Një program partiak me siguri mund të krahasohet me tërësinë e qelizave që formojnë një qenie të gjallë. Këto miliarda qeliza kanë një ekzistencë shumë të shkurtër, ndërkohë që kohëzgjatja e vazhdimësisë së qenies prej tyre është shumë e madhe. Rrjedhimisht kanë njëkohësisht jetë personale e jetë kolektive, jetën e asaj qenieje për të cilën ato shërbejnë si lëndë. Po kështu edhe çdo program brenda një partie ka një jetë individuale shumë të shkurtër dhe jetë kolektive shumë të gjatë. Kjo e fundit është jeta e tij brenda familjes partiake, në të cilën dëshiron të lindë, vazhdimësinë e të cilës pretendon ta ndihmojë dhe nga e cila, me shumë gjasa, ai do varet gjithmonë.
E them këtë, pasi mendoj se për shumëkënd një program partie është konsideruar shpeshherë si një tabor ku çelin disa simbole të përbashkëta, pavarësisht nga vërtetësia apo pavërtetësia e tyre, e megjithatë pa të cilat nuk mund të ketë një parti, nëqoftëse marrim si etalon principin Fallaçi-an (se partitë politike janë familje) me pak fjalë kanë: ide, objektiva, qëllime dhe interesa të përbashkëta. Madje edhe kur tentojnë ta çmontojnë këtë mit të vjetër, partia-familje, e bën këtë në emër të një miti të ri.
Kësisoj lind krejt natyrshëm ideja për ta çmontuar cok modelin komunikativ të kumtuar në media në lidhje me programin e PS. Ka shumë hamendësime, shumë pikëpyetje, shumë keqdashje, por mbi të gjitha ka akoma edhe më shumë keqkuptime në lidhje me interpretimin që në fakt i është bërë këtij programi nga disa aktorë mediatik, si dhe po ashtu edhe nga specialistë përkatës të fushave të ndryshme, që pandehej që rroknin mjaft profesionalisht analizën e tyre.
Eshtë kritikuar qasja ndaj punësimit, korrupsionit, rendit, sistemit spitalor, kulturës dhe turizmit. Nuk kanë lënë gjë pa hedhur poshtë dhe sigurisht në një periudhë fushate, kjo është krejtësisht e legjitimuar. Mjafton të dëgjoje Artan Hoxhën, ideologun Henri Çili, komikun Arjan Çani, madam Grida Dumën dhe do gajaseshe nga interpretimi dhe logjika brilante që herë me teoritë liberale të Çilit dhe herë me pantonimat Arjan Çançe, e herë tjetër me kalkulimet matematikore të Hoxhës dhe me buzët e fryra të Gridës dilnin krejtësisht të metat logjike të programit të socialistëve.
Por kush e kishte menduar se shpirti i fushatës ishte fshehur në bodrumet, pub-et, universitet e Tiranës, në tingullin e vrazhdët të dajres së romëve, në muzikën e rock-ut, popit, regatonit pa u zgjatur shumë: në gjithçka që lidhej me adoleshentin. Këta kinse analistë mendonin se opozita e dikurshme po tentonte vazhdimisht të rrokte të papunët, të pastrehët, të varfrit, qytetarët e thjeshtë, buxhetorët, mjekët, policët, arsimtarët, pra gjithçka që lidhje me objektivat kryesore të programit të të majtëve.
Jo! Shpirti qëndronte diku tjetër, ai mendohej se kishte lidhje me të papunin, por tamam-tamam kishte të bënte me djalin e të papunit, me vajzën e të pastrehit, me nipin ose mbesën e të varfrit, pak a shumë me të gjithë pesëmbëdhjetë-njëzetvjeçarët e vendit. Socialistët e kishin kuptuar se shoqëria më në fund ishte bërë adoleshente. E nëqoftëse shoqëria ishte e kredhur në të tillë gjendje, për socialistët, përpos gjithçkaje, nuk kishte kuptim të ndërtonin një mesazh në media që t’u drejtohej prindërve dhe gjyshërve të tyre. Komunikimi duhej të realizohej drejtpërdrejt me adoleshentin. Kudo që të ishte ai.
Pikërisht në këtë hulli ndërshihej një botë e përkundër e ndërtuar nga të rinjtë, si një pasqyrim i ndryshëm me vlerat e mjedisit. Me shkujdesjen e xhinseve përkundrejt formave të ngurta të mënyrave të të veshurit, me filmin artistik përkundrejt letërsisë, me muzikën rock përkundrejt shprehjes gojore, “mënyra rinore e të perceptuarit”, ky new style, më në fund po afirmon forcën e saj, qysh mbas viteve 90’.
Ashtu si çdo grup tjetër të rinjtë kishin krijuar “ishullin” e tyre, ata sollën një model të ndryshëm komunikimi, tepër të mëvetësishëm dhe më së shumti të nëndheshëm, të bartur nga kultura pop-rock, për të cilën feeling mbizotëron ndaj fjalëve. Pak a shumë metoda të tilla që thurin një perde të dendur, që ngrenë një ledh të padepërtueshëm kundrejt përpjekjeve për të kuptuar nga ana e të rriturve, e çorodit disi busullën e orientimit të shoqërisë.
Jo më kot dhe aspak rastësisht gjendej darja në duart e Edi Ramës. Me të vërtetë, qoftë kur dëgjon, qoftë kur luan, puna është të ndihesh “cool” ose ta bësh qejfin deri në fund. Muzika qoftë ajo me disi si shije parazitare, qoftë ajo më trendy, janë mjete shprehëse më të përshtatshme sesa fjalët, të cilat janë të vjetra, prandaj dhe nuk u duhet zënë besë.
Stili adoleshent i jetesës më në fund shndërrohet në udhërrëfyes për tërësinë e shoqërisë. Moda është rinore, kinemaja dhe reklama i drejtohen me përparësi një publiku pesëmbëdhjetë-njëzetvjeçar, dhjetëra radio, emisione televizive i këndojnë me të njëjtën melodi saksi, lumturisë së heqjes qafe të bisedës. Dhe këtu fillon lufta ndaj plakjes.
Shumë vite më parë që të ngjiteshe lart në hierarkinë shoqërore duhej të hiqeshe si i madh. Madje një jetë e tillë e të menduarit shpjegohet mjaft mirë nga Stefan Cvajg: ai që kërkonte të ngjitej duhej të përdorte të gjitha mënyrat e mundshme të maskimit për tu dukur më i vjetër se ç’ishte. Neurozat ndjekin njëra-tjetrën dhe dyzetvjeçarët e sotëm duhet të jenë adoleshentë të vonuar. Sa për të moshuarit, ata nuk nderohen për shkak të mençurisë, të seriozitetit apo të brishtësisë, po vetëm e vetëm nëse kanë ditur të mbetën të rinj nga shpirti dhe fiziku.
Me një fjalë, nuk janë më adoleshentët që për t’u arratisur nga bota që i rrethon kredhen në identitetin e tyre kolektiv, por është shoqëria që rend përhumbtazi mbas adoleshencës.
Rrokull e rrokull, i vjetri vdiq, rroftë adoleshenti! I gjendur në këtë taborr përqasje ndaj jetës, socialistët duke e ditur mjaft mirë se aty ku është i shtrirë i riu, rreth tij gjenden edhe prindërit, me shumë gjasa, ata tashmë kanë kohë që shohin me syrin e fëmijës, ndjejnë me shpirtin e tij dhe logjikojnë akoma edhe më tepër me mendjen e tij. Qëllo në shenjë, qëllo për të kapur adoleshentin, e nëse e arrin, pa frikë ke kapur të gjithë familjen njëherësh. E për këtë arsye opozita e djeshme u mundua të paraqesë një mesazh të lehtë, të kapshëm plot argëtim, me ngjyra, me emocion dhe deridiku me ca nota utopike, krejtësisht të justifikuara.
Pasi adoleshenti para së gjithash dëshiron të argëtohet, të çlodhet, të çlirohet nga rreptësia, prandaj dhe makineria e propagandës për të ndikuar sa më shumë në mendjen e shikuesit, lexuesit arriti të nxjerrë formën më të lehtë, që të përputhët më së miri me thelbin e saj.
Por kjo nuk do të thotë se me ardhjen në pushtet ata mund të sillen njëlloj, të mendojnë njëlloj, përkundrazi, ata duhet t’i thonë gjërat troç, dhe padorashka. Që e nesërmja të jetë më e kuptueshme, më e korrigjueshme, e më e thjeshtë, madje nëqoftëse kanë këllqe, ose aq sa kanë të sillen si burra, e tu dalin punëve në ballë. Me siguri për këtë do mbahen mend, qoftë për mirë, e qoftë për keq. Ne, shoqëria e vuajtun shqiptare, nuk kemi metër tjetër me çfarë t’i masim. Madhësinë e punës e kanë në dorë ata, metrin kemi ne.
Shka je tue than mor burr, hic nuk mora vesht se perse asht shkrue i ky shkrim…
mos shkruj mo , kur te jesh i pire
artikull shume i frymezuar….. nga hici
Grigje e ke rrit piacen mi dreq, merresh me labinotsin tani, e le ndertusin plak e falimentove te gjorin,po hapja mi dreq…celularin,pak nostalgji per kohet e vjetra nuk ke????!!!ai te mbante mir i shkreti,te vendi i par te benci,as gruan nuk e vinte aty,madje e perzuri nga biznesi…PER TY….FOR YOU!!!!
Analize e perkryer e realitet qytetar e kryeqytetar. Rama fitoi si nje yll hollivudi e ka me u rrezue si nje i tille.
Bravo djali! @xhoker, ky djali eshte i ri dhe po flet per te rinjte, jo per pleqte. Mos u lodh ta kuptosh.
titulli eshte brilant! Grida me pamje “cool” dhe mendje te vjeter… “gri… gri” asht sikur “pirdh pirdh” Grida e PD-se.
kendveshtrim teper interesant, ka ardhur koha qe ky te behet nje debat publik, por eshte teper per nje injorant qe nuk ka as durimin dhe as mundesine qe ta lexoje.
Futja kot ,pavarsisht qe e mbron apo jo do ishte mire qe Grida dhe te ther si ajo te vinin ne drejtimin e PD.Sa per autorin djali je kujtu von jane zene vendet tani mund te besh opozite sa re duash per Salen por do ishte me mire te beje kur ishte ne pushtet.Respekte per ata me ide dhe qe i mbrojne ne opozite dhe pozite.Turp per servilet e gjith pushteteve si ky shoky
vetem sala qe nuk ka lidhje ne kete muhabet, autori perdor personazhet per te thene dicka tjeter, por fatkeqsisht disa jetojne vetem ne realitetin e servirur per delet
Injorante jane ata qe e konsiderojne nje shkrim kritik jo koherent dhe demode mbi lajthitjet e atyre gjysem intelektualeve, qe per mua jane me teper ne letra se sa ne mendje. Padituria nuk ka asnje dimension,s’ndahet ne e majte apo te djathte, nuk ka lidhje as me mjedisin apo ndasite qe prodhon aleanca per shqiperine europiane as tek ajo e punesimit e mireqenies dhe integrimit se te gjitha keto qe permenda me lart. Kjo ndodh sepse europa, punesimi, mireqenia dhe integrimi mbahen peng nga ky grupim. Ky djali ndofta ngaqe i ri dhe i hutuar ka harruar te permend dhe Cim Peken qe eshte turp i gazetarise, por eshte aq medioker sa arrin ta konsideroje veten si perfaqesues te opinionit publik, ku uroj qe ai opinion publik qe perfaqson ky njeri te jete sa me i vogel. Ne te njejten kohe seshte faji tij qe tgjithe keto injorante dashje pa dashje jane kthyer ne parzmoren e te djathteve. Sa per Henri Cilin, ata qe e njohin sadopak, e dine fare mire se ka perkthyer shkrime nga frengjishtja dhe vazhdon ta bej, per te treguar se sa shume di dhe nese do turperohet ndonje dite do ta ndrroje prape emrin sic ka bere kohe me pare ne Naim Cili. Arjan Cani eshte modeli i degradimit te shoqerise sic eshte katapultimi ne njeri te suksesshem nje injorant i grades se pare, i cili s’diti tbente gje tjeter vetem tu qurraviste cepave prapa Orinda Huta dhe ankohej ku me pare per fatin e tij te keq edhe pse ka nje goxha gop gruan qe ka ne krahe. Ndersa per Griden, une nuk merrem me femrat kur jane te pafuqishme…
Nje shkirim mjaft i mire mbi komunikimin e programit te PS te kumtuar ne media. Reldari me siguri ka dashur te provokoje pak me logjiken e komunikimit post-modern qe jo vetem media e perdor, por keto kohet e fundit ka mberthyer totalisht te gjithe shoqerine shqiptare ne cdo qelize te saj.Sic thote autori i shkrimit mjafton te shohesh muziken, filmin, moden dhe arrin ta kuptosh qe e gjithe kjo industri i drejtohet kesaj grup-moshe. Dhe ai me te drejte shtron pyetjen se pse partia socialiste duhet te drejtoje nje mesazh komunikimi ne nje vend tjeter, ku e gjithe paraja dhe krijimtaria boterore po drejtohet prej kohesh tek kjo fashe, mentalitet, pra tek adoleshenti. Sipas mendimit tim Reldar ke shume te drejte kur thua se prindi eshte teper i lidhur me pritshmerite e femijes, me arritjet e tij, prespektivat qe i hapen, hapesira qe ai deshiron te kete, dhe si duhet per ta mberthyer kete kategori eshte qe sms te jete i thjeshte, te shkoje per shtat mendjes se tyre. Si nje menyre per te futur shume bukur dhe kendshem sms brenda familjes, ndoshta te gjitha sistemet apo idete e tyre se pari jane futur nga rinia, edhe rilindja nuk mund te vinte ndryshe pervecse nga kjo moshe. Respekte ke qelluar ne shenje. Mendoj se nuk eshte thjeshte provokim nga ana juaj por edhe nje analize perfekte e perdorimit te medias si zgjatim i zyrave te politikes. Bravo me pak fjale.
Shkrimi i goditur dhe analiza e tij tregojne per ate qe kami perjetuar deri tani .
Nese 90 % e shqiptareve qenkan injorante se nuk te kuptokan , ahere per ke shkruan o Reli Shkrimi figurativ nu konsistonlojra fjalesh por ne figura letrare konketete ,origjinale ,te e kapeshme e domethenese ? Shkrimi i nderlikuar gjoja filozofik eshte pohim i varferise ne te kuptuarin e gjerave. Bukuria e shkrimit nuk vjen nga nderlikimi i fraZes por nga thjeshtezia e parashtrimit te ideve .
Nuk duhet konfondonduar mendimit modern , si mendim i nderlikuar ne apektin formal te cfaqie se tij ,duke harruar permbajtjen moderne ne kuptimin e mendimit qe i ben rruge koncepteteve ,problemeve dhe idealeve bashkekohore. Etalon kemi Migjenin i cili pati suksee ne formen moderne te poezise sepse kish ne te thjeshtesine e qartesine e mendimit modern duke folur puro shqip par pra te gjithe . Viktor Hoti
Viktor Hoti,te duken pak ty 10% e popullates qe te kuptoje e te admiroje kete stil fantastik per nga qartesia dhe thjeshtesia?
Urime gazetarit dhe falenderime.Ishim c’mesuar te lexonim gazetari te vertete,qe i thote idete kuptueshem dhe eshte larg vulgaritetit.
Mendoj se ky shkrim nuk do te thote se shqiptaret jane injorant,se autori nuk analizon shoqerine shqiptare, por produktin qe media shfaq ne shoqerine shqiptare edhe jo vetem. Eshte mjaft e vertete se shoqeria e konsumit ka mberthyer te gjithe imazhin, mesazhin, muziken, komunikimin dhe per kete arsye edhe mesazhi politik po ndjek te njejten rruge.
Nje shkrim shume i bukur dhe i shkruajtur me nje kendveshtrim shume te vecante.