Merret vesh prej një lajmi që nxjerr gazeta “Dielli” në Nju Jork se: “Me kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, një përfaqësi e Vatrës u takua më 26 shtator, në orën 3 pasdite, në hotelin “Four Seasons” me Kryeministrin e Shqipërisë. Në këtë takim merrte pjesë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, sekretarja Nazo Veliu dhe editori i Diellit, njëkohësisht dhe anëtar i kryesisë, Dalip Greca. Kryeministri shoqërohej nga Ina Kuka dhe Shefi i Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha”.
Çfarë të bën përshtypje nga ky lajm dhe çfarë në të vërtetë ka ngjarë në komunitetin shqiptar në Nju Jork që të vijë Kryeministri i Shqipërisë e shoqata e shqiptarëve “Vatra” të mos denjojë ta presë me iniciativën e vet apo siç ka qenë gjithnjë protokolli të shtrojë një drekë mirëseardhje për nder të tij, përkundrazi është Kryeministri ai që paraqet dëshirën për t’i takuar.
Për një njeri që nuk i njeh problemet e “Vatrës”, ky përbën një skandal dhe një turp njëkohësisht, por për një njeri që i di problemet dhe i njeh ata që kanë drejtuar këtë mikro- shoqatë prej 20 vitesh, nuk është çudi, por vazhdë e një politike të mbrapshtë që “Vatra” të bëhet një qendër e manipuluar politikisht.
Si qendër politike, “Vatra” e ka pozicionuar veten ashpër që me marrjen e saj nga Bostoni e vendosjen në Nju Jork prej Agim Karagjozit, i cili e ka ruajtur figurën e vet në këtë shoqatë me xhelozi dhe ka arritur ta manipulojë në dy dekada si një pronë private. Madje edhe tani kur në krye është vënë një person tjetër, ndiqet po ajo politikë që e përcakton “Vatrën” një krah të politikës shqiptare.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Sali Berisha të ketë shkuar në Nju Jork e të mos e kenë pritur me pompë. Kjo për arsye se Agim Karagjozi e ka parë “Vatrën” si një batalion sigurimi i Sali Berishës dhe këtë të fundit e ka pasur gjithmonë idhull të vet.
Përkundër kësaj, asnjë pikë e statutit të “Vatrës”, të themeluar nga Konica e Noli si dhe atdhetarë si Kristo Floqi, Ilia Tromara, Naun Çere, Kristo Kirka, Llambi Çikozi, Josif Pani e të tjerë, nuk thotë që “Vatra” është një forcë politike, por se është një shoqatë atdhetare e kulturore.
“Vatra” nuk ndan, por bashkon. Por me ardhjen e Agim Karagjozit në krye dhe vetëzgjedhjeve të tij spektalolare në dy dekada, “Vatra” u bë një krah politik i Sali Berishës.
Ky ka qenë dëmi më i madh që i është shkaktuar ndonjëherë komunitetit shqiptar të Amerikës.
Ne e dimë shumë mirë se nën kujdesin e “Vatrës” dhe të disa shoqatave të tjera, festimet e Ditës së Flamurit janë bërë me këngë greke dhe me orkestrën “Ta pedhia” në mënyrë të përvitshme në Boston, Uorçester e gjetkë derisa erdhi reagim nga ana jonë në një botim të vitit 1998.
Pra, siç shihej, e kishin më të lehtë të puqeshin me grekët se sa shqiptarë me shqiptarë.
Këtë politikë ngatërrestare ne emigrantët e rinj e kemi ndjerë sapo jemi gjendur në Amerikë. Ndërsa komuniteti nuk kishte asnjë problem në mes vedit për shkaqe politike, ata që krijonin hendeqe qenë pleqtë që kryesonin shoqatën “Vatra”, që u bënë shpirti i përçarjes.
Mbase jo me ato përmasa, por kjo frymë vazhdon.
Edhe në takimin që u zhvillua me iniciativën e Kryeministrit, u ndje fryma disi prepotente e drejtuesve “të rinj” të “Vatrës” si të ishin ata kërthiza e botës, ku i paraqitnin Kryeministrit të porsazgjedhur një sërë kërkesash absurde, më së shumti ideologjike e politike duke i thënë se: “E konsiderojmë shumë të rëndësishme shkëputjen nga trashëgimia e diktaturës së kaluar, tepër prezent në jetën publike dhe politike në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht në Shqipëri” e retorika të tjera boshe si kjo.
Siç duhet, aludimi është i qartë. Këta njerëz që e drejtojnë “Vatrën” si një fermë politike as që e kuptojnë se Edi Rama as ka të bëjë me komunizmin.
Edi Rama ka qenë ndër antikomunistët e parë në vitin 1990-1991 kur në mitingun para stadiumit “Qemal Stafa”, ku kam qenë i pranishëm si organizator, e akuzoi komunizmin për gjithë mjerimin e madh që i kishte sjellë popullit shqiptar. Ishte fryma më progresiste pro-europiane e shfaqur në publik.
Prandaj na duken anakronike kërkesat e tyre politike kur këto kërkesa shumë mirë mund t’ia bënin jo Edi Ramës, që nuk ka qenë asnjë ditë të jetës së tij komunist dhe është pro- perëndimor, por së pari Sali Berishës që ka qenë 24 vjet komunist fanatik dhe sekretar partie e për më tepër i akuzuar publikisht si bashkëpunëtor me organet e sigurimit të diktaturës në dënimin me vdekje (kthyer me dënim të përjetshëm) të antikomunistit Hysen Shoshori.
Por këtu në rastin e krerëve të rinj të “Vatrës” me mentalitet të vjetër ka një skenar, janë pjesë e klanit në të cilin mjerisht është përfshirë shoqata “Vatra”.
Këtë shoqatë e sundon fryma e vjetëruar e dalë boje e Agim Karagjozit, ashtu siç Partinë Demokratike e ka gjunjëzuar edhe sot e kësaj dite fryma prepotente e kultit të Sali Berishës.
Kam folur e shkruar për “Vatrën” plot herë, që këtu e 15 vjet më parë në Boston.
Në atë kohë kam bërë përpjekje bashkë me Sotir Panin e Agron Alibalin dhe kisha biseduar edhe me Anthony Athanas-in në zyrën e tij në restorantin “Pier Four” për ngritjen e një dege të “Vatrës” në Boston që në atë kohë, por thënë hapur ka pasur një pozicion politik të Agim Karagjozit si kryetar, i cili e konceptonte “Vatrën” si një pronë personale me frymë berishiste, prandaj dhe ne u larguam, të paktën unë.
Me gjithë thirrjet që ju kam bërë në shtyp, nuk ka qenë e mundur të ndërrojnë kurs. Edhe tani ndodh e njëjta gjë për shkakun se këta drejtues “të rinj” që janë vënë, vazhdojnë frymën përçarëse të Agim Karagjozit dhe të pleqve të “Vatrës” që nuk arrijnë të kuptojnë se shoqëria shqiptare ka ecur përpara e nuk ka mbetur rob e Mukjes së vitit 1943 ku u ndanë shqiptarët në mes vedit tragjikisht.
Është koha që “Vatra” të punojë për bashkim e jo për përçarje. Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë e si i tillë duhej nderuar e pritur në një drekë mirëseardhje nga “Vatra”.
Është i pafalshëm dhe i shëmtuar ky akt ku Kryeministri detyrohet t’i kërkojë takim krerëve të “Vatrës”.
Gjithsesi kjo nismë është në nderin e Kryeministrit dhe vizionit të tij modern që i tejkalon hatërmbjetjet dhe ndasitë dhe mendon për ata që na bashkojnë si shqiptarë.
Por gjithsesi duhej të ndodhte e kundërta, “Vatra” ta priste e t’i shtronte drekën e mirëseardhjes. Mjerisht këtij mentaliteti pleqëror, frymëzuar nga Agim Karagjozi, i mungon edhe etika e mirëseardhjes.
Ndërsa Sali Berishën që ka vrarë 4 shqiptarë të pafajshëm para zyrave të tij e presim me brohori. Edhe sot po të shkojë, e presin si një hero, anipse është vrasës.
Kjo më bën të mendoj se kjo “Vatër” nuk është e shqiptarëve sepse punon siç dëshirojnë të na shohin armiqtë tanë.
Ne duam “Vatrën” ku Noli e Konica, pavarësisht prej bindjeve politike, të jenë bashkë e jo të ndarë e përçarë. Është koha e bashkimit të shqiptarëve! Amen!
*Marrë nga Traboini Blogspot
Foto nga Festimet e 100 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise ne Manhattan NYC:
http://goo.gl/PTxZK8
Shprehja e thene nga nje nga keta drejtues kur u “zgjodhen” ne krye te Vatres ishte:
“E morem edhe Vatren”. E kishte fjalen “ne verioret”.
Dhuna eshte i vetmi opsion se per tru…
Ps. Kjo shprehje nuk eshte llafe kafesh.
Nipi i nje Vatrani
Ne fakt Vatres e mori dora e UDB se. Ne nje liber te Fran Camajt te botuar per emigracionin ne amerike munde te gjeni material origjinal si UDB a ka punu per percarjen e Shqiptareve, si i ka rekrutu e si i ka perdore ata kunder njeri tjetrit deri ne zhdukjen fizike te patrioteve te vertete e vendosjen e njerezve te tyre ne krye te puneve te shqiptareve. Shqiperija gjithmone e ka pesu me udheheqesit shqiptare agjente te Serbise. Prandaj Vatra mbeshtet ish Komunistin, por ama dhanderr te Serbise.
Zoti Kolec Traboini,nese e doni “Vatren” qe themeloi Noli dhe konica eshte vetem ne pergjegjesine tuaj ta ringjallni,po aq sa eshte dobesia e juaj (nuk kam asnje dyshim per miresine dhe shqiptarizmen tuaj) qe e keni lene,tash e 20 vjet, ne dore te gerdallave te kallepit te ndyresirave percarese, me ne krye agim karagjozin.E besoj cdo fjale te shkrimit tuaj.
Traboini ka plotesisht te drejte. Per me se njezet vite e kam pare Vatren te humbe emer e vlere, dhe vetem te keqperdoret nga indive te ndryshem dhe pushtetaret shqiptare.
Sinqerisht, per hir te atyre qe e krijuan dhe e mbajten tjalle deri kur e transferuan ne Bronx, nuk dua te them nje fjale te keqe. Por fatkeqsisht sot sillet jo si nje organizate por si nje grindavece e keqe, kokeshkrete, dhe kapricioze, qe ne krye nuk ka intelektuale te mirefillte (nuk e kam fjalen per xhepat dhe as per nje universitet) dhe patriote miredashes e zemergjere. Ajo i eshte larguar aq shume rolit paresor te saj, saqe edhe llafet e zbukuara here pas here ne Diellin, qe ndricon rralle dhe vaket, tingellojne te rreme.
Vatra i duhet shqiptareve te Amerikes, por jo keshtu sic eshte,
Njoh personalisht sekretaren Nazo Veliu dhe editorin Dalip Greca!!!
Per Nazo Veliun nuk habiten,qe eshte sekretare,se ajo ka qene dhe eshte nje SAHANLEPIRESE e Sali Berishes!!!
Me siguri do jete e derguar me porosi te vecante,qe ketej nga Berisha!!!
Nuk e di a ka gjetur dot BURRE ne USA,se ne Lushnje,ku ishte zv.kryetare e Bashkise nuk ia varte njeri teneqene!!!
Sa per Dalip Grecen,e njoh per SHQIPTAR TE NDERSHEM,por e keshilloj te heqe dore nga kelyshet e Berishes dhe te behet inisiator per RINGJALLJEN E VATRES SE NOLIT E KONICES e jo te rrije ne VATREN E SERBEVE ANTI SHQIPTARE!!!
Mbase Z Kolec ka te drejte qe eshte larguar nga vatra sepse ne si emigrante ne amerike e kuptojme qe kjo shoqate te pakten ne zonen e Bostonit eshte inekzistente. por me duket pak shkrim i tepruar dhe me disa mangesi pasi Z Traboini shfaqet si i paanshem dhe ne anen tjeter e ka shkruar hapur bindjen e tij qe eshte i njeanshem ( dmth simpatizant i Edi Rames.)
sepse ne e dime qe Edi ngriti dy gishtat lart si gjithe te tjeret bertiti neper bulevard se e dinte qe ishte i paprekshem (akoma mbahej mend babi) dhe pastaj mori kembet e u arratis ne paris si langaraq ca kohe dhe kthehet e futet ne partine qe vet gjoja e denoi . Partia socialiste eshte pjelle e partise komuniste Z.Sh Traboini. prandaj dhe nese keta te vatres jane medioker. une do te thosha qe u lumte nese i kane kerkuar garanci per shkeputjen nga baballaret komuniste. (shiko pak se kush eshte ne qeverine e Edit dhe do kuptosh prejardhjen dhe mos-shkeputjen.
pse u dashka qe shoqata ti kerkoje kryeministrit takim kur ky eshte qe vjen ne shtepine e te zotit dhe ne vend te takoje bashkatdhetaret bredhin dasmave te grave te treta.(si kryeministri dhe presidenti erdhen dhe ne shqiptaret emigrane ne kete zone nuk e morem vesh se si qysh kur erdhen dhe iken) asnje takim ne publik asnje njoftim se ku do ishin apo ke takonin. shyqyr qe kishte dasme Sorrosi qe pane nje cik aheng alla ameriaknce rock e rodh.
vatra tashti quhet oda berisha se ai investoj ta rrenonte dhe ket shoqate si tjerat ,investoj me paret e shqiptareve per te shkaterruar shoqaten e shqiptareve
Fatkeqesi qe botohen shpifje et tilla.Ketij zoterise i ka mbetur ora tek vetja dhe anatemimi I federates Vatra…A e ka pare ndonjehere deren e Vatres? Pyeteni!Cilen organizate nuk ka share ky, perfshi dhe ate te Shkrimtareve qe e ka bere lecke!Lum ky qe di vetem te shaje! le te zbrazet, por ne SHBA e njohin me mire se ky Vatren!Ky shane kedo qe nuk I vjen pas avazit…
@ elda , qe te kuptosh ” VATRA “-n e sotme se c’far perfaqeson mjafton te kahesosh emrat e atyre qe jane ne Krye sot me emrat e Themeluesve . Ndesa ne themelim asnje mysebet musliman sot vetem te tille .Te tjerat merri me mend .
Vatra ne USA nuk ka kurfar ndikimi tek komuniteti shqiptar,asaj vec emrit nuk I ka ngel asgje.Un e njohe Dalip Grecen,ish kryeredaktorin e gazetes republika te parties republikane,ai atje thjesht mer nje rroge nga pleqt e rrjedhur qe drejtojne Vatren.Rama ka bere gabim qe ka takuar ca njerez jasht kohe dhe realiteti,ne USA ka shoqata shqiptaresh me aktivitete dhe numur shume here me te madh se kjo palo vatre.
Nuk kane te numeruar bemat e Berishes. Ka qelbur jo vetem brenda vendin, por era e tij ndjehet deri ne Amerike. Me mire se kaq nuk mund t’ i sherbehej serbit…
Kolec Traboini ka te drejte ka disa qe megjithese jetojne ne vendin me demkratik ne bote mbeshtesin nje neodiktator kriminel ish kryekomunist si Berisha qe ishte kunder principeve te demokracise kji vertetohet nga vete ai kur thite se yrdherova te vriten njerez te varfer qe protestuan ne bulevard kunder korrupsionit te qeverise se ata donin te benin puc shteti .
Merr inisiativen Kolec dhe te krijohet VATRA E VERTETE E NOLIT DHE KONICES .MER ADRESAT E SHQIPTRAREVE NE USA NGA LIBRI I PHONE BOOK PER SHQIPTARET NE USA. DHE KERKO CFARE DO TE DUHET BESOJ DO TE GJESH PERKRAHJE NGA SHUMICA .
Kjo është e drejtë si argument: Vatra nuk ndan shqiptarët,pasi nuk është parti,por shoqatë.Ngaterrestari numer një dihet tashme dhe është pasayruar saktësisht,gje qe i ben shqiptarët ta braktisin jo vatrën,por këtë Klan faqezinjesh shqiptarë me rrenjë të thella tek ish sigurimi i shtetit,(krahu Beogradit) dhe vetem ky konkluzion i mungon shkrimit,gjë qe duhej theksuar dhe theksohet në të ardhmen,sepse dihet “pardesybardhi” i Ramizit,është i provuar antishqiptar dhe vrases shqiptarësh.Por Agim Karagjozi,karagjozlleqet që bën i ka të “kalkuluara” bile nuk është aspak i vetëm.Une po komentoj Dalip Grecën,njeriun që erdhi nga Shqiperia,pasi kaloi “provën” e ish sigurimit duke spiunuar gjer të afermit e tij!Mjafton tu them se Greca i “specializuar” aty nga vitet 1979-80 në seminare gazetarie të gazetës “puna” jo vetëm u “kualifikua” si gazetar e korrespondent,por disa që ai i “ingranoi” në rrjetin ” Peqini”,punuan për të konsoliduar Ramiz Alinë,aty nga viti 1985,duke qënë në vijë të parë të luftës për pushtet që zëvendës i Enver Hoxhës,pavarsisht nga “kapja” që i ishte bërë atij dhe këmbëngulja e Xhunglinit të bëhej zëvendës Alia,Simon Stefani ishte dhe mbeti kandidati hije,ndaj Jagos dhe bandës së Beogradit në Tiranë! Greca është thirrur disa herë nga Zylyftar Ramizi dhe Mehmet Elezi, per të shperndarë “platformën” se Kosova nuk duhet të shkeputet,nga ish Jugosllavia!Ajo kryeqytet do të ketë Beogradin (Nano)kurse Berisha shkoi më tej si pasardhës i Jagos së Beogradit; takoi fshehtas Milloshevicin,Arkanin,u dha naftë dhe bazat e Adem Jasharve në Kosovë dhe e quajti UCK bandë terroriste!…Ja pse nuk është cudi që dhe Dalipi i kursit “gazetaresk” i Durrsit;(Kampi i punëtorëve) natën kthehej në kurs spiunazhi…Banda e Beogradit me vicidolistët tashme dhe në SHBA, nuk ka se si të mos ndahet nga Berisha,njeriu që Sovrani e varrosi politikisht sepse thjesht e qartë është antishqiptar,vrasës i tyre!…
Vatra ka kohe qe eshte implikuar ne politike ,….shikoni emrat e drejtuesve dhe do te konkludoni…..KETU KA TRADHETI BURRA……kini kujdes emigrante pasues te nolit dhe konices.
Vatra eshte fikur,e kane pshurrur karagjozet.
Ka 3 vjet qe nuk perkujtohet festa e flamurit , 28 Nentorit sepse kane frike qe te marrin pjese ne feste njerez
qe s’jane fanatike te eger te Saliut e PD . Sa per vatren dua te them vetem kaq : ajo tashme s’ka as zyra e aq
me pak anetare . Nje zyre te vetme ka ne nje bodrum te piste ne Manhattan . Majlinda me tha se kishte vaj-
tur para 3 vjetesh ta pastronte . Po c’te shihte ! Pisllek dynjaja ! Mijte sa nje kric gomari ! Kjo ishte zyra e
Karagjoz efendiut apo me mire te them e afendikojt sepse me greket kane lidhje 10-15nanetare te kesaj
shoqate me emrin ”Vatra,, ! Thone se Sala i ka dhene vitin e kaluar ca para per t’i kenduar ditirambe e hosa-
na Berishes e berishizmit . Thjeshte kjo shoqate eshte turpi botes shqiptare tani ! Ka degjeneruar me dy tre
kokrra dhe me nje gazetar ”rrezik vdekje,, me emrin Dalip Grec… ”grec”i themi rrushit te pa pjekur !!
Cilin le pa sha ti o Kolec? Cfare ke bere tjeter per kombin ti pervecse ke share e ke mallkuar. Mire Vatra e beka keq punen e vet, po ti perse nuk hyn ne Vater dhe te ndikosh per mire? Duket se tere jeten ke gelltite corbe te prishur ti Koleci i Partise?