Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për ta trajtuar udhëheqësin e opozitës nga përfaqësitë tona diplomatike nëpër botë, njësoj sikur të ishte një nga pjesëtarët e Këshillit të Ministrave, gjatë kohës që ai ndodhet jashtë shtetit për vizitë zyrtare. Ky hap ka ngjallur shumë debate, veçanërisht ndër ata që komentojnë në blogjet online. Këta të fundit, janë një komunitet shumë i madh virtual dhe, ndonëse në anonimitet mund të japin qëndrime më shumë se një herë, gjithsesi mbeten një indikator i vlefshëm në kushtet kur mungon sondazhi nga institucione të tjera.
Ajo që vihet re është se ka një pjesë që e mbështesin këtë hap të ministrit, ashtu sikurse ka edhe një pjesë tjetër që jo se nuk e mbështesin, por e lidhin direkt me emrin që përfaqëson aktualisht drejtimin e opozitës, pra me Lulzim Bashën.
Është një situatë kontradiktore dhe në fakt, të dy palët që komentojnë kanë njëfarë të drejte.
Së pari, dihet botërisht se lideri i opozitës është njeriu potencial për t’u bërë kryeministër i vendit në zgjedhjet e radhës. Këtë e vërtetuan më së miri zgjedhjet e 23 qershorit. Fituesi i atyre zgjedhjeve për asnjë çast s’e pati mundësinë që ta merrte vëmendjen e përfaqësive tona diplomatike. Veçanërisht, muajve të fundit në prag të zgjedhjeve, agjenda diplomatike e ish liderit të opozitës, Rama, qe mjaft intensive në kancelaritë evropiane ku, në jo pak raste, ai u prit si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Kjo, në fakt, xhelozoi jo pak mazhorancën e vjetër e cila, sipas zakonit berishist, përpiqej t’ia sabotonte vizitat. Dhe, kulmin e arriti me të ashtuquajturin “incidenti i veshit”, ku një diplomat yni, i paftuar dhe i paidentifikuar si i tillë, shkon dhe provokon liderin e opozitës. Pra, nuk bëhej më fjalë për pritje, por për provokime me qëllim krijimin e incidenteve të cilat kishin prapavijën e errësimit të çdo suksesi të mundshëm. Për të mos folur pastaj për memot e famshme ku selitë tona diplomatike, kudo në botë, ktheheshin në propaganduese të zellshme të frymës anti- opozitare.
Nga kjo pikëpamje, me të vërtetë kishte ardhur koha për një tjetër vizion se si një qeveri e trajton kundërshtarin e vet. Pavarësisht se për një moment mund të mendohet se, “përse mos t’ia bëjmë edhe ne ashtu siç na e kanë bërë, se kështu do e kuptojnë më mirë veprimin e tyre”, kjo, në fakt, bën edhe dallimin dhe diferencën midis një kulture që rrezaton njëra palë kundrejt tjetrës. Shqipëria është në një stad tjetër, duke ecur përpara, dhe një logjikë e tillë është kthim prapa. Sepse, por të nisemi, “do ta bëj siç ma ke bërë”, atëherë i bie që ashtu siç ia bëri opozitës më 21 janar Berisha, me të njëjtën monedhë t’ia kthejë edhe Rama. E pra, logjika e absurdit që ndëshkuam me votë, ishte pikërisht mos përsëritja e fajeve dhe gabimeve të paraardhësve.
Së dyti, ajo që i nervozon komentuesit është fakti që lider i opozitës për momentin është Lulzim Basha. Në fakt, memoja e ministrit nuk përmend kurrkund me emër asnjë njeri, por i referohet përfaqësimit politik “Kryetar i opozitës”. Për fat të keq, në krye të opozitës është një person mbi të cilin rëndojnë dyshime të forta për përfshirjen, më herët, si ministër i Transporteve, në aferën korruptive të Rrugës së Kombit dhe, më vonë, si ministër i Brendshëm, në ngjarjen tragjike të 21 janarit me ekzekutimin pa faj të 4 demonstruesve tërësisht paqësorë.
Si i tillë, kryetari i opozitës, nga këta komentues, nuk lidhet me funksionin, por me emrin. Kjo pastaj rrit ndjeshmëri negative të cilat i kërkojnë ministrit që, “më parë se ta respektojë Bashën, duhet ta vërë në bankën e të akuzuarve për të dhënë llogari për ngjarjet në fjalë”.
Megjithatë, dihet se në një shtet demokratik punët janë të ndara. Dhe, hapi që hodhi zoti Bushati, nuk do të thotë se e amniston liderin aktual të opozitës për dyshimet që rëndojnë mbi të. Urdhri i tij hodhi bazat që, sot e tutje, kushdo që të jetë në detyrën e Kryetarit të opozitës, do të ketë respektin maksimal të shtetit të vet. Dhe, askush s’duhet të ndjehet ligsht për këtë gjë, përkundrazi!
P.S. I takon tani Lulzim Bashës që ta përshëndesë publikisht këtë akt të ministrit të Jashtëm. Dhe të mos mendojë se tani e tutje do të ketë të bëjë me diplomatë spiunë si ata të kohës së vet, që shkonin fshehurazi nëpër takime për të raportuar më pas se çfarë thoshte lideri i opozitës. Megjithatë, për tipa si ish ministri Basha që, në ministritë e Jashtme dhe të Brendshme, e ka pasur si praktikë pune trajtimin e opozitës si armike, mund të presësh edhe një shpërfillje të këtij vlerësimi. Fundja, punë për të.
lulkuqja eshte kylish shpellari dhe nuk di cfare eshte nderi !
Po cfare te pershendeshe, more ? Po a e degjuat vete Bashen, c’tha? Po bogdanin ? Po gri Grida gri ?
Te gjithe ne PD po thone se asnje gje nuk po ben me teper qeveria e re. Praktiken e pritjes te liderit te opozites me protokoll te vecante edhe gjate kohes te qeverisjes te PD ka ekzistuar.
Ja keshtu. Po di derri nder! Ti thua do ta pershendese kete vendim Basha….
Kryetari i partise eshte nje figur loder, ai nuk eshte ne parlament
. ne usa kryetaret e partive jaen nonime dhe vetem si zedhenesa, fuqi ka kyrtetari i grupit parlementar, ndaj ska pse te kete protokoll per baashen, pstaj kush e ka bere ate kryetar te opozites?PD edhe shume pak per opoziten, ai eshte thjesht buri pa letra i argites.lol
Seicili ben te veten.Nese Basha nuk e ka marre ende urdherin per te reaguar,lereni te gjorin…nuk e keni pare se si eshte egersuar me gjithe antidepresivet qe pi?Edhe ilacet nuk i ka te duhurat,pasi dhe ato ja jep Liria,sic ben me te shoqin.Ajo eshte konvertuar nga pediatre ne psikiatre qe kur doli ne pension.
Dallimi i atyre qe iken nga qeverisja me ata qe erdhen,nuk eshte thjesht tek modeli qeverises,por se pari ne ndryshimin e sjelljes adminitrative.Ne kete optike veprimet e para te kesaj qeverisjeje,jane me fokus tek kjo sjellje.Slogani se “Nuk duhet te bejme ate qe nuk deshironim te na benin qeveritaret e meparshem”sot eshte i shprehur nga veprimet e para te qeverise,perfshi edhe memon e z.Bushati(nje nga me te kulturuarit ne kete qeveri).Jam i sigurt se sjellja fashatareske e opozite se sotme(gjenetike tashme)do te reflektoje me negativitet,duke e quajtur perseri si “sulm”,ose ne rastin me te mire;”Ne e kemi bere me perpara”.Kryetari pa personalitet i opozites eshte ne hall te madh, pasi po e kupton se po humbet terren edhe me te tij…Ose nuk ka mundesi(qe e uroj te jete kjo)ose me e mundeshmja,nuk ka performancen e duhur per ta bere kete.Per versionin e dyte mu shtuan bindjet,kur pashe ate performance fashatareske te tij ne emsionin e KLAN, me Fevziun.
Sa keq per PD! Sa keq per Shqiperine!
Ketu nuk eshte fjala per te perkedhelur Lulin por per te respektuar shteterisht kreun e opozites. Kjo tregon nje qeveri dinjitoze.
viktor Hoti
shprese pak tek kjo opozite.
Kjo eshte shenje qyteteruese e Socialisteve. Bravo Minister! Edhe se injorantet e PD antikomuniste-komuniste, totalista e fondamentalista me tru te shpelare nuk kane fare idene.