REFLEKTIM/ Si po shkatërrohet Shqipëria? (1)

21 Shtator 2013, 20:37Blog TEMA

Alarmi i medias për shkatërrimin e natyrës

Nga ing. Afat Serjani
Kolegu im, prof. dr. Alfred Frashëri me dergoi nje mesazh para gati dy muajsh, ku shprehte shqetesimin e paduruar per demtimin e gjeomonumenteve ne lumin e Lengarices nga hidrocentralet qe kane filluar te ndertohen …Ankohen edhe se disa gazeta nuk ia kishin botuar artikullin me argumentim dhe revoltim per kete…. Nuk kisha degjuar me pare per kete.
Nisur nga shqetesimi imediat, mendova se nje reflektim i te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te Shoqates Europiane ProGEO (The European Association for the Geological Heritage Conservation, www.progeo.se), dhe i personave e personaliteteve qe lidhen me kete problem, eshte ne kohe.
I. Kohet e fundit artikujt dhe revoltat per mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe natyrore po shtohen ne media. Nuk mund te themi se nuk ka patur reflektime edhe me pare per kete problem shqetesues.
Kohe me pare, Mustafa NANO beri nje revolte ne Gazeten Shqip me titull: Kush do duhet t’u dale zot monumenteve te kultures?, ku duke u revoltuar per demtimin e afreskeve te ikonografit te famshem te shekullit te XVI ONUFRI, jep edhe reagimin e disa personalieteve te kultures si: Aleksander Meksi, Apollon Bace, Izet Duraku, Olsi Lame, dhe Artan Shkreli, Artan Lame, Auron Tare, etj., te cilet jane dhe pjese e nje forumi civil per mbrojtjen e trashegimise.
Artan Lame ne Top Channel, denoncon guroren ne Perroin e Palases, duke shemtuar Rivieren, e cila sipas Shkrelt po ketu: “Te gjithe piktoret e huaj, eksploratoret e medhenj te Shqiperise kane mbetur te mrekulluar nga kjo pjese amfiteatrale qe sot po cenohet per t’u bere thjesht nje gurore banale e shemtuar dhe qe do te degradoje kete peizazh qe eshte peizazh historik”.
Alisa Peci, nga Ekolevizja shkruan per Leje per HEC-e ne Parkun Kombetar Shebenik – Jabllanice, duke e quajtur nje katastrofe mjedisore, mbasi jane dhene, sipas saj, ne Librazhd 84 leje per HEC-e, ku 75% prej tyre prekin Parkun Kombetar Shebenik – Jabllanice. Organizatat joqeveritare, qe veprojne ne rrethin e Librazhdit, bazuar ne Konventen e Aarhusit i kane derguar nje leter njesive te qeverisjes vendore, per te marre informacion per kete problematike. Inxhinieri i pyjeve Fatmir Brazhda e sheh mjaft problematike kete situate per biodiversitetin. Ai u shpreh per Ekolevizjen se pasojat do jene katastrofale ne te ardhmen qofte per biodiversitetin, qofte edhe per nevojen jetike te ujit te pijshem dhe vaditjes se tokes. Problematika e mungeses se ujit ka filluar te ndjehet qe tani per banoret, ku nga mesi i gushtit u zhvillua nje proteste kunder ndertimit te Heceve. Ekosistemi i maleve Shebenik – Jabllanice u shpall ne vitin 2008 Park Kombetar me siperfaqe 33.900 Ha. Dhe me vlera te larta biodiversiteti dhe gjeodiversiteti.
Gjate formulimit te ketij materiali, nga MJEDISI SOT mesohet mbi koncesionet e dhena per ndertimin e hidrocentraleve ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice, nepermjet nje : Letre te hapur drejtuar Keshillit te Ministrave, Kryeministrit, Organizatave Mjedisore Lokale, Kombetare dhe Nderkombetare. Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror ne Shqiperi (PPNEA), deshiron te terheqe vemendjen tuaj dhe te opinionit publik, rreth situates se rende mjedisore qe po krijohet ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice si rrjedhoje e koncesioneve te dhena per ndertimin e hidrocentraleve (HEC). Ne, kerkojme nga Keshilli i Ministrave te Republikes se Shqiperise qe te korrigjoje situaten e krijuar duke zhbere vendimet abuzive te ndertimit te HEC-ve ne Parkun Kombetar Shebenik – Jabllanice si dhe te parandaloje veprimet e planifikuara ne parqet e tjera kombetare si ai i Lures dhe Lugina e Valbones apo edhe ne zonat e tjera te mbrojtura. Gjithashtu, i bejme thirrje organizatave dhe qytetareve te interesuar per ceshtjet e mjedisit qe te shtojme perpjekjet tona te perbashketa per te mbrojtur pasurite natyrore te Shqiperise…..HEC-et e planifikuara do te prekin pashmangshmerisht rrjedhen ne lumin Shkumbin, lumin e Rrapunit, lumin e Lunikut, lumin e Gurakuqit, zallin e Qarrishtes, lumin e Bushtrices, lumin e Radicines, lumin e Gostimes, perrenjte She Librazhd, She Dragostunje, She Hotolisht, Gurekuqe, Lingajca, Stebleve, dhe perrenj te tjere te vegjel.
Gjirokaster, priten pyjet nga Top Channel. Vec zjarreve, masivet me pisha po demtohen rende edhe nga personat qe presin pemet. Kjo ka ndodhur se fundi ne kuroren e gjelbert te kodrave te parkut natyror te Viroit. Nje numer i madh pishash me diameter te trungut deri ne 50 centimeter jane prere pa lejen perkatese te Drejtorise se Pyjeve. Siperfaqja e kesaj toke ku ndodhet masivi i pishave eshte kontraktuar per kullote me nje kontrate 20-vjecare nga nje individ, nderkohe qe tjeterkush kerkon ta ktheje ne vreshtari. Rasti flagrant eshte denoncuar ne Drejtorine Pyjore te Gjirokastres, si dhe ne Komisariatin e Policise se Gjirokastres.
Prof.dr. Sherif Lushaj, ka botuar ditet e fundit artikullin: Kur do te ndalet masakra korruptive ne pyjet e Shqiperise?. Pyjet, nje pasuri e madhe me vlera ekonomike dhe mjedisore, qe shtrihet ne 36% te siperfaqes se territorit te vendit jane duke perjetuar situaten me te keqe ne historine 100 vjecare te vendit. As edhe pushtuesit e huaj nuk u sollen ne kete menyre me kete pasuri kombetare. Pyjet po pesojne shkaterrimin me te pameshirshem ne historine e tyre, me zjarre te qellimshme, koncesione rrenuese e prerje masive, gurore, mbikullotje, punime mbrojtese e rehabilituese te pa perfillshme, hidrocentrale me vend e pa vend. Gerryerje dhe erozion masiv ne siperfaqet e shpyllezuara deri ne 180 ton/ha/vit, ku toka po mbetet si «kafsha pa lekure». Ne nje volum prej rreth 2 million m³ shteti kontrollon vetem 10-15 % te volumit drusor qe pritet, prerja e lendes drusore eshte 3 here me shume se sa rritja natyrale. Ne pyjet e Kolonjes pas zgjedhjeve te 23 Qershorit eshte ndermarre nje fushate masive e prerjes te pyjeve te larta te bredhit dhe pishes. Nuk ka shpetuar nga masakra as pylli i masivit Germenj-Shelegur, prerje, gjemime te sharrave, karvane te makinave qe transportojne, edhe pse e shpallur zone e mbrojtur me VKM nr.102,date15.01.1996.
Ne Gazeten Shqiptare eshte botuar shkrimi: Masaker mjedisore ne lumenjte Shkumbin e Devoll, demtohen urat. Ne rrjedhen e lumenjve Shkumbin e Devoll, ne Qarkun e Elbasanit po shkaktohet nje katastrofe e vertete mjedisore. Me dhjetera firma te palicencuara dhe te licencuara te shfrytezimit te inerteve vazhdojne te shkaterrojne shtreterit e ketyre lumenjve duke rrezikuar edhe veprat e artit sikurse jane urat automobilistike. Akuza te shumta ne kete drejtim ka leshuar edhe Ahmet Mehmeti, kreu i Klubit Ekologjik per Elbasanin. Ai e ka cilesuar te pafalshme per strukturat shteterore kete masaker, me pasoja katastrofike jo vetem per mjedisin.
Ornela Manjani ne Gazeten Shekulli shkruan: Fermani i Berishes, jep pyllin e Krujes per gurore. Fshihet pylli nga harta. Ne vend te se gjelbres peizazhin do ta sundoje e murrmja, ngjyra e shkembinjve te thyer. Keshtu, pemet dhe shkurret do te zevendesohen nga grumbullimet e gureve per gelqere. Kete e ofron kompania Shpresa-Al se ciles i jane dhene 19 hektare nga pylli i Krujes per ta shfrytezuar si gurore. Vendimi eshte marre nga Keshilli i Ministrave ne daten 31 korrik te ketij viti, dhe ka numrin 654.
Kompania qe ka fituar te drejten per te shfrytezuar kete siperfaqe eshte e regjistruar ne QKR me
pronarLushOsmanin.
Gazeta “Ta Nea”: Mafia shqiptare plackit pyjet e malit te Gramozit.Anila Jole, Gazeta Shqiptare. Gramozi plackitet nga mafia e shqiptare e drureve”, eshte titulli i nje shkrimi ne gazeten greke “Ta nea”, ku pershkruhet shkaterrimi i pyjeve te malit te Gramozit, per shkak te prerjes se drureve, qe behet nga shqiptaret. Sipas gazetes, mafia shqiptare po shkaterron pyllin me prerjet e paligjshme te pemeve dhe drute e prera i transporton drejt Shqiperise me mushka gjate nates. Banoret e fshatit grek Trilofos, prane kufirit, tregojne se siperfaqe te tera te zhveshura kane qene me peme 30 vjecare lisash dhe pishash, te cilat jane prere nje meter nga rrenja. Gazeta shkruan se trupat transportohen me mushka drejt kufirit shqiptar, rreth 500 metra ne brendesi te te cilit, prane fshatit Vidohove, eshte hapur nje kompleks me sharra elektrike, ku priten e behen gati per ne destinacion. …Sipas “Ta Nea”, ky biznes ka lulezuar sidomos pas vitit 2007.
Se fundi:
Dy HEC-e me leje qeverie po shkaterrojne Kanionin e Langarices. Gazeta Shqiptarja.com
Kanioni i Langarices, monument unik dhe i rralle, eshte ne rrezik! Kanioni i Langarices, Monument i Natyres Shqiptare…Kete rrezik nuk e ve ne dukje vetem une, si gazetar, gjate shtegtimeve te mia ne natyren dhe kulturen e Shqiperise, por kam kexuar edhe artikullin ulerime te akademik prof. Alfred Frasheri, botuar ne mjetet e komunikimit publik. Per ndertimin e dy hidrocentraleve qe shfrytezojne urjat e ketij Monumenti te Natyres Shqiptare. Paradoks ne absurd: Shteti shqiptar, i cili ka per detyre kushtetuese te kujdeset e te mbroje monumentet e natyres , jep leje per ndertimin e dy hidrocentraleve dhe nje lavatriçeje per materiale ndertimi!
Deri me sot, askush nga lejedhenesit, nuk ka dale publikisht te shpjegoje dhenien e atyre lejeve ne nje monument natyre te shpallur me ligj,…
Askush nga te intervisturait nga ana ime nuk pranon jo shkaterrimin e dukshem (marrjen dhe prishjen e pastertise se ujrave) te natyres, por as rrezikimin e saj. Askush nuk pranon ndertimin e hidrocentraleve me vlere shoqerore te paperfilleshme ne Kanionin e Langarices, perkundrejt kercenimit te natyres te kanionit per qellime perfitimi personal. Ndalni ndertimet qofte edhe me leje qe rrezikojne monumentet e natyres te Shqiperise!
Egzistoka dhe nje Projekt:
Nje projekt per ngritjen e eko-muzeumit ne zonen e basenit te Vjoses nga Ilirjan Qirjazi, PSEDA-ILIRIA
Ne kuader te programit te Bashkimit Europian IPA nderkufitar (EU IPA CBC) Greqi-Shqiperi (2007-2013), Instituti Mesdhetar per Natyren dhe Anthropos (MED-INA) ne Greqi dhe Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) kane nisur zbatimin e nje projekti te perbashket qe nga Maji 2012 per ngritjen e nje eko-muzeumi ne basenin lumit Vjosa, ne te dya anet e kufirit. …Synimi i projektit eshte te ngreje dhe te zhvilloje nje ekomuzeum nderkufitar, i cili do te shtrihet ne rajonin nderkufitar te Greqise dhe Shqiperise, me fokus trashegimine natyrore e kulturore te basenit te Lumit Vjosa, duke perfshire te gjitha aspektet produktive, mjedisore dhe sociokulturore. Nje muze i tille “i gjalle”, pa mure, do te jete shume dimensional duke inkorporuar ne te jo vetem shkencen dhe edukimin, por edhe dimesionet psikologjike sociale dhe shpirterore te komunitetit perreth. Projekti “Ekomuzeumi i basenit te lumit Vjosa” (VAEcoM), qe ka filluar te zbatohet ne zone e Vjoses, kerkon te promovoje dhe te mbroje vlerat dhe pasurite natyrore e kulturore te zones. Pritet qe Ekomuzeumi i lumit Vjosa te hapi dyert e tij si ne Shqiperi ashtu edhe ne Greqi ne fund te muajit Tetor 2013. INCA fton te gjithe te interesuarit dhe ekspertet e fushes ne zone te japim ndihmes e tyre dhe ta realizojme per here te pare ne vendin tone por edhe ne rajon nje koncept te ri perqasjeje per natyren dhe mbrojtjen e saj.

(VIJON)

5 komente në “REFLEKTIM/ Si po shkatërrohet Shqipëria? (1)”

  1. Pelasgian says:

    Kam pare pothuajse te gjithe vendet e Ballkanit Perendimor ( Pervec Bosnjes , vetem kalimtar ) dhe te gjithe kto vende me popuj BALLKANAS sikur ne jan shume me te civilzuara se Shqiperia ne cdo aspekte . Ne vecanti me ka bo pershtypje pjesa Shqiptare e Malit te ZI . Shikoje njerezit qe i hidhnin mbeturinat rrugeve si ne Shqiperi , askush nuk mendonte per ambjentin …sapo kam kalu tek pjesa “Serbe” jam habit …rregull dhe pasterti …si dita me naten ne krahasim me pjesen Shqiptare ! Masakra qe po i behet ambjentit eshte e tmerrshme …nje nder plaget me te medha te demoKarcise dhe ktu nuk ka faj vetem shteti …ktu kan faj edhe vet njerezit qe per perfitime personale nuk mendojne aspak per vendin e tyre ….ktu do rriten edhe niperit tuaj o te marre , cfare do ju lini pas ? TYM DHE MJERGULL . Kam dal ne konkluzione se ne jemi TE MALLKUAR !

    Po te jet per pune feje tani do te ishin bo mbi 100 komente …per pyjet qe jan mushkria e botes nuk e ve ujin ne zjarr asnje !

    Nuk po shkruaj per ndonje nderhyrje te shpejte te qeverise re sepse s’pres shume nga kjo qeveri …ne fund te fundit nga ky popull ka dale . Shkatrrojeni Shqiperine sa me shpejt e pastaj hani kokat tuja deri sa t’ju shuhet fara o ShqipKARA .

    1. Ateisti says:

      Me ne fund o “pelasgian” shkruajte dicka te hajrit. Duhet ta kuptojme qe te mire nuk behemi duke share greket, serbet, maqedonasit apo turqit, por kur fillojme te vetekorrigjohemi.

  2. alby says:

    ANADOLLAKU SALI-QENI AS NUK BERI GJE PER VERIUN,NUK VURI NJE GUR QE TI KUJTONIN EMRIN TE PAKTEN VERIU PALE TE MENDOSH PER PJESEN TJETER QE VETEM E ZHURITI E PLACKITI SI QEN I PANGOPUR.mE BUKE MOS E NGOPTE ZORREN ATJE NE BIRRUCE LUR TE KALLET

  3. Stela says:

    Alisa eshte mjaft aktive ne ceshtjet e mjedisit, reflektim mjaft i vlefshem z.Serjani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje