Pasi shkatërroi çdo gjë që ndërtoi Ibrahim Rugova në LDK, Isa Mustafa po i shfrytëzon ditët e fundit nga pozita e kryetarit të komunës së Prishtinës që të luajë edhe me Zotin e Ibrahim Rugovës.
Kështu, krejt papritur, duke folur për problemet me pronën e Katedrales “Nënë Tereza” dhe lejet për të ndërtuar, doli Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, dhe e ndërlidhi ndërtimin e objektit të Katedrales me fenë e Ibrahim Rugovës.
Tregoi që “ai nuk ka fakte”, prandaj ka dilema se Ibrahim Rugova është konvertuar. Tha se nuk e ka pagëzuar vetë Ibrahim Rugovën. Dhe se nuk ka dëshmi të sigurta për pagëzimin e mundshëm të tij.
Çka iu desh Don Shan Zefit të flasë për Zotin (dhe fenë) e Ibrahim Rugovës?! Për të marrë lejen e ndërtimit nga komuna, e “rrënoi” idenë që Ibrahim Rugova ka qenë konvertuar në të krishterë!
Mbi të gjitha, me “privilegjin e konfesionit”, prifti e ka të ndaluar të “zbulojë” fshehtësitë e “mëkatarëve” që i rrëfehen, prandaj në asnjë rast nuk bëhet dëshmitar ndërmjet gjyqit dhe të penduarit që i ka rrëfyer ndonjë fshehtësi.
Pse Don Shan Zefi nuk e respekton “Kodin e Rrëfimit”? Pra, nëse do të kishte fakte për fshehtësinë e Rugovës (apo kujtdo qoftë), kancelari do t’i zbulonte nëpërmjet intervistave nëpër gazeta!?
Don Shan Zefi, edhe sikur të kishte fakt për “konvertimin” e Ibrahim Rugovës, nuk e ka të lejuar të zbulojë “fakte” të huaja.
Prifti nuk merret me thashetheme dhe nuk spiunon fshehtësitë e huaja.
Ata që për së gjalli ia shpallën konvertimin Ibrahim Rugovës, ata ia kthyen kryet kah Çabja në varr.
Askush, as familja e tij, dhe asnjë njeri në botë nuk ka të drejtë të bëhet “avokat i besimit” të askujt dhe të flasë në emrin e Zotit të askujt.
Meqenëse vetë nuk është deklaruar për fenë e tij, atëherë cilit Zot i ka besuar Ibrahim Rugova ka qenë punë për të, dhe mikut të dashur Don Shan Zefi, nuk i ka hije të mistifikojë, të sillet si gazetar hulumtues.
Hiç, as andej, as këndej, atij nuk i takon atij të flasë në emër të të vdekurve, për fenë e të vdekurve.
Emri islam nuk të bënë mysliman. Tradita familjare po ashtu nuk të bënë mysliman. Për t’u konvertuar nga myslimani në katolik, duhet qenë së pari mysliman. Nëse nuk ka fakte që Ibrahim Rugova është konvertuar në katolik, nuk ka fakte as që Ibrahim Rugova ka qenë mysliman.
Sa shumë dhembje, nëse ky mistifikim rrënues bëhet në shkëmbim për leje ndërtimi për katedralen “Nënë Tereza” që ishte ide e Ibrahim Rugovës.
Sa shumë pikëllim nëse flitet për Zotin e Ibrahim Rugovës (të cilit rivalët ia ndërrojnë besimet sipas nevojave politike), për fushatë elektorale, për nevojën e ish-komunistit Isa Mustafa që të tërheqë anën myslimane të votuesve.
Duke harruar se për shqiptarët nuk ka qenë aspak e rëndësishme se cilit Zot i ka besuar Ibrahim Rugova. Thjesht e kanë dashur, i kanë besuar dhe e kanë votuar. Nuk mund edhe të të duan, edhe të të besojnë, edhe të të votojnë pa të dashur njëri nga Zotët!
Kur e humb Zotin tënd, nuk të shpëton asnjë Zot, Zoti i askujt. E as “loja me Zotët” e Ibrahim Rugovës.
Mos është hera e parë që që feja shfrytëzohet për qëllime të tilla dhe tjetërfare nga kryetarë komunash, shtetesh, hoxhollarë e priftërinjë? Vallë përse u zhvarros nga varri Pjetër Bogdani dhe në vend të tij u ngrit xhamia Fatih? A nuk janë tri fetë që nga shqiptarët bërë miliona grekë, serbë, turqë, malazias, maqedonas, italian etj.? Shumësia e Zotëve a nuk është një përpjekje për ta bërë copa-copa njeriun?
Like e ke, por copa copa i beri edhe shqiptaret.
PERFEKT: “Nëse nuk ka fakte që Ibrahim Rugova është konvertuar në katolik, nuk ka fakte as që Ibrahim Rugova ka qenë musliman”
Pse u dashka muslimanizmi te nenkuptohet?
Pse muslimanizmi te shqiptaret merret si akt i kryer?
A i thone konvertim edhe ne rastet kur ateisti pagezohet e behet i krishtere, anipse ateizmi nuk eshte fe?
Kimete ti me befason me thellesine e mendimit.
Kisha ne qender Prishtines nuk ka qen ide e mir pas nje kohe ka bela. Isa Mustafa e gjysma antarsis LDK jan berllog e se kaluares dhe Komunista e Hajdut.Ne emer z.Ibrahim Rugoves LDK nuk duhet te bej Politik jo qe i Itereson Ibrahim Rugova por qellimi ne emer tij te vijn ne Qeveri
ruzhdi,
te lumte per komentin e sakte
mendjendritur
per mua eshte e pafalshme te behet tregti votash me fene e nje njeriu te vdekur.
Babezia e nje prifti. Turp per Don Shan Zefin qe nuk respekton se pari fene e tij perpara se te flas me dyshime per fete e te tjereve.
PARADOKSALE QE SOT RUGOVISTI ME I MADH DEL TE JETE HASHIM THACI
KOSOVARET JANE MBI 90% MUSLIMANE, PRANDAJ NUK E KUPTOJ KETE LOJE TE ISA MUSTAFES, I CILI E INSTRUMENTALIZON NJE KLERIK KATOLIK PER NJE LEJE NDERTIMI.
SIDO QE TE JETE, KY ESHTE NJE TURP.
HERE E SHPALLIN KATOLIK
HERE MUSLIMAN
NE KETE LOJE TE NDYRE POLITIKE TE ISA MUSTAFES NUK GUXONTE TE PERZOHEJ KANCELARI ZEFI
faleminderit e nderuara Kimete per kete shkrim shume te qelluar
po ketu ka gisht Isa Mustafa qe e shkaterroi dhe vazhdon ta shkaterroi LDK-ne
Isa Mustafa eshte kryetar i LDK pa qene ne asnje cast anetar i LDK
Kimete, me gjithe respektin siperfaqesor qe kam per ty, duhet te te theme se ti je nje opinioniste, ne parim shume e ceket dhe jo vetem kaq!
Pasi qe permende ish-komunistin Isa Mustafa, u desh te permendej medomos e baba i komunisteve Jugosllave ne Kosove, Ibrahim Rugova!
Kim, komenti juaj eshte genjeshter e kulluar.
Rugova nuk ishte babai i komunisteve jugosllav.
Nderkohe qe Konstandinopoli ishte i rethuar, qeveritaret diskutonin se cfare seksi jan engjejt. Hej, miq, populli eshte pa pune dhe buke dhe ju beni si puna e kurves qe krihej ndersa fshati digjej.
ka njerez qe kenaqen duke peshkuar,ka te tjere qe ngopen duke i ngrene dhe ka shume te tjere qe diskutojne me trute e peshkut per logje Kavaje.
ka njerez si ti qe vdesin si personazhe te tretura te heminguejit shqiptar
geg,ti punon ne varreza?
beso,
Po,ne varreza punoj. Dhe cka? Eshte pune e keqe? Profesion i keq apo cka? Edhe ne varreza ka lidhje interneti dhe e lexoj gazeten online!
geg,mbaju me kimet…Uroj qe te kesh sa me pak pune te varrezat,hahhahahaa!
beso, faleminderit shume.
po te ishte gjalle rugova, kosova do te perparonte shume me shpejt
Ipeshkvia e Kosoves me kete rast ka mekatuar kur ka shfaqur lakmine per pronen e Katedrales. LAKMIA eshte MEKAT. Dhe ne emer te lakmise KANCELARI e ka lakuar edhe emrin e te ndjerit Ibrahim Rugova.
Kimetja thote shume sakte, meqenese Rugova nuk e ka deklaruar fene e tij, nuk eshte e moralshme qe te tallen me fene e tij, te perfitojne ne emer te fese se tij, ta supozojne fene e tij.
Prifterinjte katolike nuk guxojne ta vazhdojne kete praktike, dhe ta perserisin kete gabim te madh te Don Shan Zefit.
A menon Isa komunisti,se me kete veprim mund ti terheq vetem votuesit talebane e jo muslimanet tradicionale te Kosoves te cilet gjithmone kane votuar per Rugoven.
Shkrim i mrekullueshem. Te lumte.
ky qendrim i kancelarit zefi eshte i neveritshem
po
ajo qe e ben don shan zefin qesharak eshte deklarata e tij se do te tolerojne aty-ketu ndonje dyqan ne oborrin e katedrales,me kusht qe te mos shiten ne ato dyqane prezervative dhe gjera te pamoralshme,sic jane mbathjet per shembull,qe anipse jane te pamoralshme,jam i sigurt qe i mban veshur edhe shenjteria e tij don shan zefi.
turp dhe e pafalshme
kleriket nuk e kane kete luks qe te luajne me besimin e te tjereve aq me teper te nje njeriu te madh sic ishte Rugova i ndjer
Ibrahim Rugova nuk ka len as nje njeri normal as ne parti as ne familje.djemte e tij analfabet jan ne sherbim te hashimit dhe asnjeher nuk kan dite ta ruajn trashegimin qe ua ka len baba i tyre.
Kimete komplimente per lukun je ber shume e mire. Me te heq petllen!
…Kimete je e shkathët për të manipuluar fakte, e opinione. Por, po të mos ishte Gjergj Kastrioti i krishterë, tani do të flisnim turqisht, siç e kanë bërë të modës shumë nga kosovarët e tu. Merru me ta për faktin që shkruan e mendon shqip, dhe lëri fetë në punën e tyre…
uragan, jepe nje shembull qe kimetja po manipulon me fakte
dr rugova asht dhe mbetet baba i kombit shqiptar hazdreti ibra pejngameri i gjith shqiptarve pa dallim feje
dr rugova ka qen dhe mbetet baba i kombit shqiptar hazdreti ibra pejgameri i fundit i te gjth shqiptarve pa dallim feje
te lumte per komentin
dr rugava baba i kombit???? ke shkuar shume larg.
rugova ishte azdreti wiski nje pianec i keq as me shume as me pak
te rrim shtembert e te flasim drejt.F Nano i kontestuar nga shume kosovar deklaronte se e ndiente veten ne lufte rugova u zgerdhinte me millosheviçin.Ky ishte profetii yne Ibra.
Për të drejtën hyjnore, Rugova po bëhet gjithnjë e më i madh
Armiqte, tradhtaret dhe mbetjet e udb-se E duan historikisht të vdekur, Rugovën e pavdekshem
por, kot e kane
Zaman
ok po po te le ne debilellekun tend
ke te drejte.
leonardi, je shume gabim.
Ai don zhan zefi, sikur ta kishte ni mjekerr, lirish futja per janatullos. Thenja, mos shikoni kisha e xhamia, feja shqiptarit ashte shqiptaria, prerdite po me shkone ma lart se Zoti…!
Rugova ishte nje gjeni i paperseritshem
Isa Mustafa eshte nje mjeran qe shkaterroi trashegimine e Rugoves
Femijet e Rugoves jane injorante qe nuk marrin vesh kah peshurr pula
Nje bucete falenderime per Kimeten
Komplimente per Kimete Berishen
Gjuha dhe stili i saj jane te “egra”, te sakta dhe te bukura…
Shih keto fjali:
“Meqenëse vetë nuk është deklaruar për fenë e tij, atëherë cilit Zot i ka besuar Ibrahim Rugova ka qenë punë për të, dhe mikut të dashur Don Shan Zefi, nuk i ka hije të mistifikojë, të sillet si gazetar hulumtues”
“Hiç, as andej, as këndej, atij nuk i takon atij të flasë në emër të të vdekurve, për fenë e të vdekurve”
Kimetja mbetet yll i bukur.
Po te kishte vazhduar polirika e ruoves e sales, kosova kishte ngelur si autonomi nen okupimin serb, dhe ngadal kishim filluar me shruar edhe ne qirilic dhe njeher ne jave program televiziv me te rejat nga bujqesia dhe xhamija.
Liria dhe pamvarsia nuke fitohen me lutje e pershendetje, pore me gjake djese e sakrifica.
Indiragandi i Indis ka qen pacifist pore c,doher ka qen ne kry te demostrusve kunder kolinjalizmit Anglez.
Profeti Muhamet perveq si predikus i fese ai ka qen edhe luftetar, ne lufte ishte plagasur dhendrrin e tij Ali te cilin e la pasardhs te rruges se tij. Pore fatkesisht tani grupet e Muhametit liftojne kunder atyre te Aliut. Sunutet e muhametit kunder sheitve te Alis.
Jezu Krishti(hastreti Isa) po ashtu ne Arabi luftoj pere bindjet e tij deri ne flijim (kryqzim)
Marin Luter ne Amerik luftoj ne rruge paqsore pere racen e tij te zeze,dhe ka dhen kontribut te pa kontestushm dhe pa frig deri ne flijimn e jetes, nuke kishte bodigarda as makin antiplumb, as gjaket dhe nuke kerkonte ndihm nga askush pere ndihm, pore shpirti i tij ja arriti qellimit, pra nuke kerkoj foca policore nga akush qe ta mbronin.
Nelon Mandela gjithashtu ishte i vendosur ne mbrojtjen nga shtypja racise qe flijoj 30 vite ne burgjet e Afrikes se jugut duke mose u thyer ne idealet e luris, kunder aperdeidit.
Adem Demaqi i Kosoves i mbiqendroj 28 vite burg duke mose levizur kurr na qendrimi i tij parimor pere lirine pamvarsine popullit te tij te shtypur nga hegjemonizmi serbomadhe.
Lufta pere liri eshte lufte sakrifices, ajo nuke eshte eshtruar me lule, pore me djers,gjake e sakrifica.
Gjergj Kastriot kure eshte kthyer nga Turqui per ta c,liruar memdhen i tha popullit:
O popull erdha pere lirin tuaj ,e ate ne mesin tuaj e gjeta.
Dhe bashke me popull e ushtrin e tij luftoi 25 vitite kunder dinastis turke qe edhe Europa ja kishte frigen.
@Hilmosi,
Nese lufta per liri behet vetem nepermjet gjakut, sakrifices dhe djerses, pse atehere mali i zi, maqedonia e vende te tjera u pavaresuan pa asnje pike djerse, lere me gjaku.
Po z.Dino,ju tregoj pse:
– Mali i zi eshte shtete serbosllav dhe nuke rrezikon interesat e Serbis, dhe mese Malit te zi mane nen pushtim te nje pjes te shqiptarve ne Ulqin dhe rrethin , pastaj nje pjese te shqiptarve te muslimanizuar dhe te asimiluar.
– Maqedonia kurre me pere nuke ka qen shtet aje eshte pjelle e politikes serbe, dhe e njejta vlen i ne M.e zi mbi 50 % e popullsis jane me prejardhe shqiptare dhe bullgare te vetquajtur maqedon sipas recetes sebeosllave. Ne kohen e mbretris jugosllave nuke esht qujte as Maedoni pore Juzna Serbia (Serbia e jugut), dhe shku i Ahmet Zogut e kishte selin ne Shkup dhe quhej Nikola Pashiqi.
Pere M. e Zi, e keni gabim se edhe ne Maqedoni eshte bere luft shqiptro maqedone dhe jo e hershme pore para 13 vitesh e jo ne shekullin e 13. Maqedonia si shtet artificial i konvenon veten politikes Serbe se mes Maqedonis i mban te shtypur mese 50% te popullates shqiptare. Politike Serbi-Mali i Zi dhe Maqedoni eshte e njejte pere shqiptaret etj.
– Anje Republik e e Jugosllavis nuke eshte shkputu pa luft, perveq dy shteteve te larte- permendura.
– Sipas mendimit tim, deri tani ne hitorine e formimit te shtetev dhe kombave nuke kame dije se ndoni popull fitoj pamvarsine shtetit pa
djers gjake e sakrifica dhe nese keni shembuj te till, perveq Malit te ZI, te lutem na i tregoni ?
– Pa djers e sakrifice njeriu ase vetveten nuke munde ta mbijtoj e lere me familjen apo te beje edhe diqka pere shtetin.
Ateher z. Dino, nes shteti nuke ndertohet pa djers, sakrifica e gjake, ju lutem na tregoni formulen tuaj, dhe nese gjebi ndoni zgjedhje tjeter do hysh ne librine genysit dhe nje patantus i kohes dhe mireseardhur pere shqrin njerzore.
Vetem Z. Dino lira ase nuke blehet as shitet pore vetem fitohet, ate nuke ta dhuron askush.
Bukur Kimete motra! Rugova nuk asht ma nder te gjallet por ka “lene litarin jashte” edhe pas vdekjes. Ishalla i litar kalbet shpejt qe te mos pengoje te gjallet !
Atje ku ka futur saliu ,me falni derri,mecken e turirit,eshte gerryer cdo vlere,Kimetja,me kote po germon atje…
ky artikull shkruhet vetem nga nje autor i ndershem
Te mbrosh te vdekurit, ne kohen kur edhe burrat pleq po shiten e po shkerdhehen per pasuri, eshte nje akt madhor qe mund te krenohemi se na ndodh neve shqiptareve nepermjet Kimetes.
Jam shume i sigurt se autorja nuk ka asnje interes qe ti dal ne mbrojtje Rugoves se vdekur.
Jam i prekur dhe i mrekulluar me moralin e autores.
Pas vdekjes sone mund te dal kushdo dhe te flas ne emrin tone per bindjet tona fetare e morale
Por, megjithate ka vajza e djem qe u dalin ne mbrojte te ndjereve qe i atakojne dhe i shkelin ne varr, duke tregtuar me besimin dhe fene e tyre.
Mirenjohje te thelle dhe falenderime te medha per te madhen Kimete Berisha
Diva e gazetarise dhe publicistikes shqiptare, me nje shpirt te madh poetje
nuk pashe as sdegjova asni anetar te familjes se rugoves, ndonji intelektual, shoqate, akademia, apo dikush, nje shok i tij i vetem qe ti del ne mbrojtje shkelqsise se tij dr.Ibrahim Rugova
zotni matrenga, pergezimet e mia per komentin
Une jam katolik dhe e kam respektuar dhe e respektoj Ibrahim Rugoven edhe sikur te ishte vella i pejgamberit Muhamed. Ata, qe ;uajne me elementin fetar per te mbrojtur interesat e tyre te ngushta politike dhe financiare, ata jane dhe do te jene perjetesisht te mallkuar.
Hilmosi te lumte per komentin,Desha te shtoje vetem nje fjali qe lexova nga analisti i shquar nga Kosova Behlul Beqaj:RUGOVIST ESHTE AI QE PRETENDON MAXIMUMIN ME SAKRIFIA MINIALE.Kurse duha te shtoje edhe kete se Rugova pretendonte maximumin (te jete president i perjetshem )me sakrifica barazi ma zero.
nje model femre e kompletuar,
e bukur,
e mencur,
e guximshme
turp duhet mi ardh don shanit. katedralja ishte ideja dhe puna e ibrahim rugoves. qysh nuk ju vjen turp qe per me hap dyqane e me perfitu materialisht isa mustafa e ka instrumentalizu don shan zefin qe me me u tall me ibrahim rugoven per se vdekti qysh eshte tall per se gjalli,
isa mustafa qafir i poshter, hajni ma i madh i te gjitha kohnave, plaqkashi i 3 per qindshit zoti syte e shterrt ja qorroft
mjafton me vizitu varrin e rugoves dhe e kupton te verteten
sabri hamiti ka vendos me pas kryet e kthyen si musliman
…për “drenica”…Manipulim faktesh unë quaj, kur mbi një fakt të vërtetë, gazetari ose më saktë gazetarja në fjalë ndërton opinionin e saj, dhe na e paraqet si diçka që duhet ta pranojmë, ashtu siç na paraqitet nga ajo. Natyrisht, mund të biem dakord, ose mund ta kundërshtojmë, me bazë sesa sa e njeh ç’donjëri nga ne faktin mbi të cilin autorja, bën analizën e saj. Por ndërkaq guri në lumë është hedhur, dhe ne vrapojmë që ta gjejmë. Personalisht mendoj se “lojërat”, në dukje pa hile, mbi besimet fetare të shqiptarëve, i shërbejnë atyre që nuk duan të bëjmë hije mbi dhe. Dhe këtu nuk e kam fjalën për Kimeten. Dhe jo pa qëllim përmenda në komentin tim Gjergj Kastriotin, shembullin që shqiptarët duhet të ndjekin, nëse duan të mbeten shqiptarë…
kimete shume bukur paske dale ne foto…..duhet ti up-date-osh me shpesh keto fotot
ha ha ha
forum ma i coroditun se forumi i temas nuk ka. se pranojne se nuk e pranojne shqiptaret kimeten
keta qe e pranojne jane kosovare qe lexojne teman
te deshtuar jane ata qe mundohen ta njollosin figuren e te madhit Ibrahim Rugova
I pret deshtimi te gjithe ata qe provojne te perfitojne politikisht nga feja dhe besimi i Ibrahim Rugoves
askush dhe asgje nuk mund ta tjetersoj vepren e madhe te Rugoves
Ibrahim Rugova i eshte lutur per cdo dite Zotit per ta bekuar Kosoven
Ka qene nje shqiptar i madh.
Respekt per vepren e tij.
Lum ai që besimin nuk e qet në treg
Të mjerët spekulojne me besimin e te tjerëve
per konvertimin e rugoves eshte folur edhe ne gazetat italiane si ” il gazetino ” ku patriaka i venecias i ka kruer ritet e nevojeshme rrugoves ku rrugova i deklaroi se katolicizmi do ketheje popullin e kosoves drejt europes
e embla kim
me pelqen shume dhe gjthmone
edhe atehere kur nuk pajtohem me opinionin
tend