Autogol?! Po në ç’portë se?

27 Shtator 2013, 20:04Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Autogol- e quajti Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, zonja Vokshi, publikimin nga ana e kryeministrit Rama të fotove në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Për atë, autogoli konsistonte në faktin se, ministrinë e Shëndetësisë, si dhe këtë qendër spitalore, e ka drejtuar për afro 4 vitet e shkuara ish aleati politik i opozitës së sotme që është njëkohësisht edhe aleat në qeverisje i mazhorancës së majtë.

Në fakt, autogol do te qe nëse ato foto do t’i kish publikuar ministri Beqaj. Kjo vërtet do të linte të kuptonte se “të keqen” e keni brenda. Por, fakti që publikimin e fotove e bëri pikërisht Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit, e heq autogolin nga kampi qeveritar dhe e kalon topin në portën e kampit opozitar.

Më konkretisht. Fakti që vetë kryeministri Rama nxjerr foto të institucioneve qendrore dhe ato në shërbimit të popullit siç janë, kryeministria, ministria e Brendshme dhe QSUT-ja, tregon se sa i papërgjegjshëm ka qenë paraardhësi Berisha ku për asnjë moment s’i ka bërë përshtypje situata që e rrethonte.

Le t’i lëmë për një moment çështjen e ambienteve të kryeministrisë dhe të ministrisë së Brendshme, por s’mund të themi se ish kryeministri Berisha s’ka qenë në gjendje të dallojë situatën e rënduar në QSUT. Vetëm kronikat e lajmeve të merrte si info, apo të emisionit “Fiks Fare”, duhet të mos e zinte gjumi për asnjë çast deri sa situata të normalizohej.

Po si mund të mendohet që QSUT-ja drejtohet nga një parti aleate në koalicionin qeveritar dhe qenka detyrë e saj ta drejtojë si të dojë, duke e lënë pas dore?!

Po mirë, ti si kryeministër, nuk ke ndjerë asnjë fije përgjegjësie që të thirrje në raportim vartësin tënd ministër e ta bëje për ujë të ftohtë?

Çfarë e ka shtyrë Berishën të mendojë se s’ka asnjë përgjegjësi përderisa detyrimin ia ka deleguar një aleati?

Me ligj dhe rregullore të Këshillit të Ministrave, secili anëtar është i detyruar të raportojë tek kryeministri gjendjen sipas fushave që mbulon. Nëse s’e bën ai, kryeministri ka rrugë të tjera informimi, nga stafi i këshilltarëve, nga ankesat e drejtpërdrejta të njerëzve, nga media, etj. Atëherë, si është e mundur që Berisha, si titullar dhe përgjegjës i drejtpërdrejtë për gjithë mbarëvajtjen e punëve të shtetit, s’ka kërkuar llogari?

Vërtet je aleat dhe ke bërë marrëveshje politike për bashkëqeverisje, por s’ma do mendja se në atë marrëveshje të jetë thënë se secili bën si e çfarë të dojë dhe mban përgjegjësi individuale.

Në fund të fundit, PD-ja ishte forca kryesore e koalicionit qeverisës dhe si e tillë mbartte barrën e çdo dështimi, nga cilido krah që të vinte. Fakti që ish kryeministri e ka toleruar gjendjen në atë farë feje, tregon dobësinë e tij për të penalizuar shkaktarët me idenë paranojake se mos u mbetej hatri e i rrëzonin qeverinë.

Mungesa e vullnetit dhe e dëshirës për të përmirësuar, në rastin konkret, situatën në shërbimin spitalor, ndërthurur kjo edhe me fusha të tjera, qenë ndër shkaqet kryesore që gjithë mllefi mbarëpopullor u derdh kundra PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi kjo forcë kishte humbur çdo kontakt me realitetin ku jetonin njerëzit. Qeveria e Berishës e kish mendjen vetëm te tenderat dhe koncesionet e mëdha dhe as që donte t’ia dinte se ç’bëhej atje ku njerëzit shkonin për t’u shëruar, por që fatkeqësisht përkeqësoheshin më tepër.

Prandaj me Kushtetutë i pari i qeverisë quhet kryeministër, sepse është në krye të secilit ministër dhe ka rolin e një kryemenaxheri që jep urdhra dhe pret rezultate konkrete sipas afateve të përcaktuara. Nëse s’e bën mirë e ashtu siç duhet punën, mban barrën e kostos politike që ndëshkohet me votë, siç ndodhi dhe më 23 qershor.

Kësisoj, alibia e opozitës se “s’mbajmë përgjegjësi se ç’bënte aleati ynë i vogël në qeverisje”, është jo vetëm një argument i keq për t’i shpëtuar përgjegjësisë, por edhe një euro-autogol në portën e saj, që na konfirmon edhe një herë se sa mirë vepruan shqiptarët që e shporrën me votë masive një kryeministër që s’dinte të kryente siç duhet detyrat e veta funksionale.

6 komente në “Autogol?! Po në ç’portë se?”

  1. bruno says:

    keshtu si llogjikon ti moj zonja Vokshi edhe Enveri do na dal i ndershm dhe i pa fajshem do ysifikohesh dhe do thoshte nuk i vrava une ata mijra desident por toga e pushkatimit,me keq ardhje qe e quhan veten politikane

  2. gazetatema says:

    Jane katandisur si spital partisan, bile ata kane qene me te mire

  3. XHINO says:

    po sikur aleati LSI ti kerkonte parate e vjedhura Argites dhe Shkelzenit do reagonte kryeministri ?

  4. Arturi says:

    Shume po kerkohet nga Vokshi. Ajo nuk mund te mendoje me tej se larg 1 fjalie!
    Ndoshta Vokshi nuk e dinte se drejtori i QSUT emerohej / shkarkohej direkt nga k/ministri. Epo 4 vite jane pak per te mesuar… i duhet pal me shume kohe… te pakten 14 vite… ?

    1. henri says:

      Po Vokshi kot flet, ajo po merret me sistemimin e parave ne Boaston,,,

  5. Artan says:

    O gazetar miku mos harxho kohe me motrat Vokshi se ato nuk jane mbajt ndonjehere per femra te zgjuara .Ato more lum miku e kane care rrugen e karieres me p… ne dore. Keshtu qe kurseje bojen dhe shkruaj per te tjera gjera se me Vokshet s’behet lajm. Nuk behet muti byrek, thone Gjirokastritet more mik i dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje