Një debat shterpë dhe alogjik është duke u zhvilluar mediatikisht dhe politikisht këto ditë në Tiranë, për atë se në çfarë gjendje ishin dhe si do duhet të ishin, gjithçka është gjetur nga qeveria e re, në ambientet e Kryeministrisë apo disa ministrive të tjera.
Tangërllëk i madh për vendin se ku bëhet ky debat dhe mbi te gjitha objektin e tij. Dhe ky tangërllëk ka filluar shumë vite më parë, kur Shqipëria ka qenë e dyta nga fundi në Evropë për nga varfëria dhe të ardhurat për frymë të popullsisë, ndërsa sot e katërta nga fundi përpara vetëm Ukrainës, Kosovës dhe Moldavisë, me 8 mijë dollarë për frymë, sipas një studimi.
Zyrat e shtetit shqiptar, po them, në Kryeministri dhe ministritë apo edhe në institucionet kryesore, pa frikë janë të mobiluar dhe arreduar mjaftueshëm, për të mos thënë se madje do të vinin në siklet edhe vende, që janë shumë më të begata se Shqipëria.
Realisht për aq sa kam parë në Londër apo edhe në Bruksel në zyrat e BE-së, shumë zyra zyrtarësh të lartë, në shumicën e rasteve ua kalojnë atyre shqiptare, normalisht për nga vjetërsia apo edhe moderniteti arkitekturor i ndërtesave, ku ndodhen si të atilla, ndërkohë që për nga arredimet dhe mobilimet e brendshme, janë më poshtë se shumë zyra ofiqarësh shqiptarë.
Sa herë ndërrohen kryeministrat britanikë, të paktën mesa di, “nuk nxirret në tullë” Downing Street.
Nuk jam për atë që shteti dhe zyrtarët shqiptarë të punojnë në kushte minimale, por që të jenë në linjë deri diku dhe në respekt me nivelin ekonomik të vendit.
Frika dhe bindja ime është se një pjesë e madhe e fondeve qeveritare dhe ndihmave ndër vite, në forma projektesh janë kanalizuar për arredime luksoze ambientesh, ku ajo që stonon shpesh, është mospërputhja dhe primitivizmi që në aparencë, i ndonjë zyrtari, që duket se e ka të vështirë dhe për herë të parë të përballojë një luks të tillë, me gjithë sforcimet në rekuizitë personale.
Edhe nëse kjo ndërmarrje aktuale “për të çuar në tullë” çdo gjë nëpër zyrat e shtetit, për të parë, sipas një varianti, nëse ka “çimka” nga shërbimi sekret, që kontrollohet nga njerëz të Berishës, është justifikim i pajustifikueshëm.
Në botën e sotme, ka forma dhe mjete të specilizuara hi-tech për identifikimin e aparaturave përgjuese, që edhe mund të jenë vendosur, dhe që nuk besoj se nuk do të vendosen sërish.
Gjithçka që po arredohet dhe mobilohet, padyshim që nuk është produkt vetëm i punës vullnetare të ndonjë deputeti-konfidant të Ramës, pasi nëse do ishte e tillë, dhe pse e mirëpritur si gjest, do ishte më mirë që kjo ndihmë dhe punë e papaguar, të jepej ose në komunitet, ose duke i dhënë dorën ndonjë fukarai që suvaton ndonjë dhomë, apo ndonjë fshatari që po shtrin ndonjë gardh në ndonjë fshat a cep të Shqipërisë.
Nëse kjo qeveri do shikonte dhe publikonte sesi dhe sa janë shpenzuar nga ish qeveria për trajtime luksi, apo sa të fryra ose jo kanë qenë shpenzimet qeveritare dhe të çfarë natyre, për të nxjerrë mësime sesi nuk duhet të sillen si paraardhësit, do ishte gjë me vlerë të rilindur.
Shqipëria ka nevojë për institucione që funksionojnë dhe jo për Kryeministri vitrine, model panairi, qoftë edhe e kthyer në identitetin e arkitektit italian, madje as për Parlament, që me kompjuterët e Jozefinës, të ngjan më shumë si internet kafe, ku asnjë nga ata që janë në atë sallë, nuk kanë nevojë për ato modele të vjetra terminalesh, pasi e përballojnë të kenë mini iPad.
Shqiptarët nuk kanë votuar “Rilindjen”, që të rehatohen ministrat dhe zyrtarët e rinj apo ata nëpunës të shtetit, që do i mbijetojnë tranzicionit politik, por që atyre t’u grisen pantallonat nga të ndenjurat, duke punuar për ta bërë Shqipërinë dhe jetën e shqiptarëve të thjeshtë dhe të paprivilegjuar si atë të evropianëve, dhe jo vetëm zyrat, ku ata punojnë, si ato në gjithë Evropën.
Nuk kërkohet nga ata asketizëm, por realizëm e ndjeshmëri për të jetuar sa më afër halleve të shqiptarëve, të cilët ofendohen me ping-pongun e fotove nëpër media sociale, apo debate që duket se më shumë, bëhen për të justifikuar arredime paradoksale, nisur nga gjendja e rëndë financiare e vendit, siç thonë.
Qeveria, edhe pse ka në përbërje njerëz me sqimë, të hollë dhe elegantë, sërish arredimi i zyrave të shtetit nuk duhet të jetë prioriteti i parë dhe më i madh i saj, aq më tepër kur po flitet se arka e shtetit të lënë nga Berisha është e frikshme, për nga boshllëku.
Të bësh shpenzime të tilla, besoj jo të vogla, qoftë edhe për një ndërtesë si Kryeministria apo ndonjë tjetër, është luks i shfrenuar deri në papërgjegjshmëri, kundrejt varfërisë së shumë shqiptarëve të “Shqipërisë Tjetër”, me shumë vrima për t’u mbushur, apo asaj skamje, që shihet rëndom dhe gjithë dhimbje njerëzore tek “Fiks Fare”, vobektësi e ngjashme, dhe me precedent, vetëm atë në kohën e një Rilindje tjetër.
Historia e Bab Kriminelit Verior Shpellar do jete skandaloze qe ne diten e pare si:
sekretar i PPSH-se,
spiun,
mashtrus,
tradhetar,
kriminel,
Azem Hajdarin,
piramidalet,
Gerdeci,
Milloshevici,
kondrabanta,
vrasja Remzi Hoxhes,
injorimi i deshmoreve,
parat e nafte-armeve,
pronat dhe bregdeti,
droga dhe prostitucioni,
percarja popullit,
vrasjet mafioze,
vrasja deputetit PS-se,
ndertimet me parat e pista,
largimet nga puna,
shperfillja ligjeve,
udhetimet personale,
pagesat per lobimet,
21 Janari,
Garda,
Kamerat e Kryeministrise,
Bizneset e femijeve,
Fondacionet e gruas,
Nafta, Armo, Celularet,
Miliardat jashte vendit,
Sharrjet dhe ofendimet ne parlament, gazeta, televizion,
koncertet, vallet me parat e poipullit,
mashtimet me vorezat e deshmoret te kombit,
gjoja i dorehequr,
marrja e SHQUP-it dhe godinave te ndryshme,
zyrat me parat e pista,
mllef dhe inatci me te gjithe shqipetaret,
“Prangat” po te presin …. tik-tak, tik-tak
AREDIM = MOBILIM, per ata qe sikurse une me te drejte nuk e kuptojne fjalen e huazuar nga finlandishtja e vjeter.
kujtoja se ishte italisht e shqipërruar me një “M”si prapashtesë?!
Bravo Fato, i ke ber detyrat
Me duket se Z. Malaj e ka ngaterruar pak situaten. Nuk behet debati te kete apo mos kete luks ne Kryministri dhe ne institucionet e tjera. Vete Rama ka thene qe do perdore ne zyren e tij mobiliet e vitit 40 qe ishin harruar ne magazine. Behet fjale qe te kete rregull, pasterti, rrespekt per traditen dhe arkitekturen e nje ndertese dhe pak shije
ka shumë mundësi kjo që thua ti!?
por në fund të fundit kjo që thotë manaj është më se e drejtë!!
@Arben Manaj!
Duket,qe paska ngelur “thate” per tituj lajmi dhe na servir nje shkrim pa vlere per ne te tjeret!!!
Tema,qe ke kapur ka “ere”SOCIALIZMI,ku na kerkohej llogari se cfare veshim,si i veshim,si qethemi,si ecim etj!!!
Se cfare duhet te beje QEVERIA E RE,nuk na e merr doren neve!!!
Ju gazetaret u duket vetja,se meqe keni aksesin te shfaqeni ne media,mund te KEPUSNI TEMA E QYFYRE sa e si te doni!!!
Klika e Berishes,ka bere shpenzime KOLOSALE per ARREDIME TE BRENDESHME,per blerje makinash te BLINDUARA 1 milion dollareshe,per TURIZEM SHTETEROR ku ka ftesa ne mbare globin dhe sot e ka lene ARKEN E SHTETIT BOSH!!!
Ja kete KLIKE ju gazetaret duhet te BOMBARDONI ME ARTILERI TE RENDE,ndersa per qeverine e re,do keni kohe sa te doni per ta vleresuar!!!
Pas 23 qershorit,e deri me 9 shtator KLIKA BARBARE E Berishes beri BAREDINE DUKE GRABITUR E TJETERSUAR PASURI KOLOSALE TE SHQIPTAREVE,ndersa ti merresh me ARREDIMET E Rames!!!
Pa u vene ne MENGENE ARMIKU NR.1 I SHQIPTAREVE Sali Berisha,mos harxhoni frymen duke i vene shkopinj ne rrota qeverise se re!!!
Me vjen keq z.Arben po nuk po te kuptoj ne kete shkrim. E para shpenzimet kane ken kolosale e jane vjedhe pare e orendi ne emer te mobilimit ne zyrat qeveritare. E dyta shpellari duhet demasku per sa shifet ne ato zyra. Qeverija e re nuk po ben shpenzime por po i rregullon sic duhet te jete e te jemi ne shqiptaret, njerez te kulturum, me shije e dije qytetare. Shprehja karaduza i Bajram currit sja leshon rrugen Centaurit, karaduza ne kemish najlonit turn i trete ne fabrik te betonit. Eshte Lapidar; Pse Karaduza nuk i leshon rruge askujt, nuk pyet askend. Kemisha e najlonit ne ate kohe ishte kemisha me e shtrejte, nuk ishte nje kemishe per pune po per luks. E keshtu Sala nuk kursej pare per zyren e tij, per dhurata e shperblime, po nuk diti ti menaxhoje ose nuk deshi. Pra shkurt qe te mos merziten edhe lexusit. ajo barsalet e Fierzes i shkon apo tregon Salen e vertete, karaduzen e vertete.
Nese Down Street do ta linte kush ne ate fare feje si ishte lene Kryeministria Shqiptare jo vetem qe “do kishte dale ne drite” por do kishin mbajte pergjegjsi penale autoret.
E kuptoj qe robte te cilet jane rritur midis fekaleve te lagjes, qenve endacake e plehrave male ju duket “cudi” qe mund te kete jete ndryshe.
Kjo eshte e kuptushme, eshte psikoze njerezore qe njihet nga psikologet.
Por kursejini krahasimet me Bruksel, Down Street apo imagjinata te tjera qe ju pjell mendja.
Razo! Kush Eshte rritur fekaleve Manaj?! Ai eshte cun blloku lale! Ke ngateru adresen ?! Apo po pershkruan ku je rrit vet!
safo te te ngelte blloku ne fyt… Prandaj tallin bythen nje evrope e tere me ne se ka tipa si puna jote qe mendojne se blloku eshte “oazi” i botes…
Shqiperia ime dhe e Manes dhe e jotja o Safo eshte nje fekal i madh ne syt e botes, sa me shpjet ta kuptosh ti me kete kaqolin qe shkruan per Down Street aq me mire..
Razo o injorant Eshte Downing Street jo dawn street ! Apo po kerkoj shume Nga nje fshatar si ty!
kurse une paradoksin e shikoj tekj gazetaret qe nuk dine shqip, ose qe dine por qe shkruajne duke perdorur fjale te huaja pa lidhje fare. por gjithsesi, ngado qe ta kthesh, kemi te bejme me injorance te theksuar alla talebane.
hec e merre vesh tani ca dmth aredim..!!! duhet te dish se s-ben italisht. po ky koqe gazetar taleban, perse nuk mund te perdore fjalen orendi.
duhet vendosur ligji per gjuhen, ashtu si ka bere Franca, se perdnryshe do vije nje moment qe nuk do flasim dhe shkruajme me shqip, per shkak te ketyre barinjve me diplome, te ashtuquajtur gazetare..
O te dhjefsha francezet qe na ruakan gjuhen ?! E ruajne ata e ruajne nuk I thone kompiuter por Ordinator Dhe te gjithe Ordinator perdorim si fjale Tani!
Po si thu ti o Beno,
A mbahet keshtu shtepia?
http://bit.ly/1biKvIo
Ndertimet dhe zbukurimet,nuk duhet te quhen “pune” ne 100 ditet e saj te para.
Vrulli per formimin e Qeverise ishte i justifikuar,por punet e saj do te maten me largimin e te “mundurve” qe sot bejne kuadrin dhe drejtojne institucionet,sikur jane fitimtaret e zgjedhjeve te fundit.
Degzimet e pushtetit ne baze,kane hapur oreksin,per qendrimin e humbesve ne pushtet.
Zotrinje Ministra,nuk mund te drejtoni me stafin e demokrateve,te cilet ky popull i perzuri me vote.
O mik nga sa te lexova qenke ajer fare , as ke kuptuar gje megjithse jeton ne Londer , ose don te besh te shumediturin e te persosurin per
pune qeverie e shteti. Te japesh mend ashtu si ti eshte injorance megjithate shyqyr qe te kemi se do na mesosh ti, si te bejme me arredimin e me punet e tjera , ah po harrova na hidh nje sy per ato aparatet se do shqepim te tere muret . Je teguar poç . tungjatjeta .
O Arben Malaj, nese nuk je per shtepine tende, nuk je as per te tjeret. Ne paska ngel keq ekonomia per ca mobilje dhe suvatim, atehere paskemi marr fund si shtet. Leji keto shkrime banale dhe ndricoje Shqiperine neper bote me artikuj qe te kane hije. Dhe tani Hop pervishju punes.
Me vjen keq te them se ti Arben ke mbetur rob i kompleksitetit tend te te qenurit i biri i Sekretarit te Partise. Ke vene nje titull dhe nje shkrim teresisht pa lidhje, per te qene konform paleve dhe nen preteksin e shpenzimeve thua pa asnje argument se po behet kjo edhe ajo, dhe se po shperdorohen nuk e di se çfare etj.
Je i vonuar sepse kjo eshte nje teme e shterur tashme. Eshte trajtuar e stertrjatuar. Shume me mire e me sqime se shkrimi yt.
Saper pisllekun, askush nuk mund te qendroje ne pisllek, perveçse Sali Berisha. Epo nuk mund te rrihet e te punohet mbi plehra. Sa per çimkat kjo ska lidhje fare me temen, kjo eshte reminishence e kohes kur shkoje tek zyra e babit.
Bej ndonje shkrim per aksionet e qeverise me rendin, me mjedisin, me territorin, me ekonomine e financat, me energjine, etj.
Dhe e fundit. Debatin e hapi Saliu. Fotot e paraqitura ishin vetem nje pergjigje e thjeshte.
Kap ndonje gje me interesante. Mos ke mbetur pa pune?? BBC ne shqip u mbyll??
KOMENTUES LEGENA!PËR KOMPJUTERAT E ZHELEFINËS DHE KOLLTUQET E NISHANIT BËTË NAMIN NDËRSA PËR FASADAT E EDVINIT DILNI NË MBROJTJE!TURP KINI NJË ÇIKË DINJITET O SERVILA TË PUSHTETIT TË RI!
—nuk eshte thjeshte problem kolltuqesh –Sali berisha ka krijuar nje rrjet te tere pergjimi , fijete se ciles nuk dim ku perfundojne . Ai e ka pergjuar opoziten dhe shume te tjere – nuk dihet cfar ka bere per 3 muaj qeveria e mundur dhe heqja e kolltuqeve eshte nje mase preventive e jo vetem per kete , por edhe per nje pamje me moderne e qytetare
homer
VK këtyre përgjimeve fantazëm!!
“Sali berisha ka krijuar nje rrjet te tere pergjimi , fijete se ciles nuk dim ku perfundojne”nuk jemi më në kohën e qepës!!përgjimi sot bëhet me mjete shumë shumë më të sofistikuara!!
e ke lexuar vetë shumë mirë për paisjet që imami bleu për 1.5 milionë €,besos se të kujtohet gjithashtu kur rama nuk lejonte celularë në mbledhje, etj etj!!
kjo që thua ti,ose që kanë përhapur,kështu si nën rrogoz,zë vënd në ata njerëz që nuk ja kanë idenë e këtyre gjërave!!
ndoshta ka zënë vënd dhe ke ty,ose përpiqesh për ta përhapur ti!!
për këtë të fundit jam në dyshim!?nuk di kë të zgjdh!?
O Ben ku e gjete studimin qe thote se shqiptaret kane 8000$ per frym te ardhura ne vite? Qenke nje palle K… qe se paske shokun zotrote.Sa per zyrat e Europes ti je nga ata qe krahasojn NHS-in e Anglise me shebimin shendetsor ne shqiperi . Je nje idiot I vertet.
Zoteri, kompleksi I ndertesave te bulvardit mbart vlera te forta arkitekturore dhe vete sistemimi I brendive te tyre duhet ti pergjigjet nje karakteri te caktuar. Ketu nuk flitet per luks por heqjen e njollave te lageshtires, dhe zhdukjen e katundarise qe pasqyrojne keto mjedise sot. Flasim per zyra qe jane ne qender te vemendjes si te nderkombetareve por dhe te qytetareve, pra me ndikim te drejteperdrejte ne imazhin e vendit dhe pse jo me rol edukues. Artikulli me duket I pa vend.
Kadaif sic paske emrit ashtu qenke.
Mire thua o Arben vellai,debat shterp,por kujt ja thua….Ti nuk po merr pjese ne kete debat, por vetem po ben komente mbi nje debat shterp. Nuk te duket se dhe ti po behesh pjese e ketij debati?! Mund te dilje “pas” nje dore,nuk te gjen gje…..
Bravo Ben ! Vetem se duam te te lexojme me shpesh.
Arben,komplimente per shkrimin!Nuk shtoj dot asgje,se jam 100%dakord.U kujtoj komentuesve se Hitleri nga arti merrte vesh jo pak,Goringu ishte me i fiksuar per objektet e artit e shume hierarke te larte,por kjo nuk i bente ata me pak naziste.Ndaj,gjella me kripe dhe kripa me karar – thote populli.Pergjueset gjenden me aparatura dhe jo duke hequr suvane,ose thjesht jane justifikim,pasi pergjueset moderne ti dergojne si mushkonja me telekomande kur dhe si te duash.Arma me e mire kunder pergjueseve eshte te jesh i ndershem;nuk kane çfare te bejne kur je i ndershem.Me e fundit fare,do deshiroja qe Rama ne 100 ditet e para te mos rrije fare ne zyre,te shkoje tek njerezit.Kur s’i mbeshtet dot me fonde,se nuk i ka,te pakten ti mbeshtese me inkurajim.Nuk mund te kerkoje kredi jashte qeveria kur nga ana tjeter shpenzon per mobilje antikuaresh dhe”projekte origjinale”te italianeve te’40,se mungon serioziteti dhe jep shembull te keq.Gjithashtu nuk i lejohet qeverisjes se re qe te perdore karten e donatoreve private,pasi askush nuk jep pa interes,por edhe sikur te japin pa interes,kush na siguron qe eshte vertet keshtu?Prandaj te nderuar ministra,kryeminister,e keni zahmet te punoni ca kohe ne keto kushte,fundja nuk jeni ne pune krahu.Lerini keto,te shkreten,bejeni jo vetem per vete por edhe per ne mbeshtetesit tuaj,qe ju duam me te drejte se Papa keto kohet e para,ne menyre qe tu deshmojme atyre qe iken se kur duam ne shqiptaret dime ti bejme gjerat per se mbari.
Bravo Arben
Pas shume ditesh nje shkrim mjaft serioz dhe mbi te gjitha duhet marre seriozisht pavaresisht kush iken apo vjen ne zyrat e shtetit.
Per komentuesit cte te them…Tema dhe Dita jane bere magnet i komentuesve qe kundermojne ere nga ajo qe eshte permendur me shumice me siper.
Po sigurisht qe eshte paradoksale. Te fillosh me arredime luksi ne nje vend te varfer , kujt i sherben? Interesit publik apo akomodimit te atyre qe do punojne aty.???? Per cfare votuam?? Edhe parullat per mohim te cdo gjeje dbe deshira per shkaterrim te asaj qe tashme eshte ndertuar nuk eshte e drejte. Gjerat duhen permiresuar jo shkaterruar duhet kultura e vazhdimesise dhe jo e shkaterrimit. Shpresoj shume qe mos te na perplaset edhe nje here si shuplake thenia “nuk behet shqiperia me shqipetare”.
SHKRIM I BUKUR
Nuk e di apaguheni ju per shkrimet qe beni ?
Gjergj kam degjuar qe Manaj paguhet me shume se cdo gazetar shqiptar ,madje me shume se Fevziu! Nuk e di me te degjuar e kam!
Arbeni te mos degjoje idiotet-komuniste-servila-24-karatesh te kryetarit. Keto qe ka trajtuar Arbeni, me nje stil artistik e letrar mjaft te arritur, si gjithnje, jane 100% ne nje linje me ato qe kam thene edhe une ne disa nga keto temat e fotove. Per kete jane te vetedijshem shume komentues me te cilet kam debatuar.
I dashur Arben,
Shkrimi jot esht me te vertet i logjikshem dhe i bazuar ne fakte. Esht nje analize qe kushdo qe e lexon me vemendje behet pjese e saj dhe fillon te perfytyroje realitetin ne te cilin Shqiperia ndodhet -qe nga fshatari qe perpiqet te shtri gardh ne fshat deri tek qeveritari i majm.
Gjithsesi un si qyetetar e shikoj kete nisme te marr nga qeveria per rregullim te ambienteve ne te ciat ata do te punojn si nje dicka te mire dhe pozitive. Gjithkush prej nesh kur fillon te punoj rregullon njeher ambientin perreth ne menyre qe te ndihet rehat per te punuar dhe me pas fillon punon. (jo rremujthi)
Megjitahte te pergezoj per artikullin dhe kenndveshtrimin ndryshe qe ke sjelle. Nuk kundershtoj asnje nga ato arsye dhe fakte qe ti ke servirur. Por prapseprap nuk dua tia nderpres hovin qeveris se re per menyren se si po krijon ambjente per te punuar “rehat”.
Respekte