A do mund t’i kërkojë ndjesë RD-ja Ramës?

28 Shtator 2013, 17:54Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

“Vizitën historike të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, vendit aleat më të rëndësishëm e partnerit strategjik të Shqipërisë, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO apo Liberalizimin e Vizave, Edi Rama i ka zhdukur nga ueb-faqja e Kryeministrisë, bashkë me gjithë arkivën e paraardhësve të tij. Veprimi i turpshëm për fshirjen e historikut të materialeve zyrtare është bërë si rezultat i mosnjohjes nga Rama i arritjeve të Shqipërisë në 8 vitet e qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, qeverisje kjo e vlerësuar nga të gjitha instancat ndërkombëtare. Në faqen e re është hequr arkiva e veprimtarive të ish kryeministrave ndër vite, në të cilën përfshihen ngjarje të rëndësishme që Shqipëria ka arritur vitet e fundit …… Kështu, qytetarët nuk do të mund të gjejnë më fjalimet e mbajtura të kryeministrave, veçanërisht ata që kanë të bëjnë me arritjet  historike të vendit, vendime të rëndësishme, projektligje, akte etj.  Me teorinë e sëmurë të vitit zero ku çdo gjë e realizuar kur ai nuk ka kontribut, Rama ka ndërmarrë edhe aktin e turpshëm kundër arritjeve historike. Njësoj si paraardhësit e tij komunistë Rama po tenton të fshijë nga memoria e shqiptarëve historinë e suksesshme të qeverive para tij.”

 

Kështu e nis gazeta “RD”, organ zyrtar i Partisë Demokratike, shkrimin e saj të datës 16 shtator të titulluar: “Fshin nga arkivat vizitën histrike të Bush, NATON-n dhe heqjen e vizave”.

Po, a ia vlen që të merremi me këtë çështje? Ndonëse duket periferike, ajo duhet parë në një këndvështrim tjetër që lidhet me pyetjen: Se e saktë dhe e besueshme është opozita e re në denoncimet e saj? Për të mos i ngrënë hakun, duhet thënë se menjëherë sapo qeveria “Rama” bëri betimin te Presidenti, ndryshoi automatikisht edhe ueb-faqja zyrtare e Kryeministrisë e cila tashmë përdor linkun “www.kryeministria.al” në vend të  “www.km.gov.al“, që ishte më parë. Jo vetëm kaq, por edhe përmbajtja ndryshoi tërësisht.

Por, dihet që një faqe e re është në ndërtim e sipër dhe sigurisht paraqet edhe mangësitë e fillimit dhe ditë pas dite plotësohet me të dhëna shtesë. Një ndër to, qe dhe opsioni “Arkivë” i cili u bë i aksesueshëm ende pa mbushur dy javë nga ndryshimi i faqes. Tek opsioni “Arkivë”, në fund të faqes, vetëm me një klik, shkon automatikisht tek linku “arkiva.km.gov.al” e cila i përket faqes së vjetër që përdorte qeveria “Berisha”, pa as më të voglin ndryshim, duke gjetur në të të gjitha ato çka gazeta “RD” na i denoncon si humbje e kujtesës historike.

Në fakt, ish faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave rëndom përdorej edhe si faqe propaganduese e ish kryeministrit Berisha. Gjeje aty deri dhe fjalime bajate të mbajtura në mbledhjet e kryesisë së PD-së, ku Berisha merrej mbarë e prapë me opozitën dhe drejtuesit e saj. Sidoqoftë, ajo kishte edhe informacioni të vlefshme gjë për të cilën i është dhënë vendi që i takon në faqen e re zyrtare të Kryeministrisë.

Megjithatë, ka dhe diçka që duhet vënë në dukje. Është fjala për hipokrizinë që shfaqin ku, nga njëra anë ankohen se u është hequr ueb-faqja dhe nga ana tjetër kanë vepruar me të njëjtën mënyrë me paraardhësit. P.sh., tek ish faqja e qeverisë “Berisha”, nuk gjeje asnjë opsion për t’u futur në arkivën e ish qeverisë “Nano” e më tutje.

Por, për të mos shkuar kaq larg, mjafton të futesh në ueb-faqen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në të cilën nuk gjen asnjë arkivë të paraardhësve të tij, Topi, Moisiu, Meidani.

Edhe po të futesh në ueb-faqen e Bashkisë Tiranë, nuk gjen asnjë arkivë nga paraardhësi i Bashës, Rama, por gjithçka fillon nga 2011-a e këndej.

Prandaj zotërinj të gazetës zyrtare të opozitës. Tjetër herë bëni më tepër durim në akuzat tuaja. Mentalitetin komunist që i adresoni kryeministrit Rama për fshehje të memories, është mirë ta kërkoni brenda gardhit tuaj, te SHQUP-i, ku keni një ish kryeministër dhe një kryetar bashkie që plotësojnë pikë për pikë atë mentalitet me të cilin jeni shprehur në pjesën hyrëse të shkrimit tim. Dhe, për këtë, ju jap plotësisht të drejtë!

Në përfundim, s’më mbetet veç t’ju vë në provë: A do mund t’i kërkoni ndjesë kryeministri Rama për paragjykimin dhe akuzat e pabaza që i bëtë? Bëjeni në jeni burra, veç shumë dyshoj për këtë të fundit…

P.S. Artikullin e gazetës “RD” mund ta gjeni të plotë në linkun:

(http://www.rilindjademokratike.com/web/index.php?option=com_content&view=article&id=2193:fshin-nga-arkivat-viziten-historike-te-bush-nato-n-dhe-heqjen-e-vizave&catid=58:lajme-kyce)

8 komente në “A do mund t’i kërkojë ndjesë RD-ja Ramës?”

  1. tiger says:

    Llum, injorance, rrumpallizem … me nje fjale Parti Demokratike e Sali Berishes

  2. antonio says:

    Nuk kane per te kerkuar NDJESE sepse nuk e njohin kete STANDART QYTETARIE!!!
    Vazhdojne te jetojne ne SHPELLA aty ku jeton i pari i tyre!!!
    Ndryshimi i vetem eshte,se nuk veshin LEKURE DELESH,por KOSTUME FIRMATO!!!!

  3. Eri says:

    Manifest per te fshire menderen. Injoranca kerkon te erresoje dijen dhe qytetarine.

  4. ali says:

    Edhe sikur Edi t’i kete ”zhduk dokumentat,, gje krejtesisht e pabesuesshme qe i gelltitin vetem naivet apo
    fanatiket paranojake, ish-kryeministri do te kete plot kohe ne qeline 313 per te shkruar jo vetem memuaret
    e tij ,por ka kohe te shkruaje gjithe historine e Shqiperis , duke filluar qe nga Skenderbeu e deri me sot ku
    me siguri veten do ta vere perkrah Skenderbeut . Don Kishot origjinal !!!!!!

  5. emilio says:

    pse nuk vrasin veten keta ‘gazetaret’ e RDs? Do i benin nje nder te madh popullit shqiptar.kjo gazete nuk ben as per ne hale.

  6. askushi says:

    Po pse ta vrasin veten. Ata nuk jane shqiptare dhe ti i kujton si vetja. Veten e vrau edhe Hitleri, keta jane me keq

  7. papi says:

    Do te ishte me mire qe me nje vendim apo dispozite ligjore,gjithe dokumentacioni zyrtar i te gjithe institucioneve te vendit te kalonin online prane Institucionit te Arkivi te Shteti pasi gjithe keto perbejne pjese te rendesishme te Historise se Shqiperise.Aty le te jene historianet ,juristet apo studiuesit e cdo fushe te bejne pastaj interpretime.

  8. petrit says:

    Historine e bejne historijanet,dhe jo politikanet..RD-ja mos te shqetsohet shum per pastrimet radikale,qe po ben Z Rama ne kryeministri..Se ai po pastron plehrat qe ja la trashegim,qeverija e Z Berisha…Mos te shqetsohen shum,per dokumentacionet,qe pasqyronin viziten e zotit -Bush- Se Presidentin e SHBA-se,populli shqiptar,e priti me nje entusiazem te papare.Rd-ja te jete e bindur;Se popujt,e shqiptarizmit nuk mundet ta perceptojne veten pa mbeshtetjen totale,te SHBA-se..Presidentet Bill Kllinton,Xhoxh Bush,Barack Obama,kane qene,jane,dhe do te mebeten mbeshtetes pa rrezerva ,te popujve te shqiptarizmit…–Kujdes PD-ja..Topalli,Pollo etj,po mundohen ta distancojn shqiptarizmin nga SHBA-ja dhe BE-ja Se shqiptaret e dine,se ata jane anti shqiptar,dhe kerkojne te bashkepunojne dhe me djajte,per te shperbere..Shqiptarine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje