1./ Desha ta filloj ditën me fjalën “të dua”. Përballë meje një trëndafil i qëndisur në mur, dhe motra ime e vogël. Nuk kam kujt t’i them “të dua”. T’i them motrës- ajo e di. Ajo e ka fotografuar çdo pamje të “vjeshtës së trëndafilave”, dhe e kam zgjedhur për trashëgimtare të shumë kujtimeve të mia të bukura.
Më ka besuar verbërisht kur i kam treguar se pikëllimi është shkalla e fundit e lumturisë. Dhe kurrë s’bëhesh i lumtur për së dyti.
Sytë e saj janë sytë e mi të dytë. E di se jam e bekuar që i kam edhe një palë sy që shohin edhe për mua.
Por, asgjë nuk më mjafton.
Njëjtë si dje, do ta pimë nga një filxhan kafe, të zbukurohemi shpejt e shpejt për të arritur me kohë në zyrë. T’u dukemi të bukura atyre që nuk na pëlqejnë.
I tregova. Në ëndërr e mora një letër. E lexova si një tregim hyjnor, por arrita të mbaj mend vetëm porosinë e parë të letrës: ‘Dhe u nisa të bëj ziqër për shpirtin tim…’. Fort u pikëllova.
E shfletova librin për ta gjetur ëndrrën time. Profeti tha se Zoti ua dërgon njerëzve një libër në ëndërr që t’i udhëzojë të ecin rrugës së dritës. Por, nëse e shqyen librin apo letrën në ëndërr, atëherë tha se ëndërrimtari do të vdes.
2./ Në korridorin e vendit të punës të njëjtit njerëz flasin për qeverinë që shumë shpejt do të bie. Nëntë vite, e njëjta dëshirë që të rrëzohet qeveria dhe e njëjta mërzi, e njëjta nevojë për të ikur pa thënë lamtumirë.
Ne nuk duam. Ne nuk frikësohemi. Ne nuk urrejmë. Ne nuk shpresojmë. Nuk hakmerremi. Se, ne jemi të mbijetuar të luftës, nuk jemi të shpëtuar. Në njëfarë mënyre ne kemi vdekur në luftë.
Fëmijët e luftës, asgjë, as dashuria nuk i ngushëllon.
Nuk rri me askënd, nuk flas asgjë, nuk shoqërohem me asnjeri, sillem si hije që në mëngjes del nga opera, vetëm, dhe natën kthehet në operë përsëri.
3./ Shandani më pëlqente se kishte formë gjarpri, ndërsa vendi ku vendoset qiriu ishte në formë kurore.
Artisti i humbur që e ka punuar këtë shandan ka qenë surrealist i rrallë, që ka provuar ta bëjë edhe shpatën e thikën me dorezën e fytyrës së engjëllit të vdekjes.
Pronari i vërtetë i shandanit të vjetër në panairin e artizanateve me siguri ka vdekur. Dhe të gjithë trashëgimtarët e tij, përveç këtij shandan- gjarpri që e ka lënë t’u bëjë dritë shpirtrave pa dashuri.
E pyeta shitësin e artit të humbur për emrin e autorit të shandanit që nuk e dinte. Pas gati tri vitesh, prej se e kam humbur shijen e urisë, shijen e etjes dhe nevojën për të pasur e për të qenë, e pëlqeva këtë gjarpër.
Si të mbledh përsëri kujtime të reja, tani kur që tri vite jam duke e çliruar shtëpinë time nga kujtimet e vjetra, duke larguar gjëra nga shtëpia ime, që kur të shkoj në jetën tjetër, ta lë të zbrazur nga gjërat dhe nga kujtimet e mia. S’dua askush t’i hedh kujtimet e mia, si shandanin e autorit të panjohur në treg.
Shitësi i artit të humbur m’u afrua dhe më zbriti çmimin. Nuk i kërkova asgjë. Nuk e dija se mund të zbritej çmimi i bukurisë së huazuar.
Nuk e pyeta asgjë.
-‘S’kam as grua, as fëmijë’- tha i buzëqeshur.
Çdo gjë që kish ishin ato gjëra të vjetra, për të cilat tregonte se nuk kishte pasion, por kishte dashuri të madhe.
Vetëm një dashuri e madhe të lë pa u martuar.
Edhe ai dukej si personazh i humbur i gjërave të vjetra që i ka gjetur derë më derë të shkapërderdhura nëpër fshatrat e Pejës.
Dëshirova ta pyes shumëçka, ta pyes për dashurinë e tij që e nxjerr në shitje, për bukurinë e vdekur dhe për çmimin e dashurisë së tij, që e zbret sa herë që sheh sy të pikëlluar që janë nisur në rrugë për të vdekur.
Ai kujtonte se ia shtonte vlerat pasurisë së tij të huazuar, pa autorë, duke treguar se ishte i pamartuar, bohem mistik, sikurse autorët e vdekur të tyre.
Martesa gjithmonë e prish tregimin e dashurisë.
E bleva atë gjarpër të më bëjë dritë në natën e errët të shpirtit tim.
Fund: Kaluan 9-tē vite. Duke pritur që edhe mua të më vijë radha të largohem nga kjo zyrë e ftohtë, pa e kthyer kokën mbrapa, pa thënë lamtumirë.
E mrekullueshme
rrenqethese
prekese
e jashtezakonshme
e guximshme
tregimi me i bukur qe e kam lexuar ndonjehere e qe shkruar ne veten e pare
vetemohuese
AVANGARDE
Ne vitet e rinise sime te pare isha i dashuruar prej se largu me kengetaren e bukur dhe me za te embel Shpresa Berisha…,sonte ne rinin time te fundit kam filluar te magjepsem prej se largu nga Kimete Berisha.
Dy sy te zinj plot energji qe zhbirojne ne boten tone plot mistere.
Faleminderit Kimete
Ana e ndritur e Kimetes
pa ironi, pa sarkazme, pa humor
Nje ese ekskluzive
I lumte
“kurre s’behesh i lumtur per se dyti”.
Kimetja mbetet e madhe. Sonte jam i magjepsur.
variacion fantastik i Eseninit:
Kush ka dashur s’mund te dashuroje,
Kush eshte djegur s’mund te ndizet me…
e shikova si film artikullin e kimetes
me pelqen nga fjala e pare deri te fjala e fundit. kimetja e paraqet nje gjendje deshpruese te shoqerise kosovare. thote se ne njefare menyre kane vdekur ne lufte. e pershkruan bukur dhe ne menyre mahnitese veten e saj qe si hije del ne mengjes nga opera dhe kthehet vetem naten ne opere. ky eshte tregim i nivelit evropian.
nese e lexon kimetja kete koment, do te kisha dashur ta pershendes dhe ti uroj gjithe sukseset e kesaj bote.
bukuroshe, shpresoj qe nuk e ke shqyer letren ne enderr…te jetoni gjate dhe te krijoni shkrime te mrekullueshme
dite zie ne babiloni
babiloni nuk ekziston. ekzistojne vetem rrenojat, qe deshmojne ekzistencen e saj,. pra dite zie ne shkretetire
me pelqen shume. titull filmi dhe artikull i denje per skenar filmi
bravo kimete
Kjo femer duhet te marre titullin profesoreshe per proze poetike per katundin se kendej nga qytetiu= nuk po e marrim vesh = Viktor Hoti
@viktor hoti krejt veren na ke vjedhur neper plazhe e ne autstrade, e tash qe u kry sezoni po ke kohe me llomotite. Pare ke ba boll, Iphona po, samsung galaxy po, makina po, plus pak po te duket, nuk po ngopesh, je angazhu edhe ketu me na sha neve shqiptareve te Kosoves o qyqan.
Ne c’pjese te’qytetiu=’vegjetoni ju viktor huti?!
gjithmone kenaqesi te lexosh shkrimet e kimetes
ky artikull posaçerisht ndikoi ne mua, ma ndryshoi bindjen per kimeten “e eger”. kimetja te cudit.
mekat ky shkrim te botohet ne forumin e temas qe komentuesit impotente e kane shnderruar ne nevojtore publike
dakord me ty peripatetik
keta jane p’s’ista te semure te parapaguar per te komentuar negativisht kunder cdo gjeje vec rames
Une me kenaqesi i lexoj rregullisht shkrimet e Kimetes ne blogun e saj ne Facebook. Kimetja eshte e paarritshme. Besoj qe shumica e komentuesve qe shajne me komentet e tyre qe nuk kane te bejne asgje me shkrimin vuajne nga xhelozia e madhe. Kesaj here me kete tregim me ka rrenqethur.
Ju lutem lexojeni tektin e meposhtem. i njellojte me Kimeten ndoshta me i lezetshem..
Ishte dit vitiriu. Halla e Asbiut, Yzmenia po shkonte si zakonisht ti vinte
>flaken dhomes se gjumit kur nga fundi i bodrumit u degjua nje ze i mbytur.
>”Ndihme, ndihme, duam paret tona”
>Yzmenia e cuditur, u afrua ne nje qoshe te dhomes dhe po priste me padurim.
>Papritur kaluan 2 vjet. Qyteti nuk ishte me ai i pari cdo gje kishte vajtur
>ne vendin e vet dhe dera ishte mbyllur me celes nga brenda. Plaku me nje sy
>te cale duke ecur mbi telin e rrobave ndezi cigaren e fundit dhe duke pare
>nga pasqyra e banjos ngriu ne vend nga habia. “kush e paska kenduar
>kengen”, mendoi ai ndersa ne mend i vinin shoket nga ushtria. Vitet kalonin
>pak nga pak, vjeshta binte nga gjethet me kujdes. Bora filloi te binte.
>Pleqeria ben te veten tha vajza trime tek ngjiste drute me vinovil. Ishte
>viti i fundit qe kallamat e sheqerit shiteshin neper qytet vetem. Mendimet
>mbi divan dukeshin si pa jete. Rrezet e diellit depertonin fjalet e fundit
>qe kishin kaluar kufirin. Mbi sirtar nje ditar me fletet e shperndara neper
>shkalle kerkonte ti shpetonte zjarrit qe si papritur, hyri ne dhome pa
>folur. E kishte kuptuar gabimin. Nuk ishte vetem ai qe kishte ngelur pa
>stilolaps ate dite. E kush mund ta thote se kur do vinin prape partizanet
>ne fshat. Era e dores se ngrohte te thellesive, perkedhelte me kujdes
>shtyllen e tensionit te larte. Trau i shtepise, Fredinandi, qendronte i
>vemendshem para piktures me karkaleca. Nje lule u shkeput nga pema dhe ra
>ne catine e makines. I tronditur nga ajo qe ndodhi Flerci, kerceu i gezuar
>mbi shapka dhe vrapoi per te pare a punonte mitrolozi po ta mbushesh me
>sheqer. Jo nuk ishte ashtu si mendonim ne, nje dite te gjithe do vine te
>shikojne djalin minator. Nuk mund te kishte humbur pergjithmone, kopaci i
>vogel me cifla blu. Te gjithe do ta kuptojne se vera e ka bishtin mbrapa.
>
>
elton,kjo e jotja shte per konkurs letrar,e hatashme.Ngjan me ate pikturen e Dalise ku ne njollat e fustaneve te dy grave e ne floket e tyre maskohet Volteri.
I mrekullueshem ky shkrim! Krijim teper i bukur e kuptimplote. Suksese moj bije qe na bere te mendojme shume edhe ne te vjeterve. Zoti i dhente fuqi pendes tende shume premtuese, te fresket si burimet malore, te pa ndotur nga prej koheve mekatare moderne. Ke hyre ne mendjet dhe zemrat tona. Bukur Kimete moj bije e denje.
oj Kimete mos i boto shkrimet ne Shqiperi se keta na urrejne me shpirt.Kam punuar per kompani te medha neper shume vende te botes, a ne Shqiperi nuk jam ka dale me shty madje as nje muaj, sepse kane urrejtje te madhe patologjike ndaj neve te Kosoves. Jane shfrytezues dhe materialista te medhenj. Plus qe jane shumica te padijshem. Une te cmoj shume e ne kete portal me vjen keq qe shoh komente qe shprehin nencmim, ofendim dhe urrejtje te madhe vec pse je e Kosoves
O Kujtim djali!
Une jam nga jugu i Shqiperise dhe po te theksoj se e adhuroj Kimeten si gazetare. Ata qe e shajne jane derra qe nuk marrin vesh nga dynjalleku.
Nese e ve re me kujdes dialektin me te cilin shkuruajne, shumica e komentuesve qe lavderojne shkrimin e sotem jane shqiptare te Shqiperise.
Nga ana tjeter nuk duhen futeur te gjithe ne nje thes.
Ti e di se “nuk ka pyll pa derra” siç themi ne shqiptaret ne te dy anet e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Per fat te keq mes nesh keta “derra” jane me te shumte se ne vedet fqinje ndaj dhe ne jemi 10 milion ne 5 shtete nderkohe qe nje b… Mali i Zi me banore sa gjysma e Tiranes dhe nga te cilet gjysma jane serbe (apo shkij) arriti te krijonte shtetine vet.
Pershendetje
Kujtim,mos na lodh me budallakina. Si ne Shqiperi edhe ne Kosove ka berllog e pleshta qe urrejne njeri tjetrin. Edhe un kam mjaft eksperience te keqe edhe ne Kosove e edhe ne Shqiperi, por keto te keqija jane minorene ne krahasim me aq shum njerez te mire qe kemi ketu ne Kosove dhe ne Shqiperi. Problem eshte qe e mira mbahet mend gjate kurse e keqja nuk harrohet kurr.
E adhuroj Kosoven dhe Shqiperine time – ta duam njeri tjetrin se askush tjeter nuk te do me shum.Sa me pak urrejtje eme shume afersi mes nesh. Pershendetje nga Gjakova.
Gjakowar, plotesisht pajtohem me ty.
Pergezime Kimete!
Je vertete simbol i asaj qe do lidhe dy shoqeri te rritura vec, te shqiptareve: vlera.
Me thene te drejten ndodh qe pertoj apo neglizhoj shkrime te Meros, Bledit, apo kujtdo pene te pelqyer analitike; por me ty jo, nuk ndodh shpesh qe mos ta lexoj, edhe pse mund te flitet per momente te nje realiteti qe nuk e njoh ne detaje (Kosove), por shkrimet e tua jane nje nga elementet me te forte per kohezion kombetar!
p.s. Kujtim RKS, ti po perbuz njerez qe jane fiks si ty, paragjykues e pergjithesues te ceket (besoj se jane pak); mbase do ishte me mire te beje ndonje pune tjeter, e jo te na kuterboje me komplekset e tua.
Kimete, vetebesimi dhe superioriteti qe shpreh ne veten e pare eshte per tu admiruar. Je vite e vite drite larg te tjereve, nje vetmitare kreative, qe pikellimin e shnderron ne poezi e ne proze.
Me pelqen shume.
kryeveper. dualizmi i kimetes dhe dialektika e te menduarit jane te shkelqyera dhe unike. ne e njohim kimeten nga opinionet politike qe jane te jashtezakonshme per nga stili, informacioni, ironia qe perdor kimetja me mjeshtri. tani e shohim nje kimete po ashtu te jashtezakonshme, me nje stil unik, nje shpirt poetik…
I deshiroj shume suksese.
Komplimente!
aq shume me pelqeu ky shkrim sa mu duk i shkurter. edhe mua me kishte marr malli te ndjej nevoje per te lexuar dicka ndryshe nga nje mjeshtre e fjales
faleminderit Kimete.
sdi pse kam nevoje te te uroj shume fat…
edhe une gezohem qe nuk e ke shqyer letren ne enderr ?
Kjo Kimetja me shume kimete eshte Migjeniane. Urime dhe pergezime per te dhe per gazeten Tema qe na relakson me te tilla bukurira.
Nje shkrim rrenqethes, i nderuar artistikisht me mjeshteri te madhe pelqehet por nuk komentohet.
nje autore e frymezuar. autoret e frymezuar si kimetja numerohen me gishta gjithkund ne bote
pergezime
sikur te isha djale i ri
do te kisha luftuar e sakrifikuar per ti ndryshuar te gjitha bindjet
nje dive e jashtezakonshme…no coment
Kimete,komplimente!Nuk thone kushedi keto copeza mendimesh,por me pelqen perdorimi i fjaleve.Une do t’a quaja Dasme ne Qabe.Babilonezet kishin nje koncept me te lumtur per te vdekurit e tyre dhe ka gjasa qe nuk mbanin zi.Edhe njehere komplimente
ti dhe shkrimet e tua jane si vera……behen gjithmone e me te mira…..
nje perle artistike
me pelqeu sidomos mendimi i kimetes per martesen. “martesa e prish tregimin e dashurise”.
Bukur.
Dua te besoi se nje shpirt i thelle dhe talent i tille te jene me ne per shume kohe.
Pas shkrimit, se c’mu kujtue S.Yesenini: Тот, кто любит, что не любит больше
dan, me nxore pune derisa e perktheva ne google translate thenien e Yeseninit. Thenie e bukur. “Ai qe dashuron, nuk do me shume”.
do thoshe Esenini
Ne nje perkethim adaptues me afer do te ishte:
Ai qe dashuroi njihere, kurr
me nuk dashuron…
@dan, faleminderit
ky version me duket i persosu.
vertete eshte e madhe Kimetja
ben drite
nje nder gjerat qe pres me padurim jane shkrimet e kimetes
vertete eshte e madhe kimetja
ben drite
nder gjerat qe i pres me padurim jane shkrimet e kimetes
Do kisha bere edhe te pa munduren,qe te ta largoja sadopak pikellimin Kimete,por une e kam me pak mik Zotin se sa ti.
@askushi,
bukur e ke thene
Ndoshta,’bandit’,ndoshta…!
dritheruese…
Te dua, Kim!
Me pelqejne shkrimet tuaja romantike e plot fantazi, plot metafora dhe pasion. Por, te them te drejten ,
mos ma merrni per keq, kur lexoj mbiemrin tuaj kam ”feeling” krejt te hidhur sepse me kujton nje njeri
qe i ka bere kaq deme Shqiperise sa qe historia do ta shkruaj me germa te zeza cirilike ,sllave e pse
jo dhe greke ! Historia e Shqiperise nuk ka njohur asnjehere, packa c’thone disa, per te mbuluar krimet
veta te perbindeshme , nje tradhetar te tille , nje hajn,vrasese e grabitqare te pasurise se popullit sa ky
individ qe mban mbiemrin tend ! Historia do ta thote fjalen e saj ashtu sic e ka thene per Toptanin,Zogun,
Serreqin ,Zef, ku i bashkohet edhe Jaroshnikja e parlamentit shqiptar . Kaq kisha !!!
1 milion shqiptare vuajne nga “sindromi berisha”. injorance e madhe