REFLEKTIM/ Si po shkatërrohet Shqipëria?
Nga ing. Afat SERJANI
II. Keto jane vetem disa nga shqetesimet e paraqitura kohet e fundit ne shtyp e media. Shqetesimi ka qene dhe mbetet i madh, pasojat, ne disa raste jane te pa riparueshme. Shteti duhet te mbroje trashegimine kultorore e natyrore ne perputhje me ligjet qe ka miratuar parlamenti e vete qeverite e vendit. E theksoj kete sepse si do te paraqese me poshte jane demtuar edhe shume gjeoparqe e gjeomonumente te inkluduara ne ligje e vendime per tu mbrojtur.
Cilat jane disa nga ligjet per mbrojtjen e natyres?:
-Me i rendesishem ishte pikerisht Dekreti Nr. 4874 (23.091971), dhe ligji Nr. 4927, (24.02. 1971): “Mbrojtja e trashegimise kulturore dhe natyrore ne Shqiperi”.
-Ligji Nr. 7796, (17.02. 1994): “Ligji Minerar i Shqiperise”, i rinovuar.
-Vendimi Keshillit Ministrave Nr. 413 (22. 08. 1994): “Per shpalljen e lagunes se Karavastase dhe parkut pyjor te Divjakes si ekosistem natyror”
-Ligji Nr. 7875 (23. 11. 1994): “Per mbrojtjen e faunes dhe gjuetise ”
-Ligji Nr. 7623, (13. 10. 1992) dhe Nr. 7838 (30. 06. 1994): “Per pyjet dhe politiken pyjore”
-VKM Nr. 473 (03. 10. 1994): “Mbi parqet natyrore”
-Ligji Nr. 7722 (15. 06. 1993): “Per mbrojtjen e fondit te bimeve medicinale dhe eterovajore”.
-Ligji Nr.8906, date 06.06.2002 mbi “Siperfaqet e mbrojtura”.
-VKM. Nr. 676 (20.12. 2002): “Per shpalljen e siperfaqeve te mbrojtura si monumente te natyres Shqiptare”.
VKM Nr. 676, date 20.12.2002, eshte akti me i rendesishem per mbrojtjen e natyres se vendit.
Ne kete vendim jane inkluduar 669 siperfaqe te mbrojtura si monumente natyrore. Ministria e Mjedisit eshte institucioni shtetror pergjegjes kryesor per zbatimin e VKM Nr. 676.
Ne kete Vendim nuk jane inkluduar shume gjeomonumente te rendesishme te natyres Shqiptare. Ato gjenden ne Inventarin e pare dhe ne Harten e gjeomonumenteve te Shqiperise dhe ne shume studime te realizuara nga ProGEO (The European Association for the Geological Heritage Conservation) dhe Sherbimi Gjeologjik Shqiptar, me mbeshtetjen financiare te ketij te fundit. Tentativat per te inkluduar te gjitha gjeomonumentet dhe gjeoparqet ne listen e shesheve ne mbrojtje dhe per te formuluar nje inventar te unifikuar kane vazhduar, por nga ana e Ministrise se Mjedisit nuk tregohet interes per kete.
Sikunder e permenda me larte, shqetesimi per shkaterrimin e kanionit te Lengarices, me beri te rishikoj listen e monumenteve te natyres ne mbrojtje dhe te radhit ato, te cilat une i konsideroj te demtuar apo edhe te zhdukura:
Permet
1. Shpella e Pellumbave
2. Kanioni i Lengarices
3. Guri i Petranit
4. Ujrat Termale te Benjes
Elbasan
1. Pylli aluvial i Shushices
Librazhd
1. Sofra e Skenderbeut
1. Dunat e Semanit
2. Pishat e zeza ne bregdetin e Poros
3. Rrepet e rruges Fier Vlore, jane prere.
Mallakaster
1. Mosperputhje kendore e Greshices po demtohet nga karriera.
Lushnje
1. Pisha e Eger ne oazin e Divjakes
2. Godulla e Pishes (Divjake)
3. Ishulli i Pelikanit
4. Ishulli i Kularit
5. Kordoni litoral i lagunes se re te Divjakes
6. Dunat e Oazit te Divjakes
7. Selvite e manastirit Ardenice
1. Dunat e Nartes
2 Rrepet e Drashovices
3 Pylli i Zvernecit
Delvine
1. Syri i Kalter po demtohet nga lokalet e shumta, ndersa rruga dhe ambjenti perreth po shkaterrohet plotesisht.
Sarande
1. Gjiri i Kakomese
2. Pylli i Butrintit
3. Ishujt e Ksamilit
Korçe
1. Burim uji dhe gazi te djegshem ne thyerjen tektonike te Polenes
2. Pylli i Bozdovecit katerruar vitin e kaluar.
3. Prespa bimesia po demtohet nga shfrutezimi.
Gjirokaster
1. Burimi mineral i Glines
2. Rrapi i Mashkullores, prere plotesisht
3. Rrapi i Çerçizit –Gjirokaster, prere.
Kurbin
1. Kordoni litoral i Bregut te Ri
2. Selvite e Shenmerise
3. Shen Anoi, demtuar nga germimet dhe ndertimet e shumta perreth.
Bulqize
1. Tre çesmat e Zerqanit. Shkaterruar plotesisht nga firma qe rikonstruktoi rrugen.
Shkodres
1. Shpella e Jubanit
Durresi
1. Kepi dhe Faleza e Rodonit
2. Shkëmbi i Kavajës, Rrethuar me ndertime te larta.
Tirane
1. Shkalla e Tujanit, demtuar nga rruga e Arbrit.
Kavaje
1.Plazhi i Gjeneralit
Monumentet e natyres te listuara me siper ose jane zhdukur krejtesisht dhe duhen hequar nga lista e rrethit perkates, ose jane shkaterruar, ose po demtohen nga aktiviteti human, sikunder eshte edhe rasti i Kanioneve te Lengarices.
(VIJON)
Nuk e kuptoj se perse nuk eshte perfshire Ishulli i Franc Jozefit (Qarku i Shkodres, Bashkia Shkoder) ne listen e Monumenteve te Natyres te rrezikuar, i cili pothuajse eshte zhdukur tani nga erozioni detar.
Nuk perdoret “Kush”. Hapni gramatiken e mesoni te shkruani.
“Kush” perdoret per njerezit.
Titulli i sakte do ishte;
Cilat jane monumentet…………
CILAT
CILAT
CILAT
CILAT
CILAT
Perserisni pas meje
CILAT
CILAT
CILAT
CILAT
CILAT
mali i tomorrit eshte ne zhdukje nga minierat e maermerit
E keqja e shqiperise jan shqiptaret ! Uroj qe qeveria e re te nderrmarre masa te rrepta ndaj masakres ambjentale edhe pse un s’kam shume shpresa .
Plotesisht dakord me enean. Sapo isha bere gati te shkruaja te njejten gje. Ne shtypin tone gjuha perdhunohet ne menyren me ekstreme dhe asnjeri nuk e ndalon. Shkruarja korrekt e gjuhes, sidomos nga shtypi, eshte ceshtje kulture dhe dinjiteti.
enea ,nje tjeter monument kulture qe po shkaterrohet perpara syve tane eshte gjuha shqipe!SISTEMATIKISHT !
ke te drjte, por ka pas qene nje film qe na nmgaterron e ,abn medn cili jeni ju zoti sorge?
por kush duhet per insanet dhe cili per hajavanet