuk mund të hetojnë në Siri, nëse këta persona kanë kryer apo jo vepra terroriste, prandaj Kosova e ka të vetmin mjet juridik për t’u mbrojtur (siguria e përgjithshme) duke ua hequr shtetësinë këtyre qytetarëve, të cilët luftojnë “për Allah” në Siri.

Në anën tjetër Bashkësia Islame e Kosovës si institucion zyrtar në vend se të bëjë thirrje për ruajtjen e tolerancës ndërfetare si model kulturor dhe shpirtëror të ekumenizmit ndërshqiptar nëpër shekuj dhe në vend se të mbroj shekullarizmin e shtetit, po flirton me islamin fondamental, madje aktualisht është “i zënë” me “veprimtari të fshehtë” duke organizuar puçe (më qëllime politike) brenda këtij institucione!?

Së këndejmi i biri i Myftiut të Kosovës Naim Tërnavës, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shkojnë në Siri për të luftuar. Ai, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se çdo ditë e më shumë po i shtohet vullneti për t’iu bashkuar bashkatdhetarëve të tij në luftimet e Sirisë. Mirëpo edhe pse kjo është vepër penale askush nuk u morr më të, madje as organet e hetuesisë dhe as prokuroria e shtetit ex-officio.

Të përkujtojmë se Kodi Penal i Kosovës – Shtytja për kryerjen e veprave terroriste – Neni 141 thotë:  Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejt ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë  vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

Prandaj, për hir të sigurisë së përgjithshme në Kosovë dhe rajon, për hir të sigurisë nacionale të aleatëve të Kosovës dhe si detyrim për luftën kundër terrorizmit si dhe për ruajtjen e stabilitetit të vendit, këta persona duhen ndëshkuar me heqjen e shtetësisë. Përndryshe, nuk dua të paragjykoj se si do të sillen këta luftëtarë ‘xhihadistë pas kthimit në atdhe, mirëpo rasti i vullnetarëve myslimanë nga Afrika dhe Azia në luftën e Bosnjës, e të cilët mbetën të jetojnë aty edhe pas luftës,  dëshmon për një sjellje shumë agresive të tyre, duke e dëmtuar ndjeshëm shtetin dhe demokracinë boshnjake.

*KOHA DITORE

 

37 komente në “T’u hiqet shtetësia kosovarëve që luftojnë në Siri”

  1. Doni ALBO says:

    Perkrah edhe une kete iniciative, sepse per mua ata qe luftojne per tjeter shtet meritojne tu hiqet nenshtetsia dhe te perjashtohen nga ai shtet perfundimisht, kjo vlen edhe per bijte e janulles.

    1. Orion says:

      Sipas teje dhe atyre ushtareve tani qe jan ne afghanistan duhet tu hiqet nenshtetsia sepse nuk po luftojne per shqiperine??

      1. Doni ALBO says:

        Ata perfaqsojne forcat e Shqiperise nen ombrellen e trupave paqeruajtese te NATO-s, keshtu qe mos be krahasime te kota.

      2. artan says:

        Ushtaret ne Afgansitan luftojne ne kuader te NATOs qe eshte nje aleance ushtarake e cile mbron Shqiperine dhe interesat e saj. Cfare interesi kemi ne nga lufta ne Siri?

        1. Bekimi says:

          Pse, ku e di ti që shqiptarët në Siri nuk mbrojnë interesat e Shqipërisë?
          Ose, ku e di ti që shqiptarët në Afganistan mbrojnë interesat e Shqipërisë.
          Shqipëria në Nato është, si të luftojnë shqiptarët në Afganistan e Irak, edhe në Siri, apo edhe pse nuk luftojnë për vete.

          1. albert says:

            Shqiptaret ne Siri nuk mbrojne interesat kombetare shqiptare, ata i mbrojne interesat e islamisteve radikale, i mbrojne interesat e vehabisteve qe jane antishqiptaret me te medhenj.

      3. deda says:

        orion;ata ushtare qe luftojne ne afganistan ika cuar shteti shqiptar me mandat te o.k.b.se

    2. TARASI says:

      Heqja e shtetesise eshte pak.Ata MERITOJNE tu hiqet tjeter c’ka!

      1. muslim says:

        ata meritojn graden mat lart edhe ata jan njerzit ma te zgjedhur prej allahut kshtu qe atij nuk i intereson nenshtetsia as dynjaja e ksaj bote koti po i intereson xheneti kshtu qe qeshin ata me komentet e juaja qe jan aq te pabaza dhe shum koti shikoje filipinen kush iu afroj pasuri e te gjitha qe i mashtroi e i ktheji ne krishterizem a mujti mi mbrojt

  2. Ustai says:

    Cdo gje mund te jene keta “luftetare”por shqiptare jo.Dhe kjo pasi kane shume kauza te tjera me te rendesishme dhe shqiptare per te luftuar,por nuk e kane bere me sa duket.Me kujton kohen e shekullit te 18 dhe te 19, kur bijte shqiptare shkonin te detyruar nga Turqia per te luftuar ne vendet arabe, dhe apsi vriteshin aty, ne Shqiperi vinte lajmi, dhe nenat e tyre vinin shamine e zeze te quajtur jo me kot “jemeni”, pasi ay ishin vrare. Sa turp sot ne shekullin 21.

    1. Orion says:

      ndersa sot bijte e shqiperise po shkojn ne afghanistan te detyruar nga Amerika

      1. edison says:

        te mos ishte per ameriken do te te kishte grire milloshevici.

  3. taraki says:

    halil matoshi esht ne gjendje tihip edhe mamas tvet vetem qete del para medjav pse nukju hjeku gjermanija shtetsin gjermanve qe luftuan ne kosov eshum shtetas tetjer ti halil kurva meriton nje plum ne lule teballit

  4. ulvi stambolliu says:

    Ky nuk eshte nje problem per tu publikuar dhe as per tu zmadhuar.
    Ky publikim si problem i madh ben vetem dem.
    Gjithkush eshte i lire. Dhe liria nuk ka kufi,sa me teper mundohesh ta prangosesh aq me teper fryn flladi i lirise.Flas per lirine e mendjes dhe te shpirtit.
    Ne qofte se veprimi bie ndesh me ligjet e nje vendi,atehere mekanizmat qe merren me ruajtjen e ligjit duhet te veprojne.
    Dua te pyes artikullshkruesin se ne luften per çlirimin e Kosoves a pati vullnetar te huaj me besim myslyman qe ndihmuan dhe luftuan krah UÇK-se.

    1. ladi says:

      Po ka pas per liri e demokraci! Por kuurr se si per fe. “Luftetaret” e Al-Kaid-es, perndiqen ne Afganistan e ne qdo vend tjeter tBotes, perveq ne Arabin Saudite, per kete nenshtetsia urgjen duhet ti hiqet.

  5. Dibrani says:

    Ky kopili islamofob rri dit e nat tu menù si me i nxjerr muslimanet nga kosova e shqiperia. Ptu spiun i qelbur serb

    O Doni albo
    Po pse u me ameriken u lejoka Kurse me ndimu vullnetar popujt e shtypur nuk lejohet??????
    Apo jeni lepyrebythsat e amrikes dhe muslimanet doni ti zhdukni. !!!!!

    1. Doni ALBO says:

      Larg asaj se vete jam i besimit musliman por ata qe luftojne per nje shtet tjeter nuk e meritojne neneshtetsine.

    2. leo24 says:

      ide gjeniale, te vihet ne zbatim sa me shpejt, sepse kur te mbaroje lufta ata do te kthehen te gjithe ne kosove, e si mund te integrohen ne shoqeri keta bastarde kriminele, kur kane bere gjithe keto krime ne emer te allahut,siç jane mesuar duke vrare ne siri, keta mund te vrasin edhe ne kosove njerez te pafajshem, t’ju hiqet jo vetem shtetesia, por edhe te ndalohen te futen ne kosove si turiste.

  6. Dibrani says:

    NATO esht organizat terroriste qe con demokracin me BOMBA neper vende duke i roberuar , vjedhur dhe duke i lene me vite te tera ne mjerim.
    Keshtu qe ato ushtar shqiptar qe shkojn atje jane vetem terrorista budallenj qe shkojn per nje rroge per te bere masakra

  7. ylli rks says:

    Halil, plotsisht me vend e ke. Atyre duhet tu hiqet nenshtetsia sa me pare, sepse ata jane turpi i kombit.

  8. Lilolabja says:

    Ulvi Stambolli!
    Ky eshte nje artikull per tu botuar e te bien fort kambanat e rrezikut “xhihadist ” ne trojet shqiptare dhe ti hapet nje lufte me zero tolerance .Sovrani nga te dy anet e kufirit ka zgjedhur Republiken dhe nuk ka bir kurve qe te vere ne rezik kete Republike, per ta shkembyer ate me nje Republike Islamike .Ne shqiptaret e kemi zgjedhur zotin tone dhe zoti yne eshte SHQIPERIA .Perpara ketij zoti pranojme te shuhemi te gjithe dhe nuk derdhim asnje pike gjaku per zotat qe shume injorante duan te na i paraqesin me te shenjte se SHQIPERINE.Zoti Halili ka bere nje analize te shkelqyer mbi kete plage qe po fiton çdo dite terren nga paaftesia e qeveritareve qe na drejtojne nga te dy anet e kufirt (qeveria Berisha ).Qeveria e re e Shqiperise duhet te reagoje urgjentisht kundrejt ketij fenomeni dhe te ushtroje forcen shteti i te drejtes .Ketu nuk behet fjale, ne ka te drejte dikush te besoj apo jo ? por vihet ne rrezik siguria kombetare dhe kjo eshte ajo qe me shqetson me shume .Ata qe sna duan shume lehte do te na nxjerrin syte me duart tona .Nuk duhet te lejojme ne shqiptaret asnje “islamist “apo “xhihadist” te marre penge sigurine kombetare dhe identitetin e shqiptareve .

  9. alban4eva says:

    jo vetem tu hiqet nenshtetesia, por edhe te futen ne burg nese kthehen ne trojet shqiptare. kafshe ripertypese islamike..!!

    1. Klimax says:

      Shteti funksionon ne baze te ligjeve kushtetuese te vendit te tij. Cdo person qe shkel ligjet e tij merr denimin perkates, si gjoba e deri heqje lirie qe mund te jene deri ne burgime te perjetshme. Por shteti nuk ka asnje te drejte ligjore ti heqi nenshtetesine dikujt ne qoftese ai nenshtetas nuk e kerkon nje gje te tille!
      Personalisht ndjej neveri jo vetem ndaj ketyre “vulnetareve te Allahut”, por edhe ndaj tyre qe mendojne se islami mbajti gjalle kete komb dhe qe nuk jane te pakte ne numer. Megjithate une smund te “mbroj” veten duke u mohuar atyre nenshtetesine edhe nese kan kryer tradheti kombetare. Cdo kush e ka nje nje ose me shume nenshtetesi, por jo asnje!
      Turpi hahet me buke dhe jemi te detyruar te hedhim kete valle 500 vjecare se bashku me ta, na pelqen apo nuk na pelqen! Ne fund te fundit nuk mund te ndryshojme asgje, as me ligje radikale nga shteti, sepse bota na njeh per te tille, ashtu sic na njohin edhe gjitonet rreth nesh. Dhe per kete jemi ne fajtoret dhe askush tjeter!

  10. edison says:

    kosovaret dhe shqipfolesit ne siri po bejne vrasje makabre – jo vetem duhet tu hiqet shtetesia – po edhe te cohen ne hage per krime kunder njerezimit

  11. Batja says:

    Ju lumte z.Matoshi per kurajon qytetare dhe intelektuale per kete problem qe neser mund te shndrohet ne nje problem serioz per shoqerine dhe popullin tone.

  12. Studenti shkodran says:

    Asnjë, nuk i detyron,… vetëm paraja. Këta fundërrina do të vrisnin edhe nënën e tyre për para…

  13. dritani says:

    Pyetja eshte:
    Me cfare do te merren këta kur te kthehem ne Shqiperi a Kosove?

    Pervec halleve qe kemi dhe ky na duhej.

    Persa i perket nenshtetesise Matoshi t’i drejtohet gjykatave se ky nuk eshte problem gazetash. Llaf goje te propozosh heqjen e nenshtetesise.

  14. Dibrani says:

    Kafsh te ndyra greko- serbe qe urreni muslimanet

    1. albert says:

      Ne i urrejme keta te sojit tend qe jane vehabi e kurrsesi myslimanet!

  15. fieraku4u says:

    ATA SHQIPTARE NGA KOSOVA, MAQEDONA EDHE SHQIPERIA, QE JAN VEHABISTA EKSTREMIST ISLAMIKE QE SHKOJN NE SIRI PER TE LUFTUAR, JO VETEM TI HIQET SHTETESIA POR TE MOS TE LEJOHEN TE KTHEHEN ME NE SHQIPERI.

    NESE TE DO TE KTHEHESHIN, ETEHER TE ARRESTOHESHIN EDHE TE FUTESHIN NE BURG PA HEZITIM.

    KETA ISLAMIKE APO VEHABISTE JAN PLEHRA TE PA RECIKLUSHME.

  16. flutura says:

    Nder shekuj s’jemi felliqur aq sa tani. Si mo u beme mercenare te ketij lloji, qofte duke shku me NATON neper vendet e tjera gjoja per ti shpetu, qofte tani qe shkojne VETE dhe hapatas per para. Na felliqen dhe tu heqim nenshtetesine eshte gje shume e mire.

  17. Shia's the Real Islam says:

    Masat me ekstreme sa me pare kunder ketyre pleherave te medresuara nga terrorizmi shteteror kataro-saudit, qe ne bashkepunim me shtetin kriminel te IzraHellit, po vrasin e presin gra e femije te pafajshem ne Sirine martire!

    Ptuuuuu fare e qelbur anti-njerezore, te gazosh me mijera civile per t’ia hedhur fajin presidentit Asad…!

  18. Boll says:

    T’u hiqet shtetesia tru-shpelareve,jane shtuar shume 500 nje brigade
    terroristesh.

  19. I.Troplini says:

    Nje konsultim me nje jurist, do ta ndihmonte Halil Matoshin te kuptonte se askush nuk ka te drejte ligjore ti heqe nenshtetesine nje bashkeqytetari, qofte ky edhe nje luftetar fundamentalist ne Siri.
    Rrenjet e kesaj epidemie shkaterruese per shoqerine nuk duhen kerkuar tek lufta ne Siri por tek zhvillimet negative ne Kosove, tek tolerimi dhe mosegzistenca e shtetit, tek shthurja e tij ne korrupsion dhe pandeshkueshmeri, tek varferia dhe injoranca qe shoqerojne njera tjetren. Ne nje situate te tille “lulezojne” investimet arabe per “edukimin e duhur” te rinise shqiptare. Jo me kot, shumica e ketyre “luftetareve vullnetare” kane lidhje direkte ose indirekte me boten arabe.Kjo eshte vatra e infeksionit qe duhet luftuar dhe jo deklarata boshe qe nuk i sherben kerrkujt.

  20. Ruzhdi says:

    NE SIRI ESHTE DUKE U ZHVILLUAR LUFTE QYTETARE VLLAVRASESE NE MESE MUSLIMANEVE KOKEZBRAZUR DHE TE PA DINJITE,VETEM SHIKONI VIDIOT E FUNDIT QE QARKULLOJNE NE OPINION KOHEVE TE FUNDIT KU FORCAT REBELE NE MENYREN ME MIZORE PARA FEMIJEVE I MASAKROJNE VLLEZERIT E TYRE E KY NE PERBERJE TE KETYRE FORCAVE REBELE FATKEQESISHTE KA EDHE SHQIPTARE QE KAN SHKUARE KINSE PER TIU NDIHMUAR ATYRE FORCAVE QE REALISHTE NUK NDRYSHOJNE ASPAK PREJ FORCAVE SHTETRORE TE ASADIT ATEHERE SHTROHET PYETJA PER KEND LUFTOJNE KETA SHQIPFOLES TE CILET PO E FLLIQIN VIRTYTET E POPULLIT SHQIPTARE I CILI EDHE NE LUFTEN E FUNDIT KUNDER OKUPATORIT SERBE NUK KA BE VRASJE MIZORE SIQ PO BEHEN NE SIRI MES VLLEZERVE MUSLIMAN.ME KETE NUK PO I PERKRAHU FORCAT SHTETRORE TE CILAT EDHE ATO PO KRYEJN VRASJE MIZORE POR NJE GJE SPO E KUPTOJ QA DREQIN PO LYPIN SHQIPTARET TE PERZIHEN NE ATE LUFTE VLLAVRASESE NE MESE TE NJE POPULLI KUR NUK KE MUNDESI TE BESH DALLIME SE CILI ESHTE FAJTORI.NDAJE KETYRE REBELEVE SHQIPTARE DUHET TE MEREN MASA SA NUK ESHTE BE VON .

  21. kushtrimi says:

    mendoj qe shteti te beje nje liste te ketyre mjekrrave vullnetare ne siri sepse neser kur te kthehen ne kosove te traumatizuar nga lufta do kerkojne nje lufte te re dhe kjo eshte e rrezikshme per ne si shqipetare me tri konfeksione. shteti duhet ti eliminoje qe ne fillim.

  22. kosova says:

    o ma fshatar se ai halil mutoshi ska veq me ni kur flet kryt te dhem si mu rrit dikun si su fol gj. shqipe sdi a ja ka terhjek dikush vrejtjen ma zi se vllezrit mziu e ka te folmen e kishe po thom diqka ec pirdhu ore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema