Edhe një faturë për luanin e uritur...

26 Shtator 2013, 20:38Blog TEMA

Nga Artan Hoxha*

 

Aq e shëndoshë është gjendja në të cilën ndodhet Thesari i Shtetit Shqiptar, sa midis mijëra pagesave dhe faturave që i janë dashur të firmosë me urgjencë qysh në ditët e para të punës Ministrit të ri të Financave, Shkëlqim Cani… është paguar edhe një faturë rreth 2300 dollarë për blerjen e mishit të gomarit për kafshët e kopshtit zoologjik.

Ky është ushqimi bazë për çiftin e luanëve dhe disa ujq që kanë ngelur për t’u vizituar… të cilët janë katandisur ku thërret qameti, jo vetëm pse janë lënë të paushqyer, por nuk është paguar as i zoti i gomerëve, i kontraktuar për të sjellë mishin e tyre në Kopshtin Zoologjik…

Uroj mes qeverisë dhe opozitës të mos nisë beteja e fotove “si e gjetëm luanin rrjepacak dhe ujkun lyrash, dhe si i kemi ushqyer”…

Që të jem i paanshëm në këtë që them, po u referohem dy gazetarëve italianë dhe çfarë panë ata gjatë vizitës në Tiranë.

Dy reporterë Dario Lapenta dhe Laetitia Bollinger, gazetarë të gazetës “La Meteora”, në Romë, përshkruajnë gjendjen e mjeruar të kopshtit zoologjik në kryeqytet.

“Këto janë pamjet e kopshtit zoologjik të Tiranës… i klasifikuar si më i keqi në botë, aq sa meriton nofkën burgu i kafshëve…”.

Gazetarët italianë lëshojnë apelin:

“Ky kopsht duhet të mbyllet. Firmosni peticionin për ta mbyllur dhe për të shpëtuar kafshët”…

“Shqiponjat janë të parat që shfaqen, më pas ujqërit, më tej luani i pafuqishëm për tu ngritur në këmbë, vetëm të ndjek me sy.

Pak më tutje, dhia dhe delja bashkëjetojnë me disa lama.

Ngjitur me to, në kafazin tjetër qëndrojnë tok një ka dhe një kalë të strukur në një qoshe, duke iu larguar baltës.

Strucat dhe në fund dy arinj në një kafaz disi më komod se të tjerët, megjithëse pllakat janë të prishura e të thyera.

Sapo u zgjat një fije bari, të dy arinjtë ngrihen dhe ‘luftojnë’ me rrethimin vetëm që të kapin fijet e barit. Breshka qëndron pa lëvizur mes një tufe me lepuj.

Ky është kopshti zoologjik i Tiranës”…

*Gazetari i emisionit “Xhungël”

16 komente në “Edhe një faturë për luanin e uritur…”

  1. tiger says:

    Ja po si ky kopesht eshte dhe shteti qe la pas Sali Ram Berisha i Vicidolit.

    1. antonio says:

      Une mendoj,qe KOPSHTI ZOOLOGJIK mund te zere vendin e pare ne bote,vetem po te futin aty SALI RAM BERISHEN!!!
      E meriton per aq sa ka dhene per shqiptaret!!!
      Ky mund te jete shperblimi me i pershtatshem per kete KAFSHE TE EGER,ne vend,qe ta SHQYEJNE NJEREZIT E EGERSUAR PER KRIMET E TIJ SIC IA BENE GEDAFIT!!!

  2. eksperti says:

    shpellari vetem vret …

    1. k uhh jtimi says:

      Shpellari vetem hengri per vete.Tashi bertet si kafshe se I iken te mirat

  3. enea says:

    Gjynah kafshet qe rrine ne Shqiperi. Si ka thene i madhi Hygo:

    Nje popull duket edhe nga trajtimi qe i ben kafsheve.

    Barberia qe karakterizon kete popull shfaqet pikerisht ne sjelljet qe ai ka me kafshet. Gjuan macet e qente ne rruge me gure, vret zogjte me llastiqe, le pastaj hedh dinamit per te vrare peshk dhe ne kopshin zoologjik po le te ngordhin ne mjerim te tilla krijesa.

  4. Treviso says:

    Jam i mendimit qe te çojne sali berishen ne kopshtin zollogjik perkrah tigrit dhe shikoni sa turiste do ta vizitojne ate.

  5. qytetar says:

    Mire e ke o zoti gazetar i nderuar dhe trim por ti e di mire qe ketu nuk po merren me njerezit qe vriten e shtypen perdite e jo me te merren me disa kafshe te mjera! Dhe neve po na duket sikur po jetojme ne nje kopesht zoologjik!

  6. Erla eshte goce me vizion says:

    Ti more zoteri gabohesh,sepse nuk kishe pare kopshtin zologjik me te mire ne bote qe ndodhej ne ndertesen e kryeministrise deri ne daten 9 shtator.Pastaj i shperndane dhe i lane te lira ne natyre.Atje kishe te gjitha speciet e kafsheve te egra.Ne krye ne kafazin me te mire ishte nje kuçeder nga Vuçidoli.Te gjitha kafshe te ushqyera mire,dhe qe u ndriste qimja.Dhe nuk ushqeheshin me mish gomari,por me gjak populli.Ai po qe ishte kopesht zoologjik qe na i kishte zili gjithe bota.Po keshtu e kini ju kamunistat,qe nuk i pranoni te mirat e demokracise qe na solli Sali Gjergj Kastrioti.

  7. Shkodrani 1 says:

    ta mbyllim o artan mire thone ata, sepse bashkia e lules tande do marre truallin dhe te ndertoje pallate, ndoshta edhe mami jot ka ndonji cope aty

  8. Billy says:

    Fature per mishin e gomereve, per luanin e uritur…!!!
    Fatura eshte shnderruar ne mish vici, per “ujqerit” e babezitur…

  9. vari qillon says:

    K zoologjik duhen mbyllur ne nivel boteror.kam vizituar ate ne Rome dhe me la nje mbrese negative.kam pare dhe protesta kjnder perdorimit te kafsheve ne cirk

  10. eni says:

    Sa i bukur do ishte nje titull i tille ” Shqiperia arriti te bej luanin vegjetarian ” Hera e fundit qe kam shkuar para nja 4 vjetesh luani kishte perpara nje karrot dhe nje gjysem kaler te bardhe .
    Kisht e gjithashtu nje ere te parfffffffumi asfiksuese .

  11. Meli says:

    Mendoj te lihen te lire ato kafshe te gjora,qe jane gjeja me fisnike ne bote,dhe te mbyllen ne ato kafaze Saliu me Lulin (ate e bir).Dhe do ta shikoni çfare suksesi do te kete kopshti zologjik.

    1. Euro Maloku says:

      PO A E HANE MISHIN E GOMARIT SALIU DHE LULI?
      KAM FRIKE SE DO TE NA KUSHTOJNE ME SHUME?

  12. mallakastra says:

    perendi e madhe ça behet ,, me te vertete ka mare fund ai i vend ,, ^pelliste zhelefina me salibanin ,, o popull na votoni se jemi direkt mbrapa gjermanise do ta kapim dhe kalojme , , na votoni se kemi kaluar francen ,,, si qenka shtet ai kur nuk mban institucionet e veta , po pse ku dreqin duket shteti ,, o njerez a e kuptoni ju ata njerez duhen futur te gjithe ne burg per krime kundra njerezimit dhe kafsheve ,,, nuk ka mundesi ,, kane vjedhur dhe vrare shume shume ,, pa hesap kane vjedhur ,,sikur kane qene ne gare me njeri tjetrin , kush vjedh me shume , verini flaken ,, te ishte ndonje vend ktej ne europe e kishin mare ne qafe direkt , s’kishin pritur 8 vjet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje