Anti-korrupsion: Një perspektivë pesimiste?

23 Shtator 2013, 18:15Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

 

“Me duar të pastra” erdhi qeveria e re më 2005 dhe dihet përfundimi. Përfundimi dihet: ata që erdhën për të luftuar korrupsionin, zëvendësuan piramidën korruptive me vetveten dhe krijuan një sistem po aq korruptiv, madje edhe më të madh, duke u ndëshkuar më 2013 me 1 milion vota kundër. “Me duart të pastra” ka premtuar edhe qeveria e re që sapo erdhi në pushtet. Si do realizohet kjo? Duke “larë” duart? Duke ruajtur sistemin dhe vetëm zëvendësuar emrat në krye të tij? Duke nënkuptuar me reforma ndryshimin e emrave të militantëve të palëve? Duke arrestuar ndonjë polic, nëpunës apo zyrtar të nivelit të mesëm? Duke amnistuar politikën e vjetër në emër të nevojës për mirëkuptim politik, stabilitet dhe dialog? Duke miratuar Kodin Etik që do t’i bëjë zyrtarët të “skuqen” përpara shefit nëse abuzojnë me ligjin? Jo dhe jo.

Anti-korrupsioni kërkon akte konkrete, vullnet politik konkret, veprime konkrete, nisma konkrete. Le të kërkojmë shembuj suksesi në vendet e tjera, me përafërsi me rajonin dhe Shqipërinë.

-Në Slloveni Janez Janša ka qenë dy herë kryeministër, disa herë ministër dhe prej dy dekadash deputet. Në kulmin e pushtetit të tij (mandati i dytë), Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Slloveni e denoncoi atë për pasaktësi në deklarimin e të ardhurave financiare. Kaq u desh, parlamenti e shkarkoi, hetimet e nxorën fajtor për akuzën e ryshfetit në një kontratë ushtarake qeveritare me partnerë finlandezë, dhe në fund, më 2013 gjykata e dënoi me dy vite burgim dhe 37 mijë euro gjobë. Në Kroaci Ivo Sanader ishte kryeministër 2003-2009 por në kulmin e pushtetit të tij u akuzua për korrupsion, u detyrua të japë dorëheqje dhe pas proceseve gjyqësore më 2012 u dënua me 10 vite burgim.

-Në Rumani kryeministri Nastase, një herë kryeministër dhe kandidat për President, në kulmin e pushtetit të tij duke qenë edhe kryetar parlamenti, u akuzua për korrupsion, dhe më 2012 u dënua me dy vjet burgim.

-Në Maqedoni politikani nacionalist dhe i “fortë” Ljube Boshkovski, ish- kryeministër, u arrestua një ditë pas zgjedhjeve për financime ilegale të fushatës zgjedhore. Më 2011 ai u dënua me 7 vjet burgim.

-Në Gjeorgji ish kryeministri Ivane Merabishvili u arrestua në maj 2013 për korrupsion dhe financim të paligjshëm elektoral dhe u dënua me burg. Ai ende nuk është dënuar, është në proces gjykimi.

-Në maj 2013 u arrestua Presidenti i Bosnjës, Žviko Budimir, me akuzën për korrupsion dhe është në proces gjykimi etj, etj, etj.

Po në Shqipëri? Në fillim të viteve 90 në Shqipëri u “arrestua” për korrupsion një kryeministër, i cili më pas nga burgu u emërua përsëri kryeministër dhe ndër aktet e para të tij ishte pafajësia dhe kompensimi financiar. Më pas dosjet e korrupsionit arritën vetëm tek ndonjë zv/ministër, ndonjë si viktimë, ndonjë si të dyshuar, gjithsesi edhe këta fituan pafajësinë dhe janë aktiv në jetën publike. Zyrtarë të tjerë? Jo. Asnjë. Ata që u akuzuan e mbyllën dosjen “për procedurë” dhe falë imunitetit politik. Dhe i kemi kudo në vendimmarrje politike, ca më pak e ca më shumë si pjesë të Rilindjes apo të opozitës së saj. Dhe kjo ndodh në vendin, sipas TIA, më të korruptuar në rajon!!!

Atëherë nga duhet nisur? Ka shumë skenarë, janë praktika perëndimore, janë shembuj të gatshëm, thjesht duhet vullnet për ndjekur dhe për t’i zbatuar. Le të nisim nga gjëra minimale: P.sh, çdo zyrtar i lartë të ftojë median për të deklaruar pasurinë e tij, burimet e fitimit, të ardhurat personale dhe kështu, të bind se është i pastër si parakusht për politikë të “duarve të pastra”. Gjë që sigurisht nuk pritet të ndodhë. Sepse ka një “problem” të vogël. Ne kemi zyrtarë të lartë që kanë disa vila, kanë prona pafund, kanë bodigardë për vetën e familjen, por nuk kanë biznes, dhe zyrtarisht, jetojnë me rrogën e tyre!!! Si rumuni Nastase, që jetonte me pensionin e gjyshes!!!

Ne kemi deputetë që e kanë blerë mandatin e tyre, kemi politikanë që jetojnë në luks edhe pse karrierën e nisën kundër “vaskave të floririt”, siç kemi politikanë që kanë krijuar një rreth vicioz njohjesh, miqsh, partnerësh dhe financuesish në politikë, në prokurori, në gjyqësor dhe në media, – duke i dhënë vetes imunitet të paprekshëm. Ky vend nuk ka vuajtur asnjëherë për qeveri e njerëz që merren me politikë, por ka vuajtur e vijon të vuajë nga mungesa e qeverisjes së mirë, politikanëve vizionarë dhe burrave të shtetit që mendojnë më shumë për shtetin sesa pushtetin! A mundet mazhoranca e re ta shpërbëjë këtë rrjet dhe traditë, dhe të bëjë gjeste konkrete anti-korrupsion? Premtimet dhe pritshmëria janë maksimale, por shanset janë e mbeten minimale. Si gjithçka në Shqipëri!!!

E plotë: http://www.afrim-krasniqi.info/2013/09/anti-korrupsion-nje-prespektive.html

10 komente në “Anti-korrupsion: Një perspektivë pesimiste?”

  1. Meshtari says:

    Sakte zotni Krasniqi! Djajte fshihen ne kuvend dhe qeveri. Kush do ti trazoje te bunkerizuarit e kesaj forme? Askush. Ilir Kalifi i korupsionit do ti shqetesoje? Jo besa kurre. Mjerisht nuk pritet asgja nga ky lloj “kompozim”i politik. Por le te urojme ishalla (marshalla) ngjan ndonje mrekulli.

  2. henri says:

    Ke shume te drejte. Te njejtin mendim kam edhe une dhe per kete Problem kardinal ka shkruajtur edhe Lubonja i cili me te drejte thote :

    “Nuk mund të mohohet se çështja që ngrihet nëse është sistemi që i korrupton njerëzit apo janë njerëzit që kanë krijuar këtë sistem të korruptuar,
    Sistemi punon si një i tërë, por në fund vija e tij ndahet për të çuar ujë në dy mullinj, ku njëri është më i madh, ai i maxhorancës, dhe tjetri është pak më i vogël, ai i opozitës.

    Personalisht besoj se sistemi dhe njerëzit nuk mund të ndahen. Sistemi dhe njerëzit janë dy faqe të së njëjtës medalje, prandaj përgjegjësia e korrupsionit është e dyfishtë. Dhe kur flitet për përgjegjësi dhe ndëshkim që sjell ndryshimin në sistem dhe në njerëz, nuk është vetëm çështja e futjes në burg të të korruptuarve, por edhe ajo e prishjes së strukturave të ngritura për interesat e tyre. Pra, nëse do të ndryshosh strukturat e një sistemi nëpërmjet të cilit kanë ngrënë dhe hanë mbështetësit e tu, kjo do të thotë t’u biesh ndesh interesave të tyre. A do të mund ta bëjë Rama me Metën një gjë të tillë? ”

    Nuk them se rame nga shiu ne bresher por sidoqofte koalicjoni me LSI do kete cmimin e vet. Eshte per te vene duart ne koke kur Spartak Braho ky kryemafios eshte deputet socjalist dhe eshte bere drejtor diku per luften kunder korupsionit. Kjo eshte njesoj sikur ti varsh ujkut melcite.

  3. henri says:

    Me poshte keni se cfare ka thene Edi ne Parlament, para dy javesh per korrupsionin :

    “Ne nuk kemi mandat për të amnistuar falje pronash që i janë grabitur popullit me vendime qeverie, apo për të njohur të drejta që pushteti u ka dhuruar në rrugë abuzive klientëve të tij.
    Mandati ynë na është dhënë për të bërë transparencë të plotë, të të gjitha proceseve të dyshimta ose të dyshuara për korrupsion e krim ekonomik, me pasojë dëmtime pasurore ose cenim të interesave të publikut dhe të qytetarëve të pambrojtur.
    E kemi premtuar, do ta bëjmë deri në fund këtë transparencë të katrahurës me pronat e shqiptarëve, si qeveri dhe si shumicë qeverisëse në kuvend.
    Jo për të zhbërë gjithçka që është bërë, po për të mos lejuar që ç’është bërë keq për vendin apo për shqiptarët e pambrojtur, të mbetet keq dhe të përsëritet pastaj edhe më keq në dëm të vendit apo të njerëzve të pambrojtur; jo për të goditur biznesin, po për të nisur demokratizimin e ekonomisë dhe marrë në mbrojtje interesin e publikut; jo për të dekurajuar investimet e huaja me politika antiglobaliste, po për t’u dhënë fund praktikave antishqiptare të lidhjes së fatit të investimeve të huaja, me oxhakun e shtëpisë time.
    Lufta qorre e qeverisë me biznesin ka mbaruar në 23 qershor. Ka mbaruar në 23 qershor edhe pushteti i një klientele që diktoi për vite të tëra se kush qenë të paktët që duhet të ngroheshin në diell, rëndom pa i dhënë hesap askujt, e kush të shumtët që u mbetej për hise rrebeshi i gjobave, ryshfeteve, padrejtësive.”

    Shpresojme se do ti mbaje keto premtime dhe mendime.

  4. Liridon says:

    Asgje nuk ka per tu bere ne lidhje me kete fenomen pasi,qeverite shqiptare gjate dy dekadave te fundtit jane kompozuar simbas orekseve antishqiptare te Athines dhe Beogradit.
    E vetmja gje e mire qe pritet te ndodhe eshte se miqte kombit shqiptar,si dhe militantet idealiste,do te kuptojne per sa me siper.

  5. Kurbetliu says:

    Kemi te drejte te shpresojme, pasi siç thuhet “shpresa vdes e fundit”, po a eshte realiste nje gje e tille ne rastin tone?
    Le te supozojme e urojme qe Rama e ka seriozisht po Meta?????
    Ca shenja shqetesuese;
    Rama e ka portretin e mender-president Nishanlliut neper zyra dhe e heq;
    nga ana tjeter Mete-kokelopa premton ta vere megjithese nuk e ka neper zyra pasi siç thote vete ia ka hequr Jozefina se ciles si “shperblim” i jep nje zyre ne ambientet e kuvendiit megjithese per momentin ajo nuk eshte veç se nje deputete e thjeshte, si gjithe te tjeret.
    Ka 23 vjet qe ne Shqiperi “peshkaqeneve” (e jo peshqeve te vegjel) te korrupsionit nuk u hyn gjemb ne kemebe.
    Me kryehajdutin Meta (te bllokut 700.000 eurosh) ne krye te kuvendit e partner i kyç ne qeverisje, a mund te shpresohet te ndiqet shembulli i Kroacise dhe Rumanise?
    E dime qe Rama eshte kryeminister déjuré, sa per te tundur kemboren e per te thene ” mbameni se e vrava”
    Po a eshte Rama kryeminister défakto, qe ka ne dispozicion mjetet dhe mundesite per te ndjekur shembullin e kroateve dhe te rumuneve?
    S’ma do mendja, de te ishte nje MREKULLI po te qe e vertete, qofsha i gabuar

  6. otto says:

    Shume i drejte aresyetimi.Shpresojme por edhe une jam skeptik.
    Ne Shqiperi quhet korrupsion vetem kur e behet ne veten e trete(ai, ajo ata) por kurre kur eshte ne veten e pare.
    Cfare pret nga nje vend qe IMPORTON PLEHRA?

  7. Askushi says:

    Pershendetje Afrim!

    Pergezime,e te pershendes me kengen e Giani Morandit:
    “Dai che ce`la fai”!(Aferim!)

  8. lule bajame says:

    Por kur ja dole dhe ti qe je nje koqe gomari qe rri gjithe diten ne kete blog??? apo jo Henri??? ti je ai qe po ngre Perandorine e Arsimit ne SHqiperi dhe ….kafshon gjuhen???

    Ik o gomar, pi ilacet se do te vijne kalamajte mbrapa me domate te prishura.

    1. Askushi says:

      lule bajame,po’guxoj’tju ndihmoj pak,meqenese kam pak me shume kohe(jam me leje te zakonshme,sic i thonin dikur),dhe meqenese me jeni bere per t’mu dhimbsur.
      Edhe Askushi me buf kupton aludimin tuaj ndaj meje,kur i ‘turreni’Henri-ut te shkrete,ne ate menyre.
      Dhe me cudit fakti se si ka mundesi qe nuk arrini te kuptoni se;per nga stili i te shkruarit,menyra e ndertimit te ligjerates,dhe llogjika ne te arsyetuar,ne dy leximet e mesiperme te Henri-t,s’eshte as me pak e as me shume por’miku’juaj qe here shfaqet si plaku,her si plaku47,here si plaku dhe deti, e kete here si Henri!
      Por ky fakt me cudit akoma me shume kur,’sharmi kopetent’ i komenteve tuaja, te jep idene se kemi te bejme me nje Doktoreshe te te shkruarit e te te kenduarit(hajt me,po leme menjeane ate te te menduarit)!!
      Prandaj o lule bajame,mundohuni te lexoni sa me mire mes rrjeshtash,e te ftilloheni para se te shkruani,ndryshe,rriskoni te beni figuren e…,lules se Gomarit!

  9. hipnotizuesi says:

    Afrim Krasniqi,nje nga opinionistet me te mire per mendimin tim..e shtron problemin per zgjidhje me, dy fjale, qarte e paster..per fakt te keq dilema e ketij problemi eshte mallkimi yne…se dime kur do mund te shpetojme prej tij, por di se eshte gjeja me frustruese, imazhi i te korruptuarve qe s’ju hyn gjemb ne kembe por vazhdojne majmjen me ndryshime vetem te intensivitetit…ligjet i kane bere te atilla qe ne ti kemi duart e zena…votojme kaken per te ndeshkuar mutin ose votojme mutin per te ndeshkuar kaken…keto te dyja riciklojne njera tjetren ne pafundesi duke na e bere me rende ndjenjen e pafuqishmerise qe kemi per t’i ndryshuar gjerat…eshte e pamundur per sa kohe pandeshkueshmeria eshte dhurata me e bukur qe keta i bejne njeri tjetrit ne rrethana rotacionesh…por shpresa s’duhet humbur per sa kohe do kete zera si i joti qe e denoncojne fenomenin…u shtofshin ishalla…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje