Trumpetat e një krahu politik, ka ditë që kanë lajmëruar me pikëllim se në fuqi erdhën bllokmenë të rinj. Tjetër: një deputet i caktuar të jetë i dyti i Kuvendit shënon se në Shqipëri filloi diktatura!… Të përkthyera mirë, me aq sa dijmë njërën nga dy gjuhët tona politike, deputeti njofton se koha e artë e demokracisë në Shqipëri mbaroi!
Dhe, besoj jo vetëm mua, më vjen dëshira të këlthas: Boooll! Mjaaaaft!
Para katër muajsh, në skenën e Fierit, regjisori Leka Bungo, kolegu dhe miku im, me të cilin kemi ndarë fatet në shumë vise të këtij rruzulli, trupëzoi në skenë një pjesën time teatrale. Shfaqja u dha, me sallën plot, shumë herë, dymbëdhjetë nga të cilat unë i pashë nga plateja, nga prapaskenat dhe llozhat në Bylis dhe në Teatrin Kombëtar.
Qe një projekti im i vjetër me temën e ndërrimit të qiejve politiko-shoqërorë në fillim të viteve ‘90. Ngjarjet zhvilloheshin në një nga tonat përfaqësi diplomatike, ku vinte një ambasador i ri. Ai gjente aty një mjedis allasoj me punonjës të vjetër, caktuar nga koha e diktaturës, por që po zëvendësoheshin hap pas hapi me diplomatë pa lidhje me strukturat e vjetra enveriste.
Nuk do të tregoj tërë suzhetin. Nuk është teatri tema e shkrimit tim, por do të ndalem vetëm te një nga episodet e shfaqjes.
Titullari i ri shkel në selinë e përfaqësisë ku, siç qe bërë e udhës ishte ndërtesë që përmbante edhe zyrat edhe banesat e stafit. Atë ditë një Sigurims që pat shërbyer në këtë ambasadë nën vellon e një atasheu kulturor, po bëhet gati të kthehet në atdhe. Ambasadori i ri në radhën e pritjes për njohje, e takon edhe këtë anëtar të ekipit. Gjithsesi titullari tregohet mjaft i sjellshëm edhe me të. Punonjësi i Sigurimit e mirëkuptonte këtë “ndërrim gjaku”. Ai i shfaq ambasadorit të vetmen brengë që kishte: vajza e tij gjimnaziste, pat fituar çmimin më të lartë për nxënës të huaj në zotërimin e gjuhës vendase. Sipas një regulli të vjetër, në fund të vitit shkollor, Presidenti i atij vendi i akordonte shkollarit të huaj një bursë të posaçme presidenciale, që përbënte një shumë për t’u patur zili nga tërë shkollarët e botës. Prindërit e vajzës mallkonin fatin që vajza e talentuar do të duhej të kthehej me ta në atdhe. Ata nuk mund ta linin dot vajzën e parritur vetëm në këtë vend të huaj edhe disa muaj të tjerë, deri sa të plotësohej viti shkollor. Ambasadori shfaq përgëzimet e tij të sinqerta për vajzën dhe me keqardhje, dëgjon se një koleg i vjetër i babait, që mbetej aty nuk kishte pranuar t’ia mbante adoleshenten deri në mbyllje të vitit. Edhe nja dy të afërm nuk patën pranuar ta bënin këtë. Dukej që stazhi në Sigurim i prishte punë këtij babai. Për habinë e gjithë stafit (dhe të Ministrisë së Jashtme në Tiranë kur u muar vesh), vajzën me rezultate të shkëlqyera e mbajti çifti i ri ambasadorial. Burrë e grua e bënë vajzën pjesë të familjes në apartamentin e tyre brenda godinës shtetërore të ambasadës! I mësuar me luftën e egër shumëvjeçare të klasave që kish praktikuar edhe vetë, babai e merr këtë mirësi si një goditje të beftë rrufeje. Mbetet i mekur nga mbingarkesat emocionale. Natyrisht e le vajzën nën kujdesin e ambasadorit dhe zonjës së tij thellësisht mirënjohës nga ky shembull i rrallë.
Episodi skenik ishte punuar bukur nga regjisori dhe luhej mjaft mirë nga aktorët. Publiku e ndiqte dialogun me një vëmendje të ndezur brenda një heshtje të përgjithshme, gati të shenjtë, nga ato heshtjet e rralla që janë më të bukura se ovacionet, apo zhurmërimet e bujshme.
Në ato dymbëdhjetë shfaqje, herë nga të çarat e perdeve dhe herë që nga llozhat afër skenës, unë shikoja qindrat e fytyrave të spektatorëve që mbushnin sallën. Ishin fytyra të ndriçuara nga refleksi që u vinte përballë, nga goja e skenës. Tek luhej oferta e papritur e ambasadorit për këtë nxënëse të shquar, bijë e një babai që pat punuar në një pozicion “klasor” (më falni huazimin e një termi të ndyrë), unë shikoja qindra dhe qindra sy ku ia behnin dhe buisnin lotët. Emocione të shëndetshme pushtonin sallën. Spektatorët miratonin gjestin fisnik të shefit të ri, këtij njeriu të ardhur nga një planet i panjohur deri atëherë.
E kishin miratuar atë gjest artistët me lojën e tyre të ndjerë. Edhe unë si autor, natyrisht, e pëlqeja fort, pa dhe e pata shkruar. Mbase është e tepërt të them se unë vetë kam kaluar vite në përfaqësitë tona, si sekretar në Bonn dhe titullar në Nju Jork, ku në të vërtetë kjo ngjarje nuk ka ndodhur. Dhe sidomos nuk më ka ndodhur mua. Është thjesht frut i imagjinatës së një dramaturgu. Por po të më paraqitej ai rast hipotetik, do ta bëja. Shkrimtarët kanë kënaqësinë të jetojnë përveç jetës së tyre, edhe shumë jetë të tjera që i ëndërrojnë dhe njësohen me heronj, me mirëbërës, me therorë. I krijojnë me shumicë bëmat fisnike që në jetë për fat të keq, ngjasin rrallë.
Pra unë do ta bëja. Mua më ka neveritur dhe vazhdon të më neverisë lufta e zgjatur klasore që bren marrëdhëniet njerëzore në vendin tim.
E kam drejt, Sali Berisha? A ke rast të ma lexosh këtë pyetje? E kam drejt, apo ty nuk të pëlqen tek të tërheq e të atakoj në këtë temë!
Kjo hyrje e gjatë është për ty, për njeriun që tërë jetën këtë luftë e ka zhvilluar, e ka shfrytëzuar dhe sidomos po përpiqet ta mbajë të gjallë edhe sot. Nuk ka reshtur kurrë lufta jote e shëmtuar. Edhe sot pas 23 vjetësh bateritë e tua të artilerisë klasore vjellin zjarr. Por është një zjarr i pabesë dhe i shtirur. Ti shan hipokrizisht Enverin, Byronë, Bllokun, “etërit”. Arsenali yt i termave mashtruese rreh të krijojë një mjedis të preferuar, rreh të ushqejë mendje të mësuara me këtë luftë famëkeqe.
Boll! Mjaaaft, Sali Berisha! Ti po i ve një emër të vjetër luftës tënde reale. Ti quan luftë klasore të shqiptarëve, luftën tënde të egër për pushtet.
Por ti e ke humbur këtë luftë njëherë e përgjithmonë. Ti, qesharakërisht, po gjëmon me shumë vonesë kundër bllokmenëve. Dhe po gjëmon më shumë akoma tani, kur sheh që të gjithë ata, bllokmenët e vërtetë, janë degdisur në botën tjetër duke dhënë frymën e fundit paqësisht, me kokat mbi jastëkët me pupla. Asnjëri syresh nuk u nxor para grykave të armëve, si në skenarët që ata patën realizuar për gjysmë shekulli me kundërshtarët e natyrshëm dhe me shokët e maleve partizane. Ti u kujdese që bllokmenëve të mos u prekej qimja, se e tillë qe detyra që të vunë ata vetë, në kohën e frikshme të ndërrimit të qiejve. Nuk mund të jenë tani më të urryer se ata, këta “bllokmenët e tu të rinj” pa asnjë mëkat parahistorik. Por, ama, ti ke të drejtë që i urren dhe i lufton. Ne të kuptojmë: këta errësuan dhe po shuajnë diellin tënd.
A kam të drejtë? Këtë herë ju drejtohem juve, zotërinj që bëni pjesë në organizma dhe shoqata të të përndjekurve? Me respekt për të kaluarën tuaj – dhe të prindërve tuaj – prapa hekurave, me drojen se ju lëndoj me mospëlqimin tim të ca thirrjeve që i drejtonit kryeministrit të ri, kur ai ende nuk ish zyrtarisht në postin e tij. Dhe nxitoj t’ju parathem, se respekti im për ju nuk do të dobësohet aspak, edhe pasi të kem shprehur mosaprovimin tim për klimën e deklarimit të kërkesave tuaja.
Nuk ma do mendja që ka ndodhur kështu, por duken si ca ultimatume të prerë dhe të vendosur, si të hartuar në kancelaritë e kryeministrit të përmbysur. Nuk kam parë në shtyp, gjatë këtyre tetë vjetëve që lamë, letra me kërkesa ultimative, si këto që paraqitët ju. Nuk kam mundur të shoh – ndoshta nga largësia ku jam dhe me ngut lyp ndjesë, po qe se gabohem- as një letër të tillë adresuar Fatos Nanos. Dhe tani ia drejtoni Ramës! I kërkoni atij të lypë falje për krimet e komunizmit, atij, intelektualit liberal antikomunist, kryetar i një partie që ju vazhdoni ta përcaktoni “komuniste”! Dhe nuk e keni shfaqur këtë vendosmëri në kërkesat ndaj dy komunistëve të njohur botërisht, që thonin se udhëhiqnin “parti demokratike”! (Është temë më vete ajo që pas kaq vitesh ne nuk u marrim partive kampionët nga venat në epruveta, për t’u parë sa u janë pakësuar apo rritur ndotjet komuniste në gjak).
Me lejen tuaj miq, dua t’ju kujtoj se Nano dhe Berisha, të ngarkuarit e Ramiz Alisë për udhëheqjen e tranzicionit postpunist, kanë hequr maskat dhe janë bërë bashkë, si atëherë, kur morën misionet mashtruese historike. E pra, le të theksojmë me kënaqësi se Rama i mposhti që të dy këta misionarë të zinj. Më parë asgjësoi ushunjëzën Nano dhe tani poshtëroi me vota figurën e urryer të gjakësorit Berisha. Rama dhe Meta ishin dhe janë njerëzit e paparashikuar në kornizat e skemave hoxhisto-ramiziste dhe prandaj sot në ajrin shqiptar ndihet një drithërimë e re. Me të drejtë ky është një cak kohor, që zoti Arvizu, i dërguar i SHBA-ve e krahasoi me atë cakun tjetër të paharruar të vitit 1992. Kjo përqasje u gjithëpranua. Prandaj i dogji aq shumë mjedisit demokratikas krahasimi i të shumërespektuarit ambasador.
Ju i kërkoni qeverisë së re “komuniste” që të shlyejë brenda dy vjetësh detyrimet financiare ndaj të përndjekurve. Nuk ia kërkuat kështu qeverisë “antikomuniste” të “premtimeve të mbajtura” që ju dha solemnisht zotimin se do t’i shlyente brenda tetë vjetëve. Tetë vjetët e saj të begatë, nga dhjetë këstet, nuk i mjaftuan të shlyente as këstin e dytë! Një frazë do të doja të veçoja, atë të shqiptuarën nga miku im i shumëvuajtur, Reshat Kripa, kur kërkon që këtë shlyerje të stërzgjatur ta bëjë Rama: “Në rast se do të jeni ju, i nderuar kryeministër i ardhshëm, kjo do të ishte një përmbysje e mentalitetit që ka ekzistuar deri më sot se vetëm e djathta mund të jetë e aftë të zgjidhë çështjet e të përndjekurve politikë.”
Një keqardhje e thellë më pushton kur shoh të manipuluar politikisht dhe nuk lartësohet në qiellin që meriton, flakadani njerëzor i Lirak Bejkos. Ne nderojmë Jan Palakun, të riun çek që i vuri flakën vetes në një shesh të Pragës, kurse dyanësitë politike i krijojnë turbullirë aktit madhor të Bejkos tonë. Lirak Bejko vërtet nuk vdiq si Palaku duke kërkuar lirinë, por flaka e shtatit të tij ndriçoi një megapërbuzje, demaskoi një megashpërdorim përkrahësish, bëri dritë mbi një megamashtrim të shtresës që është piedestali ku kacafyten të hipin dhe të ngrijnë në pozim, ca monumente që na caktoi ai blloku për të cilin po flasim. Por ndjej se ju jeni shumë të ndarë edhe në gjykimin e vlerave të atij gjesti që flakëroi në mes të Tiranës.
Mirë, pra. Unë sinqerisht bie dakord me ju në të tëra kërkesat drejtuar Edi Ramës. Edhe shlyerjet të bëhen, edhe dosjet të hapen! Për mua, zoti Rama le ta shikojë të arsyeshme të kërkojë edhe ndjesën që i rekomandoni ju për tërë të zezat e regjimit të Enver Hoxhës. Krahasim i goditur, ai me Papën e Romës, që dënoi dhe kërkoi ndjesë për inkuizicionin e mesjetës. Është më mirë kur kërkon ndjesë për faje që personalisht nuk të përkasin. Berisha për shembull këtë nuk e bënte dot kurrë se kishte boll faje vetjake në tri të katërtat e jetës. Dhe ju prandaj nuk ia bëtë këtë kërkesë atij!
Paraqitët kërkesa të drejta, po mund të paraqitnit akoma edhe ca kërkesa të tjera. Po si, more miqtë e mi, nuk ua zuri goja ca krime më të afërt, që nuk janë të pakët?! Si nuk rekomanduat ndëshkim për vjedhjet dhe vrasjet në demokraci? Thoni pastaj që nuk druheni se lëndoni kryeministrin e përmbysur! Ju me të drejtë ngrini zërin për një luftë klasash që mbeti e pandëshkuar, për atë luftë burracakësh, që goditën dhe zhveshën nga gjithçka fëmijë të pafajshëm e të pambrojtur, gra dhe burra të moshuar e të pafuqishëm, që atë “luftë” nuk e kundërluftuan aspak. Por nuk e ha malli për atë luftë Berishën. Ai ulurin për luftën që i takon të ketë tani me drejtësinë, se ka vrarë, se ka vjedhur dhe ndihmuar për të vjedhur, ka përçarë e po përçan ende shqiptarët, në tanët për t’u punësuar dhe të atyre, për t’u lënë pa punë; në biznesmenë për t’u a shtruar rrugën me dafina dhe në të tjerë për t’i përvëluar me gjoba… Në këtë çerek shekulli ky njeri ka mashtruar e gënjyer, ka shkatërruar ekonominë, resurset, bujqësinë ushtrinë, arsimin, shëndetësinë. Ka sabotuar bllokadën e vënë për Millosheviçin, ka tentuar të pengojë Rambujenë, ka anatemuar ushtarët çlirimtarë të Kosovës. Ju e patë sjelljen e tij me atë aktivizim të ethshëm gjatë dy muajve paszgjedhorë, të korrikut edhe gushtit, (pa lënë t’i ikë nga dora edhe një copë shtatori!). Tamam si një i babëzitur që ndjek kamarierët duke ua fshirë edhe mbetjet në pjatat që ata po heqin nga darka, ai në ditët e ikjes, shiti, shpërndau dhe bëri gropa të hatashme ekonomike, ku uron të gremiset rivali që e shqelmoi nga froni. Ai ka ngut. Ai nuk pret Ramën deri sa të dështojë që të ketë shkak të ulërijë elektoralisht. Është larg ajo ditë. Ai lutet ta besojnë kur betohet se është i sigurt dështimi i rivalit të tij. Njeriu që i ka bërë realitet tërë të zezat që të rrok mendja, u lutet shqiptarëve t’i bashkohen atij për të dënuar të zezat që mund të bëjë kundërshtari i tij, e për ta ndëshkuar për gabimet që dhëntë Zoti të bëjë pasardhësi i tij.
Pra, zotërinj, ky individ nuk është vetëm i lig. Ky është edhe qesharak, me një qesharakëri të përditshme që na bën të na vijë turp që nuk e përmbajmë dot veten e të mos flasim e shkruajmë më për të.
Dhe ai kujton se e besojnë, në ato që thotë. Por në vite ai e ka humbur tërësisht atë pasuri fillestare të barabartë që Zoti shpërndan për të gjithë ne: besueshmërinë e fjalëve që nxjerrim nga goja. Edhe pse nuk e thonë, edhe të vetët e shohin që ai ka humbur të drejtën të besohet. Në zjarrminë e temperaturave që atij nuk i zbresin kurrë, kryemafiozët i bëhen lidera historikë, pionerët e lëvizjes studentore i bëhen shërbëtorë të Sigurimit dhe po ata i bëhen heronj kombëtarë, presidentët i kthehen në komplotistë, çadrat i shndërrohen në kallashnikovë, kureshtarët me duar në xhepa para selisë së tij, i duken trupa desantësh, votimet e tij “më të mirat në histori” i quan të tilla vetëm dy ditë dhe pastaj ato i bëhen zgjedhje “të blera”. Ky njeri ngrihet nga karrigia e tij deputetore ku e kanë shtrënguar të rreshtohet mes ushtarëve të tij pa spaleta, bash atë çast që kryeministri i ri nënvizon se shumica e tij e re nuk ka mandat për të kaluar pa hetim Gërdecin dhe vrasjet politike. Dhe me ikjen nga salla, ky deputet nënshkruan pranimin e mëkatit.
Ja pikërisht kjo luftë nuk i pëlqen bllokmenit të vërtetë të këtyre ditëve. Paqja në këtë luftë do të ishte dështimi i Ramës të cilin Berisha e dëshiron dhe ne i trembemi.
Dhe unë them se do të jetë fatale shmangia nga kjo luftë me “klasën” e të korruptuarve. Vështirësitë e trashëguara dhe ato të krijuara nga qeveria në ikjen e stërzgjatur mirëkuptohen nga populli që përkrahu masivisht koalicionin fitues. Por Rama nuk do ta ketë atë mirëkuptim nëse shumica e tij e re parlamentare, për arsye takti apo arsye interesash, nuk ndërmerr imponimin e drejtësisë të ndershme (që quhet hakmarrje politike qëkurse janë shpikur votimet dhe rrëzimet nga kali!). Ndëshkimi i vrasësve dhe ushunjëzave tranzicionale, kjo vepër madhore pa precedent, nuk-nuk-nuk, njëqind herë nuk duhet të kapërcehet! Këtë kapërcim e dëshiron skota e mëkatarëve vrasës dhe hajdutë. Në këtë zhvillim të imagjinuar, ata me një gur vrasin dy zogj: shpëtojnë nga ndëshkimi dhe shijon një dështim hakmarrës të rivalëve të tij të urryer.
Unë bashkohem dhe i mbështes pushtetarët e rinj në këtë ndërmarrje. E përpjetë e madhe, por që në nisje e bekuar dhe plebishitarisht e brohoritur. Unë ua kam zili atyre këtë rast të artë historik që do t’i shkonte për shtat ca vullneteve idealistësh të paktë që venë për kryefjalë të mirën e atdheut. Kjo është kërkesë e shtyrë nga nevoja e edukimit të shqiptarëve dhe jo nga urrejtja dhe inatet për mëkatarët.
Këtij lloji bllokmenësh të rinj i tremben ata. Kjo luftë klasash i tmerron ata. Dhe nëse këta “bllokmenë” të drejtë dhe këmbëngulës e bëjnë këtë, popullin e etur në shekuj për drejtësi, do ta kenë me vete.
Atëherë krahasimi i zotit Arvizu do të quhesh me të drejtë i pangjashëm, por të pangjashëm ketë radhë do ta quanim ne, jo kukuvajkat me emra të gjymtuarish.
Edhe siç është zakoni i bekuar i shqiptarëve të përçarë, unë pres mallkime për shfaqjen e mbështetjes time për Ramën dhe njerëzit e tij. Bujrum mallkimeve! Bile ndihem i nderuar po të quhem drejtësisht kështu. Ia pëlqej kryeministrit të ri pasionin e bukur me të cilën i ka hyrë kësaj vepre historike, ia pëlqej qytetarinë e qeverisjes, më tingëllon e afërt gjuha e matur dhe e urtë që ka përvetësuar vitet e fundit. E uroj nga zemra suksesin e tij.
Dhe në se ndonjëri mbledh buzët, nuk më kupton, dhe më pyet nga na mbiu e tërë kjo dashuri për Ramën, do t’i përgjigjem:
Dashuri? E pranoj, më pëlqen. E dua.
Por absolutisht nuk e dua, aq sa kam dashur Berishën në atë agim të viteve nëntëdhjetë!
Nderime e respekte Z. Kulla. Edhe une, ashtu sikurse ju me zerin lart them “E dua Edi Ramen”, dua gjithcka qe ai perfaqeson: frymen, mentalitetin, te folurit, te replikuarit, e mbi te gjitha, te berit politike. Jemi rraskapitur nga demagoget hipokrite e servile qe vetem e xhvaten kete vend e u tallen sa munden me keta njerez. Jemi popull i mencur, me vyrtyte, me pasuri natyrore, meritojme me teper. Uroj me zemer e besoj fort qe suksesi i Edi Rames eshte suksesi i te gjithe neve. Ndaj me force bertas ‘E dua Edi Ramen’…
Zoti Kulla, je nje intelektual e patriot i vertete!
Uroj qe ky popull te nxjerre nga gjiri i vet sa me shume njerez te ndershem si ty, sepse vetem keshtu mund te realizohet me ne fund tranzicioni i vertete.
Shkrimi tuaj, eshte nje analize reale dhe e ndershme e 23 vjeteve qe kaluan, e ne fakt ne mbledhjen e “Byrose Politike” shtator 1990, Ramiz Alija ne fjalen e tij shpjegonte qe kalimi ne nje shoqeri kapitaliste ishte i pashmangshem, pasi arkat e shtetit ishin fare bosh dhe per kete motiv, komunizmi nuk mund te rezistonte me. Duke komentuar krijimin e sistemit te ardhshem kapitalist, thote; ne kapitalizem ekziston klasa “Borgese” (te pasurit), qe ketu tek aktualisht ne mungon … mirepo do krijohet, si? Shoke komuniste, do ta krijojme ne, “Borgesia e re shqiptare do te jemi ne!
Kete gje Zoti Kulla ti e shpjegon shume mire kur permend dy kaloresit e zinj (Nano & Berisha), ata te cilet realizuan planin e zi te Ramizit.
E pastaj flasin per Bllokmene.
Shkrim S*P*E*K*T*A*K*O*L*A*R*…ndoshta kryeshkrimi i keasaj periudhe.
Autorit te ketij shkrimi,te nderuarit z.Kulla,duke e mirekuptuar sa here i afishon brengat dhe shqetesimet prej qytetari,atdhetari dhe intelektuali,me duhet t’i them se qeveria e re,te mandatuarit e rinj e kane nje prove zjarri te atille,e cila e vetme,sintetizon gjithe seriozitetin dhe solemnitetin e premtimeve te deklaruara. Eshte fjala per sfiden me emrin LAZARAT !!! Ju zoti Kulla,ne kete shkrim keni perdorur dendur si metafore qiellin,por duke notuar lart neper qiej,nuk e dallon qarte,as ngjyren dhe as e ndjen aromen e hashashit! Ka fjale se e gjithe “dallaverja”(politika jone) vertitet rreth …mullareve me hashash! Si fillim,nje inspektim,d.m.th vajtje mu ne mes te fshatit Lazarat e ministrit te ri te Brendshem,do ishte nje mesazh shume me inkurajues-shumefish me inkurajues se dhjetera “work shop”-e hoteleve te Tiranes. Ne kete rast ia vlen te revokojme fjalet e Edi Rames dikur ne fillimiet e karrieres si kryesocialst kur shpotiste seminaret pafund dhe pa bereqet te OJF-ve te cilat kishin si qellim vec te justifikonin faturat e parave dhe nga donacionet !!!…
Briljant dhe shume domethenes ky shkrim.Eh shqiperi e mjera shqiperi me te vertete nje kamzhik i forte per te gjithe shqipetaret qe votuan dhe mbyllen syte parpara ketyre legenave.Te vjen turp ta quash veten shqipetar kur lexon kete shkrim,dhe per te gjitha fajin e kemi vetem ne dhe askush tjter.TURP
Z Kulla!
I bashkohem 100% kelthitjes tuaj:Boooll! Mjaaaaft!
Dhe jame dakort me gith pershkrimin qe ju beni,e vecanerisht ate te perndjekurve dhe te burgosurve politik.
Por s’jam dakort me ju vetem ne nje pike z Kulla:
Ju dhe une,jemi intelektuale(si gjith pjesa e iluminuar e shoqerise),dhe jemi te paret qe duhet te mbeshtesim nje vizion progresist qe na bind.
Por,nje vizion(politik) i shpalosur nga nje pushtet e Kryeminister i radhes( nisur nga vete eksperienca e deritanishme e politikaneve dhe politikes tone), ka nevoje per nje tjeter lloj mbeshtetjeje nge ne,ka nevoj per piketa kontrolli , besimi e korigjimi,respektimi e permbushja e te cilave, do konvertohej ne mbeshtetje te metejshme.
Z Rama s’ka nevoje per dashurine tuaj e timen(e ka aq te madhe dashurine e militanteve te vet,sa s’di c’te beje me te..),por ka nevoje per presionin dhe piketat tona( te idealisteve),duke qene se vizioni i tije do te duhet te firmoset edhe nga aktore te tjere(me nje skede morale e te kaluar te dyshimte).
Ndaj dhe duhen piketat tona z Kulla,dhe njera prej tyre (dhe me kryesorja),do te ishte hapja medoemos e dosjeve(qe ju e keni cekur shkarazi).
Duhet kthyer ne kauze hapja e dosjeve z Kulla(e per mua eshte).
Populli(i shternguar)besoi te z Rama.Le te filloje ai tani,te justifikoi besimin e marre.
E le te filloi pikesepari me problemin e dosjeve.
Dosjet duhet te hapen dhe pike.Kunder c’do lloji justifikimi dhe me c’fardolloj kostoje.
Askush s’pretendon e s’do kerkoje hakmarrje a revansh.
Perkunderazi,hapja e dosjeve do te thote paqe per te gjithe, dhe sidomos paqe me veten, per te gjithe ato qe kan gelltitur ‘nje luge corbe te prishur’(me qejf apo pa qejf,me hire a pa hire),e qe vazhdojne ta vjellin edhe sot e kesaj dite.
Duam vetem Trasporence.
Duam te dime vetem per ke votojme,kush na udheheq,drejton,keshillon,akuzon,gjykon,ndeshkon,kush na edukon femijet(te ardhmen),kush na siguron rendin,qetesine dhe sigurine.
Kaq dhe vetem kaq:Te jemi te sigurte se, ai qe na akuzon apo na therret ‘sigurims’,te mos jete pikerisht vete ai’sigurimsi’!!
Keshtu dhe vetem keshtu,do arrijme te kuptojme ‘doren e fshehte’ qe dikton e kontrollon politiken dhe politikanet tane, qe kudo vene dore ndyjne,qe edhe kur prekin dicka te mire e me vlere,cuditerisht e kthejne ate ne te kunderten(inversin)e saje,qe,me perpikmeri kujdesen qe politikanet tane,ndryshe te mendojne e sillen ne privat,ndryshe te shprehen e flasin ne publik,dhe diametralisht ne te kunderten(qe sa vjen e rritet) te veprojne ne te vertete,ne praktike!
Hapja e dosjeve(ose ‘nxjerrja e herot nga thesi’) ndan shapin nga sheqeri,ne te gjtha senset!
Eshte gur themeli e prove per te gjithe,per vizionin qe ka shpalosur z Rama,e per z Rama vete.
Nese kjo do te jete piknisja e z Rama,atehere vizioni i shpalosur prej tije do te kete mbeshtetjen(pse jo,edhe perkushtimin)e pjeses me te mire e me te shendetshe te shumices,ndaj dhe do kete te ardhme(Qe ta ndaje mendjen z Rama per kete ceshtje,i mjaftojne dhe teprojne 100-ditet e para te qeverisjes se tije!).
Ne te kundert,t’na i kurseje Demagogjite, e te beje ate qe mundet e qe i diktojne te tjeret,bashke me fillimin e numerimit mbrapsht per te.
Hapja e dosjeve eshte ‘thembra e Akilit’te ‘Rilindjes’!
Ne te kundert,s’do te kemi vecse,rilindjen e PPSH!
Rilindjen e Sigurimit te’Rilindjes’!!
Dhe ne do vazhdojme te biem ne dashuri, me pushtetin e Kryeministrin e radhes!!
BRAVO ZOTI kULLA.
Nje e vertete perle! Uroj qe zoti Rama t’i perktheje sakte keto rreshta nga njerez te mencur si Pellumbi, Andrea dhe Mero!
Kultue she qyteterim! Ju lumte z Kulla!
Me ne fund erdh dita kur te mençurit mund te shfrehen dhe flasin Njerzve po u vjen goja nen diktaturen e re .Mirseerdhe moj diktature e te folurit lirshme menduarit lirshem …
Kulture dhe qyteterim! Ju lumte z Kulla!
Do prek krejt shkurt vetem dy pika ne gjithe kete mori fjalish me te shumta ne numer se c’duhet.
E para eshte aty ku flet per Meten duke e nxjerre si nje figure legjendare, gje qe ma peshtjellon stomakun dhe m’i bie zorret tek fyti, si dhe dashuria e madhe qe paska pasur per Berishen e viteve 90. Cfare lesh dashurie per Berishen o z. Kulla?! Ai e kishte te shkruar ne balle qysh atehere se cfare shpellari ishte.
Kurse Meten, turp te kesh qe e ze me goje duke i dhene sadopak rendesi!
Me fal Elinor por nuk munde te rri pa shtuar edhe miqesine e madhe me Leka Bungon qe ka ndare shume gjera te jetes mes tyre por a munde te na thote z. Kulla…po parat e vjedhura nga Leka, qytetareve te ndryshem ne Vlore dhe Tirane, bashke i ndate?…..Pellumb Kulla i takon asaj shtrese te perdjekurish popr qe u perkedhel ne menyren me te mire nga diktatura sepse kjo sere mjerane shiten njerezit e tyre dhe lepine diktaturen……nuk qeme te paktet ne qe u habitem me afrimin qe i beri Berisha njerezve si ky Kulla….
Te shkon shkelqyshem emri qe ke ooooo polic.
Per fat Pellumbi nuk ka shkruar ndonjehere per seren tende, edhe ne kohen qe ti kerkon te na permendesh.
I dashur Pellumb!
Duke te uruar shendet po te them se jam nje nga ata qe jo thjesht e kam votuar Ramen, por “kam tundur malet” qe ai dhe ne te gjithe te fitonim.
Tani i dashur, duhet te me ndihmosh qe ta “urrej” dhe kete ta bejme te gjithe se bashku.
Vetem keshtu do te duam veten, njeri-tjetrin, Shqiperine dhe pse jo edhe Ramen.
Me gjithe zemer
pershendetje
I sakte dhe I llogjikshem.
salihu me 97 dekalroi se kulla ehste spiun sigurimi, por kjo nuk ia heq te drejten te shaje saliunm por p[ak si gjte ky shkrim me stil te kuq
Artist i madh , shpirt i madh , pene e madherishme , pasterti hyjnore ne shkrimin tuaj z. Kulla . Faleminderit
Te duam Edi Rama,shpresojme tek puna jote, por ruhu nga servilet.
Shkrim shume domethenes z.Kulla! Por mendoj se nuk do E.Ramen apo ke dashur Berishen, por thjesht dashuron ndyshimin, si atehere dhe tani dhe ndryshimi eshte dhe ka qene atehere e personifikuar te keta dy persona. Pritja eshte e njejte. Do zoti qe te mos jete ashtu dhe zhgenjimi. Dhe nje sugjerim: Shkruani me teper se i shtoni ngjyrat shtypit(pothuajse)gri shqiptar.
U kenaqa….
NDERIME ZOTI KULLA! MENDIMET E JUAJA KANE USHQYER POPULLIN NE KETO 40 VJET. PO TE MOS KISHE PERMENDUR NJE EMER KETO RJESHTA DO TI QUAJA TE RENA NGA QIELLI (ZOTI).POR TE FALET MBASI TI KE BERE “GABIME” EDHE ME TE MEDHAJA…DIKUR TI KE DASHUR NJE MOSTER…JAM I SIGURT QE ME MIRKUPTON.TI JE RESPEKTUAR EDHE KUR KE GABUAR…
Me demek,kjo ” kukuvajkat me emra të gjymtuarish”,duhet te jete Xhozi TOPALLI!
Nuk mund ta pranoj kete etiketim per te,sepse e kam shume xhan,eshte sokoleshe mali.Veçse per ta kuptuar me mire (se nuk po e kuptoj shqipen e saj),ditet me diell t’i kaloje me mesimin e gjuhes standarte,letrare shqipe , neteve ne shtrat e ka te lehte,me pa as mundimin me te vogel, ta korrigjoje defektin teknik …
Te perndjekurit politik,ose kasta e tyre drejtuese,po perdoret nga Berisha,per qellimet e tij per pushtet.
Me te perndjekurit,Berisha ka nxitur trazirat sa here qe i duhej te demostronte kunder qeverive qe i kishin “marre” pushtetin.
Ne keto 8 vjet,kane qendruar si muti,tani i ipnotizon nje kriminel duke ju hedhur trute e gomarit.
Te perndjekurit kane frik nga Berisha,njelloj si ne kohen e Enverit,befas behen “trima” zgjohen per “kerkesat” e mohuara,sapo tutori i tyre ti urdheroj.
Nuk dua te them se Rama ti leje prapa listes,por nga menyra si veprojne,nuk e meritojne perkrahjen.
Berisha eshte duke kerkuar “aleate” per ritjen e shkalles se revoltes,kunder Rames.
Me kete revolt ai do te mbaj te bllokuar,mosdenimin e tij dhe te njerzve te koruptuar rreth vetes.
Thenia e meçur e Kulles:”Paqja në këtë luftë do të ishte dështimi i Ramës të cilin Berisha e dëshiron dhe ne i trembemi”,duhet te kihet ne qender te vemendjes,nga Rama !
BRAVO KULLA….
Ne Ambasade ne USA me bekimin e Birishes dhe tani do Ramën ?? Ooooo diiiiioooooooo!!
A doni ´te mos kete´ me Berishe? Atehere,mos u merrni me te! Jo, duam te shfryhemi! Mire, atehere, pra po e mbani ne jete! ´Gjalle,´, dhe te forte!Nese vazhdoni keshtu, do te kalojne edhe njezete vjet te tjera, dhe ju do te merreni vetem me Berishen!A nuk te dhimbset koha, e mundi, qe ne vend se te beje art, nje Pellumb Kulla, te merret me Berishen!? Cka do te thoshte Lasgushi, t´i kerkonim nje reflektim per Xhaxhin E. e per xhaxhallaret?(hipotetikisht, po e zeme sikur te guxonte!)
shkruan bukur, edhe kur nuk je vetevetja….
Ka dicka te cuditshme tek ti o shoku Pellumb.
O nuk te le Amerika te shikosh Komunizmin e ulur kembekryq ne Tirane,
(ketu perfshij edhe “larushin” Sali… e jo me niperit e mbesat e Byro-isteve.
Pelumb: ZGKJOHU ose VIZITOHU (keshille miqesore!)
Komunizmi as ka qene dhe as ka per te ardhur ndonjehere ne ndonje vend te botes. Eshte shume i bukur por i pamundur se eshte utopi. Ti, o Miri, mbase e ke fjalen qe ne Tirane hajdutet zevendesojne hajdutet. Aty e ka dhe Kulla por lutet qe ata te shfarrosen. Keto do t’i kuptoje, o MIri, po te dije pak shqip
Shkrime te tilla i lene pa breke dhe i nxjerrin lakuriq para popullit ,duke mos u dhene asnje mundesi edhe per gjethe fiku , politikanet e zhyer ne gjirizin e politike berjes hileqare ,qeverisjes grabitqare “Dhe unë them se do të jetë fatale shmangja nga kjo luftë me “klasën” e të korruptuarve. Vështirësirat e trashëguara dhe ato të krijuara nga qeveria në ikjen e stërgjatur mirëkuptohen nga populli që përkrahu masivisht koalicionin fitues. Por Rama nuk do ta ketë atë mirëkuptim nëse shumica e tij e re parlamentare, për arsye takti apo arsye interesash, nuk ndërmerr imponimin e drejtësisë të ndershme (që quhet hakmarrje politike qëkurse janë shpikur votimet dhe rrëzimet nga kali!). Ndëshkimi i vrasësve dhe ushunjëzave tranzicionale, kjo vepër madhore pa precedent, nuk-nuk-nuk, njëqind herë nuk duhet të kapërcehet! Këtë kapërcim e dëshiron skota e mëkatërëve vrasës dhe hajsutë. Në këtë zhvillim të imagjinuar, ata me një gur vrasin dy zogj: shpëtojnë nga ndëshkimi dhe shijon një dështim hakmarrës të rivalëve të tij të urryer.”
Kjo eshte thelbesore per te ardhmen e Shqiperise
figure
Si gjithnje i meçur dhe i spikatur, ne kohen dhe ne dimensionin e duhur intelektual…Nje klithme qe duhet te rezonoje ne te gjithe horizontet shqiptare anekend planetit…Respekte dhe uroj qe te kete sa me shume intelektuale te formatit tuaj per te krijuar realisht nje atmosfere inspiruese, motivuese per qeverine e re dhe Kryeministrin RAMA…
A thua i plasi Kulles se cfare mendon ti per te? Ti ke folur me kohe per gjynahet e Bishes? Nuk duhej lene Berisha te qevriste dy tri vjet? Bresherite eKulles per Berishen datojne nja 16 vjet perpara. Me ndjeni per fjalen popullore jo per veshet e damave: galaktike, pirdh tw shfryhesh!
I nderuar, i madhi z. PËLLUMB KULLA; shfaqjen tuaj teatrale me regjizor të nderuarin LEKA BUNGO, nuk kam patur rastin ta shikoj në skenë por për të kam lexuar në shtyp dhe kam parë në Tv. intervistat që ka dhënë z.Leka Bungo.
Tani që lexova episodin e kësaj shfaqjeje, që ju përmendni në këtë shkrim, po ju them se nuk kam lotuar por kam qarë.
Juve thoni se episodi nuk është ndodhi e vërtetë por frut i imagjinatës tuaj.
Unë po ju them, i dashur Pëllumb, atë që ju e e dini më mirë se unë: Episode të tilla të ngjallin kaq emocione pikërisht se janë reale, ndodhin në jetë në mënyra e forma nga më të ndryshmet. Unë për vetë kam përjetuar shumë raste të tilla.
Për një gjë të siguroj z.Pëllumb;(edhe këtë, besoj se Juve e dini më mirë se unë), që Sali Berisha dhe të ngjashmit e tij, edhe po ta lexojnë edhe po ta shikojnë këtë shfaqje, ata nuk emocionohen, ata nuk kanë ndjenja, nuk ndjejnë dhimbje e dashuri, ata kanë vetëm ligësi, urrejtje e makutëri, kanë vetëm instikte shtazarake.
E keqja është z. Pëllumb, se këtij diktatori gjakatar, këtij hajduti të pasurive kombëtare, këtij krimineli vrasës të shqiptarëve, i shkojnë pas avazit edhe shumë të tjerë të ligj, halabakë, dallkaukë, karrieristë e robotër që ky i paudhë i ka bërë edhe mender deputetë e ofiqarë, si puna e palokërve, nokërve, lulërve, mulërve, rulërve, halimërve, islamërve, ristanërve, spahorve, simonërve e reshatërve.
I dashur Pëllumb; i paarritshëm je si artist por të përgëzoj përzëmërsisht edhe për kontributin që keni dhënë dhe po jepni parreshtur për demokratizimin e Shqipërisë tonë të dashur.
Mbaj mend, se shpesh here,kur banoja ne fshat, naten degjohej edhe edhe zeri i kukuvajkave. E sa here qe kukuvajkat nxirnin zerin e tyre vajtues ,nena thoshte:- Hengershi koken tuaj! Edhe kukuvajkat demokratike ,kane filluar te nxierin zerin e tyre kobes,ku edhe ne u themi: – Hengershi kokat tuaja! Ky kukuvajke,qe u rrit mes bllokut dhe bllokmeneve, ky korb i zi qe u shfaq mbi qellin e ketij populli,ketyre korbeve e kukuvajkave ,qe populli ua prishi ate folene e ngrohte ,ku vetem kane sjell fatkeqesi,po i drejtojne ultimatume ,SHQIPONJQVE,THELLEZAVE E BILBILAVE ,QE ME ZERIN E TYRE KAN FILLUAR TE KENAQIN NJEREZIT ,E TE KUMBOI EMBEL NE QIELLIN TONE. Keta korb e kukuvajka,kane shprese ne grumbullimin e sorrave qe tu thone se zeri juaj eshte i bukur! Po dhe sorrat po e degjojne ,se si korbi,po dhe kukuvakka kane ze kobes,ndaj ma mer mendja se nuk do t’tu shkojne nga pas. Ne cilin vend te botes demokratike opozita i dergon ultimatum shumices dhe nje shumise si kjo e jona? PO ju sikur nuk pranonit ultimatume e kushte,pasi u kishte “votuar” sovrani?
PERSHENDES si nje njeri i thjesht e pensionist,shkrimet e te nderuarit Pellumb Kulla! Ju qe i lat te persekutuarit te digjen,e nuk vajtet t’i takoni.ju hap barku tani per ta dhe kerkoni demshperblimin per 2 vjet.PO ju ,o kukuvajka,e korber te ketij vendi,pse nuk i likujduat per 8 vjet?
i perlotur dhe pa fjale: Je pene e ndritur e Shqiperise Pellumb Kulla, te rrosh e gezosh sa te jete jeta nje Shqiperi ashtu sic e duam te gjithe!
Brilante.Fjale qe te emocionojne dhe te japin kurajo njekohesisht.Mbase Edi Ramen sot e do Pellumb Kulla une tjetri e mbi njemilion shqiptare,porse jam i sigurte se nuk do jete e larget dita kur ta duan mbi 95% e shqiptareve sepse ly popull nuk eshte i etur vetem per mireqenje por per drejtesi dhe integrim me shtetet e civilizuara europiane dhe fale ketij kryeministri qe e ka marre me pasion ta beje vendin e ti kjo do te arrihet.
pransaj jane artistet: permbledhin dhe shprehin ato qe ne i mendojme per cdo minute; “Edhe une si ju e dua Edi Ramen; por jo aq sa kam dashur Berishen ne vitet ’90” Jeni fiks fare!
Bravo Z.KULLA ke realizuar nje shkrime te shkëlqyer ku ke përmbledhur te gjitha dëshirat dhe mendimet e popullit qe nga veriu e deri ne juge te te gjitha shtresave ne nje artikull te shkëlqyer artistikisht.
Por nje vlere te madhe e domethënëse ka edhe mbyllja sepse te gjithë e donim demokracinë dhe lirinë, por u zhgënjyem nga kjo llamarine qe ndryshku i doli me shume vonese. U deshe KORTIZONI RAMA qe te paralizonte dhe asgjësonte mikrobe te tilla kanceroze te tipit NANO dhe tani BERISHA qe populli dhe atdheu te shërohet e te eci drejte EVROPES.
Shpresoje dëshiroje dhe uroje me gjithë zemër qe Z. RAMA te mos na zhgënjeje dhe i uroje PUNE TE MBARE DHE JETE TE GJATE
Keni shume te drejte Pellumb Kulla per te gjitha ato qe shkruan
Sa per ate qe e do Ramen .Do beje mire ta doje pas 4 vjeteve pasi te benim bilancin e punes se tij
Nese vertet vendos shtetin ligjor. Nese ve ne vend padrejtesite nga vjedhja galopante qe i beri FAMILJA E BABEZITUR BERISHA KETIJ POPULLI TE VARFER
Nese ve ne vend drejtesine per autorin e vrasjeve te 21 Janarit etj etj
Pra pasi te vendose demokracine e vertete dhe jo pseudodemokracine e Berishes
Pour lexoj komentet,qe Jane besoj nje faire pasqyre te shqiptarise ,pyese vêtu ku jemi si komb,ku jemi si njereze….lexoj komplimente per kete zotni,shume i vonuar ne kritikat e tij…
Edhe pyese vêtu jemi aq te menget nga trute sa harrojme se ky njeri ishte ambasador i monstrumit tone,apo edhe ky vete harron kete Pune.ku je ni i besueshem zotni,sot qe qortoni te perndjekurit apo edhe ku i sherbyetmonstrumit edhe per 8 vete nuk thate nje finale per ta……
Sot Duke qortua te perndjekurit doni me i hy ne qe Rames?
Pfffffff mentalité servil,qe tregonte shume per karakterin e nje Klaus ‘pseudointelektual’shqiptar pa korriz,po te gatshem me sherbye kunder nje post….
Sa per Irène tuaj,si ambasador besoj keni pasur rastin ne Bonn e new York te informoni per rastet ku shqiptaret e diaspores,nationalista’kane stehur cdo shqiptare qe ka kerku ndihme qofshin keta komunista:ka me qindra raste…..
Lemsh vlerash tek komentet,sepse kemi keso pseudo intelektual,qe punojne aq mire sa en de sot nuk kuptohet cka eshte e mira e cka eshte e Keqja..i sherbejn me vete te keqes edhe duan me na mesuar cka eshte e mira……stop me,mos coroditni shoqerine me pseudovlera.
Nga shkrimet më brilante e më të spikatura, që kam lexuar kohët e fundit. Nuk mund t’i shtoj, as t’i heq, asnjë presje. Urimet dhe respektin tim, zoti Kulla, pavarësisht se nuk ju njoh! Ata që dinë shkrim e këndim, të majtë, të djathtë, pavarësisht bindjeve politike, duhet ta lexojnë këtë shkrim. Argumenti, elokuenca dhe kultura e të shkruarit, në këtë artikull, duhet të bëhen shëmbull për shumë analistë e gazetarë, sidomos të rinjtë.
z.Kulla: Mua me gezon shum shkalla e “inteligjences” do ta quaja voten e qytetarve ne keto zgjedhje per te ndar shapin nga sheqeri.Bile per te mos i ngrene hakun ai e ka bere vlersimin e sakte qe ne zgjedhjet e viti 2009.Por kame nje keqardhje per shum intelektuale qe mblidhnin firma e te tjere qe s”ndihen ne kete udhekryq te madh do ta quaja per kombin tone.Ku jane profesoret,doktoret,ata qe e quajne veten intelektuale e me cmime te medha,Eshte koha per te folur hapur qe demokracia e lindur anemike te rritet e zhvillohet shendetshem dhe e mbare ne kete shekull te ri. E keqja duhet ndeshkuar nuk bashkjetohet me te ne te kundert prap kemi per tu zvarritur dhe per shum vjet te tjera,duhen nxjer mesime.Nano e Berisha JAN FATKEQSIA KOMBTARE.
SHQIPERIADO E KUQE…SA MIRE DO TE ISHTE.MOS TE KISHIM FARE P S.Z. PELLUMB JENI NJE BREZ SHKRIMTARESH USHTARAKESPIUNE ..ETJ. ETJ. QE FOLET BUKUR NE KOHEN E P.P. DHE EDHE NE DITET E FUNDIT TE JETES JU PELQEN PARTIA JUAJ .ASNJE RESPEKT NUK KAM PER ASNJE SOCIALIST/ NE SHQIPERI LUFTA DO VAZHDOJE KEMI PLAGE QE NUK MBYLLEN LEHTE
Si gjithmone i pelqyer. Eksperienca jote e madhe dhe pena jote e arte e ben kete artikull shume kuptimplote te vere piken mbi “i”. Ju lumte
Nese Pellumb Kulla do e abandenonte Beishen kur i ofronte NewJorkun si ambasador apo edhe me pas qofte edhe nje dite para se Berishes ti shkulin”patkojt” do ishte i besueshem. Por sot kur ka rene sipari loja eshte tragjikomike . Gjithsesi me mire vone se sa hiç eshte thene . po per intelektualet kjo loje nuk ka gjasa te funksionoje me.Nuk e trajtoj Pellumb Kullen si Njei i artit , por si njeri publik kur merr persiper me pare duhet marre parasyesh, ku ishe me pare perse nuk fole? hapur edhe jo ne skene me gjuhen e Ezopit se nuk ishim ne mesjete. Kjo vlen per tere shtresen e intelektualeve te cilet pa kete kriter , te foljes dhe qendrimit ne kohe, pas te vjelave kofini nuk ka vlere.
LUFTA E KLASAVE. Kjo eshte semundja me e rende qe na la diktatura e ashtuquajtur komuniste. Ajo ishte nje diktature e eger por qe nuk afrohet me Komunizmin si ide. Komunizmi eshte nje ender e pa realizueshme ne kohen ku ne jetojme.Komunizmi eshte nje utopi qe shfrytezuan diktatoret qe na perveluan per 50 vjet me radhe.Na vune te luftojme kunder njeri tjetrit. Te spiunojme vllain dhe shokun per te perfituar dicka dhe per te mos u denuar. Me intrnuan per hiç gje. Me derguan te punoj ne nje vend te shkrete. Por atje nuk Ishim vetem NE. Atje gjetem njerez te denuarit e perjetshem qe nuk kishin ku shkonin se nuk ju bente njeri pashaportizimin. Pra isjin te internuar si ne por pa vendim te komitetit te partise. Punonin si Ne, jetonin si Ne. Kur ra diktatura mu desh te shkoja ne komitetin e ish te perndjekurve per nje dokument dhe atje me priti ish polici qe na bente perdite apelin kur Ishim te internuar.Fitore therisnin te gjithe te persekutuar ose jo. A kane te drejte te gjithe? Deri diku po. Ne Ishim nje popull i tere i persekutuar. Por e keqja me e madhe ishte semundja qe na kishte jnfektuar gjakun. Ne nuk mund te jetonim pa luften e klasave. I permbysem ata qe na denuan dhe torturuan por kjo nuk na mjaftoi. Vazhduam dhe vazhdojme te ulerasim kunder femijeve te tyre, niperve, mbesave kusherinjve edhe komshinjve te tyre. Dikur theshim po femijet pse ti denojne?Ç’faj kane femijet dhe kusherinjte? E pra ish sekretari i partise Berisha vazhdon te njejtin avaz. Ai gerthet
eshte nje utopi te cilen e shfrytezuan
Ne kerkojme demshperblim si ish te perndjekur. Por a mund te demshperblehet i gjithe populli?Mendoj se po. Nje popull i tere mund te demshperblehet duke zgjedhur ne krye nje qeveri qe nuk i ka komplekset e luftes se klasave.Qe eshte e zonja te denoje ata qe vodhen dhe u Pasuruan ne kuriz te popullit. Qe mashtruan dhe u tallen me ndjenjat tona dhe qe nuk do meren me farefisin e tyre. KETE QEVERI E ZGJODHEM, E VUME NE PUNE PARA DISA DITESH. LE TI JAPIM NDIHMEN TONE. TI JAPIM SHANSIN DHE MUNDESINE QE TE NA DEMSHPERBLEJE TE GJITHEVE SI POPULL ME NJE JETE ME TE MIRE DHE DINJITOZE.KOKEN LART EDI RAMA. NUK ME DUHET TA DI SE I KUJT JE. ME DUHET NJE DREJTIM I MIRE PER TE RILINDUR.
Ne vazdim te komentit tim qe per aresye teknike me mbeti i pa perfunduar.
Pra Berisha gerthet