Për Shqipërinë që mund të bëhet

23 Shtator 2013, 12:34Blog TEMA

Nga Imer Mushkolaj*

Shqipërisë i duhen qeveritarë punëtorë, e jo zhurmaxhinj. Të njerëzishëm, e jo arrogantë. I duhen qeveritarë normalë. Dy shembuj të thjeshtë tregojnë se ky vend ka shpresë të bëhet.

 

Në Kosovë e Shqipëri asnjëherë nuk na ka rastisur të shohim ndonjë ministër teksa mban në krahë një fëmijë dhe e dërgon në spital. Ose një tjetër ministër teksa merret në terren me një grusht fëmijësh që për arsye banale a teka të zyrtarëve të papërgjegjshëm nuk mund të vijojnë mësimin në shkollën e lagjes.

Në fakt, marrëdhënia e ministrave më fëmijët është e kufizuar vetëm në fushata zgjedhore, kur në tubimet partiake nuk hezitojnë t’u japin dorën edhe të vegjëlve të cilët, edhe pse ligji nuk e lejon, lënë shkollën për t’u kthyer në simpatizantë partie. Ose edhe në ditën e parë të shkollës, kur ndonjëri nga nxënësit mund ta ketë “fatin” që të ledhatohet në kokë nga ministri i Arsimit, i cili viziton ndonjërën nga shkollat dhe i uron ata për vitin shkollor.

Në rastet e tjera ministrave aq u bën për fëmijët ose për qytetarët e tjerë, në kuptimin e takimeve dhe komunikimit me ta. Në të shumtën prej tyre mjaftohen të krekosen nga pozitat që mbajnë dhe të sillen shpesh me arrogancë e papërgjegjësi, duke e kthyer veten në model aspak të lavdërueshëm për përkushtimin dhe llogaridhënien karshi atyre që do të duhej t’u shërbenin.

Por, dy raste të pazakonshme dhe në dukje të parë mbase jo fort të rëndësishme shënuan ditët e para të qeverisjes së dy ministrave të Kabinetit Rama në Shqipëri.

Në ditën e parë të punës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ballafaqua me problemin e një grupi fëmijësh të cilët ishin regjistruar në klasë të parë në një shkollë të Tiranës, por që nuk po iu mundësohej të fillonin mësimin. Ajo u pa direkt e angazhuar bashkë me prindërit e fëmijëve dhe përgjegjës lokalë të arsimit, në mënyrë që zgjidhja të gjendej shpejt.

Pak ditë më pas, ministri për Mirëqenien Sociale dhe Rininë, Erion Veliaj u pa teksa hynte në spital me një fëmijë dyvjeçar, i cili kishte pësuar në një aksident dhe nuk i ishte ofruar ndihma e duhur vetëm pse i takonte komunitetit rom.

Dy shembuj mjaft domethënëse dhe shpresëdhënës njëkohësisht. Domethënës, për shkak se njerëzit e rëndomtë nuk janë mësuar t’i shohin ministrat në të tilla situata dhe shpresëdhënës, ngase shqiptarët mund të mbajnë shpresë se qasja e qeveritarëve ndaj tyre do të ndryshojë.

Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj janë vetëm dy nga pjesëtarët e kabinetit, me të cilin kryeministri Edi Rama mëton ta nxjerrë Shqipërinë nga gropa ku e la qeverisja tetëvjeçare e Sali Berishës. Një sistem arsimor me një milion probleme dhe një mirëqenie sociale e rrëzuar përtokë janë vetëm dy nga të “arriturat e mëdha” të Berishës zhurmaxhi.

Dikush mund të thotë se veprimet e Linditës e Erionit janë vetëm një fasadë, nga ato që Rama i ka fort në qejf. Por qoftë edhe si fasadë, ata duhet të mirëkuptohen për ato që bënë. Sepse në Shqipërinë e Sali Berishës, njerëzorja tek qeveritarët ishte bërë e huaj. Ata, ashtu si dhe prijësi zhurmaxhi, preokupoheshin më shumë me veten dhe farefisin e tyre, se me qytetarin. Me qytetarin që i ndëshkoi turpshëm më 23 qershor.

 

Në Shqipëri e Kosovë qeveritarët zakonisht shfaqen gjithë arrogancë e prepotencë dhe, shumica nga ta, postet i konsiderojnë privilegj e jo përgjegjësi.

Në Shqipëri e Kosovë qeveritarët ndërtojnë vija të thella ndarëse dhe komunikim asfare me qytetarin. Për këtë shkak, ato çfarë bënë Lindita e Erioni krijojnë përshtypje të mirë tek njerëzit.

Tek njerëzit të cilët ata që i udhëheqin i perceptojnë si hajna e mashtrues që kujdesen veç për mirëqenien e vet. Tek njerëzit që kanë humbur shpresat se shteti i tyre mund të bëhet ndonjëherë.

Lindita e Erioni mund të jenë të papërvojë në qeverisje, mund edhe të perceptohen si joseriozë, krahasuar me paraardhësit e tyre hijerëndë, fjalëshumë e punëpakë. Por, e rëndësishme është që ata të kenë vullnetin dhe gatishmërinë për t’i ndryshuar gjërat për të mirë. Qoftë duke vënë rregull në xhunglën arsimore, qoftë duke u përpjekur të shkurtojnë listat e borxheve të qytetarëve hallexhinj, që janë pjesë e dhimbshme e jetës shqiptare.

Këta të dy, ashtu si kolegët e tyre në qeveri dhe vetë kryeministri e dinë se problemet e grumbulluara vite me radhë nuk mund të zgjidhen me një shkop magjik. E dinë se trashëgiminë që ua la Sali Berisha e kanë sfidë të madhe, por jo të papërballueshme. E dinë se fatura e Berishës nuk është e lehtë për t’u paguar. E dinë se nga ta pritet punë dhe vetëm punë.

Sepse, fitorja plebishitare në zgjedhjet e 23 qershorit është më shumë se përgjegjësi. Është kartë e nxehtë në duart e secilit, për të fituar lojën. Qoftë edhe duke filluar me dyvjeçarin në krahët e ministrit që dërgohet në spital. Në spitalin ku raca ende është pengesë për të ofruar ndihmën mjekësore.

Sa për Sali Berishën, ai le të flasë e të bërtasë. Ashtu siç ka bërë gjithmonë. Vetëm se tash jo prej zyrës së kryeministrit, por prej ulëses së deputetit në rendin e tretë.

Qeveritarët e rinj duhet ta injorojnë dhe të mos merren me të. Duhet ta lënë të kridhet në pleqërinë e tij. Ta lënë ta hajë veten.

*EXPRESS

6 komente në “Për Shqipërinë që mund të bëhet”

  1. ARUSHA says:

    Shqiperia behet vetem atehere kur Burrat e Djemte shqipetare dhe ata te tjere qe jetojne ne Shqiperi do perveshin menget e do punojne ne terren me profesionet qe i duhen jetes se perditeshme dhe jo me batakcinj a,biznesa , shefa ,drejtore , ministra , bodigarde e rrumpalll hesapi ,te pyllezojne malet te ndertojne rruget,te bejne infrastrukturen te persosur qytet dhe fshat te ndertojne shkollat e kopshtet e cerdhet dhe ambulancat ne cdo skaj dhe shtepi clodhje per njerzit pas orarit te punes e shkolles ,te ndertohen teatro kukllash dhe kino me shumice dhe bibloteka ,fusha sportive ne cdo skaj e shume e shume te tjera ,kjo eshte jeta e lumtur duke patur uje te rrjedhshem dit e nate dhe ndricim pa shkeputje dhe heqja e plehrave te jete e shkalle me te larte e organizuar !

  2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Ne nuk dum te na publikoni fotot se ku jon dhje gardistat dhe ku ndoshta kon mastrubu me foton e Zholefines gjate sherbimit te notes.
    Ne duam qe ato gardista qe kan vra njerez te pafajshem te dergohen para nje drejtise jo te manipuluar.
    Psikopati Sali Berisha dhe te gjith ato qe i thurnin hosana nuk kan mendu tjeter vetem si te vjedhin dhe te shkatrroj kete vend.
    Keni voten e popullit per te vendos rendin,dhe per te dergu vrasesit dhe hajdutat ne burg dhe jo te na publikoni foto se si osht katandis Kryeministria me banja alla turke ku lahje bytha me safen e ujit.
    Me kujtohet qe Nexhmije Hoxha u burgos per ca kafe,dhe duket se dhe ju do ta denoni Sali Berishen pse e ka la bythen me safen dhe pse g(k)ardistat kan mastrubu neper halet me dyer druni.
    Jeni Kryeminister o Edi dhe nuk te kemi dhon voten me i bo inventarin asaj godine nga ku u vran shqiptaret,por te nxirrni ne drite fshirjen e videove te 21 Janarit.
    Erjon Velian se kemi votu qi te takohet me ato qe e kon qef masazhin e sumes,por qe te kujdeset qe femijet qe enden rrugve duke lypun dhe per gjithe ato 500 femij te mbyllur nga gjakmarrja.
    Ne se kemi akoma luksin si shteti ma i varfen i Evropes,qe Kryeminsitri i sapozgjedhun te merret me gjera pavlere,nderkoh kur Shqipnija osht zhyt ne kaos,varferi dhe terror.

  3. ff says:

    o z. Imer
    ti thua ta leme ,sali qenin ,te kridhet ne pleqerine e tij.
    por nuk na le ai ,nje kufome politike qe qelb dynjane deri sa te jete mbi dhe

  4. ervinCT says:

    Besoj qe eshte luks i madh qe nje minister te kryeje dhe funksionin e ndihmes se shpejte. Mendoj ka boll problematika per te zgjidhur ne detyren qe eshte zgjedhur.

  5. DIVJAKASI. says:

    TE VJEN KEQE SE SA POSHTE KANE RENE ,KUJTOJNE SE DO TE NA RREZOJNE EDHE NEVE ATJE KU KANE RENE VETE ,SALIU ESHTE I DHJERE DHE THUTE KUSHE KA DHJERE PRA E SHKATERROJE KRYEMINISTRINE ME HAJDUTET E TIJE DHE THOTE SE E KA BERE EDI RAMA ASHTU PER TE PERFITUAR ,TURP PER SALEN QE SKA TURP AI DUHET TE ZHDUKET NJA 2 VJETE E PASTAJE TE DALI JO SI ISHE KRYEHAJDUT, KRYEMASHTRUES ,KRYE KRIMINELE POR SI NJE QYTETARE SI TE GJITHE ,TE LUTEM SALI NA LERE REHATE.

  6. Drenica e Kuqe says:

    Veçse ata shqiptare nuk duhet te jane “shqiptare” te Titos dhe as shoke te atyre “shqiptareve” ne Tirane. Kjio duhet te mbetet e qarte z. Kolmushaj!…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje